22.1 C
Prizren
E mërkurë, 25 Qershor, 2025
Home Blog Page 4645

Vdes Senatori John McCain

0

Senatori John McCain, i cili shërbeu gjashtë mandate radhazi në Senatin amerikan dhe kandidoi dy herë për president vdiq të shtunën në moshën 81 vjeçare, pas një beteje të gjatë me kancerin në tru.

Në vitin 1967 McCain u burgos dhe u torturua pasi u kap rob në Vietnamin e Veriut kur ishte pilot i marinës amerikane.

Në sytë e shumë amerikanëve McCain ishte një hero lufte dhe një patriot.

Ai përfaqësoi shtetin e Arizonës në Senat dhe u bë i njohur si një luftëtar i së drejtës, pa marrë parasysh se cilin krah politik përfaqësonte ajo.

John McCain u zgjodh në Dhomën e Përfaqësuesve në vitin 1982 dhe në Senat në 1986. Ai ishte një politikan konservator në shumicën e çështjeve dhe u përpoq sidomos për reformën e financimit të fushatave dhe për çështjen e amerikanëve që rezultonin të zhdukur në Vietnam.

Në zgjedhjet presidenciale të vitit 2008 ai u përball me kandidatin demokrat Barak Obama dhe humbi. Megjithatë ai vazhdoi të shërbejë në senatin amerikan.

Zoti McCain tregoi mjaft interesim për çështjet e Ballkanit dhe e ka vizituar disa herë rajonin.

Në prill 2017, gjatë një vizite në Kosovë, ai kujtoi përpjekjet e bëra në rrugën e Kosovës për të arritur tek pavarësia.

Në parlamentin e Kosovës ai tha: “Megjithë përparimin që ka bërë Kosova, ende mbeten shumë punë për t’u bërë. Por në këtë punë, ju nuk do të jeni vetëm. Shtetet e Bashkuara janë të gatshme t’ju mbështesin për të përmbushur sfidat dhe për të shfrytëzuar mundësitë që keni përpara. Nëse më lejoni, si një mik i vjetër që dëshiron ta shohë Kosovën të ketë sukses, do të doja të ndaja me ju shpresat e mia për të ardhmen e ndritur të Kosovës.”

Muajt e fundit të jetës McCain i kaloi larg syve të publikut në shtetin e Arizonës, duke pranuar vizita nga miqtë e shumtë dhe politikanët e afërt me të. Ai vuante nga glioblastoma, një lloj kanceri i trurit.

Menjëherë pas njoftimit për ndarjen e tij nga jeta, President Donald Trump shprehu me Twitter ngushëllimet e tij:

“Ngushëllimet dhe respektin më të thellë për familjen e Senatorit John McCain. Zemrat dhe lutjet tona janë me ju”, shkruante Presidenti Trump.

Në kujtimet e tij të botuara në muajin maj, McCain shkruante se i vinte keq që po ndahej nga bota, por nuk kishte ankesa.

“Krijova një vend të vogël për veten në tregimin e Amerikës dhe në historinë e kohëve të mia”, shkruante ai.

Muajt e fundit, ai ka qenë një kritik i ashpër i Presidentit Trump për çështje të ndryshme. Ai thoshte se e shihte Presidentin Trump dhe ideologjinë e tij Amerika e Para si një largim nga vlerat dhe tradita e udhëheqjes globale që ai mendonte se mishërojnë Shtetet e Bashkuara. /VOA/

Emigrantët më të famshëm, që ndryshuan botën

0

Qoftë duke i ikur persekutimit, qoftë duke kërkuar mundësi të reja, këto figura u zhvendosën në toka të reja dhe gjetën suksesin

ALBERT EINSTEIN

GJERMAN/AMERIKAN 1879-1955

Albert Einstein mbajti tre nënshtetësi gjatë gjithë jetës së tij. Ai lindi në një famillje laike hebreje në Gjermani dhe ndoqi shkollën në Mynih, por në moshën 17 vjeç hoqi dorë nga nënshtetësia gjermane për të shmangur shërbimin ushtarak. Në vitet që pasuan studioi në Zvicër dhe u bë nënshtetas zviceran. Atje zhvilloi teorinë e tij të relativitetit të përgjithshëm dhe fitoi Çmimin Nobel për fizikën, përpara se të bëhej profesor në Berlin. Kur nazistët morën pushtetin, ai u largua për në SHBA për t’i shpëtuar persekutimit, dhe në vitin 1940 u bë nënshtetas amerikan. Një nga thëniet e famshme: “Nëse Teoria ime rezulton e pavërtetë, Franca do të thotë se jam gjerman dhe Gjermania do të thotë se jam hebre”.

MADELEINE ALBRIGHT

ÇEKE/AMERIKANE 1937 – 

E para Sekretare Shteti femër e SHBA, ajo u lind me emrin Marie Jana Korbel në Çekosllovaki, por kur ishte ende fëmijë, ajo dhe familja u larguan nga vendi pas pushtimit prej nazistëve. Kërkuan strehim në Angli gjatë Luftës së Dytë, por pasi u kthyen për shumë pak kohë në Çekosllovaki u larguan sërish, kur në pushtet erdhën komunistët. Këtë herë udhëtuan për në SHBA, ku Korbel studioi politikë dhe krijoi një familje me Joseph Albright. Pasi punoi për Këshillin Kombëtar të Sigurisë, ajo u emërua ambasadore në OKB nga presidenti Clinton, i cili më pas e emëroi Sekretare Shteti, duke e bërë gruan me postin më të lartë në qeverinë amerikane.

HANS HOLBEIN

GJERMAN/ANGLEZ 1497-1543

Pasi studioi nën mbikëqyrjen e të atit, artistit Hans Holbein i madhi në Augsburg, Gjermani, Hans Holbein i riu u zhvendos në Bazel të Zvicrës. Piktori udhëtoi nëpër Evropë duke prodhuar afreske dhe punime druri, por përhapja e Reformimit bëri që kërkesa për veprën e tij të ishte në rënie. Në vitin 1526, ai udhëtoi në Angli të kërkonte punë, dhe siguroi një të tillë si artist personal i Mbretit Henry VIII, duke prodhuar kështu disa prej pikturave më të famshme të shekullit 16.

WILLIAM I

NORMAN/ANGLEZ 1028-1087

William Pushtuesi, i pari mbret norman i Anglisë, e mori me forcë atdheun e ri, por nuk kish pse të ishte kështu. Duka i pamëshirshëm i Normandisë pretendoi se i ishte premtuar kurora e Anglisë nga kushëriri i tij i largët, Edward Pushtuesi, i cili ishte mbreti pa fëmijë i Anglisë në atë kohë. Megjithatë, kur Edward vdiq, Harold Godwinson u shpall trashëgimtar i tij. William u tërbua që Harold, një njeri që ishte betuar ta ndihmonte të merrte fronin, e kish tradhëtuar, dhe kështu udhëtoi në Angi për t’u përballur me të. Harold u vra në betejë dhe William u bë më në fund mbret i Anglisë.

NËNË TEREZA

SHQIPTARE/INDIANE 1910-1997

“Me gjak, jam shqiptare. Me nënshtetësi indiane. Me besim jam katolike. Sa për thirrjen time, i përkas botës”. Këto ishin fjalë të vetë Nënë Terezës, tek përmblidhte një jetë si bamirëse. E lindur nga prindër shqiptarë, ajo i kaloi 18 vitet e para të jetës në Shkup, nën perandorinë osmane. Pasi iu bashkua Motrave të Loretos në Irlandë, ajo udhëtoi për në Indi për t’u bërë mësuese, dhe pikërisht aty përjetoi thirrjen e parë për t’iu kushtuar ndihmës për të varfërit në Kalkutë.

CAROLINE HERSCHEL

GJERMANE/ANGLEZE 1750-1848

Caroline dhe vëllai i saj, William Herschel fillimisht u zhvendosën nga Gjermania për në Angli, për të punuar si muzikantë, por kur interesi i Williamit në astronomi e çoi të zbulonte Uranin, ai u emërua astronom i oborrit për mbretin George III. Më pas, Caroline nisi ta ndihmojë me llogaritë e tij, dhe shumë shpejt zhvilloi një interes në qiellin e natës. Përmes vëzhgimeve të veta, ajo zbuloi shumë yje dhe kometa më parë të pazbuluara, shumë prej të cilëve morën emrin e saj, si dhe mori medaljen e artë të Shoqërisë Astronomike Mbretërore.

JOSEPH PULITZER

HUNGAREZ/AMERIKAN 1847-1911

I vendosur të bëhej ushtar, 17-vjeçari Joseph Pulitzer u përpoq të hyjë në ushtrinë austriake dhe britanike, por u refuzua për shkak të shikimit të dobët. Më pas u reshtua në Ushtrinë e Unionit në SHBA si zëvendës dhe shkoi në Amerikë. Atje nisi karrierën e tij si gazetar dhe botues i suksesshëm, duke e transformuar industrinë e gazetave. I la një pasuri Universitetit të Columbias, që më pas krijoi Çmimin Pulitzer për arritje artistike dhe gazetareske në nder të tij.

SONIA GANDHI

ITALIANE/INDIANE 1946-

PAsi u martua me studentin Rajiv Gandhi teksa studionte në Angli, Sonia Gandhi bëri një jetë të qetë në Indi, me bashkëshortin e saj pilot avioni dhe dy fëmijët. Megjithatë, kur u bë kryeministre në 1984, ajo doli në skenë. Rajiv u vra tragjikisht në 1991 dhe Sonia u ftua të marrë vendin e tij si Presidente e Kongresit Kombëtar Indian. Fillimisht refuzoi, por kur në parti nisi lufta, ajo më në fund e pranoi rolin. Thënia e saj e famshme: “Unë jam indiane. Në fakt, ndihem e huaj kur shkoj jashtë”.

LEVI STRAUSS

BAVAREZ/AMERIKAN 1829-1902

Pasi përjetoi persekutimin hebre në Bavari, Strauss dhe familja e tij u zhvendosën në SHBA, ku Levi krijoi biznesin e tij të shitjeve me shumicë. Në vitin 1872, një prej klientëve të tij, një rrobaqepësh letonez me emrin Jacob Davis, i dha një ide për një mënyrë të re të të bërit të pantallonave, që i bënte ato më të forta dhe të qëndrueshme. Levi ra dakord të bëhej partneri i biznesit dhe më pas të dy morën patentën për blu xhinset.

SERGEY BRIN

RUS/AMERIKAN 1973-

Sot imigranti më i pasur në SHBA, Sergey Brin u largua nga Bashkimi Sovjetik bashkë me familjen kur ishte vetëm 6 vjeç, që t’i shpëtonte persekutimit ndaj hebrenjve. Më pas ndoqi gjurmët e të atit duke studiuar matematikë, përpara se të shkonte në Stanford për një PhD në shkenca kompjuterike. Atje u takua me Larry Page, dhe si një projekt kërkimor, të dy nisën të krijojnë një motorr kërkimi që i rendiste faqet sipas popullaritetit – e gjithë kjo, nga konvikti i tyre. Në fillim e quajtën BackRub, por shumë shpejt ia ndryshuan emrin në Google, të frymëzuar nga termi matematikor “googol”, dhe e regjistruan në vitin 1997. Pas vetëm shtatë vitesh ishin të dy miliarderë. /Bota.al/

Autobusi me turistë del nga rruga, 15 të vdekur, 27 të plagosur

0

Të paktën 15 persona kanë humbur jetën dhe 27 të tjerë u plagosën pasi një autobus doli nga rruga në Sofje të Bullgarisë.

Aksidenti i rëndë ndodhi pasditen e kësaj të shtune në zonën midis Leskov Dol dhe Svoge, rreth 2 km larg Sofjes dhe mediat raportojnë se autobusi ishte me turistë.

Numri i viktimave dhe të plagosurve u konfirmua nga Ministri i Shëndetësisë Kiril Ananiev.

Sipas informatave fillestare, autobusi po lëvizte me shpejtësi të lartë, ndërsa edhe kushtet atmosferike nuk janë të përshtatshme për shkak të reshjeve të shiut.

Shaqiri rezervist ndaj Brighton

0

Xherdan Shaqiri nuk do të jetë startues në ndeshjen e sotme të Liverpoolt kundër Brighton&Hove Albion.

Megjithatë, Shaqa do të jetë në bankën rezervë duke pritur mundësinë për të treguar veten.

Ky është formacioni zyrtar i Liverpool për ndeshjen që zhvillohet nga ora 18:30 në Anfield Road: Alisson, Alexander-Arnold, Gomez, Van Dijk, Robertson, Milner, Wijnaldum, Keita, Salah, Mane, Firmino.

E harruam Faruk Begollin

0

Nga Ilir Muharremi

Kishte një ballë të lartë, përmbi dallgëzonin flokët e buta, vitet ishin ato që ja kishin gllabëruar një pjesë të flokëve, mirëpo nuk munden t’ja humbnin shkëlqimin prej argjendi. Sytë i kishte të vegjël të mprehtë, shikim të thellë i cili çarmatoste çdo gjë që e kishte përballë. Kishte një trup të drejtë, të zhvilluar dhe ecje të ngadaltë. Pasi ju keqësua shëndeti çuditej se si njerëzit munden me ec drejtë. Në atë kohë isha i ri dhe kisha një bindje se Faruk Begolli ndjehej i paprekshëm, ndoshta edhe e kisha gabim. Më vonë e kuptova se në shpirt ishte i brishtë, i thyer, i përkulur pranë vetes dhe askujt tjetër, mbi të gjitha ishte i pastër.

Në vitet e ’80-ta kishte shumë famë, ndërsa sot as që përmendet emri i tij. As studentëve, e as kolegëve nuk ju bie ndërmend për Begollin. Institucioneve hiç se hiç, madje ka edhe prej tyre që veç e kanë dëgjuar emrin e tij dhe nuk e dinë se për kë bëhet saktë fjalë. Kështu trajtohet artisti në Kosovë, i harruar pranë të gjitha sfidave dhe kontributeve profesionale duke zbuluar dhe prodhuar talent të së ardhmes të cilët ndoshta nën tymin e cigares dhe kafes, ndonjëherë lakojnë emrin e tij. Keq shumë keq.

Dikur tavolinën e tij e rrethonin radhazi shokët dhe studentët, disa edhe kishin drojë ta pyesin gjithçka.
Pinte shumë raki nganjëherë e zbuste me ujë. Thonë në dehje është e vërteta. Dehja për të ishte sikur për fëmijët çokolata, ai jetonte me të. Ai pinte në fatin e tij dhe e dinte se asgjë nuk mund të ndryshohet, nuk e shpresonte përjetësinë, jetonte me të tanishmen dhe nuk i frikësohej vdekjes.

E dinte se disa vdesin shumë vonë, ndërsa disa shumë herët, por askush nuk mendonte se duhet të vdes në kohë të duhur dhe vdekja për të ishte si një mik i afërt i mirë. Nuk i pëlqente të vdiste me ceremoni, ndoshta këtë e mendonte se njerëzit e kotë kanë dëshirë të vdesin me ceremoni, të bëjnë zhurmë. Si mos te kenë dëshirë, kur edhe lëvozhga ka dëshirë të kërcasë, ndërsa Begolli e donte vetmin, por kurrë nuk ndjehej i vetmuar.
Faki vdekjen e pranoj si përmbushje detyre, as herët e as vonë, por në kohë të duhur. Luftoj, e injoroji kancerin, tallej me të, pinte alkool dhe cigare për inat të sëmundjes. Fitorja ishte vetëm një guri sipër kokës së tij.
Kanceri erdhi si kryq, ai lëshoj perden përballë fytyrës, momentalisht e obligoj të tërhiqet, por prapë qe stërmundim dhe nuk e pranonte që sëmundja të ja bëj shah mat, këtu e humbi pak optimizmin. Prapë vazhdonte me atë se nuk dua t’ja dijë për sëmundjen.

Pinte dhe pinte raki, vetë ka pohuar se pasi të marr vesh nga fotografimet, nëse është kancer, po vazhdoj me pi raki. E shihte fundin si rifillim, një ikje e lehtë nga kjo botë.
“Thjeshtë, si të më lëshon fuqia, dëshiroj me shkue te Zoti, me dekë disi lehtë e bukur. Edhe me kaq jam i kënaqun me jetën teme se realisht nuk kam pritë as kaq vjet” (Jeton Neziraj, Faruk Begolli, Integra, Prishtinë, 2007, fq.15)

E dinte se do të vdiste, por ne e dinim se po fundoste një shpirt të madh të cilin sot askush nuk po e kujton. Në asnjë portal nuk shkruajnë për të, as që u përmend nga politikanët, por ai nuk e dëshironte një gjë të tillë, aq më pak të përmendej nga njerëzit e politikës që kurrë nuk kanë shkelur në Teatër ose nuk kanë parë ndonjë film të Farukut.
Si në të gjallë si në vdekje Faruku ishte i madh. Vdekja për të ishte festë dhe kështu vdesin njerëzit e mëdhenj. Vdekja nuk ishte për të ankuese këtë e dëshmoj me rolin e mbretit Lir në Teatrin Kombëtar. Derisa kanceri bënte punën e tij mbi trupin e Begollit, ai jetonte me shpirtin e Lirit. Madje, vetëm mungon fjalitë: “ju uroj vdekjen time, vdekjen e lirë, sepse e dua unë”. Kjo sepse ishte bohem, njeri i pijes dhe ata që pinë nuk janë të këqij.
“Bash pse kam pi raki, bash pse kam ndejtë me shumë njerëz të profileve të ndryshme, pra mu kjo jetë, ta quejm boheme, m’ka begatue, mos me mbet një punëtor i diciplinuem”, (Jeton Neziraj, Faruk Begolli, Integra, Prishtinë, 2007, fq.21) Rakia e pasuronte imagjinatën e tij, e begatonte dhe rregullonte shtratin e varrit. E dinte se vdekja po vjen dhe tha:

“Ju duhet me m’durue, se unë jam njeri i smutë, tu dekë. Duheni me m’lazdrue, me ma ba rrafsh, me m’dashtë, (Jeton Neziraj, Faruk Begolli, Integra, Prishtinë, 2007 fq.21)

Sëmundja nuk e vështirësoj artin e ti ta largonte nga skena. E priste vdekjen si Molieri, në skenë.
Nuk kishte trashëgimtar, por kishte trashëgimtarin më të mirë: rolet në shfaqje dhe filma. Nuk i donte trashëgimtarët të cilët do t’i vendosin kurora dhe lule të thara mbi varin e tij.
Ditën e fundit nuk e priti sikur do molla të thara që ju ka rra shorti të piqen dhe të rrudhen. Këta janë njerëz të plakur që në rini, kurse Faki gjithmonë kishte një shpirt rinor.
Ai i njihte njerëzit dhe e dinte se dikush kurrë nuk bëhet i ëmbël, thahet qysh në fillim. Andaj, edhe në varim nuk kërkoj prezencë të njerëzve.
E dinte se ata rrojnë gjatë shumë gjatë në degët e tyre, unë do këshilloja të vinte një stuhi t’i shkund plehrat e të mos bëhen as ushqim për krimbat.
Stuhia këtu do ishte e drejtë mbi pemën e jetës së tyre. Njerëzit e mëdhenj nuk kanë nevojë të kujtohen nga mediokrit, ata mbesin të mëdhenj.

Është ofendim ta kujtosh një aktor të cilit nuk ja ke parë asnjë shfaqje dhe film.

Është mëkat ta kujtosh një aktor për të cilin nuk ke lexuar asnjë shkrim në gazetë.

Është poshtëruese ta kujtosh një aktor me të cilin nuk ke pirë kafe ose nuk ke shkëmbyer ndonjë bisedë.

Tek e fundit si mund të flasësh për të? Atëherë më mirë ta harrosh, ose të heshtësh.
“Përderisa njerëzit janë të gjallë, shoqnia jonë nuk u jep t’paktën nji shpresë apo nji konfirmim se ata janë ta gjallë dhe se për këtë vend kanë ba diçka. E, kur të vdesësh, krejt televizionet, radiot, teatrot, institucionet kulturore dhe ato shtetërore, t’lavdojnë, por jo më gjatë se nji apo dy ditë. Kjo ngjan kur vdesësh, ndërsa për së gjalli, nuk e di pse, por nuk ju duen hic, madje, as nuk ju inkurajojnë për me qëndrue dhe me vazhdue e me punue edhe ma tutje”, (Jeton Neziraj, Faruk Begolli, Integra, Prishtinë, 2007 fq21)

Faruk Begolli lindi më 14 shkurt të vitit 1944 në Pejë, Kosovë, dhe vdiq më 23 gusht të vitit 2007, ishte një nga aktorët e mirënjohur në ish Jogosllavi duke arritur një famë shumë të madhe në mbarë Ballkanin dhe me gjerë. Ai studioi në Akademinë e Filmit dhe Teatrit në Beograd dhe diplomoi në vitin 1966. Faruk Begolli ishte gjithashtu një figurë e rëndësishme e Teatrit dhe Kinematografisë Kosovare. Ishte bashkëthemelues i degës së Aktrimi të Fakultetit të Arteve të Universitetit të Prishtinës, ku edhe punoi si pedagog i lëndës së Aktrimit. Në vitet e 90-ta ai së bashku me Enver Petrovcin themeluan Teatrin “Dodona” në Prishtinë, në këtë Teatër ai angazhonte studentët e tij dhe aktorë të tjerë duke inskenuar shfaqje të ndryshme teatrale. Teatri “Dodona” u bë Teatri më i njohur në Kosovë gjatë këtyre viteve duke vazhduar deri më tani.

Këpucët me taka

0

Ardita Jatru.

Këpucët me taka nuk i dua më.
Ia fala një jevge.
Ato më të bukurat,
ia dhashë sime bije.
Merri, i thashë,
të kuptosh dhimbje e bukurisë
se pa kallo në këmbë nuk bëhesh grua,
dhe bej ca zhurmë kur kalon,
se një ditë nuk do t’i duash më,
një ditë që kupton
se në mitër të tokës shkohet zbathur.

– ARDITA JATRU, nga vëllimi poetik “66 kg vetmi”

Vetura godet dy këmbësore në Zym të Prizrenit

0

Një aksident trafiku raportohet të ketë ndodhur të enjten rreth orës 22:00 në fshatin Zym të Prizrenit.

Sipas raportit zyrtarë të policisë, në aksident janë perfshirë një automjet dhe dy këmbësore.

Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy këmbësoret, të cilat fillimisht janë dërguar në spitalin rajonal të Prizrenit për trajtim mjekësor, e më pas janë transferuar në QKUK.

Sipas mjekut kujdestar viktimat janë jashtë rrezikut për jetë. Ndërsa vozitësi i automjetit , pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është dërguar ne qendrën e  mbajtjes.

Policia përdor sprejin për të vënë nën kontroll tre persona në Suharekë

0

Tre suharekas kanë refuzuar t’u tregojnë zyrtarëve policorë mjetet e identifikimit dhe si pasojë policët janë detyruar ta përdorin sprejin ndaj tyre.

Në një pikë kontrolli policia pasditën e kaluar në Suharekë ka ndaluar një veturë me ç’rast ka kërkuar nga tre personat të cilët ishin në veturë mjetet e identifikimit.

Siç sqaron policia të dyshuarit kanë refuzuar kërkesën e policisë dhe kanë filluar të fyejnë zyrtarët policorë.

Pasi që të dyshuarit nuk kanë ndaluar së ofenduari, patrulla policore ka vënë situatën nën kontroll duke përdorur sprej ndaj të dyshuarve.

Në raport nuk raportohet për të lënduar.

Tre të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar, kurse rasti mbetet nën hetime.

Zyrtare: Rahoveci nënshkruan me Rron Ukajn, mposht Bashkimin dhe Prishtinën

0

KB Rahoveci ka transferuar Rron Ukajn, MVP të kampionatit evropian U-18.

Lojtari më i mirë i kampionatit evropian ku Kosova u shpall kampione në divizionin C ka vendosur t’i bashkohet Rahovecit.

Klubi ka konfirmuar në faqen zyrtare se ka arritur të sigurojë besimin e lojtarit spektakolar.

Rron Ukaj është lojtar i pozitës 4 dhe u shpall lojtari më i mirë i kampionatit evropian të divizionit C, kurse deri tash ishte lojtar i Pejës.

Ukaj pritet të jetë atraksion i madh për publikun e Rahovecit, pasi njihet për ngulitjet spektakolare dhe stilin e lojës si LeBron James.

Për Ukajn ambienti do të jetë familjar, pasi do të udhëhiqet nga trajneri pejan, Bujar Loci dhe do të ketë bashkëlojtarët pejan Arian Qallaku e Ron Grapcin, ku me këtë të fundit edhe luajti sezonin e kaluar te Peja.

Rahoveci kështu rivalizon fuqishëm Prishtinën me transferimet e bëra, duke qenë dy skuadrat me më së shumti transferime deri tani në prag të sezonit.

Pos këtyre lojtarëve, Rahoveci ka konfirmuar nënshkrimin me James Stanback dhe pritet që së shpejti të konfirmojë transferimet e së paku tri amerikanëve tjerë.

Rahoveci sezonin e kaluar ishte pjesë e playoffit për herë të parë në histori të klubit dhe i çuditshëm është fakti se klubi këtë sukses e arriti duke zhvilluar ndeshjet në Gjakovë, pasi ka 10 vite që palestra në Rahovec nuk po përfundohet. /Telegrafi/

Regjimi i Erdoganit e bën akademikun punonjës ndërtimi

0

Orhan Kaya, një akademik i cili u hoq nga puna e tij në një universitet turk nga regjimi i Erdoganit për nënshkrimin e një deklarate paqëje në fillim të vitit 2016, tani ai është bër punëtor ndërtimi, njoftoi të premten faqja e internetit T24.Kaya, i cili jepte mësim në Universitetin Abant ?zzet Baysal në provincën Bolu, u shkarkua nga universiteti me një dekret të qeverisë për nënshkrimin e deklaratës së paqes, e cila i bëri thirrje qeverisë turke të ndalë operacionet nga forcat e sigurisë në Turqinë juglindore, dhe të kthehet në tryezën e negociatave për të rifilluar bisedimet e mbyllura me kurdët për të gjetur një zgjidhje paqësore për çështjen kurde.Gjithsej 1,128 akademikë nënshkruan deklaratën, e cila shkakëtoj kritika të gjera nga qeveria.

Kaya postoi disa fotografi të tij në llogarinë e tij të Twitter duke punuar në një shesh ndërtimi me një mesazh duke thënë: “Ne kurrë nuk do të heqim dorë nga rezistenca”.Deklarata e paqes e frustroi Presidentin Rexhep Tajip Erdogan dhe qeverinë e Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP), duke ndëshkuar akademikët. Disa nga fyerjet që Erdoani përdorte kundër tyre përfshinin “të ashtuquajturit intelektualë”, “tradhtarë”.