31 C
Prizren
E martë, 8 Korrik, 2025
Home Blog Page 4711

Pajtimi i munguar

0

Në Drenicë, studiuesi i ri folklorit njihej si “Antoni i përrallave”. Në pleqëri, “plaku i urtë” do t’i printe Lëvizjes për pajtimin e rreth 1.200 gjaqeve në fillim të viteve nëntëdhjetë. Kosovës po i shtrëngohej laku në fyt nga Serbia e Slobodan Milosheviqit, shkruan sot “Koha Ditore”.

Shqiptarët derisa po organizoheshin e mobilizoheshin ngutshëm për ta sfiduar represionin e përnjëhershëm serb, njëherësh duhej të fashitnin belatë dhe hasmëritë ndërmjet vete.

Disa të rinj nga Peja, të mbështetur nga ish-të burgosurit politikë, nisën pajtimin e gjaqeve. Forca e Kanunit po vështirësonte kauzën për liri nga Jugosllavia, që Serbia e donte nën kontrollin e saj të hekurt.

Të rinj nga Peja, bashkë me ish-të burgosurit politikë, po u shkonin në konak familjeve që u ishin vrarë djemtë nga bashkëkombësit për shkak të ngatërresave të ndryshme, shpesh edhe banale…

Dy persona tentojnë të plaçkitin qendrën tregtare në Suharekë, por dikush ua prish planin (Video)

0

Disa persona të paidentifikuar kanë dështuar të arrijnë qëllimin e tyre, për të kryer një vjedhje në Suharekë.

Ata në orët e para të mëngjesit të së enjtes, me një veturë të bardhë kishin shkuar te një qendër tregtare për të vjedhur, por nuk ia arritën.

D

Indeksonline ka siguruar pamjet e bëra nga kamerat e sigurisë më 2 gusht në ora 04:55, ku shihen persona të maskuar.

Me disa mjete në duar me të cilat synonin të thyenin derën e qendrës tregtare, dy persona me maska të zeza në kokë zbresin nga vetura.

Por, meqë rrugës kohë pas kohe kalonin njerëz me vetura, dy hajnat u detyruan të heqin dorë nga vjedhja dhe të kthehen në veturë për të ikur në drejtim të panjohur.

Më poshtë pamjet nga tentimvjedhja në Suharekë. /Indeksonline/

Flet për herë të parë nëna e Bin Laden: Osama ishte një djalë i mirë, u mashtrua nga miqësitë e gabuara

0

Për herë të parë Alia Ghanem pranon të flasë. “Ishte një student i mirë, i bënë shpëlarje truri”. Ajo flet dhe për frikën e familjes për rolin e Hamzait, djalit të Osamës.

E ulur në një divan në Jeddah, e mbuluar nga një hixhab të kuq, pranë fotografisë së një burri të ri me mjekër që mbante një kostum kamuflazhi, Alia Ghanem, 75 vjeç, flet për herë të parë. Ajo nuk është një grua e zakonshme saudite. Alia Ghanem është nëna e Osama Bin Ladenit.

Edhe një terrorist e do nënën e tij, në atë pikë sa t’i fshehë shtigjet e tij të radikalizimit: Alia Ghanem, nëna e Osama Bin Ladenit, ka treguar për “The Guardian” se si themeluesi i Al Kaedës ishte një “djalë i mirë” kur ishte i ri dhe u mashtrua nga ndikimet e këqija gjatë studimeve të tij në Universitetin e Jeddah.

Gruaja, së bashku me dy djemtë e tjerë, Ahmed dhe Hassan dhe burrin e saj të dytë Mohammed al-Attas, ka pranuar të kujtojë birin e dashur.

” Osama studionte për ekonomi. Ai u takua me njerëz që i bënë shpëlarje të trurit. Ishte si një kult. I thoja të qëndronte larg prej tyre, ai kurrë nuk e pranoi tek mua se çfarë po bënte, sepse ai më donte shumë”, thotë Alia, duke shtuar se jeta e tij “ishte shumë e vështirë sepse ai ishte gjithmonë larg. Ai ishte një djalë shumë i mirë dhe më donte aq shumë”.

Alia flet nga qyteti i Jeddahut që ka qenë shtëpia e Bin Laden për breza dhe ku ka lindur perandoria e një prej familjeve më të pasura në Arabinë Saudite, raporton “BalkanWeb”.

Për Osaman shumë të ri dhe të ndrojtur ishte fatal takimi me Abdullah Azzam, një ish-anëtar i Vëllazërisë Myslimane, që pastaj u largua nga Arabia Saudite, i cili u bë mentor i tij në rrugën radikale.

“Por kurrë nuk kam menduar se ai mund të bëhej xhihadist”. Edhe sepse në krah të tij ishte Mohamed al-Attas, burri i saj i dytë, i cili sipas Alia e ka rritur shumë mirë Osaman që kur ai ishte tre vjeç.

Familja Bin Laden vendosi të fliste me gazetarët pas negociatave të gjata, falë dritës së gjelbër të autoriteteve saudite. Por për ta gjykimi për Osaman nuk është i lehtë: “Unë jam krenar për të, si vëllai im më i madh. Por nuk mendoj se jam krenar për atë si një njeri. Ai u bë i famshëm, por për asgjë”, thotë vëllai i tij Hassan.

Sipas nënës, Osama ishte shumë i drejtpërdrejt dhe një student i mirë: “Shpenzoi të gjitha pasuritë e tij në Afganistan. Dhe pikërisht atje në bazën pranë Kandaharit, që ai iu kishte marrë rusëve, e takuam për herë të fundit në vitin 1999”.

Pastaj ishte 11 shtatori, habia, turpi dhe frika e hakmarrjes mbi familje: “Të gjithë u kthyem në Arabinë Saudite”, ku aktualisht jetojnë të afërmit e sheikut, me lirinë e lëvizjes së kufizuar nga autoritetet e Riadit.

Tani dëshmia e xhihadit të dhunshëm i kaloi djalit të Osama, Hamza Bin Ladenit, i cili ka premtuar se do të hakmerret për të atin.

“Nëse Hamza do të ishte para meje, unë do t’i thosha atij: mendohu mirë para se të ndjekësh gjurmët e babait tënd. Po hyn në zona të tmerrshme të shpirtit tënd”.

Ishte dënuar nga gjykata në Prizren, arrestohet në Tiranë

0

Një shtetas nga Tirana kishte marrë masën e sigurisë “arrest me burg” nga ana e Gjykatës në Prizren. Ai ishte dënuar për dy vepra penale dhe ndaj u ekstradua nga Shqipëria në Kosovë.

Kështu ka bërë të ditur Policia e Shtetit në një njoftim për media, duke treguar për cilat vepra dyshohet shqiptari i ekstraduar, transmeton Indeksonline.

“Në P K K Morinë, u bë ekstradimi nga Shqipëria në Kosovë dhe iu dorëzua autoriteteve të Policisë së Kosovës, shtetasi E. Sh., vjeç 35, banues në Tiranë, pasi Gjykata Themelore e Prizrenit, ka lëshuar urdhër “Arrest me burg”, për veprën penale “Trafikim të personave e kryer në bashkëpunim”. Neni 139/1 e 23 të Kodit Penal të Kosovës”, saktësohet në njoftim.

Në Malishevë gjendet një person pa shenja jete – dyshohet se u vra

0

Një person është gjendur pa shenja jete në veturën e tij në fshatin Lladrovc të Malishevës, mëngjesin e sotëm.

Policia e Kosovës thotë se të gjitha njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer hetime, bashkë me ekipin mjekësor.

Dyshimi i parë i hetuesve të policisë është se personi është vrarë, por akoma nuk ka ndonjë konkluzë përfundimtare në këtë rast.

Me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Ministri Gashi: Humbja e Lokajt, humbje e madhe për artin e kulturën shqiptare

0

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes së aktorit tashmë të ndjerë Sylejman Lokaj.

Aty thuhet se me pikëllim dhe me keqardhje të madhe, ministri ka marrë lajmin për ndarjen nga jeta e Sylejmanit, “artistit dhe aktorit tonë të madh”.

“Sylejman Lokaj nuk do të jetë mes nesh fizikisht por me krijimtarinë e tij të pasur e të vlerësuar ka lënë gjurmë të pashlyera dhe padyshim se do të kujtohet në mesin tonë ashtu siç edhe ka qenë, pozitiv, me energji frymëzuese dhe me veçantinë e cila e karakterizonte. Ndarja nga kjo jetë dhe mosprania e tij në mesin tonë është një humbje e madhe për artin e kulturën shqiptar. Lokaj me talentin e tij i ka tejkaluar kufijtë lokal e rajonal duke u bërë i njohur në shumë role dhe duke realizuar shumë ekspozita përmes të cilave shprehte artin e kreativitetin e tij”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të ministrit.

Tutje ai ka thënë se si bashkëshort, si prind, si vëlla, si i afërm, si kolegë, ndarjen e Sylejmanit, e kupton si një zbrazëtirë të pakompenzueshme.

“…por do të jetë frymëzim, krenari dhe forcë për ne për të vazhduar, duke e ndjekur shembullin e punës dhe angazhimit të tij. Ngushëllime familjes, miqve dhe dashamirëve të Sylejman Lokaj”, thuhet në fund të telegramit të Gashit.

Vdes aktori i njohur shqiptar, Sylejman Lokaj

0

Lajmin e ka konfirmuar Teatri i Qytetit “Hadi Shehu përmes një njoftimi për media”

“Me dhimbje dhe pikëllim të thellë pranuam lajmin për ndarjen nga jeta ne moshën 85 vjeçare të aktorit doajen, regjisorit dhe autorit te shumë veprave Sylejman Lokaj”, shkruhet në njoftim.

Sunny Hill ju sjell festivalin më të mirë në rajon, me artistët më të kërkuar botëror dhe lokal!
E SPONSORUAR
SHIKO VIDEON
Sulejman Lokaj u lind më 28 qershor 1933 në fshatin Lëbushë të komunës së Deçanit. Shkollën fillore pro gjimnazin e kreu në Strellë të Epërm dhe në Isniq, komuna e Deçanit. Shkollën e mesme të artit figurativ e kreu në Pejë, ndërsa, SH.L.P. “dega e arteve figurative”, në Prishtinë.

Në vitet 1955-1964, punoi në arsim, ndërsa prej vitit 1964-1976 punoi si aktor në Teatrin e Kombësive në Shkup.

Prej vitit 1976-1992, kur doli në pension, punoi në Teatrin popullor të Gjakovës. Pos ekspozitave individuale, ka marrë pjesë edhe në shumë ekspozita kolektive. Pos roleve të shumta teatrore, ka luajtur edhe shumë role filmike e televizive.

Pse shqiptarët çajit të zi i thonë çaj rusi

0

Çaji i zi apo sikurse njihet në Kosovë si çaji rusi, është një ndër pijet që përdoret më së shumti në Kosovë, shkruan KultPlus.

Po duke e ditur se ky lloj i çajit ka emërtimin çaj i zi, është e habitshme se si në Kosovë pothujase të gjitha familjet i referohen si çaj rusi.

Shumë herë është shtruar pyetja se pse i thonë çaj rusi, por jo që është shkruar shumë për këtë emërtim.

Çaji i zi në ish Jugosllavi, ka ardhë si produkt nga Rusia, dhe për këtë arsye, në atë kohë i janë referuar si çaj i rusit dhe jo si çaj i zi.

Edhe mënyra se si servohet ky lloj çaji në Kosovë dallon nga vendet e tjera, pasi që në Kosovë edhe më tutje servimi i këtij çaji vazhdon në stilin turk, kurse vendet evropiane e servojnë në mënyrë tjetër. Ndërkohë, Anglia njihet si një ndër vendet që konsumohet më së shumti çaji i zi. /KultPlus.com 

Poezi kushtuar Ragip Sylajt

0

Jeta ndarje ka

Poezi e shkruar nga Syhejl Havolli.

Në këto çaste të trishta të ndarjes sonë
edhe fjalët sikur shkojnë
e struken prapa ndjenjave
të mallëngjimit të fortë

duke na tradhëtuar
e zbehur në të shprehurit
e afshit shpirtëror që ndjejmë
ngase po të japim lamtumirën e fundit

një ligësim i momentit
që na mbërtheu
është mbase i arsyeshëm – njerëzor
se jeta ndarje ka

nga njoftimet që kishim
në kohë të fundit
nuk pritej ndonjë lajm i mirë

sado që shpresa
thonë vdes e fundit

dhe për fat të keq
gjithçka u trokullis
shumë shpejt
për të arritur te ky akt i sotëm.

Arrestohet personi që sulmoi dy policë në Prizren

0

Të premten në rrugën “Wesley Clark” në Prizren, është arrestuar një i dyshuar i cili në një pikë kontrolli të veturave duke mos i respektuar urdhrat,  ka sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë ku njëri prej tyre ka pranuar trajtim mjekësor.

Me vendim të prokurorit i njëjti pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Rasti vazhdon të hetohet, njofton Policia e Kosovës.