24.5 C
Prizren
E shtunë, 28 Qershor, 2025
Home Blog Page 4626

Dy të dyshuar për vjedhje të televizorit në Prizren,pajtohen të negociojnë marrëveshjen për pranimin e fajësisë

0

Dy të akuzuarit për vjedhje të rëndë, U.K. dhe Sh. E., kanë pranuar të hyjnë në negocim të marrëveshjes për pranimin e fajësisë, me Prokurorinë Themelore në Prizren.

Prokurori i rastit, Fatos Ajvazi, në seancën e së enjtes në Gjykatën Themelore në Prizren, ka propozuar hyrjen në negocim të kësaj marrëveshje, pasi sipas tij, dy të akuzuarit kanë shprehur gatishmëri.

Prokurori për këtë arsye, ka kërkuar që seanca e së enjtes të shtyhet për një ditë tjetër, për tu mundësuar negocimi i marrëveshjes për pranimin e fajësisë.

Mbrojtësit e të akuzuarve, avokatët, Blend Gjini dhe Labinot Elshani, nuk e kanë kundërshtuar një propozim të tillë të prokurorit për hyrjen në negocim të marrëveshjes për pranimin e fajësisë, për dy klientët e tyre.

Gjykatësi i çështjes, Mehmet Ndrecaj, ka marr aktvendim që seanca e së enjtes të shtyhet për një ditë tjetër, varësisht nga epilogu i negocimit të marrëveshjes mbi pranimin e fajësisë.

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj U. K.dhe Sh. E, të cilët i akuzon se më 20 tetor 2014, gjatë kohës së mesnatës në rrugën “Azem Bejta” në Prizren, duke e hapur derën e lokalit të të dëmtuarit D. G., hyjnë dhe nga aty marrin një televizor të vjetër në vlerë prej 80 euro, e më pas largohen nga vendi i ngjarjes.

Me këto veprime, ata akuzohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “vjedhje e rëndë”, nga neni 327.par.1.lidhur me par.31.të KPRK-së./betimiperdrejtesi/

Vizitorët, të dashuruar në qytetin historik të Prizrenit

0

Qyteti i Prizrenit është njëri ndër qytetet më të vizituara brenda vitit në Kosovë. Këtë e dëshmojnë edhe të dhënat e Info qendrës që funksionon në kuadër të Komunës së Prizrenit, por e dëshmojnë edhe asociacionet e tjera turistike, si ASB, pastaj “Caritas Kosova”, të cilat konstatojnë se numri i vizitorëve në këtë qytet është në rritje nga të gjitha anët. Në këtë fillimshtator, në qendër të qytetit” Shatërvani” është vështirë të gjendet një vend për t’u ulur, sidomos vikendeve. Na takuam familjen e Fatmir Hasanit nga Kumanova, që kishte ardhur vetëm për ta vizituar këtë qytet të bukur. “Këtu na pëlqen gjithçka, është shprehur për gazetën “Kosova Sot”, Fatmir Hasani.

Në anën tjetër, Izmir Hasanaj kishte ardhur nga Tetova. “Jemi këtu në Prizren, këtë qytet të bukur të shqiptarisë. Janë të njohur qebapët e këtij qyteti. Për ta vizituar pa diskutim është Kalaja e Prizrenit, pastaj kalldrëmi i njohur që e bën këtë qytet fascinues”.

Ai shton se vetë pamja e këtij qyteti ofron shumë.” Këtu pashë edhe pajtonin karakteristik, pastaj trenin, e po ashtu edhe ato biçikletat karakteristike për katër veta, Kalaja e institucionet e tjera të kulturës, të cilat janë vetë mrekullia e këtij qyteti”, pohon Izmiri, që shoqërohej nga bashkëshortja e tij, Mivadetja. Pikat më me interes për turistët sipas doktoreshës nga Tirana Anila Hoxha, janë objektet kulturore.

“Ky qytet ka marrë pak nga Berati, pak nga Gjirokastra, pak nga Shkodra, e më shumë nga vetvetja. Është qendër e këndshme për shumë vizitorë”, është shprehur ajo për gazetë. “Janë disa nga pikat e rëndësishme të Prizrenit, siç është kompleksi i LSHP-së, pastaj vijnë monumentet e vjetra historike, si xhamitë, kishat dhe monumentet e tjera sakrale”. Duhet thënë se Info Qendra Turistike është e organizuar në hapësirat e njërit prej objekteve komunale që quhet “Beledije”, e cila kohë më parë është restauruar me donacion të fondeve të Komisionit Evropian, të cilën Komuna, përkatësisht Drejtoria e Turizmit e ka dedikuar për ushtrimin e veprimtarisë së Info Qendrës Turistike. Kjo qendër u ofron turistëve shërbime të shumta.

 

Prizreni vazhdon të mbetet njëri nga qytetet e traditës, pohon Aderim Nelaj nga Shkodra. “Prizreni ia kalon secilit qytet shqiptar me bukuri. Ose ndoshta uji i këtij qyteti i bën njerëzit për vete. Kam dëgjuar një lloj legjende se kush e pi ujin e “Shadërvanit ” për tri ditë më ujërave të tjerë nuk ia di lezetin” tregon ai për gazetë. “Prizreni pastaj vazhdon me një trashëgimi shumë të pasur. Këtu afër ndodhet xhamia, pak përtej kisha, më tutje shihet teqeja e si duket dëgjova se tash do të ketë edhe ndonjë sinagogë. Këto janë virtyte besoni që vetëm në këtë qytet gjenden” përfundon ai. Kalaja duket si një kurorë e kësaj bukurie. Por jo vetëm që afër ndodhen shtëpitë karakteristike, por edhe objektet e tjera e bëjnë këtë qytet të këtillë”, theksoi Nelaj.

Edmund Gollovord nga Gjermania pohoi për gazetën “Kosova Sot” se ndodhet tash e tri javë këtu në Kosovë.

“Më besoni erdha të qëndroj tre- katër ditë, por bukuria magjepsëse e këtij qyteti tash më ka lidhur këtu. S’di si do të rikthehem në Gjermani. Këtu njerëzit janë të buzëqeshur, të këndshëm, pastaj qielli më duket se ka një bukuri tjetër nga qiejt e botës perëndimore”, theksoi ai. Numri i vizitorëve kësaj vere ishte shumë i madh, kurse zyrtarët e Komunës thanë se nuk kanë arritur saktësisht të evidentojnë hyrje- daljet e vizitorëve. Por, gjithë këtë bukuri po e zbeh numri i shtuar i lypsarëve që janë kryesisht nga Shqipëria, tregon prof. Habib Berisha, i cili pohon se këtë qytet duhet shpëtuar nga këta lypsarë të organizuar që vijnë nga Shqipëria./kosova sot/

Fajdet: Prokuroria kërkon që Kqirajt mos të gjykohen në Prizren

0

Prokuroria Speciale pretendon se në gjykimin ndaj grupit Kqiraj dhe të tjerëve dëshmitarët kishin ndërruar deklaratat e tyre  pa ndonjë shpjegim. Kjo sipas ankesës së prokurorisë së Shtetit kishte ndikuar në dënimet e ulëta ndaj pjesëtarëve të grupit.

Sipas prokurorisë, edhe pse gati të gjithë dëshmitaret në shqyrtim gjyqësor i kanë ndryshuar deklaratat gjykata nuk e ka shqyrtuar fare faktin e ndryshimit të deklaratave të dëshmitarëve.

Kurse për veprën penale të detyrimit sipas prokurorisë të akuzuarit as nuk janë liruar as nuk janë shpallur fajtorë.

Gjykata Themelore e Prizrenit të akuzuarit kryesor të këtij rasti, Tunë Kqirajt i ka shqiptuar dënim me 2 vjet e 3 muaj burg, Kastriot Kqira është dënuar me 3 vjet burg, Gjon Kqira me 2 vjet e 6 muaj, Gjekson Kqira me 5 muaj, Gëzim Kqira me 5 muaj, Benson Buza me 2 vjet e 6 muaj, Besfort Omaj me 2 vjet e 5 muaj, Zyrafete Hukolli me 6 muaj, Ekrem Leci me 6 muaj, Hil Kaqinari me 6 muaj ndërsa dy të akuzuarit tjerë Ragip Fazlija dhe Sejfë Kaqorraj ishin liruar nga akuzat.

Ndaj aktgjykimit të Gjykatës së Apelit ankesë kanë paraqitur si prokurori ashtu edhe të akuzuarit dhe mbrojtësit e tyre.

Në ankesën drejtuar Gjykatës së Apelit, prokuroria ka propozuar që kjo lëndë të kthehet në rigjykim por jo të njëjtës Gjykatë por rasti të gjykohet në një Gjykatë tjetër.

Mbrojtësi i të akuzuarit Tunë Kqiraj, avokati Azem Vllasi ka deklaruar se ai e ka kundërshtuar aktgjykimin e shkallës së parë vetëm për faktin se i mbrojturi i tij është shpallur fajtor për veprën penale të organizimit të skemave piramidale dhe bixhozit e që sipas avokatit i mbrojturi i tij mund ta ketë pasur këtë ves për të luajtur lojëra të tilla, por që ai asnjëherë nuk ka qenë organizator i këtyre lojërave.

Edhe mbrojtësit e të akuzuarve të tjerë që ishin të pranishëm në gjykatë, e kundërshtuan aktgjykimin e Gjykatës Themelore të Prizrenit.

Kurse avokatja Kosovare Kelmendi e cila në këtë proces gjyqësor e mbron të akuzuarin Marian Kqira i cili është shpallur fajtor vetëm për veprën penale të armëmbajtjes, vepër të cilën e kishte pranuar, nuk ka paraqitur ankesë në aktgjykimin e kësaj gjykate por është përgjigjur në ankesën e prokurorisë.

Edhe përfaqësuesi i palës së dëmtuar, avokati Arianit Koci tha se mbetet në tërësi pranë ankesës së ushtruar me shkrim dhe njëherësh e përkrah propozimin e prokurorisë.

Sipas Prokurorisë Speciale, gjatë disa viteve të kaluara, të pandehurit Tunë, Kastriot, Gjon, Marjan, Gjekson e Gëzim Kqira dhe Benson Buza kanë vepruar si grup i organizuar kriminal më qëllim të përfitimit të drejtpërdrejtë të dobisë financiare, duke kryer vepra të rënda penale.

Sipas aktakuzës, Tunë Kqira i ka mbikëqyrur dhe i ka drejtuar veprimet e këtij grupi kriminal.

Grupi ka shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare ose papërvojën e të dëmtuarve dhe u ka dhënë para me fajde. Pastaj, duke përdorur kërcënimet e rënda, i kanë detyruar të paguajnë kamata dukshëm jo proporcionale, ose të kryejnë ndonjë veprim tjetër në dëm të pasurisë së tyre.

Të akuzuar në këtë rast ishin: Tunë, Kastriot, Gjon, Marjan, Gjekson e Gëzim Kqira, Benson Buza, Besfort Omaj, Zyrafete Hukolli, Ragip Fazlija, Ekrem Leci, Hil Kaçinari, Sejdë Kaqorraj dhe Zef Oroshi.

Emisioni ‘Drejtësia në Kosovë’ në maj të vitit të kaluar transmetoi të gjeturat e një hulumtimi për dëshmitarët e proceseve të fajdeve.

Vdekja e Bob Marley, reperët dalin me fakte të reja

0

Kanë kaluar rreth 40 vite nga humbja e Bob Marley, por sërish janë ngritur hipoteza të ndryshme për vdekjen e tij.

Pak ditë më parë një ish agjent i CIA-s ka shpjeguar se e ka vrarë ai Bob Marley dhe ka vrarë rreth 17 persona në vitet 1974-1985 për qeverinë amerikane.

Dyshohet se Bob humbi jetën pasi një gozhdë ju ngul në gishtin e këmbës dhe shkaku supozohej të ishte melanoma.

Ish agjenti ka treguar se i ka injektuar Bob Marley një substancë kancerogjene për rreth 1 vit, ai është njohur me të pasi ka përdorur identitet të rrëmë dhe i është prezantuar si fotograf i New York Times.

Teorinë e vrasjes nga CIA e kanë hedhur edhe reperët e njohur T.I dhe Busta Rhymes dhe shkrimet e tyre në rrjetet sociale kanë patur shumë komente. Madje ndjekësit mendojnë se Marley u vra pas kritikave që bënte për CIA-n.

Joshua: Do të ndeshem me Wilderin edhe nëse mposhtet nga Tyson Fury

0

Anthony Joshua ka premtuar se do të ndeshet me Deontay Wilder edhe nëse amerikani mposhtet nga Tyson Fury.

Më 22 shtator, kampioni i WBA, IBF dhe WBO do të përballet me sfiduesin e detyrueshëm, Alexander Povetkin, në një meç që zhvillohet në Wembley.
Ky duel ka bërë që të shtyhet përballja e shumëpritur nga dashamirët e boksit, ndërmjet AJ dhe kampionit të WBC-së.
Duke qenë se nuk do të përballet me Joshuan këtë vit, Wilder vendosi ta pranonte sfidën me Tyson Furyn, me të cilin do të ndeshet në muajin dhjetor në Las Vegas.

“Do të ndeshemi pavarësisht, sepse jemi në të njëjtën kategori të peshave, në të njëjtën epokë dhe është meçi që njerëzit duan ta shohin”.

“Të themi se do të ndodhë më e keqja me Povetkin, kjo nuk do të më ndalojë që të ndeshem me ta”.
“Dhe nëse Wilder pëson në duelin ndaj Furyt, unë do të ndeshem sërish me Wilder”, citon The Sun fjalët e Joshuas.

Joshua nuk e nënvlerëson Povetkinin dhe pret një përballje të vështirë ndaj tij, prandaj ka vendosur t’i marrë gjërat një nga një.

Pas triumfit eventual ndaj tij do të nisë të mendojë për meçin ndaj ‘Bomberit të Bronztë’. /Telegrafi/

Marcelo synon pensionimin te Reali

0

Marcelo ka pohuar se do të jetë lojtar i Real Madridit deri në fund, duke shuar spekulimet se mund të bashkohet me Cristiano Ronaldon te Juventusi.

Braziliani kaloi në Madrid nga Fluminense në vitin 2007, duke realizuar 450 ndeshje në të gjitha garat për Realin. 30-vjeçari gjatë verës ishte lidhur me një transferim te Juventusi, por mbrojtësi ka insistuar se do të qëndrojë në Bernabeu deri në pensioni.

“Është gjë që nuk ia vlen të diskutohet [e ardhmja]. Jam i lumtur te Real Madridi. Është shtëpia ime dhe kam shumë vjet në kontratë”, ka thënë Marcelo për Real Madrid TV.

“Jam shumë i lumtur këtu, është klubi më i mirë në botë dhe gjithmonë kam dashur të luaj për më të mirin. Është mirë të flasësh pasi gjithmonë ka raportime. Dua të jem në Madrid për shumë vjet. Jam i uritur [për trofe] siç isha si 18-vjeçar. Do të jem këtu deri në fund”, ka thënë veç të tjerash ai.

Një person merr lëndime të rënda në vendin e punës në Prizren

0

Një person është lënduar rëndë teksa ishte në vendin e punës në rrugën “Ukë Bytyqi” në Prizren, të mërkurën në mëngjes.

Gjatë punës për betonimin e pllakës së një objekti banesor, kamioni që hidhte betonin ka pësuar avari dhe është goditur viktima që ka marrë lëndime të rënda trupore.

Ai është dërguar në spitalin rajonal të Prizrenit.

Policia ka thënë se në vendin e ngjarjes kanë dalë inspektorët e punës dhe njësitë relevante policore.

Ibrahimoviq mund t’i bashkohet Egjiptit

0

Futbollisti i njohur, Zlatan Ibrahimoviq, mund të jetë pranë një marrëveshje për t’u bashkuar me Piramidat FC të Egjiptit.

Raportohet se marrëveshja mund të konfirmohet në ditët në vijim, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.

Ibrahimoviq mund ta braktisë ekipin LA Galaxy pas përfundimit të sezonës MLS për t’iu bashkuar ekipit egjiptian.

Liga tashmë ka rënë dakord për këtë transferim, kështu që mbetet tek sulmuesi për të vendosur nëse dëshiron t’i bashkohet skuadrës së Egjiptit.

Bytyqi: “Arsimi në dorën tënde”, fushatë me peshë të madhe

0

Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi mori pjesë në takimin e Komitetit drejtues dhe partnerëve të Fushatës për Arsim më të Mirë në Kosovë, e cila ka filluar në nëntor të vitit të kaluar dhe po vazhdon me aktivitetet e planifikuara.

Ai vlerësoi se “Arsimi në dorën tënde”, deri më tani ka dhënë rezultate dhe tha se ishte një fushatë me peshë shumë të madhe.

“Ajo çka doli e qartë nga kjo fushatë dhe të gjitha angazhimet e përbashkëta që ne i patëm është që sistemi arsimor për t’u ndryshuar do një angazhim të përgjithshëm”, tha Bytyqi, ndërsa shtoi se prindërit duhet të luajnë një rol të rëndësishëm, jo vetëm në fushatë, por gjatë tërë kohës, krahas angazhimit maksimal të mësimdhënësve.

Duke folur për hapat që ka bërë MASHT për të ndryshuar gjendjen në sistemin arsimor, ministri Bytyqi veçoi ndryshimet që janë bërë në infrastrukturën ligjore.

“Kemi krijuar një infrastrukturë, e cila na mundëson që sistemi arsimor të rrugëtojë drejt integrimit evropian”, tha ministri Bytyqi dhe në këtë drejtim përmendi kurrikulat e reja, konkursin për tekste të reja që përputhen me kërkesat e këtyre kurrikulave, krijimin e kushteve për matjen e performancës së mësimdhënësve dhe licencimin e tyre

Gjykata Themelore në Prizren: Nuk jemi të korruptuar

0

Gjykata Themelore në Prizren, ka mohuar se është e korruptuar.

“Kolegjiumi i gjyqtarëve që u mbajt me datën 05.09.2018, ka konstatuar se perceptimi i kësaj organizate që e cilësoi Gjykatën e Prizrenit si të korruptuar nuk është reale, është marr mendimi i një numri të kufizuar të avokatëve, ndërsa intervista e marr nga publiku nuk e ka këtë perceptim”, njofton Gjykata në Prizren.

Misioni i USAID në bashkëpunim me OJQ-në “Demokracia Plus ” kanë prezantuar ditë më parë hulumtimin rreth transparencës dhe efikasitetit të gjykatave themelore të Kosovës, e cila përmban rezultatet e anketave rreth kënaqshmërisë së qytetarëve me shërbimet e gjykatave – sipas vlerësimit të avokatëve.

Hulumtim mbi transparencën/qasjen dhe efikasitetin e Gjykatave Themelore në Kosovë është përgatitur me 817 respondentë në shtatë Gjykata Themelore në Kosovë. Hulumtimi gjeti një numër të mangësive në cilësinë e shërbimeve të ofruara nga gjykatat.

“Nga këto gjetje të këtij raporti me 817 respondentë në shtatë gjykata themelore në Kosovë është kuptuar se Gjykata Themelore në Prizren është ranguar si më e korruptuara…”, thuhet në raportin e OJQ-së, “Demokracia Plus”.
Ndërkaq, burimet e “PrizrenPress”-it bëjnë të ditur se ky konstatim ka “trazuar” gjyqtarët e kësaj gjykate.

“Gjykata e Prizrenit është vlerësuar si gjykatë më efikase dhe më transparente, andaj nuk ka mundësi të qëndrojnë paralel, efikase transparente – korruptuar, kjo ka qenë një intervistë individuale e marrë nga një numër i kufizuar i avokatëve, prandaj edhe nuk është realja e këtij perceptimi nëse është cilësuar gjykata më efikasja dhe më transparentja nuk mundet me qene e korruptuar. Në momentin kur lëndët kryhen me kohë nuk ka vend për korrupsion”, thuhet në njoftim të Gjykatës në Prizren.

“Përkundër kësaj kolegjiumi ka vendosur me qëllim të parandalimit të çfarëdo keqpërdorimi: të vendoset kutia e ankesave në korridorin e gjykatës dhe degëve të saj, tu ndalohet avokatëve hyrja në gjykatë pa ftesë dha pa leje të gjykatësve me përjashtim në zyrën ku duhet të dorëzohen parashtresat, ndalimi i komunikimit EXPARTE si dhe rritja e nivelit të përgjegjësisë dhe llogaridhënies për gjyqtar dhe stafin përgjegjës, po ashtu është vendosur që asnjë avokat sipas detyrës zyrtare nuk mund të caktohet nga gjykata pa konsultimin paraprak të Odës së Avokatëve të Kosovës”.

“Në mbledhjen e kolegjiumit të gjyqtarëve është vlerësuar se gjykata me Odën Rajonale të Avokatëve ka pasur edhe ka raporte shumë të mira ashtu që një numër i kufizuar i avokatëve nuk mund të ndikoj në prishjen e raporteve të mira siç kanë qenë deri më tani, mirëpo është obligim edhe i avokatëve ti lajmërojnë rastet e korrupsionit nëse kanë fakte”.

“Përndryshe jemi të përcaktuar ta luftojmë korrupsionin dhe krimin çfarëdo qoftë ai.Jemi të hapur dhe mirëpresim të gjitha Institucionet përfshirë edhe mediat”./PrizrenPress.com/