10.5 C
Prizren
E martë, 13 Maj, 2025
Home Blog Page 5221

Plagoset zyrtari i qendrës emergjente në Prizren

0

Të dielën është plagosur një zyrtar i qendrës emergjente në Prizren.

Zëdhënësi i Policisë Rajonale të Prizrenit, Hazir Berisha, ka thënë për klankosova.tv se hetuesit kanë dalë në vendin e ngjarjes.

I dyshuari është arrestuar dhe i është konfiskuar arma.

A po eksperimenton PDK me Ministrinë e Kulturës?

0

Dje pasdite, Partia Demokratike e Kosovës doli me emrat e kandidatëve për ministra të dikastereve përkatëse.

Si ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit u emërua Kujtim Gashi, një emër totalisht i panjohur dhe i papritur për publikun e gjerë.

Deri në publikimin e befasishëm të Gashit për ministër të MKRS-së, vazhdimisht është përfolur emërimi i mundshëm i Rexhep Hotit, i cili kishte edhe përkrahjen e shumë anëtarëve të Kryesisë së PDK-së për ta drejtuar këtë ministri.

Emri i Hotit befasishëm u largua nga lista e ministrave të PDK-së vetëm pak kohë para se të votohej qeveria Haradinaj.

Hoti në Qeverinë e kaluar kishte shërbyer si zëvendësministër i MKRS-së dhe kishte arritur të identifikoi shumë mirë problemet me të cilat është përpallur kjo ministri që nga paslufta.

Gjatë punës së tij si zëvendësministër, Hoti është angazhuar me kapacitet të plotë në punën e tij në të gjitha fushat që mbulon MKRS dhe është njëri ndër zëvendësministrat e rrallë të qeverisë së kaluar i cili ka kryer punën me plotë përkushtim.

Nënkryetari i PDK-së, Rexhep Hoti si zv/ministër ka zhvilluar takime të shumta edhe me përfaqësues ndërkombëtarë në nivelet me të larta institucionale e shtetërore, takime që kanë prodhuar mbështetje të pa kusht për MKRS-në.

Gjatë kohës sa Hoti ka shërbyer si zv/ministër, janë arritur një sërë marrëveshjesh bashkëpunimi me shumë shtete dhe shumë sosh janë në proces.

Hoti vazhdimisht ka mbështetur përfaqësues të kulturës e sidomos ka punuar fort në projekte rreth diveristetit kulturor, në projekte rreth mbështetjes dhe avancimit të rinisë.

Me angazhimin e të panjohurit Kujtim Gashi në krye të këtij dikasteri janë hapur shumë dilema nëse MKRS do të dështoi, do të stagnoi apo do të korrë suksese. Thjeshtë emërimi i Gashit në krye të MKRS-së është eksperiment i PDK-së në kohën kur kjo parti ka shënuar rënie të votave në zgjedhjet e fundit nacionale dhe humbjen e shumë mandateve krahasuar me zgjedhjet e kaluara./Indeksonline/

Ministria e Kulturës bartet në Prizren (Video)

0

Po të ishte ministër i mandatit të kaluar qeveritar, këta hapa do i bënte nëpër sheshin e Prishtinës, njofton Klan Kosova.

Mirëpo, falë një premtimi të shefit të tij partiak, Kadri Veseli, ministrit të ri të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, nuk do t’i duhet ta ndërroj vendbanimin.

Kjo pasi dikasteri që e drejton ish kryesuesi i asamblesë komunale të Prizrenit, selinë do ta ketë po në këtë qytet.

Gjuajtje me armë në Prizren, ka të plagosur

0

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në afërsi të stacionit të policisë në Prizren.

Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të natës.

Burimet e PrizrenPress-it bëjnë të ditur se ka edhe të plagosur.

Policia ka dalë në vend të ngjarjes, por nuk e kanë konfirmuar. /PrizrenPress.com/

Hanefi Muharremi nesër dorëzon postin tek Pal Lekaj

0

Gjatë ditës së nesërme ministri në largim i Ministrisë së Infrastrukturës, Hanefi Muharremi do i dorëzojë pozitën ministrit të sapo zgjedhur, Pal Lekaj.

Dorëzim-pranimi i detyrës do të zhvillohet nesër në ora 14:30 në po këtë ministri.

 

Aksident në dalje të Malishevës (Foto)

0

Në dalje të Malishevës rrugës për Banjë është raportuar për një aksident.

Siç shihet edhe në foto në vend të ngjarjes kanë dalë edhe Policia. Nuk dihet për të lënduar.

 

Këta janë gjashtë deputetët e rinj në Kuvendin e Kosovës

0

Deputetët e koalicionit qeverisës të cilat tanimë janë betuar si ministra të Qeverisë së Kosovës, do t’ia lirojnë vendin kolegëve nga partitë e tyre, përveç, Ramush Haradinajt që ia liron vendin një kandidatit të PDK-së dhe Behgjet Pacollit, i cili ia liron vendin një kandidati të LDK-së.

Duke marrë parasysh që deputetët në momentin që bëhen ministra, zëvendësohen nga koleget e tyre brenda koalicionit, në bazë të renditjes së votave, del që kryeministrin Haradinaj do ta zëvendësojë Nait Hasani nga PDK-ja me, pastaj në vend të Enver Hoxhajt do të vije Fadil Beka po ashtu nga PDK-ja. Kurse, Fatmir Limajn do ta zëvendësojë kolegu i tij nga Nisma për Kosovën, Enver Hoti.

Në vend të Pal Lekajt, deputet do të bëhet Gani Dreshaj i AAK-së, kurse, në vend të Rrustem Berishës, pjesë e legjislaturës së re do të jetë Bekë Berisha nga AAK.

Vendin e Behxhet Pacollit në Kuvend do ta zë ish-ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani nga radhët e LDK-së.

Deputetja Emilia Rexhepi lë dasmën e vajzës për të votuar Qeverinë (Video)

0

Deputetja e minoritetit boshnjak nuk e la qeverinë Haradinaj të pres, njofton Klan Kosova.

Emilia Rexhepi la dasmën e vajzës së saj për të qenë pjesë e seancës ku do të votohej qeveria e re e Kosovës.

Kandidati i VV-së për kryetar të Rahovecit dikur e quante ‘Haram Fest’, tani ‘krenohet’ me Hardh Festin

0

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Rahovecit, Visar Korenica, duket se për vetëm një vit ka ndryshuar tërësisht qëndrim, për festivalin e rrushit në Rahovec, i cili tani është bërë i njohur në gjithë vendin, e edhe në rajon.

Në një postim në Facebook, kandidatja për asamble e PDK-së në këtë komunë, Besmire Bytyçi ia ka kujtuar Korenicës se si një vit më parë festivalin që po bëhet ikonë e këtij qyteti të vogël, ai e quante Haram Fest.

Linku të cilin e shpërndante Korencia vitin e kaluar: KËTU

Para një viti, Korenica kishte shpërndarë një shkrim i cili kritikonte Hardh Festin se promovonte gjëra të ndaluara sipas fesë islame, siç është konsumimi i alkoolit, e sivjet në postimet e tij, thotë se i bëhet ‘zemra mal’ me këtë festival. /gazetametro.net

Haradinaj: Do të jem në shërbim të shtetit dhe qytetarëve

0

Kryeministri i sapozgjedhur i Kosovës, Ramush Haradinaj, në një postim në llogarinë e tij në facebook, ka falënderuar deputetët që e votuan dhe ata që e kundërshtuan votimin e tij për kryeministër.

“Dje mora besimin për të udhëhequr Qeverinë e vendit në mandatin katërvjeçar. I falënderoj të gjithë ata që më besuan, por edhe ata që votuan kundër, sepse ky është thelbi i demokracisë”, ka shkruar Haradinaj.

Postimi i tij në Facebook: 

Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës,
Dje mora besimin për të udhëhequr Qeverinë e vendit në mandatin katërvjeçar.
I falëndëroj të gjithë ata që më besuan, por edhe ata që votuan kundër, sepse ky është thelbi i demokracisë.
Zotohem para jush qytetarë të dashur, se do të jem në shërbimin tuaj e të shtetit, dhe do të punoj me krejt qenien time për mirëqenien e përgjithshme të shoqërisë kosovare.
Qeveria që do ta drejtoj, do të jetë qeveri e të gjithë qytetarëve të Kosovës, pa dallim etnie, besimi, përkatësie politike apo ideologjie, dhe do të jetë më e gatshme se asnjëherë më parë që të bashkëpunojë ngusht më opozitën parlamentare, shoqërinë civile dhe median.
Menjëherë pas marrjes së besimit për ta udhëhequr Qeverinë e vendit, kam pranuar mijëra urime nga qytetarë, simpatizantë të AAK-së e të partive të tjera, nga diplomatë e përfaqësues shtetesh, nga të cilët ndër të parët ishin, Kryeministri Edi Rama, Presidenti Ilir Meta, dhe Senatori Eliot Engel!
Një falënderim i përzemërt për të gjithë ata!
Nisja e re për Kosovën bëhet, vetëm duke qenë të bashkuar, e me besim në njëri tjetrin!

RH