14.6 C
Prizren
E premte, 9 Maj, 2025
Home Blog Page 5300

Vrasje në tentativë në Prizren, G.P dënohet me 2 vjet e 6 muaj burgim

0

Gjykata Themelore në Ferizaj të enjtën ka bërë një njoftim për shpallje të aktgjykimit ndaj të pandehurit G.P, i cili akuzohet për veprën penale ‘’Vrasje e rëndë në Tentativë’’.

I njejti akuzohet se me 6 korrik të 2013-tës në Prizren me dashje në tejkalim të mbrojtjës së nevosjshme ka tentuar të privoj nga jeta të E.K dhe H.A si dhe ka rrezikuar jetën e personave tjerë, pas një rrahje që kishte ndodhur një natë më parë me E.K e me shokët e të pandehurit, transmeton Indeksonline.

Gjeni të plotë komunikatën:

Të nderuar gjeni te bashkangjitur me kete email, njoftimin per shpalljen e aktgjykimit ndaj te pandehurit G.P, e akuzuar per shkak te vepres penale Vrasja e rëndë në tentativë ne tejkalim të mbrojtjes së nevojshme nga neni 179 paragrafi 1 nën paragrafi 1.5 lidhur me nenin 28 dhe 12 dhe veprën penale mbajtja në pronësi kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 374 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës

Gjykata Themelore në Ferizaj, trupi gjykues i Departamentit për Krime të Rënda, më 13 korrik 2017, shpalli aktgjykim dënues ndaj të pandehurit G.P, i cila në bazë të aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Ferizaj, akuzohet se ka kryer veprën penale Vrasja e rëndë në tentativë ne tejkalim të mbrojtjes së nevojshme nga neni 179 paragrafi 1 nën paragrafi 1.5 lidhur me nenin 28 dhe 12 dhe veprën penale mbajtja në pronësi kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 374 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Trupi Gjykues i kryesuar nga gjyqtari Agim Maliqi, pas mbajtës së shqyrtimit gjyqësor, dëgjimit të palëve, administrimit të të gjitha provave, fjalëve përfundimtare, aktakuzës së prokurorisë për veprën penale Vrasja e rëndë në tentativë ne tejkalim të mbrojtjes së nevojshme nga neni 179 paragrafi 1 nën paragrafi 1.5 lidhur me nenin 28 dhe 12 për të cilën është gjykuar me dënim burgimi në kohëzgjatje prej dy (2) vjet,e katër (4) muaj, ndërsa veprën penale mbajtja në pronësi kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 374 paragrafi 1 të KPRK-së, të pandehurin G.P e gjykoi me dënim burgimi në kohëzgjatje prej katër (4) muaj. Konform nenit 80 paragrafi 1 të KPRK-së i pandehuri është gjykuar me dënim unik burgimi në kohëzgjatje prej dy (2) vjet e gjashtë (6) muaj.

I pandehuri G.P, akuzohet se më 6 korrik 2013, në Prizren, me dashje në tejkalim të mbrojtjes së nevojshme, ka tentuar të privoj nga jeta të dëmtuarit E.K dhe H.A si dhe ka rrezikuar jetën e personave të tjerë, pas një rrahje që kishte ndodhur një natë më parë mes E.K me shokët e të pandehurit dhe I.P e Xh.D në të cilën rrahje ishte përfshirë edhe i pandehuri G.P.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej (pesëmbëdhjetë) 15 dite nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë përmes Gjykatës Themelore të Ferizajt.

Milaim Zeka nuk do të dëshmojë në rastin e Limajt

0

Edhe pse nga prokurori Charles Hardaway ishte kërkuar dëshmia e MIlaim Zekës, ai nuk do të dëshmojë në gjykimin e Limajt.

Deputeti i Koalicionit PAN MIlaim Zeka nuk do të dëshmojë në gjykimin e Limajt dhe të tjerëve për krim të organizuar dhe keqpërdorim detyre.

Dëshminë e Zekës e kishte kërkuar prokurori Charles Hardaway në gjykimin ku po për shpërdorim detyre dhe krim të organizuar, përveç Limajt ngarkohen edhe Nexhat Krasniqi e Endrit Shala. Pjesë e gjykimit janë edhe Shpëtim Telaku dhe Florim Zuka.

Refuzimin e kërkesës së prokurorit Charles Hardaway e bëri të ditur kryetarja e trupit gjykues Maria Tuma.

“Propozimi i prokurorit hedhet poshtë. Provat e propozuara nga ana e prokurorit janë shumë të përgjithshme e asgjë specifike. Ky është vendimi i trupit gjykues”, tha Maria Tuma.

MIlaim Zeka do të jetë deputet i Koalicionit PAN në Kuvendin e dalë nga zgjedhjet e 11 qershorit.

Zeka fitoi 12 mijë e 82 vota.

Ai iu bashkua Nismës për Kosovën pak para zgjedhjeve të 11 qershorit.

Tenton të vetëvritet një femër në Prizren

0

Policia e Kosovës ka njoftuar se një femër në Prizren ka tentuar të vetëvritet, pasi që është shantazhuar nga i dyshuari i vet.

“Viktima femër K/Shqiptare ka përdor preparat kimik që përdoret për pastrim, duke tentuar të vetëvritet, pasi qe është shantazhuar nga i dyshuari mashkull K/Shqiptar”, thuhet në raportin 24 orësh, përcjellë PrizrenPress.

“Njësiti policor ka identifikuar të dyshuarin i cili është arrestuar dhe ka pranuar veprën në fjalë”.

“Me urdhër të prokurorit i njëjti dërgohet në mbajtje”. /PrizrenPress.com/

Artan Abrashi: Komuna rrezikoi veprimtarin e Shoqatës “Hadër”

0

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje! në Prizren, Artan Abrashi, i ka dalë në mbrojtje Shoqatës “Hadër”.

Sipas tij, kjo shoqatë vazhdimisht është injoruar nga Komuna e Prizrenit.

“ Në mbështetje të plotë të protestës së drejtë të anëtarëve të Shoqatës “Hadër” në Prizren, të cilët falë injorimit të vazhdueshëm të Komunës së Prizrenit iu rrezikua deri në falimentim veprimtaria humanitare në strehimin dhe përkujdesjen e personave me probleme mendore dhe pa përkujdesje familjare”,shkruan Abrashi në Facebook.

“Në kushte të abuzimit të paprecedentë të parasë publike nga zyrtarët komunalë, të shpenzimeve marramendëse të luksit dhe qejfeve, ky institucion i vërshuar nga gllabërues të pangopshëm është shkaktar i cenimit të ekzistencës së kësaj kategorie të ndjeshme të shoqërisë. Andaj, futja në zyre të Komunës në pengimin e tyre është veprim i domosdoshëm për vetëdijësim mbi pasojat e rënda që i përcjellë një qeverisje e korruptuar”./PrizrenPress.com/

Arrestohet një person për trafikim me narkotik në Vërmicë

0

Policia e Kosovës kanë vënë në pranga një person të gjinisë mashkullore në pikë- kalimin kufitar të Vërmicës, për trafikim me narkotik.

“Në bazë të urdhëresës ndërkombëtare, është arrestuar i dyshuari mashkull Shqiptar shtetas i Shqipërisë”, thuhet në raportin 24 orësh, përcjellë PrizrenPress.

Sipas Policisë, i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje. /PrizrenPress.com/

Vdiq shkrimtari Murteza Xajë Nura

0

Mbrëmë në moshën 82 vjeçare vdiq shkrimtari e poeti Murteza Nura, i njohur si Xajë Nura.

Ai u lind më 27 nëntor 1935 në Pejë. Në këtë qytet edhe është rritur.

I ndjeri pjesën më të madhe të jetës e ka kaluar në Gjakovë. Ishte aktivist i çështjes kombëtare, për të cilën gjë u burgos disa vite. Ai ishte edhe piktor.

Gjatë jetës së tij ka botuar numër të madh të librash, por për shkak të rrethanave, në të cilat ka vepruar, me tirazh të vogël e më shpesh dorëshkrime të lëna për botim, ose i botoi me pseudonim.

Në Kohë të fundit jetonte në Kllokot.

Xaja ka botuar gjithsej 22 vepra, disa prej të cilave janë të listuara më poshtë.

Maratona e Prerë – poezi, botuar më 1993

Pragoxhaku Diellor – poezi, botuar më 1993

Shtesë Shqipe – poezi, botuar më 1993

Profil Brenge – poezi, botuar më 1993

Mundimtorja – roman, botuar më 1993

Aktrimi i Frymës – poezi, botuar më 1993

Heshtja e Biblave – poezi, botuar më 1994

Vorbulla e Mynxyrës – roman, botuar më 1994

Rrëzë Kalvari – roman, botuar më 1994

Dergja – poezi, botuar më 1994

Traktat Poetik – Ungjillizim i Jetës – poezi, botuar më 1994

Dita e Vrasjes – roman, botuar më 2004

Sizifi dhe Kentaurët – botuar më 2004

Klithja e Metaforës – botuar më 2004

Muzgu në Morgë – botuar më 2004

Një Jetë Ndryshe – botuar më 2004

Vitrazh i Thyer – botuar më 2009

Jam Udha e Virtytit – botuar më 2009

E Vërteta Vjen Virgjër – botuar më 2010

Dëshmorin nuk e do Harrimi – botuar më 2012

Ende nuk ka një njoftim se kur dhe ku do të bëhet varrimi i tij.

Haskuka: Urgjentisht kërkojmë thirrjen e seancës konstituive në Kuvend

0

Nga 7 korriku, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka të drejtë legjitime të thërras seancën konstituive të Kuvendit, por, ende nuk e ka bërë një gjë të tillë.

Këtë të drejtë, presidenti e ka të garantuar sipas rregullores së kuvendit ku në nenin e shtatë thuhet se Presidenti duhet të thërras mbledhjen konstituive brenda 30 ditëve nga shpallja e rezultateve.

“Mbledhjen konstituive të legjislaturës së Kuvendit e thërret Presidenti i Republikës së Kosovës brenda afatit prej tridhjetë (30) ditësh nga dita e shpalljes zyrtare të rezultatit të zgjedhjeve”, thuhet në Rregulloren e Kuvendit.

Neglizhencën e presidentit Thaçi për të thirru seancën, Lëvizja Vetëvendosje e sheh si zhvatje, për shkak të mungesës së numrave për te formuar qeverinë nga PAN-i. Deputeti nga radhët e kësaj partie, Mytaher Haskuka, ka thënë për arbresh.info se presidenti Thaçi urgjentisht duhet të t’i jap mandatin Albin Kurtit që të formojë qeverinë.

“Se pari mosthirrja e seancës tregon që PANi nuk ka siguruar numrat për të formuar qeverinë, prandaj presidenti po mundohet të ju sigurojë më shumë kohë dhe kjo për neve është e papranueshme. Kosova nuk ka kohë për të humbur dhe nuk bën që të vonohet formimi I institucioneve, kaluan më shumë se një muaj që nga zgjedhjet parlamentare të 11 qershorit dhe ende nuk është thirr seancë konstituive, kjo është e papranueshme”, ka thënë Haskuka.

Ai ka kërkuar që të respektohen afatet kohore dhe vullneti i qytetarëve.

“Ne mendojmë që duhet të respektohen afatet kohore dhe vullneti I qytetarëve, vullneti I qytetarëve ka treguar që Lëvizja Vetëvendosje është partia me më shumë deputetë dhe Albin Kurti ka qenë kandidati më I votuar për kryeministër, prandaj urgjent presidenti duhet ti jep mandatin Albin Kurtit ashtu që të formohet qeveria”, është shprehur Haskuka për arbresh.info

Sipas Rregullores së Kuvendit, presidenti duhet ta thërrasë mbledhjen konstituive më së largu deri më 8 gusht. Pas kësaj, seanca e parë legjislative bëhet nga Kadri Veseli si kryetar i Kuvendit në legjislaturën e kaluar dhe Kryesia e Kuvendit e po asaj legjislature. “Përgatitjet për mbledhjen konstituive të legjislaturës së Kuvendit janë përgjegjësi e Kryetarit nga legjislatura e mëparshme”, përcaktohet në rregulloren e punës së Kuvendit.

Pastaj kryetari dhe Kryesia e Kuvendit të kaluar ftojnë kryetarët e partive që kanë hyrë në Kuvend për të biseduar mbi rendin e ditës së seancës konstituive.

PAN-i, para testit të madh

0

Liderët e koalicionit PAN mund të kenë dalë të fituar nga betejat e luftës, mirëpo kjo që po u paraqitet tani, në paqe, duket se do t’i sfidojë përtej pritshmërive të tyre. Haradinaj tashmë ka humbur betejën e parë pas refuzimit që ia bënë LVV-LAA-ja, por a do ta humbë edhe luftën, kjo mbetet të shihet gjatë javës së ardhshme. Ora ka nisur të ecën prapa për të, shkruan sot Gazeta “Zëri”

Beteja e paqes po del më e vështirë sesa kanë parashikuar “Krahu i luftës” apo liderët e koalicionit PDK-AAK-Nisma (PAN).

Kur tashmë numërimi së prapthi ka nisur për fromimin e Qeverisë, ata ende nuk kanë siguruar numrat e nevojshëm për ta bërë atë.
I nominuari për kryeministër nga ky koalicion, Ramush Haradinaj, edhe dje u zotua para shefes së Zyrës së BE-së, Natalya Apostolova, se shumë shpejt do t’i krijojë institucionet, shkruan “Zëri”.

Por, premtimi i tij pas rezultateve të para që dolën nga zgjedhjet, se javën e parë do ta formojë Qeverinë, tashmë duket i pamundur.

E, analistët e shohin të vështirë edhe në javën e dytë, të tretën apo gjatë tërë muajit. Ata madje nuk përjashtojnë mundësinë që vendi të shkojë sërish në zgjedhje.

E për t’ia vështirësuar punën Haradinajt po përkujdesen edhe dy blloqet tjera politike, lëvizja “Vetëvendosje” dhe koalicioni LAA.

Pas refuzimit që ia bënë ftesës së Haradinajt për takim, përfaqësuesit e këtyre partive thonë se në mesin e tyre nuk ka votë për qeverinë “Haradinaj”.

Leotrim Gërmizaj, anëtari më i ri i Aleancës Botërore të të Rinjve

0

Leotrim Gërmizaj është bërë pjesë e Aleancës Botërore të të Rinjve.

“U konfirmova si anëtari më i ri i Aleancës Botërore të Rinjve duke u bërë pikë kontakti i kësaj organizate globale për Kosovën”,shkruan Gërmizaj në Facebook.

“Së shpejti WYA Europe do jetë e pranishme edhe tek ne, duke e bërë Kosovën shtetin e parë nga vendet fqinje, me degë të veçantë të Ëorld Youth Aliance”.

“Grupi i aktivistëve të rinj që do t’i prijnë kësaj iniciative vullnetare por me shumë ndikim global, së shpejti do të finalizohet!”

WYA është një organizatë globale rinore që shtrihet në gjashtë kontinente dhe që ka status të veçantë brenda Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe brenda shumë mekanizmave ndërkombëtare./PrizrenPress.com/

“Vodhën me PDK, tash s’e duan Haradinajn shkaku i saj”

0

Deputeti i zgjedhur nga PAN, dhe njëherësh anëtari i NISMA-s, Zafir Berisha, e ka kritikuar LDK-në dhe AKR-në duke i akuzuar se kanë qeverisur me PDK-në dhe tani nuk duan të shkojnë në takim me Ramush Haradinajn pasi që është me PDK-në, njofton Klan Kosova.

“Unë po e luaj rolin si deputet i zgjedhur, që të krijoj opinion pozitiv për bërjen e institucioneve të Kosovës për të cilat ka nevojë shumë qytetari i Kosovës”, tha Berisha në Ballë për Ballë të Klan Kosovës.

“Është momenti i duhur që t’i lëmë teket personale dhe inatet, e t’i rrekemi punës që t’i krijojmë institucionet”, shtoi ai.

“Mospërgjigjia në ftesën e Haradinajt nuk është korrekte, as edhe njerëzore e as morale. Veçanërisht me arsyetimin që nuk shkoj në takim pasi që është me PDK-në”, tha Berisha.

“Kush ka qeverisur me PDK-në? LDK dhe AKR”.

“Dhe tash këta nuk po shkojnë të takohen me Haradinajn shkaku i PDK-së, ndërsa deri dje kanë vjedhur bashkë me PDK-në, në kohën kur Haradinaj as që ka qenë në Kosovë”.

“Tash kur vjen momenti të bëjnë diçka për Kosovën, janë pozicionuar në inate”, shtoi Berisha duke shtuar që ata po e bëjnë tërë këtë presion për pozicione personale.