18.2 C
Prizren
E hënë, 30 Qershor, 2025
Home Blog Page 4679

Malisheva përgatitet për fillimin e vitit të ri shkollor

0

Sot është mbajtur mbledhja e rregullt e Këshillit të Drejtorëve të Komunës së Malishevës, e cila është drejtuar nga kryetari i komunës, Ragip Begaj. Në këtë mbledhje, krahas raportimeve tjera, u tha se po bëhen të gjitha përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor 2018-2019.

Sipas drejtorit të Drejtorisë për Arsim dhe Edukim në Malishevë, Blerim Thaçi, janë duke u bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor 2018-2019, ku përfshihet edhe plotësimi i vendeve të lira për mësimdhënës, por edhe përgatitjet e objekteve shkollore.

Në këtë mbledhje gjatë raportimeve, u bë e ditur se herë pas here ka edhe raste të zjarreve, të cilat përcillen me dëme materiale, ku një prej tyre ka qenë gjatë ditës së diele në Dragobil, kurse sipas inspektoratit, janë duke u bërë kontrolle të vazhdueshme në dyqanet dhe marketet e mëdha, por edhe inspektime tjera që kanë të bëjnë me zbatimin e ligjit.

Kryetari i Komunës së Malishevës,. Ragip Begaj, sikur edhe në mbledhjet tjera, ka kërkuar që vazhdohet me punë dhe të gjitha shërbimet komunale të kryhen pa pengesa, e po ashtu edhe realizimi i projekteve dhe planeve komunale, të bëhet sipas dinamikës së paraparë. /PrizrenPress.com/

Policia e zbutë dorën në dënime të trafikut

0

Të dhënat e fundit nga raportet e policisë tregojnë për uljen e numrit të tiketave të shqiptuara nga Policia e Kosovës.

Për dallim nga java e kaluar ku numri i tiketave shkonte deri në 1850 në ditë në vikend numri i tiketave ka rënë dukshëm. Të shtunën policia ka shqiptuar vetëm 1350 tiketa ndërsa të premtën 1450 tiketa.

Kallxo.com njoftoi për planin e ri të policisë që të patrolloi trafikun me vetura civile.

Disa të lënduar pas rrëzimit të skenës në festivalin e Spanjës

0

Dhjetëra persona janë plagosur, katër prej tyre më rëndë, pasi një pjesë e shëtitores prej druri është rrëzuar në kohën kur po mbahej një festival i sportit dhe muzikës në Spanjë.

Hapësira afër detit ishte e mbushur me njerëz që po shikonin artistët duke kënduar në organizimin dyditor, O Marisquino në qytetin veriperëndimor, Vigo në Galicia.

Mediat lokale kanë raportuar se më shumë se 130 persona janë duke u trajtuar nga plagët apo tronditja.

Sipas raportimeve, disa persona që kanë qenë në atë hapësirë, rreth 30 metra të gjatë, kanë rënë në det pas shembjes së saj.

Dëshimtarët kanë treguar për skena të panikut derisa njerëzit kanë kërkuar siguri.

Disa ekipe të shpëtimit kanë qenë në vendin e ngjarjes teksa edhe zhytësit kanë kontrolluar zonën për t’u siguruar se askush nuk ka mbetur nën pjesën e shembur.

Polica në anën tjetër ka konfirmuar se nuk ka persona të vdekur.

Prizrenasi sulmon dajën

0

Një makinë është dëmtuar pas një zënke në qytetin e Prizrenit.

Sipas njoftimit të policisë i dëmtuari ka raportuar se nipi i tij e ka kanosur dhe ja ka goditur veturën me një bllok betoni.

Sipas raportit policor viktima me të dyshuarin janë në raport nip e dajë dhe kanë pasur një zënkë familjare. I dyshuari sipas raportit është paraburgosur dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje prej 48 orësh.

Mot me diell: Prizreni 32 gradë

0

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 29-32 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes.

Në Prishtinë moti do jetë deri në 31 gradë ndërsa temperaturë më e lartë do jetë në Prizren me 32 gradë.

Mitrovica do ketë temperaturën më të ulët në vend me 29 gradë. Në Pejë temperatura do arrijë deri në 31 gradë ndërsa në Gjilan 30 dhe Ferizaj 29.

Gjyshi i Ritvan Zykajt: Ma sillni nipin, do ta djeg vet të gjallë

0

Gjyshi i Ritvan Zykajt, autorit të vrasjes së tetëfishtë në Selenicë të Vlorës, i tronditur me aktin e nipit të tij që vrau tetë anëtarë të familjes Zykaj, ka thënë se edhe vet do t’i hakmerrej atij.

“Ma sillni, edhe pse e kam nip, do ta djeg vetë të gjallë”, ka thënë Kujtim Zykaj.

Kujtimi njëkohësisht është edhe vëllai i Demirit që është njëri nga viktimat. Ai ka shkuar edhe për ngushëllime në familjen e vëllait të tij të ndjerë, shkruan Lapsi.al.

Disa banorë i kanë cilësuar familjen e të vrarëve si familje e qetë dhe që nuk donin probleme. Ata poashtu kanë thënë se nuk e kanë ditur që vrasësi ka qenë djalë problematik.

Albin Kurti “meze e raki” në qendër të Rahovecit

0

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti këtë të diele ka qëndruar në Komunën e Rahovecit, ku ka darkuar me miq dhe anëtarë të subjekit të tij politik.

Përveç ushqimeve të llojllojshme, tavolina ku ka qëndruar Kurti ka qenë mbushur edhe me pije të ndryshme alkoolike, shkruan GazetaBlic.com

Pran liderit të VV-së shihet edhe Visar Korenica, ish-kandidati i këtij subjekti politik për Kryetar të Rahovecit, që dikur bëntë thirje për “zhdukjen” e Izraelit.

Më poshtë mund të shihni pamje të këtij takimi:

Serbia nuk po i njeh patentë shoferët e Kosovës (Video)

0

Serbia po u nxjerrë telashe qytetarëve që kanë patentë të shoferit të nxjerrë në Kosovë.

Nënshtetësia e Serbisë nuk iu bëri punë, pasi patentë shoferët kosovarë nuk iu pranohen andej kufirit.

Për më tepër, iu shqiptohen gjoba mbi 1000 euro, njofton Klan Kosova.

E autoritetet në Prishtinë, nuk e kanë asnjë njohuri për këto pengesa që Beogradi po i shkakton marrëveshjes për lëvizjen e lirë.

Fluks dhe pritje të gjata, segmenti Morinë-Kukës problematik për udhëtarët

0

Numri i pushuesve që kalojnë pikën kufitare të Morinës ka qenë shumë i madh  këtë fundjavë.

Në 24 orët e fundit nga kjo pikë kalimi kanë hyrë rreth 20 mijë udhëtarë.

Situata solli vështirësi në qarkullimin rrugor. Në segmentin Morinë-Kukës, pranë Urës së Uzinës ku po punonet për ndërtimin e urave të tjera drejtuesit e automjeteve janë të detyruar të presin gjatë për të kaluar.

Ndërkohë shoferët, ata të ardhur nga Kosova, ankohen për rrugën e amortizuar dhe bëjnë thirrje për të marrë masa urgjente.

Gashi: Rinia kosovare, faktor paqe e sigurie në regjion

0

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, në kuadër të aktiviteteve për shënimin e ditës Ndërkombëtare të Rinisë mori pjesë në panel diskutimi “Roli i rinisë në ndërtimin e paqes dhe sigurisë”

Ministri Gashi tha se “Me pjesëmarrësit e kësaj konference u pajtuam që roli i të rinjve në ndërtimin e paqes dhe sigurisë është esencial dhe shumë i rëndësishëm, prandaj edhe duhet të krijojmë hapësirë dhe mekanizma ligjorë e rinorë të cilët do të kontribuojnë për paqen e sigurinë jo vetëm në Kosovë por edhe më gjerë”

Ministri Gashi tha se është shumë shqetësuese pjesëmarrja e të rinjve kosovarë në luftëra apo konflikteve të huaja. Të rinjtë tanë shpesh herë kanë rënë pre e thirrjeve të ndryshme, ne jemi të shqetësuar. Edhe këtu duhet të vendosen mekanizma parandalues dhe në këtë kontekst kemi bërë thirrje për projektet që kanë qëllim vetëdijesimin e të rinjve për të mos qenë pre e thirrjeve për pjesëmarrje në luftëra” ka thënë Gashi.

“Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka vendosur të ndryshojë kornizën ligjore dhe programin për vitin 2019, që të përfshijë strategjinë për projektet rinore.” Jemi të interesuar që programet tona t’ua përshtatshim kërkesave dhe nevojave te të rinjve. Ne do të jemi bashkë si komunitet rinor, institucionet që këtë ndryshim ta bëjmë të mundshëm dhe lehtë të realizueshëm“ ka thënë ministri Gashi.

Ndërkaq, Arianit Jashari, përfaqësues i të rinjve të Kosovës në Bordin Drejtues të Zyrës Rajonale për Bashkëpunim Rinor në Tiranë (RYCO), ka thënë se “Ne duhet fillimisht të ndryshojmë dhe të fuqizohemi, e pastaj të dalim në nivel rajonal. Ky ligj do të definojë qartë mekanizmat dhe institucionet, shpresoj që me të rinia do të trajtohet si faktor mjaft i rëndësishëm në politikë. T’i jepet më shumë hapësirë rinisë, që strategjia që hartohet të jetë zëri i tyre”. /PrizrenPress.com/