32.7 C
Prizren
E mërkurë, 25 Qershor, 2025
Home Blog Page 4642

Ngritet aktakuzë ndaj tre personave nga Prizreni, premtuan punësime në Gjermani

0

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë pranë Gjykatës Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, kundër të pandehurve F.H., B.R dhe V.R për shpëlarje parash, mashtrim dhe shmangje nga tatimi.

Sipas prokurorisë, të pandehurit F.R dhe B.R në periudhën kohore qershor 2016 – gusht 2017, duke i fshehur faktet dhe me qëllim të përfitimit për vete dhe persona të tjerë, e me qëllim të fshehjes apo të maskimit, të natyrës, burimit, vendit, dispozicionit, lëvizjes ose pronësisë së pasurisë, pasi që më parë kanë pranuar mjete monetare të shumta duke i mashtruar një numër shumë të madh të qytetarëve të Kosovës, kinse do t`i punësojnë në Gjermani, duke përfituar me anën të veprës penale të “mashtrimit dhe falsifikimit të dokumenteve”, nga secili i dëmtuar shumën prej 2500 – 3000 euro. Ndërsa, numri i të dëmtarëve që nuk janë punësuar fare në Gjermani është 489 persona.

“Ndërsa, të pandehurit F.R dhe B.R gjatë kësaj periudhe kohore me veprime të kundërligjshme, kanë përvetësuar shumën e parave prej 1,220,175.00 euro, nga kjo kanë bërë shpëlarje të parave në shumën prej 1,068,775.00 euro”.

Me këto veprime, në vazhdimësi dhe në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “shpëlarje parash”.

Po ashtu, në aktakuzë thuhet se të pandehurit F.H dhe B.R,. në periudhën e njëjtë kohore qershor 2016 – gusht 2017, kanë mashtruar 489 të dëmtuar, duke i vënë në lajthim se kinse do t`i punësojnë në Gjermani, duke ju lëshuar kontrata kinse origjinale, a në fakt ju kanë dorëzuar kontrata të falsifikuara, ku me këtë rast me anë të mashtrimit, ju kanë marrë nga 2,500 – 3,000 euro secilit, duke përvetësuar shumën prej 1,206,425.00, në mënyrë të kundërligjshme dhe nuk ju ka mundësuar punësimi fare, edhe përkundër përpjekjeve nga të dëmtuarit për tu punësuar apo edhe së paku të ju kthehen parat por, pas sukses.

Me këto veprime të lartcekurit në vazhdimësi dhe bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “mashtrimi”.

Gjithashtu, në aktakuzë theksohet se të pandehurit F.H dhe B.R nga muaji qershor 2016 – gusht 2017, në cilësinë e pronarëve dhe menaxherëve të kompanie, me dashje kanë lëshuar dokumente në emër të personit tjetër pa autorizim, në atë mënyrë që lëshojnë mbi 400 kontrata të falsifikuara, për punësim në shtetin e Gjermanisë, në emër të shtetasit gjerman M. Sch, pa autorizimin e tij paraprak.

Me këto veprime të pandehurit e lartcekur në vazhdimësi dhe në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “rastet e posaçme të falsifikimit të dokumenteve”.

“I pandehuri, V.R., nga muaji qershor 2016 – gusht 2017, në vazhdimësi dhe me dashje falsifikon dokumentet me qëllim të shfrytëzimit të atyre dokumenteve, si origjinale, duke vënë nënshkrimin në emër të personit tjetër pa autorizim, në atë mënyrë që i njëjti nënshkruan rreth 400 kontrata për punësime në shtetin e Gjermanisë, në emër të M. Sch., pa autorizimin e tij paraprak”.

“Gjithashtu, i pandehuri F.H., gjatë periudhës kohore 2016 – 2017 në cilësinë e personit përgjegjës, me qëllim të shmangies pjesërisht apo të tërësisht pagesës së tatimit, tarifave apo kontributeve të tjera që kërkohen me ligj, nuk i ka përfshirë të dhënat lidhur me të ardhurat e këtyre bizneseve. Si pasojë e mos deklarimit të këtyre ka bërë shmangien nga tatimi në shumën prej 137,999.60 euro”.

Me këto veprime ka kryer veprën penale “shmangje nga tatimi”.

Prizren: F.M. dënohet se rrahu burrin që ia ftonte gruan në takim

0

Gjykata e Prizrenit ka përmbyllur me dënime me burg incidentin e 25 gushtit 2011 ku personi me inicialet G.B ishte rrahur me stupc bejsbolli.

Në një njoftim të gjykatës sqarohet se F.M. është dënuar me gjashtë muaj burgim ndërsa personi i dytë V.M. është dënuar me gjashtë muaj me kusht nën akuzën për lëndime të rënda trupore.

Sipas njoftimit të gjykatës, viktima e kishte thirrur në telefon për një takim bashkëshorten e të pandehurit F.M. Kur viktima ishte afruar në vendin ku ishte lënë takimi, aty sipas aktakuzë ishin duke pritur burri (F.M.) dhe i pandehuri V.M.

“Të pandehurit dalin në vend takim ku i pandehuri i parë kërkon nga i dëmtuari që të del jashtë automjetit, i dëmtuari refuzon, e më pas i pandehuri hap derën e automjetit e godet me shkop të bejsbolli ndërsa i pandehuri i dytë e godet me grusht dhe shqelma të dëmtuarin në kokë me ç‘rast i shkaktojnë lëndime të rënda trupore”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Komunikata sqaron se palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.

Aksidentohen dy drejtorë të Komunës së Rahovecit

0

Dy drejtorë të Komunës së Rahovecit janë aksidentuar dje në  fshatin Pataqan të Rahovecit.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar edhe kryetari i Komunës së Rahovecit Smajli Latifi.

“Po, drejtori për ekonomi dhe drejtori i financave janë aksidentuar me veturë private dje rreth orës 14:00”, tha Latifi për KALLXO.com.

Sipas Latifit, drejtori për ekonomi, Artan Asllani i cili ka qenë duke drejtuar automjetin ka pësuar lëndime më të lehta, ndërsa drejtori i financave, Afrim Limani, ka pasur lëndime më të rënda.

Latifi shtoi se si pasojë e lëndimeve të marra në aksident, Limani ka pasur sot një operacion në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Për aksidentin e dy drejtorëve është raportuar edhe sot në raportin 24 orësh të policisë.

“Ka ndodhur një aksident trafiku mes dy automjeteve, me ç’rast përveç dëmeve materiale, lëndime trupore kanë pësuar tre persona” thuhet në raportin e policisë.

Ndalohet hyrja e palëve dhe avokatëve pa ftesa në Gjykatën e Prizrenit

0

Ymer Hoxha, kryetar i Gjykatës Themelore në Prizren, ka marrë vendim për ndalimin e hyrjes së palëve dhe avokatëve në objektin e Gjykatës pa ftesë ose leje gojore.

“Urdhërohen punëtorët e sigurimit dhe recepsionistja që të mos lejojnë hyrjen e Avokatëve dhe palëve në objektin e Gjykatës pa ftesa ose leje gojore të kryetarit të gjykatës apo gjyqtarit me përjashtim në zyrën për dorëzimin e shkresave”, thuhet në vendimin e kryetarit të Gjykatës Themelore të Prizrenit, Ymer Hoxha.

KALLXO.com ka kontaktuar me kryetarin e Gjykatës, Ymer Hoxha, i cili tha se ky vendim është marrë për të pasur rend dhe rregull në Gjykatë.

“Ky vendim është marrë që të ketë rend dhe rregull, dhe të mos pengohet puna e gjykatësve, kështu funksionon edhe në polici, në odën e avokatëve e në shumë institucione të tjera. Asnjëri që nuk ka ftesë ose leje të gjykatësit nuk lejohet të hyjë”, tha Hoxha për KALLXO.com

Në vendimin e Hoxhës thuhet “nëse Avokatët apo palët nuk e zbatojnë urdhrin atëherë personeli i sigurimit i largon me detyrim”.

Vendimi i kryetarit të Gjykatës Themelore në Prizren ka hyrë në fuqi me 8 gusht dhe sipas Hoxhës nuk do të shfuqizohet.

MiG-u rus i ardhshëm, katër herë më i shpejtë se zëri

0

Korporata ajrore ruse MiG po zhvillon një aeroplan të ri luftarak të gjeneratës së pestë MiG-41, njoftoi drejtori ekzekutiv i saj Ilja Tarasenko.

Bëhet fjalë për aeroplanin që do të trashëgojë interceptorin MiG 31, i cili njihet me emrat MiG-41 ose PAK DP.

Vitin e kaluar, Tarasenko tha se MiG-41 do të kishte dy motorë, duke reduktuar dukshmërinë e radarit dhe ndoshta më e rëndësishmja, të jetë më shpejt se paraardhësi i tij, i cili sipas specifikimeve zyrtare mund të fluturojë deri në 3,000 km/h, që nënkupton se ky do të ishte aeroplani më i shpejtë në botë, dhe sipas njoftimeve katër herë më i shpejtë se zëri.

“MiG-41 do të jetë më i shpejti në botë, i pakapshëm për radarët dhe do të jetë në gjendje të konkurrojë jo vetëm me kërcënimet standarde, si raketat e lundrimit, bombarduesit dhe dronet, por me kërcënimin e paraqitur nga raketat supersonike”, njofton kompania.

Gama e MiG 41 do të jetë nga 700 në 1500 kilometra dhe do të jetë i armatosur me raketa R-37 ajër-ajër, si dhe me raketa të reja gjeneruese. Tarasenko tha se MiG-41 do të jetë në gjendje të kryejë detyrat në afërsi dhe se është një aeroplan tërësisht i ri që, përveç rolit, nuk do të ketë shumë të bëjë me MiG 31.

Sipas njerëzve që marrin pjesë në këtë projekt, karakteristikat do të jenë avangardë në lidhje me aeroplanët ekzistues në përdorim operacional, transmeton ksp. Kjo lidhet kryesisht me shpejtësinë, pasi kërkesa themelore për PAK DP të jetë një aeroplan hiperosnik.

Shpejtësia e parashikuar do të jetë rreth 4500 km/h. Kjo do të mundësojë një luftë efektive me hiper-raketat. Falë zhvillimit të shpejtë të softuerit të menaxhimit, rrjetit të dendur të sistemeve orbitale dhe tokësore të zbulimit dhe raportimit të hershëm, është planifikuar që ky aeroplan do të jetë pa pilot.

Përveç kësaj, një nga detyrat themelore është që aeroplani të jetë i padukshëm ndaj radarëve, e cila është një tipar i aeroplanëve të gjeneratës së pestë dhe për të arritur në lartësitë që janë vetëm fantazi shkencore tani për tani.

Henry afër të refuzojë rolin e trajnerit te Bordeaux

0

Thierry Henry duket se do të refuzojë ofertën e bërë nga Bordeaux për trajner.

Francezi, sipas Sky Sports, është i shqetësuar me fondet që mund të ketë dhe mungesën e qartësisë sa i përket pronësisë të klubit të Ligue.

Deri tash gjithçka ka qenë spekulim dhe nuk ka pasur konfirmim as nga Henry dhe as nga Bordeaux rreth rolit që mund të marrë si trajner, që do të ishte hera e parë për të.

U ndanë çmimet “Bekim Fehmiu”, Besim Sahatçiut për Vepër Jetësore e Blerta Zeqirit ai Vjetor

0

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, sot në një ceremoni solemne ka bërë ndarjen e Çmimit Vjetor për Kinematografi dhe Çmimit Kombëtar për Vepër Jetësore “Bekim Fehmiu”.

Çmimi Vjetor për Kinematografi për vitin 2017 ju nda regjisores Blerta Zeqiri ndërsa Çmimi Kombëtar për Vepër Jetësore “Bekim Fehmiu” në fushën e kinematografisë ju nda regjisorit Besim Sahatçiut-post mortum.

Ministri Gashi pasi i uroi për çmimet, tha se “përkrahja e Ministrisë për artistët do të vazhdoj. Besoj se kemi pas një juri profesionale për tu ndarë çmimet dhe kemi ardhur deri te ky moment në këtë ceremoni për të ndarë këto dy çmime”.

Ai po ashtu tha: “Në emër timin si ministër dhe të Ministrisë, ju falënderoj për punën dhe kontributin e të ndjerit regjisorit Sahatçiut dhe regjisores Blerta Zeqirit. Ne jemi të përkushtuar që të motivojmë punën e artistëve dhe në këtë kontekst do të vazhdojmë të japim shpërblime e çmime. Jam tejet i lumtur që vendimmarrja e jurisë ka qenë e duhur dhe profesionale”.

Po ashtu ministri Gashi theksoi se “e kemi rritur buxhetin për 100 % dhe buxheti edhe në vitet tjera do të rritet edhe me nga 100 %”.

Sipas vendimit për ndarjen e Çmimit Vjetor për Kinematografi, regjisores Blerta Zeqiri i ndahet shpërblimi në vlerë monetare prej 2 mijë e pesëqind eurosh. Ndërsa, sipas vendimit për ndarjen e Çmimit Kombëtar për Vepër Jetësore për “Bekim Fehmiu”, regjisorit Besim Sahatçiu-post mortum i ndahet shpërblimi në vlerë monetare prej 5 mijë eurosh. Çmimet u shoqëruan edhe me nga një plaketë dhe nga një certifikatë të nënshkruara nga ministri.

Juria profesionale në përbërje të Ardiana Pajaziti, Isa Qosja, Fadil Hysaj, Fatos Berisha, dhe Kimete Berisha, ka dhënë arsyetimin në lidhje me ndarjen e këtyre çmimeve.

Sipas jurisë, regjisorja Blerta Zeqiri, me filmin “Martesa “ ka treguar sukses me pjesëmarrje në mbi njëzet festivale ndërkombëtare, ku është shpërblyer me çmime dhe mirënjohje të shumta, në mesin e të cilëve Çmimin Special të Jurisë “FIPRESCI” (Juria e Federatës Ndërkombëtare të Kritikës), në Festivalin e Kategorisë A “Black Nights Film Festival”, Talin/Estoni.

Pas marrjes së çmimit, regjisorja Blerta Zeiqiri tha “ky çmim është një vlerësim i punës. Është duke e bërë një punë e mirë nga MKRS-ja dhe QKK-ja në raport me filmin”.

Po ashtu sipas jurisë, veprimtaria kinematografike e regjisorit Besim Sahatçiut konsiderohet themeltare e regjisurës kinematografike të Kosovës, që e avancoi atë në kinematografi konkurruese në nivel rajonal. Nga veprimtaria e tij vlen të përmendet filmi “117” dhe seriali filmik televiziv dhe filmi “Era dhe Lisi”, që shënuan fillimin dhe konsolidimin e kinematografisë së Kosovës në vitet e ’70. Vitet ’70 dhe fillimi i viteve ’80 në artin e kinematografisë së Kosovës mund të konsiderohet periudha e regjisorit Besim Sahatçiu, i cili u bë frymëzim për brezin e ri të kineastëve të Kosovës.

Për regjisorin Sahatçiu, çmimin e mori bashkëshortja e tij Besa Sahatçiu. Me këtë rast ajo falënderoi ministrin për çmimin e dhënë. Ndër të tjera ajo tha ”Besimi dhe Bekimi kanë qenë miq. Kontributi i tij ka qenë frymëzim.

Rudy largohet nga Bayerni

0

Futbollisti gjerman nuk ka gjetur vend në skuadrën bavareze.

Në Bundesligë, Bayern Munchen po bën ende lëvizje më shumë në dalje dhe tashmë Sebastian Rudy mund të quhet i larguar.

Është Schalke 04 që ka fituar garën për mesfushorin 28-vjeçar për të cilin interesohej edhe Leipgiz, por blutë mbretërorë insistuan më shumë duke bindur bavarezët me një ofertë prej 16 milionë eurosh, transmeton ksp.

Rudy mbyll kështu vetëm pas një viti aventurën me Bayern Munchen teksa do të firmosë për katër sezone me Schalken.

Aksident me të lënduar në Rahovec

0

Tre persona kanë mbetur të lënduar pas një aksidenti trafiku dje në Rahovec.

Policia njofton se rreth orë 13 kishte ndodhur aksidenti mes dy veturave ku u lënduan tre burra.

Nga aksidenti pati edhe dëme materiale.

Sipas policisë, të lënduarit janë dërguar për tretman të nevojshëm mjekësor në spitalin e Gjakovës dhe me vendim të prokurorit, rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt.

Interi heq dorë nga interesimi për Modricin

0

Interi duket i tërhequr nga interesimi për mesfushorin e Real Madridit, Luka Modric.Modrici nuk është më objektiv i Interit.

Drejtori sportiv i “Nerazzurrëve”, Piero Ausilio ka shpjeguar se klubi italian ka lënë pas vetes tentimet për blerjen e mesfushorit të Real Madridit.“Modric kush? Interi është në rregull”, u shpreh ai pas ndeshjes me Torinon në Serie A.

“Në ekip ka vend edhe për Joao Marion”, theksoi Ausilio.