32.1 C
Prizren
E hënë, 30 Qershor, 2025
Home Blog Page 4615

Reagim i ministrit Gashi për transmetimin e Ligës së Kampionëve nga Radio Televizioni i Serbisë

0

 

Është e papranueshme që pas aq shumë mundimeve, vuajtjeve e sakrificave për të ndërkombëtarizuar sportin e Kosovës, e veçanërisht futbollin, sot të ketë tendenca që të vihet në pikëpyetje anëtarësimi ynë në UEFA e FIFA, nga pretendimet për të transmetuar në Kosovë Ligën e Kampioneve të UEFA-së, përmes Radio Televizionit të Serbisë.

Kosova është e barabartë në UEFA dhe FIFA dhe për këtë më së shumti jemi borxhli ndaj Legjendës së Sportit tonë, Fadil Vokrrit. Është fyerje edhe ndaj tij dhe gjithë atyre që kanë dhënë e sakrifikuar aq shumë për të përjetuar emocionet si ato që kishim në ndeshjen premierë Kosovë – Ishujt Faroe. Nëse lejohet një hap i tillë, esencialisht mund të kontestojë barazinë tonë me shtetet e tjera në UEFA dhe FIFA.

Kosova është shtet i pavarur e sovran dhe Serbia nuk mund të ketë kurrë me asnjë kompetencë mbi Kosovën, as për sport e as për asnjë gjë tjetër. Si Ministër i Sportit, pres që të gjitha institucionet përgjegjëse të kryejnë detyrat e tyre për të garantuar pavarësinë e sportit të Kosovës, qoftë në fushat e blerta apo në ekranet tona televizive.

Ashtu siç nuk mundet më Serbia të organizojë ndeshje futbolli në territorin e Kosovës, nuk mundet as të marrë të drejta për transmetime televizive në Kosovë, sepse ndryshe ky do të ishte cenim i integritetit territorial të shtetit tonë.

Edhe Malisheva pjesë e programit për efiçiencë të energjisë

0

Komuna e Malishevës është e gatshme të bëhet pjesë e programit për efiçiencë të energjisë dhe të bashkëpunojë me këtë projekt. Kështu është shprehur kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, i cili ka pritur sot drejtorin ekzekutiv të Fondacionit të Mileniumit të Kosovës, Petrit Selimin. Ky i fundit, sipas njoftimit për media, ka prezantuar programin e këtij fondacioni për efiçiencë të energjisë, projekt në të cilin përfshihet edhe Malisheva.

Kryetari Begaj, po ashtu ka bërë të ditur, se Komuna e Malishevës, e ka të miratuar planin për efiçiencë të energjisë.

Nga ana tjetër, drejtori ekzekutiv i Fondacionit të Mileniumit të Kosovës, Petrit Selimi, e ka informuar kryetarin Begaj, për programin për efiçiencë të energjisë, si një faktor përshpejtues në zhvillimin ekonomik, si dhe për formën e realizimit të këtij programi, ndërsa përfitues do të jenë mijëra familje në tërë Kosovën, e po ashtu edhe në Malishevë.

Kërkimfalje

0

Të nderuar lexues,

Në mëngjes, në portalin “PrizrenPress” është publikuar gabimisht një lajm rreth një arrestimi në lagjen “Arbanë” të Prizrenit.

Lajmi se është arrestuar një drejtor i shkollës në këtë lagje, nuk ka qenë i saktë.

E vërteta është se qytetarët dhe drejtori i shkollës në këtë lagje, ka raportuar për një person me probleme psikike, i cili është arrestuar nga policia.

Njoftimi i policisë është nxjerrë nga konteksti, pa qëllim dhe pa tendencë.

Prandaj, “PrizrenPress”, i kërkon falje drejtorit që ka lajmëruar rastin dhe lexuesve.

Pogba preferon Realin më shumë se Barcelonën

0

Futbollisti francez, Paul Pogba, ka hezituar që të kalojë tek skuadra e Barcelonës pasi që ka parë shokun e tij, Zlatan Ibrahimoviq, duke u munduar që të bjerë në sy në stadiumin “Camp Nou” në të kaluarën, ka treguar Don Balon.

Mesfushori i Manchester United vazhdon të jetë i lidhur ngushtë me gjigantët e Ligës, shkruan Goal.

Mirëpo tani thuhet se Pogba ka më shumë gjasë të përfundoj në skuadrën spanjolle Real Madrid.

Nis uragani ‘Florence’, dridhet Amerika

0

Uragani Florence ka nisur në bregun lindor të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Nga sot pritet rritje e stuhive të rrezikshme në Karolinën Veriore dhe Jugore, pasi uragani lëviz drejt tokës me shpejtësi prej 150 km/h.

Më shumë se 100 000 shtëpi tashmë janë pa energji, ndërsa kushtet e motit vazhdojnë të përkeqësohen.

Më shumë se një milion njerëz përgjatë brigjeve të Karolinës së Veriut, Karolinës së Jugut dhe Virxhinias janë urdhëruar që të evakuohen.

Ish-kreu i OSHP-së, Hysni Hoxha dëshmon në procesin gjyqësor lidhur me tenderin për kuzhinën e FSK-së

0

Ish-kreu i Organit Shqyrtues të Prokurimit (OSHP), Hysni Hoxha, që lidhur me këtë pozitë ka kaluar shumë procese gjyqësore si i akuzuar për korrupsion, i është dashur që përsëri të paraqitet në gjykatë.

Hoxha, këtë të mërkurë në sallën e gjykimit ishte ftuar që të jep dëshminë e tij lidhur me pretendimet e prokurorisë se zyrtarët e OSHP-së, Tefik Sylejmani dhe Ekrem Salihu, në lidhje me tenderin “Furnizim, përgatitje dhe sigurim të ushqimit në kuzhinat e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK)”, kanë keqpërdorur pozitën e tyre zyrtare

Sipas Hysni Hoxhës, në lidhje me tenderin “Furnizim, përgatitje dhe sigurim të ushqimit në kuzhinat e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK)”, nga OSHP-ja, pas ankesës së kompanisë “Florenti&Korabi”, ka caktuar një ekspert të brendshëm për ta trajtuar çështjen, i cili ekspert më pas i kishte rekomanduar panelit shqyrtues të cilin e udhëheqtë vet Hoxha, që ta refuzonte një ankesë të tillë.

Dëshmitari theksoi se kolegji shqyrtues i kryesuar nga ai dhe në përbërje të tani dy të akuzuarve me shumicë votave kishte vendosur që aprovonte ankesën e së kompanisë “Florenti&Korabi” dhe në këtë formë kishte anuluar tenderin FSK-së, si operator ekonomik.

Hoxha tha se ai sipas bindjes së lirë kishte votuar që ajo ankesë të refuzohej, ndërsa dy anëtarët tjerë, po ashtu sipas bindjes së lirë që ajo ankesë të aprovohej.

“Me rastin e votimit për këtë çështje, dy anëtarë të panelit kanë nda mendimin përballë vendimit të kryetarit shqyrtues, prandaj thash kjo merret me shumicë të votave”, tha Hoxha.

I akuzuari Ekrem Salihu, kërkoi të dijë nga Hoxha se me rastin e anulimit të një tenderi  a ka dëm material dhe po ashtu kërkoi të dijë se gjatë kohës sa ka qenë duke e udhëhequr OSHP-në, afërsisht sa vendime kanë qenë për anulimin e procedurave të tenderimit.

Në lidhje me këto pyetje, Hoxha tha se ai nuk mendon se me rastin e anulimit të një procedure të tenderimit duhet të ketë dëm material për dikë pasi sipas tij mund të përsëritet ai aktivitet i tenderimit ndërsa rreth asaj se në sa raste OSHP-ja ka anuluar procedurat e tenderimit, dëshmitari shtoi se rreth diku 10% nga të gjitha vendimet.

“Dihet se OSH-ja gjatë vendimmarrjes ose e aprovon ankesën e operatorit ekonomik dhe anulon vendimin e autoritetit kontraktues ose e refuzon ankesën dhe vërteton vendimin  e autoriteti kontraktues ose e anulon krejt vendimet e prokurimit, mujnë me qenë rreth 10% te të gjitha vendimeve të anulohen, afërsisht po them”, theksoi ai.

Dëshmitari po ashtu u pyet nga prokurori Ibrahimi se çka është zhvilluar në OSHP, në kohën kur Tefik Sylejamani është emëruar ushtrues i detyrës së këtij institucioni pas largimit të tij nga ky organ por ai refuzoi të deklarohet për zhvillimet pas dorëheqjes së tij më 15 janar 2016.

Në fund të kësaj seance, prokurori Ibrahim Berisha, e prezantoi një shkresë të Ministrisë së Forcës së Sigurisë, me të cilin ajo Ministri ka pohuar se nga kjo procedurë e tenderimit nuk kanë pësuar ndonjë dëm material por kanë pësuar dëm moral sepse i është dëmtuar imazhi dhe besueshmëria.

Ndryshe, me aktakuzën e prokurorisë, pretendohet se me veprimet e të akuzuarve MFSK-ja, ka pësuar dëm të konsiderueshëm material.

Përpos prokurorit, edhe mbrojtësi i të akuzuarit Tefik Sylejmani, avokati Hekuran Haxhimusa, prezantoi para trupit gjykues një vendim të OSHP-së, të 28 gushtit 2018, sipas së cilit paneli shqyrtues i prokurimit ka aprovuar ankesat e operatorëve ekonomik dhe ka anuluar tenderin e njëjtë për të cilin akuzohen tash Sylejmani e Salihu.

Haxhimusa tha se këtë vendim po e prezanton për të parë nëse prokuroria do të akuzon edhe panelin shqyrtues aktual të OSHP-së, të cilët e kanë anuluar një tender.

“Prapë OSHP-ja e ka kthy në rivlerësim si në rastin konkret, në panelin që është aktualisht për të njëjtin tender, tash po e këqyrim a po akuzohen edhe ata”, tha Haxhimusa

E prokurori Ibrahimi i tha se njëjtë do të veprojë për të gjitha ata që shkelin ligjin.

“Gjithsesi, për krejt ata që e kanë shkelë ligjin, kjo nuk ka të bëj fare me çështjen e cila është duke u gjykuar por e prezanton një vendim që po zhvillohet në një procedurë administrative dhe nuk kurrfarë baze ligjore dhe nuk ka të bëj fare me çështjen”, tha prokurori Ibrahimi.

Ndryshe, seanca e radhës në të cilën do të behet administrimi i provave është caktuar për 21 shtator në ora 13:00.

Sipas aktakuzës, Tefik Sylejmani dhe Ekrem Salihu, duke shfrytëzuar pozitën e tyre si anëtarë të OSHP-së, nga viti 2015 e deri më 19 maj 2016, kanë shfrytëzuar pozitën e tyre zyrtare dhe kanë tejkaluar kompetencat e tyre, duke vepruar në dëm të autoritetit kontraktues “Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës”, që kishte shpallur tenderin “Furnizim, përgatitje dhe sigurim të ushqimit në kuzhinat e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës (MFSK)-Loti 1”.

Për këtë tender kishin aplikuar operatorët ekonomikë N.H “Amazona”, “Oda Grup” SH.A, “Global Parajsa” dhe “Ciani Trading Servis”, SH.P.K “Beni Dona”, Plus dhe NPT. “Florenti dhe Korabi”.

Në aktakuzë thuhet se të akuzuarit në kundërshtim me ligjin e kanë aprovuar ankesën operatorit ekonomik “Florenti&Korabi Company”, për tenderin “Furnizim përgatitje dhe sigurim të ushqimit në kuzhinat e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) de MFSK-së-Loti 1”, dhe si pasojë kanë anuluar operatorët ekonomikë si të papërgjegjshëm.

Sipas prokurorisë, ka pasur më tepër se dy operatorë ekonomikë të përgjegjshëm të cilët me dokumentacion të kompletuar kanë marrë pjesë në tenderin e FSK-së dhe MFSK-së, por të akuzuarit e kanë kthyer tenderin në rivlerësim dhe e kanë shpallur të pavlefshëm.

Këtë vendim mbi aprovimin e ankesës së operatorit ekonomik “Beni Dona”, prokuroria pretendon se të akuzuarit, e kanë bërë duke votuar pa kuorum, me vetëm dy anëtarë.

Në bazë të aktakuzës, me këtë vendim, Tefik Sylejmani është caktuar në pozitën e ushtruesit të detyrës së kryetarit të OSHP-së, dhe në të ka nënshkruar vet Sylejmani, e po ashtu edhe i akuzuari tjetër Ekrem Salihu.

Me anë të këtyre veprimeve, të akuzuarit pretendohet se i kanë sjellë dëm të konsiderueshëm material FSK-së dhe MFSK-së, të cilët më pas është dashur që të veprojnë në mënyrë emergjente për furnizimin me ushqim të FSK-së dhe MFSK-së./betimiperdrejtesi/

Prej një nëntorit krijuesit, përformuesit dhe punëtorët profesional do t’i marrin rrogat me rritje

0

 

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës, e gjashta me radhë për këtë vit, është miratuar Koncept Dokumenti për Gradimin dhe Pagat e Krijuesve dhe Performuesve të Kulturës dhe Punonjësve Profesionalë të Trashëgimisë Kulturore.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi në ekspozenë e tij tregoi se Koncept Dokumenti ka për qëllim krijimin dhe zhvillimin e politikave kulturore, ambientin dhe mekanizmat e përshtatshëm për promovimin e kulturës, e cila konsiderohet një prej çështjeve më të rëndësishme.

Në këtë kuadër, Koncept Dokumenti parasheh mbështetjen e kapaciteteve njerëzore në fushën e kulturës dhe trashëgimisë kulturore, sigurimi i një trajtimi të dinjitetshëm dhe meritor për këtë kategori të rëndësishme të shoqërisë, me qëllim të ngritjes së performancës institucionale dhe pasurimit të jetës kulturore dhe mbrojtjes së trashëgimisë kulturore në vendin tonë.

“Pagat dhe gradimi i punonjësve të kulturës dhe të trashëgimisë kulturore janë rregulluar me Rregulloren nr. 05/2011 për gradimin dhe pagat e krijuesve dhe performuesve të kulturës dhe punonjësve profesional të trashëgimisë kulturore, rregullore kjo e cila ka bërë një rregullim adekuat dhe meritor, por me kalimin e kohës janë hasur probleme me çështjen e gradimit të punonjësve të fushës së kulturës dhe trashëgimisë kulturore, në lidhje me gradat joadekuate; statusi dhe pozicionimi jo adekuat profesional; problemi i pagave të ulëta jo konkurruese me rajonin; dhe trajtimi i pabarabartë i punonjësve brenda institucioneve”, tha ministri Gashi.

“Me sigurimin e një page bazë konkurruese me rajonin do të kontribuojmë në konkurrencë dhe interesim më të madh të punëtorëve profesionistë të kulturës për angazhim në institucionet publike të kulturës dhe të trashëgimisë kulturore. Me miratimin e Rregullores, kemi dhënë përgjigjen e duhur dhe meritore, për çështjet e sistematizimit të pagave, gradimit dhe kategorizimit të krijueseve, performuesëve të kulturës dhe punonjësve të trashëgimisë kulturore, me këtë rregullore kemi krijuar parakushtet për të arritur objektivat e përcaktuara në politikat programore për kulturë e trashëgimi kulturore” tha ministri Gashi.

“Urime për të gjithë krijuesit, performuesit dhe punonjësit e trashëgimisë kulturore për pagat e reja me rritje, paga meritore dhe të dinjitetshme të cilat sigurojnë një të ardhme të ndritshme për kulturën dhe mbrojtjen e trashëgimisë” shtoi ministri Gashi.

Transferi i parë i Zidane në Man Utd do të jetë Griezmann

0

Mourinho me shumë gjasë do të largohet nga Old Trafford për shkak të dështimeve të ekipit.

Sipas shtypit anglez, ai mund të zëvendësohet nga ish-trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, i cili veçse ka pohuar tashmë për një rikthim të tij në skenë si trajner.

Madje, gazeta franceze “Le 10 Sport” ka shkuar edhe më larg, transmeton Klan Kosova.

Sipas saj, Zidane u ka thënë stafit të Djajve të Kuq se dëshiron ta transferojë Antoine Griezmann nga Atletico Madrid, për të cilit do të paguante 200 milionë euro.

United nuk është ekipi i parë që po kërkon t’i sigurojë shërbimet e francezit. Për të është interesuar shumë edhe Barcelona.

27 vjeçari ka deklaruar se nuk e ka ndërmend të largohet nga Atletiko. Mirëpo ndoshta loja nën komandat e bashkëkombasit të tij, Zidanes, dhe krah Pogbas do t’ia ndryshojnë mendjen.

Ditë më parë Griezmann ka shprehur dëshirën e tij që ta përfundojë karrierën në SHBA, në Los Angeles apo Miami, në ekipin e ri të David Beckham, Inter Miami.

Akuza të rënda nga Mërgim Mavraj

0

Mërgim Mavraj ka thyer heshtjen duke folur në një intervistë për medien gjermane “Bild”, ku ka shpjeguar vështirësitë që kaloi te skuadra e Hamburgut gjatë sezonit të kaluar.

Qendërmbrojtësi 32-vjecari luajti gjatë pjesës së parë të sezonit, por me ardhjen në krye të bankinës së Hamburgut të teknikut gjerman, Christian Tic, ai u përjashtua menjëherë nga ekipi i parë. Këtë vendim të trajnerit, Mavraj nuk ka arritur ta kuptojë edhe sot e kësaj dite.

“Nga ana njerëzore ai trajner vlen zero. Te gjithë të tjerët nuk i gjykoj, sa do që shume ja kanë dalë të mos shikojnë më mbrapa. Qoftë dhe vetëm një zyrtar i vetëm i klubit nuk më folur asnjë herë për atë masë që u mor ndaj meje. Trajneri ka të drejtë të përjashtojë lojtarët, por në rrethanat e duhura”, deklaroi Mavraj, përcjell Sport Ekspres.

“Ishte diçka që ndodhi si pasojë e gabimeve nga njerëz të ndryshëm në të gjitha nivelet e klubit. Më erdhi keq, pasi pas rënies nga Bundesliga, u bëra shënjestër për disa nga fansat, ndërkohë që harruan se vetëm një vit më parë më cilësoni si hero kur shpëtuam në fund nga rënia. Ndoshta rënia nga kategoria ishte qëllimi i drejtuesve të klubi”, përfundon Mavraj duke hedhur akuza të forta.

Sulmohet polici në Prizren

0

Policia e Prizrenit njofton se pak pas mesnatës, një patrullë e Policisë e kishte pikasur një veturë “Audi A4” që lëvizte përgjatë rrugës “Tirana” e në të cilën ndodheshin katër persona.

Para se të ndalohej vetura, patrulla i ka informuar edhe njësitet tjera që ishin në terren për ndaljen e automjetit të dyshimtë dhe reagimi ka qenë i shpejtë.

Pas ndaljes së veturës shoferi B.U. i ka treguar dokumentet, ndërkaq tre të tjerët janë deklaruar se nuk posedojnë fare dokumente.

Gjatë kontrollit të të dyshuarve, te njëri është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë e llojit “Zastava”  me dy karikatorë dhe 22 fishekë të kalibrit 9mm.

Sipas Policisë, njëri nga të dyshuarit ia kishte dhënë vrapit në tentim për të ikur por dy policë e kanë ndjekur.

“Gjatë arrestimit, i dyshuari kishte sulmuar një polic të cilit i shkakton lëndime trupore”, njofton Policia e Prizrenit.

Pas arrestimit dhe sjelljes në ambientet policore të njëjtit janë intervistuar e më pas është informuar prokurori i shtetit për rrjedhën e ngjarjes.

Pas hetimeve fillestare ka rezultuar se  B. U. dhe E. A. janë të njohur për policinë për vepra të ndryshme penale si grabitje, tentim vrasje e narkotikë.

Të njëjtit janë ndaluar nën masën e arrestit policor.