21.1 C
Prizren
E martë, 1 Korrik, 2025
Home Blog Page 4683

Liverpool sot e nis edicionin e ri, Shaqiri në bankën rezervë

0

Liverpool e fillon sot edicionin e tij në Premierligë.

“The Reds” takohen me ekipin e West Ham në “Anfield”, përcjellë “Lajmi.net”.

Ndeshja fillon prej orës 14:30.

Jurgen Klopp do të luajë me formacionin 4-3-3.

Debutojnë tri përforcimet Fabinho, Keita dhe Alisson, derisa Xherdah Shaqiri do të mbetet në bankë.

Likely Liverpool team v West Ham

Përmbyllet turneu ‘International Champions Cup’

0

Me ndeshjen Atletico Madrid – Inter, është përmbyllur turneu ‘International Champions Cup’.

‘Zikaltërit’ arritën të shënojnë fitore në udhëtim te Atletico Madrid me rezultat 0-1, me golin e shënuar nga sulmuesi Martinez.

Kjo fitore nuk i ndihmoi Interit në renditjen përfundimtare, me Tottenhamin që e fiton këtë turne falë golaverazhit më të mirë.

Skuadra angleze mban vendin e parë me shtatë pikë, aq sa ka Borussia Dortmund dhe Inter.

Arsenal, Liverpool dhe Real Madrid renditen në vendet katër, pestë dhe gjashtë, me nga gjashtë pikë të fituara.

Vendi i fundit në ‘International Champions Cup’ i ka takuar Barcelonës, me vetëm dy pikë.

Hetohen katër ish-drejtorë të Komunës së Prizrenit

0

Katër ish-drejtorë të qeverisë së kaluar të Komunës së Prizrenit, janë duke u hetuar nga Prokuroria Themelore në këtë qytet.

Ata, dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Ish-drejtorët e Drejtorisë së Urbanizmit të Prizrenit, Nijazi Kryeziu, Sadik Paçarizi, Visar Islamaj dhe ish-drejtori i Inspektoratit, Bujar Nerjovaj, dyshohen se kanë keqpërdorë detyrat e tyre zyrtare, duke lejuar ndërtime në pronën e Hekurudhës.

Bashkë me ish-drejtorët po hetohen edhe disa zyrtarë të tjerë të Komunës së Prizrenit.

I dyshuari Nijazi Kryeziu, aktualisht është këshilltar politik i kryeparlamentarit, Kadri Veseli. Ndërsa, Bujar Nerjovaj, zëvendësministër i Administratës Publike në Qeverinë e Ramush Haradinajt.

I dyshuari i tretë, Sadik Paçarizi, vazhdon të përballet me drejtësinë në rastin “Muja”.

Komuna e Prizrenit, ishte paditur nga kompania e hekurudhave NP IHK ‘Infrakos’ SH.A., për lejimin e ndërtimeve në pronën e tyre.

Për disa muaj, Gjykata e Prishtinës, tërësisht e kishte bllokuar Planin Zhvillimor të Komunës së Prizrenit.

Kryetari i ri  i Prizrenit, Mytaher Haskuka, pati vlerësuar sfidë serioze bllokimin e lejeve të ndërtimeve. Ai, këtë shqetësim ia kishte treguar edhe kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë një vizite në Prizren.

Pas arritjes së një marrëveshjeje, “Infrakosi” tërhoqi padinë, duke ia mundësuar Prizrenit, zhbllokimin e lejeve ndërtimore.

“Kjo marrëveshje është arritur pas përpjekjeve intensive të Komunës dhe bashkëpunimit me kompaninë e hekurudhave NP IHK ‘Infrakos’ SH.A., e cila është pajtuar që të arrihet pajtimi gjyqësor në gjykatë, me ç‘rast është tërhequr padia dhe Komuna e Prizrenit, do të bëjë realizimin e obligimeve të dala nga takimet e mbajtura dhe të përcaktuara me këtë marrëveshje. Kësisoj edhe është zhbllokuar puna e Komunës së Prizrenit, përkatësisht DUPH-së për dhënien e lejeve ndërtimore”, pati thënë Haskuka.

Pavarësisht zhbllokimit, Haskuka ka kërkuar nga organet e drejtësisë që të zbardhin të vërtetën e ndërtimeve të dyshuar në pronën e Hekurudhës së Kosovës.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Admir Shala, premtoi ndërkaq, zhvillimin e hetimeve ndaj të gjithë atyre të cilët kanë shkelur ligjin.

Prokurori Petrit Kryeziu, konfirmon për “PrizrenPress”, fillimin e hetimeve ndaj zyrtarëve të cilët dyshohen se kanë keqpërdorë detyrën zyrtare, në rastin e ndërtimeve në pronën e “Infrakos”-it.

Ai, nuk ka pranuar të flasë në detaje për këtë rast.

“Muajin e kaluar kemi filluar hetimet ndaj disa personave, dhe jemi duke i mbledhur provat”, tha shkurt Kryeziu për “PrizrenPress”.

Për shkak zhvillimeve të hetimeve, Kryeziu nuk ka pranuar t’i publikojë emrat e personave të dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Ndërkaq, sipas burimeve të “PrizrenPress”-it, në mesin e 12-të personave të dyshuar, 4 janë ish-drejtorë të Ekzekutivit të Ramadan Mujës.

Nijazi Kryeziu, Sadik Paçarizi, Visar Islami dhe Bujar Nerjovaj, janë “pista” kryesore e hetimeve të Prokurorisë Themelore në Prizren.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Admir Shala, në konferencën e fundit për media, ka konfirmuar ngritjen e 18-të aktakuzave ndaj të dyshuarve për uzurpim të pronës së “Infrakos”-it. Sipas tij, të gjithë ata që kanë shkelur ligjin, do të japin përgjegjësi. /PrizrenPress.com/

Kur futbollisti kosovar transferohej në këmbim të një lope me viç

0

Neymar u transferua vitin e kaluar nga Barcelona në PSG për 220 milionë euro derisa Cristiano Ronaldo në këtë verë kaloi nga Real Madridi në Juventus për 112 milionë euro.Gjithsesi, transferet më “spektakolare” kanë ndodhur në futbollin e Kosovës, vite më parë.

Trajneri kosovar Emin Bajrami e kujton kohën kur në Kosovë realizoheshin transfere interesante.‘Timonieri’ aktual i Bashkimit të Koretinit, Emin Bajrami, gjatë kohës sa ishte futbollist, ishte një lojtarët më të spikatur të ligës së Kosovës. Ku ishte Emini, nuk mungonin golat.Në vitit 2000, Bajrami ishte pjesë e Llapit derisa në të njëjtën kohë është aktivizuar edhe për skuadrën e futbollit të vogël, Shqiponja e Halabakut nga Podujeva.

Bajrami në vitin e parë fitoi 1 mijë euro kurse për vitin e dytë, pronarët e Shqiponjës në pamundësi për t’i dhënë para, ia ofruar një lopë me viç.

“Për shkak të respektit që kisha për pronorët, e pranova ofertën dhe luajti edhe një vit tjetër me ekipin në këmbim të një lope me viç”, ka deklaruar Emin Bajrami për Insporti.

Ai gjatë karrierës si futbollist është dalluar për golat e tij të bukur. Bajrami e mban rekordin me shtatë gola të shënuara në një ndeshje në futbollin kosovar.

Fluks i madh i kosovarëve në drejtim të bregdetit shqiptar

0

Sikurse çdo ditë të verës, edhe sot nuk po mungojnë kolonat dhe pritjet e gjata nëpër kufij.

Indeksonline raporton për radhë të gjatë të veturave në kufirin mes dy shteteve shqiptare, Kosovë-Shqipëri. Siç shihet edhe në foto, shumë nga veturat janë me targa të huaja.

Disa nga ta janë nisur për pushime në bregdetin shqiptar, derisa ka edhe nga ata që kthehen në vendet ku jetojnë përmes Shqipërisë.

Kujtojmë, se gjatë ditëve të verës pritjet nëpër kufij janë të gjata. Ka raste kur qytetarët detyrohen të presin në pika kufitare deri në 10 apo më shumë orë.

“Distant Constellation”, filmi më i mirë në DokuFest 2018

0

Me ceremoninë e ndarjes së shpërblimeve, është përmbyllur edicioni i 17-të i festivalit ndërkombëtar të filmit dokumentar dhe të shkurtër “DokuFest”.

Në këtë edicion u shfaqën 260 filma në 10 kinematë e qytetit të Prizrenit, kurse çmimin “Best Balkan Wining Film” e mori “Distant Constellation” nga Shevaun Mizrahi, raporton Koha.net.

Nita Deda, drejtoreshë e DokuFestit, shpalli filmin “Më të mirë për audienca të reja”, “Minding the Gap”. Po ashtu, Deda shpalli filmin “Momsy” si filmin më të mirë në kategorinë “Best Balkan Newcomer”.

Publiku këtë vit shpalli fitues filmin lokal “Triumf”, që flet për Kombëtaren Shqiptare të Futbollit dhe dronin e famshëm në Beograd.

â??Distant Constellationâ?, filmi më i mirë në DokuFest 2018Çmimi për filmin “Filmi më i mirë kombëtar” shkoi për “Në Pritje”.

Filmi “Rutinë” fitoi çmimin e “Distribuimit”.

Në kategorinë e “Filmave të Shkurtër Ndërkombëtarë”, mirënjohje speciale iu ndanë filmave “Third Kind” dhe “No Man is an Island”. Ndërsa, çmimin në këtë kategori e fitoi filmi “Gardhi” i Lëndita Zeqirajt.

Çmimi i “Dokumentarit më të mirë të gjelbër” shkoi për “Wild Relatives”.

Mirënjohje në kategorinë e të “Drejtave të Njeriut” mori filmi “On her shoulders”, ndërsa fitues i kësaj kategorie u shpall filmi “A Woman Captured”.

Çmimi Best International Dox shkoi për “Meteors” nga regjisori Gurcan Keltek kurse çmimi International Short Dox shkoi për filmin spanjoll “Aliens” nga Luis Lopez Carrasco.

Mirënjohje speciale në kategorinë e “Dokumentarit më të Mirë Ballkanik” mori filmi “Home of Resistence”.

Suharekë, mjekët sulmohen në vendin e punës (VIDEO)

0

Por, kështu nuk ishte edhe mëngjesin e hershëm të së premtes në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Suharekë.

Aty, në korridorin e Urgjencës, mantelbardhët u sulmuan nga disa persona që fillimisht kërkuan trajtim.

Për të zbuluar më shumë, ndiqeni kronikën nga Klan Kosova.

Rrezik nga shenjat e trafikut në Nashec të Prizrenit (VIDEO)

0

Vijat e ndërprera në një kthesë që ka dukshmëri shumë të vogël janë vendosur para dy javësh në fshatin Nashec të komunës së Prizrenit .

E shenja të tilla janë vendosur edhe në kthesat tjera, andaj kjo po i shqetëson banorët e kësaj ane.

 

AAK kërkon “kokën” e drejtorit të Kulturës në Prizren

0

Aleanca për Ardhmërin e Kosovës(AAK) në Prizren, ka filluar mbledhjen e nënshkrimeve për mbledhje të jashtëzakonshe të Kuvendit.

Pikë e vetme e rendit të ditës, është mosmbajtja e festivalit “Zambaku i Prizrenit”.

“Dega e AAK-së, përmes Grupit të kuvendarëve të Degës, sot, të shtunën me 11 gusht ka filluar me mbledhjen e nënshkrimeve me kërkesën për mbledhje të jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal me pikë të vetme të rendit të ditës “Mos mbajtja e edicionit të 30 të Festivalit të këngës së vjetër qytetare “Zambaku I Prizrenit””, thuhet në komunikatën e AAK-së në Prizren.

“Dega e AAK-së përmes mediave lokale ka kuptuar se nuk do të mbahet “Zambaku…”, prandaj kërkojmë përgjigje zyrtare”.

“Si AAK mendojmë se ndalimi e “Zambaku të Prizrenit është papërgjegjësi dhe paaftësi menaxhuese, prandaj me thirrjen e kësaj mbledhjeje kërkojmë përgjegjësi nga Qeveria lokale”.

“Si AAK, kërkojmë shkarkimin e Drejtorit të Kulturës nga kryetari e nëse kjo nuk ndodh kërkojmë dorëheqjen e kryetari të Komunës”.

“Ai që e ndaloi traditën 30 vjeçare e festivalit me të cilin njihet e dallohet Prizreni duhet të jap përgjegjësi”.

“E kemi përkrahjen e Grupit të Kuvendarëve të PDK-së në mbështetje të kërkesës sonë, ndërsa kanë paralajmëruar nënshkrimin e kërkesës edhe disa kuvendarë të partive të koalicionit të pozitës, prandaj posa të kompletohen numri i nënshkrimeve, kërkesa do të dorëzohet zyrtarisht”./PrizrenPress.com/

Rrahje në Prizren përdoren edhe armët

0

Armët janë përdorur në një konflikt i cili dyshohet se për bazë kishte një mosmarrëveshje për të paguar lakesën e një gypi metali.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në Lagjen Dardania të Prizrenit. “Pas hetimeve fillestare bëhet e ditur se dy të dyshuar, hëpërhë të panjohur për policinë, kishin shkuar në një punëtori ku përpunohet metali dhe kishin kërkuar që ta lakojnë një gyp.

Me gjasë nuk kanë rënë në ujdi rreth pagesës për punën e kryer dhe rasti ka dalë jashtë kontrolli duke kaluar në rrahje “thuhet në njoftimin e policisë. Sipas të njëjtit gjatë përleshjes njëri nga punëtorët ka shkrehur disa fishekë nga arma kallashnikov e cila është gjetur e hedhur jashtë oborrit të punëtorisë. Policia sqaron se përpos armës kallashnikov e prodhimit jugosllav janë sekuestruar edhe 22 fishekë dhe katër gëzhoja. /Kallxo.com