30.1 C
Prizren
E diel, 29 Qershor, 2025
Home Blog Page 4677

Modric ka një lajm të keq për Interin

0

Luka Modric duket se do të mbetet te skuadra e Real Madridit.

Luka Modric ka reaguar në rrjetet e tij sociale pas shumë spekulimeve në lidhje me largimin nga Real Madrid.

Mesfushori kroat spekulohej se ishte i interesuar për largim nga klubi pas interesimit për transferimin e tij nga Inter.

Por, Modric duket sikur ka konfirmuar vendosmërinë e tij ndaj “Los Blancos” me postimet e fundit në Instagram, përcjell “lajmi.net”.

Modric shihet me kapitenin e Real Madridit, Sergio Ramos në stërvitje para Superkupës së Evropës me Atletico Madridin.

Image

Image

© ZËRI.IN

Kërkohet kthimi i kalldrëmit në rrugët e Prizrenit

0

Të martën është finalizuar iniciativa ‘’Ta rikthejmë kalldrëmin’’ e konceptuar nga pjesëmarrësit e Shkollës së Aktivizmit Urban në kuadër të projektit “Rikthimi i Qytetit’’.

Gjatë kësaj iniciative në mënyrë simbolike janë vendosur fragmente të kalldrëmit në rrugën ‘’Adem Jashari’’, duke bërë thirrje që të rikthehet diskursi publik lidhur me kthimin e kalldrëmit në këtë rrugë.

Siç thekson EC Ma Ndryshe, Prizreni, si qendër urbane prej shekujsh dallohet me karakteristikat arkitektonike të saj të ndërlidhura me aplikimin e materialeve tradicionale.

“Të lidhur emocionalisht me kalldrëmin si simbol i qytetit të Prizrenit, të rinjtë pjesëmarrës të Shkollës së Aktivizmit Urban kanë propozuar që përmes një inicitive të tillë të përqohet mesazhi për mundësinë e kthimit të kalldrëmit në këtë rrugë. Format e aplikuara të kalldrëmit kanë karakter të përkohshëm dhe tentojnë që përmes rikthimit në kohë, kur kjo rrugë ishte e mbuluar me kalldrëm, të bëjnë thirrje te autoritetet lokale dhe qendrore të diskutojnë mundësitë e rikthimit të kalldrëmit aty ku ekzistojnë mundësitë”.

Ideja për performancën publike për rikthimin e kalldrëmit është dhënë gjatë Modulit 1 të Shkollës së Aktivizmit Urban, të mbajtur në muajt prill – maj të këtij viti.

Shkolla e Aktivizmit Urban është pjesë e projektit ‘’Rikthimi i Qytetit’’ që në mënyrë specifike synon të avokojë për gëzimin e plotë të së drejtës mbi qytetin përmes një sërë platformash të aktivizmit.

Projekti “Rikthimi i qytetit – E Drejta mbi Qytetin për grupet e nënpërfaqësuara të komunitetit në Prizren” përkrahet financiarisht nga National Endoëment for Democracy. /PrizrenPress.com/

Dje u martua, sot dogji shtëpinë e burrit (Video)

0

Dje u martua, sot i vuri zjarrin shtëpisë së burrit. Kjo është drama familjare që vjen nga Fieri ku zjarri ka shkrumbuar një banesë në fshatin Grecalli. Pavarësisht mbërritjes së shpejtë të shërbimit zjarrfikës flakët përpinë gjithçka në pak minuta.

Në momentin e zjarrit në banesën e Trifon Gjikës nuk ka pasur familjarë, ndërsa dyshohet se flakën ia vuri nusja e djalit të tij për shkak të konflikteve në familje. Rudina Ismaili është grindur më herët me bashkëshortin dhe vjehrrin, ndërsa është ndaluar nga policia disa metra larg banesës së shkrumbuar. Bashkëshorti i saj, Ardian Gjika rrëfen dramën me gruan e tij të dytë, me të cilën ishte martuar vetëm një ditë më parë, të dielën.

Dje e mora nga shtëpia me gjithë plaçka. Ka bërë presion dhe më herët ajo. Ajo vuri njëherë zjarrin edhe më përpara. Dje u martova me atë, sot më dogji shtëpinë. Më thoshte do më dërgosh te nëna dhe unë i thash kam punë. Jam 100% i sigurt që ajo e ka djegur shtëpinë.

Banesa është djegur plotësisht duke bërë që familja të dalë në qiell të hapur. Shuarja e flakëve në kohë ka bërë që të shpëtojnë nga zjarri banesat e tjera aty pranë.

Prokuroria po heton një këshilltar të Veselit e një zv.ministër të Haradinajt, të dy nga Prizreni

0

Këshilltari i Kryekuvendarit, Kadri Veseli, Nijazi Kryeziu dhe zëvendësministri i Administratës Publike, Bujar Nerjovaj po dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare sa ishin drejtor në Komunën e Prizrenit, atë botë kur PDK udhëhiqte me këtë komunë.

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti për Krime të Rënda ka hapur hetimet ndaj 13 personave, 12 prej tyre dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Ata dyshohen se kanë lejuar ndërtime në pronën e hekurudhash “Infrakos”.

Për FRONTAL, prokurori, Petrit Kryeziu ka bërë të ditur se në mesin e tyre gjenden edhe ish drejtorët e komunës.

Kryeziu ka thënë se prokuroria e ka dyshimin e arsyeshëm për këta individ.

Kryeziu tutje thotë se këto hetime do të bëhen me urgjencë.

Njëri prej të dyshuarve, Bujar Nervojaj, i cili ishte drejtor i inspektoratit, e aktualisht është njëri prej zëvendësministrave të kabinetit Haradinaj, përmes një përgjigje në telefon ka thënë se do e dorëzoj detyrën e tij posa të ngritët aktakuza.

Në anën tjetër,  redaksia nuk ka arritur të kontaktoj me Nijazi Kryeziu, këshilltarin e Veselit, i cili është në listën e të dyshuarve në prokurori.

Mbi Kryeziun rëndojnë edhe aktakuza tjera. Ai është në llupën e drejtësisë për rastin “PRONTO”.

E Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli pati thënë se nuk do lejon askënd me aktakuza të jetë pjesë e institucioneve qeverisëse.

Në anën tjetër, Kryeministri Haradinaj  në kabinet  i ka tre ministra me aktakuzë, Pal Lekaj, Valdrin Lluka e Besim Beqaj.

 

Mjeku kujdestar flet për gjendjen shëndetësore e të plagosurit në Prizren

0

Tre persona janë plagosur për një parking në Prizren, njëri nga ta është në gjendje të rëndë shëndetësore. I njëjti është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, konkretisht në Emergjencë.

Mjeku kujdestar, Avdush Bajgora në një prononcim për “Indeksonline” ka dhënë detaje lidhur me gjendjen e personit në fjalë.

Ai ka thënë se i njëjti është futur në operacion në kuadër të Klinikës Maksillofaciale, në prani të specialistëve të tjerë.

“Pacienti është sjellë prej Prizrenit në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, konkretisht në Emergjencë është reanimu, janë bërë të gjitha analizat biokimike, diagnotistika (CT-ja) i është bërë atje në Prizren, këtu te na pasi që është stabilizuar jemi konsultuar me kirurgun vaskular me të specialistin maksillofancial edhe specialistin e ORL-s dhe në fund është vendosur që të futet në operacion në kuadër të maksillofaciales në prezencën e specialisteve të tjerë”, ka thënë Bajgora për Indeksonline.

Më tutje, ai ka shtuar se momentalisht është jashtë rrezikut për jetë, por operacioni është operacion dhe është gjendje e rëndë, sipas tij, duhet të merren përgjegjësitë.

Ndryshe, incidentin në Prizren e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës për rajonin në fjalë. Ata tashmë kanë arrestuar dy të dyshuar.

Ndërkaq, Njësitet relevante të policisë po merren me hetimin e rastit. Për informata shtesë do të njoftoheni me kohë./Indeksonline/

Plagosen tre persona në Prizren

0

Tre persona janë plagosur sot në Prizren.

Rreth orës 16:50 minuta të pasditës së sotme, në një nga parkingjet në afërsi të sheshit Shatërvan, janë plagosur 3 persona pas një mosmarrëveshje mes tre personave nga Prizreni dhe dy të tjerëve nga rrethi i Deçanit, konfirmon për TV Prizreni zëdhënësi i DRP në Prizren, Hazir Berisha.

Sipas tij, njëri nga të plagosurit është në gjendje të rëndë dhe është dërguar menjëherë për në QKUK, ndërsa dy të tjerë po trajtohen në Spitalin e Prizrenit.

Policia menjëherë ka dal në vendngjarje, dhe ka arrestuar dy të dyshuar në këtë incident, njoftoi zëdhënësi Berisha.

Dëmtohen punimet e dorës në lisat në Qendrën Historike të Prizrenit (Foto)

0

Organizata jo-qeveritare “EC Ma Ndryshe”, përmes një reagimi në faqen zyrtare të saj, ka shprehur shqetësime lidhur me dëmtimin e punimeve të vendosura në lisat të cilët ndodhen në Qendrën Historike të Prizrenit.

Kjo organizatë, ka kërkuar nga organet kompetente t’i identifikojë autorët e pandërgjegjshëm të këtij akti të shëmtuar.

“Persona të pandërgjegjshëm kanë dëmtuar punimet e dorës të vendosura në trupat e lisave në Qendrën Historike të Prizrenit. Lusim qytetarët që të njoftojnë organet e rendit në rast se identifikojnë personat që kryejnë vepra të tilla”, thuhet në reagimin e “EC Ma Ndryshe”. /PrizrenPress.com/

Fotografia e EC Ma Ndryshe

Fotografia e EC Ma Ndryshe

Fotografia e EC Ma Ndryshe

Aksident në Malishevë (Foto)

0

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në fshatin Mirushë të Malishevës.

Sipas fotografive të dërguara në adresë të KALLXO.com nga një qytetar shihet se në këtë aksident janë të përfshira dy vetura dhe një kamion.

Qytetari ka raportuar se nuk dihet nëse ka të lënduar në këtë aksident.
As shkaqet e aksidentit nuk dihen.

Siç shihet në fotot që i gjeni më poshtë, në vendin e ngjarjes ka dalë Policia.
Këto janë fotot e dërguara nga qytetari.

‘Çdo ditë e më i izoluar, Rexhep Erdogan po dorëzohet tek Putini’

0

Sipas gazetës Le Monde që mban datën 14 gusht, presidenti turk Erdogan, po e vë në zbatim kërcënimin e tij për të bërë aleatë të rinj.

Në shkrimin e të përditshmes së referencës franceze ku shkruhet:

‘E përballur me një krizë të panjohur më parë me SHBA, e dobësuar nga kriza financiare dhe rënia drastike e monedhës vendase lirës, Turqia po ‘kërkon aleatë të rinj’ bëri me dije presidenti Erdogan gjatë një mitingu në Trasbon (deti i zi). Kjo për t’iu përgjigjur një komploti të formësuar në Amerikë’-sipas tij.

‘Kriza aktuale po e shtyn Ankaranë, anëtare e NATO-së që në 1952, drejt krahëve të Rusisë’, shkruan Le Monde.

Ministri rus i punëve të jashtme Sergei Lavrov do të jetë në kryeqytetin turk sot dhe nesër, për t’u takuar me homologun e tij Mevlut Çavusoglu.

Sipas le Monde tema e këtij takimi do të përqendrohet rreth Sirisë dhe një marrëveshjeje me Rusinë, që forcat qeveritare, pro Asad të mos sulmojnë enklavën e Idlibit ku strehohen ende forca opozitare që kontrollohen nga Ankaraja.

Nëse kjo do të ndodhte, Turqia jo vetëm do të humbte peshën në Siri, por ajo rrezikohej nga një valë e re refugjatësh, ndërkohë që deri më tani Erdogani ka pritur në vendin e tij 3.5 milionë sirianë.

Kjo marrëveshje e re me Rusinë po tenton të bëhet në kushtet e një beteje të ashpër mes presidentit turk dhe SHBA-së.

Sipas agjencisë turke Anadolu Agency, Recep Tayyip Erdogan, deklaroi dje se ‘ndaj atyre që i kanë hapur luftë tregtare të gjithë botës dhe që kanë përfshirë vendin tonë në këtë, përgjigja jonë do të jetë duke u drejtuar në tregje të reja, në bashkëpunime të reja në aleanca të reja’.

Po, sipas Le Monde, për të provokuar Amerikën që e ka etiketuar nominalisht, Erdogan planifikon të organizojë një samit në 7 shtator për punët e Sirisë në mes Rusisë, Francës dhe Gjermanisë.

‘Meqenëse Turqia nuk mund të mbështetet më në ndihmën amerikane, është momenti ideal për Rusinë që të sulmojë enklavën e Idlibit. Ajo mund ta bëjë këtë duke e bërë Turqinë pjesë të lojës së saj dhe nëse Putini është bujar mund t’i pranojë Erdoganit që ai të vazhdojë të mbajë trupat ushtarake në Siri’, shkruan Le Monde.

Kjo është pak a shumë loja që po luhet.

‘Rusia i është përgjigjur pozitivisht ftesës së Ankarasë për Samitin e 7 shtatorit. Kurse Franca dhe Gjermania ende nuk kanë dhënë përgjigje për këtë tubim të cilit presidenti Turk kërkon ti japë një pamje anti-Trump’, shkruan le Monde.

Marrë nga Le Monde-Përgatiti: Lapsi.al

Gashi: Do të formojmë komisionin për menaxhimin e planeve arkeologjike

0

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Kujtim Gashi, ka vizituar sot lokalitetin e Dresnikut, për të parë nga afër punimet që po bëhen nga Instituti Arkeologjik i Kosovës atje.

Ministri Gashi ka thënë se përmes kësaj vizite, ka dashur t’i shohë punimet nga afër dhe të njoftohet me nevojat që ka stafi i arkeologëve.

“Është një prej lokaliteteve shumë të rëndësishme të trashëgimisë kulturore dhe në këtë kuadër jam shumë i interesuar që me komunën, autoritetet lokale të bashkëbisedojmë edhe për çështjen e pronave, t’u e pasur parasysh që pronat janë private, dhe në të njëjtën kohë jemi të interesuar që bashkë me institucionet përkatëse të formojmë edhe Komisionin për hartimin e planit të menaxhimit, jo vetëm për lokalitetin e Dresnikut, por edhe për pjesët tjera”, ka thënë Gashi.

Ministria e Kulturës sipas Gashit është e interesuar që për të gjitha gërmimet që po ndodhin në lokalitetet si Dresnik, Ulpianë, të ndahen edhe mjete shtesë sipas nevojës në koordinim me planin e punës që kanë këto institucione, në mënyrë që të sjellin rezultate që kanë sukses. Vitin 2018, Gashi e ka quajtur si viti të trashëgimisë kulturore.

Ndërsa Elvis Shala, udhëheqës i këtij projekti, ka treguar se MKRS po i financon punimet që shtatë vite, dhe ka thënë se nëse investimet vazhdojnë, ky lokalitet do të bëhet një pikë turistike. Ai ka thënë se në bazë të punimeve, mendohet se ky ka qenë rezidencë e Perandorisë Romake.

“Pjesa kryesore është rezidenca e fund shekullit III dhe me gërmime të deri tashme e dimë për ekzistencën e murit rrethues, pallati numër 1 dhe pallati numër 2. Të gjitha këto struktura, janë kry gërmimet dhe konservimet, tash presim në vitet e ardhshme të zbulojmë edhe stadiumin edhe monumente tjera përcjellëse”, ka thënë Shala.

Në Dresnik aktualisht po bëhen gërmime për një pallat historik. Në vizitë kanë qenë edhe drejtori i Institutit për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore, Enver Rexha, edhe drejtoresha e Departamentit të Trashëgimisë Kulturore të këtij instituti./ KultPlus.com