23.8 C
Prizren
E premte, 27 Qershor, 2025
Home Blog Page 4634

Joshua: “Pas Povetkin, dua të përballem me këtë boksier”

0

Boksieri britanik Anthony Joshua, kampion bote në peshën e rëndë në kategoritë IBF, WBA dhe WBO, do të duelojë më 22 shtator ndaj rusit Alexander Povetkin në stadiumin “Wembley”.Por kampioni i botës po mendon që tani për sfidën që do të zhvillojë në prill të 2019-ës, ku shpreson që përballë të ketë amerikanin Deontay Wilder, që mban titullin e kategorisë WBC në peshën e rëndë.

Një duel që do të unifikonte titujt kampionë bote në këtë Divizion.Joshua beson se ai do ta fitojë sfidën me Povetkin, ashtu sikurse parashikon edhe një fitore të Wilder ndaj Fury në përballjen që ata do të zhvillojjmnë në nëntor në Amerikë. “Herët a vonë unë dhe Wilder do të duelojmë me njëri-tjetrin. Ne do t’i fitojmë sfidat tona të radhës dhe më pas do të kryqëzojmë dorezat. Unë e dua këtë sfidë. Të mos harrojmë se kemi gati 6 muaj që po e negociojmë këtë përballje, ndaj nuk preferoj të tërhiqem tani”, u shpreh Joshua.

“E pranoj që është e vështirë të gjejmë një marrëveshje me Wilder. Nuk e kuptoj se përse do të përballet me Fury, që ka 3 vjet që nuk zhvillon duele të mëdha. Wilder do ta fitojë atë sfidë dhe më pas e pres të ulet sërish në tavolinë e të bisedojë me mua për duelin tonë. Unë e kuptoj strategjinë e tij, ai dëshiron të bëjë disa parà nga sfida me Fury, që të kërkojë më shumë nga përballja me mua”, u shpreh Anthony Joshua ë një intervistë për “Sky Sports”

MASHT: Shpërndarja e librave mund të ketë vonesa

0

Viti i ri shkollor në Kosovë do të fillojë sipas planifikimeve, të hënën më 3 shtator (e hënë) kështu ka deklaruar Zyrtari për Informim pranë Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Valmir Gashi.

Por, materiali mësimor librat për nxënësit e klasave të para deri në të nëntën nuk janë dorëzuar akoma në të gjitha shkollat e vendit, fillimisht në Drejtoritë e Arsimit në komunat përkatëse për t’u shpërndarë më pas te nxënësit.

Për këtë, zëdhënësi Gashi ka thënë se procesi i shpërndarjes veçse ka filluar dhe do të vazhdojë në të gjitha lokacionet.

“Procesi është në implementim e sipër dhe shpërndarja ka filluar në disa qytete të Kosovës. Varësisht lokacioneve mund të ketë vonesa, por këto ditë do të vazhdojë shpërndarja dhe do të mbulohen të gjitha shkollat e Kosovës”, ka thënë Gashi për Indeksonline.

Valmir Gashi nga MASHT-i ka shtuar se nuk do të ketë mungesa të librave për sasinë e kërkuar nga drejtoritë e arsimit.

“Sa i përket sasisë është konformë kërkesave dhe numrit të nxënësve dhe gjithçka është gati për fillimin e ri shkollor. Kemi kërkuar nga Drejtoritë Komunale të Arsimit të njoftojnë për gjendjen e shkollave dhe përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor dhe disa nga to kanë raportuar se gjithçka është gati. Ndërsa, disa të tjera akoma nuk kanë njoftuar, porse presim konfirmimin e tyre”, ka përfunduar Gashi.

Malishevë: Varroset punëtori që vdiq në Itali (VIDEO)

0

Dikush që iku nga vendi për një jetë më të mirë, u kthye këtu në arkivol.

Në Balinc të Malishevës u varros sot 44-vjeçari Shpejtim Gashi, i cili humbi jetën aksidentalisht në Itali.

 

 

Veseli viziton familjet e heronjve të Betejës së Vrrinit

0

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka kujtuar 20 vjetorin e Epopesë së Vrrinit.

Veseli si shenjë nderimi ka vizituar familjet e heronjve të Kosovës, Xhevat Berishës dhe Agim Shalës.

Ai thotë se Beteja e Vrrinit do të shënohet në faqet e lavdishme të historisë së Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Postimi i plotë i Veselit:

Në nderim të 20 vjetorit të Epopesë së Vrrinit, sot vizitova familjet e heronjve të Kosovës, Xhevat Berisha dhe Agim Shala.

Beteja e Vrrinit do të shënohet në faqet e lavdishme të historisë së Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. /

Shkollat e Suharekës obligohen me ligj të bëjnë dezinfektimin

0

Para fillimit të çdo viti të ri akademik, secili institucion shkollor është i obliguar që të bëjë dezinfektimin, dezinsektimin si dhe deratizimin, kushte këto sanitare për parandalimin e sëmundjeve te nxënësit.

Të obliguar me ligj janë edhe të gjitha institucionet tjera publike dhe ato private, raporton KTV.

Por këto masa parandaluese vetëm këtë vit kanë nisur të merren për bazë, pasi që me vite të tëra nuk janë kryer.

Njëjtë ka ndodhur në shkollën teknike “Skënder Luarasi” të Suharekës.

Këtë vit kryetari i kësaj komune mori vendim që 1 shtatori asnjë shkollë të mos e gjejë pa u kryer dezinfektimi.

Ndërkaq, institucionet e tjera shkollore, nëse nuk e kryejnë këtë obligim, i presin dënimet me gjoba dhe lëndët dërgohen në Gjykatë.

Komunës së Suharekës i gjithë dezinfektimi i ka kushtuar afër pesë mijë euro.

S

Ministri Kujtim Gashi bëri homazhe të varrezat e dëshmorëve në Landovicë

0

Në kuadër të shënimit të 20-vjetorit të Epopesë së Vrrinit në Prizren, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, bëri homazhe dhe vendosi lule në varrezat e dëshmorëve në Landovicë.

Me këtë rast, ministri Gashi tha se nderimi për dëshmorët e lirisë është vlerë që na mban të fortë në rrugën e fuqizimit të shtetit.

“Dëshmorët janë udhërrëfim për brezat e rinjë dhe dëshmi se sa shumë gjak është derdhur për të jetësuar aspiratat shumë shekullore të popullit tone. Lavdi Dëshmorëve”, u shpreh ministri Gashi.

Gjatë Epopesë së lavdishme të Vrrinit nga 1 deri 5 shtatori 1998, në përballje guximtare ranë për të mos vdekur kurrë në altarin e lirie 28 pjesëtarë të UÇK-s

Prizren: Dy të arrestuar, njëri sulmoi gruan e tjetri babanë e vet

0

Dy raste të dhunës në familje kanë ndodhur në regjionin e Prizrenit. Siç bën të ditur Policia dy persona janë arrestuar. Njëri në Prizren e tjetri në Dragash, pasi që të njëjtit dyshohet se kanë ushtruar dhunë fizike ndaj familjarëve të tyre.

Rasti i parë ka ndodhur në Prizren, ku është arrestuar një person pasi ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. Me vendim të prokurorit , i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Ndërsa në rastin e dytë siç njofton Policia personi i arrestuar ka tentuar ta sulmojë fizikisht babin e vet.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti ka kanosur dhe ka tentuar ta sulmojë fizikisht babanë e tij. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton Policia.

Hasan Prishtina: Nderin tem si njeri e si shqiptar e çmoj e nuk e le të përlyhet me llumin e shpifjeve

0

Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar në Shqipëri, Dorian Koci ka publikuar sot një citat të rrallë të Hasan Prishtinës, shkruan KultPlus.

Këto fjalë, Hasan Prishtina i kishte thënë për “Ora e Shqipnisë”, nr.7 që ishte botuar në Vjenë më 22 maj 1928.

Po sjellim të plotë fjalimin:

“Akuza, shpifje, kërcenime, rreziqe nuk më kanë frikësue kurrë deri më sot, e kundërshtarët e mij le të janë të sigurtë se nuk do të më friksojnë as mbas sodit (…). Nderin tem si njeri e si shqiptar e çmoj, e tham me krenari, nuk e le të përlyhet me llumin e shpifjeve. Mua n’idenë t’eme patriotike nuk ka muejtë as nuk do të muej me më shtrue as ari i të tanë botës, por as mënia e të tanë anmiqve. Ka me më shtrue vetëm vdekja”
Hasan Pishtina (*1873 në Vushtrri – 13.08.1933 në Selanik)
“Ora e Shqipnisë”, nr. 7, Vjenë, 22.V.1928
Per fat te keq vetem vdekja e pabese e ndali…

Burg i përjetshëm për atentatorin e ISIS që donte të vriste Theresa May

0

Një fanatik i ISIS, i cili planifikonte të shpërthente një bombë në selinë e kryeministrisë britanike si dhe të vriste me thikë ose qëllonte me armë kryeministren Theresa May, është dënuar me burgim të përjetshëm, pasi pa e ditur kishte rënë në kurthin e shërbimeve sekrete dhe u kishte zbuluar atyre planin e tij. Komploti i tij ishte ndër 13-të tillë që u neutralizuan nga shërbimet e sigurisë që nga sulmi ndaj parlamentit në mars të 2017.

Naimur Zakarija Rahman, një 21-vjeçar nga Birmingami, por që jetonte në veri të Londrës, ishte duke ecur nëpër rrugët e kryeqytetit britanik, duke pasur me vetë një tenxhere me presion që ai mendonte se ishte bombe dhe një jelek me eksploziv në momentin kur u arrestua nga forcat e anti-terrorizmit, në nëntor të vitit të kaluar.Fanatiku i ISIS u indoktrinua nga xhaxhai i tij, i cili është vrarë nga një sulm me dron në Siri. Ai u kap pas një hetimi nga shërbimi sekret britanik MI5, Scotland Yard-i dhe FBI-ja, të cilët i dhanë atij bombën e rreme. Rahman i diskutoi planet për sulmin terrorist ndaj ndërtesës së kryeministrisë, Downing Street dhe sulmin me thikë dhe ekspoloziv ndaj kryeministres Theresa May, gjatë bisedave dhe kontakteve me agjentët sekret që silleshin siç njihen në zhargonin e procesit të rekrutimit si “emiret e online-it.” Personi që hiqej si rekrutues i ISIS, ishte agjent i FBI, i cili më pas e vendosi atë në kontakt me një ekip online të shërbimit sekret britanik MI5, duke bërë që Rahmani të besonte se ishin vertetë njerëz të Shtetit Islamik.

Gjatë procesit gjyqësor Rahman pranoj fajësinë edhe për përgatitjen e një video sponsorizuese të cilën ai e filmoi për një bashkëpunëtor të tij, i cili pretendohej se donte t’i bashkohej ISIS në Libi. Gjatë procesit gjyqësore gjykatësi i çështjes i tha të pandehurit se ” ai do të kishte kohë të bollshme në burg për të studiuar Kuranin”, duke shtuar se feja Islame ishte “fe e paqes”. Komploti i tij ishte ndër 13 të tillë që u neutralizuan nga shërbimet sekrete dhe ato të sigurisë që nga sulmi ndaj parlamentit britanik në mars të 2017-ës, ndërkohë që Britania është në nivelin më të lartë të gatishmërisë ndaj sulmeve të mundshme terroriste. /TCh

Limaj në Prizren thotë se dëshmorët edhe të vdekur i shërbejnë atdheut

0

Kryetari i Nismës Socialdemokrate dhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj ka marrë pjesë në akademinë përkujtimore kushtuar 20 vjetorit të Epopesë së UÇK-së në rajonin e Vrrinit.
Më këtë rast Limaj ka thënë se nuk ka vend të lirë pa varreza të dëshmorëve, sepse liria dhe dëshmorët, sipas tij, janë të pandashëm.

Limaj ka thënë se liria e Kosovës është paguar shtrenjtë. Dëshmorët, sipas tij, edhe të vdekur i shërbejnë vendit. Ata ai thotë se i janë ushqim e vizion njerëzve për të ecur përpara.

“Akademitë përkujtimore nuk bëhen vetëm për t’i nderuar ata që kanë rënë për liri, për me tepër këto akademi bëhen edhe për të gjallët dhe për të na shërbyer e kujtuar ku kemi qenë dhe çfarë sakrificë është bërë për vendin dhe për të thënë që sado punojmë është pak për vendin tonë. Kjo që gëzojmë është paguar shtrenjtë. Nuk është përgjakur ky rajon vetëm në vitin 1998, por pandërprere sa ka qenë pushtuesi. Dëshmorët edhe të vdekur i shërbejnë atdheut”, ka thënë ndër të tjera Limaj.

E, Zafir Berisha njëri nga udhëheqësit e UCK-së, të kësaj zonë ka thënë se Epopeja e UÇK-së në Vrri është një nga ngjarjet më të dhimbshme, por në të njëjtën kohë edhe të lavdishme.

Ushtria Çlirimtare e Kosovës, Berisha thotë se nuk lind rastësisht, por ajo ishte një rezultat i përpjekjeve të vazhdueshme të shqiptarëve për liri.

“Regjimi i ka shtypur shqiptarët në forma të ndryshme, por asnjëherë nuk u dorëzuam pavarësisht dhimbjeve. Shqiptarët asnjëherë nuk u ndalën së kërkuari të drejtat e tyre që u takonin. Djemtë dhe vajza të shumtë vuajtën në burgje. Shqiptarët asnjëherë nuk u nënshtruan”, ka thënë Berisha.

Berisha thotë se lufta në Drenicë ishte thirrje publike për të gjithë që ishte momenti vendimtar për t’u ngritur kundër armikut. Djemtë e Prizrenit, ai thotë se ishin kudo, por kryesisht ishin pozicionuar në rajonin e Vrrinit në tetë fshatra që ishin shpallur zonë e lirë.