20.1 C
Prizren
E hënë, 30 Qershor, 2025
Home Blog Page 4617

MASHT-i certifikon mësimdhënësit e gjimnazit „Loyola“ në Prizren, për Kurrikulën e re programore

0

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe e Teknologjisë e Kosovës ka certifikuar grupin e parë të mësimdhënësve të gjimnazit „Loyola“ në Prizren, të cilët, pas trajnimeve të nevojshme, vitin e kaluar kanë zbatuar në praktikë Kurrikulën e re programore të hartuar nga kjo Ministri.

Janë gjithsej 33 mësimdhënës të certifikuar, ndërsa grupi tjetër pritet të certifikohet vitin e ardhshëm.

Tërë stafi është i përkushtuar të implementojë Kurrikulën e re dhe risitë që sjell ajo, për të qenë në linjë të zhvillimeve dhe reformave nëpër të cilat po kalon sistemi shkollor, jo vetëm te ne, por edhe në vendet tjera evropiane..„Loyola – Gymnasium“, sivjet, për të dytin vit me radhë vazhdon të zbatojë Kurrikulën e re programore në nivelet e parapara, njëkohësisht duke u ofruar kushtet e nevojshme nxënësve dhe mësimdhënësve për një arsimim cilësor dhe atraktiv.

 

Ky është numri i pjesëtarëve të UÇK-së, Rahoveci kishte më së shumti ushtarë, Prizreni renditët i pesti (Dokument)

0

Sipas një dokumenti që e ka siguruar Gazeta Blic, sipas IOM-it dhe OSBE-së, numri i pjesëtarëve që kanë qenë në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, është dukshëm më i vogël se sa numri që sot kanë marrë statusin e veteranit.

Sipas këtij dokumenti që e posdeon Gazeta Blic, ku klasifikimi i ushtarëve të UÇK-së është bërë bazuar nga komuna prej nga vijnë, numri total i ushtarëve të Ushtrusë Çlirimtare të Kosovës ishte 27 mijë e 774.

Qyteti i Rahovecit kishte numrin më të madh të ushtarëve me 2286, e pasuar nga Gjakova me 2081.

Suhareka është në vendin e tretë, me 1876 ushtarë, e pasuar nga Skenderaji me 1750 ushtarë, raporton Gazeta Blic.

Gjithnjë sipas këtij dokumenti të IOM-it dhe të OSBE-së, Prizreni ishte qyteti i pestë me numrin më të madh të ushtarëve, e pasuar nga Gllogovci, Ferizaj, Podujeva e kështu me radhë.

Në vazhdim e gjeni dokumentin:

Ndërkaq, gjatë procesit të verifikimit të ish- ushtarëve të UCK-së nga ana e Komisionit Qeveritar, ky numër ka shkuar në 60 mijë.

Prokuroria e shtetit kishte nisur hetimet për këtë rast. Madje, prokurori special, Elez Blakaj kishte bërë të gatshme aktakuzën ndaj udhëheqësve të këtij procesi, mirëpo ai u largua nga Kosova me arsyetimin se po kërcënohej.

Shumica e ish- komandantëve kanë dalë kundër deklaratave të Blakajt. Ish- komandanti i Zonës së Dukagjinit, dhe tani kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj e ka quajtur hajn të plulave dhe mashtrues, ish- prourorin Blakaj.

FOTO/ VIDEO/ Momenti kur vrasësi ecën me gruan dy orë para se ta vriste, gjatë ‘seksit’….

0

Disa pamje të publikuara, të cilat janë marrë nga kamerat e sigurisë thuhet se tregojnë momentin kur një vrasës takon viktimën e tij dhe e çon drejt vdekjes.

Sipas DailyMail, bëhet fjalë për Richard Bailey, i cili u takua me nënën e dy fëmijëve, Charlotte Teeling, në një dyqan pasi ajo kishte qenë në një natë jashtë në Birmingham, Angli në shkurt të vitit të kaluar.

Siç thuhet më tej, ai kishte biseduar me të, para se ta bindte që të kthehej në shtëpinë e tij, ku më vonë u gjet e vdekur nga lëndimet në qafën dhe gojën e saj, shkruan Telegrafi.

Bailey kishte bërë “shenja pornografike” në trupin e saj, në një përpjekje për të mbështetur pretendimin e tij se ajo vdiq aksidentalisht gjatë seksit.

Pasi u dënua për vrasje, policia publikoi pamjet që tregojnë lëvizjet e fundit të Charlotte, duke treguar takimin e saj me Bailey, si dhe duke shkuar shkallëve, para se të futej në shtëpinë e tij.

j.

© S

37 aksidente e 1010 tiketa të shqiptuara për 24 orë

0

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë ndodhur gjithsej 37 aksidente në komunikacion.

Sipas policisë, 13 prej tyre ishin me të lënduar, ndërsa 24 të tjera ishin vetëm me dëme material.

Policia ka bërë të ditur se vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë shqiptuar gjithsej 1 mijë e 10 tiketa.

Digjet një shtëpi në Xërxë të Rahovecit

0

Është raportuar se për shkaqe ende të panjohura në një shtëpi të pabanuar në fshatin Xërxë të Rahovecit në të cilën kishte pasur ushqim të bagëtive kishte shpërthyer një zjarr.

Si pasojë e zjarrit ishin shkaktuar dëme ku ishin djegur disa makina-mjete pune dhe ushqim i bagëtive.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante ndërsa njësiti zjarrfikës ka lokalizuar zjarrin. Përveç dëmeve materiale nuk është raportuar për të lënduar.

Begaj e Berisha, takojnë protestuesit për rrugën Kijevë-Malishevë

0

Banorët e fshatrave që jetojnë përgjatë rrugës Kijevë-Malishevë, kanë protestuar në shenjë pakënaqësie, për vonesën e shkaktuar në rregullimin e kësaj rruge, e cila është në përgjegjësi të Ministrisë së Infrastrukturës.

Muaj më parë, Ministria e Infrastrukturës, ka filluar punimet në riparimin e kësaj rruge, por ende nuk ka përfunduar rregullimi i saj.

Banorët protestues janë takuar edhe me Kryetarin e  Malishevës, Ragip Begaj dhe nënkryetarin Hajdin Berisha.

Krerët e kësaj komune i kanë sqaruar banorëve, se kanë biseduar me  Lekajn, dhe ky i fundit i ka premtuar se brenda javës do të fillojnë punimet.

“Çdo brengë e juaja, është edhe brengë e jona. As unë nuk ndihem mirë kur ka probleme të këtilla, por këtë çështje, ditë më parë e kam biseduar me ministrin Lekaj, dhe kam marrë premtimin nga ai se brenda javës, do të fillojnë punimet, por gjithsesi se këtë shqetësim tuajin, do ta përcjellim në ministri, përsëri”, tha Begaj, duke iu drejtuar protestuesve.

Nga ana tjetër, protestuesit kanë deklaruar se “nëse brenda 30 ditëve, nuk përfundojnë punimet, atëherë do t’i bllokojnë magjistralet Prishtinë-Pejë dhe Prishtinë Prizren.

Theret me thikë një person në Prizren

0

Një person është therë me thikë në Prizren.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK në Prishtinë.

I dyshuari është larguar në drejtim të panjohur. /PrizrenPress.com/

Arrestohet një person në Piranë të Prizrenit

0

Një person i kërkuar është arrestuar nga policia në fshatin Piranë të Prizrenit.

Arrestimi i tij është me urdhër të Gjykatës Themelore në Gjakovë.

I arrestuari është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Prizrenit./PrizrenPress.com/

Skënderbeu serb?! Polemika e Mitkos me historianin grek Paparigopulos

0

Është rikthyer këtë të hënë, për të zhvilluar sesionin e dytë Konferenca Ndërkombëtare e Albanologjisë, kushtuar Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Ndërsa kjo konferencë do të vazhdojë deri më 26 Tetor, për t’i lënë më pas vendin sesionit të tretë dhe të fundit që do të mbahet në muajin nëntor, studiuesi i njohur Dhori Qiriazi ka folur për një pamflet të gjatë në mbrojtje të origjinës shqiptare të Skënderbeut, polemikë e Mitkos me historianin grek Paparigópoulos, tekstin e së cilës e ka gjetur në dorëshkrimet e atdhetarit korçar.

Sesioni parë i konferencës, që ka nisur në maj është kurorëzuar me sukses përmes 14 ligjëratave madhore, të cilat u zhvilluan deri në fund të qershorit. Faqe të panjohura të historisë janë shpalosur gjatë referencave dhe debateve të konferencës. Një event i jashtëzakonshëm në sesionin e parë kanë qenë edhe kumtesat që u mbajtën nga profesoresha italiane Lucia Nadin dhe studiuesi shqiptar Aurel Plsari, në lidhje me zbulimin e një dorëshkrimi të mëhershëm të Marin Barletit “Rrethimi i Shkodrës”, i cili u pasqyrua gjerësisht dhe në media. Ky dorëshkrim ka hedhur dritë mbi origjinalitetin e padikutueshëm të veprës së Barletit.

Konferenca gjatë këtij harku kohor ka rezultuar me prurje shkencore mjaft interesante, duke shpallur njohjen për arkivat dhe dokumentacione interesante në Bibliotekat Botërore që flasin jo vetëm për figurën e Skënderbeut, por edhe për përpjekjet e vadueshme të shqiptarëve kundër pushtimeve turke dhe si mbrojtës të qytetërimit europian.

Sesioni i dytë i Konferencës Ndërkombëtare të Albanologjisë, ka nisur punimet dje me fjalën e profesor Dhori Qiriazit, i cili ka ardhur nga Greqia posaçërisht për këtë konferencë. Profesor Qiriazi, në kuadër të Konferencës Mbarëkombëtare të Skënderbeut rrëfeu zbulimin e tij mbi një shkrim të bërë nga Thimi Mitko.

Skënderbeu serb?! Polemika e Mitkos me historianin grek Paparigopulos

“Ligjërata ime merr shkas nga një dokument që kam zbuluar në arkivin Shtetëror Shqiptar, këtu në Tiranë, para disa vitesh të Thimi Mitkos. Një dorëshkrim prej 15 faqesh që flet për një polemikë të Mitkos me historianin grek Konstandinos Paparigopulos. Ky i fundit konstaton apo korrigjon, që sipas tij, Skënderbeu nuk është aspak shqiptar, por me origjinë sllave. Mitko sapo lexoi këtë shkrim të Paparigopulosit shkruajti një letër të gjatë e ku i kundërvihet me dokumente dhe në mënyrë emocionale dhe thekson se Skënderbeu nuk është vetëm gjak shqiptari, por është frymëzim për popullin shqiptar. Po ashtu ashtu si Rilindësit e tjerë, Mitko ka kuptuar se për t’u bërë Shqipëria, që sipas tij ishte një vreshtë e lënë djerrë duhen bërë njerëzit shqiptarë dhe kjo bëhet përmes Skënderbeut dhe ringritjes së figurës së tij, duke u kthyer në një maja të ngjizjes së popullit shqiptar. Është diçka shumë e rëndësishme, e realizuar mirë dhe e menduar mirë”, thotë Qiriazi.

Dhori Qiriazi tha ndër të tjera se: “Për mua, Skënderbeu është një burim frymëzimi, është një hero, një mbi hero. Populli shqiptar ka një mallkim, “varr mosgjendur”, por Skënderbeu është një varrbekuar, varr kudogjendur. Siç thoshte Kadareja, Skënderbeu e ka varrin në Gjakun e Arbrit, e të Shqiptarit dhe unë do shtoja që Skënderbeu e ka varrin në frymën e lirë në dëshirën për liri, dhe frymëzon liri për ato persona që luftojnë për liri, jo vetëm në Ballkan, por në të gjithë Europën”.

Ligjëratat e këtij sesioni do të përfundojnë në fund të muajit tetor, ku do të jenë sërish një cikël ligjëratash shkencore, ku do marrin pjesë rreth 14 personalitete të cilët janë përzgjedhur nga komiteti shkencor. Tomi Frashëri, Kryetari i Sekretariatit teknik të Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit Skënderbeut tha se “finalizimi i kësaj konference madhore do të përmbyllet me një sesion kumtesash nga data 1-3 nëntor, e cila do t’i japë mundësi studiuesve të tjerë po aq të mirënjohur, të ligjërojnë mbi studimet e tyre rreth Skënderbeut.

Konferenca Albanologjike mbyllet në muaj nëntor, i cili është muaj i madh i pavarësisë, por dhe muaji përmbyllës i Vitit Mbarëkombëtar të Skënderbeut”. Sipas tij ky sesion do të ketë një numër të konsiderueshëm studiuesish që do parashtrojnë këndvështrimet e tyre për figurën e Heroit Tonë Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut.

“Sot e kemi nisur me Profesor Dhori Qiriazin, që vjen nga Athina. Po ashtu gjatë këtij sesioni do të kemi dhe figura të njohura, këtu po përmend Profesor Aleksandër Meksin, apo Profesor Luan Malltezin. Parashikohet që ky sesion të zgjasë deri më 26 tetor. Ndërsa në datat 1-3 nëntor do të kemi seksion maratonë me ligjërata të shkurtra.”, tha Frashëri, duke shtuar më tej se do jenë rreth 40 studiues me këto kumtesa. “Kjo Konferencë po jep fryte të rëndësishme në jetën akademike dhe duket se do të jetë një rast shumë i mirë për tu mbledhur për trajtesa të reja dhe gjurmët që ka lënë në histori Heroi ynë Kombëtarë Skënderbeu”, shoti ai.

Sipas Frashërit ky aktivitet e vlerëson deh pasuron në optikën shkencore figurën e Skënderbeut e jo atë politike apo të një natyre tjetër. Frashëri u shpreh se qeveria i ak dhënë rëndësi kësaj Konference shkencore dhe kumtesave që referohen në të, dhe vitin e ardhshëm këto kumtesa do të mblidhen së bashku e do të botohen, duke bërë kështu një libër të ri historie për Skënderbeun”.

Viti mbarëkombëtar i Skënderbeut do të mbyllet me samitin e madh të diasporës, në muajin nëntor, kur do jetë dhe seksioni i tretë i Konferencës së Albanologjisë. Në këtë muaj (nëntor) do të ketë dhe një sërë veprimtarish të mëdha që lidhen me figurën e Heroit tonë Kombëtar, por edhe të Europës mbarë.

Rritet në 68 numri i të vdekurve nga sulmi në Afganistan

0

Deri tash 68 është numri i personave që kanë humbur jetën nga sulmi i djeshëm në Afganistan.

Një sulmues vetëvrasës kishte hyrë në mes të protestuesve duke lënë të vdekur dhe shumë të plagosur, shkruan mediat e huaja, përcjell Klan Kosova.

Dhuna në krahinën e Nangarhar ka shpërthyer në prag të zgjedhjeve.

Përgjegjësinë për sulmin nuk e ka marrë zyrtarisht askush, por është Grupi terrorist, ISIS që ka shkaktuar maskara të ngjashme për të cilat ka marrë përgjegjësinë.