31.4 C
Prizren
E shtunë, 7 Qershor, 2025
Home Blog Page 5306

Haxhi Avdyli : Nëse s’ka marrëveshje duhet shkuar në zgjedhje

0

Deputeti i zgjedhur i LDK’së, Haxhi Avdyli ka përmendur opsionin e zgjedhjeve të reja nëse partitë politike nuk arrijnë të merren vesh për kompromis për të bashkëqeverisur.

“Ata që mirren vesh të krijojnë shumicën parlamentare e të qeverisin. S’behet kiameti që edhe nëse s’arrijmë t’i kënaqim ambiciet tona ndonjëherë sepse ardhmëria e fëmijëve tanë është më e rëndësishmesh. Nëse s’mirremi vesh, shkojmë në zgjedhje tjera e ia shpenzojmë edhe nja 5 milion buxhetit të Kosovës. Por së paku secili deputet aty ku beson ka shanse të renditet në listë”, ka propozuar Avdyli, shkruan Express.

Ky deputet i LDK’së ka thënë se marrëveshje me një apo dy deputetë nuk duhet të bëhen por duhet të ketë marrëveshje ndërmjet partive për bashkëqeverisje.

“Prandaj koha është për reflektim , e jo për aventura me shtetin. Të ulemi, të bisedojmë, si parti e koalicione”, ka shtuar ai.

Postimi i plotë i Haxhi Avdylit:

Situata është shumë e thjeshtë.

Bllokues të krijimit të institucioneve janë ata që sipas interpretimit (të praptë) kushtetues kanë drejtë që të parët të propozojnë, pra PAN.

Ata janë të parët ,por jo fitues dhe as shumicë

Ata kanë 39 nga 120 deputetë që pa marreveshje me partitë shqiptare asesi skalojnë 61 e nevojshme.

Tendenca e krijimit të shumicës, jo permes marreveshjes ndërpartiake , por përmes tjetërsimit të vullnetit të ndonjë deputeti është bllokadë edhe m? madhe e aspak zgjidhje.

Nuk do duhej të ketë as mirëkuptim as arsyetim për asnjë deputet që tjetërson vullnetin e qytetarëve votues.

Zgjidhja para zgjedhjeve ishte e thjeshtë për kandidatët.

PAN, LAA,VV ishin opcionet për tu kandiduar si deputet. Unë dhe 109 kandidatë besuam që Avdullah Hoti me ekip mundet me qeverisë më mirë. Po të besoja në fillim ndryshe do isha në listën tjetër do loboja dhe do dilja para qytetarëve me listën me tjeter kandidat për kryeministër. Tani marreveshjet për koalicione i bëjne partitë me dialog e negocim e jo individët. Krijimi qeverisë me 2 deputet të tjetërsuar politikisht është thyrje e rregullave politike , fyrje e vullnetit të qytetarëve, presion i pandershëm në emër të jaranisë ndaj deputetëve apo joshje korruptive si veper penale. Ndoshta dikush bënë edhe këtë kalim, edhe pse sbesoj që kaq lehtë mund ta tradhëtoi besimin e mijera votuesve, por kjo edhe nuk prodhon zgjidhje politike per vendin, as për PAN-in e më së paku i nderon ata 2 deputetë kushdo qofshin. Mos kofsha në lekurën e tyre , sepse më së rëndi do e kenë ata 2 ,se kushdo nga ne që të shikojmë votuesit në sy.

Prandaj koha është për reflektim , e jo për aventura me shtetin.

Të ulemi, të bisedojmë, si parti e koalicione.

Ata që mirren vesh të krijonë shumicën parlamentare e të qeverisin. Sbehet kiameti që edhe nëse sarrijmë ti kënaqim ambiciet tona ndonjeherë sepse ardhmeria e fëmijeve tanë është më e rendesishme. Nëse s’mirremi vesh, shkojmë në zgjedhje tjera e ia shpenzojmë edhe nja 5 milion bugjetit të Kosovës. Por së paku secili deputet aty ku beson ka shansë të renditet në listë.

Kurti kujton vdekjen e Deharit

0

Deputeti i VV-së, Albin Kurti, me anë të një postimi në Facebook ka përkujtuar nëntëmujorin e vdekjes së aktivistit të VV-së, Astrit Dehari, në burgun e Prizrenit.

“Sot janë mbushur nëntë muaj prej se Astrit Dehari u mbyt në Burgun e Prizrenit. Krimi mbi Astritin po shtohet me drejtësinë e munguar. Ne duam drejtësi pa hakmarrje.

Na kanë mbajtur e po na mbajnë burgjeve pa faj – Atdhe Arifi aktualisht ndodhet në burgun e Pejës. Sikur ne të kishim të bëjmë me korrupsionin në institucione apo krimet e pasluftës moti do t’i kishim pranuar ofertat e PDK-së për t’iu bashkangjitur në qeverisje.

Republika e Kosovës është shtet i kapur, ku kapësit e shtetit po qahen e po ankohen, po shajnë e po shpifin. Nuk mund të kthehemi para 11 qershorit. As para 11 qershorit 1999, as para 11 qershorit 2017!

Qytetarët duan drejtësi e punësim, liri e barazi, siguri e demokraci. Qytetarët duan ndryshime. Le t’i duam qytetarët!” (sic.), ka shkruar Kurti në Facebook. /Telegrafi/

VV në Malishevë: Qeverisja Begaj po helmon hektarë të tërë tokash

0

Lëvizja Vetëvendosje në Malishevë ka akuzuar qeverisjen komunale të drejtuar nga Ragip Begaj, se nuk është duke punuar për interesat e qytetarëve dhe se këtë e dëshmon gjendja e rëndë e kanalizimeve në fshatin Mleqan.

Përmes një komunikate për media, Lëvizja Vetëvendosje ka bërë të ditur se para disa ditësh kanë vizituar fshatin Mleqan ku kanë parë nga afër gjendjen skandaloze të kanalizimeve në këtë fshat.

Pamjet e regjistruara, sipas Lëvizjes Vetëvendosje në Malishevë, tregojnë për gjendjen e këtyre kanalizimeve për të cilat janë shpenzuar mijëra euro nga buxheti i taksapaguesve, por që i ka shndërruar livadhet dhe arat e këtij fshati në moçalishte ku përveç kundërmimit janë infektuar hektarë të tërë duke shkaktuar ndotje enorme me pasoja për shëndetin e banorëve pasi që shumë nga bagëtitë kullosin në këto ara dhe livadhe.

“Kryerja shkel e shko e punëve dhe pa plan projektues duke i lënë gypat e kanalizimit të rrjedhin jashtë tokës vetëm disa metra lag shtëpive të fshatit tregon për papërgjegjësinë e qeverisjes komunale e udhëhequr dje nga Kilaj dhe sot nga Begaj me të njëjtin model i cili kudo që prek e bën gjendjen edhe më të keqe se sa që ka qenë”, thuhet në komunikatë.

Për më tepër, Vetëvendosje përkujton se kjo formë e investimeve, në vend që t’ua lehtësojë jetën banorëve në fakt po u vështirëson edhe më shumë atë, duke ua rrezikuar shëndetin dhe dëmtuar mjedisin që ka sjellë deri tek shkatërrimi i hektarëve të tërë të tokave dhe arave të bukës gjë që përbën rrezikim të shëndetit dhe dëmtim të pasurisë së tyre që sipas nenit 347 kodit penal janë të cilësuar si vepra penale që sanksionohen me burim deri në 8 vite.

Oferta e Veselit vlen deri të mërkurën

0

Oferta e Kadri Veselit për t’u tërhequr nga pozita e kandidatit për Kryetar të Kuvendit vlen vetëm deri të mekurën. Nëse deri atëherë LAA dhe Vetëvendosje nuk e përmbushin kushtin e Kryetarit të PDK’së për të votuar Qeverinë Haradinaj, atëherë, edhe oferta e Veselit do të përfundojë.

Kështu ka thënë Nënkryetari i PDK’së, Rexhep Hoti, teksa ka komentuar idenë e partive opozitare, se Veseli do të tërhiqet edhe pa iu plotësuar kushti për votimin e Haradinajt për Kryeministër.

“Kushti i vetëm ishte që institucionet nuk duhet të bllokohen. Në fakt, kjo ofertë vlen vetëm deri të mekurën. Mandej të shohim. Kjo është e vërteta e asaj që është bërë deri më tash”, ka thënë Hoti, për Express.

Kryetari i PDK’së, Kadri Veseli, ka thënë se është i gatshëm të tërhiqet nga pozita për Kryetar të Kuvendit vetëm nëse opozita e voton Haradinajn për Kryeministër. Mirëpo, LAA dhe Vetëvendosje kanë thënë se e mirëpresin idenë e tërheqjes së Veselit, por s’e pranojnë kushtin e tij për votimin e Qeverisë së PAN’it.

Sidoqoftë, Rexhep Hoti thotë se kjo do të jetë sakrifica e fundit e PDK’së që të tërhiqet nga pozitat që i takojnë me Kushtetutë. Ka thënë se s’do të ketë më tërheqje.

“E drejta kushtetuese është e PDK’së. Pas ofertës së Veselit, më kurrë nuk do ta tradhtojë votuesin e vet. PDK do të rikthejet fuqishëm votuesit të vetë. Sepse votuesi i PDK’së është garant i sovranitetit që e gëzojmë”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se deklarimi i Kryetarit të PDK’së se tërhiqet kishte ardhur për të mos mbetur të bllokuara institucionet.

“Deklarimi i z. Veseli ka ardhur pas zhurmës së madhe të skenës politike rreth përcaktimit edhe të agjendës tonë brenda PDK’së se kush duhet të jetë Kryetar i Kuvendit. Kishte një ndërhyrje flagrante për të në dëshmuar se kënd duhet ta vendosim në mënyrë që konkurentet politikë, bëri që z. Veseli t’ua bënte një ofertë fer. Kërkesa e partive opozitare është jokorrekte, jopolitike dhe jokushtetuese”, ka shtuar ai.

Ky zyrtar i PDK’së ka mohuar mundësinë që partia e tij ta dërgojë në Gjykatë Kushtetuese, Adem Mikullovcin, për gabimet që ka bërë gjatë udhëheqjes së seancës konstituive. Mirëpo, ka thënë se ka mbetur i habitur me frikën e Kryesuesit ndaj zyrtarëve të Vetëvendosjes, kur kishte vendosur të mos largohej nga seanca pavarësisht se e kishte mbyllur atë.

“Parimisht, nuk jam për ta gjykuar z. Mikullovci. E pamë frikën e tij për gabimin që bëri dhe gati vdiq prej frikës së Vetëvendosjes. Jam që ta lëmë të qetë. Më ka shokuar gjesti i njeriut, i cili nga frika nuk guxonte as ta lëshonte sallën e Parlamentit. Kjo dëshmon për tiraninë që ekziston në Vetëvendosje. Nuk do t’ia preferoja PDK’së ta çojë në Gjykatë Kushtetuese”, ka thënë ai.

Seanca konstitutive e Kuvendit e mbajtur të enjten ka dështuar për shkak se PDK nuk e propozoi kandidatin për Kryetar të Kuvendit. PDK kishte kërkuar pauzë, kurse, Kryesuesi e kishte mbyllur seancën pa përfunduar procedurat e zgjedhjes se Kryeparlaemmtarit. Edhe të premten ka pasur një seancë plenare, por ka munguar PDK’ja.

Tash, Kryesuesi Mikullovci, i ka ftuar partitë të mërkurën për konsultime për të vazhduar seancën.

Drita Millaku: Landovica rrezikohet nga epidemia

0

Landovica rrezikohet nga përhapja e ndonjë epidemie për shkak deponisë.

Me gjithë zërin protestues të banorëve, nuk janë marrë masa nga institucionet përkatëse .

Deputetja e Lëvizjesë Vetëvendosje, Drita Millaku, kërkon nga institucionet që të marrin masa “sa nuk është bërë vonë”.

“Deponia e mbeturinave në fshatin Landovicë, është rrezik për përhapjen e epidemisë, edhe pse kemi reaguar vazhdimisht asnjë hap drejt përmirësimit në këtë drejtim”, tha Millaku.

“Qytetarët na janë drejtuar me shumë ankesa ne si të zgjedhur të popullit q? të bëjmë reagim”.

“Tanimë jemi bindur se pushteti as që e ka këtë brengë sepse vite me radhë e kemi ngritur këtë shqetësim, ju lutemi ju mediave në pergjithsi të pasqyrojnë situatën sepse është shumë shqetësuese” .

“Njëkohësisht kërkojmë nga organet kompetente të marrin masat e duhura sa nuk është bërë vonë”.

Arrestohen dy persona në Prizren

0

Dy persona janë arrestuar në Prizren.

Arrestimi i tyre është bërë me urdhër të Gjykatës Themelore në Prizren.

Komunikata e policisë

PKK Vërmicë (DM:639-674) 04.08.2017 – 01:00. Në bazë të urdhëresës së gjykatës, është arrestuar një mashkull K/Shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun Prizrenit.
Fsh. Lubizhdë, Prizren 04.08.2017 – 15:50. Në bazë të urdhëresës së gjykatës, është arrestuar një mashkull K/Shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Prizrenit.

Aksident i rëndë: Kamioni rrotullohet në autostradën Prizren-Prishtinë (Foto)

0

Fatkeqësitë në komunikacion, dita-ditës po shënojnë rritje. Nuk po janë të rralla rastet kur edhe po përfundojnë me fatalitet.

Gjatë ditës së shtunë, një aksident ka ndodhur në autostradën Prizren-Prishtinë, me ç’rast një kamion është rrotulluar tërsisht. Fotografitë e dërguara nga lexuesit e Indeksonline, tregojnë më së miri pamjet e aksidentit.

Përveç dëmeve materiale, nuk dihet për të lënduar. /Indeksonline/

O’Connell në Prizren: Fuqia e qytetarëve mund ta transformojë shoqërinë

0

Festivali Ndërkombëtar i Filmit Dokumentar dhe atij të Shkurtër “DokuFest” ka nisur dje rrugëtimin e edicionit të XVI-të.

Në mesin e shumë të pranishmëve ishte edhe ambasadori i Britanisë së Madhe, Ruairi O’Connell.

Ai me këtë rast është takuar edhe me vullnetarët e festivalit, teksa ka pohuar se fuqia e qytetarëve mund ta ndryshojë shoqërinë.

“Më vjen mirë që pata rastin të takojë tri organizata vullnetar në Prizren – Fondacioni Lumbardhi, FEMaktiv dhe Dokufest. Fuqia e qytetarëve mund ta transformojë shoqërinë”, ka shkruar ambasadori në Facebook teksa mesin e vajzave janë edhe dy flautistet e njohura prizrenase, Kaltrina Krasniqi dhe Nita Krajku.

Ndryshe, festivali që po zhvillohet në qytetin e Prizrenit do të zgjasë deri më 12 gusht.

Fjalët shqipe që u studiuan nga një kalorës dhe nga një filozof gjerman

0

Të huajt që kanë shkruar për Arbërinë dhe për gjuhën e saj nuk janë të pakët. Mjafton të kujtojmë që albanologët më të rëndësishëm në periudhat më kyçe historike ishin të huaj.

Ndër këto albanologë janë dalluar gjermanët, të cilët asnjëherë nuk reshtën së studiuari gjuhën shqipe. Kështu sot një vlerë tepër të madhe për gjuhën shqipe ka fjalori etimologjik e Majerit i cili kishte korrespondenca të vazhdueshme me dom Ndre Mjedën me të cilin rrahte mendime dhe bënte diskutime mbi veprën e tij.

Por gjermanët të cilët u morën në veçanti me fjalët ishin dy:

Arnold von Harf dhe Gotfried Wilhelm Leibnitz, të dy për arsye dhe në aspekte të ndryshme.

Arnold von Harff në një ilustrim të vitit 1500

Arnold von Harf ishte një kalorës gjerman nga qyteti i Këlnit, i cili po kalonte në territoret tona dhe kështu, duke dashur të thjeshtësonte komunikimin e tij me popullin, shkroi një fjalorth i cili ka 26 fjalë, tetë fraza e disa numërorë.

Faqe nga libri i Arnold von Harff

Më poshtë janë fjalët që janë në fjalor (në fjalorin origjinal pranë tyre janë fjalët gjermane, por ne po i paraqesim të përkthyera në shqipen e sotme):

boicke – bukë

vene – venë

oie – ujë

mische – mish

jat – gjathë,djathë

foeije – ve

oitter – uthër,uthull,ufull

poylle – pulë

pyske – peshk

krup – krypë

myr – mirë

kyckge – keq

megaru e – me ngrënë

pijne – pimë

taurene – tavernë, pijetore

geneyre – një nieri

growa – grua

denarye – denari

sto -‘shtu, po

jae – ja,jo

criste – Krisht

dreck – dreq

kijrij – qiri

kale – kalë

elbe – elb

fijet -fjetë

Gotfried Wilhelm Leibnitz ishte një filozof i shquar gjerman, shkolla filozofike e të cilit vazhdon të ketë ndikim edhe sot në botë. Ai shprehu interes për gjuhën tonë, gjë e cila shfaqet nga korrespondencat e tij të vazhdueshme me intelektualët dhe studiuesit e kohës.

Leibniz, portret nga Bernhard Christoph Francke
Korespondenda të Lajbnicit

Sipas studiuesit David Luka, Leibnitz nuk studion fjalët në prizmin etimologjik (ashtu si do të bënin albanologët e mëvonshëm), por krahason disa fjalë të gjuhës shqipe me fjalë të gjuhëve të tjera. Këto fjalë janë:

Hundë

Krah

Mish

Burri

Gaforrei

Çizme

Deet

Ndërsa për tri fjalë të tjera Lebnitz shkruan:

“boeuf është kau… dhe mulier: grue, bon [ne]: e mirë…”

Fjala grue dhe fjala mirë është përdorur nga të dy gjermanët që u interesuan për gjuhën shqipe. Prandaj mund të themi se këto fjalë ishin shumë të përdorura në shqipen e shekujve XV-XVIII. /Konica.al/

 

DokuFest sheh të ardhmen

0

Gjashtëmbëdhjetë vjet më parë, kur një grup miqsh nisën të shfaqnin filma në qytetin e Prizrenit, nuk do ta paramendonin se në të ardhmen ai do të bëhej një prej festivaleve më të mëdha në vend.

Viti 2017 e gjen në mesin e ngjarjeve kulturore më me ndikim edhe në rajon. E ka vendosur Kosovën në hartën kulturore të botës, ka ndihmuar në ngritjen ekonomike jo vetëm të Prizrenit me turizëm, përderisa ka sjellë filmbërës me nam botëror, shkruan Sihana Klisurica për numrin e sotëm në “Koha Ditore”.

“DokuFesti” pa dyshim se ka prekur edhe aspektin social, për shkak të programeve që sjell çdo vit a temave që trajton, në mesin e tyre të drejtat e njeriut, mbrojtja e ambientit, ballafaqimi me të kaluarën, korrupsioni e thirrja për ndryshim. Në edicionin e 16-të shikon në të ardhmen. Aq larg, saqë shkon në vitin 2101.