16.9 C
Prizren
E hënë, 12 Maj, 2025
Home Blog Page 5231

Disa anekdota me shkrimtarë

0

 

  1. Jorge Luis Borges ndërsa jepte leksione si profesor letërsie në Universitet, pyeti një studente se ç’mendonte ajo për Shekspirin. Studentja iu përgjigj:

– I mërzitshëm. Të paktën me ato ç’ka shkruar deri tani.

– Ndoshta Shekspiri ende nuk ka shkruar për ju. Kushedi, e bën brenda pesë vitesh që vijnë. – i thotë Borges-i.

  1. Kur shkrimtari spanjoll, Camilo José Cela, sapo qe shpallur fitues i çmimit Nobel, një gazetar e pyeti:

– A ju ka çuditur fitimi i çmimit Nobel në Letërsi?

– Shumë. Mbi të gjitha sepse prisja atë të Fizikës. – përgjigjet shkrimtari.

  1. Dramaturgun nobelist, Jacinto Benavente, e vizitoi një i njohuri i tij, një dramaturg jo shumë i njohur. Duke ardhur rrotull nëpër shtëpi, i habitur nga biblioteka shumë e pasur e të zotit të shtëpisë, miku gati klithi:

– Ua, don Jacinto! Me tërë këto libra mund të shkruash kushedi sa komedi të mrekullueshme.

– Merri, miku im. Janë të gjitha në dispozicionin tuaj. – ia kthen dramaturgu.

  1. Kur Alfonsin XIII e nderoi shkrimtarin dhe filozofin e shquar spanjoll, Miguel de Unamuno, duke i dhënë Kryqin e Madh, ky i fundit i thotë:

– Më nderoni, madhëri, duke më dhënë këtë kryq kaq të merituar.

– Po më çuditni. Shumica e atyre që e kanë marrë këtë kryq, më kanë siguruar se nuk e meritonin.

– Sigurisht, madhëri, ashtu ka qenë në rastin e tyre.

  1. Pas 20 vjetësh, Antonio Alcalá Galiano takohet me një të njohurën e tij.

– Don Antonio, – i thotë ajo e habitur, – sa qenkeni plakur?!

– As ju nuk jeni më e re, – ia kthen shkrimtari. – Por kështu u ndodh atyre që hipin për herë të parë në anije: u duket se është toka ajo që largohet prej tyre, ndërsa ata qëndrojnë në vend.

  1. Një gazetar në Romë, për ta provokuar Borges-in e pyet:

– A ka më kanibalë në vendin tuaj?

– Jo, – i përgjigjet shkrimtari. – Tashmë i kemi ngrënë të gjithë.

/Shqip/

Polemika satirike e At Gjergj Fishtës për Faik Konicën

0

Që më herët, Konica.al ka botuar një artikull ku flitet për Kastriotin e fundit që pretendoi fronin e Shqipërisë. Emri i tij ishte Juan Pedro Aladro Kastriota, jetonte në Madrid të Spanjës dhe pretendonte për një lidhje të largët tijën me Gjergj Kastriotin, një lidhje jo e ligjshme, pasi vinte si fryt i marrëdhënieve jashtëmartesore.

Disa nga mbështetësit e tij ishin atdhetarë të njohur, ku, mes tyre, përmendim edhe Faik Konicën i cili i dha një hapësirë të konsiderueshme në revistën e tij “Albania” duke shkruar mbi historinë e jetës së tij dhe lidhjet e tij farefisnore me Gjergj Kastriotin.

Sipas gjasave, kjo hapësirë iu dha pasi Juan Kastriota ndihmoi financiarisht revistën në botimin e saj dhe në botimin e kalendarit të përvitshëm, pasi revista, çdo fundvit, bashkë me revistat e vitit që kishte kaluar, dërgonte edhe një kalendar me urimin e Vitit të Ri për ato që ishin të interesuar t’i blenin.

Përveç kësaj, ai reklamoi edhe një fotografi tijën në të cilën ai falenderohej dhe nderohej me titullin “I ndritshmi Gjin Kastrioti” e të tjerë.

Sipas një versioni të historisë, flamuri i ngritur në Vlorë në nëntorin e vitit 1912 nuk është punuar nga Marigoja, por i është dhuruar njërit prej firmëtarëve të pavarësisë nga vetë Juan Pedro Aladro Kastriota.

Njohja e tij në Shqipëri u bë kryesisht nëpërmjet revistës “Albania” ndonëse ajo nuk ishte e vetmja që e reklamonte figurën e tij. Kështu, mes intelektualëve shqiptarë, lindi debati nëse duhej që ai të vinte në Shqipëri apo jo. Jashtë këtij debati nuk mund të rrinte as Atë Gjergj Fishta, i cili shkruan një satirë të qartë me titull “Jaho Begu e Palokë Cuca” për Juan Kastriotin dhe një tjetër pretenduesi si pasardhës i Gjergj Kastriotit me emrin Gjikë.

Gjithashtu, në një pjesë (pjesën e fundit ndër pjesët e mëposhtme), Atë Fishta polemizon dhe ironizon edhe atdhetarët që e mbështetën Juan Kastriota, një ndër të cilët ishte edhe Konica.

Poezia e tij është e jashtëzakonshme dhe ka një satirë sa therëse, aq edhe të këndshme. Konica.al po ju paraqet pjesë nga ajo poezi, marrë nga “Anzat e Parrnasit”, Botimi i tretë, 1942:

 

Pjesa ku flitet për ardhjen e Juan Pedro Aladro Kastriota (Gjin Kastrioti):

Paj në krajli – deshti Zoti –

Që na bijti, Gjin Kastrioti,

Njashtu nget n’Madrit.

Madje thonë se e kem kushri

E me gjasë n’per nji baxhi,

Martue n’Spanjë kah dit.

Kjo baxhija, sa kje vajsë,

Thonë kje halla e nanës s’dajës

E Gjergjit Kastriota.

S’ka ma ngjat, po e shihni vetë:

T’gjithve nji nanë s’na bjen n’ket jetë,

Si i qet kpurdhat bota.

E prandej me shumë arrsye

Gjinit sod i ka hyp n’krye

Me ardh krajl ndër ne.

 

Pjesa ku flet për Gjikën

Nji farë Gjiket paska ndi

Se po u lypka krajl n’Shqypni

Derës bujare le;

E t’u ngrehka, jurra djalë,

Diku kambë e diku m’kalë,

Me ardh krajl n’kët dhe.

Pse, me gjasë edhe aj po thotë

Se me fis asht Kastriotë

Gjakut t’Skanderbegut.

Kjosha bindë prej Gjergj Kastriotit

Ç’paska ba aj asi motit,

Tuj hap rodin (fisin) dheut.

 

Pjesa ku flet për mbështetësit dhe miqtë e Juan Pedro Aladro Kastriota

Përse Aladroja i ka do pare

Me të cillat n’tokë shqyptare

E ka xanë ndoj mik,

T’cill’t mandej, po duen me thanë

Se atij besen ia kanë dhanë

N’Triestë a Dubrovnik.

Qi n’seli kanë për ta vue,

N’kjoftë se i herë ka me u pague

Njado borxhe t’vjetra.

Gjindja e moçme për atdhe

Kjen mundue me besë e fe,

E me armë e letra;

Po, por t’sodshmit – kqyr nji herë!

E kanë gjetë se me tefterë

Puna hecë ma mbarë.

Prandej sod edhe ‘i stervinë

Mjaft qi t’hasë kund m’ndoj sterlinë

E’mbahet atdhetar.

Kolona kilometërshe në kufirin Kosovë-Shqipëri (Foto)

0

Kolona të gjata janë krijuar në kufirin Kosovë-Shqipëri, kjo për arsye se një numër i madh i kosovarëve kanë planifikuar të kalojnë vikendin në Shqipëri e Ulqin.

Fluksi i madh i qytetarëve në kufirin ka krijuar kolona deri në 4 kilometra, raporton lajmi.net.

Gjatë gjithë verës ka pasur pritje te gjata në kufijt e Kosovës me shtetet fqinjë, ndërsa qytetarët janë ankuar për procedurat e komplikuara në kufij që gjë po i bezdisin ata.

21284675_10159275035295301_1870865859_o 21291722_10159275022695301_54266304_n 21322548_10159275022685301_573498883_n

 

Sherifi: Java e ardhshme vendimtare

0

Java e ardhshme pritet që të jetë vendimtare  në Kosovë, ku koalicioni PAN do të bëjë përpjekjen e radhës për të shtatën herë që të mund ta zgjedhë kryetarin e Kuvendit e pastaj edhe nënkryetarët. Por, kjo  ndoshta  do të dështojë përsëri si pasojë e mungesës së votave  që deri më  tani nuk kanë arritur t’i sigurojnë koalicioni PAN. Kështu të paktën kanë deklaruar përfaqësues të këtij koalicioni.

Bilall Sherifi, deputet i Nismës për Kosovën pjesë e këtij koalicioni ka treguar për ‘Indeksonline’ se janë në përgatije finale të sigurimit të votave  për ta votuar  kryeparlamentarit dhe pastaj mandatarin për kryeministër.

Sherifi nuk ka dashur që të flasë rreth mundësisë që partia e Behgjet Pacollit t’i bashkohet PAN-it, me aryetimin se ky subjekt politik duhet të vendos vetë se cfarë të veprojë.

“Sa i perket përgatitjeve  për  vazhdimin e seancës konstituive të filluar me 3 gusht, besoj qe sapo te krijohet shumica e nevojshme prej së paku 61 deputetëve ajo do të thirret dhe do te zhvillohet sipas rendit te ditës”, ka thënë Sherifi.

Specialja do që t’u bjerë në befasi të akuzuarve

0

jykata Speciale ka rinisur punën në kapacitet të plotë. Gjykatësit e edhe administrata e Dhomave të Specializuara i kanë përfunduar verimet, ndërsa edhe gjatë ditëve të nxehta të verës nuk ka pasur pushim për hetuesit dhe stafin tjetër të Zyrës së Prokurorit të Specializuar.Por, nuk është shpallur ndonjë aktakuzë deri tash, shkruan sot Koha Ditore. Në institucionin e drejtësisë, që për mandat ka trajtimin e pretendimeve për krime lufte të pjesëtarëve të UÇK-së, të cilat i ka ngritur senatori Dick Marty, nuk kanë treguar për kohën kur aktakuzat do të ngrihen.Po kështu, as nëse ndonjë e tillë është parashtruar para gjykatësve.

Joseph L. Hollerhead, zëvendës i Prokurorit të Specializuar, ka treguar për gazetën arsyet pse informata të tilla nuk duhet ndarë me publikun në këtë fazë.“Siç ka thënë në të kaluarën Prokurori i Specializuar, për arsye ligjore, profesionale dhe etike, ai është i kufizuar në lidhje me atë çfarë mund të thotë tani për tani për punën e Zyrës së Prokurorit të Specializuar. Për këtë arsye, ai nuk mund të komentojë çështjet si kush, çfarë, kur dhe si në lidhje me hetimet. Ju sigurisht e kuptoni rëndësinë e të qenit aq të kujdesshëm sa mund të jemi për gjithë këtë”, ka thënë Hollerhead, përcjell koha.net.

“Ne e kuptojmë dhe e çmojmë nevojën që opinioni të jetë i informuar për çështjet të cilat mund t’i diskutojmë haptas, por ende nuk kemi arritur në atë pikë”.

M b i d a s h u r i a

0

Shkruan: Sahit Osmani

Atje lart në majë të degës
Skuq mollë e ëmbël,
Aty, ku s’mundën ta vjelin.
Të gjithë orvatën që ta arrijnë…
Por më kot…
Ajo qëndron mbi dashurinë!

Prizren: Familja Berisha, festë e krenari më 1 shtator (VIDEO)

0

Veç festës së Bajramit për familjen Berisha në Prizren, kjo e premte kishte edhe një rëndësi tjetër.

Këtë ditë ishte 19 vjetori i rënies së heroit Xhevat Berisha. Për shkak të këtyre dy ngjarjeve e tërë familja erdhi nga Austria për disa ditë në Kosovë.

Bajrami i vitit 1936: Mjerim, opium qiellor dhe një gjuhë që nuk kuptohet

0

Bajrami i vitit 1936. Shqipëria e kohës dergjej si një prej vendeve më të prapambetura në Evropë. Përpjekjet për modernizimin e shtetit shqiptar dhe lidhjet gjithnjë e të afërta me Italinë nuk po e ndryshonin aspak peisazhin e mjeruar social.

Dhe pena e shkrimtarit të ri, Nonda Bulka (1906-1972) përkap një nga këto momente të jetës shqiptare të kohës, shkruan Konica.al.

Sikundër edhe shkrimtarë të tjerë të viteve ’30, Bulka protestonte për gjendjen e mjeruar në vend, por edhe obskurantizmin e feve.

Në ditën e Bajramit të vitit 1936, ai kontrastonte jetën e rëndë të ‘muhamedanëve’, e cila nuk ndryshohej aspak nga pëshpëritjet fetare.

Duke gjykuar aktualitetin e skicës realiste të shkrimtarit nga Leusi i Përmetit, portali Konica.al sjell për lexuesit këtë shkëputje:

BAJRAMI

Jemi në Bajram. Ditë e shenjtë, kur festohet profeti më i madh i Lindjes. Bota muhamedane anembanë kremton plot gëzim dhe lumturi. Xhamitë janë plot me burra pa këpucë. Hoxhallarët i luten profetit në gjuhëra që s’i kupton publiku. Ashtu si priftërinjtë katolikë; ashtu si dikur ortodoksët e Shqipërisë. Sot ortodoksët e Shqipërisë i mësuan Krishtit dhe Perëndisë gjuhën shqipe.

Por le të kthehemi te dita e Bajramit. Ashtu si në Krishtëlindjet, që ka dy lloj të krishterë, ashtu dhe bajramlinjtë ndahen më dysh: ata që hanë bakllava dhe ata që nuk hanë as bukë. Dhe unë vizatova këta të fundit.

Një shtëpi e vjetër, e shkretuar, e errët, me mure të zez’ prej tymit. Një grua e re, tepër e re, me dy fëijë, e bardhë si bora; s’kish parë kurrë dritën e diellit se ferexhenë e mbante ende. Burri i saj ishte shërbëtor në një zyrë. Dy napolona në muaj. Me ato ushqeheshin gjashtë veta. Dhe fëmijët s’kishin këpucë për ditën e Bajramit. Prandaj rrinin të mërzitur. Pashë vobektësinë dhe dëshpërimin në botën muhamedane, ashtu siç e pashë në botën e krishterë.

Dy fe të ndryshme! Por jo dy fukarallëke. Fukarallaku është po ai, për muhamedanin, për të krishterin, për çifutin ose budistin. S’ka fukarallëku as fe, as kombësi.

Hoxhallarët dhe priftërinjtë i thonë popullit kur vuan: ‘Ki besim te zoti dhe do të shpëtosh’. Dhe i vobekti beson; por nga hallet nuk shpëton. Megjithatë beson; beson edhe kur i del shpirti nga uria. Këtu qëndron dobësia banale e mendjes njerëzore. Këtu qëndron përulja, rajallëku i shpirtit të njeriut kundrejt frikës së përallave shekullore. Sa e sa njerëz në botë rrojnë të dehur prej opiumit qiellor!

Arbënia, 9 janar 1936

Zbulohet pllaka përkujtimore për nder të heroit Salajdin Berisha

0

Në Prizren është zbuluar pllaka përkujtimore për nder të heroit Salajdin Berisha, njofton Klan Kosova.

Ky aktivitet është zhvilluar për nder të Epopesë së Vërrinit, e cila do të mbahet nga sot deri më katër shtator.

Aktiviteti është organizuar nga Komuna e Prizrenit dhe Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ndërsa aty ka marrë pjesë kryetari i komunës Ramadan Muja dhe shumë qytetarë të tjerë.

Ndërsa nga ora 14:00 do të mbahet edhe gara e pelivanëve në fshatin Lez.

Rrahet rëndë një person në Prizren

0

Dy persona janë arrestuar pasi kanë sulmuar fizikisht një person në Prizren.

Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas pranimit të ndihmës mjekësore, janë dërguar në mbajtje. /PrizrenPress.com/