18.3 C
Prizren
E martë, 1 Korrik, 2025
Home Blog Page 4612

75 vjet nga Lidhja e Dytë e Prizrenit

0

Sot janë bërë 75 vjet që nga mbledhja e Kuvendit në Prizren, i cili zgjati deri më 20 shtator dhe ku ishte vendosur për formimin e Lidhjes së Dytë të Prizrenit, organizatë politike kombëtare, e cila do të angazhohej për bashkimin dhe mbrojtjen e trojeve etnike.

Në të morën pjesë 45 delegatë të zgjedhur nga Kosova dhe trevat e tjera shqiptare. Kongresin e udhëhoqi Komiteti Ekzekutiv, me në krye Musa Shehu, i shoqëruar prej Asllan Boletini, Shefqet Shkupi, Qazim Bllaca, Tahir Zajmi, Pjetër Vuçaj, Sheh Hasnai, Qemajl Balila, Hivzi Meraku, Luk Simoni, Haxhi Fahrija, dhe Sokol Dobroshi.

Kryetari i Këshillit Ekzekutiv, Musa Shehu, paraqiti rendin e ditës për t’u zgjedhë Paria e Kongresit që përbërë prej Kryetarit, dy nënkryetarëve dhe një sekretari.

Me votim të fshehtë Musa Shehu zgjidhet kryetar i kongresit, Aqif Blyta nënkryetar, Raxhep Krasniqi nënkryetar. Ndërsa sekretar i Kongresit u emërua Bedri Gjinaj.

Kuvendi vendosi formimin e Lidhjes së Dytë të Prizrenit, organizatë politike kombëtare, e cila do të angazhohej për bashkimin dhe mbrojtjen e trojeve etnike. Kuvendi zgjodhi Komitetin Qendror të Lidhjes, të përbërë nga 7 veta. Kryetar i Lidhjes u zgjodh Rexhep Mitrovica, veprimtar i njohur i çështjes kombëtare.

Në Kuvendin e Dytë, që u mbajt më 17-21 janar 1944, u bënë ndryshime në kreun e Lidhjes. Kryetar i Komitetit Qendror u zgjodh Bedri Pejanin, pas Rexhep Mitrovica ishte emëruar kryeministër i qeverisë që gjermanët ngritën në Tiranë. Kuvendi miratoi edhe statutin e Lidhjes, i cili u dekretua nga Këshilli i Naltë më 14 mars 1944.

Lidhja do të kishte dhe organin e vet “Lidhja e Prizrenit”, në faqet e të cilit propagandohej ideja e krijimit të Shqipërisë etnike dhe denoncoheshin krimet e kryera nga serbët ndaj shqiptarëve të Kosovës.Lidhja e Dytë e Prizrenit ishte një organizim i krerëve nacionalistë kosovarë, me në krye Bedri Pejanin i inkurajuar në periudhën kur Rexhep Mitrovica qe kryeministër.

Ndryshe nga Lëvizja Nacionalçlirimtare dhe disa grupime nga radhët e nacionalistëve, që qenë angazhuar në luftë kundër pushtuesve nazifashistë, forcat kryesore nacionaliste hezitonin që të bënin të njëjtën gjë, t’u bashkoheshin atyre, pasi mendonin se një luftë që udhëhiqej nga komunistët do të përfundonte me rivendosjen e pushtetit jugosllav në krahinë.

Përfaqësuesit më në zë të rretheve nacionaliste i konsideronin pushtuesin italian e më pas atë gjerman si të keqen më të vogël në krahasim me sundimin serb e jugosllav, që pritej të rivendosej pas tërheqjes së tyre.

Pikërisht për këtë arsye, pas kapitullimit të Italisë, ata përpunuan idenë e thirrjes së një kuvendi kombëtar, i cili duhej të hidhte bazat e krijimit të një organizate politike, që do të mbronte trojet etnike nga rreziku i ripushtimit të Kosovës nga forcat jugosllave, pas largimit të trupave gjermane.

Beckham e dëshiron Messin në Inter Miami

0

Një largim i Lionel Messi nga Barcelona përmendet shpesh edhe pse kurrë s’ka qenë afër.

Megjithëkëtë ka pasur skuadra që kanë shfaqur interesin që në radhët e tyre ta kenë argjentinasin.

Për pesë herë fituesin e Topit të Artë, së fundmi është shprehur e interesuar një skuadër nga Amerika.

Është Inter Miami i David Bechkham që synon blerjen e Messi nga Barcelona, sipas DailyMail, përcjell Klan Kosova.

Ish lojtari i Manchester United dhe Real Madrid do të hyjë në MLS në vitin 2020 dhe që tash janë duke menduar që të bëjnë një blerje të madhe.

Kontakte thuhet se nuk janë vënë, por që kjo mbetet vetëm shprehje e vullnetit për ta bërë Messi pjesë të ligës amerikane të futbollit.

Prizreni mirëpret ekspozitën “Unë jam Shqiptar”

0

Më 17 shtator, duke filluar nga ora 18:00 do të hapet ekspozita fotografike “Unë jam shqiptar”.

Ekspozita do të hapet në Muzeun Arkeologjik të Regjionit të Prizrenit- Sahat Kulla. Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren do të hapë ekspozitën fotografike kushtuar migracionit me titull “Unë jam Shqiptar”.

Kjo ekspozitë vjen e realizuar në bashkëpunim me Muzeun Historik Kombëtar në kuadër të Kalendarit të Përbashkët Kulturor ndërmjet Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Kulturës të Republikës së Shqipërisë./

Simitçi: Çështja e zgjedhjes së nënkryetarit për komunitete duhet të lihet në vullnetin e Haskukës

0

Drejtori i Ekonomisë dhe Financave në Komunën e Prizrenit, Ertan Simitçi përmes një postimi në llogarinë e tij në facebook ka shprehur shqetësimet në lidhje me mbrojtjen dhe përdorimin e të drejtave ligjore të komuniteteve në Komunën e Prizrenit.

Ai tha se komunitetet hasin në probleme të ndryshme qoftë në nivelin komunal ashtu edhe në atë qendror.

Ai këto komente bëri gjatë një emisioni televiziv në TV Opinion, e cila ishte mbështetur nga KDI në kudër të projektit “Mundemi së bashku” – i përkrahur nga Ambasada e Çeke në Prishtinë, transmeton Gazeta e Re.

“Disa nga vështirësitë që kemi përjetuar ne si komunë kanë qenë në lidhje me përdorimin dhe mbrojtjen ligjore e të drejtave të komuniteteve si dhe qasjen në dokumentet zyrtare. Mendoj se për të zgjidhur këtë problem duhet të formohen mekanizmat adekuate, të zhvillohen burimet njerëzore si dhe të vetëdijesohen nëpunësit civil në lidhje me këtë dukuri”, tha Simitçi.

Nga ana tjetër, kundër pyetjes për emërimin e zëvendëskryetarit përgjegjës për komunitetet, Simitçi tha se dilemat që lindin gjatë emërimit të zëvendëskryetarit përgjegjës për komunitete në Komunat të banuara me komunitete janë të rrënjosura në Udhëzimin Administrativ të datës 01/2014 ku komunitetit serb iu është dhënë një prioritet më të avancuar dhe se drejtat e tyre janë marrë në ruajtje të ngurtë.

“Përderisa urdhri administrativ i datës 01/2014 është në fuqi të gjitha komunat do të kenë probleme politike, pasi që ky urdhër administrativ ka marrë kompetencat e kryetarit të komunës në këtë çështje. Derisa nuk marren masa adekuate nga organet në nivelin qendror ose nga parlamenti, komuniteti serb gjithmonë do të gëzoj këtë të drejtë. Unë kam argumentuar se ky urdhër i datës 01/2014 duhet të shqyrtohet nga Gjykata Kushtuese”, shtoi Simitçi.

Ai tha se në demokraci, asnjë rregullim nënligjor nuk mund të përjashtohet për shkak të interesave politike.

“Unë besoj se këtë problem mund të zgjidhim atëherë dhe vetëm atëherë nëse veprojmë në bashkëpunim të plotë me komunitetet të tjera përkundrazi ky problem do të vazhdoj dhe do të trashëgohet në gjeneratat e ardhshme dhe ne do të bëjmë një politik veç sa për të shpëtuar ditën. Të gjitha përfaqësuesit e komuniteteve njashtu edhe ata të shqiptareve duhet të zbatojnë një “veprim politik” për të hequr fuqinë e këtij udhëzimi administrativ. Mendoj se çështja e zgjedhjes së nënkryetarit përgjegjës për komunitete duhet t’i lihet vullnetit politik të kryetarit të komunës, siç ishte para vitit 2014”, nënvizoj drejtori i financave Ertan Simitçi. /Gazetaere.com/

Haradinaj thotë se do ta shqyrtojë kërkesën për krijimin e komunës së Reçanit

0

“Qeveria e Republikës së Kosovës do t’i qëndrojë pranë secilës komunë dhe secilit rajon, pa dallime partiake dhe etnie. Ne do të angazhohemi që kërkesat dhe nevojat e banorëve të kësaj ane të adresohen dhe të gjejnë mbështetje institucionale”, ky ishte mesazhi i Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinajt, gjatë një vizite pune që pati sot në rajonin e Zhupës, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Aty, Kryeministri u prit nga përfaqësuesit e banorëve të kësaj ane, me të cilët ka bashkëbiseduar për sfidat dhe problemet me të cilat ballafaqohen banorët atje.

Haradinaj, duke folur për kërkesën e krijimit të Komunës së Reçanit, tha se Qeveria do të angazhohet për ta shqyrtuar këtë çështje, derisa, për kërkesën e rindërtimit të një hidrocentrali, ai e bëri të qartë se ky projekt por edhe projektet e tjera mund të realizohen vetëm me pëlqimin e banorëve.

“Jemi shumë të interesuar për zhvillimin e sektorit të turizmit në këtë pjesë, sepse për një gjë të tillë ekziston potencial i jashtëzakonshëm. Personalisht, jam për themelimin e komunave, e pse jo edhe për atë që ju kërkoni. Sa i përket çështjes së ndërtimit të hidrocentraleve, mund të them se për këtë do të angazhohemi me seriozitetin më të lartë të mundshëm për ta shqyrtuar hollësisht, dhe se nuk do të lejojmë asnjë investim të dëmshëm për komunitetin”, shtoi Haradinaj.

I shoqëruar edhe nga ministri i Zhvillimit Rajonal, Rasim Demiri, Haradinaj tha se me ardhjen e tij në Qeveri, bashkëpunimi ndërmjet nivelit qendror dhe atij lokal ka kaluar në një fazë më dinamike dhe tani komunat kanë një vëmendje më të madhe nga Qeveria.

“Çështja e decentralizimit është ndër shqetësimet kryesore. Ndërtimi i hidrocentraleve në burimet ujore është ndër shqetësimet tjera . Gjithashtu, gjendja e infrastrukturës rrugore nuk është në nivel të duhur, dhe se përmirësimi i saj ndikon edhe në zhvillimin e turizmit. Këto janë kërkesat ndër më kryesore të të gjithë banorëve, dhe meritojnë një vëmendje të theksuar nga institucionet e Kosovës, sepse kemi dhënë kontribut në shpalljen e Pavarësisë së vendit”, bëri të ditur Demiri.

Nga ana tjetër, të pranishmit me nga një fjalë rasti i përshëndeten edhe deputetët e kësaj ane në Kuvendin e Kosovës, Duda Balje dhe Bahrim Shabani, nga ku këta të fundit kërkuan mbështetjen e Qeverisë për realizimin e projekteve në këtë rajon.

Haradinaj, gjatë këtyre takimeve, foli edhe për situatën aktuale politike në vend, konkretisht rreth zhvillimeve të fundit që kanë të bëjnë me dialogun Kosovë – Serbi, duke thënë se te dyja palët duhet të arrijnë marrëveshje paqësore me njohje të dyanshme, në shërbim të zhvillimit të të dyja vendeve, dhe se ideja e shkëmbimit të territoreve po i ngjanë marrëveshjeve tregtare, dhe si të tilla janë të dëmshme

Merkel: Nuk ka tërheqje të sanksioneve ndaj Rusisë, pa armëpushim në Ukrainë

0

Kancelarja gjermane Angela Merkel, tha se sanksionet e Bashkimit Evropian ndaj Moskës do të vazhdojnë deri në arritjen e një armëpushimi në Ukrainë, nën marrëveshjen e Minskut.

“Para implementimit të marrëveshjes së Misnkut, ose është zhvilluar progress, ne nuk do të konsiderojmë heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë”, tha Merkel.

“Kthimi i paqes dhe integritetit territorial të Ukrainës është caku ynë”.

Sanksionet ndaj Rusisë ishin vendosur për shkak të mbështetjes ndaj separatistëve të forcave të qeverisë ukrainase në një luftë që la më shumë se 10,300 persona të vrarë që nga prilli i vitit 2014.

Sanksionet ishin rritur ndaj Moskës për rrethimin dhe aneksimin e Gadishullit të Krimesë.

Edhe Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione të njëjta.

Pyetja e Haradinajt për Haskukën

0

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka një pyetje për kryetarin e Prizrenit, Mytaher Haskuka.

“Kam dëshirë që ta dëgjoj nga kryetari i Prizrenit, përgjigjeje se a mbahet në mend deri më tash që Prizreni të ketë pasur mbështetje më të madhe sa sa nga Qeveria ime?”, transmeton TVO.

Haradinaj tha se Prizreni do të ketë mbështetje nga Qeveria e Kosovës.

“Kam plane konkrete për të zhvilluar Prizrenin”.

“Çdo kërkesë që ka ardhur nga Haskuka në afat i jemi përgjigjur”./PrizrenPress.com/

Zafir Berisha pastron “Marashin” e Prizrenit

0

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Zafir Berisha, ka marrë pjesë në aksionin “Ta pastrojmë Kosovën”.

Ai, bashkë me të rinjtë e Nismës, ka pastruar pjesën më të bukur të Prizrenit, “Marashin”.

“Përmes këtij aksioni i ftojmë të gjithë qytetarët në Prizren dhe Kosovë, që bashkërisht të pastrojmë ambientin që na rrethon, sepse ambienti i pastër është gjysma e shëndetit të njeriut..!”, shkruan ai në “Facebook”./PrizrenPress.com/

Të rinjtë e PDK-së në Prizren marrin pjesë në aksionin “Ta pastrojmë Kosovën”

0

 

Të rinjtë e PDK-së në Prizren, kanë marrë pjesë në aksionin “Ta pastrojmë Kosovën”.

“Sot në aksionin “Ta pastrojmë Kosovën” të gjithë së bashku kishim vetëm një qëllim, përçimin e një mesazhi tek të tjerët. Qëllimi thelbësor është vetëdijesimi i qytetarëve, duke filluar që nga moshat më të reja e deri tek ato më të vjetra”.

“E tërë Rinia Demokratike, kryetar dhe kryesi, ishim pjesë e aksionit vullnetmirë. Ky aksion duhet të jetë pjesë e vetëdijes sonë çdo ditë, sepse vetëm atëherë do të frymojmë Kosovën e pastër”.
“Ashtu siç kemi dëshirë t’i kemi të pastër oborret, kështu t’i mbajmë edhe sheshet, rrugët e tërë vendin”./PrizrenPress.com/

Rrahje masive në Shirokë të Suharekës

0

Në fshatin Shirokë të komunës së Suharekës ka ndodhur një rrahje masive në mes të gjashtë personave.

Të njëjtit siç njofton policia janë arrestuar dhe disa prej tyre kanë marrë edhe ndihmë mjekësore për shkak të lëndimeve.

Policia nuk ka dhënë detaje për shkaqet dhe motivet që kanë quar në këtë përleshje masive.

“Janë arrestuar gjashtë meshkuj K-shqiptarë pasi që të njëjtit janë rrahur në mes veti. Të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë mbajtur 6 orë dhe më pas janë liruar”, ka njoftuar policia.