17.2 C
Prizren
E mërkurë, 25 Qershor, 2025
Home Blog Page 4644

Prizren: “Çikat” në mision për ruajtjen e traditës

0

Kalaja e Prizrenit në ditët kur po mbahej festivali ndërkombëtar i filmit të dokumentar dhe të shkurtër, “DokuFest”, u mbush përplot. Jo për filma, por për një koncert të veçantë.

Dhjetë vajza e gra të moshave të ndryshme u ngjitën në skenë. Të veshura me veshje kombëtare, kënduan ato që njihen si “Këngë të çikave”.

Për shumë vite këto këngë ishin një nga mënyrat e pakta që gratë kosovare ta shprehnin veten. Përmes zërit të tyre, këngëve me tekste që i dedikohen pikërisht vajzave të reja para martesës dhe grave në përgjithësi, ato i këndojnë jetës, dashurisë, vuajtjes e gëzimit. Këngë të tilla për vite të tëra janë bartur brez pas brezi tek gratë që i këndonin dhe vazhdojnë ta bëjnë një gjë të tillë nëpër ahengjet që ndryshe njihet edhe si kanagjeq apo “nata e çikave”.

Grupi i vajzave dhe grave u ngjitën në skenën e “DokuFestit” për të kënduar këngë popullore me def, të cilat këndohen për të shënuar ceremoni të ndryshme shoqërore. Ishte hera e parë për to në një skenë të tillë, para një publiku që ishte i përbërë nga vendas dhe ndërkombëtarë. Me këtë ato ndanë një pjesë të trashëgimisë së shoqërisë kosovare duke performuar në skenën nën qiell të hapur në maje të Kalasë. Dhjetëshja është bërë bashkë në grupin që quhet thjesht “Çikat”. /Koha Ditore/

Letra emocionuese e vajzës së McCain: Sot luftëtari hyri në botën e vërtetë

0

Vajza e John McCain, Meghan McCain, sapo publikoi një letër emocionuese në lidhje me vdekjen e të atit.

Por, përveç si njoftim, letra e vajzës së senatorit është një kujtim dhe dedikim për të atin hero.

Në letrën e saj shkruhet:

“Babai im, senatori i Shteteve të Bashkuar, John Sidney McCain III, u nda nga jeta sot.

Isha me babin tim gjatë fundit të tij, ashtu siç ishte ai me mu në fillimet e mia. Në 33 vitet që ishim bashkë ai më rriti mua, më mësoi mua, më korrigjoi mua, më ngushëlloi mua, më jepte kurajo dhe më mbështeste në të gjitha gjërat. Ai më donte mua, dhe une e doja atë. Ai më mësoi si të jetoj. Dashuria dhe kujdesi i tij ishin gjithmonë prezente dhe të pandërprera, ato më bën mua nga një vajzë në një grua – dhe ai më tregoi se çka është të qenurit mashkull.

Për të gjitha këto unë i jam shumë falenderuese. Tani pasi që ai iku, detyra ime në jetë është të jetoj sipas shembullit të tij, pritshmërive të tij dhe dashurisë së tij.

Vdekja e babait tim erdhi me plotë dhimbje dhe hidhërim për mua dhe nënën time, vëllezërit dhe motërat e mia. Ai ishte një zjarr i mirë që djegte dritë, dhe jetoi në dritën dhe mirësinë e tij për shumë gjatë. E dimë që zjarri i tij jeton në secilin prej nesh. Ditët dhe vitet që do të vijnë nuk do të jenë të njejta pa ty baba, por do të jenë ditë të mira, të mbushura me jetë dhe dashuri, për shkak të shembullit që ai jetoi për ne.

Lutjet e juaja për shpirtin e tij dhe për familjen tonë janë sinqerisht të vlerësuara.

Babai im shkoi dhe mua po më mungon siç mund t’i mungojë një vajze. Por në këtë humbje, në këtë pikëllim, unë gjej rehati në këtë: John McCain, heroi i republikës dhe i kësaj vajze të vogël, u zgjua sot në diçka më të lavdishme se gjithçka që jeton në tokë. Sot luftëtari hyri në jetën e tij të vërtetë dhe të përjetshme, duke u përshëndetur nga ata që kanë shkuar para tij, duke u ngjitur për të takuar autorin e të gjitha gjërave:

“Ëndrra përfundoi: Ky është mëngjesi.”/gazetametro.net

Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/lajme/letra-emocionuese-e-vajzes-se-mccain-sot-luftetari-hyri-ne-boten-e-vertete-570135/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Liria synon rezultat pozitiv në Ferizaj

0

Liria e Prizrenit sot është mysafire e Ferizajt në kuadër të javës së dytë të IPKO Superligës së Kosovës në futboll.

Sipas shtabit teknik, prizrenasit synojnë rezultat pozitiv. Thonë se tërë javën kanë punuar shumë në arritjen e këtij qëllimi.

Ndeshja zhvillohet në ora 16:45, në Ferizaj. /PrizrenPress.com/

Kosova kujton senatorin John McCain

0

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka kujtuar senatorin John McCain duke e quajtur mendje briliante që zbërthente me pak fraza problemet më komplekse të kohës.

Veseli ka thënë se Kosova ka qenë e bekuar që ka pasur miq të tillë si McCain.

“Vitin e kaluar në Kuvendin e Kosovës kishim nderin të presim senatorin John McCain, mikun e madh të lirisë dhe pavarësisë sonë. I ruaj të paharrueshme mbresat e veçanta nga takimi me të. Një mendje briliante që me pak fraza zbërthente edhe problemet më komplekse të kohës sonë. Kosova ka qenë e bekuar duke pasur miq të tillë si senatorin McCain. Vdekja e tij na ka pikëlluar të gjitheve. Prehu në paqe miku ynë i madh e i paharruar”, ka shkruar Veseli në Facebook.

McCainin e ka kujtuar edhe kryeministri Ramush Haradinaj. Ai ka thënë se Kosova humbi mikun e çmuar, pa të cilin rruga drejt lirisë dhe shtetkrijimit do të ishte më e vështirë.

“I pikëlluar nga lajmi për vdekjen e Senatorit republikan të ShBA-së John McCain, familjes së tij, Senatit të SHBA-së dhe qytetarëve amerikanë, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta të popullit dhe të Qeverisë së Kosovës. Familja humbi të dashurin e vet, Amerika Heroin, kurse Kosova mikun e çmuar, pa të cilin rrugëtimi ynë drejt lirisë dhe shtetkrijimit do të ishte më i vështirë. Fitues në luftë dhe në paqe, luftëtar i madh për të drejtat e njeriut dhe ligjvënës i pashoq. Hyri në zemrat tona si humanist dhe do ta ketë vendin e nderit në kujtesën shtetërore të Kosovës. Lamtumirë mik i Kosovës, John McCain. Pusho i qetë!”ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behget Pacolli, ka thënë se McCain do të mbetet hero për ndihmën dhe lobimin pro Kosovës.

“Lamtumirë miku i madh i Kosovës John McCain. Senatori McCain përveq se hero i SHBA ishte dhe do të mbetet edhe hero për Kosovën, për ndihmën e madhe dhe lobimin e tij pro shtetit tonë”, ka thënë Pacolli.

Ish-presidentja, Atifete Jahjaga, ka thënë se Kosova do ta kujtojë senatorin John McCain për mbështetjen e palëkundur dhënë Kosovës.

“Senatori amerikan John McCain ka qenë një ndër zërat më të fuqishëm për liri dhe demokraci në botë, dhe një mik i dashur i Kosovës dhe popullit tonë. Për mbështetjen e tij të palëkundur, ne gjithmonë do e kujtojmë Senatorin McCain me admirim dhe respekt”, ka shkruar ajo.

Sarri zbulon kërkesën e Abramovich-it

0

Trajneri i Chelseat, Maurizio Sarri, beson se pronari i klubit të tij, Roman Abramovich, e ka emëruar atë në pozitën e trajnerit për të luajtur futboll më sulmues. Ai thotë se kjo ishte edhe kërkesa e pronarit rus.

Sarri u emërua në pozitën e trajnerit këtë verë, pasi që Chelsea e kishin kërkuar atë gjatë gjithë verës, por ata nuk arrinin një marrëveshje me klubin e atëhershëm të Sarrit, Napolin. Presidenti i klubit italian, Aurelio De Laurentiis, ishte kundër largimit të Sarrit nga klubi i tij.

Përfundimisht, Napoli e lejuan Sarrin të largohet dhe në vend të tij e sollën Carlo Ancelottin. Megjithatë, marrëdhëniet mes Napolit dhe Chelseat tashmë janë zbehur.

“Mendoj se edhe Abramovichi e dinë se do të më duhet më shumë kohë. Nëse më kanë thirrur para 40 ditëve, mendoj se kjo gjë është sepse duanë ta shohin futbollin tim këtu. Nuk është e lehtë, por duhet të tentoj”, ka thënë Sarri.

“Është e rëndësishme të më pëlqej mua, pikësëpari. Dua ta shijoj, dua të argëtohem, të bëjmë presion me topin. Pastaj, nëse e shijoj stilin e lojës, ndoshta edhe shikuesve do t’u pëlqejë. Dhe mendoj që nëse edhe lojtarët e shijojnë ndeshjen, atëherë ata do të kenë më shumë mundësi ta fitojnë atë”.

“Do të më duhen dy apo tre muaj. Por mendoj se në këtë rast, me këtë skuadër, kam shumë lojtarë inteligjent”.

Tri mesazhet e fundit që McCain i la në Kosovë

0

Senatori tashmë i ndjerë amerikan, John McCain vizitoi Kosovën hiç më larg se një vit më parë, në kohën kur po luftonte me sëmundjen.

Ai gjeti kohë të vinte në Kosovë dhe të fliste për përparimin e vendit për të cilin bëri shumë shteti i tij.

McCain që në fillim foli për vitin 1999 kur bashkë me ish-zëvendëspresidentin amerikan, Joe Biden, çonin përpara agjendën amerikane për një intervenim në Kosovë.

“Kam kujtime të këndshme kur gjatë 1990-ve punonim ngushtë me ish-senatorin demokratik Joe Biden për të shtyrë përpara një strategji koherente të SHBA-së në Ballkan, për veprim të shpejtë dhe vendimtar për ta ndalur gjakderdhjen në Kosovë dhe përfundimisht, për pavarësinë e Kosovës”, kishte thënë McCain nga foltorja e Kuvendit.

Mirëpo, në të vërtetë, vizita e McCain atë kohë në Kosovë, lidhej me bllokimin e ratifikimit të Marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi. Ai kishte thënë se një marrëveshje të gabuar s’do ta pranonte Amerika.

“E ndaj pikëpamjen e Presidentit Thaçi se miratimi i marrëveshjes për shënimin e kufirit me Malin e Zi, që do të sillte liberalizimin e vizave me BE-në, do të paraqiste një hap të fuqishëm përpara drejt të ardhmes evropiane të Kosovës”, ishte shprehur ai.

Por, ndonëse u pajtua në çështjen e Demarkacionit, McCain kishte mospajtim me presidentin Thaçi në një çështje tjetër të madhe. Ai theksonte se Kosova duhet të krijonte ushtrinë, por vetëm me anë të ndryshimeve në Kushtetutë dhe jo siç dëshironte Thaçi, me ligj të veçantë.

Edhe dialogu që Kosova po vazhdon me Serbinë dhe është futur në fazën finale, kishte qenë temë e senatorit dhe ish-kandidatit për president të Amerikës. Ai kërkonte vazhdimin e dialogut, të cilin e konsideronte si rrugën e vetme drejt pajtimit, e rrjedhimisht drejt integrimit të Kosovës.

McCain, që ishte veteran i luftës së Vjetnamit, vdiq para disa orësh në Arizona pas vuajtjes disavjeçare nga tumori. Në vizitën e fundit, deputetët kosovarë e kishin nderuar me disa minuta duartrokitje për angazhimin e pandalur për Kosovën.

Ronaldo do ta shënojë shumë gola në Serie A

0

Cristiano Ronaldo do të shënojë një numër të madh të golave për Juventusin, pavarsisht fillimit të dobët në Serie A.

Kështu të paktën mendoni ylli i ”Zonjës së Vjetër” dhe bashkëlojtari i portigezt, Blaise Matuidi.

 

 

Në dy ndeshjet e para, Juventusi ka regjistruar fitore ndaj Chievos, 3-2 dhe Lazios, 2-0, por Ronaldo nuk arriti të shënojë asnjë gol.

Por, Matuidi beson se nuk ka arsye për t’u shqetësuar për Ronaldon dhe ai insiston se portugezi do të shkëlqejë në ”Allianz Stadium”, transmeton IndeksOnline.

”Ai është lojtari më i mirë në botë”, tha Matuidi.

”Për ne, është diçka e jashtëzakonshme, ne jemi të lumtur që luajmë me të.

”Ne do ta ndihmojmë atë të shënojë gola, sepse kjo është në ADN-n e tij”.

”Ne e dimë se ai do të na ndihmojë t’i fitojmë ndeshjet. Unë e di se ai do të shënojë shumë gola këtë sezon”.

Gjenden dy çanta me mish njeriu

0

Dy çanta që përmbajnë mbetje njerëzore janë zbuluar në Bronx, New York City, duke shkaktuar një reagim masiv të policisë. Gjinia e viktimës mbetet e panjohur.

Policia ka nisur një hetim të madh në skenën e krimit në Crotona Park South dhe Franklin Street të premten pasdite, pasi një punonjës i parkut lokal zbuloi dy çanta të dyshimta në një trotuar.

 

 

Punonjësi thirri menjëherë shefin e tij i cili nxitoi në vendin ku zyrtarët e parkut zbuluan mishin dhe flokët brenda qeseve dhe lajmëruan policinë. Pas arritjes së tyre në vendngjarje, zyrtarët konfirmuan se kishte një trup njerëzor në thasë, raporton ABC 7 New York.

Gjinia e viktimës nuk është bërë e ditur ende. Hetimi është në vazhdim. Zyra e Ekzaminuesit të Mjekësisë të qytetit do të hetojë gjetjet.

Moti sot i vranët dhe me shi

0

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHK), sot (e diele), do të mbajë mot me diell dhe vranësira të çrregullta të cilat gjatë ditës, kryesisht në pjesën e dytë të ditës parashihen të sjellin reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

Në fushat termike dhe barike priten rënie të lehta.

“Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 14-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 27-29 gradë Celsius”, thuhet në njoftim.

108 vjetori i lindjes së Nënës Terezë

0

Sot është ditëlindja e Shën Nënë Terezës.

Nobelistja shqiptare Gonxhe Bojaxhiu – Nëna Terezë ka lindur më 26 gusht 1910 në Shkup.

Ajo tërë jetën e saj ia kushtoi çështjes së bamirësisë, duke i ndihmuar familjet e varfra dhe personat e sëmurë.

Nëna Terezë ndërroi jetë më 5 shtator 1997.

Për vlerat e saja jetësore, Nëna Terezë nga Kisha e Shenjt në Vatikan u shpall Shën Tereza.