26.6 C
Prizren
E diel, 29 Qershor, 2025
Home Blog Page 4676

Arrestohet prizrenasi për posedim të narkotikëve

0

Në Zhabllaqë të Prizrenit është arrestuar një person për posedim të narkotikeve.

Siç bën të ditur Policia, pas kontrollit të veturës së tij i është gjetur dhe konfiskuar 9.63 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, shkruan PrizrenPress.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. /PrizrenPress.com/

United kërkon Monchin

0

Manchester United raportohet se është duke marrë në konsideratë që ta emëroi si drejtori sportiv, Monchin e Romës apo Fabio Paraticin e Juventusit.

“Djajtë e kuq” kanë të ardhurat më të mëdha se çdo klub në botë, por gjithmonë vuajnë për të tërhequr lojtarë të mëdhenj.

Biznesi i transferëve deri me tani kryhet kryesisht nga nën presidenti i klubit, Ed Woodward , por Independent raporton që United është duke kërkuar një drejtor sportiv të specializuar.

Gazeta beson që në listën e ngushtë janë të dy, si Monchi si Paratici që janë në listën e ngushtë, por për këtë të fundit do të jetë shumë vështirë që ti marrin nga Juventus.

Ish portieri i Manchester United, që për momentin e kryen këtë detyrë në Ajax, është një tjetër opsion ashtu sikurse Domenico Teti i Novaras, i cili është i njohur si personi i parë që solli Mauro Icardin në Itali gjatë kohës kur ishte koordinator teknik në Sampdoria.

Aksident në Dragash, tre të lënduar

0

Një aksident trafiku ka ndodhur pasditën e të hënës në fshatin Glloboqicë të Dragashit.

Siç bën të ditur Policia, vozitësi me veturën e tij nga pakujdesia ka shkaktuar vetë aksident trafiku, shkruan PrizrenPress.

Si pasojë lëndime trupore ka pësua vetë vozitësi dhe dy pasagjerët e tij viktimat femra. Të lënduarit janë dërguar në Spitalin e Prizrenit. /PrizrenPress.com/

85 vjet nga vrasja e Hasan Prishtinës

0

U mbushën 85 vjet që nga data e 13 gushtit të vitit 1933, ku në qytetin e Selanikut u vra në pabesi dhe mizori ish-Kryeministri i Shqipërisë, Hasan Prishtina.

Hasan Prishtina ka qenë nëpunës, deputet shqiptar në Mexhlisin osman, aktivist shqiptar për autonominë e më pas pavarësinë shqiptare, ministër dhe deputet i shtetit shqiptar.

 

Ai u lind në Vushtrri, më 27 prill 1873, i njohur si Hasan Berisha, Polaci. Pinjoll i bejlerëve të Vuçiternit, dera e tyre ka qenë një familje e nderuar spahinjsh vendas. Mësimet e para kreu në vendlindje. Vazhdoi shkollimin në gjimnazin frëng të Selanikut, më pas në Stamboll u diplomua në Fakultetin e Drejtësisë. Pas përfundimit të shkollës punoi në Shkup, ku qe edhe pjesë e klubit “Bashkimi” në qytet dhe lobon pro shkronjave latine për alfabetin shqip.

 

Vrasja e Hasan Prishtinës u krye në orën 2 mbas dite më datë 13 gusht 1933. Në rrugën Çimisqi u pa një zotëri i moshuar, i mbajtur mirë dhe me tipare simpatike, të ecte përkrah e të fjaloste me një person të veshur mirë, i gjallë, sa e tradhtonte dhe toni i zërit. Arritën në kryqëzimin e rrugës Çimisqi-Vogaxhiku dhe po drejtoheshin për tek bakallhane ’’IVI’’ dhe në largësi, dy hapa nga kinkaleria e invalidit J. Janopullo. Njeriu me pamje të zymtë nxori rrufeshëm revolverin e markës “SMITH” dhe shtiu kundrejt bashkëbiseduesit, i cili ishte Hasan bej Prishtina, që ra në trotuar. Kalimtarët e mbledhur nga të dy të shtënat, panë vrasësin të turret me mizori të parrëfyer mbi viktimën dhe t’i zbrazë edhe tre plumba të tjerë, dy në kraharor dhe të tretën në kokë, si e shtënë vdekjeprurëse, për të qenë i sigurt për përfundimin e aktit të vrasjes.

Fill pas krimit të tij, vrasësi, që t’i ikë rrezikut prej turmës së mbledhur që u vu për ta kapur, ia dha vrapit nga rruga Vogaxhiku. Nga tronditja ai ra në vitrinën e tregtores “Beharnae” të cilës ia dëmtoi tendën, por rimori veten, për t’u turrur drejt rrugës “Paleon Patron” ku u rrethua nga turma që e ndiqte me synime të errëta.

Sulmohet parlamenti Britanik, disa të plagosur

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Londër.

Një makinë me shpejtësi ka shkuar drejt selisë së Parlamentit Britanik, duke u përplasur me rrethimin.

 

 

Për pasojë  disa persona jane plagosur.

Dëshmitarët janë shprehur se shoferi sulmoi disa çiklistë.

Forca të shumta policie kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kane rrethuar zonën.

Policia metropolitane ka bërë të ditur se disa këmbësorë janë goditur nga makina.

Gjithashtu është mësuar se shoferi i makinës është vënë në pranga në vendin e ngjarjes.

Shënohet 90 vjetori i nisjes së Nënës Terezë për Indi

0

Me rastin e 90-vjetorit të nisjes së Gonxhe Bojaxhiut – Nënë Terezës për Indi, Qiriu i sjellë nga varri i saj në Kalkuta nga Imzot Dodë Gjergji, ipeshkëv i Kosovë, do të shtegtojë në Shenjtëroren e Letnicës, në vendin ku Nënë Tereza e fitoi thirrjen për t’u bërë murgeshë e pastaj edhe misionare në shërbim të të varfërve.

Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, pas shugurimit të Katedrales Shën Nënë Tereza në Prishtinë, në nëntorin e kaluar pati shtegtuar te varri i Shën Nënë Terezës në Kalkuta për të falënderuar Zotin për dhuratën e Katedrales, që me ndërmjetësinë e saj u ngrit në kryeqytetin e Kosovës.

Te varri i Shën Nënë Terezës në Kalkuta, ipeshkvi ka ndezur një qiri dhe ka kremtuar meshën e shenjtë me argjipeshkvin e Kalkutës dhe me motrat e Nënë Terezës. Atë qiri – simbol i dritës së Nënë Terezës – ipeshkvi e ka sjellë me vete në Kosovë.

Në ndalesën e tij në Vatikan, në meshë me Papa Françeskun në Bazilikën e Shën Pjetrit, në Ditën Botërore të të Varfërve, qiriu u bartë në procesion, bashkë me dhuratat eukaristike, që u bë simbol i dritës dhe dashurisë së Nënës për të varfërit e gjithë botës.

Pas kthimit të tij në Kosovë, i njëjti qiri, më 26 nëntor 2017, në meshën e së dielës, është bartur në procesion te altari kryesor i Katedrales, dhe pas homelisë, ipeshkvi në procesion me meshtarë, ministrantë dhe fëmijë e ka vendosur te Relikti i Gjakut të Nënë Terezës, me flakën e të cilit është ndezur Qiriu i Nënë Terezës, i cili qëndron i ndezur pandërprerë dhe jep dritën e dashurisë së Nënës.

Që atëherë, besimtarë e njerëz vullnetmirë kanë mundur ta porositin Qiriun e Nënë Terezës për arsye të tyre personale, me anë të cilit nijetet e tyre bashkohen me lutjet e bashkësisë në Shenjtërore.

Sot në Vigjiljen e Zojës së Letnicës, qiriu do të shtegtojë në Letnicë, i bartur nga Shenjtërorja Shën Nënë Tereza.

Modric ka një lajm të keq për Interin

0

Luka Modric duket se do të mbetet te skuadra e Real Madridit.

Luka Modric ka reaguar në rrjetet e tij sociale pas shumë spekulimeve në lidhje me largimin nga Real Madrid.

Mesfushori kroat spekulohej se ishte i interesuar për largim nga klubi pas interesimit për transferimin e tij nga Inter.

Por, Modric duket sikur ka konfirmuar vendosmërinë e tij ndaj “Los Blancos” me postimet e fundit në Instagram, përcjell “lajmi.net”.

Modric shihet me kapitenin e Real Madridit, Sergio Ramos në stërvitje para Superkupës së Evropës me Atletico Madridin.

Image

Image

© ZËRI.IN

Kërkohet kthimi i kalldrëmit në rrugët e Prizrenit

0

Të martën është finalizuar iniciativa ‘’Ta rikthejmë kalldrëmin’’ e konceptuar nga pjesëmarrësit e Shkollës së Aktivizmit Urban në kuadër të projektit “Rikthimi i Qytetit’’.

Gjatë kësaj iniciative në mënyrë simbolike janë vendosur fragmente të kalldrëmit në rrugën ‘’Adem Jashari’’, duke bërë thirrje që të rikthehet diskursi publik lidhur me kthimin e kalldrëmit në këtë rrugë.

Siç thekson EC Ma Ndryshe, Prizreni, si qendër urbane prej shekujsh dallohet me karakteristikat arkitektonike të saj të ndërlidhura me aplikimin e materialeve tradicionale.

“Të lidhur emocionalisht me kalldrëmin si simbol i qytetit të Prizrenit, të rinjtë pjesëmarrës të Shkollës së Aktivizmit Urban kanë propozuar që përmes një inicitive të tillë të përqohet mesazhi për mundësinë e kthimit të kalldrëmit në këtë rrugë. Format e aplikuara të kalldrëmit kanë karakter të përkohshëm dhe tentojnë që përmes rikthimit në kohë, kur kjo rrugë ishte e mbuluar me kalldrëm, të bëjnë thirrje te autoritetet lokale dhe qendrore të diskutojnë mundësitë e rikthimit të kalldrëmit aty ku ekzistojnë mundësitë”.

Ideja për performancën publike për rikthimin e kalldrëmit është dhënë gjatë Modulit 1 të Shkollës së Aktivizmit Urban, të mbajtur në muajt prill – maj të këtij viti.

Shkolla e Aktivizmit Urban është pjesë e projektit ‘’Rikthimi i Qytetit’’ që në mënyrë specifike synon të avokojë për gëzimin e plotë të së drejtës mbi qytetin përmes një sërë platformash të aktivizmit.

Projekti “Rikthimi i qytetit – E Drejta mbi Qytetin për grupet e nënpërfaqësuara të komunitetit në Prizren” përkrahet financiarisht nga National Endoëment for Democracy. /PrizrenPress.com/

Dje u martua, sot dogji shtëpinë e burrit (Video)

0

Dje u martua, sot i vuri zjarrin shtëpisë së burrit. Kjo është drama familjare që vjen nga Fieri ku zjarri ka shkrumbuar një banesë në fshatin Grecalli. Pavarësisht mbërritjes së shpejtë të shërbimit zjarrfikës flakët përpinë gjithçka në pak minuta.

Në momentin e zjarrit në banesën e Trifon Gjikës nuk ka pasur familjarë, ndërsa dyshohet se flakën ia vuri nusja e djalit të tij për shkak të konflikteve në familje. Rudina Ismaili është grindur më herët me bashkëshortin dhe vjehrrin, ndërsa është ndaluar nga policia disa metra larg banesës së shkrumbuar. Bashkëshorti i saj, Ardian Gjika rrëfen dramën me gruan e tij të dytë, me të cilën ishte martuar vetëm një ditë më parë, të dielën.

Dje e mora nga shtëpia me gjithë plaçka. Ka bërë presion dhe më herët ajo. Ajo vuri njëherë zjarrin edhe më përpara. Dje u martova me atë, sot më dogji shtëpinë. Më thoshte do më dërgosh te nëna dhe unë i thash kam punë. Jam 100% i sigurt që ajo e ka djegur shtëpinë.

Banesa është djegur plotësisht duke bërë që familja të dalë në qiell të hapur. Shuarja e flakëve në kohë ka bërë që të shpëtojnë nga zjarri banesat e tjera aty pranë.

Prokuroria po heton një këshilltar të Veselit e një zv.ministër të Haradinajt, të dy nga Prizreni

0

Këshilltari i Kryekuvendarit, Kadri Veseli, Nijazi Kryeziu dhe zëvendësministri i Administratës Publike, Bujar Nerjovaj po dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare sa ishin drejtor në Komunën e Prizrenit, atë botë kur PDK udhëhiqte me këtë komunë.

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti për Krime të Rënda ka hapur hetimet ndaj 13 personave, 12 prej tyre dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Ata dyshohen se kanë lejuar ndërtime në pronën e hekurudhash “Infrakos”.

Për FRONTAL, prokurori, Petrit Kryeziu ka bërë të ditur se në mesin e tyre gjenden edhe ish drejtorët e komunës.

Kryeziu ka thënë se prokuroria e ka dyshimin e arsyeshëm për këta individ.

Kryeziu tutje thotë se këto hetime do të bëhen me urgjencë.

Njëri prej të dyshuarve, Bujar Nervojaj, i cili ishte drejtor i inspektoratit, e aktualisht është njëri prej zëvendësministrave të kabinetit Haradinaj, përmes një përgjigje në telefon ka thënë se do e dorëzoj detyrën e tij posa të ngritët aktakuza.

Në anën tjetër,  redaksia nuk ka arritur të kontaktoj me Nijazi Kryeziu, këshilltarin e Veselit, i cili është në listën e të dyshuarve në prokurori.

Mbi Kryeziun rëndojnë edhe aktakuza tjera. Ai është në llupën e drejtësisë për rastin “PRONTO”.

E Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli pati thënë se nuk do lejon askënd me aktakuza të jetë pjesë e institucioneve qeverisëse.

Në anën tjetër, Kryeministri Haradinaj  në kabinet  i ka tre ministra me aktakuzë, Pal Lekaj, Valdrin Lluka e Besim Beqaj.