20 C
Prizren
E premte, 11 Korrik, 2025
Home Blog Page 4725

Lituania bllokon Serbinë në BE për shkak të Rusisë

0

Serbia ka pak shanse që deri në fund të vitit 2018, në negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian të hapë kapitullin 31 – për politikë të jashtme, të sigurisë dhe mbrojtjes.

Gazeta serbe “Veçernje Novosti” raporton se Lituania kundërshton hapjen e këtij kapitulli për shkak të raporteve mes Serbisë dhe Rusisë.

Ministrja e Integrimit Evropian të Serbisë, Jadranka Joksimoviq tha për këtë të përditshme serbe se procedura e negociatave është e tillë në qoftë se një raport për kapitull nuk është miratuar deri në mes të vitit, atëherë ky kapitull vështirë se do të hapet deri në fund të vitit, transmeton Klan Kosova.

“Kapitulli i 31-të nuk ishte shumë i kërkuar, por pasi marrëdhëniet ndërkombëtare janë komplikuar dhe vetë vendet e BE-vetë duhet të pajtohen në mënyrë që të arrijnë konsensus për disa çështje”, tha ajo.

E pyetur nëse dikush tjetër përveç Lituanisë bllokon këtë kapitull, Joksimoviq tha se raporti i shqyrtimit për Kapitullin 31 është rast i mbyllur për diskutim ndërmjet anëtarëve të BE-së, transmeton Klan Kosova.

Vrsaljko e kryer, Vidal afër Interit?

0

Interi është duke punuar shumë në tregun e transferimeve, besohet se tashmë ka siguruar shërbimet e Sime Vrsaljko, ndërsa është në rrugë të mirë edhe për Arturo Vidalit.

Raportohet se zikaltrit kanë arritur marrëveshje për kroatin e Atletico Madridit.

Sipas Sky, 26-vjeçari do t’i bashkohet klubit nga San Siro në një huazim për 6.5 milionë euro, por me opsion blerje për 17.5 milionë euro në verën e ardhshme.

Vrsaljko më herë në Serie A ka luajtur për Sassuolon dhe ishte një nga më të mirët në Përfaqësuesen e Kroacisë në Kampionatin Botëror ‘Rusia 2018’.

Ndërsa Gazzetta dello Sport raporton se kroati pritet të mbërrijë në Itali të hënën mbërëma, ndërsa vizitat mjekësore do të bëhen një ditë më vonë.

Por, Interi është shumë afër të nënshkruajë edhe me Vidalin e Bayern Munichut.

Klubi nga Milano pritet ta marrë atë në formë huazimi, por me drejt blerje për rreth 20 milionë euro.

Higuain afër Milanit, pothuajse i kryer edhe shkëmbimi Caldara-Bonucci

0

Gonzalo Higuain te Milani është vetëm çështje kohe.

Ka përfunduar me sukses takimi mes vëllait menaxher të futbollistit Nicolas Higuain me drejtorin e përgjithshëm të Milanit Leonardo.

Elliot ka dhënë pëlqimin që operacioni të kryhet me sukses dhe tashmë që akordi mes dy klubeve është arritur mbeten vetëm detajet e kontratës së El Pipitas me Milanin për t’u zgjidhur.

Kuqezinjtë priten t’i ofrojnë argjentinasit një kontratë 4-vjeçare me të njëjtën pagë që merr te Juvja 7,5 milionë euro në sezon.

Ndërkohë lojtari do të transferohet te kuqezinjtë në formë huazimi për 18 milionë euro me të drejtë blerjeje në fund të këtij sezoni për 36 milionë euro të tjera.

Menjëherë sapo të mbyllet marrëveshja për Higuain dy klubet do të kryejnë edhe shkëmbimin Caldara-Bonucci.

Zbrazen fshatrat, dynden qytetet

0

Viteve të fundit në Kosovë është rritur dendësia e përgjithshme e popullsisë, sidomos nëpër qytete. Dyndjet nga zonat rurale për në ato urbane, nga ekspertët shihen si pasojë e mungesës së kushteve elementare për jetë dhe perspektivë në këto zona.

Sipas të dhënave zyrtare të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, në vitin 1981, në 1 kilometër katror, jetonin 145 banorë, në vitin 2011 – 163 kurse vitin e kaluar në 1 kilometër katrorë në Kosovë jetonin 164,92 banorë.

Njohës të çështjeve demografike, theksojnë se dendësia e popullatës kryesisht është rritur në viset urbane, pasi sipas tyre, pas përfundimit të luftës shumë qytetarë janë zhvendosur nga viset rurale.

Demografi Rifat Blaku, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, thotë se Kosova ka dendësi më të madhe sesa mesatarja e vendeve në rajon, por edhe në Evropë.

“Rritja e dendësisë sidomos në disa rajone, është mosrespektim i një plani nacional hapësinor dhe kemi mbipopullim në qendrat e mëdha të Kosovës, sidomos në Prishtinë, Mitrovicë, Prizren, Gjakovë, Pejë dhe Gjilan si zonat gravituese nga zonat rurale” thotë Blaku.

Edhe profesori i Gjeografisë në Universitetin e Prishtinës, Fitim Humolli, për Radion Evropa e Lirë shprehet se numri i banorëve në Kosovë është ekuivalent më shtrirjen dhe territorin e saj, por ka një përqendrim të theksuar të dendësisë së popullsisë në disa qendra të Kosovës, konkretisht në kryeqytet, në Prishtinë.

“Kjo i shkakton probleme zhvillimit të zonave periferike, mos të them zonave rurale, dhe shkakton një koncentrim i cili është vështirë të “kapërdihet” në kuptimin ekonomik dhe social”, thotë Humolli.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave, numri i përgjithshëm i banorëve në Kosovë, vitin e kaluar, ka qenë rreth 1.8 milion, kurse vetëm në Prishtinë, sipas të dhënave zyrtare, thuhet se jetojnë mbi 211 mijë banorë.

Po, jo zyrtarisht thuhet se Prishtina ka mbi 400 mijë banorë, pasi që llogaritet se një pjesë e popullatës ka banime të përkohshme edhe në pjesë të tjera të Kosovës.

Sipas shënimeve zyrtare të publikuara nga administrata komunale, vlerësohet se gjatë ditës në Prishtinë lëvizin mbi 500 mijë qytetarë.

Vetëm gjatë vitit 2015, sipas të dhënave zyrtare, janë shënuar rreth 9 mijë raste të lëvizjeve të brendshme të popullsisë, nga një komunë në tjetrën.

Kjo zhvendosje, sipas ekspertëve, ka ndodhur me vullnetin e qytetarëve, në kërkim të një jete më të mirë.

Profesori Rifat Blaku, thotë se mungesa e kushteve dhe infrastrukturës nëpër viset rurale ka bërë që qytetet të jenë më atraktive.

“Mungesa e infrastrukturës, shkollës, ambulancave, pastaj mundësitë e vogla për punësim nëpër fshatra, e bëjnë qytetin më atraktiv, më tërheqës. Si rezultat i një “eksodi” të pakontrolluar nga fshati”, thekson Blaku.

Shpërngulja e popullatës së Kosovës nga zonat rurale në ato urbane “ka krijuar probleme, pa fajin e tyre, në fusha të ndryshme” thotë në anën tjetër Fitim Humolli.

“Mungesa e politikave të mirëfillta rajonale dhe lokale, ka bërë që qytetarët me të drejtë t’ua mësyjnë territoreve më atraktive”.

“Kjo ka shkaktuar shumë probleme, sepse një pjesë e madhe e popullsisë e ardhur nga zonat periferike, nuk mund t’i përshtaten ambienteve të reja, të cilat vetëm janë parë në Kosovë” shprehet Humolli.

Ndryshe, sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, përqindja e popullsisë që jetonte në zonat rurale në vitin 2011 ishte 61, 7 për qind, kurse në zonat urbane 38. 3 për qind. /REL

“DokuFest” promovon barazinë gjinore me “E ardhmja është vajzë”

0

Vitin e kaluar festivali ndërkombëtar më i madh në vend i filmit dokumentar dhe të shkurtër, me njërin prej sloganeve të tij kishte parashikuar se e “Ardhmja është vajzë”. Ky parashikim sivjet është përjetësuar me përfshirjen e një numri të madh të grave në programin e “DokuFestit”, shkruan sot “Koha Ditore”.

Pikërisht në kohën kur kampanjat “MeToo” e “TimesUp” kanë nisur nga gratë e industrisë së filmit, ky festival, nga gjithsej 260 filma sa ka në program, 101 i sjell të realizuar nga gratë. Kësisoj “DokuFesti” prej datës 3 deri më 11 gusht, përveç tjerash, do të shndërrohet në një platformë që promovon barazinë gjinore.

“Jo më pak se 101 regjisore gra kanë filmat e tyre në festival, një testament absolut për sloganin ‘Future is a Girl’, të cilin jemi shumë krenarë që po e lansojmë këtë vit”, shkruhet në njoftimin e “DokuFestit”. Aty po ashtu thuhet se një pjesë e programit këtë vit i dedikohet fuqisë së gruas në programin e kuruar mjeshtërisht nga bashkëpunëtorja e festivalit Pamela Cohen dhe Sezgin Boynik, të cilët kanë kuruar programin e kinemasë eksperimentale ku krejt filmbërësit janë gra.

Sipas drejtorit artistik të festivalit, Veton Nurkollari, përfshirja e grave në numër të madh e bën këtë edicion të veçantë.

“Vetë fakti se në festival kemi një numër të madh të filmave nga femra, qoftë si regjisore ose si producente, dhe po ashtu një numër të konsiderueshëm filmash nga femrat për femrat ose për çështjet gjinore, e bën këtë edicion të veçantë. Dhe për mendimin tonë, pa dyshim kontribuon në vazhdimin e debatit rreth barazisë gjinore në shoqërinë kosovare, duke kontribuar njëkohësisht në fuqizimin e grave në shoqëri”, ka thënë Nurkollari. Krijimin e hapësirës për gratë në industrinë e filmit, ai ka thënë se, organizatorët e shohin si shumë të rëndësishme.

Prizreni sot e shtron sofrën për gurbetqarët

0

Ftohen të gjithë gurbetqarët që të jenë pjesë e mbrëmjes së sotme në të cilën nën përkujdesjen e Ministrit të Kulturës Kujtim Gashi në Kejin e Lumbardhit, në sheshin Shatërvan nga ora 19 do të shtrohet “Sofra e gurbetqarëve”.

Koncerti i madh për gurbetqarët organizohet nga AKV “Emin Dyraku”, ndërsa për përgatitjen teknike përkujdeset Strudio “Helix”.

Istref Krasniqi drejtor i Studio “Helix” thotë se çdo gjë është e gatshme për shfaqjen në skenë të katër SHKA-ve nga Prizreni, Grupit artistik nga Kukësi dhe shumë këngëtarëve të këngës popullore.

“Jemi gati për një mbrëmje të mrekullueshme me kurbetqarët, prandaj përveç ftesave në adresë tëv tyre përmes rrugëve të tjera i ftojmë gurbetqarët që të jenë pjesë e sofrës, e cila do të shtrohet në orën 19 në Kejin e Prizrenit në sheshin Shatërvan e cila do të jetë e begatë me ushqime tradicionale dhe me këngë e valle”, thotë Krasniqi.

Ministri i Kulturës Kujtim Gashi, përveç që do të ju drejtohet mërgimtarëve me një fjalë rasti, do të ndajë mirënjohje për mërgimtarët që nëpër vite kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për vendin.

Në mbrëmjen “Sofra e gurbetqarëve” me programet e tyre do të paraqiten: AKV “EMin Duraku” si organizatore e koncertit, AKV “Lidhja e Prizrenit”, Grupi Folklorik nga Kukësi, SHKA “Dogri Yol”, SHKA “Sharski Behar” dhe shumë këngëtarë,

Koncerti do të mbahet në qiellin e hapur në qendër të qytetit të Prizrenit, duke nisur nga ora 19.

“Sofra e mikpritjes për gurbetqarët” organizohet me ndihmën e Ministrisë së Kulturës dhe në përkujdesjen e drejtpërdrejtë të ministrit Kujtim Gashi. /PrizrenPress.com/

 

Shkëndija synon historinë

0

Shkëndija e Tetovës sot luan për historinë por edhe për milionat që jep UEFA. Në orën 19:00 në Tiraspol të Moldavisë, kuqezinjtë tetovarë do të sfidojnë Sherffin vendas në sfidën e kthimit të turit të dytë kualifikues të Champions League.

Objektivi i vetëm i skuadrës së Qatip Osmanit është të mbrojë fitoren 1-0 të ndeshjes së parë për t’u kualifikuar në raundin tjetër të kompeticionit më të rëndësishëm për klube, kualifikim që do t’i siguronte Shkëndijës minimalisht pjesëmarrjen në play-offin e Europa League për të tretin sezon radhazi.

Deri tani bilanci i kuqezinjëve tetovarë në Europë është i njëjtë pasi numërojnë 11 fitore 3 barazime dhe 11 humbje. Një statistikë shumë interesante që rrit shanset e Shkëndijës për kualifikim është fakti se skuadra shqiptare nuk është eliminuar në asnjë nga 6 rastet e mëparshme kur në ndeshjet shtëpiake ka fituar pa pësuar gol. Sulmi i mbështetur te treshja Junior-Emini-Ibraimi është pika më e fortë e Shkëndijës ndërkohë që duhet theksuar se do të mungojë për një kohë të gjatë talenti Marjan Radeski.

Për të avancuar më tej Shkëndijës do ti mjaftonte edhe një humbje minimale 2-1, 3-2 ose 4-3 në Moldavi ndaj Sheriffit. Skuadra që kalon këtë raund në turin e tretë do të ketë përballë gjigandët austriakë të Salzburgut, megjithatë pozitiv është fakti që edhe nëse eliminohen nga Salzburgu për shkak të koeficientit të lartë të austriakëve në short, Shkëndija ose Sheriffi do të kenë mundësi të peshkojnë një kundërshtar jo shumë të fortë në play-offin e Europa League, pasi në momentin e hedhjes së shortit do të jenë në vazon e skuadrave favorite. /SS/

Gjidhënia në publik tani është legale në çdo shtet amerikan

0

Gratë vazhdimisht janë kritikuar për gjidhënien në publik, mirëpo që nga tani një gjë e tillë është krejtësisht legale në çdo shtet të Amerikës.

Për vite kanë qenë vetëm dy shtetet – Utah dhe Idaho, që nuk kishin ligje për mbrojtjen e nënave që kishin nevojë të kryejnë gjidhënien në publik. Mirëpo, me legjislacionin e ri edhe këto dy vende e kanë rregulluar këtë gjë, përcjell ksp.

“Një grua e ka të lejuar t’i jap gji fëmijës në çdo vend në publik”, thuhet në ligjin e ri, pasi u largua pjesa që i lejonte gruas që ta kishte gjirin e zbuluar gjatë gjidhënies.

Me disa paqartësi të vogla, tani është zyrtarisht legale gjidhënia në 50 shtetet amerikane. Amerika u bashkohet Britanisë së Madhe, Australisë në mbrojtjen që ato sigurojnë për nënat ushqyese.

Homazhe për Bekim Lumin

0

Teatri Kombëtar i Kosovës sot duke filluar nga ora 12:00, do të organizojë homazhe dhe mbledhje komemorative për aktorin dhe regjisorin Bekim Lumi.

Lajmin e bëri të ditur për për KosovaPress, ushtruesi i detyrës së Teatrit Kombëtar, Milot Mustafa, i cili tha se është formuar një Këshill organizativ i cili ka vendosur që në orën 14:00, të jetë ceremonia e varrimit.

Bekim Lumi ka vdekur dje pas një lufte më shumë se dy vjeçare me një sëmundje të rëndë.

Aksident me të lënduar në Landovicë të Prizrenit (Foto)

0

Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Landovicë të Prizrenit.

Në këtë aksident janë të përfshira dy automjete. Sipas një lexuesi të Indeksonline si pasojë  kanë pësuar lëndime të lehta dy persona.

Po ashtu, nga ky aksident janë krijuar edhe kolona të gjata.

Njësitet përkatese të Policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Vlen të theksojmë se në këtë rrugë pothuajse çdo javë ka aksidente.

Kujtojmë, se Indeksonline ka raportuar më herët se pikërisht në  këtë vend ka pasur aksidente edhe me pasoja fatale.

Më poshtë shikoni fotot:

 

T