25.2 C
Prizren
E martë, 8 Korrik, 2025
Home Blog Page 4710

Arrestohet i dyshuari për vrasje në tentativë në Suharekë

0

Policia ka njoftuar se ka arrestuar të dyshuarin për vrasjen në tentativë që ka ndodhur në fshatin Samadraxhë të Suharekës.

Rasti ka ndodhur të premten rreth orës 15:00, ndërsa i dyshuari është arrestuar dje.

I njëjti është dërguar 48 orë në qendrën e mbajtjes.

Rasti është duke u hetuar.

Gjashtë të arrestuar për narkotik në një qendër rekreative në Prizren

0

Gjashtë persona janë arrestuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në qendrën rekreative “Andrra” në Prizren.

I dyshuari i pari është arrestuar në ora 02:00, pasi gjatë legjitimimit dhe kontrollimit nga Policia në trup i është gjetur dhe konfiskuar një substancë e dyshuar narkotike e llojit “Marihuanë”, në peshë 5.59 gr.

I dyshuari pas intervistimit me vendimin e Prokurorit, lirohet, kurse rasti mbetet të hetohet.

Po ashtu, në ora 02:00, është arrestuar i dyshuari tek i cili gjatë legjitimimit dhe kontrollimit nga Policia në trup i është gjetur dhe konfiskuar një substancë e dyshuar narkotike e llojit “Marihuanë”, në peshë 1.82 gr.

I dyshuari pas intervistimit me vendimin e Prokurorit, lirohet, kurse rasti mbetet të hetohet.

Në të njëjtën kohë është arrestuar edhe një i dyshuar tjetër, tek i cili gjatë legjitimimit dhe kontrollimit nga Policia në trup i është gjetur dhe konfiskuar një substancë e dyshuar narkotike e llojit “Marihuanë”, në peshë 2.30 gr.

I dyshuari pas intervistimit me vendimin e Prokurorit, lirohet, kurse rasti mbetet të hetohet.

Më pas janë arrestuar dy të dyshuar te të cili gjatë legjitimimit dhe kontrollimit nga Policia në trup i janë gjetur dhe konfiskuar dy cigare me një substancë e dyshuar narkotike e llojit “Marihuanë”, në peshë 1.52 gr.

Dy të dyshuarit pas intervistimit me vendimin e Prokurorit, lirohen, kurse rasti mbetet të hetohet.

20 minuta më vonë në këtë qendër rekreative është arrestuar edhe një i  dyshuar te i cili gjatë legjitimimit dhe kontrollimit nga Policia në trup i është gjetur dhe konfiskuar një qese e vogël me një substancë e dyshuar narkotike e llojit “Marihuanë”, në peshë 4.25 gr,shkruan kallxo.com.

I dyshuari pas intervistimit me vendimin e prokurorit lirohet, kurse rasti mbetet të hetohet.

Pesë të lënduar në aksidentin mes veturës dhe kamionit në Landovicë

0

Pesë persona kanë pësuar lëndime trupore në aksidentin mes një automjeti me targa vendore dhe një kamioni me targa të huaja.Aksidenti ka ndodhur dje rreth orës 16:30 në Landovicë të Prizrenit.

Policia njofton se si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar pesë pasagjerë, dy të gjinisë mashkullore dhe dhe tre të gjinisë femërore, të cilët pas tretmanit mjekësor në Spitalin Rajonal Prizren lirohen në shtëpi.

Rasti mbetet të hetohet nga Policia.

Për gjashtë muaj, 138 qytetarë të Prizrenit heqin dorë nga shtetësia e Kosovës

0

Në gjashtëmujorin e këtij viti, 138 qytetarë të Prizrenit, kanë hequr dorë nga shtetësia e Kosovës.

Drejtori i Punës Mirëqenies Sociale, Fejzë Kabashi tha se ky numër duhet të jetë shqetësuese edhe për Qeverinë e Kosovës.

“ Është shumë shqetësuese kur qytetarët tanë kërkojnë heqjen e shtetësisë “, tha Kaashi për “PrizrenPress”.

Sipas tij, çdo muaj ka kërkesa për heqjen e shtetësisë së Kosovës.

“Veç në muajin mars të këtij viti, 28 qytetarë të Prizrenit kanë hequr dorë nga shtetësisa”, tregon Kabashi.

Arsyet kryesore të heqjes dorë nga shtetësia janë marrja e shtetësisë së ndonjë vendi tjetër të Bashkimit Evropian, i cili nuk lejon dyshtetësinë për shtetas që nuk janë shtetas të Bashkimit Evropian.

Ndërkaq, një nga arsyet e lirimit të qytetarëve nga nënshtetësia e Kosovës dhe marrja e shtetësisë së një shteti tjetër, përveç tjerash, është edhe ngecja që ka shënuar vendi në zhvillimin e gjithmbarshme, në veçanti atë ekonomik./PrizrenPress.com/

Rrëfehet ish-vrasësi meksikan i drogës: I piqnim njerëzit e gjallë

0

Një ish-vrasës i një karteli meksikan të drogës i njohur si “Djali Ujk” ka zbuluar se si i torturonte armiqtë e tij duke i pjekur të gjallë, por gjithashtu thotë se e urrente kur gjërat bëheshin të përgjakshme.

Vrasësi i pamëshirshëm rrëfen se vrasjen e parë e ka kryer kur ishte 12 vjeç pasi kishte marrë pjesë në një kamp stërvitor për t’u shndërruar një “sicario”. Kur numri i të vrarëve prej tij shkoi në 30, hoqi dorë dhe iu dorëzua policisë pasi zbuloi se shefat e tij po planifikonin ta hiqnin qafe.

Historia e “Djalit Ujk” tregohet në një dokumentar të kanalit britanik Channel 4 dhe ai flet përballë ish-pjesëtarit të forcave speciale britanike Jason Fox. “Njihuni me Zotët e Drogës: Brenda Narkove të Vërtetë”, quhet seriali i reportazheve në të cilat ish-anëtari i SAS (Special Air Service) shkel vetë në Meksikë, Kolumbi dhe Peru, për të treguar se si funksionon bota e nëndheshme e krimit.

Duke folur nga një burg i Teksasit, “Djali Ujk” thotë: “Nuk e pëlqeja këtë punë, sidomos kur plaste gjaku. E kam nisur duke bërë gjërat e thjeshta, me të cilat e nisin të gjithë, si heqja e dhëmbëve, prerja e gishtave dhe pjekja e njerëzve të gjallë… Gjëra që duhen për t’i bërë që të flisnin. Nuk e shijoja, por bëja maksimumin për të qenë më i miri”.

Fox i cili dikur kërkonte t’i kapte këta personazh, tani është rikthyer për t’i intervistuar. Ai arrin të futet në ambientet e Kartelit të Sinaloas, falë lejes së marrë te “El Chapo”, i cili u ekstradua në SHBA në vitin 2017. Ai gjithashtu viziton një varrezë të bosëve të kartelit që kanë vdekur, sigurisht të rrethuar në luks edhe në “botën tjetër”, pasi i gjithë kompozimi për një varr mund të shkojë deri në 1 milionë dollarë.

52 vjet nga vdekja e ikonës Marylin Monroe

0

Marylin Monroe, mbetet ylli më i famshëm i botës. Ajo vdiq më 5 gusht 1962, pasi kishte marrë overdozë ilaçesh qetësuese, në moshën 36-vjeçare. Që atëherë, zërat dhe teoritë në lidhje me atë çka ka ndodhur para dhe pas vdekjes se saj, nuk janë larguar asnjëherë: ishte vetëvrasje apo aksident? Apo e kanë vrarë?

Ajo u gjet e vdekur në shtratin e saj më 5 gusht të 1962, pranë një tavolinë të mbushur me shishe ilaçi. Autopsia doli në përfundimin se vdekja e saj ishte me shumë probabilitet vetëvrasje, transmeton kp.

Misteri që ka shkaktuar legjenda e saj, si dhe 30 filmat që ajo ka bërë në 15-vitet e karrierës së saj, apo burrat e famshëm me të cilët është martuar, Joe DiMaggio dhe dramaturgu Arthur Miller, apo lidhja e saj me John dhe Robert Kennedy.

Vdekja e Marilyn Monroe u shfaq në faqet e para të të gjitha revistave dhe gazetave. Ka qenë dhe një person tjetër në shtëpi atë mëngjes, një figurë misterioze në shumë prej biografive të Monroe: menaxherja e biznesit, Inez Melson, një grua, e cila ishte rekomanduar nga Joe DiMaggio.

Marilyn Monroe lindi më 1 qershor 1926 në Los Angeles. Vdekja e parakohshme i dha një fund edhe karrierës së saj.

Pajtimi i munguar

0

Në Drenicë, studiuesi i ri folklorit njihej si “Antoni i përrallave”. Në pleqëri, “plaku i urtë” do t’i printe Lëvizjes për pajtimin e rreth 1.200 gjaqeve në fillim të viteve nëntëdhjetë. Kosovës po i shtrëngohej laku në fyt nga Serbia e Slobodan Milosheviqit, shkruan sot “Koha Ditore”.

Shqiptarët derisa po organizoheshin e mobilizoheshin ngutshëm për ta sfiduar represionin e përnjëhershëm serb, njëherësh duhej të fashitnin belatë dhe hasmëritë ndërmjet vete.

Disa të rinj nga Peja, të mbështetur nga ish-të burgosurit politikë, nisën pajtimin e gjaqeve. Forca e Kanunit po vështirësonte kauzën për liri nga Jugosllavia, që Serbia e donte nën kontrollin e saj të hekurt.

Të rinj nga Peja, bashkë me ish-të burgosurit politikë, po u shkonin në konak familjeve që u ishin vrarë djemtë nga bashkëkombësit për shkak të ngatërresave të ndryshme, shpesh edhe banale…

Dy persona tentojnë të plaçkitin qendrën tregtare në Suharekë, por dikush ua prish planin (Video)

0

Disa persona të paidentifikuar kanë dështuar të arrijnë qëllimin e tyre, për të kryer një vjedhje në Suharekë.

Ata në orët e para të mëngjesit të së enjtes, me një veturë të bardhë kishin shkuar te një qendër tregtare për të vjedhur, por nuk ia arritën.

D

Indeksonline ka siguruar pamjet e bëra nga kamerat e sigurisë më 2 gusht në ora 04:55, ku shihen persona të maskuar.

Me disa mjete në duar me të cilat synonin të thyenin derën e qendrës tregtare, dy persona me maska të zeza në kokë zbresin nga vetura.

Por, meqë rrugës kohë pas kohe kalonin njerëz me vetura, dy hajnat u detyruan të heqin dorë nga vjedhja dhe të kthehen në veturë për të ikur në drejtim të panjohur.

Më poshtë pamjet nga tentimvjedhja në Suharekë. /Indeksonline/

Flet për herë të parë nëna e Bin Laden: Osama ishte një djalë i mirë, u mashtrua nga miqësitë e gabuara

0

Për herë të parë Alia Ghanem pranon të flasë. “Ishte një student i mirë, i bënë shpëlarje truri”. Ajo flet dhe për frikën e familjes për rolin e Hamzait, djalit të Osamës.

E ulur në një divan në Jeddah, e mbuluar nga një hixhab të kuq, pranë fotografisë së një burri të ri me mjekër që mbante një kostum kamuflazhi, Alia Ghanem, 75 vjeç, flet për herë të parë. Ajo nuk është një grua e zakonshme saudite. Alia Ghanem është nëna e Osama Bin Ladenit.

Edhe një terrorist e do nënën e tij, në atë pikë sa t’i fshehë shtigjet e tij të radikalizimit: Alia Ghanem, nëna e Osama Bin Ladenit, ka treguar për “The Guardian” se si themeluesi i Al Kaedës ishte një “djalë i mirë” kur ishte i ri dhe u mashtrua nga ndikimet e këqija gjatë studimeve të tij në Universitetin e Jeddah.

Gruaja, së bashku me dy djemtë e tjerë, Ahmed dhe Hassan dhe burrin e saj të dytë Mohammed al-Attas, ka pranuar të kujtojë birin e dashur.

” Osama studionte për ekonomi. Ai u takua me njerëz që i bënë shpëlarje të trurit. Ishte si një kult. I thoja të qëndronte larg prej tyre, ai kurrë nuk e pranoi tek mua se çfarë po bënte, sepse ai më donte shumë”, thotë Alia, duke shtuar se jeta e tij “ishte shumë e vështirë sepse ai ishte gjithmonë larg. Ai ishte një djalë shumë i mirë dhe më donte aq shumë”.

Alia flet nga qyteti i Jeddahut që ka qenë shtëpia e Bin Laden për breza dhe ku ka lindur perandoria e një prej familjeve më të pasura në Arabinë Saudite, raporton “BalkanWeb”.

Për Osaman shumë të ri dhe të ndrojtur ishte fatal takimi me Abdullah Azzam, një ish-anëtar i Vëllazërisë Myslimane, që pastaj u largua nga Arabia Saudite, i cili u bë mentor i tij në rrugën radikale.

“Por kurrë nuk kam menduar se ai mund të bëhej xhihadist”. Edhe sepse në krah të tij ishte Mohamed al-Attas, burri i saj i dytë, i cili sipas Alia e ka rritur shumë mirë Osaman që kur ai ishte tre vjeç.

Familja Bin Laden vendosi të fliste me gazetarët pas negociatave të gjata, falë dritës së gjelbër të autoriteteve saudite. Por për ta gjykimi për Osaman nuk është i lehtë: “Unë jam krenar për të, si vëllai im më i madh. Por nuk mendoj se jam krenar për atë si një njeri. Ai u bë i famshëm, por për asgjë”, thotë vëllai i tij Hassan.

Sipas nënës, Osama ishte shumë i drejtpërdrejt dhe një student i mirë: “Shpenzoi të gjitha pasuritë e tij në Afganistan. Dhe pikërisht atje në bazën pranë Kandaharit, që ai iu kishte marrë rusëve, e takuam për herë të fundit në vitin 1999”.

Pastaj ishte 11 shtatori, habia, turpi dhe frika e hakmarrjes mbi familje: “Të gjithë u kthyem në Arabinë Saudite”, ku aktualisht jetojnë të afërmit e sheikut, me lirinë e lëvizjes së kufizuar nga autoritetet e Riadit.

Tani dëshmia e xhihadit të dhunshëm i kaloi djalit të Osama, Hamza Bin Ladenit, i cili ka premtuar se do të hakmerret për të atin.

“Nëse Hamza do të ishte para meje, unë do t’i thosha atij: mendohu mirë para se të ndjekësh gjurmët e babait tënd. Po hyn në zona të tmerrshme të shpirtit tënd”.

Ishte dënuar nga gjykata në Prizren, arrestohet në Tiranë

0

Një shtetas nga Tirana kishte marrë masën e sigurisë “arrest me burg” nga ana e Gjykatës në Prizren. Ai ishte dënuar për dy vepra penale dhe ndaj u ekstradua nga Shqipëria në Kosovë.

Kështu ka bërë të ditur Policia e Shtetit në një njoftim për media, duke treguar për cilat vepra dyshohet shqiptari i ekstraduar, transmeton Indeksonline.

“Në P K K Morinë, u bë ekstradimi nga Shqipëria në Kosovë dhe iu dorëzua autoriteteve të Policisë së Kosovës, shtetasi E. Sh., vjeç 35, banues në Tiranë, pasi Gjykata Themelore e Prizrenit, ka lëshuar urdhër “Arrest me burg”, për veprën penale “Trafikim të personave e kryer në bashkëpunim”. Neni 139/1 e 23 të Kodit Penal të Kosovës”, saktësohet në njoftim.