19.2 C
Prizren
E shtunë, 28 Qershor, 2025
Home Blog Page 4627

Prizreni ende pa nënkryetar për komunitete

0

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ende nuk e ka paraqitur para Kuvendit të Komunës propozimin e tij për nënkryetarin nga radhët e komuniteteve.

Nëntë muaj më parë ai ka emëruar drejtorët e Ekzekutivit, ndërkohë që posti i nënkryetarit për komunitete ka mbetur i zbrazët.

Përderisa përfaqësues të partive të komuniteteve jo-shumicë kanë bërë thirrje që kjo çështje të kryhet në afatin sa më të shpejtë kohor, këshilltarët e opozitës kanë kritikuar Qeverinë komunale për zvarritjet në këtë drejtim.

Mirëpo kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka pohuar se partitë e komuniteteve jo-shumicë kanë mospajtime në këtë drejtim dhe se është në konsulta me ta për gjetjen e një zgjidhjeje të shpejtë

Prizren: Një muaj paraburgim dy të dyshuarve për tentim-vjedhje të veturës

0

Gjykata Themelore e Prizrenit ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj F.M. dhe K.T., të dy nga Prizreni, për dyshimin e kryerjes së veprës penale “vjedhje e rëndë”.

Masa e paraburgimit do t’u llogaritet nga data 03.09.2018 dhe zgjat deri më 03.10.2018.

Në njoftim theksohet se më 3 shtator të dyshuarit kishin provuar të vidhnin një veturë të tipit Citroen 2 në një parking të banesave. Njëri nga të dyshuarit ishte brenda veturës teksa i mituri kishte bërë rojë.

Policia kishte kapur të dyshuarit gjatë tentimit të kryerjes së kësaj vepre.

Një zyrtar i Trumpit thotë se po punohet për të penguar presidentin

0

Një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë tha, në kushte anonimiteti, se zyrtarë të administratës po punojnë për të penguar pjesë të agjendës së presidentit Donald Trump, për të mbrojtur SHBA-në nga, siç tha ai, “prirjet e tij të këqija”.

Në një editorial për gazetën New York Times, autori tha se “imoraliteti” i Trumpit ka çuar në vendime të keqinformuara dhe të pamatura.

Trump tha se autori anonim është “i mjerë”, ndërsa gazetën e cilësoi si “të rreme”.

Sekretari për media i tij tha se autori misterioz është “frikacak” dhe duhet të largohet.

New York Times e mbrojti editorialin, duke thënë se ai “i shton vlerë të rëndësishme kuptimit të publikut për atë që po ndodh në administratën Trump”.

Editoriali vjen një ditë pasi fragmente të një libri të gazetarit Bob Woodward për Shtëpinë e Bardhë, kanë zbuluar se zyrtarë të lartë të Trumpit kanë fshehur dokumente të ndjeshme për ta parandaluar atë nga nënshkrimi i tyre.

Historia e Danel Sinanit, djalit nga Dragashi që luan për Luksemburgun

0

Danel Sinani. Kushdo që lexon dhe dëgjon këtë emër mendon menjëherë: “Ky qenka shqiptar”. Origjinën e ka nga Kosova dhe sulmuesi i Dudelanzh e pranon edhe vetë, por tregon se nuk ka asnjë lidhje të, pasi ka lindur në Serbi dhe më pas është zhvendosur në Luksemburg.

Tashmë është 21 vjeç dhe më parë ka qenë pjesë e RFCU Luksemburg. Më pas kaloi te Dudelanzh dhe këtë verë për herë të parë me këtë klub siguroi pjesëmarrjen në grupet e Europa League. Sinani festoi edhe kundër Dritës, kampiones së Kosovës.

Sulmuesi shpërtheu në fazën “play-off”, teksa i realizoi tre gola rumunë ve të Kluzh. Nga ai moment të gjithë nisën diskutimet: “Pse nuk e merr Shqipëria këtë lojtar?”. Gjithsesi vetë Daneli u ka dhënë përgjigje shumë pyetjeve me intervistën e dhënë për “Telesport”.

“Prindërit e mi kanë lindur e janë rritur në Dragash (Sharr) të Kosovës, por unë kam lindur në Beograd, ashtu si vëllai im Dejvid”, nis rrëfimin e tij Daneli. Më tej ai shton: “Është normale që askush nuk më njeh në Shqipëri, sepse nuk jam shqiptar. E di që të gjithë mendojnë se jam shqiptar, por realisht nuk kam asnjë lidhje me Shqipërinë, jam rritur në Serbi e Luksemburg dhe nuk e di gjuhën shqipe. Isha 5 vjeç kur u transferuam familjarisht në Luksemburg, ndaj kam 16 vite këtu dhe natyrisht jam i lidhur ngushtë me këtë vend, aq sa luaj edhe për kombëtaren e këtij vendi”.

RRITJA E DUDELANZH – “Vitet e fundit shumë gjëra kanë ndryshuar në Luksemburg, për sa i përket futbollit. Mbi të gjitha, njerëzit po investojnë gjithnjë e më shumë në klubet e futbollit dhe federata ka një buxhet gjithnjë në rritje. Klubet po investojnë jashtëzakonisht te futbollistët profesionistë, ose ish-futbollistë profesionistë të nivelit të lartë. Nëse hedh një sy në ekipin tonë, F91 Dudelanzh, ne kemi një organikë shumë më të pasur se klubet e tjera në Luksemburg. Kemi afruar shumë lojtarë me eksperiencë, që na kanë ndihmuar jashtëzakonisht, mjafton të shohësh që Milan Bishevaç, ish-mbrojtësi i PSG-së dhe Lazio-s, luan për ne. Pa këta lojtarë, nuk do kishim shkuar kaq larg. Përveç lojtarëve profesionistë, duhet edhe një trajner i mirë dhe për fat ne e kemi atë.

LUKSEMBURGU – “E njëjta gjë ka ndodhur me kombëtaren. Lojtarët nga Luksemburgu gjithnjë e më shumë po transferohen jashtë, duke fituar eksperiencë dhe duke luajtur në nivele të larta. Federata dëshiron të njihet nga vendet e tjera dhe të paraqitet në nivele të mira, për t’u marrë seriozisht si një rival i përshtatshëm edhe për takime miqësore. Për ta arritur këtë, është investuar gjithnjë e më shumë. Për këtë arsye, po marrim rezultate si barazimi 0-0 në Francë”.

E ARDHMJA – “Në fakt, unë jam ende i ri dhe nuk dua ta humbas shansin që të luaj në grupet e Europa League, ku do të përballemi me emra si Milan, Olimpiakos e Betis. Janë sfida mjaft emocionuese për të gjithë ne, më të rëndësishmet në karrierë, ndaj mendojmë vetëm për to. Çfarë do të ndodhë më pas, nuk e kam vendosur ende, koha do ta tregojë”.

Të paktën 20 të vrarë e 70 të plagosur në dy sulme në Kabul

0

Të paktën 20 vetë u vranë dhe 70 u plagosën sot në dy sulme në Kabul, objektiva të synuara nga një klub mundësish, gazetarësh dhe shërbimesh emergjente, thanë zyrtarët.

Askush deri më tani nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin në lagjen Kabul të Dast-e-Barçës, ku pjesa më e madhe e komunitetit pakicë Hazar është një objektiv i shpeshtë i anëtarëve të shtetit islamik, transmeton KP.

Policia tha se shpërthimi i dytë ndodhi ndërsa policia dhe ambulanca ndihmuan viktimat e sulmit të parë vetëvrasës dhe një numër i madh gazetarësh ishin të pranishëm.

Ndër të vdekurit ishin një reporter dhe kameraman i televizionit më të madh afgan, Tolo Nyuz, ndërsa katër pjesëtarë të televizionit lokal u plagosën.

Pompa e mikserit gjuan punëtorin në Prizren nga kati i dytë (Video)

0

Një punëtor është rrëzuar nga kati i dytë i një objekti në Prizren duke rënë në hapësirat e një restoranti që ndodhej në katin përdhesë.

Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 16:00.

Rastin për Gazetën Insajderi e ka konfirmuar rreshteri Vesel Gashi, nga Policia e Kosovës në Rajonin e Prizrenit.

Ai ka thënë se rrëzimi i punëtorit ka ndodhur aksidentalisht dhe se viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore.

“Duke punuar, punëtori ka rënë aksidentalisht dhe ka pësuar lendime të rënda trupore”, ka thënë Gashi.

I pyetur për shkaqet që çuan në rrëzimin e punëtorit, zyrtari i Policisë së Kosovës në Prizren ka thënë se se “pompa e mikserit e ka gjuajtur punëtorin nga kati i dytë”.

.

Prizren, protestë kundër dhunës në familje( Video)

0

Edhe një protestë kundër dhunës në familje është mbajtur të mërkurën në qytetin e Prizrenit, raporton KTV.

Pa mbështetjen e burrave, kanë marshuar nga shatërvani i qytetit në drejtim të gjykatës, duke kërkuar drejtësi për gratë, të cilat vazhdojnë të jenë viktimë e dhunës në familje. Megjithatë, numri i pjesëmarrësve në këtë protestë ishte i ulët.

Gati një muaj pasi Valbona Nrecaj dhe vajza e saj u vranë nga bashkëshorti, po vazhdojnë protestat në qytete të ndryshme të Kosovës kundër dhunës në familje.

Një e tillë të martën është mbajtur në Prizren.

Me moton ‘Boll Ma’, gratë i janë bashkuar protestës së nisur nga shatërvani i qytetit.

Dhuna në familje, sipas pjesëmarrësve, është duke u rritur në vazhdimësi.

E, përkundër shqetësimeve të ngritura kohëve të fundit për numrin e grave të vrara nga burrat, pjesëmarrja mbetet e ulët në këto protesta.

Protesta përfundoi para Gjykatës Themelore në Prizren me thirrjet kundër dhunës në familje dhe trajtimit të këtyre rasteve më me prioritet në të ardhmen nga ana e institucioneve.

Sëmuren pasagjerët në fluturim, në karantinë avioni Dubai-New York (FOTO)

0

Një avion që kryen fluturime për kompaninë “Emirates Airlines” është futur në karantinë në aeroportin JFK të Nju Jorkut pasi pasagjerët, sipas raportimeve rreth 100, ndiheshin të sëmurë.

Mediat amerikane raportojnë ngjarjen, teksa sqarojnë se fluturimi i nisur nga Dubai u ul në Nju Jork në orën 9:18 të mëngjesit të së mërkurës. Sipas disa mediave, pasagjerët janë sëmurur nga helmimi prej ushqimit të konsumuar në avion.

Pasagjerët që janë raportuar se ndihen keq janë kontrolluar nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, ndërsa dhjetëra të tjerë pas kontrolleve të duhura janë zbritur në tokë.

Helmimi nga ushqimi apo gripi? – Alarmi, sipas raporteve paraprake, do të jetë shkaktuar në fluturim, kur të paktën dy persona janë prekur nga ethet dhe dhjetëra të tjerë nisën të kolliteshin, ndërsa shoferi ka alarmuar autoritetet. Sipas CBS, që flet për helmim ushqimor, të paktën tre persona do të transportohen në spital.

Ndërkohë një zëdhënës i kryebashkiakut të New York, Bill de Blasio ka thënë se avioni bëri një ndalesë në Mekë para se të nisej për në Nju Jork, dhe kjo mund të ketë ekspozuar pasagjerët ndaj epidemisë së gripit.

Vetë kompania “Emirates Airlines” tha në një deklaratë se vetëm 10 pasagjerë në bordin e fluturimit EK203 nga Dubai në Nju Jork ndjehen keq. Linja ajrore gjithashtu specifikoi se “pas mbërritjes, si masë paraprake”, udhëtarët e sëmurë ishin ndihmuar nga autoritetet lokale shëndetësore

SBASHK paralajmëron protestë të shtunën

0

Sindikata e Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë kanë dhënë ultimatum për ndryshimin e projektligjit për paga ose protestë.

“SBASHK duke dëgjuar zërin e punëtorëve të arsimit nga e tërë Kosova të nis përgatitjet për veprime konkrete sindikale duke filluar me një protestë të shtunën, më 8 shtator , para Qeverisë e për të vazhduar pastaj , nëse Qeveria nuk reflekton dhe nuk e kthen Projektligjin për korrigjim në Ministrinë e Administratës Publike, me ve[rime tjera sindikale”, thuhet në njoftimin e SBASHK.

Sipas sindikatës ky projektligj do të mundësojë ngritjen e dukshme të pagës për shumicën e sektorit publik, por jo edhe për sektorin e arsimit dhe atij të kulturës .

“Ky Projektligj prandaj edhe vlerësohet si diskriminues , degradues e nënçmues ndaj të punësuarve në arsim dhe kulturë. Kjo ka bërë që SBASHK duke dëgjuar zërin e punëtorëve të arsimit nga e tërë Kosova të nis përgatitjet për veprime konkrete sindikale duke filluar me një protestë të shtunën, më 8 shtator , para Qeverisë e për të vazhduar pastaj , nëse Qeveria nuk reflekton dhe nuk e kthen Projektligjin për korrigjim në Ministrinë e Administratës Publike, me ve[rime tjera sindikale”, thuhet në njoftim.

Haskuka: Jam i kënaqur me punën e drejtorëve

0

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka është shprehur i kënaqur me punën e drejtorëve të Ekzekutivit.

“Jam i kënaqur me punën e drejtorëve”, tha Haskuka për TV Besa.

Haskuka, është i detyruar që të bëjë ndryshimin e parë në ekzekutivin e tij.

Kjo ngase drejtoresha e Shëndetësisë, Flaka Siqeca, do ta lirojë këtë post, për shkak të specializimit jashtë Kosovës.

Ky zhvillim ka bërë që dega e LDK-së, partneri në qeverisje i LVV-së, të ngjallë edhe njëherë interesimin për udhëheqjen e kësaj drejtorie.

Madje LDK-ja ka propozuar që LVV-së t’ia jap drejtorinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe ta marrë drejtorinë e Shëndetësisw.

Ndërkaq, kryetari Haskuka tha se nuk ka biseduar me partnerët e koalicionit për ndërrim të drejtorive./PrizrenPress.com/