21.1 C
Prizren
E martë, 1 Korrik, 2025
Home Blog Page 4613

Haskuka: Lirinë e kemi fal gjakut të dëshmorëve (Video)

0

Në Prizren u shënua Dita e Dëshmorëve.

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka tha se dëshmorët janë më meritorët për lirin e vendit.

“Lirin që e kemi sot e kemi fal gjakut të dëshmorëve”, tha Haskuka.

Ai tha se përkujtimi i dëshmorëve shërben edhe për të ardhmen.

Raporti i plotë i RTV Besa

PRIZRENI SHËNOI 15 SHTATORIN DITËN E DËSHMORËVE

PRIZRENI SHËNOI 15 SHTATORIN DITËN E DËSHMORËVE

Gepostet von RTV BESA am Samstag, 15. September 2018

VIDEO/ Vrasja e Picakut në Itali, i vëllai tregon arsyen e krimit

0

Zef Picaku, një shqiptar nga Mirdita, kërkon drejtësi për vëllain e vrarë në sytë e tij në Itali në gusht të këtij viti. Viktorian Picaku shpëtoi nga dhuna e ish-të dashurit një vajzë italiane, por ai e ekzekutoi me pistoletë.

Ishte 30 korrik i këtij viti kur i riu ndërhyri për të ndihmuar një vajzë që po dhunohej nga ish-i dashuri i saj italian, Domenico Manzine, në mes të sheshit “Abazia” në Corado të Italisë, pa menduar kurrë se pikërisht në këtë çast, kishte “firmosur” vdekjen e tij.

Sot vëllai i mbetur gjallë, në një intervistë ekskluzive për “News 24”kërkon dënimin maksimal për italianin që po mundohet t’i shpëtojë drejtësisë.

“Ishte duke mbrojtur një vajzë, minorenë. Të paktën mos t’i humbë ajo e drejtë që ka bërë. Ishin dy-tre vajza dhe vëllai im. Vajza më tha se vëllai im nuk e po e ngacmonte, por erdhi një djalë italian dhe po e gjuante. Në atë kohë vëllai im i tha se vajzat nuk rrihet kështu. Dhe në këtë moment ai goditi me grusht edhe vëllain tim, dhe atëherë nisi sherri”, rrëfen ai.

Zef Picaku, i vetmi dëshmitar i ngjarjes së rëndë, tregon për herë të parë se ajo që ndodhi ishte krim nga dora e një gjakftohti. Ndërsa në Itali është duke u zhvilluar gjyqi ndaj dy autorëve të cilët kërkojnë të lehtësojë barrën ligjore duke thënë se donin vetëm t’i trembnin vëllezërit.

“ishte diçka e paramenduar, se ata kanë qëndruar tre ditë si ta bënin. Nëse do ishte për ta trembur, ata nuk mund të gjuanin tre-katër herë me plumba në drejtim të vëllait tim. Donin ta gjuanin në kokë. Që të siguroheshin që kishte vdekur. Në atë moment shkova unë dhe i kapa dorën për t’i larguar pistoletën. Dhe më ka gjuajtur edhe mua dy herë në 50 cm largësi. Shpirti i vëllait tim që më ka mbrojtur…”, shprehet i riu Zefi.

Por cila ishte arsyeja që i shtyu dy vëllezërit shqiptarë të marrin rrugën e vështirë të emigracionit?!
“Mami është shumë e sëmurë. Është me patericë, nuk mund të punojë. Babi është shumë keq me astmë. Dhe për atë shkova. Më shumë se mbase bëhesha më mirë andej, dhe t’i merrja t’i vizitoja. Atë mëngjes që ka ndodhur vrasja po flisnim me vëllain se çfarë mund të bënim, si mund t’i merrnim mamin dhe babin të paktën t’i vizitonim në Itali. Bëj apel që ata persona që e kanë bërë këtë gjë të mos dalin nga burgu, të verifikohet si ka ndodhur ngjarja. Se shteti e di të vërtetën”, thotë ai.

26-vjeçari ruan me fanatizëm në telefonin e tij bisedën e fundit të vëllait të ndjerë me motrën, ku teksa nisej për Itali i lë “amanet” të kujdeset për nënën. E ruan si një kujtim të veçantë që sipas tij, jetëson njeriun e rrallë që ishte vëllai i tij i vogël, “Një hero!”. Marrë nga News 24

 

Në Malishevë filloi aksioni i madh i pastrimit

0

Sikur në tërë vendin, edhe në Malishevë ka filluar të zhvillohet aksioni i madh i pastrimit të ambientit, i cili do të zgjasë tre muaj, me qëllim të eliminimit të mbeturinave, deponive ilegale të mbeturinave dhe mirëmbajtjen e ambientit. Aksionit të pastrimit të ambientit në Malishevë, krahas vullnetarëve, i janë bashkuar edhe kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, së bashku me qeverinë komunale, Policia e Kosovës, KFOR, njësia e Zjarrfikësve dhe Shpëtimit në Malishevë, Bashkësia Islame në Malishevë, njësia e “Ekoregjionit” në Malishevë, organizatat rinore dhe qytetarë të tjerë.

“Kjo që sot po bëjmë, është e domosdoshme, pasi ambienti duhet të ruhet dhe këtë e kemi obligim, sepse zoti na ka dhënë jetën, tokën, ujin, ajrin, e ne duhet ti ruajmë dhe duke i ruajtur këto, ne ruajmë shëndetin tonë dhe pastërtinë tonë. Andaj kërkoj mobilizim të përgjithshëm dhe unë do të jem në vazhdimësi me juve, në ruajtje të ambientit dhe shëndetit tonë”, tha mes tjerash kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, në hapjen e aksionit të tre mujor të pastrimit.

Ndërsa koordinatorja qendrore për Malishevë, Saranda Dobruna, pasi i ka falënderuar të gjithë për pjesëmarrje në këtë aktivitet, ka kërkuar “që të ruajmë ambientin, pasi duke ruajtur ambientin e ruajmë shëndetin, e kur e ruajmë shëndeti, e kemi jetën më të gjatë”. Ajo gjithashtu bëri thirrje, jo vetëm që ti bashkohen këtij aksioni, por që ta ruajmë ambientin. Dobruna, në fund e ka falënderuar njësinë e “Ekoregjionit” në Malishevë, e cila për tre muaj do të jetë në shërbim të aksionit të pastrimit./PrizrenPress.com/

Shaqiri: Nuk jam në Liverpool për pushime

0

Xherdan Shaqiri ka dhënë sinjalet e para drejt trajnerit Jurgen Klopp.

Kosovari deklaroi që dëshiron të luajë për “Reds”.

Ai ka theksuar që nuk ka ardhur te Liverpooli për pushime.

“Natyrisht se dua të luaj sepse nuk kam ardhur këtu për pushime, por që të luaj dhe të ndihmoj skuadrën”, deklaroi Shaqiri.

“Trajneri e di pse më ka marrë. Kam kualitete të luaj dhe të jem pjesë e rëndësishme e këtij ekipi”.

“Na presin shumë ndeshje para dhe mendoj se është momenti”, u shpreh ai

Punëtorët e spitalit të Prizrenit në aksioin për shënimin e “Ditës Botërore të Pastrimit”

0

Punonjësit e spitalit të përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren, të prirë nga menaxhmenti dhe drejtori ekzekutiv, prof. Ass. Dr. frim Avdaj, të shtunën kanë organizuar aksionin për pastrimin e ambientit të jashtëm të spitalit.

“Aksioni për pastrimin e ambientit të jashtëm është shembulli më i mirë i përkushtimit të punonjësve të spitalit, të cilët, krahas ofrimit të shërbimeve shëndetësore për pacientë, janë të gatshëm të kyçen edhe në aktivitete që kanë për qëllim krijimin e një ambienti sa më të pastër dhe të shëndetshëm, siç janë edhe aktivitetet për shënimin e “Ditës Botërore të Pastrimit”, – tha drejtori akzekutiv, prof. Ass. Dr. frim Avdaj ,i cili ishte pjesë aktive e këtij aksioni., ndërsa ka falënderuar të gjithë punonjësit e spitalit, të cilët edhe pse sot kanë ditë pushimi, i janë bashkuar aksionit për pastrimin e ambientit të jashtëm të spitalit.

Në aksion janë bashkuar edhe një grup rinor i qytetit, i cili ishte përcaktuar që të kyçet në aksionin për pastrimin e ambientit të spitalit.

Aksioni është organizuar në kuadër të aktiviteteve për shënimin e “Ditës Botërore të Pastrimit” dhe ftesës së ministrit të Shëndetësisë, Uran Ismaili, ku Ministria e Shëndetësisë është pjesë e Task Forcës për pastrim të formuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës. /PrizrenPress.com/

Rinovimi dhe rikonstruimi i gjimnazit “Gjon Buzuku” në Prizren, peng i rivlerësimit

0

Komuna e Prizrenit synon që të intervenojë në ndërtesën e gjimnazit “Gjon Buzuku”.

Për këtë arsye ka iniciuar procedurën e prokurimit për hartimin e projektit për rinovimin dhe rikonstruimin e kësaj ndërtese, që gëzon mbrojtje ligjore si monument i trashëgimisë kulturore, shkruan sot Koha Ditore.

Mirëpo ekspertët e Organit Shqyrtues të Prokurimit kanë konstatuar se Komuna në këtë aktivitet të prokurimit nuk i ka respektuar dispozitat e Ligjit për prokurimin publik dhe rrjedhimisht është kërkuar që lënda të kthehet në rivlerësim.

Në njoftimin e publikuar ditë më parë nga OSHP-ja bëhet e ditur se operatori ekonomik “G-Project dhe Smart Architecture” si palë e pakënaqur në fund të gushtit ka parashtruar ankesë pranë këtij organi kundër njoftimit për dhënie të kontratës me titull “Hartimi i projektit për rinovimin dhe rikonstruimin e objektit të gjimnazit ‘Gjon Buzuku’. Ky operator ka pretenduar se Komuna e Prizrenit nuk i ka respektuar në tërësi dispozitat e LPP-së.

Mourinho: Pogba kurrë nuk më ka thënë se dëshiron të largohet

0

Jose Mourinho nuk beson se Paul Pogba dëshiron të largohet nga Manchester United sepse mesfushori kurrë nuk ka kërkuar për transferim.

Barcelona interesohej për 25-vjeçarin gjatë verës, ndërsa tani raportohet se ai dëshiron të largohet nga Unitedi në afatin kalimtar të janarit për shkak të raportove e aspak të mira me trajnerin.

Sido që të jetë, Mourinho nuk beson se Pogba po mendon për largimin.

“Paul erdhi nga Kupa e Botës një javë para startit të Premierligës”, tha Mourinho. “Jemi së bashku pothuajse që dy muaj. Ai kurrë nuk më ka thënë se dëshiron të largohet. Kurrë. Kurrë nuk më ka thënë se dëshiron të largohet”.

Lala: Lëreni rehat Panuccin

0

Por, legjenda e Kuqezinjve mendon se nuk është faji i gjithi i trajnerit.

“Nuk do të ishte korrekte që t`ia ngarkojmë të gjitha përgjegjësitë trajnerit”, u shpreh Lala për Telesport.

“Gjendja e skuadrës është e tillë dhe duhet ta pranosh realitetin. Nëse do t`ia ngarkosh fajin trajnerit kot, këtë mund ta bësh gjithmonë, se në fund fare trajneri ka postin e drejtuesit dhe mban kostot e veta”, shtoi ai.

“Në këtë rast, unë nuk e shoh që problemi është i trajnerit. Është çështja e grupit: disa lojtarë janë të dëmtuar, disa nuk kanë luajtur. Pra këto janë të gjitha problematika, që ka për momentin kombëtarja”, shtoi ai mes tjerash.

Ish-deputeti i PDK-së dhe MASHT-i përplasen për postin e drejtorit të Institutit Pedagogjik

0

Pozita e drejtorit të Institutit Pedagogjik të Kosovës (IPK) ka shkaktuar përplasje mes ish-deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Nezir Çoçaj dhe Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), që drejtohet nga ministri i partisë Nisma Socialdemokrate.

Çoçaj, i cili që nga viti 2014 po e mban të pezulluar pozitën e drejtorit në IPK, të hënën, ka dhënë dorëheqje nga posti i deputetit, shkruan sot Koha Ditore.

Dorëheqjen ka thënë ta ketë bërë për arsye personale, derisa menjëherë të martën ka bërë kërkesë në MASHT për t’u rikthyer si drejtor në Institut.

Ai po e fajëson ministrin e MASHT-it, Shyqiri Bytyqi, se po do ta pengojë rikthimin e tij në pozitën e drejtorit. Nga ana tjetër, ministri Bytyqi ka bërë të ditur se Këshilli Drejtues i Institutit Pedagogjik tashmë ka marrë vendim që për këtë pozitë, e cila ka qenë e pezulluar 4 vjet me radhë, të shpallet konkurs.

Pezullimin e pozitës së drejtorit të Institutit Pedagogjik, ish-deputeti i PDK-së, e pati bërë duke u bazuar në nenin 89 të Ligjit për shërbimin civil, i cili flet për pezullimin e dakorduar të marrëdhënies së punës në shërbimin civil.

Romani erotik dhe ai i sotëm

0

 

Ilir Muharremi
Të gjithë krijuesit përpiqen të imitojnë duke rikrijuar realitetin e tyre, por në fund gjithnjë marrin pamjen e të vërtetave të tyre. Artistët angazhohen për ndryshimin e vetvetes me ndihmën e veprës dhe ky është problem i rëndësishëm estetik. Them estetik, sepse çdo rrëfim intim krijohet mbi histori të rreme, qoftë me ngjyra, në prozë, apo në fotografi. Kur romani ekziston, nuk e prek historinë, por fantazinë. Fatkeqësisht kemi shkrimtarë që ndërtojnë romane mbi historinë. Kështu zhvillohet një art romanesk, i pasuruar dhe i zgjeruar edhe sot. Romani më i thellë është ai që ndriçon mbi lëvizjen e revoltës, zhgënjimit, vetëmohimit, tentimit për ta prekur pafundësinë e absurdit, duke gdhendur figurat në realitet, por me një zgjerim fantazues, i cili prapë rilind nga realiteti objektiv. Objektiv, sepse duhet të peshojë që të ekzistojë dhe kështu pas ekzistimit jeton mbi realitetin e krijuar. Është i mirë ai roman në të cilin identifikohet ngjarja e natyrshme. “Procesi” i Kafkës mund të merret në këtë kontekst. Aty akuzohet pa ndonjë arsye. Avokatët me vështirësi pranojnë këtë çështje. Personazhi nuk mënjanon dashurinë, ushqimin dhe leximin. Se për çfarë e kanë dënuar nuk i shkon në mend ta pyesë veten. Është skeptik dhe vazhdon të jetojë sepse duhet jetuar. Dy zotërinj e takojnë dhe e ftojnë të shoqërohen. E dërgojnë në një lagje, ia vënë kokën mbi një gur dhe e therin. Këtu vështirë të themi se kemi të bëjmë me një simbol, por cilësia vërteton natyrshmërinë e ngjarjes. Natyrshmëria vështirë kuptohet, sepse peshon mbi të vërtetën e mundshme, sepse kërkon bindje të besojmë atë që ndodh. Ngjarja na duket e natyrshme, por ka vepra ku personazhi i shquan të natyrshme situatat që ndodhin. Aventurat e personazhit janë të jashtëzakonshme dhe ndjesia ngrihet mbi tregimin. Kafka e ndërton këtë natyrshmëri duke folur për imazhin e gjendjes njerëzore. Pa dyshim, duke lexuar Kafkën, arrijmë në veçantinë dhe egoizmin e tij.

“Histori e rreme, e shkruar në prozë”, citon Kamyja Litrren në librin Njeriu i revoltuar. Romani përdor gënjeshtrën në rreshta, por prapë mbi mundësinë e imazhit. Romani është art dhe çfarëdo qoftë u bën konkurrencë edhe perëndive. Marrim shpjegimin vulgar dhe sikur të ishte i vërtetë për kënaqësi të autorit, atëherë për çfarë gjejnë kënaqësi një numër i konsiderueshëm i njerëzve, prehje për këto histori të rrejshme. Përse ata strehohen në imagjinatë të ngeshme? Këto romane gënjeshtare ngjajnë me gazetarë të ngathtë. Çarls Bukovski te Zonja vdekje e gërsheton jetën e vrazhdë të rrugës me shumë shprehje banale, përmes rrëfimit të një detektivi, i cili pothuajse kryen detyrën e një polici, duke i kapluar lexuesit me përshkrimin e skenave, të cilat shpeshherë janë tmerruese nëpër kafenetë e njërit prej qyteteve më të mëdha të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Këto krijesa nuk qajnë kokën për realitete të ekzistencës, zbukurojnë e shtrembërojnë jetën në çdo mënyrë. Por, nuk do të gabonim nëse do të interpretonim gjithçka në hollësi. Këtë gjë e kërkon autori. Këtu simbolet janë me plot përgjithësi dhe të përpikta nga shprehja. Ai jep lëvizjen, përshkrimin dhe bën shpjegime fjalë për fjalë. Vërtet nuk ka asgjë më të vështirë se një vepër simbolike. Për Bukovskin është e ndershme ta pranosh lojën dhe rrjedhat e sekretit. Qëllimi është që ngjarja të duket e natyrshme, por edhe personazhi shpreh natyrshmërinë e tij. Vërejmë qartë se shprehja romaneske ka për qëllim ikjen. Ikja ndodh nga ky realitet dërmues, i brishtë, aspak i drejtë duke ngulitur përjetësinë me këto ngjyra. Romanet shkruhen për t’u lexuar nga njerëzit e lumtur, por edhe të dëshpëruar. “Vuajtja ekstreme ia heq leximit shijen”, thotë Kamyja. Është e vërtetë. Por, ky univers romanesk ka më pak peshë, ngjashmëri, bindje sesa ai në të cilin personazhet, protagonistët janë prej mishi dhe si parim kanë botën individuale. Kamyja te Njeriu… shpjegon bisedën e gjatë të Balzakut për politikën dhe fatin e botës duke pohuar: “E tash t’u kthehemi gjërave serioze”, duke tentuar të flasë për romanet e tij. Kjo shije dhe pretendim i ikjes aspak nuk mjaftojnë për të zgjeruar rëndësinë e botës romaneske dhe qëllimi për të marrë seriozisht botën e miteve të sugjeruara nga shumë gjeni. Këto romane propozojnë ikjen nga realja dhe abstenimin. A mund të quhet kjo ikje e thjeshtë? Natyrisht se jo. Shpirti tërhiqet dhe nga mosbindja krijon një univers artificial egoist.

“Njeriu refuzon botën të tillë çfarë është pa pranuar që të ikë nga ajo”, shkruan Kamyja për romanin. Por, ata e duan dhe e dënojnë, përse shtyjnë jetën mbi mundimin e të vërtetave të tyre? Këta qytetarë nuk dëshirojnë ta harrojnë këtë botë, nuk janë të lumtur me pak. Kjo është ajo që ngre abstenimin dhe pastaj shpërfaq kërkesën. Por, ka edhe momente të plotënisë dhe realiteti është i mangët. Ata derdhen mbi akte të tjera, pastaj, kur rikthehen, gjykimi ndeshet me fytyra të papritura, krijojnë shtretër të panjohur duke u bërë krejt e panjohur. Kjo arsyetohet me kuptimin e fatit. Jeta është fat. Këto ekzistenca i shohim nga jashtë, mbështjellë me unitet, veçanti, horizont më të lartë se ekzistenca të tjera. Patinohen me art dhe japin formën e romanit. Dashuria na bën të ndihemi më lehtë dhe dëshirojmë që ajo të zgjasë më shumë. Por e dimë se nuk zgjat. Vetëm një mrekulli krijon pafundësinë e dashurisë, por prapë nuk është e përfunduar. Vuajtja tokësore kuptohet më mirë nëse e radhitim te përjetësia. Mbi këto fakte bazohet edhe thënia e Aristotelit që na këshillon ta drejtojmë vëmendjen jo te shijimi i kënaqësive të jetës, por te të këqijat e panumërta, për të gjetur mënyrën t’u largohemi atyre, të paktën brenda kufijve të mundshëm. Atëherë, lumturia është ëndërr e dhimbja është e vërtetë. Nuk mund t’i ikim të keqes pa e kuptuar, por të kuptuarit ngulitet në mendje duke u rikrijuar. E vetmja mënyrë për ta dënuar të keqen është ta zëvendësojmë me të mirën. Te romanet e dashurisë ndodh të kemi dy qenie që lindin të vetmuara dhe dëshirojnë të vdesin të bashkuara, duke pretenduar të krijojnë ligjin absolut të së pamundurës për të zgjatur jetën. Shija nga pangopësia i mbijeton dashurisë.
Personazhet tentojnë të ikin nga vetja. Poashtu edhe ne, së bashku me ta, nuk kemi kontura qëndrueshmërie. Ato vrapojnë vetëm pas formës që asnjëherë nuk mund ta gjejnë.

“Bota romaneske është vetëm korrigjim i kësaj bote në funksion të dëshirës së thellë të njeriut”, vlerëson Kamyja. Po, sepse është fjala për të njëjtën botë. Gëzimi, hidhërimi, vuajtja, vulgariteti, vrasja, gënjeshtra, dashuria, pikëllimi e shumë të tjera janë të njëjtat. Personazhet kanë gjuhën, forcën, lumturinë, qëndrueshmërinë të njëjtat me tonat. Asgjë nuk është më e bukur se ajo që vëmendshëm rroket me realen. E bukura është se çdo gjë në roman ka zgjidhjen e përfundimin, duke i shkuar pasionit deri në fund. Kjo botë romaneske nuk ka qëllim reproduktimin e realitetit, por vijëzimin e stilizimit dhe tejkalimin e reales. Realja mund të korrigjohet nëse kemi vullnet, por jo të gjymtohet. Romani amerikan ngre unitetin e tij duke korrigjuar individin nga reagimet e brendshme dhe të jashtme. I bën refuzim analizës, forcës psikologjike. Mund të them se personazhet prezantojnë anën e jashtme më shumë teknikisht, gjestet në veçanti të cilat shpesh kalojnë edhe në përsëritje. Njerëzit ngjajnë me njëri-tjetrin. Në fund, shpresa dhe gazi godet. Kjo më kujton veprat e Kafkës, Kierkeardit apo Shestovit, të romancierëve dhe filozofëve eksiztencialistë të cilat mbyllen me një klithmë të fuqishme shprese. Përqafojnë Zotin dhe shpresa depërton nëpërmjet nënshtrimit. Atëherë, nëse rruga na çon te Zoti paçka një zgjidhje. Një kritik katolik thotë: “Arti, çfarëdo qoftë qëllimi i tij, gjithmonë i bën Zotit një konkurrencë të dënueshme”. Romani vërtet i bën një konkurrencë Zotit me gjendjen njerëzore. Edhe Zoti do të kërkonte që në roman të jetë kryepersonazhi. Gjithnjë kryepersonazhi është diç nga mbivetja e krijuesit, në radhë të parë atij që e shkruan romanin, kurse në radhë të dytë ai që e lexon, sepse njerëzit ngjajnë njëri me tjetrin dhe shpirti i tyre është i ndërkëmbyeshëm. Edhe autori, edhe lexuesi posedojnë unitete të brendshme dhe kjo i kënaq. “Revolta është se në burim të këtij arti mund të realizohet vetëm duke prodhuar unitetin”, shkruan Kamyja. Revolta niset nga realiteti i brendshëm i individit, që nuk e mohon, por i jep të drejtë.

Kamyja romanin e zi e identifikon me romanin rozë, me kotësinë formale. Romani duhet t’i japë përparësi realitetit, kurse ky i zi dhe rozë redukton individin në vetvete duke prodhuar një botë enigmatike të pakuptueshme e që mohohet nga realja. Cili do t’i besonte një gjëje të tillë? Njeriu kërkon të prehet në roman, kurse edhe romani i zi edhe ai rozë, nëse e anashkalojnë realen, prapë nuk mund të humbasin tërësisht nga e vërteta. Nuk mund të imagjinohet plotësisht nëse i ke të dyja këmbët në tokë. “Njeriu është i supozuar mesatar i cili paraqitet si patologjik”, vlerëson Kamyja romanin e zi dhe atë rozë.

Romancieri asgjë nuk mund të hedhë në letër më shumë sesa nga jeta e tij, ngaqë asgjë nuk i rri në kujtesë. Edhe nëse përpiqet të fantazojë, rrënjët i ka te e vërteta, diku edhe me kombinacion ndërmjet imagjinatës dhe reales, ndonëse imagjinata pa realen nuk ka pikënisje. Cilin univers mund të shpikë romancieri? Të vjetrin apo ndonjë të ri? Kjo botë jeton në shkapërderdhje dhe prapë gjejmë aromën e vjetër, por personazhi, ashtu sikurse Prusti që përmend Kamyja, zgjedh botën e brendshme në jetë, por kjo botë mund të harrohet nga realja dhe Prusti i nënshtrohet verbërisë. Këtu ai refuzon realen, por në esencë nuk e mohon. Realja shumë herë e harron atë më të brendshmen në jetë, domethënë verbërinë. Romancieri duhet të shprehë në unitet kujtimin dhe ndjenjat e çastit, ose lumturinë e dikurshme, diku edhe ekstazën trullosëse, siç e bënin grekët. Kjo për realen vërtet krijon hamendje dhe verbëri. Qëllimi është te avullimi i reales edhe pse prapë nuk e refuzojmë. S’ka gjë më të vështirë se të bësh kthim në vendet e lumtura dhe momentet e rinisë. Nëse dashuron një vajzë të re që buzëqesh, ti e humb të drejtën ta duash atë sikurse që ke dashur dikur, ndonëse nuk ke fuqi më për ta dashur. “Kjo është melankolia e Prustit” , shprehet Kamyja. Themi se e kaluara qëndron diku e ngulitur në kohë, në një të tashme përjetësisht dhe asgjë nuk është e humbur. Madje as thënia “kohë e humbur”, gjithçka jeton në të tashmen. “Madhështia e Prustit është se e ka shkruar Koha e rigjetur”, analizon Kamyja.

Ai përpiqet ta përmbledhë dhe t’i japë kuptim të ri në një nivel të vetin. Çdo romancier në vete brohorit për fitore të pandalshme dhe Prusti këtë e bëri nga rrugët e kujtesës me tendenca të unitetit njerëzor. “Vepër e këtij lloji mund t’ia sjellë krijimit është të prezantohet si tërësi, një botë e mbyllur dhe e unifikuar”. Nga bota e mbyllur romancierët në fund të detit të tyre kapin si thesar vetëm dhimbjen dhe për të mendojnë se ajo është më e vërteta. Identifikimi i saj bëhet nga mosprezenca e së mirës. Bota e Prustit, sipas Kamysë,ishte pa Zot. A bazohej në atë se përjetësisë i vuri pamjen e njeriut. Këtë frymëzim Kamyja e mori nga Niçe. Edhe koha e rigjetur e përmendur më lart është udhëtim pa Zot. Disi ai i revanshohet fatit të tij të vdekshëm duke e bërë të pavdekshëm.

Letërsia shqiptare (edhe ajo kosovare) turpërohet pranë pornografisë dhe erotikës. Në fakt ndien kurorëzimin e saj (individi e bën vetëm në vetmi), ndien moral në të shkruarit, por kjo është shkëputje nga arti. Ose letërsia (pornografike)sakaq ka trokitur dhe tronditur opinionistët duke e shpallur vulgaritet. Kjo letërsi në Evropë dhe në Amerikë lulëzoi me Bukovskin. Pa dyshim se “Femrat” është një krijim i pastër jo vetëm imagjinar, por edhe real. “U orvata ta rrasja edhe ca më thellë. Ma shtrëngonte në mënyrë të pabesueshme…nisja ta pompoja si i marrë… lëshova një hungërimë të padëgjuar dhe u prisha”, shkruante pa u kursyer fare Bukovski. Shkrimtarëve shqiptarë u mungon guximi dhe shprehja për projektimin e epshit (shtazarak), që në krijimtari letrare është real. Kjo letërsi nuk është e ndaluar nga masa, por nga vetë individi, sepse në artin e tyre mungon intimiteti dhe personalja, e personalja është vepër e pastër në krijimtari. “U prirë nga unë dhe e mori në gojë. Filloi ta thëthijë duke lëvizur kryet vrullshëm sa para-mbrapa dhe teksa e thithte, gjuha u rrëshqiste përgjatë trungut”, shkruan qysh herët Bukovski për të vazhduar me “O zuskë e mutit!”. “Atë çast , Mercedesi e nxori nga goja. Jepi pra, jepi edhe pak, më ndihmo që të prishem”. Vini re se temat në roman nuk njohin kufij të shprehjes. Lirohen nga minimumi i shprehjes, zbrazen me pafajësi dhe renditje kronologjike duke na kujtuar aktin ndaj gjinisë së kundërt, vetëm se në krijimtari është pa dorëza, dhe arti i vërtetë nxirret nga magma e shpirtit. Si mund të kufizohet? Është një ikje, por edhe një kthim intim i fotografuar nga realja (ka një çikë fantazi). Ky art, thjesht, të obligon të ekzistosh për hesap tëndin, pa lëmoshën e frikës, historisë, politikës, patetikës ose edhe të Zotit. Ky lloj romani është diçka e re për kohën, por poezitë e sotme pornografike (të shkruara nga shqiptarët)janë imitime të zbehta të Bukovskit dhe çojnë masën në provokim(masa nuk ka njohuri për këtë letërsi), e cila kritikon deri në atë shkallë sa që këtë letërsi e zhvlerëson. Për dikë është perverse, por edhe perversiteti është art, derisa njeriu e bart me vete. Detyra e artit është të hyjë në brendësi dhe ta pasqyrojë atë. Mentaliteti (i trashëguar, i propaganduar nga feja, duke pasur si objekt moralin) krijon ndalesë dhe frikë që të shprehet një art i tillë. Individët e guximshëm në këtë mes depërtojnë me këtë lloj arti.

Për kohën kur shkruante Bukovski ishte tejet ekstreme të shkruaje kështu: “Ia hoqa mbathjet e verdha dhe ula pantallonat… U përkula mbi të dhe ja rrasa… aty i jepja ca pompa të tërbuara, aty e pompoja-ëmbël-ëmbël. Kur më shkrepej ta nxirrja dhe pas pak, nisja rishtazi nga e para. Ia dhashë edhe dy pompa të tjera dhe u prisha. Nuk isha i sigurt në ishte prishur edhe ajo. Unë për vete po”. Shpjegimi vulgar vërtet krijon kënaqësi te krijuesi dhe te lexuesi. Nëse nuk është thënë e vërteta te Bukovski dhe te shkrimtarët e tjerë, çfarë nevoje i shtyn lexuesit të kenë interesim për histori të rrejshme? Kritika e sotme romanin e pastër (ose real) prapë e dëbon në imagjinatë të ngeshme. Para një kohe ishte zakon që vajzat e reja e të bukura të quheshin “romaneske”. Nënkuptohej se nuk çanin kokën për realitetin ekzistencial. Atëherë, mendojmë se romani zbukuron, pasuron shtrembëron apo nënvlerëson. Sa më individuale, intime është vepra, aq më personale bëhet për lexuesin dhe në këtë rast lexuesi përpiqet të ushtrojë një ikje. Autorët që shkruajnë erotikë dhe pornografi, këtë e bëjnë për vete e jo për masën. “U eksitova keq tani. Befas, ajo rrëshqiti më teposhtë dhe veç kur ndjeva që ma kullufiti rrushin në gojë… Kur ndjeva që edhe pak e do prishesha, i zhyta duart në ujëvarën e leshrave të saj dhe e tërhoqa nga vetja, hëna u bë dëshmitare kur ia derdha në gojë”, shprehet ai te romani i tij i famshëm Femrat. Por, kush nuk do ta bënte një gjë të tillë edhe në realitet? Pikërisht këtu qëndron guximi, liria dhe forca artistike që tejkalon intimen e bëhet përtej personales. Një art i tillë zgjon kureshtje, por autori për këtë nuk ndien mall sa jepet i tëri pas personazhit. Në fakt, ai është gjithë personazhet e tij. Ata arrijnë orgazmën, ndonëse edhe reale në roman. Qëllimi është që edhe ti të kaplohesh nga kjo orgazëm, të vështrosh një kthesë diku të ngushtë që meriton të quhet art. Përse të mos quhet? Nuk ka art më të thellë se shpirti, trupi dhe seksi. Madje, edhe piktori kur hedh bojën në telajo,“atë e stërlak si spermën”, thotë Van Gogu.
Ndjenja ka shprehjen, por distancohet nga mendimi, ndërsa dëshira e shpirtit është edhe për trupin. Shkrimtari erotik dhe ai pornografik më shumë jepen pas epshit që e kërkon trupi me paralojën, lojën, prekjen, sfidimin nga njëra palë, dhunën bizare për ta nxjerrë nga thellësia orgazmën, pastaj klithmën që depërton në telin e epshit dhe si përfundim na shpie në asgjë. Tërë ky fërkim, kjo djersë(çdo djersë është si një pikë gjaku) pompohet për një shfryrje (derdhje e çlirim), sepse pastaj njeriu i bie pishman për atë çfarë bëri. E tëra është një luftë për përfundim të kotë. Unë më shumë do ta vlerësoja rrugën deri te lufta, por nëse mendimi lëshon rrënjë, atëherë mund të krijojë konflikt me epshin, mund ta përbuzë, në raste të caktuara edhe ta mohojë, të mos arrihet ai piedestali (derdhja e spermës dhe përjetimi i orgazmës). Kjo ndodh me shkencëtarët e mëdhenj e në veçanti me Ajnshtajnin, i cili në fund u martua me një grua nga gjaku i tij e që nuk lidhej pas seksit, por e shihte vetëm si ndihmëse. Letrari duhet të thyejë barriera, të sakrifikohet, të marrë përsipër mëkatet, qofshin të të tjerëve apo të vetvetes (të jetë i kryqëzuar), të shkrijë shprehjen me shpirtin me tendencë që ta bëjë një e të ulërijë për një moment më të mirë.
Është vështirë të nxirren, por ka ca elemente erotizmi sipërfaqësore në krijimtarinë e Migjenit. Ky erotizëm është platonik, ndonëse edhe infantil, i një seksi blasfemik. E kundërta ndodh me Bukovskin (ku kemi shfryrje direkte e plot vulgaritet). Pyetja: “A don qymyr Zotni”, fsheh nëntekst seksual. Oferta e shkëmbimit tregtar tregon një ofrues (malësore e re), kurse e dyta qymyri (produkt).Këtu kemi një negocim të çmimit me klientin dhe ndodh një ofertë shkëmbimi tregtar (seksual trupor). Pra produkti përkthehet në një shërbim (malësorja mund ta ofrojë).Padyshim ajo është e bukur, e re dhe tërheq vëmendjen. “Vërtet vapë ban. Pa kujt i duhet qymyri. Po e mbaj dhjetë lekë”, mendon malsorja dhe ecë nëpër hije rrugës së qytetit. Kali lëviz në symbylle. Ndoshta andrron. Tash në pleqni andrron dashninë e dikurshme të pelës. Malsorja s’e nget.”, shkruan Migjeni. Ai e mbyll erotikën duke veçuar vetëm anën sipërfaqësore. Këtu ngec letërsia e tij, e cila frenon instinktin, epshin, sepse ajo që shkruhetkufizohet nga koha në të cilën shkrimtari jeton. Këtu mungon guximi për thyerje të barrierave. Letërsia shqipe ende nuk ka rilindur. Poeti është më i drejtpërdrejtë me kafshën, sepse aty qëndis arsyen kur supozon për ëndërrimin e Kalit, sikur ky Kalë të jetë njeri dhe përveç ëndërrores ta ketë në vepër edhe shprehjen, pastaj detajin “Vërtet vapë ban. Pa kujt i duhet qymyri. Po e mbaj dhjetë lekë”, mendon malsorja dhe ecë nëpër hije rrugës së qytetit. Kali lëviz në symbylle. Ndoshta andrron. Tash në pleqni andrron dashninë e dikurshme të pelës. Malsorja s’e nget. Nuk e trazon në knaqsi të tij të pamvarshme. Asht duresa. Kur dalin në diell, përdhe zhgrryhet një hije. Dy hije. Dy hije të ngatërrueme, të kapërthyeme, hija e kalit dhe hija e malsores. Nuk mund t’i dallojsh këto dy hije. Nuk mund t’i këputish. Njana pa tjetren nuk shkojnë. S’kanë vlerë. Se vetëm bashkë përbajnë një tansi. Një tansi jetsore. Krk-krk kthehet qymyri në shpinë të kalit, krkk, krkkk, krk dhe krismat monotone të patkonjve të kalit, që ndeshin për gur.” Ligjërimi dhe shprehja për seksin shkon tërthorazi dhe në asnjë rast oferta seksuale nuk zbardhet, kurse nënteksti është i kuptueshëm. Përse e fsheh këtë Migjeni? Ai ka respekt për gjuhën dhe ligjërimin me qëllim që të mos cenohet morali. Por, kujt i kërcet për moral nëse bëhet fjalë për art, në radhë të parë për shpirt, pastaj për krijim. Arti te Migjeni vjen nga koha, pushteti, ekzistencializmi dhe ekspresionizmi kombëtar. “O ti djalë, sa asht sahati? Djaloshin e tërheq bukuria e malsores. Miqsisht i afrohet dhe i thotë sa asht ora. E pyet sa e mban qymyrin. Ban pazarllek, edhe pse s’ka qëllim ta blejë. Por malsorja asht e bukur dhe e re. Pse mos të kuvendoje pak me te? “Asht e ndytë, – konstaton djaloshi. Sa teveqele janë këto katundaret. Nuk të kuptojnë. Duhet me i thanë… dhe atë që nuk thohet.” Kështu mendon djaloshi dhe e shikon malsoren si bir zotnie sherbtoren e re te veten. “Teveqele! Teveqele! S’kupton asgja!”. Dhe djaloshi shkon në punë të vet.”, shkruan Migjeni për të vazhduar: “E malsorja fillon të shqetësohet për kthimin në malsi”. Autori këtu tenton ta inkuadrojë Platonin, por nuk është se nuk i referohet epshit. Bile po të jetonte në një vend më të zhvilluar ai do ta ndërronte ngjarjen. Malësorja do të shkonte (do të pallohej) me djaloshin dhe gjatë aktit do të zhvillohej një betejë e ashpër, një kontrast interesant estetik, figurativ me nuanca shtazarake. Që Migjeni të jetë më i arsyeshëm i ikën erotikës. Ai e orienton ngjarjen në kahe tjetër, ndonëse përpiqet ta arsyetojë: “”Teveqele! Teveqele! S’kupton asgja!”. Dhe djaloshi shkon në punë të vet.” Migjeni ne vepër është ngacmues i dobët erotik, sepse e lë në gjysmë problemin, ose më shumë lë hapësirë për të fantazuar mes rreshtave. Kjo vërehet me shkoqitjen e këtij fragmenti: ”E malsorja fillon të shqetësohet për kthimin në malsi. Shikon diellin, si gjithnji po afrohet nga perëndimi. Si ka për tu kthye në malsi nëpër terr? Me të vërtetë, ajo nuk dron prej lugetënve dhe bubazhelave por… t’ishte plakë nuk do kishte aspak frigë, por… Kujtohet si nja dy tri herësh i janë vu mbrapa do njerëz, dhe së pari se ç’lypshin prej saj… Pra, nuk i dron bubazhelat si qytetarët, por njerëzit… Njerëzit i ka ajo frikë. E pse? Pse asht e re dhe pak e bukur.” Me fjalinë për gjysmë “ç’lypshin prej saj…”, autori lë të përgjigjet vetë lexuesi, ndërkaq me mosdhënien e përgjigjes ai tregohet i arsyeshëm me mentalitetin e kohës. “Tetë lekë! – Jo, shtrenjtë e ke… Më ke idhnue atë ditë,- i thotë njeriu dhe shikon majtas e djathtas.” Ajo i qeshet ndonëse e turpëruar(kështu e kërkon biografia e personazhit), kjo i rri për shtati deri në një shkallë, sepse vetë buzëqeshja fsheh lakminë e ndaluar (epshin, vullkanin, luanin e egër përbrenda), që Migjeni nuk ka fuqi ta rrëfejë direkt. I mungon shprehja (fjala është për vulgaritet, sepse çiftëzohet me erotikën).Ajo ia shet qymyrin këtij njeriu “Ia pashë hajrin! – thotë duke iu vënë pas. Figura e tij peshon rëndë në kujtesën e Malësores që kuqet e skuqet nga turpi.
Arti romanesk na ka mësuar se vetë nxjerr krijimin, ashtu siç është imponuar. Shpesh është edhe kundër krijuesit, thellësisht ribashkuar, ndërsa subjekti rri pezull me bukurinë e botës dhe qenieve të ndryshme që fshehin seksin (orgazmën…), vdekjen, harresën dhe të ardhmen. Artisti imponon realitetin (fjala është për realitetin personal të tijin),të cilin përpiqet ta afirmojë dhe shpesh ky realitet lind nga revolta, refuzimi, pakënaqësia. Mirëpo nganjëherë ndodh e kundërta, imagjinata kap realen dhe përpiqet ta shpjegojë çdo imtësi, incest dhe detaj. Vetëm se romancieri i shkon në mënyrë kronologjike. Në momentin kur ai kujdeset për realitetin, vë në dukje pajtimin e tij me të. Arti çfarëdo qoftë realitetit i bën zhurmë, e refuzon përkohësisht dhe brenda këtij refuzimi ka pranim. Një pjesë e realitetit nxirret nga historia (evolucioni).Këto hije ekspozohen në krijim. Nëse refuzimi është total, realja përjashtohet, por vepra bëhet formale, mbjell farën abstrakte, enigmatike. Imagjinata e pastër nuk ekziston, po edhe sikur të ekzistonte, në roman nuk do të ishte artistike, sepse vetë shpirti njerëzor ka tendenca për komunikim. Romani erotik nuk është moralizues dhe nuk e meriton të shkëputet nga arti, por të jetë vetë art, ashtu siç është në të vërtetë. Mund të luhet me të vërtetën, por ajo në thelb duhet të jetë ashtu siç është, e vërtetë. Ndryshimi ndaj saj është i kotë, sepse kapja e esencës mungon. Mund të ndihet dhe kur arrijmë në fundësi, dukshmëria mjegullohet dhe kthehemi në sipërfaqe me ndjesinë për të. Atëherë arti i mirëfilltë qëndron brenda kufijve të revoltës. “Stili më i lartë në art është shprehja e revoltës”, shkruan Kamyja. Pasi rilindja është vetëm një mesjetë e zbutur dhe një klasike e ndikuar, postmodernia evoluon me hijet e së shkuarës dhe gjeniu i sotëm është revolta me fuqinë e tij vetanake. Por, nuk mund të them se ka romancier që shpik. Ka vetëm romancier që imiton sikur në çdo akademizëm.