12.2 C
Prizren
E enjte, 8 Maj, 2025
Home Blog Page 5228

Kujtim Çoçaj, kandidat i NISMA’s për Kuvendin e Prizrenit

0

Kujtim Çoçaj do të kandidojë për kuvendar të Kuvendit të Prizrenit, në zgjedhjet e 22 tetorit.

Ai garon në listën e NISMA për Kosovën, me numër 26.

Çoçaj e vlerëson sfidë të re garën zgjedhore.

“Për mua, nga sot ka nisë një sfidë e re, prandaj pres përkrahjen dhe besimin tuaj”, shprehet ai, shkruan 04online.

Sipas tij, Prizreni ka nevojë për qeverisje të mirë.

“Ka nevojë për qeverisje pa korrupsion, pa nepotizëm, ku sundon e drejta dhe vlerësohet qytetari”.

Çoçaj, premton se do të jetë zëri i qytetarëve të Prizrenit.

“Prandaj kërkoj besimin tuaj, që përmes votës të sjellim ndryshimin në Prizren”, shkruan ai në “Facebook”.

Postimi i plotë i tij në Facebook:

Të dashur qytetarë të Prizrenit, miq e familjarë!

Dëshiroj të ju njoftoj se më është dhënë besimi nga NISMA për Kosovën që të jem kandidat për kuvendar në Kuvendin e Komunës së Prizrenit. Dua t’i falënderoj të gjitha organet e partisë, kryetarin e Degës në Prizren, z. Zafir Berisha, si dhe liderin e NISMA’s, z. Fatmir Limaj, për mbështetjen dhe besimin e dhënë.

Për mua, nga sot ka nisë një sfidë e re. Prandaj pres përkrahjen dhe besimin tuaj.

Prizreni ka nevojë për qeverisje të mirë. Ka nevojë për vlerat e lirisë, të konkurrencës dhe të meritës. Ka nevojë për qeverisje pa korrupsion, pa nepotizëm, ku sundon e drejta dhe vlerësohet qytetari.

Qytetarë të dashur,

Ju keni nevojë për furnizim të rregullt më ujë, shërbime mjekësore më të mira, çerdhe e institucione parashkollore, shkollim cilësor, parqe e terrene sportive, rrugë të ndriçuara dhe të sigurta, linja të reja e të rregullta të transportit urban, parkingje, hapësira gjelbëruese e të tjera.

Të nderuar prizrenas,

Po hy në garë për të kërkuar besimin tuaj që të jap kontribut për mirëqenien tuaj, që të jem me ju për mirën dhe të keqën. Që të angazhohemi së bashku për Prizrenin.

Jam në NISMA, sepse besoj që socialdemokracia i duhet shoqërisë. Besoj që projekti i NISMA’s për Prizrenin është i duhuri. Prandaj me angazhimin tonë të përbashkët, jam shumë i sigurt që në zgjedhjet lokale të 22 tetorit, ne do të jemi të parët në Prizren.

Të nderuar,

Unë kam me qenë zëri i juaj në Kuvendin e Prizrenit. Kam me i mbrojt interesat tuaja. NUK KA RRUGË TJETËR. Prandaj kërkoj besimin tuaj, që përmes votës të sjellim ndryshimin në Prizren. NISMA është shpresë për Prizrenin. Bëhu edhe ti pjesë e kësaj shprese.

Tash është KOHA për NISMËN!

Me dashuri i juaji,
Kujtim Çoçaj

(Kandidati vijon studimet postdiplomike – Master i Shkencave në Biologji në Universitetin “Hasan Prishtina” në Prishtinë)

Teleferiku për në Kala merr vëmendjen e anëtarëve të Kuvendit Komunal të Prizrenit

0

Drejtori i Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor Visar Islamaj e ka përkrahur propozimin e anëtarit të Kuvendit Komunal të Prizrenit Haziz Hodaj, propozimin për formimin e një komisioni që do ta monitorojë ecurinë e realizimit të projektit të teleferikut për në Kalanë e Prizrenit. Kryesuesi i Kuvendit Komunal ka kërkuar konsultime për bazën ligjore përpara marrjes së vandimit.

Kuvendari i LDK-së Haziz Hodaj, ka propozuar në mbledhjen e sotme të Kuvendit Komunal formimin e një komisioni për monitorimin e realizimit të projektit të teleferikut për në Kalanë e Prizrenit.

“Vendimi për këtë projekt është marr ne Kuvendin Komunal, prandaj propozoj formimin e një komisioni nga Kuvendi, i cili do ta monitorojë projektin sepse ende pa filluar realizimi i këtij projekti kanë plasur në media afera rreth tenderit” tha Hodaj

Drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor Visar Islamaj duke iu përgjigjur Hodajt, u shpreh pozitivisht për propozimin.

“E përshëndes propozimin dhe jam për formimin e komisionit për monitorimin e realizimit të projektit të teleferikut” tha Islamaj.

Kryesuesi i Kuvendit Komunal tha se përpara formimit të komisionit duhet të konsultohet baza ligjore.

“Do ta diskutojmë këtë propozim në ditët ne vijim dhe do të ndërmarrim veprime duke u konsultuar me bazën ligjore” tha Gashi/Gazetaere.com/

Kujtesa e fshehtë: Kur mëson edhe në gjumë

0

FRANCESCO BOTTACCIOLI*

TRURI, edhe kur flejmë, punon. Kërkime të ndryshme tashmë bien dakort, duke i dhënë trurit që fle, një rol qendror në fiksimin e kujtimeve, e si pasojë në të mësuarin.

Demonstrimi i këtij paradoksi në dukje vjen nga kërkime mbi “dremitjen”: vullnetarë të nënshtruar ndaj provave te rikuperimit mnemonik të një liste fjalësh. Nëse midis mësimit të listës dhe rikuperimit, kishin patur në mes një gjumë prej nëntëdhjetë minutash, mbanin mend më shumë fjalë, se sa ata që nuk kishin fjetur.

Ky fenomen ka qënë studiuar me kujdes madje në fëmijë shumë të vegjël, siç ka demonstruar një grup psikologësh nga Universiteti gjerman i Ruhrit, që tani së fundmi ka botuar në Pnas një studim të realizuar mbi fëmijë të moshës midis 6 e 12 muajsh. Truri i fëmijëve, në këtë moshë, ka zhvilluar tashmë një kapacitet të fortë imitues. Studiuesit kanë përdorur këtë kompetencë për të verifikuar nëse dremitja mund të përmirësonte kujtimin e veprimeve të thjeshta duke përdorur objekte. Fëmijët që kishin fjetur më shumë sesa gjysëm ore, pasi ishin ekspozuar ndaj manipulimit të objekteve, ishin më të aftë në riprodhimin e këtyre veprimeve, se sa ata që kishin fjetur më pak sesa gjysëm ore.

Të dhënat më befasuese vijnë megjithatë nga studimi mbi të rriturit. Në fakt, paradoksi është që konsolidimi i memorjes, aktivitet thjesht i ndërgjegjes e si pasojë impenjues, ndodh kur jemi në humnerën e gjumit të thellë, kur makina cerebrale është në minimum të konsumit të oksigjenit, gjaku rrjedh ngadalë dhe elktroencefalograma tregon valë të mëdha, të ngadalshme dhe shumë të ngadalshme.

Është vënë re që gjatë gjumit, aktiviteti i trurit tonë është shumë i ndryshueshëm: alternohen ciklet, rreth një orë e gjysëm secili, që përmbajnë faza dominuese valësh elektrike të ngadalta e shumë të ngadalta si dhe fazat e karakterizuara nga valë të përziera, ku dominojnë të shpejtat. Kjo e fundit është quajtur faza REM (Rapid Eye Movement), pasi valët e shpejta shoqërohen me lëvizje të shpejta të syve. Në këtë fazë shohim ëndrra shumë të detajuara e që kujtohen më lehtë.

Në elktroencefalogramë, truri tregon një profil shumë të ngjashëm me atë të zgjimit. Për këtë arsye, për shumë kohë është menduar që faza REM ishte ajo më e lidhur me aktivitetin e ndërgjegjes së natës. Në vend të saj, është tashmë e qartë që është faza me valë të ngadalshme e shumë të ngadalshme, e quajtur gjumë me valë të ngadalshme (Slow Wave Sleep) dhe jo ajo REM, që është përgjegjëse për kujtesën e natës. Bjorn Rasch e Jan Born, neuroshkencëtarë të Universitetit të Zyrihut, në një përmbledhje të gjerë botuar në Physiological Review, dokumentojnë që ekspozimi ndaj një arome, gjatë një detyre të mësimit të ndërgjegjshëm, nxit konsolidimin e memorjes, vetëm nëse të njëjtët persona nuhasin të njëjtën aromë ndërkohë që janë në fazën e gjumit të thellë e jo në atë REM. Por cilat janë mekanizmat cerebrale? Fiksimi i një kujtimi është një proçes që kërkon bashkëpunimin e dy zonave cerebrale: korteksit e hipokampit.

I pari fikson vëmendjen mbi objektin për t’u kujtuar, e fut në kornizë, i jep një kod e pastaj e transferon këtë kodifikim të parë në hipokamp, i cili konsolidon gjurmët, për ta transferuar pastaj në korteks, ku mund të jetë i ndërfutur në “sirtare” të ndryshme të memories tonë e të mbetet në dispozicion për thirrje të mëtejshme. Në këtë dialog, të dyja zonat ecin me shpejtësi të ndryshme: korteksi është i karakterizuar nga valë të shpejta e nga valë theta, që janë valë relativisht të ngadalshme, kanë një ritëm (4-8 Herz), që megjithatë janë më shumë sesa dyfishi i atyre të ngadalshme, delta (1-4 Herz) që nga ana e tyre dominojnë hipokampin dhe fazën e thellë të gjumit. Gjatë zgjimit, faza e parë e memorizimit do të kishte “vulën” e valëve theta, ndërkohë që gjatë gjumit të thellë, hipokampi do të konsolidonte kujtesën me një aktivitet të ngadalshëm dhe shumë të ngadalshëm (më pak sesa 1 Herz).

Çfarë provash kemi për këtë shpjegim? Aplikimi i një transkraniumi(veprim absolutisht jo i dhimbshëm) me frekuencë delta, mbi zonën e kokës që korrespondon me korteksin parafrontal gjatë fazës së parë të gjumit, rrit kujtesën e një ushtrimi të bërë para gjumit. Nëse përkundrazi administron një frekuencë, theta kujtesa bëhet “e shtypur”. Por, në të kundërtën, nëse administron një frekuencë theta gjatë zgjimit, kur është e impenjuar në mësim, memoria përmirësohet. Një provë e mëtejshme erdhi 15 marsin e shkuar kur një grup neuroshkencëtarësh austriakë kanë demonstruar në revistën e Neuroshkencës Kognitive që aktiviteti theta gjatë mësimit është direkt i lidhur me kapacitetin për të kujtuar pas një nate gjumi. Në thelb, thonë studiuesit, gjatë gjumit me valë të ngadalshme, hipokampi seleksionon kujtimet që janë për t’u ruajtur dhe ato për t’u hedhur dhe e bën duke ndjekur një etiketë që ishte e qëllimshme për ta gjatë zgjimit, etiketa theta.

Në fund, ka një tip tjetër kujtese që është e kushtëzuar nga gjumi: ajo imunitare. Tek vullnetarët që kanë marrë një dozë të vetme vaksine kundër hepatitit A, nëse natën pasuese të vaksinës nuk kanë fjetur, niveli i antikorpeve (që tregon efiçencën e vaksinimit), i kontrolluar pas katër javësh, është shumë më i ulët sesa në ata që kanë fjetur. /Focus

Drejtues Masteri në Psikoneuroendokrinoimunologji, Universiteti i Aquila-s, Itali

 /Bota.al

Si e përndiqte FBI Albert Kamy-në dhe Sartrin

0

Nga viti 1945 e në vazhdim FBI e J. Edgar Hoover ka ndjekur shkrimtarët Albert Kamy dhe Sartrin. Hetimi, pa kaluar shumë, u kthye në një çështje filozofike. Gjatë shfletimit që I është bërë së fundmi, dosjeve të FBI-së mbi filozofët francezë, janë pikasur dhe emrat e dy shkrimtarëve të njohur. Listës së gjatë të CIA, Mafias, KGB, Castro, Hoover dhe LBJ Lindon Xhonson, tani mund t’i shtojmë: Jean-Paul Sartre. Raporte të viteve ‘60 të FBI dhe Departamentit të Shtetit tërhiqnin vëmendjen për anëtarësimin e Sartre në Fair Play for Cuba Committee, pjesë e të cilit ishte edhe Lee Harvey Osëald (vrasesi i Kenedit). Dhe-profetike? Sartre i konsideronte “Shtetet e Bashkuara si një komb pa kokë.

”Po ku kishte qënë Sartre më 22 nëntor, 1963 (diten e vrasjes se presidentit Kenedi). A mund të kishte qenë ai Qitësi i Dytë? Papritur, copat e gjeagjëzës po shkonin në vendin e tyre.

Por referencat pasuese në dosjen kryesore Osëald treguan se FBI, megjithëse përgjithësisht të trazuar nga “prirjet e majta” të Sartre, dhe lidhjet e tij me komunistët, Castro-n dhe Bertrand Russell, ishin veçanërisht të shqetësuar që ai tani, përveç protestës për përfshirjen e ShBA në Vietnam, po kërcënonte të “luante një rol aktiv në Komitetin e Francezëve që vranë Kennedy-n” (sipas një artikulli të botuar m 14 qershor, 1964, te Ëashington Post). FBI ishte e lidhur fortë me teorinë e Qitësit të Vetmuar. Theksi i interesit të tyre te Sartre, atëherë, nuk ishte nëse ai kishte marrë pjesë në ndonjë konspiracion, por që ai besonte në teorinë konspirative dhe “mbështeste pozicionin që Osëald nuk ishte vrasësi i vërtetë i Presidentit Kennedy.”

FBI kishte që nga 1945 që e mbante një sy nga Sartre. Shumë shpejt, ata filluan të hetonin edhe bashkëkohësin e tij, Albert Camus. Më 7 shkurt, 1946, John Edgar Hoover, drejtori i FBI, i shkruan një letër “Agjentit Special në Detyrë” në zyrën e Neë York-ut, duke i tërhequr vëmendjen për njëfarë Albert Canus (duke hamendësuar me diplomaci që “Canus” me shumë gjasa ishte një pseudonim që ai kishte adoptuar me mjeshtëri).

Hoover-it i nevojitej të dinte nëse Ekzistencializmi dhe Absurdizmi ishin njëfarë fasade për komunizmin. Për atë çdo gjë ishte një rishkrim i kodifikuar i Manifestit Komunist. Por kjo ishte gjëja interesante rreth Manifestit- nuk ishte shpallje: më shpesh ishte, siç do të thoshte edhe Frojdi, i fshehtë. Prandaj agjentët e FBI ishin të detyruar të bëheshin psikanalistë dhe hermeneutiste – të tërhequr nga ajo që historiani CalroGinzburg mjeshtërisht e quajti “paradigma gjahtare” (një vëllazëri detektivësh në kërkim të informatave ku ai përfshin edhe Frojdin dhe Sherlock Holmes-in). Prandaj ne i gjejmë agjentët e inteligjencës duke studiuar vepra studimore dhe të marrin pjesë në leksione. Por, agjentët e FBI ishin “policë filozofikë“, edhe në një sens të dytë: në gjurmimin e Camus dhe Sartre (mbikëqyrja, përgjimet, çimkat, vjedhja) ata i kishin dhënë shprehi markës së tyre të hetimeve filozofike. Në veçanti, dosjet e filozofisë së FBI tregojnë se si agjencia ishte bërë në mënyrë dogmatike kaq anti-konspirative.

Sartre ishte ftuar në Shtetet e Bashkuara, andej nga fundi i Luftës së Dytë Botërore, si pjesë e fushatës propagandistike të mbikëqyrur nga Zyra e Informacionit të Luftës (ZIL). Përballë skepticizmit të FBI nëse autori i Nause dhe të qenit dhe asgjëja ishte në gjendje të krijonte një propagandë të përshtatshme për cilindo, Sartre kishte të paktën një mbështetës kokëfortë Archibald Macleish, Nënsekretari i Shtetit, dhe ndihmës drejtori i ZIL. Maclesh tani njihet më shumë si autori i formulimit klasik të estetikës moderniste: “Një poemë nuk duhet të nënkuptojë/por të jetë”, “A poem should not mean / But be.” . Ai ishte një poet në Paris në 1920, dhe u bë Bibliotekar i Kongresit dhe Profesor i Retorikës në Harvard. Por gjatë luftës ai ishte figura themeluese e “Degës së Hulumtimeve dhe Analizës” te Zyra e Shërbimeve Strategjike—pararendës i CIA-së, shërbimet e inteligjencës më ndërkombëtare (rrjedhimisht rival të FBI-së) që Hoover u mundua të abortonte dhe të minonte.

Në një intervistë të publikuar te France-Amerique, në mars të 1945, Macleish i kërkoi intervistuesit të tij “të mos harronte të informonte Sartre, talentin e të cilit ai e donte shumë, që ai po gëzonte paraprakisht për vizitën e tij.” Ndërkohë, nga pikëpamja e FBI çdokush që kishte qenë pjesë e Rezistencës (qoftë aktivisht-Camus-apo më shkarazi—Sartre) ishte automatikisht i dyshuar. Sidomos gazetarët dhe filozofët. Edhe më shumë kur një tjetër shkrimtare francez, i vendosur në Shtetet e Bashkuara, Geneviève Tabouis, ishte e zënë duke i denoncuar ata si komunistë. (Sartre shkruajti një artikull ku denonconte atë si spiune për Departamentin e Shtetit, diçka që ajo fuqishëm e mohoi, edhe teksa e raportonte te Departamenti i Shtetit.) Sartre e priste që të spiunohej. Por ai kurrë nuk ishte i fshehtë. Ai e vlerësonte transparencën e plotë. Prandaj përçmimi i tij për pavetëdijen frojdiane dhe parashikimi dhe vlerësimi i tij për rolin që vizibiliteti luan në kulturën e njerëzve të famshëm. Sartre ishte një mister për FBI: e pamundur të vidhje informacion prej tij sepse ai dëshpërimisht e jepte vetë. Edhe kështu, pas një çerek shekulli shastisje pas punës së tij, duke vënë në dukje lidhjet e tij me Che, Russell, Panterat e Zeza, dhe lëvizjen kundra luftës në Vietnam ata duhej të arrinin në përfundimin, në përmbledhjen e punëve të tij, që, nga një anë, ai mund të “përshkruhet si një pro-komunist” (dhe “inkurajonte rininë të besonte në asgjë shpirtërore”) ndërsa në të njëjtën kohë “përshkruhet nga disa burime si anti-komunist.”

Camus, duke ndjekur në hapat e Sartre në 1946, u ndalua shkurtimisht nga emigracioni për shkak të urdhër-ndalimit të Hoover. Në kontrast me Sartre, Camus propozoi një estetikë maturie dhe privatësinë. Ndërsa Sartre ishte për një rritje të informimit, deri në një pikë të ndershme, Camus besonte se mund të kishte gjëra të tilla si informacion i tepërt.

Camus, ashtu si edhe Sartre, kishte mbështetës brenda proto-CIA-s: Justin O’Brien, profesor i Frëngjishtes në Universitetin e Columbia-s, dhe përkthyes i ditarëve të Andre Gide. O’Brien gjithashtu ishte drejtor i Katedrës Franceze në Zyrën e Shërbimeve Strategjike gjatë luftës, e cila kishte për detyrë të “formonte rrjete inteligjence përtej fronteve gjermane në Francë.” Gjatë kursit të Okupimit, ai filloi të pëlqente punët e Eluard, Michaux, Vercors, “rilindjen poetike që shënoi okupimin,” dhe Louis Aragon, i cili qartazi ishte komunist.

Pas mbarimit të luftës, dy shërbimet e inteligjencës, FBI dhe CIA ngecën në “një praktike dyshe reciprociteti antagonist” (siç do të thoshte Sartre). Me fjalë të tjera, FBI, sidomos Hoover, urrente në fillim Zyrën e Shërbimeve Strategjike dhe pastaj, pas 1947, pasardhësin e sa, CIA. Por dy agjencitë i ndante më shumë se sa vetëm një luftë për territore. Ka edhe një divergjencë të gjerë filozofike (dhe, duhet të shtohet, estetike).

FBI e Hoover-it ishte shumë dyshuese ndaj filozofëve, sidomos atyre të huaj, gati filozofobike; por kjo nuk e ndal organizatën të formojë markën e vet të mendimit filozofik si përgjigje për Sartre dhe Camus –dosjet e FBI mbi të qenit dhe të mosqenit.

FBI nuk e lexoi Sartre apo Camus në frëngjisht. Një nga agjentët, pasi kishte vjedhur disa blloqe shënimesh dhe ditarë (të marrë nga sende personale) në fillim të 1945, ankohet se ky material është i gjithi në frëngjisht dhe u thirrën përkthyes. Pastaj mund të fillonte siç duhet hetimi.

Nga këto dosje FBI del si neo-ekzistencialiste një formë e hershme klasike Sartriane. Ata, ashtu si Archibald Macleish i mëparshëm, janë të mendimit që njerëzit, jo vetëm poezia, “nuk duhet të nënkuptojnë, por të jenë.”A poem should not mean / But be.” ” Ata nuk e pëlqejnë kuptimin—ata janë ne gjurmim të tij, sidomos të kuptimeve sekrete të koduara, por nuk e kanë qejf atë.

Ata sigurisht që janë të abonuar në shkollën e mendimit “ferri janë njerëzit e tjerë.” Dhe Hoover-i, në veçanti, do të ishte shumë i çliruar sikur të gjithë njerëzit në Shtetet e Bashkuara të ishin të kapluar nga ankthi, shoqërisht të paqëndrueshëm, të mbyllur në vetvete dhe vetmitarë. Me pak fjalë, një IHuaj. Ajo të cilës ata i frikësohen dhe që e kundërshtojnë është kuptimi, dhe më në fund, fabulën—ose narrativën. Ata janë kundra-narrativistë.

FBI jehon kritikën klasike moderniste të narrativës të Sartre, në novelën e tij Neveria. FBI-stat e Hoover-it janë ekzistencialistë tipikë në refuzimin e narrativës telologjike-atyre do u pëlqente të kishin pasiguri dhe kaos se sa telos (qellim) (6). FBI e shihte Camus totalisht si njeriun e tyre: Camus i Absurdit dhe të Huajit, sipas të cilit individi kurrë nuk do e kuptojë botën, as nuk do të lidhet, në terma afatgjatë, me të tjerët.

Ne jemi të prirur t’i mendojmë ata të FBI-së si teoricienë të konspiracioneve të mëdha. Por realiteti ka tjetër nuancë: ata nuk janë konspirativë sa duhet. Ata e kundërshtojnë teorinë. Ata nuk duan që të besojnë në fabula. Prandaj edhe sjellja e tyre parake, metafizika e tyre, kur bëhet fjalë për pyetjen, Kush e vrau Kennedy-n? A ishte vrasja e Kennedy-t një komplot? FBI nuk e pranon. Ata, në atë mënyrën e tyre tipike neo-ekzistencialiste, të fiksuar te historia, apo johistoria, e Oseald ujk-i-vetmuar. Osëald, me pak fjalë, është thjesht tipi i tyre: një i vetmuar i konfliktuar, i shkëputur, shoqërisht i paqëndrueshëm. Më shumë Meursault (Merso) se sa konspirator.

Narrativa, filozofia dhe spiunazhi ndajnë një bërthamë të përbashkët: lindin nga mungesa e informacionit. Pritshmëritë e Sartre-së për një botë informacioni total do t’i vdiste ata në vend. Nuk do të kishte nevojë për FBI-në, novelistët, apo filozofët francezë. Ekzistencialistët dhe absurdizmi insistojnë për një asimetri ndërmjet të qenit dhe informacionit. Agjenti James M. Underhill, i cili heroikisht ndoqi të pakapshmin “Albert Canus” e përmblodhi teorinë në një frazë kumbuese: “Dosja nuk tregon gjendjen finale.”

Pra, ku ishte Sartre më 22 nëntor, 1963? (ditën kur u vra presidenti Kenedi) Në dosjet e FBI nuk thuhet që ai ka hyrë në Shtetet e Bashkuara atë vit. Me shumë gjasa ai ishte në Paris, ku po zbulonte pjesën e dytë të autobiografisë së tij te Les temps modernes. Alibia e Camus është edhe më e sigurt, duke qenë se ai vdiq në një aksident me makinë në janar të 1960. Por, a ishte një aksident i rastësishëm apo…një komplot? /Shqip/

Shkelet një këmbësor në Prizren

0

Një këmbësor është shkelur me veturë në rrugën “De Rada” në Prizren.

Policia njofton se aksidenti ka ndodhur për shkak të pakujdesisë së vozitësit të veturës.

“Raportohet se i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë përderisa ishte duke lëvizur me veturën me targa te Shqipërisë, nga pakujdesia ka goditur këmbësorin-viktimën mashkull K-Shqiptar. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin e Policisë.

Nuk raportohet për të arrestuar. /PrizrenPres.com/

Prizren: Tenton të korruptojë policin me 20 euro, shoqërohet në Polici

0

Policia në Prizren ka shoqëruar një person në stacion policor pasi kishte tentuar ta korruptojë një polic me 20 euro për të mos i shqiptuar gjobë, shkruan PrizrenPress.

“Rreth orës 21:40 minuta në hyrje-dalje të autostradës në Veri, në një pikë kontrolli, për shkak të tejkalimit të shpejtësisë është ndaluar një automjet me targa të Shqipërisë. Gjatë proceduarve të kontrollimit të dokumenteve, shoferi i kishte ofruar një bankënotë prej 20 eurove në formë ryshfeti për mos shqiptimin e gjobës. Shoferi i dyshuar është shoqëruar për në stacion policor për inicimin e rastit dhe paratë e ofruara janë sekuestruar në cilësi të provës materiale”, thuhet në komunikatën e Policisë Rajonale në Prizren.

Lidhur me rastin prokurori i shtetit ka udhëruar që të dyshuarit t’i sekuestrohet dokumenti i udhëtimit me qëllim që i njëjti të paraqitet në prokurori për procedura të më tejme. /PrizrenPress.com/

Dy femra rrihen mes veti në Prizren

0

Në Prizren, konkretisht në rrugën “Mehmet Hasi”, janë arrestuar dy femra pasi që të njëjtat nën ndikim të alkoolit janë përleshur fizikisht në mes vete, shkruan PrizrenPress.

Të dyshuarat, sipas Policië, kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtat kanë pranuar tretman mjekësor.

Me urdhër të prokurorit të dyshuarat janë dërguar në mbajtje. /PrizrenPress.com/

Ngjarje e rëndë në Prizren: Me një plumb plagosen dy persona

0

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media bën të ditur se dy persona janë plagosur nga një plumb në Prizren, që dyshohet të ketë ndodhur aksidentalisht..

“Rreth orës 20:20 minuta, në rrugën ‘Vëllezërit Dehiri’, një i dyshuar me gjasë aksidentalisht e ka shkrehur një plumb nga pistoleta me ç’rast e ka plagosur vetën në gishtin e dorës së majtë e më pas edhe shokun e tij në dorën e djathtë”, thotë PK, përcjell PrizrenPress.

Për trajtimin e lëndimeve është përkujdesur Emergjenca e Spitalit Rajonal në Prizren.

Policia ka kryer hetime në vendin e ngjarjes dhe e ka sekuestruar një pistoletë të llojit ”Waltro” e kalibrit 9mm.

PK më tutje thotë se lidhur me rastin është kryer edhe një bastisje e një shtëpie por nuk është gjetur asgjë e kundërligjshme.

Drejtoria Rajonale e Policisë Prizren edhe një herë bënë thirrje që të mos përdorën armët e zjarrit sepse ato vrasin. /PrizrenPress.com/

 

 

Zafir Berisha përqesh të gjithë kundërkandidatët për të parin e Prizrenit

0

Kandidati i Nismës për kryetar të Prizrenit, Zafir Berisha, ka përqeshur të gjithë kundërkandidatët e tij në zgjedhjet lokale të 22 tetorit.

Duke folur për kandidatin e PDK-së, Shaqir Totajn, Berisha ka thënë se nuk e ka njohur më parë dhe se “ka dalë në Çarshi për të mësuar kush është ai”.

“Për herë të parë e kam parë në fotografi kur është prezantuar nga Kadri Veseli. Kam dalë në Çarshi për të mësuar se kush është ky kandidat. Prej momentit që është imponuar ky si kandidat i PDK-së gjysmën e kryesisë nuk e ka mbrapa. Nuk e shoh si kundërshtar të denjë”, ka thënë Berisha.

Sa i përket Hatim Baxhakut të LDK-së, Berisha ka thënë se ka respekt për të si doktor, por ai është shumë larg politikës. “LDK-ja pothuajse në 17 katunde më nuk e ka asnjë votues, ndërsa Baxhakut i është dëgjuar zëri nja dy herë në Kuvend si deputet”.

Kandidatin e VV-së, Mytaher Haskukaj, Berisha e mban mend për gjuajtjen me gaz në Kuvend të Kosovës.

“Ai ka qenë aktiv në Parlament, pasi ka gjuajtur kryeministrin me gaz. Ai nuk ka qëndruar rregullisht në Prizren”, ka thënë Berisha për kandidatin e VV-së.

Berisha e sheh veten si kandidatin më të mirë për Prizrenin dhe thotë se pas tij afër njëra-tjetrës janë LDK-ja dhe Vetëvendosje. /Koha.net/

PDK-ja në Prizren mashtron keq Skënder Berishën (Foto)

0

Ish-kryetari i Degës së PDK-së në Prizren, Skënder Berisha, është mashtruar keq nga partia të cilën e ka drejtuar për disa vite.

Ai, nuk është përfshirë në listën zgjedhore, ndonëse kishte paralajmëruar në llogarin e tij, “Facebook”, se do të jetë kandidat për kuvendar në zgjedhjet e 22 tetorit të këtij viti.

“Të nderuar qytetarë të Prizrenit, miq e shokë, të afërm të mi! Ju bëj me dije se në Zgjedhjet lokale të 22 tetorit, 2017,konkuroj për të tretën herë me radhë, për këshilltar të Kuvendit të Komunës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës”, pati shkruar Berisha në Facebook.

Berisha, aktualisht është anëtar i Kryesisë së PDK-së në Prizren./PrizrenPress.com/