22.1 C
Prizren
E hënë, 30 Qershor, 2025
Home Blog Page 4618

Asensio: “Asnjëherë nuk e kam menduar largimin nga Reali”

0

Marco Asensio ka thënë se kurrë nuk e ka menduar largimin nga Real Madridi, pasi shkëlqeu me Spanjën në Ligën e Kombeve kundër Kroacisë.

Asensio dhuroi spektakël në Elche, ku shënoi njëherë dhe dhuroi 3 asistime në fitoren 6-0 të Spanjën që ia shkaktoi humbjen më të thellë në histori nënkampionit të botës.

Asensio është lidhur gjatë verës me një kalim të mundshëm te Liverpooli, por tha se dëshiron t’i qëndrojë besnik Realit me të cilin klub ka kontratë deri më 2023.

“Asnjëherë nuk e kam pasur për qëllim të shkojë diku tjetër”, u shpreh Asensio.

“Ky është sezoni im i tretë dhe mendoj se kam më shumë vazhdimësi dhe dukem më i rëndësishëm, këtë po e shoh në paraqitjet që po bëj”, shtoi ai.

22-vjeçari ka bërë 95 paraqitje për Los Blancos që nga viti 2016, ku ka shënuar 21 gola dhe ka fituar shumë trofe, veçuar dy të Ligës së Kampionëve

Boateng e ka telefonuar Mourinhon për t’i thënë ‘JO’ ofertës së United

0

Jerome Boateng ka konfirmuar se dy klubet, Manchester United dhe Paris Saint-Germain kane qenë të interesuara për shërbimet e tij.

Por, mbrojtësi 30-vjeçar nuk ishte i sigurt nëse dëshiron të lë Bayern Munichun, aty ku do të vazhdojë të jetë të paktën edhe për një sezon.

“E kam telefonuar Jose Mourinhon, i kam thënë se interesimi i tij ishte një nder për mua dhe e kam falënderuar shumë që insistoi për mua”, tha Boateng.

“Ia shpjegova Mourinhos së është e vështirë ta lë Bayernin, dhe se nëse e bëj, do të ishte vetëm nëse do t’i konvenonte klubit”

Shehu: Përmirësimi i infrastrukturës dhe i shërbimeve, prioritet kryesor i imi

0

Kreu komunal i Prizrenit ka emëruar Visar Shehun drejtor të Shëndetësisë së Prizrenit. Përmirësimi i infrastrukturës dhe i shërbimeve që ofrohen në shëndetësinë primare të Prizrenit do të jenë ndër prioritetet kryesore të drejtorit të ri të Shëndetësisë në këtë komunë.

Ai ka theksuar se në kuadër të përgjegjësive të tij ligjore do të angazhohet për përmirësimin e infrastrukturës dhe shërbimeve në shëndetësinë e Prizrenit, shkruan sot “Koha Ditore”.

Udhëheqjen e dikasterit komunal të Shëndetësisë, Shehu e ka marrë pasi që këtë post e ka liruar ish-drejtoresha Flaka Siqeca…

20 vjet nga vrasja e Azem Hajdarit

0

Sot janë bërë 20 vjet nga vrasja në Tiranë e deputetit dhe ish-kryetarit të parë të Partisë Demokratike, Azem Hajdari.

Azem Hajdari ishte qëlluar para selisë së PD-së, ku qëndronte ish-kryetari i kësaj partie, Sali Berisha.

Hjadari u qëllua me një breshëri plumbash, duke mbetur i vdekur në vend.

Më 14 shtator turma e irrituar dhe mbështetëse e PD-së sulmon me armë objektet e qeverisë, duke mbajtur në krahë arkivolin me trupin e vdekur të Azem Hajdarit dhe duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Fatos Nano.

Deputeti i Partisë Demokratike, Azem Hajdari, u ekzekutua mbrëmjen e 12 shtatorit 1998, pak metra larg selisë së PD-së në kryeqytet.

Nga breshëritë e plumbave gjeti vdekjen dhe truproja i tij, Besim Cera nga Dibra.

Për vrasjen e ish-liderit të dhjetorit u akuzuan Jaho Mulosmani si dhe tre vëllezërit, Izet, Ismet dhe Isamedin Haxhia, njerëz që qëndronin shumë pranë kryeministrit Berisha dhe mbanin poste të rëndësishme.

Ish-truproja i kryeministrit Sali Berisha, Izet Haxhia, sipas akuzës telefonoi Hajdarin dhe e nxori nga zyra e tij, ku dhjetë minuta më pas e ekzekutuan në pritë, ndonëse një moment i tillë mbetet realisht i paqartë.

Në një proces gjyqësor maratonë u cilësuan fajtorë Mulosmani, i cili u dënua përjetë si dhe dy vëllezërit Izet e Ismet Haxhia, që u dënuan përkatësisht me 25 dhe 20 vitet heqje lirie. I treti i vëllezërve Haxhia, Isamedini u dënua vetëm për armëmbajtje pa leje.

Edhe pse dosja u mbyll me ndëshkimin e tre personave, asnjëherë nuk u tha motivi përse u ekzekutua Azem Hajdari. Ndërkaq, u vërtetua se mbi deputetin kishte qëlluar me dorën e tij Fatmir Haklaj, i cili është vrarë më vonë gjatë një atentati të mirorganizuar. I vetmi që u shpall i pafajshëm për ngjarjen e shekullit, ishte Fatmir Meta. Ai u lirua nga salla e gjyqit.

FOTO/ Dënohet me burgim të përjetshëm, grekja që theri të riun shqiptar

0

Dënohet me burg të përjetshëm grekja e cila vrau një vit më parë shqiptarin Valton Loka, në Kretë. Në seancën gjyqësore të sotme autorja sulmoi me fjalë të ashpra bashkëshorten e viktimës, madje u desh ndërhyrja e policisë që të qetësonte gjakrat.

Gjykata greke ka dënuar me burgim të përjetshëm 27-vjeçaren e droguar që vrau me thikë shqiptarin Valton Loka, ngjarje e ndodhur Nëntorin e 2017 në ishullin e Kretës.

Në seancën e sotme gjyqësore, ishte edhe bashkëshortja e shqiptarit të ndjerë. Ajo fajësoi autoritetet greke se askush nuk i ka ardhur në ndihmë asaj dhe dy fëmijëve.

Gruaja shqiptare tronditi me dëshminë e saj, duke përshkruar se humbi bashkëshortin, shtyllën e familjes së saj. Ai u vra pa shkak, dhe gruaja mbeti e vetme me dy fëmijët e saj të mitur, më i madhi 7 vjeç. Ajo tashmë është larguar nga Kreta dhe jeton në Gjermani.

“Ajo vrau 4 vetë, burrin tim, mua dhe dy fëmijët tanë. Përse shteti nuk më mbrojti atë ditë? As gjykatat, as policia, as spitali… Askush nga institucionet përkatëse nuk funksiononte siç duhej”, tha e përlotuar e veja e 35-vjeçarit shqiptar.

Nga ana tjetër, autorja 27-vjeçare, e cila rezulton të jetë e droguar dhe e prekur nga virusi HIV/AIDS, tha në sallën e gjyqit se, “Nuk mund ta shikoj në sy gruan të cilës i mora jetën e burrit”. Ajo shtoi gjithashtu se me viktimën kishte marrëdhënie të mira, i cili shpesh e ndihmonte duke njoftuar ambulancën sa herë që ajo ndihej keq për shkak të drogës.

Grekja 27-vjeçare kërkoi nga gjykata që t’i jepej një mundësi për t’u futur në një qendër rehabilitimi dhe të rifillonte jetën nga e para. Më pas nisi të mallkonte dhe të kërcënonte të venë shqiptarit të vrarë. Situata në sallën e gjyqit u tensionua kur e pandehura tentoi ta sulmonte, por situata u vu nën kontroll.

Ndërsa prokurori i çështjes tha se autorja kishte vepruar me urrejtje ndaj viktimës dhe nuk ishte penduar për krimin që kishte kryer, duke kërkuar kështu dënim maksimal për 27-vjeçaren. Deklarata e tij nxiti reagimin e ashpër të të pandehurës. Gjykata e dënoi atë me burgim të përjetshëm dhe 2 mijë Euro gjobë.

Shqiptari 35-vjeçar, prind i dy fëmijëve 15 dhe 7 vjeç, u vra në 10 nëntor 2017 në Kretë, Greqi nga fqinja e tij, 27-vjeçare, përdoruese droge. Familja e tij jetonte prej kohësh në Ksiropotamo, Irakleo në Kretë.

Mësohet se autorja ishte e skeduar për vjedhje por ishte jashtë hekurave për shkak të gjendjes shëndetësore. Ajo jetonte në një shtëpi që nëna e saj e kishte marrë me qira, ndërsa ka edhe një vëlla në burg në Koridhali.

Shqiptari u sulmua me thikë nga fqinja 27-vjeçare, në shtëpinë e saj ku kishte shkuar i alarmuar pasi kishte dëgjuar që ajo bërtiste aq sa ngriti në këmbë lagjen. Shqiptari 35-vjeçari u përpoq të ndihmonte 27-vjeçaren e cila është përdoruese e drogërave, por ajo e goditi me thikë në kraharor duke e lënë të vdekur në vend.

Ndonëse fqinjët njoftuan menjëherë ambulancën për ta transportuar me urgjencë drejt spitalit, plagët e marra rezultuan fatale për shqiptarin.

Krimi ndodhi përpara syve të bashkëshortes së 35-vjeçarit, e cila pësoi tronditje të fortë. Policia arrestoi menjëherë autoren e krimit dhe i gjeti dy thika, njëra me gjakun e viktimës. Dyshohet se ajo mund të ketë qenë e droguar në momentin e krimit.

Autorja e vrasjes së shqiptarit, ishte lënë e lirë nga autoritetet vetëm disa orë përpara se të kryente krimin. Vajza ishte arrestuar dhe akuzohej për grabitje, ndërkohë që me kërkesë të prokurorit, një gjyqtar grek vendosi që 27-vjeçares t’i jepej një shans për t’u rehabilituar meqenëse është përdoruese droge. Kështu, e reja e cila është diagnostikuar edhe me HIV/AIDS, u la e lirë me kusht disa orë para se t’i merrte jetën 35-vjeçarit shqiptar Valton Loka.

Vajza ishte abuzuar seksualisht në moshë të re dhe gjatë viteve të fundit ka udhëtuar mes Athinës, Rodhosit, Kretës duke shitur trupin e saj.

Në orët e para të ditës së krimit, ajo kishte marrë ndihmën e parë në spital për shkak të gjendjes së dobët nga përdorimi i drogës dhe më pas ishte kthyer në shtëpi.

 

MKRS, përmbush obligimet ligjore në harmonizimin e legjislacionit vendor

0

 

Sot, në mbledhjen e Qeverisë, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi ka propozuar për miratim:

Projektligjin  për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr. 2003/24 Ligji i Sportit dhe Ligji Nr. 04/L-075 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr. 2003/24 për Sport; Projektligjin për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr. 02/L-88 për Trashëgimin Kulturore; Projektligjin për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit  Nr. 05/L-090 për Sponzorizime në Fushën e Kulturës, Rinisë dhe Sportit; Projektligjin për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit  Nr. 05/L-075 për Parandalimin dhe Sanksionimin e Dhunës dhe Dukurive Negative në Ngjarjet Sportive; Projektligjin për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit  Nr. 2004/22  për Kinematografinë; Projektligjin për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit  Nr. 04/L-097 për Bibliotekat.

Ministri Gashi tha se “Hartimi dhe zbatimi efektiv i legjislacionit përkatës mbetet prioritet i përgjithshëm i përgjegjësive propozuese të politikave dhe legjislacionit për fushat përkatëse. Republika e Kosovës gjendet në një proces të vazhdueshëm të reformimit të legjislacionit”. Po ashtu ministri Gashi tha se “Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka bërë harmonizimin e dispozitave përkatëse me Ligjin Nr.05/L-087 për Kundërvajtje”.

 “Vendimmarrja e sotme nga ana e Qeverisë së Kosovës shpreh po ashtu edhe zbatimin e objektivave strategjike, kompletimin e legjislacionit, harmonizimin e ligjeve dhe akteve ligjore me ligjet tjera në Republikën e Kosovës”, tha ministri Gashi.

Gjendet një person i vdekur në Prizren

0

Një person është gjetur i vdekur mbi Kalanë e Prizrenit. Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Hazir Berisha, teksa e ka konfirmuar këtë rast për Insajderi, ka thënë se viktima është i moshës 40 apo 45 vjecare, dhe se trupi i pajetë i tij është vërejtur nga një qytetar.

Berisha ka shtuar se dyshimet e para dërgojnë tek një vdekje natyrore, pasiqë sipas tij në trupin e viktimës, nuk ka pasur shenja dhune, por që mjekësia ligjore do ta jep vendimin përfundimtar.

“Po është e vërtetë. Ekipet tona kanë dalur në vendngjarje, po ashtu edhe ekipet e mjekësisë ligjore. Deri më tani nuk ka elemente për shenja dhune, mund të jetë vdekje normale, por mjekësia ligjore do ta jep sqarimin pas autopsisë.

Vendi ka qenë mbi Kalanë e Prizrenit, saktësisht në vendin Pasha Qeshme, dhe bëhet fjalë për një person të gjinisë mashkullore, dikund rreth 40 apo 45 vjec. Viktimën e vërejtur një qytetar i cili ka lajmëruar Policinë e Kosovës”, ka thënë Berisha./Insajderi.com

‘Letërsia Lëvizëse’ nga nesër nëpër Kosovë

0

Alter Habitus, organizon edicionin e parë të ‘Letërsia Lëvizëse’ – seri ngjarjesh letrare nëpër qytete në Kosovë.

Ky edicion ka për qëllim të përkujtojë dhe festojë jetën dhe krijimtarinë e shkrimtarëve: Fehime Selimi, Shpresa Vinca Tuda dhe Mirko Gashi. Letërsia e tyre do të lexohet në oborret e shtëpive të tyre, sheshet e qyteteve apo lagjeve.

Në Istog nesër në orën 17:00  do të lexohet e flitetpër letërsinë e shkrimtares Fehime Selimi, në oborrin e Shtëpisë së Kulturës në Istog.

Shkrimtarët mysafirë të mbrëmjes që do ta lexojnë letërsine e tyre janë: Naime Beqiri, Shukrije Gashi, Ilire Zajmi. Për realizimin e mbrëmjes falenderim të veçantë komunës së Istogut.

Ky aktivitet kulturor në Ferizaj do të mbahet të premten ku do të lexohet e diskutohet  për letërsinë dhe punën profesionale të Shpresa Vinca Tudës, në sheshin “Ismail Kadare”.

Shkrimtarët mysafirë të mbrëmjes janë: Agim Vinca, Qibrije Demiri Frangu, Kaltrina Lohaj dhe Mirlinda Koxha. Mbrëmja letrare realizohet në bashkëpunim me Komunën e Ferizajit dhe Klubin Letrar ‘De Rada’

Ndërsa, në kryeqytet më 17 shtator flitet për krijimtarinë  Mirko Gashit, mbi Kurriz në Dardani.

Shkrimtarët mysafirë: Ardiana Shala Prishtina, Aurela Kadriu, Arbër Selmani, Avni Zogiani dhe Donika Dabishevci. Mbrëmja letrare realizohet në bashkëpunim me zinën ‘Lirindja’, transmeton Klan Kosova.

Meta: Kujdesuni për Prevallën

0

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, është takuar me ushtruesin e detyrës së Ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të Kosovës, Fatmir Matoshit, të cilit i është drejtuar me një porosi.

Meta kërkoi nga Kosova që të ketë kujdes më të madh për Prevallën, pasi, sipas tij, është vend shumë i bukur dhe ka vlerë të veçantë gjë që e bën ta ketë shumë për zemër.

Matoshi duke iu përgjigjur porosisë së Metës, deklaroi se Prevalla është pjesë e kujdesit institucional dhe investimeve që do të ndërmarrim në ruajtjen e parkut nacional “Sharri”.

Të dy theksuan rëndësinë e bashkëpunimit mes dy shteteve në shkëmbimin e përvojave dhe realizimin e aktiviteteve të përbashkëta, përfshirë krijimin e hapësirave të gjelbra.

Meta shprehi gatishmërinë e Shqipërisë për thellimin e bashkëpunimit për ruajtjen e bukurive të shumta.

Në fund Matoshi e Meta planifikuan edhe ndërmarrjen e një aktiviteti të përbashkët në kuadër të fushatës tre mujore për pastrimin e Kosovës.

Meta: Kujdesuni për Prevallën

Vihet gurëthemeli për ndërtimin e Qendrës së Sporteve dhe të Panaireve në fshatin Greme të Ferizajit

0

Vihet gurëthemeli për ndërtimin e Qendrës së Sporteve dhe të Panaireve në fshatin Greme të Ferizajit

Grema e Ferizajit do të bëhet me palestër sportive. Për këtë sot, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, së bashku më Kryetarin e Kuvendit të Kosovës Kadri Veselin të shoqëruar nga Kryetari i Komunës së Ferizajit Agim Aliu, kanë venë gurthemelin për ndërtimin e sallës sportive.

Për ndërtimin e këtij objekti sportiv, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit do të investojë mjete financiare në vlerë prej 1 milion e 200 mijë euro gjatë vitit 2018. Ky projekt kapital u vlerësua se është i rëndësisë së veçantë dhe me interes të jashtëzakonshëm për qytetarët e Gremës dhe vendbanimeve përreth.

Ministri Gashi u shpreh se është shumë i lumtur që ky projekt filloi dhe sot po vendoset ky gurëthemel.

“Palestra në Greme është njëra ndër projektet më moderne që po financohet nga buxheti i shtetit, më saktësisht nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në infrastrukturën sportive. Ky projekt kapital që do të financohet nga MKRS do ketë kosto 1 milion e 200 mijë euro dhe do ta përfundojmë deri në fund të vitit 2019”, tha ministri Gashi.

Ai po ashtu tha se Komuna e Ferizajt vitin e ardhshëm do të bëhet edhe me Qendrën Multifunksionale Kulturore, Rinore dhe Sportive.

Ministri theksoi se “Qeveria e Kosovës dhe unë si ministër jemi të përkushtuar që të përmirësojmë infrastrukturën sportive në vend”.

“Të rinjtë tanë kanë talente të jashtëzakonshme, kemi detyrim që tu krijojmë mundësi të zhvillimit të aftësive të tyre me qëllim që sukseset, nëpër të gjitha disiplinat sportive, mos të na mungojnë”, përfundoi ministri Gashi.

Ndërkaq kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, tha se është i lumtur që po finalizohet ky projekt. “Ky fshat e meriton më së shumti sepse ka taksapaguesit më të mëdhenj të Republikës së Kosovës”.

Po ashtu edhe Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, u shpreh se po ndihet mirë që banorët e Gremes po bëhen me një qendër të tillë sportive. “Tashmë Ferizaj është kryeqendër e zhvillimit ekonomik dhe Gremja është vendbanim i zhvillimit ekonomik.”, tha ai.