33.1 C
Prizren
E mërkurë, 25 Qershor, 2025
Home Blog Page 4641

Xhavit Zogaj nga Malisheva, kërkon kompensim të dëmit nga kompania e sigurimeve “Kosova e Re”

0

Një ekspertizë mjekoligjore dhe një tjetër e komunikacionit do të bëhen në rastin ku paditësi Xhavit Zogaj, kërkon kompensim dëmi nga kompania e sigurimeve “Kosova e Re”, pasi për shumën e kompensimit ka dështuar të arrihet marrëveshje gjyqësore, në seancën e së martës në Gjykatën Themelore në Gjakovë, dega në Malishevë.

Zogaj, më 18 mars 2016, kishte ushtruar padi ndaj kësaj kompanie, pasi pretendon se kishte marrë lëndime trupore teksa ishte goditur nga një veturë, derisa ai po kalonte rrugën në cilësinë e këmbësorit.

Për ngjarjen që kishte ndodhur më 9 maj të vitit 2014 në rrugën “Rilindja Kombëtare”, në Malishevë, ai për këto lëndime, kërkon t’i kompensohet dëmi në shumë prej mbi katër mijë eurosh.

Në seancën e së martës, gjykatësi i rastit, Haki Kryeziu, ka aprovuar propozimin që të bëhet ekspertizë mjekoligjore dhe e komunikacionit.

Caktimin e ekspertizës mjekoligjore e ka kërkuar i autorizuari i paditësit, avokati Avdi Hoxha, kurse atë të komunikacionit e ka kërkuar përfaqësuesi i palës së paditur, Veton Robaj.

“Duke pasur parasysh faktin se në aksidentin e trafikut të shkaktuar në maj të vitit 2014, paditësi ka pësuar lëndime trupore, të cilat lëndime janë të përshkruara në raportin e emergjencës të QKUK në Prishtinë, baza juridike e përgjegjësisë të të paditurës dhe detyrimi i të paditurës që paditësit t’ia kompensojë dëmin e shkaktuar. I propozoj gjykatës që në këtë çështje juridike të nxjerrën provat më dëgjimin e ekspertëve të ortopedisë dhe psikiatrisë”, ka thënë Avdi Haxha.

Kurse, i autorizuari i palës së paditur, kompanisë së sigurimeve “Kosova e Re”, Veton Robaj, ka deklaruar se është i gatshëm të ofroj marrëveshje gjyqësore me paditësin, për kompensimin e dëmit lidhur me dhimbjet fizike dhe friken e të gjitha llojeve, në shumën e përgjithshme prej 800 euro, por, këtë ofertë nuk e ka pranuar i autorizuari i palës paditëse.

Pas mos arritjes së marrëveshjes gjyqësore, i autorizuari i të paditurës, Veton Robaj, ka thënë se propozon të bëhet një ekspertizë e komunikacionit, në mënyrë që sipas tij, saktësisht të përcaktohet përgjegjësia e pjesëmarrësit në komunikacion.

Gjykatësi Haki Kryeziu, seancën e radhës e ka caktuar më 24 shtator 2018, në ora 13:00.

Ndryshe, sipas padisë, më 9 maj 2014 në rrugën “Rilindja Kombëtare”, në Malishevë është shkaktuar aksident komunikacioni në të cilën lëndime trupore ka pësuar këmbësori Xhavit Zogaj, tani në cilësinë e paditësit.

Siç thuhet në padi, aksidenti është shkaktuar kur ngasësi i automjetit të udhëtarëve “VW Golf”, Ymer Kryeziu, i siguruar te e paditura, duke mos qenë i kujdesshëm gjatë vozitjes dhe duke mos e përshtatur shpejtësinë e lëvizjes, me pjesën e përparme të automjetit, godet këmbësorin i cili në ato momente ishte duke kaluar rrugën, me ç’rast këmbësori pëson lëndime trupore.

Sipas padisë, shuma e kërkuar e cila mbulon të gjithë kompensimin e dëmit  është 4,040.00 euro./betimiperdrejtesi/

Në pikë të ditës prizrenasi tenton të arratiset nga stacioni i policisë

0

Një person ka tentuar që në pikë të ditës të arratiset nga stacioni i policisë në Prizren. Sipas njoftimit të policisë i dyshuari i cili ishte arrestuar më parë ka sulmuar dy polic në tentativën e tij për tu arratisur.

Arratisja e tij është penguar ndërsa dy zyrtar policor kanë marrë lëndime trupore”, thuhet në njoftim

I njëjti sqaron se ndaj të pandehurit është hapur rast për sulm ndaj policëve ndërsa policët kanë marrë mjekim në spitalin e Prizrenit.

Vajza 2-vjeçe vdes në avion, dyshohet për atak në zemër

0

Një vajzë libaneze 2 vjeçe ka ndërruar jetë në avionin e linjës “Alitalia”, Bejrut-Romë, i cili ka bërë zbritje emergjence në aeroportin e Barit.

Sipas mediave italiane, e mitura është goditur nga një krizë kardiake gjatë udhëtimit. Një nga stjuardesat i ka dhënë ndihmën e parë dhe është vendosur të kryhet protokolli i uljes së emergjencës nga piloti.

Pas zbritjes në tokë, mjekët tentuan ta kthejnë në jetë, por 2-vjeçarja kishte ndërruar jetë.

Siç është raportuar nga mjekët, foshnja vuante nga hiperoksaluria, një sëmundje e rëndë e veshkave, dhe në bord ishte ndihmuar nga një infermiere e Kryqit të Kuq që e shoqëronte së bashku me prindërit e saj. Gjatë fluturimit ajo kishte një maskë oksigjeni dhe ishte drejtuar në kryeqytetin italian për të marrë trajtim mjekësor.

Në udhëtim, megjithatë, ajo dyshohet se ka pësuar një sulm në zemër dhe u ndihmua nga infermierja që i kërkoi pilotit të bënte një ulje emergjente. Duke pasur parasysh patologjinë, e cila është prekur fëmija, mjekët ligjorë e kanë informuar prokurorin se nuk e konsiderojnë autopsinë të nevojshme.

Vdes babai i Blerim Kuçit, Haradinaj i shpreh ngushëllime

0

Ka ndërruar jetë babai i Blerim Kuçit, ish-kryetarit të Komunës së Suharekës.

Nga ana e tij, kryeministri i vendit , Ramush Haradinaj i ka shprehur  ngushëllime atij dhe familjes.

 

 

Shkrimi i tij i plotë në Facebook:

I prekur nga lajmi për vdekjen e Ahmet Kuqit, të cilin e njoha personalisht, si një burrë të fjalës që ka qëndruar kurdoherë i paluhatshëm në parimet shqiptare.

Deputetit Blerim Kuqi si dhe familjes së gjërë të të ndjerit, u shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta. Të jeni bashkë dhe të ruani kujtimet më të mira për më të dashurin tuaj.

Prehu në paqe Baca Ahmet!

Përgatitet në Kubë kokteji më i madh në botë (VIDEO)

0

Qindra banakierë nga Amerika janë mbledhur në Havana për të krijuar koktejin gjigant të njohur si Cuba Libre, i cili përmban lëng limoni, rum, dhe pije të gazuar.

Kokteji prej një mijë litrash u përgatit me 20 arka me rum dhe 200 litra Coca-Cola.

Ngjarja për përgatitjen e pijes më të madhe shënon fillimin e garave në mes të banakierëve, për nder të njërës nga pijet më të famshme të botës. Banakierët nga Kuba, po ashtu edhe ata nga Amerika, Uruguai, Republika Dominikane, Peru dhe Nikaragua ndihmuan në këtë pije.

Përzierja u ofrua për vizitorët dhe pranishmit në këtë ngjarje. Ngjarja vazhdon të mbahet përgjatë gjithë javë në Kubë, dhe pjesëmarrës janë rreth 200 profesionistë, përcjell KosovaPress.

Kjo video do të shikohet nga Libri i Rekordeve Guinness për të konfirmuar nësë kanë thyer rekordin.

Mandzukiq do të vazhdojë me Juven

0

Sulmuesi kroat vazhdon të jetë në planet e trajnerit Massimiliano Allegri.

Juventusi pritet t’i ofrojë një kontratë të re sulmuesit Mario Mandzukiq, i cili po vazhdon të tregojë formë të mirë në fanellën bardhezi.

Kroati u kthye me vonesë në përgatitjet e skuadrës, pasi kishte pushuar më gjatë se pjesa tjetër e skuadrës, meqenëse me Kroacinë kishte luajtur deri në finalen e Kampionatit Botëror.

Të shtunën Mandzukiq pati një paraqitje të mirë dhe realizoi golin e dytë në fitoren 2-0 ndaj Lazios.

Kroati ka kontratë deri më 2020 me Juven, por mediat italiane shkruajnë që ai mund të nënshkruajë një marrëveshje të re.

Pas spekulimeve se ai mund të largohej gjatë verës, te Juve janë të bindur se Mandzukiq do të pranojë të nënshkruajë edhe për një vit shtesë.

Ronaldo gati të bëhet aksioner te klubi i njohur nga La Liga

0

Ronaldo është i gatshëm të rikthehet në La Ligë. Jo më si futbollist por tani në një rol të ri.

E përditshmja sportive madrilene “AS” shkruan se ambasadori i Real Madridit pritet të bëhet aksioner te skuadra rivale nga La Liga, Real Valladolid.

Ronaldo mund të blejë aksione në Valladolid për një shifër prej rreth 30 milionë euro.

Kurse, Carlos Suarez pritet të vazhdojë në rolin e presidentit ekzekutiv.

United refuzon ofertat e Milan dhe Atletico për Martial

0

Anthony Martial dëshiron largimin nga Manchester United.

Por që klubi ka refuzuar ofertat e Milanit dhe Atletico Madrid për francezin shkruan RMC Sport.

Edhe trajneri Jose Mourinho ka dashur që ta shesë atë për të siguruar fonde për ta blerë një qendërmbrojtës, por që Drejtori Ekzekutiv i klubit, El Woodward dhe shumë të tjerë në klub vlerësojnë se atij duhet t’i ofrohet kontrata e re.

Woodward dhe bashkëpunëtorët e tij nuk duan të përsërisin situata sikur me Mohamed Salah dhe Kevin De Bryune që ishin nën Mourinho te Chelsea – të cilët ishin shitur dhe më pas u rikthyen në yje nëpër klube të tjera në Premier League.

Prizreni, qyteti i magjishëm që josh vizitorët

0

Qyteti i Prizrenit është njëri ndër qytet më të vizituara brenda këtij viti. Këtë e dëshmojnë Info Qendra që funksionon në kuadër të Komunës së Prizreni dhe asociacionet e tjera turistike, si ASB dhe “Caritas Kosova”. Të dielën nga paradite deri vonë, sidomos në qendër të qytetit”Shadërvani”, është vështirë të gjendet një vend për t’u ulur. Ne takuam familjen e Fatmir Hasanit nga Kumanova, që kishin ardhur dhe thanë se vetëm për të qëndruar në këtë qytet të bukur ia kanë mësyrë Prizrenit. “Këtu na pëlqen gjithçka”, thanë ata për “Kosova Sot”.

Mirëpo, kishte edhe familje të tjera që kishin ardhur për ta vizituar këtë qytet të bukur. Familja e Izmir Hasnajt kishin ardhur nga Tetova. “Këtu sot jemi në Prizren. Ky qytet është më i bukuri qytet i gjithë shqiptarisë. Këtu janë të njohura qebapët e këtij qyteti, tash s’po hyjmë edhe në faktin e padiskutueshëm, sepse është kalaja, ky kalldrëmi, pastaj vetë pamja e këtij qyteti që ofron shumë.

Këtu pashë edhe pajtonin karakteristik, pastaj trenin , e po ashtu edhe ato biçikletat karakteristike për katër veta. Kalaja, institucionet e tjera të kulturës, thuajse janë vetë mrekullia e këtij qyteti”, pohon z. Izmir si dhe bashkëshortja e tij Mivedetja. “Pikat me interes për turistët janë mahnitëse”, shprehet doktoresha nga Tirana Anila Hoxha, duke shtuar se këtu ka bukuri dhe vetëm bukuri. “Ky qytetet ka marrë pak nga Berati, pak nga Gjirokastra, pak nga Shkodra, shumë nga vetvetja dhe është qendër e këndshme për shumë vizitorë”, shprehet Hoxha për gazetë.

Info qendrat turistike

Janë disa nga pikat e rëndësishme të Prizrenit, siç është kompleksi i LSHP-së, pastaj vijnë monumentet e vjetra historike, si xhami, kisha dhe monumente të tjera sakrale. “Info Qendra Turistike” është e organizuar në hapësirat e njërit prej objekteve komunale, të ashtuquajtur “Beledije”, e cila kohë më parë është restauruar me donacion të fondeve të Komisionit Evropian, të cilën Komuna, përkatësisht Drejtoria e Turizmit e ka dedikuar për ushtrimin e veprimtarisë së “Info Qendrës Turistike.

“Një qendër e këtillë, tashmë e privatizuar, punon në rrugën e “Saraçëve’ , si kjo e të tjera u ofrojmë turistëve shërbime të shumta. Prizreni vazhdon të mbetet njëri nga qytet e traditës”, pohon Aderim Nelaj nga Shkodra. “Prizreni ia kalon secilit qytet shqiptar me bukuri. Ose ndoshta uji i këtij qyteti i bënë njerëzit për vete. Kam dëgjuar një lloj legjende se kush e pi ujin e “Shadërvanit ‘për tri ditë më ujërave të tjerë nuk ua di lezetin'”, tregon ai për gazetën. Prizreni ka një trashëgimi të pasur. Këtu afër ka xhami, pak përtej kisha, më tutje shihet teqeja e si duket dëgjova se tash do të ketë edhe ndonjë sinagogë, këto janë virtyte, besoni që vetëm në këtë qytet gjenden” përfundon Nelaj. Kalaja duket si një kurorë e kësaj bukurie. Por jo vetëm kaq, shtëpitë karakteristike e të tjera e bëjnë këtë qytet të këtillë”, shton Nelaj

“Më besoni erdha të qëndroj tri -katër ditë, por bukuria magjepse e këtij qyteti tash më ka lidhur për këtu. S’di si do të rikthehem në Gjermani. Këtu njerëzit janë të buzëqeshur, të këndshëm, pastaj qielli më duket ka një bukuri tjetër nga qiejt e botës perëndimore”, tha ai i entuziazmuar mysafiri nga Gjermania Gollovord

 

Kurse, Edmund Gollovord, nga Gjermania, pohoi për gazetën se tash e tri javë ndodhet në Prizren. “Më besoni erdha të qëndroj tri – katër ditë, por bukuria magjepse e këtij qyteti tash më ka lidhur për këtu. S’di si do të rikthehem në Gjermani. Këtu njerëzit janë të buzëqeshur, të këndshëm, pastaj qielli më duket ka një bukuri tjetër nga qiejt e botës perëndimore”, tha ai i entuziazmuar. Ne filluan dhe ia treguan legjendën e shkodranit, i buzëqeshur tha “,ua më paska zënë ajo legjendë”. Numri i vizitorëve kësaj vere ishte shumë i madh, kurse zyrtarët e Komunës thanë se nuk kanë arritur saktësisht të evidentojnë hyrje- daljet e vizitorëve. “Por, gjithë këtë bukuri po e zbeh numri i shtuar i lypsarëve, që janë kryesisht nga Shqipëria”, tregon prof. Habib Berisha, i cili pohon se këtë qytet duhet shpëtuar nga këta lypsarë të organizuar që vijnë nga Shqipëria. Kohë më parë, lidhur me këtë, kryetari i komunës, Haskuka tha “Mos u jepni para atyre, se në atë formë po e financoni mafinë e organizuar.”

(Kosova Sot)

Bali Muharremaj gjen vetëm një punëtore në ambulanten në Studenqan, paralajmëron masa

0

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka dalë me mëngjes në terren.

Ai ka vizituar Ambulanten e Mjekësisë Familjare në fshatin Studenqan dhe në orën 08:00 ka gjetur vetëm një punëtore në orarin e punës, njofton Klan Kosova.

“Sapo vizitova AMF në Studenqan, dhe përveç Kaltrina Përzhakut, askush nuk ndodhet në vendin e punës në orën 08:00”, ka shkruar ai në Facebook.

“Do të merren masa menjëherë me zbritje të rrogës dhe masa të tjera. Askush nuk do të lejohet të abuzoj me shërbime publike”.