14.5 C
Prizren
E enjte, 15 Maj, 2025
Home Blog Page 4882

QKMF në Malishevë hap këshillimore për të sëmurët me hipertension dhe diabet

0

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) në Malishevë, prej sot e ka hapur edhe këshillimoren për pacient me sëmundjet jo ngjitëse (hipërtension dhe diabet).

Kjo është realizuar falë një bashkëpunimi të mirë të QKMF-së dhe organizatës zvicerane Accesible Quality Healthcare (AQH).

Në ceremoninë e hapjes së kësaj këshillimoreje morën pjesë edhe nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi, Liridon Hoti, drejtori i QKMF-së, Nuhi Morina, mjekë dhe punëtorë tjerë shëndetësorë.

Një ton drogë, 18 të arrestuar në Spanjë e Gjermani, edhe shqiptarë

0

Një operacion i përbashkët nga autoritetet spanjolle dhe shërbimi gjerman i hetimeve doganore, ka sjellë arrestimin e 18 personave dhe procedimin e penal të 9 të tjerëve, mes të cilëve raportohet se ka edhe shqiptarë.

Operacioni “Carambolas” i mbështetur nga Europol, shkatërroi një grup kriminal të organizuar të përfshirë në trafikun e drogës dhe aktivitete të tjera të paligjshme në të gjithë Bashkimin Evropian.

Mësohet se një ton marihuanë, 212.000 euro, armë zjarri, municione dhe tetë automjete u konfiskuan nga ky operacion.

Anëtarët e organizatës kriminale u arrestuan dhe u morën në pyetje nga policia dhe sipas Europol ata janë shtetas të 8 vendeve të ndryshme: Kroacia, Gjermania, Spanja, Shqipëria, Armenia, Serbia, Siria dhe Turqia.

Grupi kriminal trafikonte marihuanë nga Spanja drejt vendeve të tjera të BE-së, veçanërisht në Gjermani, nëpërmjet një rrjeti të themeluar në Malaga dhe Granada të Spanjës.

Sipas Europol rrjeti kriminal ishte i strukturuar në mënyrë të tillë që edhe nëse një prej “qelizave” do të zbulohej nga policia, furnizimi me lëndën narkotike mund të garantohej ende.

Hetimi për këtë organizatë kriminale ka filluar qershorin e kaluar, pasi një gjerman, anëtar i këtij rrjeti, u pikas nga autoritetet teksa blinte një sasi të madhe marihuane në jug të Spanjës.

Faza e parë e operacionit u përqendrua në çmontimin e dy fabrikave të marijuanës të zbuluara në jug të Spanjës, ku u konfiskuan gati 100 kilogram marihuanë dhe 172.000 euro.

Raportohet se gjatë operacionit për arrestimin e të dyshuarve ka pasur edhe shkëmbi zjarri ku kanë mbetur të plagosur dy efektivë të policisë spanjolle.

Kim Jong Un bën vizitën e parë shtetërore

0

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un ka bërë vizitën e tij të parë shtetërore prejse zuri vendin e babait të tij në postin e liderit të vendit komunist.

Kim Jong Un është takuar me presidentin e Kinës, Xi Jinping, derisa ka premtuar se do të mbajë edhe takimin historik me zyrtarët amerikanë për të diskutuar rreth denuklearizimit.

Pas dy ditësh raportimesh, Kina dhe Koreja e Veriut, kanë konfirmuar se Kim vizitoi Pekinin dhe u takua me Xin në atë që Ministria e Punëve të Jashtme të Kinës e ka quajtur vizitë jo zyrtare të tij.

Konkurs për shtatoren e Çettës ende pa marrëveshje për lokacionin

0

Agjencia për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës është në pritje të propozimeve për shtatoren e Anton Çettës. Artistët kanë edhe një javë kohë që t’i bëjnë ato. U kërkohet t’i shpalosin idetë për një vepër tri metra të lartë të shkrirë në bronz.

Këto janë kriteret e vetme të konkursit për shtatoren që është hapur, derisa ende nuk dihet lokacioni ku do të vendoset ajo. Buxheti prej 70 mijë eurosh është vënë në dispozicion të realizimit të projektit, shkruan sot Koha Ditore.

Agjencia për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës, së cilës sivjet i është bartur ky projekt nga Ministria e Kulturës, ka vendosur që të vazhdojë me procesin e realizmit të skulpturës, përderisa Këshilli Organizativ për ngritjen e shtatores po pret përgjigje për hapësirën e kërkuar.

MKRS-ja në shkurt të vitit të kaluar paralajmëroi vendosjen e gurit themeltar të shtatores në oborrin e Institutit Albanologjik të Prishtinës. Kishte edhe leje nga autoritetet komunale, por procesi u rikthye në pikën zero dhe tash s’ka as lokacion.

IAP-it, i cili para një viti e kundërshtoi procesin me arsyetimin se për krejt këtë ishte anashkaluar, i është bërë kërkesa për lejim të hapësirës ku planifikohet të vendosjet shtatorja, por ka më shumë se një muaj nuk i ka kthyer përgjigje Këshillit Organizativ. Por një gjë e tillë nuk paraqet problem për AMKMK-në…

30 vjeçari nga Suhareka dyshohet se vrau veten pasi erdhi nga Gjermania

0

Familja Qatalli nga fshati Duhël i komunës së Suharekës ka hapur dyert e mortit për djalin e tyre. Trim Qatalli kishte marrë rrugën nga Gjermania për në Kosovë, për të kaluar pak kohë me familjarët e tij. Por, ky udhëtim doli të jetë i fundit për të. Express sjell rrëfimin nga familja.

30 – vjeçari, zgjodhi ditën e martë të kryente vetëvrasjen. Dyshohet se ai qëlloi veten e tij me armë, pak metra larg shtëpisë së tij.

Express të martën ka qëndruar në familjen e viktimës.

Ata thonë se nuk i dinë motivet që e quan djalin e tyre të kryente këtë akt.

Vëllai i viktimës ka thënë se familjari i tij nuk kishte shfaqur tek ata ndonjë shqetësim, dhe as nuk kishte ndonjë problem shëndetësor.

Sipas tij, me rastin në fjalë tashmë po merren organet e hetuesisë.

“Na falni, nuk mund të flasim më shumë për këtë çështje. Me të gjitha tashmë po merret policia e Kosovës. Ai nuk ka pasur ndonjë problem. Tek ne nuk ka shfaqur ndonjë gjë”, thotë vëllai i viktimës.

E ndërkohë për këtë rast janë deklaruar edhe zyrtarë nga policia e Kosovës për rajonin e Prizrenit.

Zëdhënësi i policisë, Vesel Gashi ka dhënë detaje për këtë rast.

Sipas tij, bazuar në hetimet e para bëhet fjalë për vetëvrasje, megjithëse hetimet po vazhdojnë.

”Policia ka marrë një informacion se në orën 13:30 është gjetur një trup i pa jetë. Policia ka marrë informatën dhe menjëherë ka dal në vendin e ngjarjes. Në bazë të informatave lënë të kuptohet se nuk ka ndonjë dyshim se këtë person mund ta ketë vrarë dikush. Pasi që jemi në fazën fillestare nuk mund të japin detaje të tjera. Trupi i pajetë i viktimës është në autopsi. Por nga ajo se çka është gjet në vendin e ngjarjes lë të kuptohet se ky rast mund të jetë për vetëvrasje”, ka thënë Vesel Gashi nga policia rajonale e Prizrenit.

Trupi i pa jetë i Trimit është dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore. I njëjti është varrosur sot gjatë ditës na varrezat e fshatit  Duhël.

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/rrefimi-nga-fshati-duhel-30-vjecari-vrau-veten-pasi-erdhi-nga-gjermania-517015/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Haskuka përkujton dëshmorin Vetim Shala

0

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, përkujtoi sot dëshmorin Vetim Shala.

Ai, tha se Vetimi ishte student i shkëlqyeshëm.

Postimi në Facebok

Me datën 27 mars të vitit 1989, në protestat gjithëpopullore për mbrojtjen e Autonomisë së Kosovës, ra dëshmorë Vetim Shala. Ai i kishte vetëm 21 vjet. Ishte student i shkëlqyeshëm i fakultetit të mjekësisë dhe njëri ndër organizatorët e protestës.

Unë kam qenë nxënës i shkollës së mesme kur, pushteti i egërsuar e vrau Vetimin me tre plumba afër xhamisë së

Llapit. Bashkë me te, atë ditë kanë rënë dëshmorë edhe Ismet Krasniqi dhe Shukrie Obertinca.

Lavdi dëshmorit nga Nasheci, lavdi të gjithë dëshmorëve që ranë për liri!

Krusha e Vogël : Veprimi i Arbër Rexhajt, i turpshëm

0

Këshilli Organizativ për shënimin e 19-vvjetorit të masakrës së Krushës së Vogël, ka reaguar ndaj veprimit të deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj.

Sipas këtij këshilli, veprimi i Rexhajt, ishte i ultë dhe i turpshëm.

“Këshilli organizativ reagon ndaj veprimit të ulët të deputetit të Republikës së Kosovës, nga radhët e LVV, Arber Rexhaj, i cili me datën: 26.3.2018 në ceremoninë e përvjetorit të 19-të të masakrës në fshatin Krushë e Vogël, në intonimin e himnit të Republikës së Kosovës, kur të gjithë pjesëmarrësit në shenjë respekti u ngritën në këmbë, deputeti Rexhaj, pa fije turpi ulet duke mos e respektuar as veten e tij, as të parin e Komunës e as kolegët e tij partiak”, thuhet në reagimin e Këshillit, shkruan “PrizrenPress”.

Përvjetori i 19 i masakrës që ndodhi mbi shqiptarët nga forcat serbe, është shënuar dje në Krushë të Vogël .
Atje për të nderuar të vrarët kanë shkuar numër i madh i qytetarëve dhe zyrtar të lartë shtetërorë, përfaqësues të kuvendit dhe kryetarë komunash.

Kur është intonuar Himni i Kosovës, ka qenë deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, që e ka injoruar atë, duke mos u ngritur nga ulësja.

“ Arbër Rexhaj duhet ta din se nga Këshilli Organizativ ato ulëse i ka caktuar për deputetë të Republikës së Kosovës, e ai është deputet i Republikës së Kosovës dhe pagën e merr po nga ky shtet që ky zotëri nuk e njeh dhe nuk e respekton”.

“Nuk na duhen njerëz që tregojnë ndjenjat patriotike më shumë se ato njerëzore, nuk kemi nevojë për patriotizëm të shitur, duke bërë një veprim jo të mirë vetëm e vetëm që të bie në sy të opinionit, duke mos respektuar ndjenjat e familjareve dhe njollosur gjakun e atyre që kishte ardhur “të nderojë”./PrizrenPress.com/

.

Autorit të vrasjes në Prizren në shtator të vitit 2015, 22 vjet burgim

0

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti për Krime te Rënda ka shpallur e aktgjykimit dënues ndaj të akuzuarit:

I akuzuari me iniciale B.P. nga Prizreni, Gjykata e ka shpallur fajtor për shkak se ka kryer veprën penale të vrasjes së rëndë dhe veprës penale mbajtja në pronësi, kontroll ose në posedim të paautorizuar të armëve dhe i ka shqiptuar dënimin unik me burgim në kohëzgjatje prej 22 vjetësh.

Vrasja kishte ndodhur më shtator të vitit 2015 në Prizren, në rrugën “Adem Jashari”. I akuzuari me iniciale B.P. në bashkëkryerje me të pandehurit me iniciale L.P dhe A.P., nipat e tij të cilët gjenden në arrati, të shtyrë me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore, me arsyetim se H. nuk po e paguante shumën prej 70.000 (shtatëdhjetëmijë) euro, të cilën kinse B.M.,babai i H. ia kishte marrë borxh të akuzuarit me iniciale B.P., ky i fundit pas marrëveshjes paraprake me të pandehurit e tjerë, të armatosur me pistoleta kanë shkuar në qytet dhe pasi e kanë përcjellë lëvizjet e të dëmtuarve, tani të ndjerit H.M. vëllanë e tij F.M, pas shkëmbimit të sharjeve e fyerjeve kanë filluar të shtijën dhe qëllojnë me armë në drejtim të tyre dhe me atë rast kanë goditur me një predhë tani të ndjerin H.M. i cili rrugës për në spital ka vdekur, lëndime të rënda trupore ka marrë tani i pandehuri F.M. i cili është goditur me tre plumba, po ashtu edhe i dëmtuari B.H. është goditur duke pësuar lëndime të lehta trupore. Gjatë këtyre të shtënave është vënë në rrezik edhe jeta e qytetarit të rastit Sh.B. i cili ka pësuar lëndime të lehta trupore.

Ndryshon Testi i Maturës për sivjet

0

Komisioni shtetëror i Maturës ka vendosur që testi i maturës do të mbahet i ndarë në katër rajone e jo brenda një dite qysh është mbajtur deri më tash

Sipas ministrit të Arsimit, Shyqiri Bytyqi, kjo ide ka ardhur me qëllim që të evidentohen parregullsitë.

Ai, po ashtu, ka thënë se vendimi është marrë pas shqetësimeve të ngritura dhe me qëllimin që rezultatet të jenë sa më reale që të jetë e mundshme.

Testi i maturës mbahet nga 28 deri më 31 maj.

Fyell’ i bariut

0

Poezi nga Andon Z. Çajupi.

Bariu, shokë, bariu,
kur gjëmon e fryn veriu,
është përjashta fatziu,
e rreh breshëri dhe shiu!
Barinë, shokë, barinë,
mos e harroni fatzine,
se lë gruan e shtëpinë
t’u kullosë bagëtinë.
kullotni, moj bagëti,
ti, ti, ti. . .
Kullotni, biro, kullotni,
kur të vdes te me kujtoni,
Ndjesë pastë! — të më thoni.

Shikoni barin’ e gjore:
në diell a në dëborë,
bariu me shkop në dorë
ruan deshtë me këmborë.
Vështronje barinë mirë,
me të ngrën’ e me të pirë,
t’u marrë dhëntë pa gdhirë,
t’i kullosë me dëshirë,
të rrijë bashkë me to,
to, to, to.
Hani, moj bagëti, hani,
kur të vdes do të më qani,
për mua zi do te mbani!