30.8 C
Prizren
E premte, 4 Korrik, 2025
Home Blog Page 4693

Haskuka: Hasi me kërkesa të sinqerta

0

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, brenda dy ditëve ka zhvilluar dy vizita në Has.

Ai, tha se kërkesat e banorëve të fshtrave të Hasit, janë shumë të sinqerta.

“Të mërkurën fshati Lubizhdë u kyç në rrjetin e ujësjellësit, ndërsa sot, në dëgjimin publik, morëm propozim – projektet infrastrukturore të paraqitura nga banorët e zonës së Hasit, drejtuar Komunës së Prizrenit, të cilat kryesisht ishin për Drejtorinë e Shërbimeve Publike”, shkruan Haskuka në “Facebook”.

“Nga banorët e kësaj zone kryesisht janë paraqitur kërkesat e njëjta me disa përjashtime: rregullimi i ujërave të zeza, rregullimi i rrjetit të ujësjellësit, shtrimin, riparimin dhe zgjerimin e disa rrugëve të caktuara, rregullimi i shtratit të lumit në gjatësi prej 1.6 km, forcimi e rrymës elektrike, shtigje për këmbësorë, ndriçimi publik dhe vendosja e shenjat horizontale të komunikacionit”.

“Pastaj rregullimi trotuareve, rregullimi i oborreve të shkollës dhe drenazhimi i tokave bujqësore”.

“Nga banorët e fshatit Romajë është kërkuar rregullimi i oborrit të shkollës , ndërtimi i një fushe futbolli dhe i një ambulance”.
“Në Gorozhup është kërkuar rregullimi i kroit të fshatit dhe të ndërpritet uzurpimi i hapësirës përreth tij”.

“Më gëzon fakti se qytetaria aktive e kësaj ane, për të përmirësuar kushtet e jetës, është e sinqertë dhe shumë e qartë për mundësitë e realizimit të projekteve, të cilat varësisht nga prioriteti do të jenë pjesë e buxhetit për vitin e ardhshëm”./PrizrenPress.com/

Ministri Gashi: DokuFest nga një festival, në një institucion i veçantë i kulturës

0

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, organizon pritje për pjesëmarrësit e Festivalit “Dokufest”. Gjatë këtij organizimi, Ministri Gashi tha se Festivali Ndërkombëtar i Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër DOKUFEST është ngjarja më e rëndësishme kulturore jo vetëm në Kosovë, por edhe më gjerë .

“Përgjatë ditëve sa mbahet festivali, qyteti i Prizrenit vërshohet nga mijëra vizitorë nga shumë vende të botës. Filmat shfaqen në disa kinema, duke përfshirë edhe kinematë nën qiellin e hapur. Ky festival është një ngjarje e cila e ka bërë të njohur Prizrenin dhe Kosovën gjithandej botës, veçanërisht tek artistët dhe te industria e filmit”, ka thënë ministri Gashi.

Ministria e Kulturës ka mbështetur fuqishëm organizimin e festivalit të sivjetshëm e cila si ngjarje kulturore po e promovon Kosovën gjithandej, duke sjellur shumë filma e artistë në Prizrenin e bukur ka thënë ministri Gashi.

“Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporit, duke e pasë gjithmonë parasysh rezultatet e mëdha të artistëve, krijuesve dhe performuesve tanë, e veçanërisht njerëzve të filmit, të cilët po e promovojnë Kosovën në mënyrën ma të mirë të mundshme në gjithë botën, e një prej tyre është edhe ngjarja më e madhe kulturore, siç është festivali DokuFest, të cilin me plot të drejtë mund ta quajmë jo vetëm festival, por edhe një institucion i veçantë i kulturës në Kosovë tha ministri Gashi.

“Gjithmonë duke i pasë parasysh rezultatet e këtij festivali, por edhe të filmave tanë gjithandej botës, para dy tre ditësh kemi marrë vendim që buxhetin e Qendrës Kinematografike të Kosovës, i cili ka qenë diku rreth 750 mijë euro, ta rrisim për 100 përqind, me qëllimin e vetëm që gjithë njerëzit që e punojnë filmin të kenë mbështetjen e duhur të shtetit”, ka thënë Gashi

Ndërsa drejtori artistik i Dokufest-it Veton Nurkollari tha që “Dua ta shfrytëzoj këtë rast dhe ta falënderoj ministrin për lajmin e jashtzakonshëm, për dyfishimin e buxhetit të Qendrës Kinematografike të Kosovës, që në përkthim do të thotë më shumë filma nga Kosova për Kosovën, më shumë njohje ndërkombëtarisht me anë të filmit dhe unë shpresoj që ai dyfishim të trefishohet, katërfishohet dhe të kemi sa më shumë suksese”, shtoi Nurkollari. /PrizrenPress.com/

Coutinho merr numrin 7

0

Philippe Coutinho ka marr numrin shtatë tek skuadra e tij Barcelona.

Lajmin e ka bërë të ditur vet klubi katalunas, transmeton klankosova.tv.

Kampionët spanjollë supozohet se e ruajtën këtë numër për sulmuesin e Atletico Madrid, Antoine Griezman, mirëpo me një dështim të transferimit të tij tek ta, ky numër i takon brazilianit Coutinho.

Ish-ylli i Liverpool-it e kishte numrin 14 kur erdhi tek Barça në janar ku u bë pjesë e tyre për 125 milionë euro.

Masakër në Vlorë, 24 vjeçari vret tetë anëtarë të familjes së tij

0

Në Resulaj të Vlorës u regjistrua pasditen e së premtes një ndër ngjarjet më të rënda në dy dekadat e fundit. Një person ka ekzekutuar në gjakftohtësi 8 persona, anëtarë të Zykaj.

Sipas raportimit të korrespondentit të Top Channel në Vlorë, Mikel Marsi, autori i ngjarjes ka hyrë fillimisht në shtëpinë e gjyshërve i armatosur me kallashnikov, e ka shtënë mbi ta dhe dy prej pjesëtarëve të familjes së një xhaxhai. Më tej ka shkuar në shtëpinë e xhaxhait tjetër, 30 metra më larg, për të ekzekutuar edhe katër persona të tjerë, vet xhaxhain, bashkëshorten dhe dy fëmijë.

Autori 24-vjeçar Ridvan Zykaj u largua me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, ndërsa po kërkohet nga forca të shumta policie të Drejtorisë së Policisë së Vlorës.

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë që ndodhen po në këtë qark kanë dalë në aksion për kapjen e tij, pasi konsiderohet tejet i rrezikshëm dhe i armatosur.

Më shumë në linkun e Top Channel.

Gashi: Ekspozitat e këtilla dëshmi e bashkëpunimit dhe realizimit të aktiviteteve të përbashkëta në mes dy vendeve tona

0

Në kuadër të Kalendarit të përbashkët kulturor ndërmjet Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Kulturës të Republikës së Shqipërisë, Muzeu i Kosovës ka hapur sot ekspozitën fotografike “Unë jam Shqiptar” në bashkëpunim me Muzeun Historik Kombëtar.

Ekspozita e cila për tematikë ka emigrimin e shqiptarëve, përfshin materiale fotografike mbi diasporën shqiptare ndër shekuj. Ekspozita fillon në mënyrë kronologjike me fotografinë e Heroit Kombëtar, Gjergj Kastriotit Skënderbeut, si përfaqësues i epokës më të lavdishme të shqiptarëve por dhe kohës kur filluan valët e para të emigrimit shqiptar. Ekspozita përmban foto të arbëreshëve të parë me ngulimet e tyre në Italinë e Jugut, foto të arvanitasve dhe Rilindësve shqiptarë. Fotoja e emigrantit të parë në SHBA është moment i rëndësishëm në ekspozitë, duke vijuar më fotografi të shoqërive të para patriotike në Sofje, Bukuresht, Kajro, Stamboll e Vjenë. Pjesa tjetër e ekspozitës, por jo më pak e rëndësishme, prezantohet nëpërmjet fotografive nga personalitetet e suksesshme shqiptarë në vendet e emigrimit të tyre.

Në hapje të ekspozitës ka marrë pjesë edhe Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, i cili e vlerësoi ekspozitën si një sjellje para nesh të një kujtese të vuajtjes dhe historisë së dhimbshme që ka përjetuar populli shqiptar nëpër periudha të ndryshme të historisë.

Ministri Gashi tha se “Si Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në vijimësi jam duke e ndjekur ecurinë e zbatimit të aktiviteteve që rrjedhin si obligim nga Protokolli i Bashkëpunimit për Kalendarin e Përbashkët Kulturor që kemi nënshkruar në muajin qershor dhe sot dua të rikonfirmoj përsëri këtë mbështetjen time në këtë drejtim por edhe të falënderoj institucionet e të dy vendeve tona për angazhimin e treguar në këtë proces.

Ekspozita e Muzeut Historik Kombëtar të Republikës së Shqipërisë, që hapet sot në Muzeun e Kosovës trajton një përmbajtje kuptimplote dhe të njëjtë si për Kosovën ashtu edhe për Shqipërinë, siç është diaspora shqiptare. Ekspozita të tilla, janë dëshmi e një hapësirë shumë të madhe që ekziston për të thelluar bashkëpunimin dhe realizimin e aktiviteteve të përbashkëta në të ardhmen“, ka thënë ministri Gashi, duke shtuar se ky aktiviteti i cili po organizohet në kuadër të Kalendarit tregon se bashkëpunimi mes Republikës së Kosovës dhe të Shqipërisë në fushën e kulturës është në drejtimin e duhur dhe ky bashkëpunim do të avancohet edhe më tutje. /PrizrenPress.com/

Nevojitet koordinim më i madh për avancimin dhe fuqizimin e rinisë në Kosovë

0

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka zhvilluar takim me zyrtarët rinor të Komunave të Kosovës.

Ndër temat e takimit kanë qenë qasja e re e MKRS-së për t’i koordinuar aktivitetet rinore në vitin 2019, avancimin i infrastrukturës rinore dhe ndryshimi i kornizës ligjore për të rinjtë, konkretisht ligjin dhe strategjinë për rini. Muaji i Rinisë dhe temat tjera që prekin rininë dhe që kanë për qëllim fuqizimin e rolit të të rinjve në Kosovë.

Ministri Gashi i ka falënderuar zyrtarët rinor nëpër Komuna për përkrahjen që kanë për të rinjtë. Ministri tha se MKRS-ja do të jetë mbështetësja e tyre e vazhdueshme në interes të avancimit dhe fuqizimit të të rinjve anekënd Kosovës.

Ministri i porositi të pranishmit për të rritur edhe më tej koordinimin dhe komunikimin për një sektor më të fuqishëm dhe më vendimmarrës të rinisë në Republikën e Kosovës. /PrizrenPress.com/

MKRS me plan për parandalimin e dhunës në sport

0

 

Këshilli Kombëtar për Parandalimin dhe Sanksionimin e Dhunës dhe Dukurive Negative në Ngjarjet Sportive ka mbajtur takimin e radhës në të cilin kanë diskutuar për hapat konkret që duhet ndërmarrë për funksionalizimin e strukturës zbatuese që do të ndikojë në parandalimin dhe sanksionimin e dhunës dhe dukurive negative në ngjarjet dhe aktivitetet sportive që organizohen në Republikën e Kosovës.

Po ashtu kjo trupë ka biseduar edhe për komunikimin që janë duke e realizuar me federata e sportit në kuadër të informimit të tyre për detyrimet dhe obligimet e Këshillit. Anëtarët e Këshillit në takimin e radhës do të ftojnë federatat e sportit të cilat nuk kanë qenë të pranishme në takimet e mëhershme të organizuara nga Këshilli për fazën njoftuese për detyrat që ka kjo trupë kombëtare.

Po ashtu Këshilli tha se do të vizitohen shtetet që kanë përvojë në parandalimin e dhunës dhe dukurive në sport dhe përvojat më të mira do të sillen në vendin tonë me qëllim të realizimit sa më efektiv në parandalimin dhe sanksionimin e dhunës dhe dukurive negative në sport.

Nisma në Prizren: Ka përfunduar koha e tenderimit të kulturës së Prizrenit

0

Nisma në Prizren, i ka dalë në mbrojtje drejtorit të Drejtorisë së Kulturës, Ehat Oreshka, për anulimin e Festivalit “Zambaku i Prizrenit”.

Sipas këtij subjekti politik, ka përfunduar koha e ternderimit të kulturës së Prizrent.

Reagimi i plotë

Një vlerë kulturore siç është Zambaku i Prizrenit, ose duhet të prezentohet si vlerë, ose më mirë të pushojë përkohësisht, deri sa ti japim meriten kulturore. Zërat e atyre që degraduan për vite të tëra çdo vlerë që patë qyteti i Prizrenit, e që bënë dëme vështirë të riparueshme, janë jashtë çdo logjike normale. Të atillë janë ata që pikërisht këtë vlerë kulturore e komercializuan edhe pse ishte një Eveniment unik kulturor, shkuan deri në atë masë duke u’a tenderuar ndërmarrjeve ndërtimore, Zambakun e Prizrenit.

Ilir Baldedaj, i denuari për Krim të organizuar dhe korrupsion nga Gjykata me gjashtë muaj burg, dhe me shumë dosje në Prokurori, për shkak të keqpërdorimit të detyres zyrtare, bashkë me Degën e AAK-së në Prizren, duhet ta kenë të qartë se ka perenduar koha e klaneve mafioze, që abuzuan me paranë publike, për interesa të njësive parapolitke, të cilët për interesa të xhepave të tyre, për vite të tëra degraduan vlerat kulturore të qytetit të Prizrenit.
NISMA Socialdemokrate – DEGA Prizren dhe drejtori i DKRS-së, z. Ehat Oreshka, me politikat e tyre janë të vendosur që organizimet kulturore si Zambaku i Prizrenit e shumë të tjera, me i kthy tek njerëzit e kultures dhe artit në Prizren.
Drejtori i DKRS-së, lidhur me çështjen e “Zambakut” dhe organizimeve tjera kulturore, ka mbajtur shumë takime me komunitetin kulturoro-artistik dhe Shoqëri Civile për këtë organizim, të cilët njëzëri kanë qenë të mendimit që me iu thënë STOP tenderomanisë, që deri më tani e kanë praktikuar Klani Pronto, ku bënë pjesë edhe i denuari për krim të organizuar dhe korrupcion, Ilir Baldedaj.

Zambaku i Prizrenit do të organizohet, por jo siç është organizuar dhjetë viteve të fundit me “Shund e Kiq” dhe ku i kanë munguar vlerat e mirëfillta të këngës qytetare prizrenase, por Zambaku do të organizohet mbi ato vlera të cilat i kanë vendosur vetë themeluesit e këtij organizimi kulturor në qytetin e Prizrenit.

Zyra për Informim,
NISMA Socialdemokrate- DEGA Prizren

Gjashtë të arrestuar në Suharekë për sulm ndaj mjekëve

0

Policia e Kosovë përmes një komunikate për media bën të ditur se ka arrestuar sot gjashtë persona në Suharekë për sulm ndaj personave zyrtarë.

“Rreth orës 03:53 minuta të mëngjesit të sotëm, në Urgjencën e mjekësisë familjare në Suharekë, gjatë trajtimit të një të sëmuri, pas një bisede të tensionuar ka ardhur deri tek sulmi i personave zyrtarë në kryerje të detyrës me ç’rast janë grushtuar dhe rrëzuar në dysheme një mjek dhe një teknik”, thotë PK.

Lidhur me rastin, në këto momente, policia i ka arrestuar gjashtë të dyshuar dhe është në kontakt të vazhdueshëm me prokurorin e shtetit për të përcaktuar përfshirjen e secilit veç e veç dhe mbi bazën e të gjeturave gjatë hetimit të bëhet i ndalimi i tyre, thotë PK.

Një muaj paraburgim për të dyshuarin për vrasjen e rëndë në Suharekë

0

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti për Krime të Rënda, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji ndaj të pandehurit me iniciale Y.G. nga fshati Shirokë, Komuna e Suharekës.

Kjo për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale të vrasjes së rëndë në tentativë dhe veprës penale mbajtja në pronësi, kontroll, posedim të paautorizuar të armëve.

Masa e paraburgimit do të llogaritet prej momentit të arrestimit datë 08.08.2018 nga ora 20:00 dhe do të zgjasë deri më datën 08.09.2018.

“Sepse në ditën kritike i pandehuri me dashje vë në rrezik jetën e njerëzve, në atë mënyrë, tenton të privojë nga jeta personin tjetër ashtu që pas një mosmarrëveshje që ka pasur me të dëmtuarin me iniciale D.K. lidhur me pengimin e automjetit në qarkullimin e komunikacionit, ndaj tij shkrep një herë me pistoletë, e cila predhë e godet tokën dhe si pasojë e rikosheje e godet të dëmtuarin me iniciale M.T. të cilit i shkaktohen lëndime trupore, ndërsa më pas i pandehuri ndalohet nga qytetarët që të vazhdojë të shtënë në drejtim të dëmtuarit me iniciale D.K.”, thuhet në njoftimin e Gjykatës së Themelore të Prizrenit.