19.9 C
Prizren
E diel, 29 Qershor, 2025
Home Blog Page 4623

Haxhi Avdyli: Thaçi e Haradinaj nuk e kontrollojnë gjithë Kosovën, Vuçiqin se ndaluan te Ujmani

0

Deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli, thotë se Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj nuk e kontrollojnë gjithë Kosovën.
“Sot Hashimi me Ramushin i treguan botës, ( në marrëveshje me Vuqiqin) që Kosovën e kontrollojnë poshtë nga Drenica e Mitrovica e jugut. Në Ujman e Veri Vuqiqi aty sndalet dot”, shkruan Avdyli.

Më tej ai thotë se Kosova ka djem e çika që do ta prishin planin e Vucicit dhe Hashimit për projektimin e ndajrjes së Kosovës.

“Sot plani i Hashimit e Vuqiqit për projektimin e vijave të ndarjes së Kosovës u jetësuan. Tash na mbetet neve me vendos a me pranu planin djallezor të tyre apo me rezistu. Besoj që Kosova ka djem e qika që rezistojnë dhe do ua prishin planin Hashim Vuqiq per ndarjen e Kosoves. Sot heshtja do të thotë pranim. Ju që sot po heshtni po e rrezikoni ardhmërinë e Kosoves më shumë se ata që po punojnë për realizimin e planit Hashim Vuqiq. Ne skem punë me Vuqiqn sepse ai ka interesat e veta, neve na duhet ti ndalim këta tanët se Vuqiqit pa ta i rrezohet projekti”, përfundon ai.

Luke Shaw i interesuar për marrëveshje të re me Manchester United

0

Futbollisti britanik, Luke Shaw, do të presë deri në gjysmën e dytë të sezonit për të nënshkruar një marrëveshje të re me skuadrën e Manchester United.

Mbrojtësi i anës së majtë i Manchester-it, i cili u lëndua të shtunën gjatë lojës, është i lumtur në këtë klub, mirëpo ai druan se mund të mos i vazhdohet kontrata pasi që është pranë skadimit, shkruan Goal.

 

Kjo është lista e lojtarëve që Zidani dëshiron t’i ketë në United

0

Francezi është i gatshëm që ta marrë rolin e Jose Mourinhos te Manchester Unitedi.

Zinedine Zidane e ka bërë një listë të lojtarëve që ai dëshiron t’i ketë në skuadër nëse e merr drejtimin e Unitedit, shkruan Mirror, transmeton Gazeta Express.

Toni Kroosi i Real Madridit, Thiago Alcantara dhe James Rodriguezi nga Bayern Munichu dhe i fundit, sulmuesi i Paris Saint-Germainit, Edinson Cavani.

E ardhmja e Mourinhos momentalisht është në dyshim, me Unitedin, i cili i ka humbur dy ndeshje në katër javët e para të Premierligës.

Zindedine Zidane momentalisht është i pa punë pas largimit nga Real Madridi, ku arriti t’i fitojë tri Liga të Kampionëve për dy vite e gjysmë. /Gazeta Express/

75 persona dënohen me vdekje në Egjipt

0

Protestat e vitit 2013 në Egjipt u mbajtën në njëvjetorin e inaugurimit të presidentit Mohamed Morsi.

Qëllimi i protestave që zgjatën 3 ditë ishte rrëzimi i presidentit Morsi, si dhe suspendimi i kushtetutës e zgjedhje të parakohshme.

Protesta në media lokale por edhe ndërkombëtare u cilësua si “Revolucioni i 30 Qershorit”, duke qenë një nga protestat më të mëdha në histori, me 14 milionë njerëz që ishin pjesë e saj.

Pas rrëzimit të presidentit, në muajin gusht përkrahësit e tij dolën në protesta paqësore, duke zënë dy lokacione për të bërë një protestë të palevizshme, mirëpo forcat ushtarake kishin bastisur këto lokacione për të shpërndarë të mbledhurit, duke rezultuar në vdekjen e gati 1 mijë protestuesve e lëndimin e 4 mijë të tjerëve.

Të dënuarit në vendimin e Egjiptit përfshijnë edhe liderin shpirtëror të vëllazërisë myslimane Mohamed Badie, liderët tjerë Essam al-Erian e Mohamed Beltagi, si dhe predikuesin e njohur të fesë islame, Safwat Higazi.

Letërsia është kërkim i përhershëm

0

Alda Bardhyli ka studiuar letërsi në Universitetin e Tiranës. Ajo është e njohur si gazetare dhe kritike e letërsisë.

Prej vitesh ajo punon në fushën e botimeve si drejtuese e “Shtëpisë Botuese Saras” dhe tashmë e Botimeve UET PRESS. Ajo është drejtore e Qendrës së Studimeve Shqipe Kadare, ngritur pranë Universitetit Evropian të Tiranës, shkruan sot “Koha Ditore”.

Organizatore e “Letërsia dhe qyteti”, një projekt që ka në qendër letërsinë dhe autorët shqiptarë, i cili prej dy vjetësh e ka kthyer letërsinë faktor në hapësirat shqiptare. Së fundmi ajo është autore e librit “Maks Velo, jetë paralele”, ku për herë të parë në historinë e vendeve ish-komuniste është botuar dosja e plotë e përndjekjes, hetimit dhe burgosjes së një artisti.

Libri është një rrëfim i jetës në dy kohë, një sipas dosjes së Sigurimit të Shtetit dhe një sipas rrëfimeve që artisti i bën Bardhylit.

Bardhyli është personazhi i kësaj jave që rrëfehet në rubrikën e përjavshme “7 Shkronjat” në “E diela e Koha Ditore”.

E zeza. Gjithnjë më ka pëlqyer e zeza. E zeza është ngjyra më e fuqishme, përmbledh e nuk përjashton asnjë ngjyrë, kështu thonë japonezët.

Herët kam kuptuar se ti mund të ndërtosh figurat që do brenda një errësire, ose mund të ecësh përmes saj për të gjetur rrugë të reja…

Kee Marcelo premton spektakël në HardhFest

0

Ish-anëtari i grupit muzikor “Europe”, Kee Marcelo theksoi se kur ka mbërritur në Rahovec, ka mbetur i mahnitur nga pamja e bukur, vreshtat e shumta, ndërsa premtoi se sonte do të përformojë hitet më të mira të grupit “Europe” të viteve të 80-ta dhe të 90-ta.

Marcelo bëri këtë deklaratë në konferencën e organizuar në ditën e dytë Festivalit të rrushit “Hardh Fest” që po mbahet në Rahovec.

Ai paraqiti përshtypjet e tij të para për Rahovecin dhe Kosovën, ku tha se ka bërë një video dhe ia ka dërguar gruas se tij, e cila e ka mbetur e mahnitur nga ajo që ka parë dhe e ka pyetur ”A je në parajsë?”.

“Unë kam përgatitur për të përformuar një listë të veçantë të këngëve të grupit ‘Europe’, janë këngët më të rëndësishme të periudhës sime dhe të karrierës sime që kam pasur në grupin. Është hera e parë që jam në Kosovë dhe jam shumë i lumtur që përformoj për ju me këngët e kohës sime. Ju do t’i dëgjoni të gjitha hitet e periudhës sime, që kemi pasur me grupin gjatë viteve të 80-ta dhe të 90-ta”, tha ai.

Ai tha se qytetarët e Kosovës janë shumë miqësore dhe janë të ngjashëm me suedezët, transmeton kp.

“Nuk është se kam dëgjuar shumë për Kosovën, por njerëzit e din pak a shumë historinë dhe unë kam përshtypjet jashtëzakonisht të mira për Kosovën. Ajo që së pari kam pa kur kam arritur këtu, është se njerëzit këtu janë shumë të dashur, janë shumë miqësor. Flasin me ju. Njerëzit mi kujtojnë suedezët”, tha ai dhe shtoi se do të kthehet përsëri në Kosovë, pasi siç tha ”sapo të më mbarojnë verërat dhe djathi do të vi sërish për të blerë në Kosovë”.

Koncerti do të jetë falas për të gjithë qytetarët që dëshirojnë ta përcjellin.

Urim Zenelaj te KB Prizreni

0

Përmes një postimi në faqen e Facebookut, klubi i Prizrenit ka njoftuar opinionin me përforcimin më të ri.

Bëhet fjalë për basketbollistin Urim Zenelaj, i cili sezonin që vjen do të jetë pjesë e klubit basketbollistik Prizreni.

Zenelaj, një emër i njohur në basketbollin kosovar, pritet të jetë një armë shtesë e klubit në fjalë në sezonin e ri, ndërsa në njoftimin e postuar thuhet që ky është përforcimi i fundit i Prizrenit sa i përket këtij afati kalimtar.

Sezonin që e lamë pas, Urim Zenelaj u shpall kampion me skuadrën e Bashkimit, skuadër në të cilën ai në Superligë lujti me mesatare prej 8.64 pikëve, 5.54 kërcimeve, 1 bllokade dhe 0.96 asistimeve për ndeshje.

Icardi del në mbrojtje të Messit: Është normale të bësh një pushim

0

Mauro Icardi, i cili është pjesë e Argjentinës për të luajtur ndeshje miqësore në këtë periudhë angazhimesh ndërkombëtare, dha një intervistë për TyCSports, në të cilën ka folur për ndjenjat e tij, pas kthimit në ekipin kombëtar.

Po ashtu, sulmuesi i Interit u ndal te mungesa e Leo Messi:

“Unë nuk ndjehem i rëndësishëm, sepse e vërteta është se ende nuk kam treguar asgjë për të marrë atë respekt. Duhet të jetë e rëndësishme për të shënuar gola, të fitoj respektin e grupit dhe kjo është ajo, pse jam sot këtu. Unë duhet të bie në dashuri me publikun me gola, jo me fjalë. Jam me fat që tek Interi kam shënuar gola, por këtë gjë e dua edhe në kombëtare.

Kur marr kritika negative, nuk iu kushtoj shumë vëmendje. Unë kam një personalitet të tillë për të marrë kritika. Pastaj, duke e ditur se si sillet gazetaria argjentinase me kombëtaren e futbollit, kur bën shumë kritika për asgjë, nuk shqetësohem dhe aq. Unë i dëgjoj, por ato nuk më lëndojnë”.

Lidhur me mungesën e Messit në kombëtare për miqësoret e shtatorit, sulmuesi zikaltër pranoi se “është diçka e rrallë, por është në rregull të marrësh një pushim, edhe në qoftë se njerëzve nuk iu pëlqen. Ne kemi biseduar më herët në trajnim, por nuk kisha kohë për të gjetur një partneritet perfekt me të. Është numri një në botë”.

Në Spitalin e Prizrenit, kryhet operacioni i parë me Laparaskop

0

Në Spitalin e Prizrenit, është kryer operacioni i parë me aparatin e ri, Laparaskop.

Operacioni është kryer nga dr. Afrim Avdaj.

“Operacioni i parë është kryer nga ekipi i udhëhequr nga kirurgu, njëherësh drejtori ekzekutiv i spitalit, Prof.ass.dr. Afrim Avdaj”, njofton  për “PrizrenPress”,  zëdhënësi i Spitalit, Shefajet Berisha,

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili ka njoftuar dje se pas 15 viteve, Spitali i Prizrenit është bërë me Laparaskop të ri.

Ai në Facebook ka shkruar se po bëhen investime për shërbimet mjekësore i cili nuk do të kufizohet vetëm në QKUK por në të gjitha Institucionet Publike Shëndetësore.

“Pajisje moderne, ne vlerë prej 60 mijë eurove, për kryerjen e operacioneve me metodat e fundit kirurgjike. Këtë vit kemi ndarë buxhet shtesë për pajisje për këtë spital. Përmirësimin e shërbimeve mjekësore nuk do ta kufizojmë vetëm në QKUK, por do ta shtrijmë në të gjitha Institucionet Publike Shëndetësore”./PrizrenPress.com/

Babai kanos vajzën, arrestohet nga Policia në Prizren

0

Një i dyshuar, mashkull, është arrestuar dje në mesditë në Prizren, pasi që i njëjti është raportuar të ketë kanosur dhe ushtruar dhunë psikike ndaj vajzës së tij.

Sipas njoftimit të Policisë, në raportin 24 orësh, babai i viktimës është dërguar në mbrojtje me urdhër të Prokurorit kujdestar