26.6 C
Prizren
E diel, 29 Qershor, 2025
Home Blog Page 4620

Kush ia sugjeroi Kadaresë titullin për romanin “Kronikë në gur”?

0

Arkitekti dhe piktori Maks Velo, ka treguar se ishte ai që ia kishte sugjeruar Ismail Kadaresë që romanit “Kronikë në gur” t’ia vendoste këtë titull.

Në një intervistë për emisionin CODEX në KTV, Velo ka rrëfyer historinë se si Kadare i kishte kërkuar atij ta lexonte atë roman, – atëherë në dorëshkrim, – dhe t’i sugjeronte ndonjë titull.

Kush ia sugjeroi Kadaresë titullin për romanin â??Kronikë në gurâ??

Ideja e Velos që ai të titullohej “Kronikë në gur”, ishte pranuar më pas nga Kadare. I botuar më 1971, “Kronikë në gur” mbahet si një nga veprat më të rëndësishme të Ismail Kadaresë.

.

 

Kosova, fiton bindshëm kundër Ishujve Faroe

0

Kosova ka arritur fitoren e parë në Ligën e Kombeve duke i mundur Ishujt Faroe me rezultat 2-0. Arbër Zeneli shënoi për Kosovën në minutën e 48’të, kurse epërsinë e dyfishoi Vesel Nuhiu në minutën e 55

Një ndeshje për t’u  mend për Kombëtaren e Kosovës sonte.

 

Ata e kanë mundur me rezultat 2-0, Ishujt Faroe sonte duke kaluar të paret në grup, derisa kanë luajtur ndeshjen e tyre të parë në Ligen e Kombeve në Prishtinë, në flamurin e sapondërtuar “Fadil Vokrri në Prishtinë.

 

 

Super Arbër Zeneli shënon supergol, Kosova avancon 2-0

0

Kosova ka kaluar në epërsi Kosovën në minutën e 50’të.

Ai ka dribluar shumicën e mbrojtjes se Ishujve Faroe për të shënuar një gol të bukur.

Pas pesë minutave ka shënuar Atdhe Nuhiu për epërsinë 2-0. /GazetaExpress/

UP shtyn afatin për aplikim të studentëve në nivelin Master

0

Senati i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” gjatë mbledhjes së sotme vendosi që Fakulteti i Mjekësisë të ketë kandidatin Fisnik Kurshumliu si prodekan për çështje mësimore.

Në këtë mbledhje u vendos edhe të shtyhet afati për aplikim në nivelin Master si dhe “International Journal of Pharmaceutical Sciences Review and Research” u largua nga lista e revistave të kualifikuara për publikimin e punimeve shkencore.

Senati i UP-së me shumicë të votave gjatë mbledhjes së sotme votoi që profesori Fisnik Kurshumliu të zgjidhet prodekan për çështje mësimore në Fakultetin e Mjekësisë, në mandatin e mbetur deri në zgjedhje.

Senatorët studentë kërkuan që afati i konkursit për studentë të nivelit Master të shtyhet për një javë sepse studentët që po diplomojnë në Bachelor në afatin e shtatorit nuk po arrijnë të aplikojnë në nivelin Master.

Mirëpo, dekani i Fakultetit të Filozofisë, Bujar Dugolli, tha se kërkesa e këtyre studentëve nuk është e drejtë sepse kjo nënkupton shkelje të statutit të UP-së dhe afateve të përcaktuara me ligj.

“Nuk mendoj që është kërkesa e drejtë sepse ne duhet të pranonim të gjithë studentët në pranverë e jo si neve që na shkon shtatori edhe tetori duke i pranuar studentët. Çështja e atyre që nuk diplomojnë deri në fund të shtatorit mund të bëhet zgjidhje nëse s’plotësohen vendet se nëse plotësohen atëherë duhet të aplikojnë vitin e ardhshëm. Nëse vendoset, duhet të jetë për të gjitha fakultet e jo vetëm për disa fakultete”, tha Dugolli.

Por dekani i Shkencave Sportive, Musa Selimi nuk mendon njëjtë si Dugolli.

Ai tha që nuk është periudhë e gjatë kohore nëse afati për aplikim në nivelin Master shtyhet për një javë.

Pas shumë diskutimeve Senati mori vendim që me datën 21 shtator të shpallet konkursi për aplikim në nivelin Master, më 28 shtator të mbyllet, me 29 shtator të mbahet provimi pranues, ndërsa më 1 tetor të shpallen rezultatet preliminare, më 2-3 tetor të shqyrtohen ankesat dhe më 4 tetor të shpallen rezultatet përfundimtare, kurse më 10 tetor të bëhet regjistrimi i këtyre studentëve.

Dekani i Fakultetit të Filozofisë, Bujar Dugolli tha se revistat që nuk kanë kredibilitet të largohen nga lista e atyre që kanë.

Ai madje propozoi që të shqyrtohet edhe afati kohor i punimeve. Siç deklaroi ai nëse një punim nuk ka të paktën gjashtë muaj hulumtim të mos vlerësohet si punim shkencor.

“Jam që çdo revistë që s’ka kredibilitet të futet në listën e atyre që janë pa kredibilitet. Aspekti formal juridik plotësohet por aspekti akademik nuk plotësohet. Ligji i Arsimit le të thotë me recensent ndërkombëtar por a duhet të shkojmë kështu apo me këto forma elektronike ku dalin se dikush boton diçka pa asnjë vlerë shkencore dhe shitet sikur ka diçka shkencore. Secila revistë në rast se një punim nuk i ka marrë gjashtë muaj atëherë nuk ka vlerë akademike”, tha Dugolli.

Gjatë mbledhjes u diskutua dhe u miratua rasti i pesë kandidatëve të Fakultetit të Mjekësisë, të cilët në rezultatet preliminare ishin pranuar por në ato përfundimtare janë refuzuar, mirëpo emrat e tyre në këtë listë ishin lexuar me lexues optik, siç tha Dema, prandaj edhe ka ndodhur një lëshim.

Senatit iu kërkua që të votojë për këta studentë që pavarësisht që është përmbushur numri i studentëve në këtë fakultet t’u mundësohet që të jenë pjesë e këtij fakulteti sepse kishin përmbushur kriteret.

Senati votoi edhe Raportin e Komisionit për ankesa dhe parashtresa ne rastin e tre kandidatëve të cilëve iu është refuzuar kërkesa për pranim në studime të doktoratës edhe pas ankesës.

Nezir Çoçaj jep dorëheqje nga posti i deputetit

0

Deputeti nga radhët e PDK-së, Nezir Çoçaj ka bërë të ditur se ka dorëzuar mandatin e tij si deputet. Përmes një postimi në Facebook, Çoçaj ka treguar se arsyet e marrjes së këtij vendimi janë personale.

“Njoftoj qytetarët se nga dita e sotme kam dorëzuar mandatin e DEPUTETIT. Arsyet janë personale ( ka të bëjë me çështje profesionale). Po ashtu, falënderoje strukturat e partisë, anëtarët, përkrahësit dhe simpatizantët për mbështetjen e sinqertë të tyre.

Shpresojë shumë që të mos kem zhgënjyer shumë nga ju! Por jam i sigurt që me qëllim dhe me vetëdije nuk kam dashur asnjëherë t’ju lëndojë me veprimet e mija, gjegjësisht me mosveprimet.

Respekt të pafund për ju!”, ka shkruar Çoçaj.

Alli mungon ndaj Zvicrës shkaku i lëndimit

0

Dele Alli është tërhequr nga përfaqësuesja e Anglisë. Lojtari ka pësuar një dëmtim muskulor në ndeshjen ndaj Spanjës, dhe kjo është arsyeja e largimit të tij.

Trajneri Gareth Southgate nuk do ta ketë në dispozicion lojtarin e Tottenham për sfidën ndaj Zvicrës, transmeton kp.

Dele Alli ka luajtur në të katër ndeshjet për Tottenhamin këtë sezon dhe luajti për 90 minuta në takimin ndaj Spanjës.

Mesfushori pritet të jetë mungesë e madhe për “Tre Luanët” në sfidën ndaj helvetikëve.

Vetëvritet me armë zjarri një 13-vjeçar

0

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Fitore të Vlorës. Raportohet se një 13-vjeçar është gjetur i vrarë me armë zjarri.

“Më datë 10.09.2018, rreth orës 16:40, në fshatin Fitore, Vlorë, dyshohet se është vetëvrarë aksidentalisht me armë zjarri një djalë i mitur me gjeneralitetet M.A., 13 vjeç.

Në momentin e ngjarjes, fëmija ka qenë vetëm duke luajtur në një godinë ngjitur me banesën, ku dyshohet se është vetëvrarë aksidentalisht me armë zjarri tip Pistoletë TT”, njofton policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Visar Shehu emërohet drejtor i Drejtorisë së Shëndetësisë në Prizren

0

Visar Shehu është emëruar drejtor në Drejtorinë e Shëndetësisë pranë Komunës së Prizrenit.

“Nga fillimi i mandatit tim, Visari ka qenë këshilltar i imi për çështje ekonomike dhe financiare. Përndryshe, ai është ekonomist me profesion dhe njëri prej bashkëpunëtorëve më të afërt në rrugëtimin tim politik. Andaj këtë pozitë me shumë përgjegjësi dhe dikaster, ku nevojiten të bëhen reforma të thella, nga sot ia besoj Visarit”, njofton kryetari i Prizrenit Mytaher Haskuka./PrizrenPress.com/

Ministri Gashi vizitoi atelienë e skulptorit Gëzim Muriqi

0

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, i shoqëruar nga kryetari i Komisionit Qeveritar për Vitin e Skënderbeut, ka vizituar sot atelienë e skulptorit Gëzim Muriqi, punimi i të cilit është përzgjedhur nga ana e komisionit për kompozicionin e shtatoreve për tre liderët e Lidhjes Shqiptare: Ymer Prizreni, Avdyl Frashëri dhe Sylejman Vokshi.

Kjo vizitë nga ana e ministrit Gashi, është bërë pak ditë pas nënshkrimit të memorandumit të bashkëpunimit për mbështetjen financiare të projektit Kompozicion për tre liderët e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, në kuadër të kremtimit të Vitit Mbarëkombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu si dhe në vitin jubilar të shënimit të 140 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Sipas memorandumit të nënshkruar, MKRS-ja mbështet projektin me 20 mijë euro, projekt i cili duhet të përfundojë deri më 27 nëntor 2018. Ndërkaq, Komisioni Ndërministror bashkëfinancon projektin me vlerën financiare prej 150 mijë eurosh

Gashi ka parë nga afër punimet për kompozicionet e shtatores së Sylejman Vokshit me ç’rast u nda tepër i kënaqur me punën e skulptorit Muriqi.

Me këtë rast Gashi tha: “Jam tepër i lumtur që shoh nga afër punën e mrekullueshme të skulptorit Muriqi. Jam këtu për ta motivuar atë dhe garantuar se MKRS-ja do të jetë në mbështetje të plotë të tij dhe komisionit përkatës deri në përfundimin e këtij projekti me rëndësi për vendin dhe kombin tonë”.

Kompozicioni i shtatoreve të tre liderëve të Lidhjes, pritet të përfundohet në muajin nëntor të këtij viti.

Javën e ardhshme fillon lirimi i hapësirave të uzurpuara të Hekurudhës

0

Pas arritjes së marrëveshjes gjyqësore në mes të komunës së Prizrenit dhe Infrakos-it (hekurudhat e Kosovës),të hënën është mbajtur një konferencë për medie nga drejtuesit e institucionëve përkatëse, për fillimin e realizimit të pjesëve të zotimeve të kësaj marrëveshje.

Pjesë e kësaj konference të përbashkët mediale, ishin kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, drejtori i Inspektoratëve, Islam Thaçi, ai i Urbanizmit, Fatmir Memaj,dhe drejtori i Infrakos-it , Agron Thaçi, me bashkëpunëtorë.

Në fillim foli kryetari Haskuka, i cili tha se ndër pikat më të rëndësishme të marrëveshjes me drejtuesit e Infrakos-it, është pika e 11-të ku komuna obligohet për lirimin e pronave të uzurpuara dhe largimin e objekteve tjera pa leje në hapësirat e Hekurudhës.

Drejtori i Infrakos-it, Agron Thaçi, pret që të fillohet me zbatimin e marrëveshjes në praktikë, dhe organet kompetente komunale duhet të jenë koshiente në largimin e pronave të uzurpuara, që më pas të bëhet revitalizimi i trases së Hekurudhës për të vënë në funksion lëvizjen e trenave pas një periudhe në Prizren. Ai tha gjithashtu se, Infrakos ka bërë 80 padi në organet e drejtësisë për uzurpim të pronës për dëmtim të saj si pasuri kombëtare ndaj individëve dhe subjekteve të ndryshme, dhe se presim që këto organe të thonë fjalën e vet në zbatim të ligjshmërisë.
Drejtori i Inspektoratëve, Islam Thaçi, tha se ky dikaster tashmë ka hartuar një plan konkret për intervenim, dhe se aksionet e para për lirimin e hapësirave të uzurpuara do të fillojnë nga data 17 shtator , ku për një periudhë të caktuar do të intervenohet nga stacioni i trenit në Prizrenit deri tek kyçja në Autostradë. Ai tha më tej se, tashmë edhe zyrtarisht janë njoftuar të gjithë ata që kanë objekte të ndryshme , rrethoja e baraka pa leje në hapësirat e hekurudhës, për këtë vendim të kësaj drejtorie në zbatim të marrëveshjes me Infrakos-in.

Kurse, drejtori i Urbanizmit, Fatmir Memaj, tha se asnjë objekt i ndërtuar me leje nga organet kompetente komunale , sipas evidentimeve të bëra, nuk ka të bëjë me uzurpim të pronës së Hekurudhave, por shtoi se lejet e tilla janë në kundërshtim me Ligjin për Hekurudhat, duke lënë shumë paqartësi rreth këtij problemi që i ka shkaktuar telashe të mëdha jo vetëm Infrakos-it por edhe komunës së Prizrenit.

Ndryshe, pas një denoncimi për uzurpim të pronës së saj në Prizren nga ana e Infrakos-it në Gjykatën Themelore të Prishtinës, në muajin tetor të vitit të kaluar, kjo instancë e drejtësisë kishte marr vendim për masë të përkohshme, e cila kishte pezulluar Planin Zhvillimor Komunal dhe me këtë e kishte pamundësuar dhënien e lejeve të ndërtimit në gjithë territorin e Komunës së Prizrenit. Por, me 12 Qershor të këtij viti, ishte arritur marrëveshje mes komunës së Prizrenit dhe Infrakos-it për Pajtim Gjyqësor në Gjykatë, me ç‘rast ishte tërhequr padia dhe komuna e Prizrenit është zotuar për realizimin e obligimeve të dala nga takimet e mbajtura dhe të përcaktuara me këtë marrëveshje, ndërsa qytetarët prizrenas rifitonin prapë të drejtën për t’u pajisur me leje ndërtimore, nga e cila kishin qenë të privuar nga tetori i 2017-ës./tv prizreni/