19.2 C
Prizren
E premte, 27 Qershor, 2025
Home Blog Page 4667

Kurban Bajrami të martën

0

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës nka njoftuar se dita e parë e festës së Kurban – Bajramit, është të martën më 21 gusht

Manifestimi qendror për territorin e Kosovës, kushtuar kësaj feste mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë dhe nis në orën 5:10, me faljen e namazit të sabahut nga Hfz.Xhelal ef. Kaloshi, pas të cilit do të jetë ligjërata tematike kushtuar kësaj feste, të cilën do ta mbajë Bahri ef. Sejdiu ligjërues në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.

Namazi i Kurban–Bajramit falet në ora 06:25 të cilit do t’i prij Hfz.Xhelal ef. Kaloshi, ndërsa Hytben – mesazhin e Kurban – Bajramit do ta mbaj, kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiu Naim ef. Tërnava.

Me rastin e festës së Kurban – Bajramit, Ditën e parë, më 21 gusht 2018, Kryesia e BIK, si tradicionalisht organizon pritje përurimi në selinë e Kryesisë nga ora 9:00-12:00, transmeton Klan Kosova.

Greva e autobusëve në Prizren, shoqërohen në polici disa persona

0

Greva e operatorëve transportues të linjës Prizren-Prishtinë ka vazhduar edhe sot, madje disa prej grevistëve janë shoqëruar në polici.

Ata janë duke protestuar pasi që Ministria e Infrastrukturës ka marrë vendim që vetëm një operatori transportues t’i lejohet kalimi në autostradë.

Sami Gavazaj nga Shoqata e Transportuesve Privatë, Kosova e Lirë, ka thënë që nuk do ta ndërpresin grevën në rast se nuk arrihet marrëveshje me organet përkatëse.

“Na ka marrë policia në stacion. Kemi pasë një grevë të qetë, jemi ulur”, ka thënë Gavazaj për klankosova.tv.

“Ka pasë njerëz të arrestum në mëngjes”.

Ai po ashtu tha se disa përfaqësues të grevistëve kanë shkuar në mbledhje me Ministrinë e Transportit ashtu siç edhe ishte paraparë.

Në anën tjetër, nga Policia e Prizrenit është konfirmuar se disa nga grevistët janë dërguar në stacion policor për t’u intervistuar.

“Kam informata që janë marrë për intervistë”, ka thënë zëdhënësi i Policisë Rajonale të Prizrenit, Hazir Berisha./klan kosova/

Prizren: 700 euro gjobë dhe konfiskim malli për të pandehurin që deshi t’i ikte doganimit

0

Gjykata Themelore e Prizrenit ka bërë shpalljen e aktgjykimit dënues ndaj të akuzuarit me iniciale S.M. nga Mamusha për shkak se ka kryer veprën penale shmangia nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore, njofton kumtesa nga Gjykata, transmeton Koha.net.

I akuzuari S.M., është shpallur fajtor dhe është dënuar me burgim efektiv në kohëzgjatje prej 6 (gjashtë) muaj.

Dënimi, me pëlqimin e të akuzuarit, zëvendësohet me gjobë në shumën prej 700 euro, si dhe marrjen-konfiskimin e 39.712 litra vaj hidraulik,1.155 litra vaj dhe 7.990 poqa elektrik 100W si objekt i veprës penale.

S.M., më 04.05.11.2013, në Mamushë , me qëllim që vetës apo personit tjetër t’i mundësojë shmangie nga pagesa e tarifave tatimore mallin që e bartte.

Shtyhet për në 2019-n parada “92 milionë dollarëshe” e SHBA-së

0

Planet e presidentit Trump për një paradë ushtarake në Ditën e Veteranëve, që pritej të zhvillohej në rrugët e Uashington DC, janë shtyrë tashmë të paktën deri nga viti 2019.

Trump mbeti i mahnitur nga parada e mbajtur në Ditën e Bastijës në Francë, gjatë vizitës së tij në vitin 2017, ndaj tha se edhe Shtetet e Bashkuara mund ta bënin diçka të tillë, transmeton tch.

Por, shifrat e publikuara gjatë së enjtes treguan se ngjarja mund të kushtonte rreth 90 milionë dollarë, më shumë se trefishi i asaj që ishte parashikuar fillimisht. Kritikët gjithashtu kanë bërë krahasime me paradat e zhvilluara në vendet e udhëhequra prej autokratëve.

Parada ishte konceptuar fillimisht të shënonte 100-vjetorin e fundit të Luftës së Parë Botërore, më 11 nëntor. Një zëdhënës i Pentagonit tha përmes një deklarate se, Departamenti i Mbrojtjes dhe Shtëpia e Bardhë “kanë rënë dakord tashmë ta rishohin këtë mundësi në vitin 2019”.

Drejtori për buxhetin e paradës ofroi një shifër të përllogaritur mes 10-30 milionë dollarësh, gjatë muajit shkurt kur Shtëpia e Bardhë njoftoi kërkesën e saj për zhvillimin e një të tille. Por, një zyrtar amerikan e çoi shifrën e përllogaritur në plot 92 mln dollarë.

E pasi plani u diskutua për herë të parë, në një memo shkruhej se tanket nuk do të merrnin pjesë në paradë, pasi do të dëmtonin rrugët e kryeqytetit të vendit. Qeveria lokale, Këshilli i Distriktit të Kolumbias, u shpreh kritik në kohën kur u njoftua plani, duke shprehur pakënaqësinë në “Twitter”.

Demokratët ishin po ashtu skeptikë, me kongresmenin Jim McGovern që deklaroi se “do të ishte absolutisht një shpërdorim parash”, ndërsa shtoi se Trumpi “po vepronte më shumë si diktator, sesa president”.

Pentagoni njoftoi më vonë se ushtria do të mund të marshonte nga Shtëpia e Bardhë drejt Capitol Hill, ndërsa në fundin e paradës do të kishte “një performancë të rëndë të forcave ajrore”.

Shtetet e Bashkuara kanë zhvilluar për herë të fundit një paradë ushtarake në vitin 1991, pas fundit të suksesshëm të fushatës së tyre për të detyruar zmbrapsjen e forcave të Saddam Husseinit nga Kuvajti.

Vetëvendosje thërret për mobilizim në ndihmë Suharekës

0

Lëvizja Vetëvendosje ka bërë thirrje që të ndihmohet Suhareka, pas përmbytjeve që kapluan qytetin që nga mbrëmë.

Sipas kësaj partie, në Suharekë gjendja vazhdon të jetë e njëjtë për shkak të shiut që vazhdon të bjerë.

“Në këto rrethana të jashtëzakonshme ne i bëjmë thirrje qytetarëve të Therandës, por edhe të komunave përreth që t’u dalin në ndihmë lagjeve e vendbanimeve të Therandës. Po ashtu, ne i bëjmë thirrje edhe gjithë anëtarësisë së Lëvizjes Vetëvendosje në Therandë që të jenë në ndihmë të vendbanimeve në nevojë në mënyrë që sa më parë e sa më lehtë të tejkalohet kjo fatkeqësi”, thuhet në thirrjen e Vetëvendosjes.

Sipas kësaj partie, Qeveria e Republikës së Kosovë nuk mjafton që vetëm ta presë bilansin e dëmeve në fund, por duhet që menjëherë t’i dalë në ndihmë Komunës së Therandës me të gjitha kapacitetet e nevojshme për ta lehtësuar sa më shumë këtë gjendje të rëndë atje.

Aktakuza: Zinxhiri komandues i mashtrimit në emër të UÇK-së

0

38 milionë e 882 mijë e 400 euro për një vit i kushtojnë buxhetit të shtetit 19.060 ”veteranët e rrejshëm”, të cilët i ka identifikuar prokurori special i dorëhequr ditë më parë, Elez Blakaj.

Në aktakuzën të cilën e ka siguruar “Koha Ditore”, e që është e nënshkruar nga tashmë ish-prokurori Blakaj, janë akuzuar 12 persona. Aktakuza që ka 64 faqe është ngritur më 11 korrik 2018. Ka numër protokolli PPS.nr.12-2018.

Të akuzuar janë: Agim Çeku, Nuredin Lushtaku, Sadik Halitjaha, Shkumbin Demaliaj, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Rrustem Berisha, Faik Fazliu, Smajl Elezaj, Fadil Shurdhaj, Xhavit Jashari.

Të gjithë këta, si anëtarë të Komisionit qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të dëshmorit të kombit, invalidit, veteranit, pjesëtarit dhe të internuarit të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, “në cilësinë e personave zyrtarë, me dashje kanë tejkaluar kompetencat e tyre, si dhe nuk i kanë përmbushur detyrat zyrtare, me qëllim që t’ua mundësojnë personave të tjerë të përfitojnë kundërligjshëm në vazhdimësi në dëm të buxhetit të Republikës së Kosovës”, thuhet në aktakuzën e nënshkruar nga prokurori i rastit..

Britanikët tani duan BE-në

0

Më shumë se 100 zona zgjedhore në Britaninë e Madhe që votuan për t’u larguar nga BE tani mbështesin lëvizjen që kërkon një referendum të dytë për të qëndruar brenda unionit, sipas një analize të re nga Observer.

Në gjetjet që mund të kenë një ndikim të rëndësishëm në betejën parlamentare të Brexit më vonë këtë vit, studimi arrin në përfundimin se shumica e vendeve në Britani tani përmbajnë shumicën e votuesve që duan të qëndrojnë në BE. Analiza, një nga vlerësimet më të plota të ndjenjës së Brexit që nga referendumi, sugjeron se ndryshimi është nxitur nga dyshimet midis votuesve laburistë që mbështetën largimin.
Si rezultat, tendenca është më e rreptë në veri të Anglisë dhe Uellsit – krahina të laburistëve në të cilën ndjenja e Brexit duket se po ndryshon. Zhvillimi do të krijojë presion mbi Jeremy Corbyn për të zbutur kundërshtimin e partisë për të rishikuar largimin e Britanisë nga BE.

Hulumtuesit në kompaninë analitike të konsumatorëve Focaldata përpiluan të dhëna duke modeluar dy sondazhe të YouGov me më shumë se 15,000 njerëz, të kryera para dhe pas publikimit nga Theresa May të marrëveshjes së propozuar për Brexit më 6 korrik.

Ajo kombinoi votimin me informacione të detajuara të regjistrimit dhe të dhënave nga Zyra për Statistikat Kombëtare. Studimi u organizua bashkarisht nga Best për Britaninë, e cila po bën fushatë kundër Brexit dhe grupi anti-racist Hope Not Hate.

632 zona në Angli, Skoci dhe Uells u shqyrtuan për studimin. Ajo gjeti se 112 kishin kaluar nga “Largimi” në “Qëndrim” në BE.

Analiza e re sugjeron se tani janë 341 zona me mbështetje mbijetese nga shumica, nga 229 që ishin në referendum.

Një zonë ka ndërruar përkrahjen në Skoci dhe 97 në Angli, ndërsa 14 nga 40 zonat zgjedhore në Uells kanë ndryshuar nga pro “Brexit” në kundërshtim të tij. Në përgjithësi, modeli e vë qëndrimin në BE në mbështetjen e 53% të popullsisë, me 47% që mbështesin largimin nga unioni.

Ajo sugjeron se tani ekziston një shumicë kundër Brexit në Skoci dhe Uells – që nënkupton presion më të madh mbi bashkimin pas largimit të Mbretërisë së Bashkuar. Votuesit e rinj dhe ata nga pakicat etnike kanë nxitur gjithashtu kalimin për të qëndruar në BE.
Sondazhi tronditës për politikën britanike vjen në një kohë që kryeministrja ke ende për të negociuar mbi votimin në Parlament mbi Brexit dhe gjithashtu në kohën kur po qarkullon ideja për mundësinë e një votimi parlamentar mbi marrëveshjen përfundimtare për Brexit.

Planet janë tashmë duke u hartuar nga kundërshtarët e May-t që të përpiqen të detyrojnë qeverinë për një referendum të ri ose zgjedhje.

Tetë të lënduar nga vërshimet në Suharekë

0

Tetë persona janë lënduar si pasojë e vërshimeve mbrëmë në Suharekë.

Të gjithë të lënduarit kanë marrë tretmanin mjekësor, ndërsa ekipet e shpëtimit të FSK-së dhe zjarrfikësit po sanojnë dëmet dhe po merren me menaxhimin e situatës pas vërshimeve, raporton KP.

Raportohet se diku 50 për qind e fshatrave në Suharekë kanë pësuar dëme nga vërshimet atje.

Greva bllokon linjën Prizren-Prishtinë (VIDEO)

0

Kompanitë e udhëtimit në relacionin Prizren-Prishtinë kanë hyrë në grevë.

Arsyeja për këtë është vendimi i Ministrisë së Infrastrukturës që vetëm një kompanie t’i lejohet të kalojë nëpër autostradë.

 

Gjendje e rënduar në Suharekë pas vërshimeve të mbrëmshme

0

Qytetarët e komunës së Suharekës janë përballur me një natë të rëndë si pasojë e vërshimeve të mëdha që ndodhën gjatë natës së kaluar.

Gjendja ishte e rëndë edhe sot në qytetin e Suharekës por edhe në fshatrat përreth.

Si rezultat i reshjeve të mëdha të shiut nga uji janë vërshuar shumë shtëpi e biznese në qytet dhe fshatra.

Banorët tregojnë për KALLXO.com për atë se çfarë ngjau gjatë natës.

Halil Bytyqi, i cili është zjarrfikës, tregon se reshjet filluan rreth orës 21:00.

Për shkak se reshjet ishin të mëdha, kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, ka kërkuar mobilizimin e të gjithë zjarrfikësve për t’u dalë në ndihmë qytetarëve.

“Mbrëmë shiu ka filluar rreth orës 9:00. Më kërkesën e kryetarit kemi dalë të gjithë zjarrfikësit në vendin e ngjarjes. Reshje të mëdha ka pasur nëpër fshatra. Suhareka nuk ka pasur reshje në atë kohë. Reshje ka pasur në fshatin Bukosh, Savrovë, Shirokë, Sopijë, Tërrnje dhe Leshan. Ekipet tona kanë dalë në terren”, tha Bytyqi.

Zjarrfikësi tregon se është një lum në qytet, i cili kur del nga shtrati, shkakton dëme në biznese e ekonomi familjare.

Lumi Toplluha disa herë në të kaluarën ka rrezikuar banorët që jetojnë përreth tij.

Nga ky lum është vërshuar mbrëmë edhe shtëpia e zjarrfikësit.

Halil Bytyqi tregon se shtëpinë e tij e kanë vizituar një komision komunal, pasi kati i parë i saj është i tëri i përmbytur.

“Janë kanë një komision komunal, kanë bërë disa fotografi, evidencë. Kjo vazhdon se ka ndodhë në shumë fshatra e sidomos në lagjen tonë. Në disa shtëpi ka pasë të lënduar. Uji ka vazhduar deri në orën 8:00 të mëngjesit të sotëm”, tha banori.

Ndërsa, kryetari i Komunë së Suharekës, Bali Muharremaj tha se Komuna ka mbledhur Shtabin Emergjent pas situatës së krijuar.

“Vërshimet kanë përfshirë diku 50 për qind të fshatrave të komunës tonë. Gjithashtu edhe komplet qytetin. Gjendja është e rëndë edhe sot. Kam thirrë edhe shtabin emergjent dhe partitë politike, i falenderoj që kanë ardhë të gjithë që të jemi bashkë. Kemi ndarë tri komisione për të bërë vlerësimet për ata që kanë nevojë emergjente. Drejtoria e Shërbimeve Publike kanë marrë urdhër për me dezinfektu terrenin dhe për të siguruar ujë të pijshëm për të gjithë qytetarët e komunës sonë”, theksoi Muharremaj.

Kryetari i Suharekës tha se ende nuk dihet vlera e dëmeve të shkaktuara nga kjo fatkeqësi natyrore por tha se do t’i dërgojnë Qeverisë së Kosovës kërkesë për kompensimin e dëmeve.