26.7 C
Prizren
E premte, 27 Qershor, 2025
Home Blog Page 4633

Bytyqi uron për një vit të mbarë shkollor

0

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), Shyqyri Bytyqi, me rastin e fillimit të viti të ri shkollor, ka uruar nxënësit, prindërit dhe mësimdhënësit që të kenë një vit të mbarë në zënien e dijes dhe shkathtësive të nevojshme.

Ai në një video postim në Facebook thotë se nisja e vitit të ri shkollor do të jetë një ditë e madhe dhe një festë për të gjithë, pasi do të fillojë një angazhim i përbashkët për të ardhmen.

“Iu dëshiroj mirëseardhje nxënësve që vijnë për herë të parë në bankat shkollore në klasë të parë duke iu dëshiruar suksese në vatrën e dijes. Kërkoj nga mësimdhënësit të bëjnë maksimumin në punën e tyre që nxënësit të pajisen me dije dhe shkathtësi. Ju keni një profesion të shenjtë dhe si të tillë duhet deri në fund të bëni maksimumin që nxënësit tanë të jenë ata që të gjithë po presin të jenë të rinjtë tanë të Evropës”, thuhet në urimin e ministri Bytyqi.

Ndryshe, MASHT ka bërë tashmë të gjitha përgatitjet për nisjen e vitit të ri shkollor në nivel vendi më 3 shtator. Në Prishtinë procesi mësimor nuk do të fillojë në shkollat “Elena Gjika” dhe Pavarësia”, për shkak të punimeve në objekte.

Mësimi në këto dy shkolla pritet të nisë pas dhjetë ditësh dhe ditët e humbura do të kompensohen.

Shkolla e priftërinjve ortodoksë në Prizrenin multikulturor

0

Rrugës së zhurmshme nga kafeteritë ku vlon rinia e Prizrenit, në juglindje të qytetit, buzë Lumëbardhit, një kioskë e bardhë është strehë për pjesëtarët e rendit.

Policë të Kosovës nuk janë aty për zhurmën, por për t’i bërë rojë, jashtë portave të hekurta e të zeza, Shkollës Fetare Ortodokse Serbe, e vetmja e këtij lloji në Kosovë. Duhet të lajmërojnë se kanë ardhur gazetarë nga Prishtina, për të parë nëse udhëheqësit e shkollës kanë kohë për mysafirë, shkruan Koha Ditore.

Disa djem të rinj që mësojnë të bëhen priftërinj të përcjellin deri në verandën përballë objektit të shkollës, derisa bëhet gati për nikoqirllëk hieromonahu Isidor Jagodiq. Ai është i hapur për bisedë, thotë se mund të tregojë çfarëdo rreth objekteve e historisë së shkollës, vetëm se paraprakisht i duhet marrë leje në Graçanicë.

Prandaj sugjeron për një bisedë me shkrim, ani pse flet jashtë incizimit për atë se çfarë i mësojnë nxënësit në këtë shkollë. Është i gatshëm për shoqërim edhe në një shëtitje nëpër ndërtesat që u ndërtuan të reja, siç kanë qenë të moçmet, të cilat u dogjën në ato që njihen si “trazirat e marsit 2004”. E ndërtesat u bënë kur u themelua shkolla, aty nga fundi i shekullit XIX..

Krijimtaria e Ismail Kadaresë e vjetruar për çmimin Nobel

0

Ilir Muharremi
Për një shkrimtar të suksesshëm romani i tij duhet ta ketë rrallësinë, të prek më shumë fantazinë se sa historinë. Historitë janë rrëfime, tregime dhe jo romane. Çka janë romanet e mira? Ato që lindin nga shpirti i revoltës, bëhen personale, posedojnë plane estetike dhe po ashtu i referohen të njëjtës ambicie. Shpesh janë histori të rreme, të shndërruara në fjalë estetike, të përgjithësuara, nganjëherë kanë qëllime që edhe Zotit t’i bëjnë konkurrencë. Këtu romani veç arrin edhe kulmin e cilësisë.

Nëse romani shpreh unitetin e njeriut ose civilëve të thjeshtë kjo konkurrencë në raport me Zotin është më e dobët. Duhet t’i vejmë vetes imazhet e mëdha, të gjurmojmë në to. Nëse romani ndërtohet mbi faktet e vërteta, atëherë sipas Albert Camus nuk ka gjë të paevitueshme e as të nevojshme. Atëherë, nga kjo del se veprimet ekstreme, skenat ekstreme të çmendura të krijuara për kënaqësi të autorit dhe lexuesit, dhe gjithmonë pyes veten përse lexuesit gjejnë kënaqësi më shumë në ngjarje të rrejshme? Më shumë më duket tregim gënjeshtar i një ngjarje të madhe brenda. Por, prapë mbetet madhështia te trajtimi, zbërthimi, lidhja ndërmjet ngjarjes, befasia në fund.

Edhe pse temën e zgjedh autori, i zakonshëm mbetet nëse nuk e dërgon në konkurrencë me Zotin. Po kthehemi te shkrimtari jonë i madh shqiptar Ismail Kadare. Letërsia e tij sa është në konkurrencë me Zotin dhe pse çmimin Nobel nuk e fitoj asnjëherë? Letërsia e tij ka marr fund në vitet e ’90-ta. Letërsia e tij ndodhet ndërmjet logjikës socrealiste, veprat janë si katedrale të cunguara nga koha, të rëndomta, pak të ndara nga jeta, ose të shtrembëruara e të zbukuruara. Njeriu i sotëm nuk gjen ushtrim ikje nga kjo botë në romanet e Kadaresë. Ai kthehet prapa, nuk shkon ka e ardhmja. Realitetin gjykues të asaj kohe, e bëri shumë gjykues, në fakt me romanin iket nga realiteti gjykues. Shkrimtari Rexhep Qosja është kritik i zëshëm ndaj romaneve të Kadaresë. “E lexova romanin më të ri të Ismail Kadaresë, Dasma. Si të mos e kishte shkruar i njëjti shkrimtar që ka shkruar romanin Gjenerali i ushtrisë së vdekur. Dasma është roman shumë i dobët. Në të vërtetë, Dasma nuk është roman në kuptimin e mirëfilltë të kësaj fjale: është një reportazh i shkruar në trajtë e gjatësi romani. A mund të quhet roman – reportazh? Apo, ndoshta, reportazh – roman?Si merret vesh, Dasma ka zgjuar interesim të madh në Shqipëri. Ç’është e vërteta, Dasma po zgjon interesim, ta quaj të madh, edhe këtu, në Prishtinë.”, shkruan Qosja. Gjithmonë është interesim i madh për krijimtarinë e Kadaresë qoftë edhe e dobët ajo, por pak po kuptohet përse njerëzit shkruajnë në superlativ për të.
Jo veç ky roman, shumë romane të Kadaresë nuk mund të quhen romane, por reportazhe, e shumë pak të kohës. Edhe po të ndërtosh një kritikë për veprën e Kadaresë, gjithmonë ajo keqkuptohet. “Romani “Dasma” mund të ushtrojë ndikim të padëshiruar, të dëmshëm në letërsinë shqipe jo vetëm në Shqipërinë shtetërore, por edhe në Kosovë. Panegjirikët që po shqiptohen e po shkruhen për të e dëshmojnë pa dashje këtë ndikim të dëmshëm të “Dasmës” në letërsinë shqipe në përgjithësi.”, thotë Qosja. Sipas tij, Nuk ka dyshim se “Dasma” është prozë e shkruar me qëllim të mohimit, madje të zhvlerësimit të traditës kulturore kombëtare që në Kinë, sot, po quhet traditë borgjeze!Ismail Kadare në këtë vepër kritikon shkrimtarët bashkëkohorë shqiptarë, domethënë kolegët e vet, të cilët, si e thonë, po sjellin “shumë myk dhe vjetërsi në literaturë”. E myk dhe vjetërsi ai quan përkushtimin ndaj traditës, ndaj kulturës dhe ndaj zakoneve të popullit.

Por, vepra e Kadaresë “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, është shumë realiste, me shprehje të vjetruar, por që tema është interesante dhe kjo nxjerrë nga dobësia veprën. Romani a mund të shquhet për nga tema apo mënyra se si është shkruar tema? Temat i gjejmë në realitet, ndërsa shkrimin në estetik dhe fantazi. Atëherë shkon kjo shprehje e Friedrich Nietzsches: “Arti dhe vetëm arti, kemi artin për të mos vdekur nga e vërteta”. Jemi kërkues të harresës, por jo foshnjarak, por njerëz bashkëkohor. Më bukur dalin në vepër kur njeriu i ngulitë aventurat e tij se sa kur pretendon të bëhet historik, vendin gjithmonë ja zë tema.

Ky roman i Kadaresë është mesatar. “Megjithatë, ky roman i shkruar në mënyrë të vjetruar, prandaj edhe me një vlerë artistike rreth mesatare, është pritur mirë, pas përkthimit, në Francë. E kuptueshme. Popujt e mëdhenj, zakonisht, janë të prirë të tregojnë disa konsiderata jashtëletrare për shkrimtarët e popujve të vegjël dhe të letërsive të vogla. Sigurisht kësi konsiderate kanë treguar francezët ndaj romanit “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”. Kritika e shkruar për këtë roman në Francë nuk mund të çmohet, prandaj, kritikë objektive sepse nuk është kritikë letrare e mbështetur në kriter estetik, po në kritere jashtëletrare. Të mëdhenjtë, kur nuk janë të pamëshirshëm, nuk ngurrojnë të jenë përkëdhelës ndaj të vegjëlve. Çka krejt nuk prodhojnë paragjykimet historike qoftë në politikë, qoftë në kulturë” tregon Qosja. Krahas pak romaneve të mira Shqiptare, ky mund të konsiderohet si romani më i mirë Shqiptar. Kadare më shumë është politikan se sa shkrimtar në krijimtari. Trajton koncepte socreliaste, ndërsa vepra e mirëfilltë ka kahe të kundërt. I mungon koncepti intelektual dhe ai humanist paqësor. Por, edhe këta shkrimtar që i kemi përpiqen të imitojnë, të përsëritin e të rikrijonë realitetin e tyre. “Ne gjithmonë marrim pamjen e të vërtetave tona”, shkruan Camus. Në fund edhe krijimi bëhet një lloj imitimi, por imitim i lartë.

Pse Shqiptarët Nobelin e shohin gjithmonë rreth Kadaresë?

Ne shqiptarët Nobelin e shohim të rëndësishëm vetëm rreth Kadaresë. Në këtë kohë Kadare nuk mund ta merr çmimin, ndoshta para ’90-tave mund ta merrte, e jo në ditët e sotme, ndonëse mesazhi i tij në këtë kohë nuk është më aktual. Pak kush e ka të qartë këtë dhe duhet ta pranojmë këtë realitet. Kadare harron se në botë po lindin problemet e reja, nuk ngjajnë njëra me tjetrën. Vitin e kaluar Nobelin për letërsi e morri shkrimtari anglez Kauzo Ishiguro. Krijimtari e tij ka forcë të madhe emocionale për të ardhmen. Sjellë një prurje të re për letërsinë botërore.
Cilat janë arsyet përse Kadare nuk e fiton çmimin Nobel për letërsi? Cila është veçantia e shkrimtarëve të tjerë krahas me Kadarenë. A ka ndonjë racizëm ndaj Shqiptarëve? Unë mendoj që jo, ngaqë po i paraqes disa motivacione nga disa shkrimtarë që kanë fituar çmimin Nobel e po ashtu janë nga Ballkani dhe Evropa: Ivo Andric si motivacion ju dha çmimi Nobel për forcën epike me të cilën ai kapi temat dhe pikturoj fatet njerëzore që i skicoj në historinë e Ballkanit. Dario Fo, pasqyroi klounët e mesjetës në fshikullimin e autoriteteve të asaj kohe dhe në përkrahjen që u jep dinjitetit të të nëpërkëmburve. Odysseus Elytis, për poezinë e cila përkundrejt traditës greke, pasqyrohet pastër lufta e njeriut modern. Czeslaw Milosz, tregoi përballjen e njeriut në botën e konflikteve të egra. Orhan Pamuk, zbuloi simbole të reja të qytetit të lindjes i paraqiti përplasjet dhe ndërthurjet e kulturave. Alice Munro u cilësua si mjeshtre e tregimit të shkurtër dhe bashkëkohor.

A do ta fitojë ndonjëherë Kadare Nobelin?
A do ta fitojë ndonjëherë Kadare Nobelin? Cili është ai motivacioni kundër tij? A i mungon talenti i mjaftueshëm? Për çka shkruan ky shkrimtar? Ai është i talentuar, por ka shkruar dhe lavdëruar Enver Hoxhën duke e ngritur në majat e pastërtisë, dhe ujin e turbullt të tij e pastronte Kadare. Kadare ka shkruar për të kaluarën dhe personazhe kryesore qenë pashallarët, bejlerët, veçoheshin vetëm pse kishin orgjinë shqiptare. Nuk mjafton vetëm kjo për të qenë na majat, vepra duhet të ketë shpjegim edhe pse shumë herë shpjegimi është i kot, po ndjesia mbetet dhe ajo universin e bën të pashtershëm. Këtu arti bën vendin e tij. Arti në një anën e bënë vdekjen e përvojës dhe shumimin e ndjesisë, sepse përvoja shpesh është monotone, kurse ndjesia gjithmonë e re. Nuk duhet të mërzitemi se vepra a propozon ndonjë zgjidhje për brengën e mendjes, përkundrazi nëse mendjen e vendos përballë të tjerëve, tregon saktësisht si më gisht rrugën pa dalje në të cilën futen shumë shkrimtar mediokër. Nuk është qëllimi të zbulojë, por të nxjerrë ndjenjën nga thellësia e cila shpjegohet, por vetëm duhet rreshtuar bukur fjalitë. Romanit ende nuk i ka humbur estetika e fjalisë, por më shumë po thellohet në konceptin.

Shtrohet pyetja se vepra reale dhe ajo e fantazisë a janë të mundura? Më shumë besojmë në veprën reale, mirëpo të dyja nëse i referohen artit janë të rreme. Mund të themi se të dyja kanë një klimë të veçantë e kjo është e vërtetë.
“Njerëz si Enveri lindin rrallë dhe i duhen vendit”
Kadare shkroi për kryengritësit shqiptar, legjendat shqiptare, por këto njëherë u shkruan nga të tjerët, Kadare vetëm i analizonte bënte reportazh për to, një lloj gazetaria e avancuar, por në strehim të artit shumë e ngathtë. Normal që përdorte stilin e tij të të shkruarit mbi mitologjinë shqiptaro-ilire. Nuk e përdori nevojën e ripërtëritjes siç përdor çdo shkrimtar bashkëkohor. Stili i tij i të shkruarit është shumë i vjetruar e i gabuar. Disi arti i tij më duket sikur i shkëputur nga krijuesi. Kadare nuk e di se arti kërkon gjithmonë ripërtëritje që të përkryhet. Shkrimtari i ngjanë pak mendimtarit sepse duhet ta ndryshoj vetveten në veprën e tij.
Kadare ishte drejtues i një nga organizatat më të mëdha të vendit në kohën e komunizmit nën/kryetar i Frontit Demokratik. Çfarë mesazhi mund të japë sot një shkrimtar i tillë? Është pak për keqardhje.
Për jetën e tij, shkruan në internet se ishte shkrimtar oborri thurte lavde diktatorit dhe sunduesve të tjerë komunistë, dhe me veprën e tij ai zgjati jetën diktaturës duke e gënjyer popullin dhe dashamirët e tij, me të gjitha ato që i përdorte në romanet. A kemi humanizëm këtu? Nobeli këtë e di. Madje, dikund shkruan se Kadare ka thënë: njerëz si Enveri lindin rrallë dhe i duhen vendit. Atëherë, shtrohet pyetja, për çfarë motivacioni duhet dhënë Kadaresë Nobelin? Vetëm për talentin e tij. Miliona të talentuar ka në botë shkrimtarë. Ai talentin e përdori për komunizmin, u bë shkrimtar servil. Ndoshta edhe gëzoi privilegje gjë të cilin e kanë në gjak shqiptarët. Emri i tij i takon të së kaluarës komuniste të hidhur, na dalka si shkrimtar lavdërues i sunduesve dhe mohues i së vërtetës pikante.
Gjuha shqipe e vogël për çmimin Nobel
Motoja sipas Kadaresë do të ishte: “Gënjeni, gënjeni sa të mundi popullin tuaj”. Atëherë Nobeli shërbren për shijet e mira estetika, edukative dhe humane. Lexuesi botëror është serioz kërkon mendim të kthjellët dhe krijimtaria e Kadaresë nuk duhet të shfaqet fare. Testamenti i Alfred Nobelit ishte se çmimi prestigjioz t’i jepet shkrimtarit që sjellë risitë dhe arritjet më të mira në fushën e letërsisë. Kishte edhe shumë emra të mëdhenj që nuk e morrin si: Lev Tolstoj, Anton Çehov, Virxhinia Vulf, Xhejms Xhojs, D.H. Lourens, etj.
Vlerësimet a janë tendencioze? Të gjithë fituesit kishin prurje të reja dhe rrallësinë e shkrimit. Ndoshta ka infiltrim politikash, por prapë letërsia e fituesve ka thelbin e fuqishëm. A i lexojnë me vëmendje veprat e pretendentëve? Natyrisht që po, sepse gjithmonë jepet arsyeja e dhënies së çmimit.

Njerëzit në Kosovë dhe Shqipëri mendojnë se Kadare po dështon për shkak se është krijuar rrjetë paragjykimesh, të ushqyera edhe nga letrat e liga denoncuese të qarqeve të ulëta shqiptare e antishqiptare, me alibinë se “një pjesë e veprës së Kadaresë ka qenë konformizëm me realizmin socialist”. Edhe pa u krijuar kjo, a nuk qe e vërtetë në të kaluarën e Kadaresë? Nuk mendoj që është skepticizmi i Nobelit për gjuhët e vogla siç është shqipja, sepse edhe gjuhët e vogla të tjera nga Ballkani gëzuan çmimin Nobel (Ivo Andric.) Bindja shkon në atë se pengesë për Kadarenë nuk qe gjuha por mendimet e tij për kohën e komunizmit. As kjo nuk mund të jetë e saktë. Kadaresë i mungon përshkrimi dhe thjeshtësia bashkëkohore e shkëlqyeshme. Kadare harron se shprehja fillon aty ku mbaron mendimi. P.sh Pablo Neruda poezitë ja kushtoi Stalinit dhe regjimit të Stalinit. Është ajo tjetra që e përmenda e cila e nxjerrë nga kriza këtë shkrimtar. Tjetra modelet socrealiste të Mihaill Shollohov. Pastaj vazhdon edhe Sartri ose Brehti me stilizimin dhe nuk u kërcënua asnjëherë me jetë, jetuan të lirë. Nuk qëndron fakti pse ata e morën e Kadare pothuajse i njëjti shërbyes i regjimit nuk po e gëzon. Jo. Kadare përdorë matematikë të vjetruar për kohën që kërkohet. Komisioni i Nobelit asgjë nuk ka kundër veprës së Kadaresë dhe letërsisë shqipe, por kërkon romane të moderuara të kohës së sotme. Tek e fundit nuk është shqetësuese gjuha në të cilën shkruhet romani, por thelbi çfarë trajton romani, si e trajton dhe sa ka prurje të reja ai roman. Shkrimtari duhet ta kuptoj kohën në të cilën jeton, e jo koha shkrimtarin. Nuk e besoj se komisioni i Nobelit krijon shkarje, pengesa, paragjykime ndaj Kadaresë.
Si duhet të jetë shkrimtari i madh?
Shkrimtari i madh i së ardhmes është njeri i dhënë shumë pas jetesës sepse të jetosh do të thotë të ndiesh edhe të mendosh. Andaj, krijimi i tij letrar mishëron një dramë mendore. Vepra bashkëkohore fillon të ilustrojë heqjen dorë nga patetika, historia, dhe ajo se nuk është vetëm mendja që e vë në veprim krijimin duke e mbuluar me figura pa arsye. “Nëse bota do të ishte e qartë arti nuk do të ishte”, thotë Camus. Ai nuk përkushtohet vetëm të artet e formës në të cilat mbret bëhet përshkrimi, por te shprehja e cila lë anash mendimin. Për mua të dyja bashkëveprojnë vetëm se më e thellë është ndjenja se sa mendimi.
Edhe Kadare duhet ta di se romani në të vërtetë është një univers ku veprimi e gjen formën e vet, aty ku prononcohen fjalët e fundit, personazhet u dorëzohen personazheve, dhe ngjarja, jetët e tyre marrin pamjen e fatit. “Bota romaneske është vetëm korrigjim i kësaj bote në funksion të dëshirës së thellë të njeriut”, klithë Camus. Ndonëse bëhet fjalë për të njëjtën botë.

Nisem drejt teje

0

Sahit Osmani

I pafuqishëm jam me heshtjen tënde të kuvendoj
Nisem drejt teje asnjëherë s’të arrij
Vetëm e kaluara më rri peng në zemër
Me çastet e lumtura rrallë shkrepëtin si vetëtima
Ngarkuar me dritë mbushur me dashuri
Ndoshta fytyra ime të duket si fushë e përmortshme
Me dritën djegur të syve psherëtinë flakë
Dhe në detin e thellë të dashurisë
Shkëlqen drita jote si pasqyrë e fëmijërisë
Kjo tregon se ti s’je e pazemër e pashpirt
Me heshtjen tënde nisem të kuvendoj çdo ditë
Si i dashuruari që nuk e pranon braktisjen

73 vjet nga fundi i Luftës së Dytë Botërore

0

Dy shtatori i vitit 1945, konsiderohet si fundi i Luftës së Dytë Botërore pas dorëzimit të trupave japoneze më 15 gusht të po atij viti.

Më 2 shtator 1945, gjenerali i Ushtrisë amerikane, Douglas MacArthur, kryesoi një ceremoni me rastin e dorëzimit të Japonisë, çka i jepte fund Luftës së Dytë Botërore.

Ceremonia e shkurtër u zhvillua në Gjirin e Tokios, në luftanijen amerikane, Missouri, anija e komandantit të flotës amerikane të Paqësorit.

Duke iu drejtuar përfaqësuesve të aleatëve, që ishin mbledhur në anije, gjenerali MacArthur tha se sikurse mbarë njerëzimi, ai shpresonte që pas kësaj ngjarjeje kaq të rëndësishme një botë më e mirë do të dilte nga gjaku dhe tmerret e së kaluarës, një botë që do t’i përkushtohej dinjitetit të njeriut dhe plotësimit të dëshirave më të shtrenjta të njerëzimit, lirisë, tolerancës dhe drejtësisë.

Xhudistët e nderojnë Kosovën me pesë medalje në Kampionatin Ballkanik

0

Xhudoja kosovare vazhdon që ta thotë fjalën e saj në arenën ndërkombëtare, raporton Insporti.com.Xhudistët kosovarë rrëmbejnë pesë medalje në Kampionatin Ballkanik prej tyre, dy të arta.

Driton Kuka, përzgjedhës i Kosovës ka njoftuar përmes një postimi në Facebook se Kosova i ka fituar ditën e shtunë pesë medalje në Kampionatin që po mbahet në Maqedoni.

Postimin e plotë të Kukës:

Kosova 5 medalje në Ballkanik!

Dy të arta,një e argjendtë e dy te bronzta nga 6 garues është bilanci nga Kampionati Ballkanik në Kavadarci të Maqedonisë për të rritur që u mbajt sot!

Flaka Loxha 57 Kg e artë

Fjolla Kelmendi 52 kg e artë

Aktina Osa 52 kg e argjendtë

Fisnik Hyseni 66 kg i bronztë

Andi Asllani 90 kg i bronztë dhe

Arbër Kullashi vendi 5

Image may contain: 7 people, people smiling

 

Rrëfimi rrëqethës i vajzës së përdhunuar pë 16 vjet nga babai

0

Një ngjarje e rëndë incesti është denoncuar dy ditë më parë në Tiranë, ku babai dyshohet se ka abuzuar seksualisht me të bijën për 16 vjet radhazi.

Vajza, aktualisht 25 vjeçe, ka rrëfyer në Polici se i ati e ka përdhunuar për herë të parë që kur ishte 9 vjeçe. Ajo ka treguar se ai e ka kërcënuar dhe ka ushtruar dhunë të vazhdueshme dhe nuk e ka lejuar që t’i tregojë askujt.

Ngjarja bëhet edhe më dramatike, pasi e dëmtuara ka rrëfyer se i ati e ka lënë shtatzënë dhe ajo është detyruar të abortojë.

Prej disa ditësh, 25- vjeçarja J. Nakuçi ishte larguar nga shtëpia e saj, që ndodhet në rrugën “Sulejman Delvina” në Tiranë dhe ishte strehuar te murgeshat, në një Kishë Ortodokse.

Ajo shkonte shpesh aty, për shkak se ishte shumë besimtare, por pavarësisht se i ati kishte abuzuar seksualisht me të për vite me radhë, nuk ishte rrëfyer asnjëherë për atë që i ndodhte. Por për shkak të dhunës së vazhdueshme të ditëve të fundit nga i ati, ajo kishte vendosur të largohej nga shtëpia.

Prindërit e saj ishin divorcuar që prej vitit 2002 dhe ajo jetonte me të atin e motrën 1 vit më të vogël.

Vëllai i saj 22-vjeçar jetonte disa metra më tej, në të njëjtën lagje me të, me të ëmën. Por prej pak ditësh motra e të dëmtuarës ishte martuar me një shtetas të huaj dhe 25-vjeçarja ishte detyruar që të jetonte vetëm me babanë monstër, që vijonte abuzimin seksual me të.

Denoncimi

Duke qenë se ishte miqësuar me murgeshat, por edhe për shkak të dhunës e abuzimit të vazhdueshëm nga i ati, 25-vjeçarja më në fund vendosi të rrëfehej. Ajo u tregoi atyre historinë e tmerrshme, që i kishte ndodhur që kur ishte 9 vjeçe.

Murgeshat e kanë bindur që të drejtohej në Polici dhe e kanë shoqëruar në Komisariatin nr.2 për të bërë kallëzim. Burime nga Policia thanë se vajza ka treguar se abuzimi seksual nga i ati kishte nisur një mbrëmje kur ai ishte kthyer i dehur në shtëpi. Ajo ishte vetëm 9 vjeç dhe i ati e kishte përdhunuar.

Më pas, e njëjta histori kishte vazhduar nën presione, dhunë e kërcënime, sa herë që ai ndodhej vetëm me të bijën në shtëpi. Vajza ka treguar se në moshën 19- vjeçare zbuloi se kishte mbetur shtatzënë nga i ati dhe e kishte abortuar fëmijën.

Korrupsioni ‘trazon’ Gjykatën e Prizrenit

0

Nuk pajtohen se janë të korruptuar.

Hulumtimit të OJQ-së, “Demokracia Plus”, do t’i japin përgjigje, të mërkurën e javës së ardhshme.
Kolegjiumi i gjyqtarëve të Gjykatës Themelore të Prizrenit, në mbledhjen e radhës, do të shqyrtojë hulumtimin USAID-it, e cila në bashkëpunim me OJQ-në “Demokracia Plus”, këtë gjykatë e nxjerrë më të korruptuarën në Kosovë.

“Në mbledhjen e kolegjiumit të gjyqtarëve, që do të mbahet me datën 05.09.2018, njëra ndër pikat e rendit të ditës që do të shqyrtohet është edhe raporti i në fjalë”, konfirmoi për “PrizrenPress”, zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prizren, Afërdita Kicaj.

Misioni i USAID në bashkëpunim me OJQ-në “Demokracia Plus ” kanë prezantuar ditë më parë hulumtimin rreth transparencës dhe efikasitetit të gjykatave themelore të Kosovës, e cila përmban rezultatet e anketave rreth kënaqshmërisë së qytetarëve me shërbimet e gjykatave – sipas vlerësimit të avokatëve.

Hulumtim mbi transparencën/qasjen dhe efikasitetin e Gjykatave Themelore në Kosovë është përgatitur me 817 respondentë në shtatë Gjykata Themelore në Kosovë. Hulumtimi gjeti një numër të mangësive në cilësinë e shërbimeve të ofruara nga gjykatat.

“Nga këto gjetje të këtij raporti me 817 respondentë në shtatë gjykata themelore në Kosovë është kuptuar se Gjykata Themelore në Prizren është ranguar si më e korruptuara…”, thuhet në raportin e OJQ-së, “Demokracia Plus”.
Ndërkaq, burimet e “PrizrenPress”-it bëjnë të ditur se ky konstatim ka “trazuar” gjyqtarët e kësaj gjykate.

Zëdhënësja e Gjykatës, Afërdita Kicaj, nuk ka pranuar të komentojë për “etiketimin” e hulumtimit.

“ Të mërkurën do të diskutohet për këtë raport dhe pastaj sigurisht se, do të dalim me një qëndrim”, tha shkurt Kicaj./PrizrenPress.com/

“KOSOVA” e Jusuf Buxhovit përmbyllet në tetë vëllime

0

Me botimin e vëllimeve VI,VII dhe VIII, përmbyllet projekti ambicioz “KOSOVA” në tetë libra, e para vepër e llojit të tillë në historiografinë shqiptare.

E filluar në vitin 2012 me tri vëllime (Antika, Perandoria Osmane dhe Koha e re me Dardaninë qendër të antikitetit pellazg-ilir), dhe e plotësua në vitin 2015 me dy vëllime të tjera (IV dhe V, në të cilat u përshi koha nga viti 1912 deri në vitin 1999), tri vëllimet e fundit trajtojnë administratën ndërkombëtare nga faza e emergjencës humanitare (1999-2001), si dhe zhvillimet politike dhe shoqërore, që çuan te shpallja e pavarësisë, më 17 shkurt 2008.

Kohën e protektoratit ndërkombëtar prej tetë vitesh, autori e ka sistemuar në dy kapituj themelor: atë të ndërtimit të infrastrukturës së institucioneve ndërkombëtare përgjegjës për protektoratin nën drejtimin e UNMIK-ut dhe KFOR-it, dhe në përfshirjen e faktorit vendor në këtë proces me zgjedhjet e para lokale të vitit 2000 dhe ato vendoret në vitin 2001, prej nga dalin institucionet vendore: Parlamenti, Presidenti si dhe qeveria. Pjesa e parë e protektoratit ndërkombëtar gjen vend në “Kosovën” VI. Ndërsa “Kosova” VII, kap periudhën 2002-2008. Kompleti mbyllet me “Kosovën” VIII, me dokumentet kryesore të Kongresit të Berlinit 1878 (protokollet origjinale frëngjisht dhe gjermanisht të përkthyera edhe në gjuhën shqipe) dhe dokumente të zgjedhura nga Lidhja Shqiptare të Prizrenit 1878-1881, që lidhen me organizimin politik dhe ushtarak të Lidhjes Shqiptare nga mbrojtja e viseve shqiptare (Plavës, Gucisë, Grudës e Hotit e deri te Ulqini), si dhe themelimin e Qeverisë së Përkohshme të Lidhjes, me ç’rast rikthehet shteti mesjetar shqiptar i rrënuar nga osmanët pas vdekjes së Skënderbeut. Përzgjedhja dhe mbarështimi i këtyre dokumenteve e nxjerrin Kosovën si epiqendër të zhvillimeve kryesore historike nga mesjeta e këndej, mbi të cilat u jetësua platforma politike e nacionalizmit shqiptar, që solli te pavarësia e Shqipërisë në vitin 1912.

Në përputhje me konceptin e historisë kritike, autori ruan këtë qasje edhe në tri librat e fundit. Në këtë aspekt, në librin VI (Kosova 1999-2001 – Lugina e Preshevës dhe Maqedonia), rëndësi e madhe i kushtohet kohës së emergjencës humanitare, që lidhet me zbarkimin e misionit ndërkombëtar dhe rolin e tij për krijimin e rrethanave për normalizimin e jetës institucionale dhe infrastrukturës demokratike. Këtu, autori, është kritik ndaj rolit të faktori ndërkombëtar (UNMIK-ut dhe KFOR-it), që në përputhje me konceptin e “sigurisë para demokracisë”, strukturat e dala nga lufta i ktheu në partner politikë (paçka se ato përdorën metoda kriminale për përvetësimin e pushtetit, në formën e “një puqi të heshtur institucional”). Kjo ndikoi që “faktori luftë”, në forma të ndryshme, të vazhdojë të sfidojë rrethanat edhe në Luginë të Preshevës dhe në Maqedoni.

Edhe pse luftërat që u shfaqen në Luginën e Preshevës në vitin 2000 dhe në Maqedoni në vitin 2001 në formë të kryengritjeve të armatosura, në njëfarë mënyre shihen si vazhdim i luftës së UÇK-së për faktorizimin e mëtutjeshëm të çështjes shqiptare në rajon në përputhje me strategjinë që ato të përfshihen në kuadër të protektorateve ndërkombëtare, megjithatë, mbetën të kufizuara dhe larg qëllimeve të parashtruara politike, siç ishte kërkesa e UÇPBM-së për autonomi politike të Luginës së Preshevës të shpallur në referendumin 1992 dhe, nismëtarja e UÇK-së së Maqedonisë, për riorganizimin e Maqedonisë në shtet dy-kombesh (shqiptar-maqedonas gjegjësisht maqedonas-shqiptar). Kjo ka të bëjë sidomos për luftën e Maqedonisë, që ndonëse për nga aspekti ushtarak vlerësohet njëra ndër luftërat më të suksesshme të shqiptarëve në këtë shekull, ajo mbeti pa dividentën politike dhe shoqërore, ngaqë i mungoi platforma politike me të cilën sukseset në planin ushtarak do të përcilleshin me krijimin e strukturave të pushtetit politik dhe institucional me të cilat do të imponohej edhe zgjidhja politike (organizimi i shtetit maqedonas mbi parimin dy-kombesh siç u kërkua fillimisht). Kështu që, lufta për territore, përfundoi me marrëveshjen e Ohrit, e cila pos që “nën petkun e pluralizmit” solli në pushtet strukturat e luftës, që vazhduan avazin e pararendësve të tyre që t’u shërbejnë politikës nacionaliste maqedonase, nuk ndryshoi statusin politik dhe shoqëror të shqiptarëve.

Duhet theksuar, se trajtimi i Maqedonisë në librin VI, shkon tutje ngjarjeve të apostrofuara dhe shfaqet si çështje shqiptare. Kjo gjen mbështetje te qëndrimi se Maqedonia antike si dhe zhvillimet që rrodhën në mesjetën e hershme dhe atë të vonshme, në të gjitha fazat historike, ishte pjesë e etnisë shqiptare dhe , si e tillë, erdhi edhe deri te koha jonë. Me këtë rast, theksohet se e përfshirë në vilajetin e Kosovës me Shkupin kryeqendër të saj, Maqedonia zë vend kyç në zhvillimet politike të Rilindjes Kombëtare. Andaj nuk ishte e rastësishme që në gushtin e vitit 1912, në Shkup përfundoi marrëveshja e kryengritësve shqiptarë me me Perandorinë Osmane, e njohur si Katërmbëdhjetë pikëshi i Hasan Prishtinës, me të cilën iu vunë themelet pavarësisë së Shqipërisë. Rolin e qendrës historike shqiptare, Shkupi, do ta ketë edhe në zhvillimet tjera, edhe pse në realitetet që sollën pushtimet ballkanike të vitit 1912 dhe ato të Luftës së Dytë Botërore, kjo u luftua vazhdimisht nga pushtuesit serbë dhe jugosllavë, kur Maqedonia nga një koncept gjeografik, politikisht do të shpallet shtet i maqedonasve, gjë që edhe luta e fundit shihet si një kapitulli i papërfunduar i këtij konfrontimi historik kundër etnisë shqiptare në Maqedoni.

Diskursi kundër luftimit të etnisë shqiptare si dhe përpjekjet që t’i merret vazhdimësia historike nga antikiteti (lidhja me Dardaninë) deri në atë masë sa shteti i Kosovës, siç e paraqet Deklarata e Pavarësisë e 17 shkurtit 2008 e mbështetur mbi dokumentet e Ahtisarit, të shfaqet “pa histori”, pasqyrohet gjerësisht në vëllimin VII (Kosova 2002-2008). Me këtë rast, me sy kritikë shihen qëndrimet e faktorit ndërkombëtar, që Kosova të projektohet shtet qytetar me vulën e shpifur “të multietnisë”, ndërkohë që pakicës serbe, duke iu njohur “e drejta” që krishterimi ortodoks në Kosovë dhe objektet e kultit të trajtohen si trashëgimi ortodokse serbe në saje të gënjeshtrave të historiografisë serbe për gjoja shtetin mesjetar serb në Kosovë, i njihet “e drejta historike”.

Privimi i shqiptarëve nga trashëgimia e krishterimit ortodoks si pjesë e krishterimit të përbashkët, i cili, në këtë pjesë, pranohet qysh në shekullin IV dhe njohja e kësaj “të drejte” serbëve, krahas një shtrembërimi historik, njëherësh shfaqet edhe me pasoja politike, ngaqë le të hapur një konflikt, ku rëndom “e drejta historike” përherë ka përparësi ndaj “të drejtës etnike”, ose jetësore. Sepse, kjo e dyta, në rrethanat e caktuara politike, mund të ndryshohet dhunshëm, siç është parë vazhdimisht në përvojën e hegjemonizmit dhe ekspansionizmit serbomadh në dy shekujt e fundit ndaj etnisë shqiptare, e pasqyruar me luftëra dhe tri gjenocide, deri te i fundit në vitin 1999, që u ndal me ndërhyrjen e NATO-s.

Botues: “Jalifat Publishing”, Houston dhe “Faik Konica”, Prishtinë, 2018

Suharekë: Kuvendi ndahet për stadiumin (VIDEO)

0

Stadiumi i futbollit në Suharekë, në të cilin zakonisht përballën lojtarët, i ka përplasur politikanët e kësaj komune.

Edhe pse AAK e PDK pajtohen për dhënien në shfrytëzim një kompanie private, ata nuk po pajtohen me kohëzgjatjen e kontratës.