23.9 C
Prizren
E premte, 4 Korrik, 2025
Home Blog Page 4692

Gjashtë të arrestuar në Suharekë për sulm ndaj mjekëve

0

Policia e Kosovë përmes një komunikate për media bën të ditur se ka arrestuar sot gjashtë persona në Suharekë për sulm ndaj personave zyrtarë.

“Rreth orës 03:53 minuta të mëngjesit të sotëm, në Urgjencën e mjekësisë familjare në Suharekë, gjatë trajtimit të një të sëmuri, pas një bisede të tensionuar ka ardhur deri tek sulmi i personave zyrtarë në kryerje të detyrës me ç’rast janë grushtuar dhe rrëzuar në dysheme një mjek dhe një teknik”, thotë PK.

Lidhur me rastin, në këto momente, policia i ka arrestuar gjashtë të dyshuar dhe është në kontakt të vazhdueshëm me prokurorin e shtetit për të përcaktuar përfshirjen e secilit veç e veç dhe mbi bazën e të gjeturave gjatë hetimit të bëhet i ndalimi i tyre, thotë PK.

Një muaj paraburgim për të dyshuarin për vrasjen e rëndë në Suharekë

0

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti për Krime të Rënda, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji ndaj të pandehurit me iniciale Y.G. nga fshati Shirokë, Komuna e Suharekës.

Kjo për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale të vrasjes së rëndë në tentativë dhe veprës penale mbajtja në pronësi, kontroll, posedim të paautorizuar të armëve.

Masa e paraburgimit do të llogaritet prej momentit të arrestimit datë 08.08.2018 nga ora 20:00 dhe do të zgjasë deri më datën 08.09.2018.

“Sepse në ditën kritike i pandehuri me dashje vë në rrezik jetën e njerëzve, në atë mënyrë, tenton të privojë nga jeta personin tjetër ashtu që pas një mosmarrëveshje që ka pasur me të dëmtuarin me iniciale D.K. lidhur me pengimin e automjetit në qarkullimin e komunikacionit, ndaj tij shkrep një herë me pistoletë, e cila predhë e godet tokën dhe si pasojë e rikosheje e godet të dëmtuarin me iniciale M.T. të cilit i shkaktohen lëndime trupore, ndërsa më pas i pandehuri ndalohet nga qytetarët që të vazhdojë të shtënë në drejtim të dëmtuarit me iniciale D.K.”, thuhet në njoftimin e Gjykatës së Themelore të Prizrenit.

Pas të nxehtit, nisin shirat e stuhishëm në Gjermani

0

Pas disa ditëve të nxehtësisë së jashtëzakonshme, shirat e stuhishëm kanë nisur të shkaktojnë telashe në Gjermani.

Disa njerëz janë lënduar nga pemët e shkatërruara si dhe trafiku është rënduar dukshëm, transmeton portali arbresh.info.

Stuhia Nadine ka shkaktuar shira dhe erëra të forta në Gjermani gjatë së enjtes mbrëma. Erërat ishin më të forta rreth Hanoverit dhe përgjatë Detit Verior. Shpejtësia e erës në bregun verior goditi 140 kilometra në orë.

Udhëtimi u ndërpre dhe disa udhëtarë të bllokuar gjatë natës u ofruan strehim emergjent në karrocat e gjumit nga operatori hekurudhor Deutsche Bahn (DB).

Sot në Muzeun e Kosovës hapet ekspozita “Unë jam Shqiptar”

0

Sot, ora 17:00 në Lapidariumin e Muzeut të Kosovës do të organizohet Ekspozita fotografike “Unë jam Shqiptar”.

Ekspozita, në të cilën do të merr pjesë Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, do të organizohet në bashkëpunim me Muzeun Historik Kombëtar, dhe është pjesë e Kalendarit të Përbashkët Kulturor ndërmjet Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikë së Kosovës dhe Ministrisë së Kulturës së Republikës së Shqipërisë.

Ekspozita “Unë jam Shqiptar” ka për tematikë migracionin. /PrizrenPress.com/

Emery flet për sezonin e ri

0

Unai Emery ka folur para sezonit të ri.

Trajneri i Arsenalit beson shumë në skuadrën e tij, përcjellë “Lajmi.net”.

“Stili ynë me topin duhet të jetë protagonist, të bëjmë gjëra me kombinime, të kontrollojmë ndeshjen me pozicionimin e topit dhe pastaj, kur të kemi hapësirën, të jemi agresivë, duke shkuar përpara”, deklaroi Emery.

“Në mbrojtje: së pari duhet të organizohemi mirë, të mos e dorëzojmë topin shpejt. Në këto dy momente të ndeshjes ne duhet të punojmë, të themi se këtu në stërvitje është më e lehtë se ta bëjmë atë në fushë. Pra, kemi nevojë për kohë, por tani jam i lumtur, sepse mendoj se lojtarët po përmirësohen”.

Ne kemi nevojë për dy gjëra: lojtarë cilësorë, të cilët nuk na mungojnë, dhe pastaj organizim. Së bashku mendoj se mundemi të përmirësohemi, të fitojmë në rrugën tonë. E përsëris filozofinë tonë: organizohu, pastaj luaj”, shtoi ai.

Rrahje masive në Malishevë, dy të lënduar

0

Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje të mëhershme kanë sulmuar fizikisht dy viktimat meshkuj.

Rasti ka ndodhur të enjten në Malishevë, shkruan shkruan PrizrenPress.

Siç bën të ditur Policia, viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor.

Me urdhër të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje. /PrizrenPress.com/

Simeone e merr vendimin e madh para sezonit të ri

0

Diego Simeone nuk do të largohet nga Atletico Madrid.

Trajneri argjentinas tha që s’është koha të bashkohet me djalin e tij, Giovvani, i cili luan për Fiorentinën, përcjellë “Lajmi.net”.

“Do të shkoj edhe në skuadra të tjera, por tani jam i lumtur aty ku ndodhem. Është Atletico Madrid vendi ku kam zgjedhur të qëndroj”, deklaroi Simeone.

“Djali im? Jam i kënaqur për atë çka po bën, por nuk besoj se ky është momenti që të jemi bashkë në një skuadër, edhe pse më pëlqen loja e tij dhe është djali im”, shtoi ai.

Policia konfiskon një pushkë në Velezhë të Prizrenit

0

Policia e Kosovës ka ndaluar një veturë dhe gjatë kontrollit ka gjetur dhe konfiskuar një pushkë AK-47 me një karikator pa fishek.

Rasti ka ndodhur në fshatin Velezhë të Prizrenit.

Nuk raportohet për të arrestuar, shkruan PrizrenPress. Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedure të rregullt. /PrizrenPress.com/

Prizren: Burri i dehur rrah gruan, arrestohet

0

Të enjtën në Prizren, është arrestuar nje i dyshuar rom, pasi që i njëjti në gjendje të dehur kishte sulmuar fizikisht gruan e tij, shkruan PrizrenPress.

Policia njofton se me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./PrizrenPress.com/

Suharekë: Mërgimtari sulmon policët në trafik

0

Policia e Kosovës ka ndaluar një veturë me targa zvicerane dhe me kërkim të dokumenteve, i dyshuari shqiptar, shtetas i Serbisë ka ofenduar dhe ka tentuar të sulmojë fizikisht, shkruan PrizrenPress.

Rasti ka ndodhur në fshatin Shirokë të Suharekës.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje./PrizrenPress.com/