Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj drejtorit të Emergjencave dhe Sigurisë në Komunën e Prizrenit, Bedrija Ejupagic, për veprat penale shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm dhe mos evitim të rrezikut në rastin e vdekjes së Xheneta Gashit nga shembja e një shtëpie në Qendrën Historike në Prizren.
“Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur aktakuzë kundër të akuzuarit B.E., për shkak të veprave penale, shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm nga neni 365 paragrafi 9 lidhur me paragrafin 6 dhe 2 të KP-ës dhe mos evitimi i rrezikut nga neni 370 paragrafi 1 të KP-ës”, thuhet në komunikatë.
“Sipas aktakuzës i akuzuari B.E., në cilësi të personit përgjegjës pranë Komunës së Prizrenit, përkatësisht drejtor i Drejtorisë për Emergjenca dhe Siguri në Komunën e Prizrenit, nga pakujdesia nuk ka ndërmarr masat për vendosjen e pajisjeve mbrojtëse përreth shtëpive para shembjes, në rrugën ,,Marin Barleti” në Prizren për të evituar rrezikun, në atë mënyrë që me datë 06.06.2016, rreth orës 15:30 minuta., fëmija Xh.G., e lindur me datë 07.08.2012 derisa ishte duke luajtur në rrugë nga shembja e shtëpisë pëson plagë në kokë dhe në trup, ashtu që nga plagët e marra ndërron jetë”.
“Me këto veprime i akuzuari B.E., ka kryer veprat penale shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm nga neni 365 paragrafi 9 lidhur me paragrafin 6 dhe 2 të KP-ës dhe mos evitimi i rrezikut nga neni 370 paragrafi 1 të KP-ës”.
Kur thirrja e seancës konstituive të Kuvendit, e cila hap rrugën për krijimin e qeverisë, ka mbetur çështje ditësh, edhe bisedat brenda partiake janë shtuar.
Haradinaj, i cili po takohet me të gjithë për të siguruar votat, ka shpresë që nëse nuk arrin koalicion me ndonjërën nga partitë shqiptare, të merr disa deputetë që do t’ia mundësonin votimin e qeverisë së tij, shkruan gazetametro.net.
E, siç merr vesh Metro, në rast se nuk ka koalicion, janë tre deputetë të koalicionit LAA që do të mund ta votonin Haradinajn, e ndaj të cilëve LDK’ja po ka një lloj frike. Bëhet fjalë për vajzën e presidentit historik Ibrahim Rugova, Teuta Rugovën, për të cilën Metro kishte raportuar edhe më herët se mund ta votonte Haradinajn. Dy deputetë të tjerë që po u frikësohet LDK’ja, janë Labinot Tahiri dhe Ramiz Kelmendi.
Siç kishte shkruar Metro kohë më parë, familja Rugova e Haradinaj kanë krijuar një afërsi, e cila mund të përdoret për të shtyrë deputeten Rugova ta votojë Haradinajn. Kjo, madje, do të bëhej me ‘presionin’ direkt të vëllait të saj, Ukës, i cili ka një miqësi me deputetin e AAK’së, Daut Haradinaj.
Për Labinot Tahirin është e dijshme edhe publikisht që mund ta votojë Haradinajn, pasi e ka thënë vetë. Madje Tahiri e kishte quajtuar ‘hero’ Haradinajn, duke u dhënë kritika më pas partnerëve të koalicionit që nuk kishin pranuar të takoheshin me Ramush Haradinajn.
Ndërkaq, deputeti i tretë që do të mund ta votonte Haradinajn, e për të cilin po frikësohen brenda LDK’së, është Ramiz Kelmendi, i cili kohë më parë kishte qenë pjesë e partisë së Haradinajt. Duke parë një lidhje të më hershme dhe një ambicie të përhershme të Kelmendit për të marrë postin e zëvendëskryeministrit, brenda LDK’së mendojnë se ai mund ta votojë ish-shefin e vetë.
Ndryshe, Haradinaj dhe koalicioni i tij kanë fituar 39 deputetë në Kuvend, ndërkohë që nëse arrijnë marrëveshje me pakicat përsëri s’do të mund të arrinin numrin e nevojshëm të votave për të krijuar Qeverinë e re. Megjithatë, Haradinaj ka potencuar se i ka numrat për ta bërë atë, e në rast se ka votat e këtyre tre deputetëve, do të arrinte në 62 vota, të mjaftueshme për të krijuar qeverinë e ardhshme.
Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka mbajtur sot takimin e parë publik për vitin 2017, lidhur me realizimin e projekteve dhe buxhetit komunal, në gjysmë vjetorin e parë të këtij viti.
Me këtë rast Begaj, i ka informuar qytetarët lidhur me punët dhe aktivitetet në gjashtë mujorin e parë të këtij viti, dhe më pas është zhvilluar edhe debat me të pranishmit.
“Fillimisht, është prezantuar botimi i një fletëpalosje, lidhur me buxhetin dhe investimet e Komunës së Malishevës, në gjashtë mujorin e parë të këtij viti, botimi i së cilës është mundësuar nga OSBE dhe më pas, në mënyrë kronologjike, kryetari i ka informuar qytetarët për investimet dhe buxhetin e shpenzuar gjatë periudhës janar-qershor 2017”, njofton Zyra për Informim Publik e Komunës së Malishevës.
“Bazuar në këtë raport, buxheti komunal është shpenzuar në masën 47.62 për qind, ndërsa në pjesën e investimeve kapitale, nga 4.15 milion, është shpenzuar në masën 42.97 për qind e planifikimit. Sa i përket realizimit të projekteve, kryetari Begaj, tha se prioritet nga lista e investimeve kapitale, i është dhënë infrastrukturës shkollore, ku në gjashtë mujorin e parë është filluar me ndërtimin e tri objekteve të reja shkollore, pastaj vëmendje e veçantë i është dhënë edhe bujqësisë, infrastrukturës rrugore, ndërtimi i sistemeve të kanalizimeve, mirëmbajtja e tyre dhe projekte tjera. Të gjitha këto investime kapitale, kryetari Begaj, i ka përmendur një nga një”.
“Pas prezantimit të investimeve dhe shpenzimit të buxhetit komunal, është zhvilluar një debat me të pranishmit, të cilët, kryesisht kanë kërkuar më shumë investime, sidomos në rrjetet e kanalizimeve dhe në mirëmbajtjen e tyre. Po ashtu, ata kanë bërë edhe pyetje në të cilat është përgjigjur kryetari Begaj, apo përgjegjësit e drejtorive komunale”. /PrizrenPress.com/
Hylli i Dritës u themelua në vitin 1913 nga atë Gjergj Fishta bashkë me françeskanët e tjerë. Në gjithë ekzistencën e vet, Hylli i Dritës njohu peripeci të pafunda. Botimi i tij u ndalua disa herë për arsye të ndryshme, kryesisht politike, por vlerat që tejçoheshin prej tij në shoqëri nuk harroheshin asnjëherë.
Krijimtaria e forcave shkencore, që u lidhën me këtë qendër studimesh, e nxiti Fishtën të mendonte për të nisur punën për të krijuar një organ shkencor. Ai e realizoi këtë ide pak vjet pas Kongresit të Manastirit dhe një vit pas Shpalljes së Pavarësisë. Fishta, revistën Hylli i Dritës” arriti ta bëjë shpejt, jo vetëm publikuese të krijimeve të bashkëpunëtorëve të saj, por edhe një polemizuese të fuqishme për mbrojtjen e idealit kombëtar.
Ai, për ta mbajtur në këmbë këtë revistë, pati shumë shqetësime. U sulmua shpesh nga forca të ndryshme, të brendshme dhe të jashtme, që nuk mund të duronin tendencën e saj për t’i paraqitur gjërat ashtu siç ishin.
Amaneti i themeluesit të tij, në çastet e vdekjes ishte: “Hylli të jetojë!”
Nën zë lexoheshin poezitë e atë Vinçenc Prennushit kur errësira komuniste nuk e linte Hyllin e Dritës të ndrinte i lirë. Pranë vatrave lexoheshin “Prrallat Kombtare” të cilat, para se të botoheshin së bashku në një libër, qenë shkruar te Hylli. Ithtarët e Fishtës me mburrje lexonin letrën e tij drejtuar Hilë Mosit, kur ky i fundit e kishte kundërshtuar në disa pika. Por cili ishte kontributi i drejtpërdrejtë që Hylli i dha Shqipërisë?
Hylli i Dritës ishte i ndarë në disa nënkategori, ku dy më kryesoret, njëlloj si motoja e françeskanëve, ishin Fe dhe Atdhe. Përpos kësaj, aty botoheshin studime historike, gjuhësore e letrare. Rëndësi shumë të madhe patën botimet folklorike, ku përfshihen “Kanuni i Lekë Dukagjinit” mbledhur prej atë Shtjefën Gjeçovit dhe “Prralla Kombtare” mbledhur nga atë Donat Kurti.
Periudhat e botimit të Hyllit janë disa. E para i përket viteve 1913-1914, kur Hylli filloi të njihej mbarëkombëtarisht. Gjatë këtij viti u diskutua aftësia e shqiptarëve për t’u vetëqeverisur.
Këto shkrime, të cilat cenonin autoritetin e Fuqive të Mëdha, për të cilat atë Gjergj Fishta në “Lahuta e Malcis” shkruan “O Evropë, ti kurvë e motit/Që i re mohit besës t’Zotit”, i shtynë ato që me anë të një politike intrigante ta mbyllnin atë, si e vetmja mënyrë për të shpëtuar nga fuqia e penës së atë Gjergjit, pasi ky i fundit shkroi “Nji komedi e pandershme e shekullit XX” duke shigjetuar Fuqitë e Mëdha.
Kopertina e dorëshkrimit të “Lahuta e Malcis”
Periudha e dytë i takon viteve 1921-1924, në të cilën u trajtuan apekte kulturore, politike, arsimore e kombëtare. Kjo periudhë cilësohej nga Hylli si periudha më demokratike e historisë së shtetit të ri shqiptar, por gjithçka mbaroi në dhjetorin e vitit 1924, kur pasi u përmbys regjimi i Ahmet Zogut nga lëvizja e Fan Nolit, Zogu u kthye sërish në pushtet. Kështu françeskanët e ndërprenë botimin e Hyllit, duke pritur një moment më të favorshëm.
Periudha e tretë i takon viteve 1930-1944, e cila mund të cilësohet si periudha më e ndritur e Hyllit të Dritës. Gjatë kësaj periudhe, Hylli u vlerësua me çmime kombëtare e ndërkombëtare, ndërkohë që temat e lëvruara sa vinin e zgjeroheshin.
Autorët e studimeve nuk ishin vetëm shqiptarë, por edhe të huaj, ku veçohen Norbert Jokl, Georg Stadtmüller e të tjerë. Ndër botuesit shqiptarë u dallua atë Anton Harapi, i cili shkroi në vitin 1944 një analizë tepër të mprehtë mbi çështjen shqiptare.
Por gjithë kjo histori e lavdishme kulture e shkence u ndërpre me ardhjen e komunizmit. Në vitin 1944 u ndalua çdo aktivitet privat dhe u sekuestrua çdo shtypshkronjë në rang kombëtar. Kështu edhe botimi i Hyllit të Dritës reshti përkohësisht duke shënuar “Të premten më të zezë”, pas së cilës “E Diela më e bardhë e pashkës” do të vinte në vitin 1993, kur me insistimin e atë Zef Pllumit do të niste rishtazi botimi i Hyllit të Dritës.
Atë Zef Pllumi
Hera e fundit kur botimi u ndërpre ishte viti 1997, kur, për arsye politike, Shqipëria kaloi në anarki.
Në vitin 2013, me rastin e 100-vjetorit të botimit të “Hylli i Dritës”, drejtori i asaj kohe, Ardian Ndreca, thoshte se “Hylli bën përpjekje që të ecë me kohën, t’u përgjigjet sfidave me gjuhën e shkencës, duke prekur fushat si gjuhësia, albanologjia, historia e të tjera.”
Ftesa me rastin e 100 vjetorit të “Hylli i Dritës”
Kështu “Hylli i Dritës” ka dhënë, po jep dhe ka për të dhënë edhe në të ardhmen kontributin e patjetërsueshëm në krijimin e një identiteti shqiptar në çdo fushë.
Sot “Hylli” kërkohet nga studentët për të përgatitur tema studimi dhe nga punonjësit shkencorë për të studiuar probleme të veçanta të profilit të tyre. Amaneti i Fishtës: “Hylli të jetojë” u bë realitet. /Konica.al/
“Joshua Three” është albumi që i kataluptoi drejt famës, e tani, grupi i famshëm irlandez U2 po i rikthehet publikut pas 30 vitesh, duke e nisur nga Londra turin promovues në Europë.
Me në krye tashmë 57-vjeçarin Bono, grupi legjendar po i rikthehet publikut të hershëm e po i risjell atij të ri këngë që bënë epokë si “With or Without You” apo “I Still Haven’t Found What I’m Looking For”.
Spektaklin e Londrës, megjithatë, vendosën ta nisin me “Sunday Bloody Sunday” dhe “Pride”-n e frymëzuar nga jeta e Martin Luther King.
Kryeqytetit britanik, Bono dhe pjesa tjetër e grupit i dhanë atë që kërkonte: emocionin e muzikës së vërtetë dhe këngëve të mëdha.
“Është një shfaqje shumë moderne, – këmbëngul ai. – Po e interpretojmë ‘Joshua Three’ sikur të kishte dalë në treg javën e kaluar”.
Nuk është një spektakël nostalgjie. Në një pjesë të kohës, Bono e la muzikën të fliste vet, edhe pse në një moment, një personazh i quajtur “Trump” u cilësua si gënjeshtar nga një kauboj i mirë në një videoklip të stilit “Western”.
Më shumë se 25 milionë kopje të “The Joshua Tree” u shitën në mbarë botën, duke shënuar pikën kulmore të grupit, që përmes muzikës Rock preku edhe çështje sociale e politike.
Turneu do të vazhdojë në 7 qytete të tjera të mëdha europiane: Berlin, Romë, Barcelone, Dublin, Paris e Amsterdam, dhe përfundon në Bruksel më 1 gusht, për t’u kthyer pastaj në Shtetet e Bashkuara në muajin shtator.
Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren dhe tri universitete tjera publike nga Kosova kanë arritur marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin “Nënë Tereza” të Shkupit.
Kjo është realizuar të mërkurën ku katër rektorët ishin mysafirë në Universitetin “Nënë Tereza” të Shkupit, me qëllim të avancimit të bashkëpunimit ndëruniversitar, i cili edhe ashtu nuk ka munguar që prej themelimit të UNT-së. Në këtë takim të përbashkët te rektori të UNT-së, Aziz Pollozhanit, me homologët e tij, Ramë Vataj, rektorin e Universitetit të Prizrenit “Ukshin Hoti”, Agron Bajraktarin, rektorin e Universitetit të Shkencave Aplikative në Ferizaj, Shaban Buzën, rektorin e Universitetit “Femi Agani” në Gjakovës dhe Alush Metaj, rektorin e Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë, përveç tjerash, janë diskutuar edhe çështjet e pjesëmarrjes për organizimin e dy konferencave të përbashkëta shkencore, të cilat do të organizohen në muajt tetor dhe nëntor në Shkup.
Në cilësinë e nikoqirit, rektori Pollozhani, falënderoi rektorët nga Kosova për mbështetjen që i kanë dhënë deri tani UNT-së si dhe vullnetit që po tregojnë institucionet arsimore kosovare në drejtim të zgjerimit dhe avancimit të bashkëpunimit të mëtutjeshëm. Sa i përket këmbimit kadrovik, respektivisht angazhimin e profesorëve për ato drejtime dhe profile të munguara në Maqedoni, Pollozhani deklaroi se pa këtë lloj ndihmese nuk do të ishte i mundur as akreditimi i disa studimeve në kuadër të UNT-së.
“Emrat e profesorëve nga Kosova, ne si UNT i kemi paraqitur si pjesë të stafit akademik, kur kemi kërkuar akreditimin e atyre programe, pasi sikurse dihet, ne në Maqedoni kemi deficit kadrovik, sidomos për shkencat teknike, ndërsa Kosova fatmirësisht ka kuadro të këtillë, me kualifikime shumë të mira”, deklaroi Pollozhani. Tani, sikurse plotësoi më tej ai, “është koha që të konkretizohet dhe detaizojmë çështjet e angazhimit të këtyre kuadrove”.
Pra, një prej temave të diskutimit, do të jetë edhe konkretizimi i bashkëpunimit kadrovik, pa lënë mënjanë edhe çështjet e realizimit të projekteve të përbashkëta që lidhen me sferën e kërkimeve shkencore, mobilitetin e studentëve dhe të ngjashme.
Të mërkurën, rektori Pollozhani dhe rektorët Vataj dhe Bajraktari, firmosën gjithashtu dokumentet e bashkëpunimit në emër të Universitetit “Nënë Terza” të Shkupit me Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren dhe Universitetin e Shkencave Aplikative në Ferizaj, pasi me dy universitete tjera: të Gjakovës dhe Mitrovicës, bashkëpunimi është nënshkruar muaj më parë.
Me nënshkrimin e bashkëpunimit, sipas rektorit Bajraktari, vendosen në kuadër ligjor të gjitha mundësitë e mobilitetit mes Universitetit “Nënë Tereza” të Shkupit me Universitetin e Shkencave Aplikative në Ferizaj(USHA), duke marrë si përparësi të veçantë edhe distancën e afërt gjeografike mes këtyre dy qyteteve.
“Bashkëpunimi do të mbështetet në realizmin e projekteve të përbashkëta kombëtare dhe ndërkombëtare, organizimin e konferencave shkencore dhe në të gjitha sferat për të cilat do të kemi nevojë në të ardhmen”, u shpreh rektori i USHA-së. Ai u shpreh i gatshëm të ndihmojë UNT-në me profesorë për të cilët do të jetë e nevojshme për realizimin e studimeve të akredituara, pasi i themeluar prej jo më tepër se para dy viteve USHA, sikurse nënvizoi Bajraktari e ndjen më tepër se askush çfarë do të thotë “një dorë e shtrirë ndihmese” në këtë drejtim.
Për UNT-në nuk mungon mbështetja as nga universiteti i dytë më i vjetër dhe më i madh i Kosovës, pra nga Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren. Rektori Vataj deklaroi se nuk do të mungojë mbështetja për UNT-në në asnjë rast.
“Ne kemi tanimë një përvojë, edhe pse të re, të bashkëpunimit me universitetet tjera që janë themeluar pas Universitetit të Prishtinës. I njohim nevojat për bashkëpunim kadrovik dhe të gjitha sferat tjera. Prioriteti ynë është bashkëpunimi me universitetet e rajonit, sidomos universitetet e Maqedonisë, sepse na lidhin jo vetëm një gjuhë e një kulturë, por edhe sistemet arsimore, të cilat i kemi shumë të përafërta”. Për këtë, ndihma e parë dhe me e mirë vjen nga fqinjët”, u shpreh ai.
Mirëpo, Kosova dhe Maqedonia, nënvizoi rektori Vataj, përveç se janë fqinj, janë edhe pjesë e një kombi të përbashkët dhe për këtë bashkëpunimi mes universiteteve merr një vlerë të veçantë. /PrizrenPress.com/
Gjykata Themelore në Ferizaj të enjtën ka bërë një njoftim për shpallje të aktgjykimit ndaj të pandehurit G.P, i cili akuzohet për veprën penale ‘’Vrasje e rëndë në Tentativë’’.
I njejti akuzohet se me 6 korrik të 2013-tës në Prizren me dashje në tejkalim të mbrojtjës së nevosjshme ka tentuar të privoj nga jeta të E.K dhe H.A si dhe ka rrezikuar jetën e personave tjerë, pas një rrahje që kishte ndodhur një natë më parë me E.K e me shokët e të pandehurit, transmeton Indeksonline.
Gjeni të plotë komunikatën:
Të nderuar gjeni te bashkangjitur me kete email, njoftimin per shpalljen e aktgjykimit ndaj te pandehurit G.P, e akuzuar per shkak te vepres penale Vrasja e rëndë në tentativë ne tejkalim të mbrojtjes së nevojshme nga neni 179 paragrafi 1 nën paragrafi 1.5 lidhur me nenin 28 dhe 12 dhe veprën penale mbajtja në pronësi kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 374 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës
Gjykata Themelore në Ferizaj, trupi gjykues i Departamentit për Krime të Rënda, më 13 korrik 2017, shpalli aktgjykim dënues ndaj të pandehurit G.P, i cila në bazë të aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Ferizaj, akuzohet se ka kryer veprën penale Vrasja e rëndë në tentativë ne tejkalim të mbrojtjes së nevojshme nga neni 179 paragrafi 1 nën paragrafi 1.5 lidhur me nenin 28 dhe 12 dhe veprën penale mbajtja në pronësi kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 374 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Trupi Gjykues i kryesuar nga gjyqtari Agim Maliqi, pas mbajtës së shqyrtimit gjyqësor, dëgjimit të palëve, administrimit të të gjitha provave, fjalëve përfundimtare, aktakuzës së prokurorisë për veprën penale Vrasja e rëndë në tentativë ne tejkalim të mbrojtjes së nevojshme nga neni 179 paragrafi 1 nën paragrafi 1.5 lidhur me nenin 28 dhe 12 për të cilën është gjykuar me dënim burgimi në kohëzgjatje prej dy (2) vjet,e katër (4) muaj, ndërsa veprën penale mbajtja në pronësi kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 374 paragrafi 1 të KPRK-së, të pandehurin G.P e gjykoi me dënim burgimi në kohëzgjatje prej katër (4) muaj. Konform nenit 80 paragrafi 1 të KPRK-së i pandehuri është gjykuar me dënim unik burgimi në kohëzgjatje prej dy (2) vjet e gjashtë (6) muaj.
I pandehuri G.P, akuzohet se më 6 korrik 2013, në Prizren, me dashje në tejkalim të mbrojtjes së nevojshme, ka tentuar të privoj nga jeta të dëmtuarit E.K dhe H.A si dhe ka rrezikuar jetën e personave të tjerë, pas një rrahje që kishte ndodhur një natë më parë mes E.K me shokët e të pandehurit dhe I.P e Xh.D në të cilën rrahje ishte përfshirë edhe i pandehuri G.P.
Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej (pesëmbëdhjetë) 15 dite nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë përmes Gjykatës Themelore të Ferizajt.
Edhe pse nga prokurori Charles Hardaway ishte kërkuar dëshmia e MIlaim Zekës, ai nuk do të dëshmojë në gjykimin e Limajt.
Deputeti i Koalicionit PAN MIlaim Zeka nuk do të dëshmojë në gjykimin e Limajt dhe të tjerëve për krim të organizuar dhe keqpërdorim detyre.
Dëshminë e Zekës e kishte kërkuar prokurori Charles Hardaway në gjykimin ku po për shpërdorim detyre dhe krim të organizuar, përveç Limajt ngarkohen edhe Nexhat Krasniqi e Endrit Shala. Pjesë e gjykimit janë edhe Shpëtim Telaku dhe Florim Zuka.
Refuzimin e kërkesës së prokurorit Charles Hardaway e bëri të ditur kryetarja e trupit gjykues Maria Tuma.
“Propozimi i prokurorit hedhet poshtë. Provat e propozuara nga ana e prokurorit janë shumë të përgjithshme e asgjë specifike. Ky është vendimi i trupit gjykues”, tha Maria Tuma.
MIlaim Zeka do të jetë deputet i Koalicionit PAN në Kuvendin e dalë nga zgjedhjet e 11 qershorit.
Zeka fitoi 12 mijë e 82 vota.
Ai iu bashkua Nismës për Kosovën pak para zgjedhjeve të 11 qershorit.
Policia e Kosovës ka njoftuar se një femër në Prizren ka tentuar të vetëvritet, pasi që është shantazhuar nga i dyshuari i vet.
“Viktima femër K/Shqiptare ka përdor preparat kimik që përdoret për pastrim, duke tentuar të vetëvritet, pasi qe është shantazhuar nga i dyshuari mashkull K/Shqiptar”, thuhet në raportin 24 orësh, përcjellë PrizrenPress.
“Njësiti policor ka identifikuar të dyshuarin i cili është arrestuar dhe ka pranuar veprën në fjalë”.
“Me urdhër të prokurorit i njëjti dërgohet në mbajtje”. /PrizrenPress.com/
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje! në Prizren, Artan Abrashi, i ka dalë në mbrojtje Shoqatës “Hadër”.
Sipas tij, kjo shoqatë vazhdimisht është injoruar nga Komuna e Prizrenit.
“ Në mbështetje të plotë të protestës së drejtë të anëtarëve të Shoqatës “Hadër” në Prizren, të cilët falë injorimit të vazhdueshëm të Komunës së Prizrenit iu rrezikua deri në falimentim veprimtaria humanitare në strehimin dhe përkujdesjen e personave me probleme mendore dhe pa përkujdesje familjare”,shkruan Abrashi në Facebook.
“Në kushte të abuzimit të paprecedentë të parasë publike nga zyrtarët komunalë, të shpenzimeve marramendëse të luksit dhe qejfeve, ky institucion i vërshuar nga gllabërues të pangopshëm është shkaktar i cenimit të ekzistencës së kësaj kategorie të ndjeshme të shoqërisë. Andaj, futja në zyre të Komunës në pengimin e tyre është veprim i domosdoshëm për vetëdijësim mbi pasojat e rënda që i përcjellë një qeverisje e korruptuar”./PrizrenPress.com/