31.2 C
Prizren
E martë, 24 Qershor, 2025
Home Blog Page 4646

Liberalizimi në “rikuerc”

0

Kryeministri Ramush Haradinaj po pretendon se rasti “Blakaj” do ta dëmtojë procesin e liberalizimit të vizave me BE-në, pasi prokurori i dorëhequr po e akuzon sistemin e drejtësisë në vend. Në anën tjetër, njohësit e procesit të integrimit dhe analistët politikë vlerësojnë se pikërisht deklaratat e ashpra të krerëve institucionalë kundër Blakajt e dëmtojnë procesin e vizave, shkruan Gazeta “Zëri”.

Dorëheqja e prokurorit special, Elez Blakaj, dëshmon qartazi se sistemi i drejtësisë vazhdon të jetë i dirigjuar nga politika dhe të mos jetë i pavarur. Kështu vlerësojnë njohësit e çështjeve politike, të cilët thonë se zhvillimet e fundit rreth rastit “Blakaj” mund ta dëmtojnë edhe procesin e liberalizimit të vizave.

Por përderisa kryeministri Ramush Haradinaj akuzon direkt Blakajn për dëmtim të liberalizimit, njohësit e procesit të integrimit dhe analistët politikë konsiderojnë se pikërisht deklaratat e ashpra të krerëve institucionalë kundër Blakajt e dëmtojnë procesin e vizave.

Sipas tyre, reagimet e liderëve politikë në formë frikësimi ndaj prokurorit të dorëhequr dhe ndaj Prokurorisë në përgjithësi ndikojnë negativisht jo vetëm në çështjen e vizave, por edhe në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian (BE).

Vërshimi la pa shtëpi nënën me dy jetimë në Sopi të Suharekës (VIDEO)

0

Një familje nga Sopia e Suharekës është dëmtuar fort nga vërshimet e javës së kaluar.

Shtëpia e tyre është dëmtuar bashkë me krejt pajisjet elektrike.

 

Zyrtare: Liria e Prizrenit ua zvogëloi pagat, largohen trajnerët

0

Kjo ka ndodhur për faktin se atyre u janë ulur pagat.Insporti e ka kontaktuar Bakajn i cili e ka konfirmuar lajmin.

“Më kanë ofruar kontratë të cilën e kam analizuar mirë dhe kam vendosur që mos ta nënshkruajë. Kemi të bëjmë me ulje page dhe sot i kam informuar se nuk e kam ndërmend që të vazhdojë”, ka thënë Bekim Bakaj të premten mbrëma.

Ai ndjehet shumë i dëshpëruar me këtë fakt. “Nuk ndjehem aspak mirë pasi që Liria është klubi në të cilin jam rritur si lojtar dhe afirmuar si trajner.

Pavarësisht se po largohem, Liria do të mbetet gjithmonë në zemrën time”, potencoi Bekim Bakaj.Ky i fundit njoftoi se edhe Agron Beseni dhe Enis Gashi janë larguar për arsye financiare. /Insporti.com/

Ky është 26 vjeçari nga Prizreni që humbi jetën në pishinë

0

Një 26 vjeçar ka humbur jetën në një pishinë në qytetin  Prizrenit ditën e djeshme.

Bëhet fjalë për Qëndrim Ademaj nga Zhuri, i cili ishte gjetur i pajetë nga punëtorët që kishin shkuar për ta pastruar pishinën.

“Rreth orës 18:49 minuta, Policia e Prizrenit është informuar për gjetjen e trupit të pajetë të një mashkulli i cili dyshohet se ka humbur jetën derisa po lahej  në një pishinë në rrugën  “Kukësi” në Prizren. Sipas informatave të para, viktima i vitlindjes 1992 është gjetur nga punëtorët kur kanë shkuar për ta pastruar pishinën”, shkruhej në njoftimin e Policisë./Indeksonline/

T

Goma veturash, pelena e shishe të hedhura në rrugën Brezovicë – Prevallë (Foto)

0

Ndotja e ambientit në Kosovë po mbetet problematikë që kërkon zgjidhje.

Së fundmi  mbeturina dhe ndotje janë parë edhe në rrugën Brezovicë-Prevallë.

Aty shihen goma veturash të hedhura, pelena a të foshnjave, shishe plastike dhe mbeturina të tjera që duket se janë hedhur nga kalimtarë andej. KosovaPress sjellë pamje nga vendi i ngjarjes.

Çerdhja ‘Yllka’ reagon ndaj Mytaher Haskukës

0

Çerdhja “Yllka” e ka quajtur komentin publikimin e kryetarit të Prizrenit, Mytaher Haskuka, të cilin e ka bërë gjatë ditës së sotme në llogarinë e tij në Facebook.

Çerdhja e cila vepron në kuadër të kolegjit Mehmet Akif ka reaguar ndaj Mytaher Haskukës.

Haskuka përmes Facebook-ut fajësoi institucionin arsimor se nuk ka paguar qiranë dhe nuk i ka investuar më shumë se 600 mijë euro. Ai ka shtuar se operatori ekonomik ka pasur për obligim të regjistrojë çdo vit nga 20 fëmijë të dëshmorëve e veteranëve pa pagesë, gjë që sipas kryetarit kjo nuk ka ndodhur asnjëherë.

Çerdhja “Yllka” ka kërkuar nga Mytaher Haskuka që ta publikojë Aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prizren në mënyrë që të informojë më drejtë opinionin sepse sipas kësaj çerdheje mos publikimi i aktvendimit është tendencioz.

Çerdhja ia ka rikujtuar Haskukës se vendimi për mbylljen e këtij institucioni sipas Gjykatës Themelore në Prizren është i kundërligjshëm.

Grabitje e paparë në Prizren

0

Një grabitje e mirë-menduar ka ndodhur në qendër të qytetit të Prizrenit.Për të realizuar këtë grabitje të bankomatit, autorët kanë përdorur të paktën 1 makinë me të cilën e kanë ngrehur zvarrë bankomatin.

Siç shihet në videot e siguruara nga Arbresh.info, dyshohet se kanë qenë 4 persona që kryen grabitjen e bankomatit, i cili nuk ishte i vendosur pranë një banke, por në ambientet brenda marketit “ABI”. Policia ka konfirmuar rastin.

Dënohet me dy vjet burgim për vjedhje një burrë në Prizren

0

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal ka bërë shpalljen e aktgjykimit dënues ndaj të akuzuarit me iniciale M.E. nga Prizreni për shkak se ka kryer veprën penale vjedhje e rëndë nga neni 327 para.1 nën par.1.1 të KPRK-së, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

“Të akuzuarin me iniciale M.E. , gjykata e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me burgim efektiv në kohëzgjatje prej 2 (dy) vite, me të cilin dënim do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim nga data 22.06.2018, e deri me datën 24.08.2018”, thuhet në komunikatë, transmeton Koha.net.

Gjykata bën të ditur se M.E. me datën 22.06.2018, rreth orës 03:45 minuta, në Prizren, saktësisht në lokalin “Besimi” i pandehuri me dashje dhe me qëllim të përvetësimit të kundërligjshëm të pasurisë merr pasurinë e luajtshme të dëmtuarit me iniciale B.S., në atë mënyrë që shfrytëzon momentin e volitshëm, mos prezencën e askujt dhe me mjet të përshtatshëm duke vepruar me forcë, e thyen xhamin e lokalit “Besimi”, dhe më pas depërton brenda lokalit, dhe nga aty merr gjëra me vlerë, me të cilat veprime të dëmtuarit i shkakton dëm material.

Gjinovci, fshati që i dha Komunës së Suharekës dy kryetarë

0

Gjinoci është fshat i vjetër, historianët thonë se ka mbi 300 vjet, por gojëdhënat thonë se ky fshat është shumë më i hershëm. Ramadan Haxhijaj, aktualisht drejtor shkolle, tregon se fshati është djegur dy herë nga ushtritë serbe, më 1941 dhe më 1999. Në vitin 1999 mbeten të padjegura vetëm 8 shtëpi të vjetra. Është garantuar ambulanca, xhamia është rrënuar tërësisht. Shkolla është gjuajtur me plumba dhe është demoluar.

 

Mirëpo, po shkove sot në atë fshat do të mbetesh i mahnitur, sepse atje tashëm ka ndërtime të bukura, banorët e këtij fshati me angazhime të shumta kanë bërë që fshati të jetë një fshat plot ndërtime. Haxhijaj tregon për “Kosova Sot” se ” regjistrimi i fundit shënon 3.490 banorë. Prej tyre jetojnë e veprojnë në vende të tjera 1256 banorë, që është edhe njëra nga brengat e këtij fshati dhe gjithë Kosovës. Shkolla për herë të parë është hapur në vitin 1928 në gjuhën serbokroate, kurse në gjuhën shqipe është hapur në vitin 1943. Mësuesi i parë ka qenë Qemajl Muslia nga Shkupi,pastaj Abdrrahim Hoxha nga fshati BicajKukës. Shkolla e Gjinocit është pavarësuar nga shkolla e Suharekës në vitin 1968, kurse në vitin 2012 është ndërtuar objekti i ri. Punojnë vetëm me një ndërrim. Viti 2016/2017 shënon 368 nxënës, nga parafillorët deri në klasat e 9- ta dhe ka 24 mësimdhënës. “Sipas regjistrimit të vitit 2011, fshati kishte 480 shtëpi banimi me 3490 banorë. Ky padyshim se është një numër i madh që këtë fshat e fut në mesin e fshatrave të mëdha”, thotë Ibrahim Zeqiraj. Fshati tashmë ka një pamje të bukur dhe me shtëpi të reja. Mirëpo, drejtori Haxhijaj pohon ajo që është brengë e këtij fshati është kurbeti. Kurbeti tashmë ka zbrazur shtëpitë këtu, si në gjithë Kosovën po zbraz shtëpi dhe po zbraz edhe klasa e mësonjëtore.

 

Fshati tashëm është me një karakteristikë, sepse Komunës së Prizrenit që nga pas lufta i ka dhënë dy kryetarë komune. Sali Asllanin ia dha me tri mandate, përderisa tani po nga ky fshat është i pari i Komunës, Bali Muharremaj. Vetë banorët janë të kënaqur me zhvillimet ekonomike që janë bërë këtu. Ata thonë se banorët e këtij fshati janë shumë punëtorë. Ata punojnë dhe asnjëherë nuk lodhen nga puna. Fshati tashmë i ka edhe nevojat primare, si shkollë, ambulancë, por disa nga banorët pohojnë se fshati ka nevoja akoma, por ata thonë se pasi “ne po e kemi kryetar njeriun e fshatit tonë, shpesh po na mohohet e drejta për të kërkuar investim si në fshatra të tjera”. Të rinjtë Agimi, Albani,Miftari e të tjerë derisa ishin në një lokal, thanë: “Ne jemi këtu dhe tashmë ka kushte të mira, por papunësia, si kudo në Kosovë, edhe neve na ka prekur kjo sëmundje”. Ata thanë se po patën mundësi të gjejnë punë dhe perspektivë në vend nuk do të dëshironin të largohen nga Kosova, por nëse nuk gjejnë ndonjë punë, atëherë do të detyrohen të largohen pa dëshirën e tyre, sepse duhet menduar edhe për të ardhmen, e cila tash për tash këtu nuk është dhe aq e ndritshme.

 

(Kosova Sot)

Qytetari nga Malisheva publikon pamjet, kështu ia thyen persona të maskuar marketin në 3 të natës (Video)

0

Një qytetar nga Malisheva, ka treguar se si i është thyer marketi i tij, rreth orës 3:08 të mëngjesit të sotëm.

Esat Krasniqi, ka publikuar edhe fotografitë dhe videon në rrjetin social Facebook, në të cilat shihen persona të maskuar, duke kryer vjedhjen.

Krasniqi është shprehur i shqetësuar me gjendjen e sigurisë në vend, duke thënë se po rrezikohet edhe jeta e njerëzve

Postimi i tij i plotë:

24-08-2018

Ora 3:08 e mengjesit…….!

Definitivisht ska mbet me jetu ne ket vend, ska as siguri, ska as shtet ska asgje, ta marrin edhe atë qka e fiton me ndjerz e me punen edhe te femijëve, rrezikohesh edhe me jetë e lere mo per mall e per pasuri qe zbehet fjalë….!

Nuk eshte hera pare qe na eshte thyer marketi, por asnjeher se beme aq te madhe, kesaj here me shkas i postova keto foto edhe kete video te ketyre bastardave, se deri neser do ju ndodh dhe juve, e qe lutem kurr mos te ju ndodhë….

Ju lutem shperdajeni leta shohin te gjithe, mos ndoshta dikush ka has ne ta…..! Edhe neve edhe juve na ndihmon…….!