32.5 C
Prizren
E martë, 1 Korrik, 2025
Home Blog Page 4610

Filloi lirimi i pronave të hekurudhës në Prizren(Foto)

0

Drejtoria e Inspektorateve bashkë me zyrtarët e “Infrakosit” kanë filluar lirimin e hapësirave të uzurpuara.

“Pas matjeve gjeodezike në terren, Drejtoria e Inspektorateve ka filluar aksionin e lirimit dhe pastrimit të këtyre hapësirave”, njofton Komuna e Prizrenit

“Aksioni ka filluar sot nga stacioni hekurudhor dhe do të vazhdojë deri në lirimin e gjithë trasesë hekurudhore brenda zonës katastrale të komunës të Prizrenit”./PrizrenPress.com/

Fotografia e Komuna e Prizrenit

 

Përleshje ndërmjet të afërmve për pronë në Lubizhdë të Prizrenit

0

Një përleshje ndërmjet të afërmve për shkak të pronës ka ndodhur mbrëmë në Lubizhdë të Prizrenit, transmeton Koha.net.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes një kumtese:

Mbrëmë rreth orës 18:20 minuta, në Stacionin Policor “Veriu” në Lubizhdë është raportuar për një kanosje. Sherri ka plasur si pasojë e një kontesti pronësor të pazgjidhur.

Dy të dyshuar i sulmojnë dy të afërm të tyre me ç ‘rast njëri nga ta pëson lëndime trupore dhe merr ndihmë mjekësore.

I dyshuari R.F. duke e vringëlluar armën e llojit pistoletë e kanos vëllanë e tij.

Policia ka iniciuar hetimin e rastit dhe ka ushtruar kontroll në shtëpinë e të dyshuarve me ç ‘rast ka sekuestruar një pistoletë të llojit ”EKOL SPECIAL 99” me dy fishekë; dylbi ushtarake; thikë ushtarake me dy tehe; pajisje për mbushjen e fishekëve të pushkës së gjahut; dy boksa metali; dy kavanoza të mbushur me saçme; 13 gëzhoja të pushkës së gjuetisë; dhe 11 fishekë të mbushur të pushkës së gjahut. Pas intervistës është informuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që njëri nga të dyshuarit të ndalët nën masën e arrestit për 48 orë.

Kino “Lumbardhi” në Prizren synohet të rijetësohet

0

Se objekti i kinemasë “Lumbardhi” duhet vendosur në shërbim të gjeneratave të ardhshme dhe se objektit duhet t’i shtohen funksione tjera për ta bërë atë të shfrytëzueshëm në baza ditore, është thënë në takimin konsultativ të Komisionit për Rijetësim të këtij objekti, me hisedarë të ndryshëm.

Komentet e takimit të mbajtur në kuadër të procesit për hartimin e projektit për restaurim e rijetësim të kësaj kinemaje do të shqyrtohen në një diskutim publik që pritet të mbahet muajin që vjen, shkruan sot “Koha Ditore”.

Arkitektja Aslihan Demirtas nga studioja “Khora” ka bërë të ditur se ky proces synon që ta vendosë këtë ndërtesë në shërbim të gjeneratave të ardhshme në përputhje me aspiratat, dëshirat dhe nevojat e tyre.

Kinemaja ’Lumbardhi’ është ndërtuar dhe e menaxhuar dikur nga shteti.

Ares Shporta nga fondacioni “Lumbardhi” ka përmendur se bëhet fjalë për një institucion kulturor të qytetit, i cili pas dy vjetësh i mbush 70 vjet të themelimit.

“Rijetësimi dhe funksionalizimi i objektit të ish-kinemasë ‘Lumbardhi’ duhet t’u përgjigjet nevojave të reja të identifikuara nga komuniteti, duke respektuar të kaluarën e saj”, ka thënë ai…

Drejtuesit e Prizrenit të pakënaqur me dinamikën e përpilimit të Hartës Zonale

0

Drejtuesit e Komunës së Prizrenit kanë bërë të ditur se nuk janë të kënaqur me dinamikën e procesit të zhvillimit të Hartës Zonale të Prizrenit.

Sipas tyre, pakënaqësia ka të bëjë me punën e ngadaltë të operatorit të kontraktuar, si dhe numrit të vogël të takimeve me publikun për hartimin e këtij dokumenti të planifikimit hapësinor, shkruan sot “Koha Ditore”.

këtë arsye kanë theksuar se do të analizohen veprimet lidhur me kontratën për zhvillimin e Hartës Zonale të Prizrenit.

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka shpjeguar se Plani i përgjithshëm urbanistik i Prizrenit në aspektin kohor është i kaluar dhe se mbetet në fuqi deri në miratimin e një plani të ri.

Ai ka theksuar se pas ardhjes në pushtet është parë se ekziston një kontratë me një operator ekonomik për zhvillimin e Hartës Zonale, që me legjislacionin në fuqi e zëvendëson Planin e përgjithshëm urbanistik..

“Rruga e Kombit” nis me pagesë, forca policie pranë sporteleve

0

E hëna e 17 shtatorit shënon edhe hyrjen në fuqi të tarifës për qarkullimin në Rrugën e Kombit. E teksa ishte paralajmëruar prej ditësh fillimi i pagesës, pranë sportelit janë parë edhe forca policie të pranishme për të evituar çdo incident.

Më 31 mars të këtij viti në sportelet ku do të paguhet taksa pati protesta të dhunshme nga banorët e Kukësit të cilët parashikoheshin të paguanin të njëjtën tarifë si kalimtarët e tjerë.

Por pas një sërë negociatash është vendosur që banorët e Kukësit dhe zonave përreth saj të paguajnë një tarifë të reduktuar. Në sportel do të behet verifikimi i targës dhe banorët lokalë do të përfitojnë tarifën e reduktuar prej vetëm 100 lekësh me TVSH. Çdo mjet që i korrespondon Qarkut të Kukësit, targat e të cilave janë futur në sistem, dhe çdo banor do të verifikohet përpara se të paguajë tarifën e reduktuar, transmeton tch.

Ndërkohë që tarifa për automjetet e tjera do të jetë do të jetë 660 lekë (ose 5 euro).

Për të shmangur vonesat gjatë pagesës, apo radhët e automjeteve, në dispozicion të drejtuesve të tyre do të jenë 10 sportele, ndërsa banorët e Qarkut të Kukësit do të kalojnë në korsinë 1 dhe 10, me korsinë e parë në drejtimin Kukës-Tiranë dhe tjetra në kthim.

Për të eliminuar kostot për banorët, pjesë e skemës janë edhe 11 linja të transportit interurban që janë lincecuar në qark. Sipas firmës koncesionare, e cila do të merret me mirëmbajtjen e Rrugës së Kombit, përveç projekteve sociale që synojnë punësimin e mbi 200 banorëve të Kukësit, gjatë 4 viteve synohet realizimi i një sërë projektesh.

Koncesionari dhe autoriteti kontraktues kanë rënë dakord për një skemë zbritjeje për përdoruesit e shpeshtë, të cilët do të pajisen me “Digital Pass”.

Për kategorinë “Përdorues të shpeshtë”, pavarësisht nga klasa e automjetit, zbritja e tarifës do të bëhet për numrin e kalimeve, pasi sistemi do të regjistrojë numrin e kalimeve për çdo automjet. Sipas përllogaritjeve, gjatë një dite në Rrugën e Kombit lëvizin rreth 5.000 automjete.

Stuhia Florence “shkëput” një qytet nga Karolina Veriore

0

Qyteti bregdetar, Uillmington në Karolinën Veriore është rrethuar plotësisht nga uji, duke krijuar distancë me pjesën tjetër të këtij vendi, për shkak të vërshimeve të mëdha nga Stuhia Florence, që ka prekur këtë zonë.

Zyrtarët kanë thënë se rrugët janë të pakalueshme dhe kanë paralajmëruar banorët e evakuuar që të qëndrojnë larg asaj pjese.

Në disa raportime, ky qytet, që ka rreth 120,000 banorë, është përshkruar si një ishull në mes të shtetit.

Afër 400 persona janë shpëtuar nga vërshimet derisa pjesa më e madhe e qytetit vazhdon të mos ketë energji elektrike.

Shërbimi Kombëtar i Motit ka paralajmëruar për dy ditë tjera të ngjashme me vërshime, duke parashikuar më pas përmirësim të motit.

Deri më tani, të paktën 17 persona janë raportuar të vdekur, si pasojë e incidenteve të lidhura me Stuhinë Florence në Karolinën Veriore dhe atë Jugore.

Sipas Qendrës Kombëtare për Stuhi, fuqia e Florence është dobësuar, duke përmendur erërat me shpejtësi të 55 kilometrave në orë.

Ish-prokurori Blakaj për “listën e veteranëve të rrejshëm”: Aktakuza paska pësuar ndryshime, janë rreth 2.000 persona më shumë

0

Ish-prokurori Elez Blakaj, në një reagim përmes Facebook-ut ka thënë se ajo çfarë po sheh nga informacionet e publikuara në media, që i referohen aktakuzës së veteranëve, duke i publikuar edhe emrat dhe të dhënat personale është se janë rreth 2.000 persona, të cilët del se janë shtuar në listën e emrave që janë që janë seleksionuar si përfitues të statusit të veteranit luftëtar në kundërshtim me kriteret e ligjit për veteranët.

“Këtë sqarim po e bëj për të informuar publikun se së pari aktakuza paska pësuar ndryshime nga ajo që e kam përpiluar unë, sepse janë rreth 2.000 persona më shumë, për të cilët nuk kam as informacion se si janë selektuar dhe sesi janë përfshirë në aktakuzë”, ka shkruar ndër tjerash Blakaj.

Më poshtë e keni postimin e plotë të tij në Facebook:

“Përgjigje për publikun për aktakuzën e veteranëve

Lajmi për dorëzimin e aktakuzës së veteranëve në Gjykatë kam konsideruar se është lajm i mirë, i cili do të zbardhë të vërtetën për procesin e kundërligjshëm për njohjen e statusit të veteranëve sipas kritereve ligjore.

Duke shkelur këtë ligj, dëmet e shkaktuara buxhetit të shtetit dhe veteranëve të vërtetë janë të përmasave të mëdha. Ato do të zbardhen vetëm në një proces të drejtë, të paanshëm dhe profesional gjyqësor, për të cilin shpresoj se do të zhvillohet në sy të publikut në Kosovë.

Aktakuza e ngritur dhe nënshkruar nga ana ime ishte e bazuar në fakte dhe ligj, lidhur me shkeljen e kritereve dhe procedurave lidhur me njohjen e statusit të veteranit të luftës.

Por, si duket, ashtu siç është përcjellë puna në lidhje me këtë aktakuzë me presione e kërcënime, po vazhdon tani në këtë fazë me përpjekje të tjera me të vetmin qëllim që të diskreditohet puna e madhe që është bërë, e bazuar në ligj, fakte dhe drejtësi për zbardhjen e të vërtetës në rastin e listave të fryera të veteranëve.

Jam duke marr komente dhe pyetje të shumta në lidhje me aktakuzën e ngritur në gjykatë dhe emrat e publikuar të personave që janë seleksionuar si përfitues të statusit të veteranit luftëtar në kundërshtim me kriteret e ligjit për veteranët.

Ajo çka po shoh tash nga informacionet e publikuara në media, që i referohen aktakuzës së veteranëve, duke i publikuar edhe emrat dhe të dhënat personale është se janë rreth 2.000 persona, të cilët del se janë shtuar në listën e emrave që janë që janë seleksionuar si përfitues të statusit të veteranit luftëtar në kundërshtim me kriteret e ligjit për veteranët.

Këtë sqarim po e bëj për të informuar publikun se së pari aktakuza paska pësuar ndryshime nga ajo që e kam përpiluar unë, sepse janë rreth 2.000 persona më shumë, për të cilët nuk kam as informacion se si janë selektuar dhe sesi janë përfshirë në aktakuzë.

Ndërsa, ajo që është më me rëndësi për të informuar publikun është se unë Elez Blakaj, tani ish-Prokuror i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, nuk mbaj përgjegjësi për aktakuzën e ndyshuar/plotësuar dhe nënshkruar nga një prokuror tjetër, e as per publikimin e emrave, sepse ekziston nje parim i cili duhet respektuar-prezumimi i pafajsise.

Për këtë aktakuzë pyetjet duhet të gjithë ti drejtojnë në Prokurorinë Speciale te prokurori që e ka nënshkruar aktakuzën.

Mënyra se si janë duke vepruar me aktakuzën përmes luftës speciale, duke publikuar pjesë të caktuara dhe duke i interpretuar ato, është rruga më e gabuar që kanë zgjedhur dashakqinjtë e veteranëve të vërtetë dhe të Kosovës.

Për fund, dua të shpreh respektim dhe përuljen time dhe të familjes time për të gjithë veteranët e vërtetë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, vlerës më sublime të historisë së shqiptarëve. Respekt për të gjithë dëshmorët dhe veteranët e vërtetë.”(sic) /Telegrafi/

Zafir Berisha reagon për listat e veteranëve, përmend Millosheviqin dhe Vuçiqin

0

Deputeti i Nismas Socialdemokrate, Zafir Berisha, ka reaguar ndaj listave të ndryshme që po publikohen, e kinse ato janë lista të veteranëve të rrejshëm.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se dëshiron të besoj se këta emra që po lakohen si veteranë mashtrues nëpër këto lista, anë një keqkuptim i qëllimshëm, e jo që me të ëvrtetë po trajtohen nga prokuroria, transmeton Klan Kosova.

”Nëpër disa portale informative (paqavura) dhe rrjetet sociale po keqpërdoret lista e veteranëve të cilët marrin pension dhe linkut me k’ta emra ju referohet si “lista e veteranëve mashtrues” e cila gjoja është duke u hetuar nga prokuroria e shtetit. Po dua të besoj se k’ta emra që po lakohen janë një keqkuptim i qëllimshëm, përndryshe nëse vërtet janë emrat që po i trajton prokuroria një pjesë e të cilëve i kam pasur bashkëluftëtar në vijat e frontit deri me 12 qershor 1999, atëherë prokuroria bashkë me aktakuzën që të hiqen nga lista e veteranëve t’i propozojë Gjykatës që kom legjendar i UÇK-së ta shpallin Millosheviqin, kurse kom. i SHP ta shpallin Vuçiqin.

Nëse disa djemve e vajzave që po ju keqpërdoren emrat nuk kanë qenë në luftë atëherë në Kosovë nuk paska pasur luftë.

Në fund edhe njëherë po e përsëris se emrat që po përdoren janë të veteranëve të pa punë e që janë në listat e pensioneve ndërsa nga luftëtarët që janë të punësuar dhe nuk marrin pensione nuk gjenden në ato lista edhe pse bashkë kemi qenë deti në fund të luftës.

Mashtruesit e matrapazët kërkoni aty ku e kanë vendin po jo në k’ta lista??? Zafa”

Shkarkohet anëtari që u zgjodh kundërligjshëm në bordin e Ndërmarrjes “Ekoregjioni” në Prizren

0

Pa shpallur fare konkurs, Bordi i drejtorëve të Kompanisë Regjionale të Mbeturinave “Ekoregjion”, ka zgjedhur kryeshefin e saj.

Duke e shmangur ligjin dhe udhëzimet që përcaktojnë funksionimin e ndërmarrjeve publike, më 30 mars të 2018, ky bord ka vendosur që ish- kryeshefit Nehat Basha, t’ia vazhdojë mandatin edhe për 3 vjet, raporton KTV.

Por, pak muaj më vonë, Sulltan Badallaj që ishte vënë në krye të Bordit të drejtorëve të kësaj ndërmarrjeje, me një vendim tjetër të jashtëligjshëm të nënshkruar nga Ramadan Muja, ka pranuar që i ka “mbyllur sytë” para ligjit pasi ka vendosur për Bashën duke u bazuar në performancën e tij.

Në Komunën e Prizrenit janë në dijeni për këtë çështje. Drejtori i Shërbimeve Publike, Leven Kasemi i ka thënë KTV-së, se kjo është kompetencë ekskluzive e Bordit të drejtorëve sipas statutit të KRM “Ekoregjioni” dhe komuna nuk mund të marrë asnjë veprim.

Por, Komuna e Prizrenit në tentativën e saj për të vendosur ligjshmëri në ndërmarrjen e vetme publike, ka krijuar komisionin e aksionarëve, i cili ka për obligim të mbikëqyrë dhe caktojë anëtarin e Bordit të Drejtorëve në “Ekoregjion”, ku posedon 63 për qind të aksioneve.

Në mbledhjen e parë të tij, ky komision ka shkarkuar Badallajn, pasi emërimi i tij si kryesues i Bordit erdhi nga ish-kreu i Komunës, Ramadan Muja, e jo siç e përcakton ligji që ai të zgjidhet nga Bordi i drejtorëve dhe të propozohet nga Komisioni i Aksionarëve.

Por, Badallaj insiston se përzgjedhja e tij ishte e ligjshme për faktin se komisioni i aksionarëve nuk ka ekzistuar.

Sidoqoftë, edhe komunat e tjera aksionare në “Ekoregjion”, Dragashi, Suhareka, Rahoveci dhe Malisheva kanë deleguar anëtarët e tyre në Bord përmes përzgjedhjes nga ana e kryetarëve të Komunave, e jo siç e përcakton Ligji, përmes Komisionit të Aksionarëve.

Lagjja Hysenaj në Malishevë e rrezikuar nga aksidentet (VIDEO)

0

Numri i aksidenteve në disa vende të Kosovës ka nisur të bie por jo edhe në Malishevë.

Atje është një lagje ku vazhdimisht ndodhin aksidente trafiku.