21.2 C
Prizren
E martë, 8 Korrik, 2025
Home Blog Page 4709

Shkoi të marrë nusen, rrëzohet dhëndri me helikopter në Korçë (FOTO)

0

Manovrimi i gabuar i pilotit të një helikopteri të një kompanie private për pak mund të kishte shkaktuar tragjedi në Korçë. Helikopteri privat ishte prenotuar për marrjen e një nuse në një ceremoni martesore që zhvillohej në qytetin juglindor, por ulja nuk ka shkuar siç duhet.

Mësohet se helikopteri me dhëndrin sipër është rrëzuar pranë unazës së qytetit paraditen e sotme, pasi ka fluturuar ulët dhe është përplasur me një pemë.

10 libra të cilat duhet t’i lexoni së paku një herë

0

Librat më të mëdhenj janë përkufizuar si klasikë për një arsye. Shkruar nga mendjet më të mëdha letrare të kohës së tyre, ata kanë tema, karaktere, përvoja, emocione dhe perspektiva universale që janë ende relevante. Disa prej tyre janë frymëzimi i shumëfishtë prej të cilit janë zhdukur të gjitha zhanret moderne të letërsisë letrare.

“Nuk ka asnjë mik më besnik se libri” janë fjalët që ka thënë shkrimtari i njohur amerikan, Ernest Heminguej.

Nëse ju jeni në dilema se cilat libra duhet t’i lexoni që të keni mendje më të ndritur, ne do ju ndihmojmë duke propozuar dhjetë librat që konsiderohen si librat që patjetër duhet t’i lexoni së paku një herë në jetën tuaj, shkruan Lifehack.

  1. To Kill a Mockingbird, by Harper Lee
  2. 1984, by George Orwell
  3. Harry Potter and the Philosopher’s Stone, by J.K. Rowling
  4. The Lord of the Rings, by J.R.R. Tolkien
  5. The Great Gatsby, by F. Scott Fitzgerald
  6. Pride and Prejudice, by Jane Austen
  7. The Diary Of A Young Girl, by Anne Frank
  8. The Book Thief, by Markus Zusak
  9. The Hobbit, by J.R.R. Tolkien
  10. I Am Malala’ by Malala Yousafzai

E rëndë në Itali, shqiptarja vdes në spital

0

Tragjik ka rezultuar fati i një 29-vjeçare shqiptare në Itali, nënë e dy fëmijëve të mitur, e cila ndërroi jetë pas një ndërhyrje kirurgjikale.

Prokuroria e Parmës ka nisur hetimet për rastin e vdekjes së Floriana Skëndaj, pasi ajo kishte qëndruar 1 muaj në spital.

 

Shqiptarja u shtrua në spital në Fidenza më 29 qershor për një inflamacioni dhe vdiq pas tre ndërhyrjeve, njëra prej të cilave në spitalin Maggiore-s në Parma, shkruan ‘Parmatoday.it’.

Hetime për vdekjen e Florianës

Zemra e Floriana Skendaj pushoi dy ditë pas operacionit të tretë, ku ishte shtruar me urgjencë pas një inflamacioni në legen.

Burri i të ndjerës, Adriano Riçhitelli ka paraqitur, përmes avokatëve të tij Filippo dhe Raffaele Poggi Longostrevi, një ankesë tek Prokurori Publik i Parmës për të hetuar të gjithë përgjegjësit.

Premiera në Wembley – sot fillon sezoni i ri në Angli

0

Sezoni i ri futbollistik starton sot në Angli, me ndeshjen e parë të edicionit të ri ndërmjet rivalëve të mëdhenj Chelsea dhe Manchester City.

Takimi i vlefshëm për Community Shield (versioni anglez i Superkupës), do të vë kështu përballë Maurizio Sarrin si trajner të Chelseat dhe Pep Guardiolën, i cili fitoi 100 pikë sezonin e kaluar dhe u bë kampion i Anglisë, kurse sivjet, ka ambicie edhe më të mëdha – kërkon lavdinë evropiane.

Chelsea në këtë ndeshje përfaqësohet si fitues i Kupës FA, kurse City si kampion i Premier Ligës.
Mirëpo, triumfi në këtë ndeshje do të ishte posaçërisht i rëndësishëm për të dy trajnerët dhe ekipet e tyre përkatëse, kështu që takimi që fillon në ora 16:00 në Wembley, pritet të jetë një festë e vërtetë e futbollit.

Chelsea nuk e ka fituar këtë trofe që nga viti 2009, kur kishin mundur Manchester Unitedin në penallti, kurse më 2012, ishte pikërisht City që në finalë kishte mundur Chelsean me rezultat 3:2.

Nëse Modriqi largohet, Reali ofron 200 milionë euro për Eriksenin

0

Real Madridi ka kthyer vëmendjen kah mesfushori i Tottenhamit, Christian Eriksen, në rast të largimit të Luka Modriqit.

Sipas “Don Balon”, madrilenët janë të gatshëm të shpenzojnë deri 200 milionë euro për danezin, por vetëm nëse Modriq ik nga “Mbretërit”.

Modriq po kërkohet nga Interi dhe Reali tashmë ka bërë gati listën e zëvendësuesve nëse mbetet pa yllin kroat.

Prizren: Monumenti i qindra artefakteve të familjes Xhejshylmedine

0

Në Prizrenin e vjetër që po humbet dita-ditës, në mes të ndërtesave të reja, gjendet një shtëpi monumentale. Është shtëpia e familjes Xhejshylmedine, ajo që shtrihet në dy skaje të një udhëkryqi rrugicash, në thellësi të Qendrës Historike të Prizrenit. Jo shumë larg saj, ndodhet monumenti i Kosovës që mbrohet nga UNESCO, Kisha e Shën Premtes.

Aty jetojnë vëlla e motër të familjes Xhejshylmedine. Ata ruajnë shumë kujtime që lidhen me shtëpinë, me turistët e shumtë që dikur vinin për të parë Kishën, e për Prizrenin në përgjithësi. E përveç kësaj, të dy ruajnë edhe gjëra të shumta me vlerë monumentale, shkruan Koha Ditore.

Enët e trashëguara përbëjnë thesar të çmuar të artefakteve të familjes. E një listë e gjatë prej rreth 150 veglash e instrumentesh elektronike të llojllojshme ruhen nëpër paketa nga fizikani e kimisti i familjes.

Aset i rëndësishëm arkitektonik e kulturor

Në hajatin e bukur, të stërmbushur me lule, qëndrojnë edhe tri karrige të vogla prej druri. E ulur në njërën prej tyre, zonja e shtëpisë nis të rrëfejë për të kaluarën. Thotë se shtëpia është së paku 250 vjet e vjetër. “Datën e saktë nuk e di. Por gjyshi nuk e ka ndërtu këtë shtëpi. Nuk po e dimë nëse e ka ndërtu stërgjyshi apo ndonjë para tij”, thotë ajo…

Arrestohet i dyshuari për vrasje në tentativë në Suharekë

0

Policia ka njoftuar se ka arrestuar të dyshuarin për vrasjen në tentativë që ka ndodhur në fshatin Samadraxhë të Suharekës.

Rasti ka ndodhur të premten rreth orës 15:00, ndërsa i dyshuari është arrestuar dje.

I njëjti është dërguar 48 orë në qendrën e mbajtjes.

Rasti është duke u hetuar.

Gjashtë të arrestuar për narkotik në një qendër rekreative në Prizren

0

Gjashtë persona janë arrestuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në qendrën rekreative “Andrra” në Prizren.

I dyshuari i pari është arrestuar në ora 02:00, pasi gjatë legjitimimit dhe kontrollimit nga Policia në trup i është gjetur dhe konfiskuar një substancë e dyshuar narkotike e llojit “Marihuanë”, në peshë 5.59 gr.

I dyshuari pas intervistimit me vendimin e Prokurorit, lirohet, kurse rasti mbetet të hetohet.

Po ashtu, në ora 02:00, është arrestuar i dyshuari tek i cili gjatë legjitimimit dhe kontrollimit nga Policia në trup i është gjetur dhe konfiskuar një substancë e dyshuar narkotike e llojit “Marihuanë”, në peshë 1.82 gr.

I dyshuari pas intervistimit me vendimin e Prokurorit, lirohet, kurse rasti mbetet të hetohet.

Në të njëjtën kohë është arrestuar edhe një i dyshuar tjetër, tek i cili gjatë legjitimimit dhe kontrollimit nga Policia në trup i është gjetur dhe konfiskuar një substancë e dyshuar narkotike e llojit “Marihuanë”, në peshë 2.30 gr.

I dyshuari pas intervistimit me vendimin e Prokurorit, lirohet, kurse rasti mbetet të hetohet.

Më pas janë arrestuar dy të dyshuar te të cili gjatë legjitimimit dhe kontrollimit nga Policia në trup i janë gjetur dhe konfiskuar dy cigare me një substancë e dyshuar narkotike e llojit “Marihuanë”, në peshë 1.52 gr.

Dy të dyshuarit pas intervistimit me vendimin e Prokurorit, lirohen, kurse rasti mbetet të hetohet.

20 minuta më vonë në këtë qendër rekreative është arrestuar edhe një i  dyshuar te i cili gjatë legjitimimit dhe kontrollimit nga Policia në trup i është gjetur dhe konfiskuar një qese e vogël me një substancë e dyshuar narkotike e llojit “Marihuanë”, në peshë 4.25 gr,shkruan kallxo.com.

I dyshuari pas intervistimit me vendimin e prokurorit lirohet, kurse rasti mbetet të hetohet.

Pesë të lënduar në aksidentin mes veturës dhe kamionit në Landovicë

0

Pesë persona kanë pësuar lëndime trupore në aksidentin mes një automjeti me targa vendore dhe një kamioni me targa të huaja.Aksidenti ka ndodhur dje rreth orës 16:30 në Landovicë të Prizrenit.

Policia njofton se si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar pesë pasagjerë, dy të gjinisë mashkullore dhe dhe tre të gjinisë femërore, të cilët pas tretmanit mjekësor në Spitalin Rajonal Prizren lirohen në shtëpi.

Rasti mbetet të hetohet nga Policia.

Për gjashtë muaj, 138 qytetarë të Prizrenit heqin dorë nga shtetësia e Kosovës

0

Në gjashtëmujorin e këtij viti, 138 qytetarë të Prizrenit, kanë hequr dorë nga shtetësia e Kosovës.

Drejtori i Punës Mirëqenies Sociale, Fejzë Kabashi tha se ky numër duhet të jetë shqetësuese edhe për Qeverinë e Kosovës.

“ Është shumë shqetësuese kur qytetarët tanë kërkojnë heqjen e shtetësisë “, tha Kaashi për “PrizrenPress”.

Sipas tij, çdo muaj ka kërkesa për heqjen e shtetësisë së Kosovës.

“Veç në muajin mars të këtij viti, 28 qytetarë të Prizrenit kanë hequr dorë nga shtetësisa”, tregon Kabashi.

Arsyet kryesore të heqjes dorë nga shtetësia janë marrja e shtetësisë së ndonjë vendi tjetër të Bashkimit Evropian, i cili nuk lejon dyshtetësinë për shtetas që nuk janë shtetas të Bashkimit Evropian.

Ndërkaq, një nga arsyet e lirimit të qytetarëve nga nënshtetësia e Kosovës dhe marrja e shtetësisë së një shteti tjetër, përveç tjerash, është edhe ngecja që ka shënuar vendi në zhvillimin e gjithmbarshme, në veçanti atë ekonomik./PrizrenPress.com/