32.7 C
Prizren
E mërkurë, 2 Korrik, 2025
Home Blog Page 4686

Suharekë, mjekët sulmohen në vendin e punës (VIDEO)

0

Por, kështu nuk ishte edhe mëngjesin e hershëm të së premtes në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Suharekë.

Aty, në korridorin e Urgjencës, mantelbardhët u sulmuan nga disa persona që fillimisht kërkuan trajtim.

Për të zbuluar më shumë, ndiqeni kronikën nga Klan Kosova.

Rrezik nga shenjat e trafikut në Nashec të Prizrenit (VIDEO)

0

Vijat e ndërprera në një kthesë që ka dukshmëri shumë të vogël janë vendosur para dy javësh në fshatin Nashec të komunës së Prizrenit .

E shenja të tilla janë vendosur edhe në kthesat tjera, andaj kjo po i shqetëson banorët e kësaj ane.

 

AAK kërkon “kokën” e drejtorit të Kulturës në Prizren

0

Aleanca për Ardhmërin e Kosovës(AAK) në Prizren, ka filluar mbledhjen e nënshkrimeve për mbledhje të jashtëzakonshe të Kuvendit.

Pikë e vetme e rendit të ditës, është mosmbajtja e festivalit “Zambaku i Prizrenit”.

“Dega e AAK-së, përmes Grupit të kuvendarëve të Degës, sot, të shtunën me 11 gusht ka filluar me mbledhjen e nënshkrimeve me kërkesën për mbledhje të jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal me pikë të vetme të rendit të ditës “Mos mbajtja e edicionit të 30 të Festivalit të këngës së vjetër qytetare “Zambaku I Prizrenit””, thuhet në komunikatën e AAK-së në Prizren.

“Dega e AAK-së përmes mediave lokale ka kuptuar se nuk do të mbahet “Zambaku…”, prandaj kërkojmë përgjigje zyrtare”.

“Si AAK mendojmë se ndalimi e “Zambaku të Prizrenit është papërgjegjësi dhe paaftësi menaxhuese, prandaj me thirrjen e kësaj mbledhjeje kërkojmë përgjegjësi nga Qeveria lokale”.

“Si AAK, kërkojmë shkarkimin e Drejtorit të Kulturës nga kryetari e nëse kjo nuk ndodh kërkojmë dorëheqjen e kryetari të Komunës”.

“Ai që e ndaloi traditën 30 vjeçare e festivalit me të cilin njihet e dallohet Prizreni duhet të jap përgjegjësi”.

“E kemi përkrahjen e Grupit të Kuvendarëve të PDK-së në mbështetje të kërkesës sonë, ndërsa kanë paralajmëruar nënshkrimin e kërkesës edhe disa kuvendarë të partive të koalicionit të pozitës, prandaj posa të kompletohen numri i nënshkrimeve, kërkesa do të dorëzohet zyrtarisht”./PrizrenPress.com/

Rrahje në Prizren përdoren edhe armët

0

Armët janë përdorur në një konflikt i cili dyshohet se për bazë kishte një mosmarrëveshje për të paguar lakesën e një gypi metali.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në Lagjen Dardania të Prizrenit. “Pas hetimeve fillestare bëhet e ditur se dy të dyshuar, hëpërhë të panjohur për policinë, kishin shkuar në një punëtori ku përpunohet metali dhe kishin kërkuar që ta lakojnë një gyp.

Me gjasë nuk kanë rënë në ujdi rreth pagesës për punën e kryer dhe rasti ka dalë jashtë kontrolli duke kaluar në rrahje “thuhet në njoftimin e policisë. Sipas të njëjtit gjatë përleshjes njëri nga punëtorët ka shkrehur disa fishekë nga arma kallashnikov e cila është gjetur e hedhur jashtë oborrit të punëtorisë. Policia sqaron se përpos armës kallashnikov e prodhimit jugosllav janë sekuestruar edhe 22 fishekë dhe katër gëzhoja. /Kallxo.com

Gjenden katër granata dore në Arbanë të Prizrenit

0

Një person nga lagja Arbana e Prizrenit ka raportuar në Polici se dyshon se në një lokacion gjenden mjete të dyshuara shpërthyese të mbetura nga lufta e fundit.

Janë njoftuar njësitë përkatëse dhe në vendin e ngjarjes ka dal njësia e FSK-së dhe për Deminim të cilët kanë larguar mjetet e dyshuara si 4 granata të dorës, 4 detonatorë dhe tre ndezës .

Me urdhër të prokurorit rasti mbyllet me një raport të veçant

Indonezi, rritet në 387 numri i të vdekurve nga tërmeti

0

Numri i të vdekurve nga tërmeti me fuqi ballë 7 që ndodhi të dielën e kaluar në Ishullin Lombok të Indonezisë është rritur në 387.

Zëdhënësi i Agjencisë Kombëtare të Menaxhimit të Fatkeqësisë, Sutopo Purwo Nugroho, në deklaratën e tij theksoi se numri i të vdekurve nga tërmeti është rritur në 387, transmeton AA.

Ai theksoi se mbi 387 mijë persona janë evakuuar në zonat e sigurta. Nugroho më tej duke bërë të ditur se mbi 14 mijë persona janë të plagosur, në përgjithësi janë dëmtuar 67 mijë e 875 shtëpi, 468 shkolla, 15 xhami, 50 mesxhide, 3 spitale, 10 klinika dhe 20 ndërtesa zyrash.

Nugroho tha se pas tërmeti kanë ndodhur mbi 500 tronditje.

Në tërmetin e ndodhur më 29 korrik në Lombok me fuqi ballë 6,4 kishin humbur jetën 16 persona.

Historia e Prizrenit të shekullit XX dokumentohet përmes një ekspozite

0

Një pjesë e historisë kulturore dhe ekonomike të Prizrenit të shekullit XX po dokumentohet përmes projektit “Prizren Urban Memoryscape”.

Ky projekt i cili po realizohet nga “Iniciativa e Historisë Gojore” në bashkëpunim me fondacionin “Lumbardhi” përfshin hulumtimin, arkivimin dhe ekspozimin e tregimeve dhe materialeve të njerëzve që kanë punuar në fushën e ekonomisë dhe kulturës në Prizren gjatë kësaj periudhe.

Erëmirë Krasniqi, drejtore ekzekutive e Iniciativës për Histori Gojore, ka thënë për Kosovapress se pos dokumentimit të së kaluarës, ky projekt ka pasur qëllim që t’i trajnojë studentët në mënyrë që ata të prodhojnë dije rreth historisë së komunitetit të tyre.

“Kemi dashtë brenda këtyre temave me i trajnu, me i pajisë me aftësi studentët, të cilët ishin bërë në njëfarë forme, historianë lokalë, dhe kishin qenë ata, të cilët i kishin mbledhur këto tregime edhe kishin krijuar dije rreth komunitetit të tyre. Jemi fokusuar më shumë në pjesën e dytë të shekullit XX, do të thotë pas Luftës së Dytë Botërore, sepse, në njëfarë forme, çkado që fillon me hulumtu, qoftë kulturë apo ekonomi, apo zhvillim urbanistik, arkitekturë, gjithmonë bazat e secilës i gjen te sistemi jugosllav edhe çka ata kanë ndërtuar, do me thënë memoria institucionale fillon aty”, ka thënë Krasniqi.

Ky projekt, i cili është mbështetur nga fondi Franko-gjerman, ka filluar të implementohet në mars të vitit 2018, ku rreth 13 studentë janë trajnuar në metodologji gojore dhe arkivim, për të filluar më pas me realizimin e intervistave dhe mbledhjen e materialeve.

Krasniqi ka treguar se punën në këtë projekt e kanë bërë në bashkëpunim me Fondacionin “Lumbardhi” si dhe kanë kontraktuar ekspertë nga Gjermania dhe Franca.

“Ky projekt është në bashkëpunim me ‘Lumbardhin’. Na si Iniciativë për Histori Gojore e kemi mbështet projektin kryesisht në aspektin profesional, në ekspertizë. Në fillim e kam bërë atë hulumtim të historisë gojore, po mandej jam unë e cila ka fol me krejt njerëzit tjerë, për me i trajnu pjesëmarrësit në fazat e ardhshme, do me thënë kam qenë pika kontaktuese për me dizajnu edhe me i përzgjedh këta njerëz që kanë ardhë prej Gjermanisë edhe Francës për t’i bërë pjesët e tjera të projektit”, ka thënë Krasniqi.

Krejt kjo punë e stafit dhe organizatave bashkëpunuese dhe e pjesëmarrëseve sipas Krasniqit do të kurorëzohet me një ekspozitë gjatë shtatorit, gjatë së cilës do të dokumentohen materialet dhe tregimet e mbledhura nga kujtesa e njerëzve që kanë kontribuar në forma të ndryshme në ekonomi dhe kulturën e Prizrenit gjatë gjysmës së dytë të shekullit XX.

“Ekspozita është menduar të mbahet për javën e tretë të shtatorit, pjesëmarrësit tash veç janë duke menduar se çka është me vlerë prej asaj që e kanë mbledh, prej tregimeve edhe jemi duke e shikuar sa kemi material vizuel, sa kemi tregime, edhe çfarë drejtime po duan tregimet e tyre me marrë. Për këtë fazë jemi koncentru shumë në histori ekonomike edhe në historinë kulturore të Prizrenit”, ka thënë Krasniqi.

Disa nga tregimet e mbledhura për këtë projekt, janë publikuar në webin e Iniciativës për Histori Gojore, kurse puna finale do të paraqitet në shtator

Basketbollistët e Kosovës do të shkojnë në Sarajevë

0

Përfaqësuesja U16 e Kosovës në basketboll, më në fund do të udhëtojë drejt Sarajevës për të marrë pjesë në kampionatin Evropian, FIBA-U16.

Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Arben Fetahu, tha për Radion Evropa e Lirë se janë njoftuar nga Ambasada e Bosnje e Hercegovinës në Shkup, se ministri i Jashtëm, Igor Crnadak, ka dhënë leje për lëshimin e vizave për basketbollistët e Kosovës.

“Ne kemi filluar përgatitjet, i kemi mbledhur djemtë që të udhëtojmë në drejtim të Bosnje e Hercegovinës. Jemi shumë vonë, jemi tri ditë prapa orarit, do të kemi shumë telashe tjera, por djemtë do të udhëtojnë drejt Bosnje e Hercegovinës”, deklaroi Fetahu.

“Nuk dua të fajësoj askënd pa e kuptuar saktë se te kush është faji. Një gjë ështëe sigurt, se ne e kemi filluar aplikimin për viza më 8 maj, para 3 muajsh dhe problemi te ne nuk është. Ata kanë probleme të brendshme, probleme politike. Viktimë e krejt kësaj ngjarjeje të keqe janë ata djem që të gjithë janë nën 16 vjeç dhe që do të na përfaqësojnë atje”, theksoi kryetari i FBK-së, Arben Fetahu.

Ai tha se do të ankohen edhe zyrtarisht në FIBA për këtë pengesë që iu është bërë nga Bosnje e Hercegovina.

Gjashtë të arrestuar për drogë në Prizren

0

Gjashtë persona janë arrestuar për posedim të drogës në Prizren.

Prej tyre dy janë femra, shtetase të Shqipërisë.

Me vendim të prokurorit, tre të dyshuar janë dërguar në mbajtje, ndërsa femrat janë liruar me procedurë të rregullt, transmeton “PrizrenPress”.

Gjatë kontrollit në tendën ku ata qëndronin, policia ka gjetur dhe sekuestruar 150 tableta substancë e dyshuar e llojit ‘Extasy’, 1.6gram kokainë, 50 gram marihuanë, 40 euro, një peshore digjitale për matje, riza mbështjellëse, dhe një pllakë që shërben për përgatitje e substancave. /PrizrenPress.com/

Mbi 13 mijë shtetas të Kosovës për 24 orë kanë hyrë në Shqipëri

0

Fluks i madh turistësh nga Kosova janë regjistruar të kenë hyrë në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit.

Në pikën kufitare të Morinës në Kukës, gjatë 24 orëve kanë hyrë rreth 15 mijë e 20 persona, nga të cilët 13 mijë e 760 janë me nënshtetësi jo shqiptare dhe që vijnë në Shqipëri për qëllime turistike, raporton ATSH.

Sipas ATSH-së në pikën kufitare që lidh Kukësin me Kosovën, përmes rrugës së Kombit ka pasur një rritje të fluksit të hyrjeve.

Zyra e Shtypit e Policisë së Kukësit bëri të ditur për Agjencinë Telegrafike Shqiptare se fluksi gjatë 24 orëve të fundit ka qenë më i lartë.

“Në pikën kufitare të Morinës janë regjistruar në hyrje 15 mijë e 20 persona, nga të cilët 13 mijë e 760 janë të huaj, ndërsa 1 mijë 260 shtetas ishin shqiptarë. Po ashtu, gjatë këtyre 24 orëve u regjistruan 3 mijë e 125 shtetas shqiptarë që u larguan nga vendi dhe 10 mijë e 3 të huaj që vijuan rrugën në drejtim të Kosovës”, bëri të ditur zyra e shtypit e Policisë së Kukësit për ATSH-në.

“Në hyrje janë regjistruar 714 mjete shqiptare dhe 3 472 me mjete me targa të huaja. Ndërsa në dalje janë regjistruar 1 327 mjete me targa shqiptare dhe 4 571 mjete me targa të huaja.