19.4 C
Prizren
E enjte, 15 Maj, 2025
Home Blog Page 4877

Nga 9 vjet burgim 4 të dyshuarve që grabitën në Prizren

0

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti për Krime të Rënda ka bërë shpalljen e aktgjykimit dënues ndaj të akuzuarve me iniciale R.Th nga fshati Caparc, Komuna e Prizrenit, R.S nga fshati Samadrazhë, Komuna e Suharekës, A.M nga fshati Grazhdanik, Komuna e Prizrenit dhe D.B nga Prizreni.

Gjykata i ka shpallur fajtor për shkak se kanë kryer veprën penale të grabitjes nga neni 329 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së i ka shqiptuar dënimin me burgim në kohëzgjatje secilit me nga nëntë vite, në të cilin dënim do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim.

Njoftimi nga Gjykata:

Me datën 06.10.2016 rreth orës 02.30 minuta në Prizren, duke vepruar si anëtarë të grupit të maskuar dhe të armatosur përdorin forcën apo kanosjen serioze për të sulmuar jetën apo trupin e personit tjetër, përvetësojnë pasurin e luajtshme të personit të tillë me qëllim që vetit t’i sjellin dobi pasurore të kundërligjshme, në atë mënyrë që hynë në shtëpinë e të dëmtuarit me iniciale D.H dhe me kërcënim të armës së zjarrit të cilën e ka pasur R.TH si dhe një thikë dhe një kaçavide të cilat i kanë pasur të akuzuarit e tjerë, duke përdorur dhunë fizike ndaj tij dhe gruas K.H të cilëve iu shkaktojnë lëndime të lehta trupore, detyrojnë të dëmtuarin D.H të hap kasafortën në të cilën ndodheshin paratë në vlerë prej 18.000 mijë euro si dhe një sasi e konsiderueshme e arit përafërsisht 2 kg, për të cilën mendohet se ka qenë në vlerë prej 40.000 – 50.000 euro. Të dëmtuarit më pastaj dërgohen në emergjencë për trajtim mjekësor.

Spitali i Prizrenit lanson pilot projektin për caktimin e termineve online 

0
 
Spitali i Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” të premten ka lansuar pilot projektin “Caktimi i termineve online” përmes internetit (vebfaqes: www.spitali-prizren.com ) dhe telefonit.
1 30032018.JPG
Drejtori ekzekutiv, Prof. Ass. Dr. Afrim Avdaj, projektin e ka vlerësuar edhe një hap të rëndësishëm në ngritjen e cilësisë së shërbime shëndetësore dhe përkushtimin për të  qenë spital konkurues dhe sa më afër qytetarit
2 30032018.JPG
Udhëzime për caktimin e terminit online
1. Hapet faqaja zyrtare e www.spitali-prizren.com
3 30032018.jpg
4 30032018.jpg
2. Klikohet në Cakto Terminin Online
5 30032018.jpg
3. Zgjedh opsionin (p.sh. Lista e mjekëve=Amb. Spec. e Kirurgjisë së përgjithshme
6 30032018.jpg
4. Pasi të bëhet  zgjedhja e shërbimit shkohet para dhe hapet faqja e caktimit të terminit. Bëhet zgjedhja e datës dhe koha e terminit
7 30032018.jpg
5. Pasi të caktohet termini, shkohet në  para dhe hapet rubrika ku jepen të dhënat  e kërkuara
8 30032018.jpg
Pasi të jepen të dhënat  programi ju konfirmon se procedurat e caktimit të terminit janë kryer me sukses. Konfirmimin  do ta pranoni edhe në email adresën tuaj në mënyrë automatike.

Përkujtohen dëshmorët e fshatit Opterushë

0

Në 19 vjetorin e rënies së dëshmorëve dhe martirëve të fshatit Opterushë të Komunës së Rahovecit janë bërë homazhe dhe janë vendosur kurora me lule, në shenjë respekti për jetën dhe veprën e të rënëve të vitit 1999 për lirinë e Kosovës.

Përveç familjarëve, qytetarëve të fshatit Opterushë dhe fshatrave përreth, homazhe tek varret e të rënëve kanë bërë edhe zyrtarë komunal, të prirë nga kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, njofton Klan Kosova.

Prizren, aksidentohet vetura me motoçikletën

0

Të enjten në rrugën “Brigada 124” në Prizren, është raportuar për një aksident trafiku në mes të një motoçiklete dhe një veture.

Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kanë pësuar vozitësi i motoçikletës dhe pasagjeri i tij mashkull, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Prizrenit.

Ëndërr

0

Poezi nga Federico García Lorca

Zemra ime çlodhet ndanë burimit të cemtë
(Mbuloje me fijet e tua,
Merimangë e harresës.)

Uji i pëshpëriste ulët një kantilenë të ëmbël
(Mbuloje me fijet e tua
Merimangë e harresës.)

Zemra ime që u zgjua, pikëllimet e saj ia rrëfeu
(Fshihe mirëbesimin e saj,
Merimangë e heshtjes.)

Ja, zemra ime po rrëshqet në burimin e cemtë
(O duar të bardha, të largëta
Mbajeni ujin e lehtë.)

Dhe, duke kënduar me gaz, uji e tërheq
(O duar të bardha, të largëta,
Uji mbeti i shkretë!)/

Rreth 700 projekte kulture në pritje të përgjigjes nga Ministria

0

Prishtinë, 30 mars – Edicioni i 13-të i festivalit ndërkombëtar të muzikës “DAM” ka nisur të enjten. Përderisa rrugëtimi i sivjetshëm i këtij festivali do të përmbyllet në fund të muajit të ardhshëm, nga dita e pestë e prillit nis “Chopin Piano Fest”, për t’i hapur rrugë festivalit “ReMusica”.

Pavarësisht agjendës së organizimeve tashmë tradicionale në Kosovë, Ministria e Kulturës ende nuk ka nisur as vlerësimin e projekteve kulturore. Janë rreth 700 aplikacione të pranuara në konkursin që ishte hapur me dy muaj vonesë. Nga 21 korriku deri më 13 mars, MKRS-ja ka pranuar aplikacionet. E mosfillimin e vlerësimit të projekteve ky institucion e arsyeton me konkursin që ka hapur pas atij për projekte kulturore, nëpërmjet të cilit do të angazhohen dy njerëz të jashtëm që do t’i shoqërojnë zyrtarët e MKRS-së në përcaktimin e projekteve që do të përkrahen.

“Do të jetë një përfaqësues i shoqërisë civile dhe një njohës i fushës. Në konkursin e hapur nuk kanë konkurruar njerëz të këtij profili dhe e kemi shtyrë atë. Deri të martën është zgjatur afati i konkursit”, ka thënë Samir Hoxha, këshilltar i ministrit të Kulturës, Kujtim Gashi. Sipas tij, vlerësimi i projekteve do të nisë nga fundi i javës që vjen.

Sipas Ligjit të buxhetit të këtij viti, në kategorinë “Përkrahja për kulturën” nëpërmjet së cilës MKRS-ja financon aktivitetet e pavarura, ka të njëjtin buxhet sikurse për vitin që shkoi. Kanë qenë dhe janë fiks 1 milion e 67 mijë e 851 euro. Vitin e kaluar kanë qenë rreth 800 aplikacione në konkursin për financim të projekteve artistike e kulturore

Braathu dhe Begaj të kënaqur me bashkëpunimin mes OSBE-së dhe Komunës së Malishevës

0

Malishevë, 30 mars – Kreu i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu, ka qëndruar sot në Malishevë. Ai është takuar me kryetarin e Komunës së Malishevës, Ragip Begaj.

Qëllim i kësaj vizite kishte karakter njohës mes misionit të OSBE-së dhe kryetarit të rizgjedhur të Malishevës, si dhe janë diskutuar edhe çështjet me interes të përbashkët, përkatësisht vazhdimi i bashkëpunimit në fushat e caktuara.

Në këtë takim, ishte prezent edhe drejtori regjional i OSBE-së në Prizren, George Katcharava.

Bratthu dhe Begaj kanë diskutuar për çështje të ndryshme, që lidhen me misionin e OSBE-së dhe qeverisjen komunale dhe janë pajtuar që të vazhdojë bashkëpunimi mes dy institucioneve, brenda mandatit dhe misionit të OSBE-së.

Umtiti verës në Manchester United ?

0

Mbrojtësi francez, Samuel Umtiti, duket sikur çdo ditë e më shumë është duke u larguar nga Barcelona dhe po i afrohet një marrëveshjeje me Manchester United.

Që nga fundi i vitit të kaluar filluan zërat se Umtiti vetëm në fillimin e sezonit të tij të dytë në “Camp Nou” kishte filluar të kërkonte rritjen e pagës, madje trefishimin e saj.

Barcelona i kishte premtuar se do t’i fillonte negociatat me qendër mbrojtësin në fillim të këtij viti, duke shpresuar që do të ftoheshin pak pretendimet e 24 vjeçarit, por sot ato vetëm sa edhe më shumë janë shtuar.

Në njërën anë, ekipi katallan nuk është i gatshëm t’i plotësojë kërkesën e Umtitit për trefishimin e pagës, kurse në anën tjetër Manchester United nuk e ka fare problem këtë gjë, pasi Jose Mourinho është duke e kërkuar që t’i bashkëngjis Eric Bailly, një partner në mbrojtje.

Blerja e fundit e United në atë repart, suedezi Victor Lindelof, ka dështuar të impresionojë, derisa Mourinho ende nuk është i bindur plotësisht nga paraqitjet e Chris Smalling dhe për këtë arsye në listë i ka dy lojtarë francez, Samuel Umtitin e Barcelonës dhe Raphael Varane të Real Madrid.

Përkundër se Samuel Umtiti ka kontratë me Barçën deri në vitin 2021, brenga e tyre është klauzola prej 52 milionë funteve e francezit, që me shumat e kohëve të sotshme, për një lojtarë si ai, llogaritet goxha e përballueshme.

Umtiti momentalisht paguhet 2.6 milionë funte në vit tek Barcelona, kurse Manchester United është duke i ofruar rritjen e kërkuar francezit, me pagë vjetore prej 8 milionë funteve, që është një rritje të cilën mbrojtësi 24 vjeçar nuk do e anashkalojë aq lehtë gjatë afatit kalimtarë të verës.

Madje së fundmi, gjatë grumbullimit me Francën, në një kuiz intervistë për një televizion francez, në pyetjen lidhur me të ardhmen e tij tek Man.United, Umtiti nuk ishte përgjigjur as po e as jo, por me opsionin se “nuk i dihet”. /Insporti.com

Erdogan deklarohet lidhur me deportimin e gjashtë ‘gylenistëve’ nga Kosova

0

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka riafirmuar zotimin për të vazhduar sjelljen para drejtësisë të pjesëtarëve të organizatës terroriste FETO pas ekstradimit nga Kosova në Turqi të gjashtë pjesëtarëve të lartë të kësaj organizate, raporton Anadolu Agency (AA).

“Së fundmi, Agjencia jonë Kombëtare e Inteligjencës, në bashkëpunim me inteligjencën e Kosovës kapën gjashtë përfaqësues të lartë të FETO-s në Ballkan, i sollën dhe ia dorëzuan organeve policore. Ne kemi thënë se ata do të ikin, kurse ne do t’i ndjekim dhe sjellim këtu me lejen e Zotit kudo që gjenden. Do të kërkojmë llogari”, tha presidenti Erdoëan.

Zbulohen fjalët e Luke Shaw që ia kishte thënë Mourinhos

0

Raporti jo i mirë i trajnerit të Manchester United, Jose Mourinho, me disa lojtarë po përflitet tash e një kohë.

 Ndër ta është edhe mbrojtësi i majtë, Luke Shaw, për të cilin para pak kohësh, Mourinho pati kritika të ashpra për paraqitje të dobët.

Shtypi britanik, më saktësisht “Daily Mail”, ka zbuluar fjalët që ia kishte thënë Shaw portugezit Mourinho, kur ky i fundit e zëvendësoi atë në ndeshjen e United kundër Brighton në kuadër të FA Cup, e cila u zhvillua më 17 mars.

Manchester United e fitoi takimin me rezultat 2-0, por Mourinho nuk ishte fare i kënaqur me paraqitjen e disa lojtarëve dhe në konferencë për shtyp mbajti fjalimin e famshëm 12 minutësh, duke e vënë në pikëpyetje dëshirën e lojtarëve të tij për fitore.

Në ndeshjen kundër Brighton, Luke Shaw ishte zëvendësuar me të filluar pjesa e dytë dhe sipas “Daily Mail”, mbrojtësi i majtë ishte shumë i nervozuar me këtë vendim dhe e kishte pyetur Mourinhon “Pse e ke gjithmonë me mua”, duke lënë të kuptohet se, Shaw edhe më herët nuk ka qenë i kënaqur se si është trajtuar nga trajneri.

Thuhet se Mourinho i është përgjigjur duke i thënë se, nuk po e kryen punën e tij mirë në mbrojtje dhe është duke i lejuar shumë hapësira kundërshtarit në krahun e majtë.

Gjithnjë sipas “Daily Mail”, thuhet se zërat e ngritur të kësaj përplasjeje, janë dëgjuar edhe jashtë zhveshtores, ku po ndodhte kjo fjalosje derisa skuadrat ishin në pushimin e pjesëve dhe duket se aty Mourinho i ka bërë me dije Shaw, se do ta zëvendësojë menjëherë, posa të fillojë pjesa e dytë, çka edhe e bëri.

Përndryshe, së fundmi për Shaw thuhet se ka interesim, madje edhe nga Barcelona, që e shikon si një opsion të dytë pas Jordi Albas.

Megjithatë, Luke Shaw ka kontratë me “Djajtë e Kuq” deri më 2019 dhe më parë mbrojtësi 22 vjeçar ishte parë nga United si një investim për të ardhmen, pasi kishin besuar në talentin dhe punën e tij, mirëpo me zhvillimet e fundit në mes tij dhe Jose Mourinhos, mbetet të shihet çfarë do të ndodh gjatë verës, ku pritet se do të largohet një numër i konsiderueshëm i lojtarëve nga “Old Trafford”.