30.7 C
Prizren
E mërkurë, 13 Gusht, 2025
Home Blog Page 5323

Veseli në Prizren: Komuniteti boshnjak është pjesë e spikatur e identitetit të Kosovës

0

Kryetari i Kuvendi të Kosovës, Kadri Veseli në Ditën e Boshnjakëve të Kosovës që është shënuar sonte në Prizren, tha se komuniteti boshnjak është pjesë e spikatur e identitetit të Kosovës, janë pjesë e vlerave ma sublime që ka shteti i Kosovës.

Veseli pohoi se sa herë që ka rastin të jetë pjesë e gëzimeve të tyre, e ndjen veten si në shtëpinë e tij, mes miqve e bashkëpunëtorëve, me të cilët kemi ndarë gëzimet dhe hallet e atdheut të përbashkët, raporton ksp.

“Komuniteti boshnjak është pjesë e spikatur e identitetit të Kosovës. Ju jeni pjesë e vlerave ma sublime që ka shteti i Kosovës. Raportet mes shqiptarëve e boshnjakëve të Kosovës janë shembull unik i bashkëjetesës etnike e fetare. Janë krenaria jonë e përbashkët. Pa komunitetin tuaj, pa kontributin tuaj, nuk mund të shkruhet historia e Kosovës. Pa komunitetin tuaj nuk mund të kuptohet Kosova, vlerat e saj, tradita e saj shpirtërore”, tha Veseli.

Ai pohoi se i kemi të përbashkëta këngët dhe vallet e kreshnikëve, vuajtjet dhe dhimbjet e të kaluarës, përpjekjet për liri, drejtësi e dinjitet si dhe qytetin e Prizrenin, që është simbol të bashkëjetesës e të përparimit.

“Ne e kemi të përbashkët shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës. Në e kemi të përbashkët të ardhmen e sigurt euro-atlantike të vendit tonë. Ne jemi një. Urime festa. Gëzofshim gjithmonë, kështu si sonte, në atdheun tonë të përbashkët, në Republikën e Kosovës”, tha Veseli.

Kur kali përdorej për ndarjen e pleqësive dhe marrjen e nuseve në Has

0

Kali është përdorur për ndarjen e pleqësive të shumta në Has, shprehet Nexhat Çoçaj. Ai thotë se kali është kafsha më fisnike që e do njeriu dhe nëpër kohë e shekuj ka qenë e lidhur një bashkë- jetesë mes kalit e njeriut që ka qenë simbol pune, ekzistence, jetese dhe mbijetese, por edhe një metaforë bukurie dhe ndjeshmërie artistike. “Më shumë se çdo kafshë tjetër, ai ka qenë i pranishëm në përfytyrimet mitologjike dhe në gjurmët gjuhë- sore. Pegasi fluturues që nga mitologjia është personifikim i përfytyrimeve më të guximshme të ndjenjave njerëzore” shpjegon ai.

Çoçaj tregon se në shumë raste kali është përdorur për të mësuar kur njeriu është i vdekur apo jo, ngase kali as sot nuk e kalon njeriun e vdekur. Ai shton se është vetmja kafshë fisnike që e kupton shpirtin e njeriut. “Kur pleqtë kanë ndarë ndonjë pleqësi e kanë marrë kalin si dëshmi. Sepse kali varrin e hapur nëse aty ka njeri të cekur nuk e kalon për asnjë torturë. Bile në Has është përdorur shpesh për të mësuar kur njeriu ka rënë në komë, për të provuar se a është i gjallë apo i vdekur”, është shprehur ai. Profesor Shaban Çerreti ka bërë shumë hulumtime në këtë drejtim në krahinën e Hasit, ku ka kushte të favorshme për mbarështimin e kuajve. “Që nga kohët e vjetra, hasjanët e kanë çmuar kalin më shumë nga të gjitha kafshët e tjera, të cilët e kanë ndihmuar”, është shprehur ai.

Toponimet hasjane

Studiuesi Çoçaj thotë se çdo hasjan ka në zemër një qoshe dashurie për kalin.”Krahina e Hasit ajo e Përdrinisë ishin të njohura edhe për traditën e rritjes së kafshëve, e sidomos për kalin e bukur, të shpejtë dhe të fortë, që njihet si kali Hasit apo i Podrimes”, është shprehur ai. Toponimet përbëjnë një argument më shumë për vendin që zë kjo kafshë fisnike, në Përdrini e Has. “Ato janë të shumta në vendbanimet e këtyre anëve, si: Samari i Kalit, Qafa e Kalit, Gropa e Kalit, Guri i Kalit në Has, një gur me përmasa normale e me emër. Sipas një zakoni mbetur kushedi nga ç’kohë këtu burrat me nam hipnin mbi kuajt e bukur dhe të ushqyer mirë. Ka qenë si rregull të nderohen ata që shkojnë kaluar dhe kjo u jepte të drejtën e fisnikërisë së tyre, si dhe përcaktonte edhe rëndësinë hierarkike, sepse të mbaje kalë në këto dy vende patjetër duhet të ishe i pasur apo i shtresës së mesme fshatare. Një dëshmi tjetër e qartë janë edhe gdhendjet e lashta në vendbanimet ku tregohet simpatia e të parëve tanë për shpendët, kafshët, e sidomos për kuajt. Ata që i kanë parë me sytë e tyre këto gdhendje i tregonin me një ndjenjë adhurimi dhe simpatie”, është shprehur ai.

Krismat e pushkëve

Murat Berisha, tani në moshën 92- vjeçare, tregon se me kalin e tij shpesh e kanë thirrur që me jargët e kalit të shërojë sëmundjen e eshtrave. Por, kuajt përveç të tjerave janë përdorur në detyrimet shtëpiake, për punë të ndryshme në lëmenj, mulli, drutë e zjarrit, duke qenë se plotësonin edhe transportimin e materialeve luftarake, të sendeve të domosdoshme të tregtimit në pazaret e kohës, në udhëtimet e gjata për të arritur kohën, si një mjet me leverdi të lëvizjeve nga njëri vendbanim në tjetrin, të lidhjeve me krahinat e largëta për halle, gëzime dhe miqësi.

Në rrëfenjat e ndryshme tregohej për miqtë që në dasma udhëtonin kaluar kuajve të zgjedhur. Në traditën shqiptare është tepër i njohur edhe riti i marrjes së nuses me kalë. Në Has zakonisht preferohej kalë i bardhë i zbukuruar me lule, shami, rruaza. Kur merrej nusja, krushqit përmbi kuaj qëllonin me armë dhe krismat bashkë me dollinë, këngët dhe vallet gjallëronin atmosferën për një kohë të gjatë. Krahina e Hasit nga pozicioni gjeografik që ka kufizohet me shumë krahina të tjera fqinje nga Hasi i Shqipërisë apo Podrimja në rrafsh, ndaj për ta kaluar në kohë dimri, stërvisnin kuajt që e bënin kalimin e lumit të sigurt. Ka shumë episode të tilla. Refik Hasi tregon se në fshatrat e Luginës së Lumëbardhit ka disa fshatra që ende lidhen pikërisht me kalin dhe ka rrugë që quhen “rrugëkalim” apo rrugica të ngushta mali.

Vidhet naftë në një fshat të Prizrenit

0

Persona të panjohur gjatë mbrëmjes së kaluar, rreth orës 22 kanë shkuar në një vend punishte në fshatin Sërbicë të Prizrenit, ku i anë hapur disa rezervuar të naftës dhe e kanë vjedhur naftën.

Të njëjtët kanë kanosur rojën e vendit, i cili pas largimit të tyre i ka ndjekur të dyshuarit, që më pas kanë gjuajtur me armë zjarri.

Pas kësaj njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë kryer hetimet për rastin në fjalë dhe kanë bllokuar rrugët.

Në pamundësi për të ikur, të dyshuarit e kanë braktisur automjetin në një pyll dhe kanë ikur. Ndërkaq, sot është arrestuar P. P. Nga Sërbica e Epërme dhe pas intervistës në prani të avokatit mbrojtës, është informuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që i dyshuari të ndalët nën arrest, ndërsa një i dyshuar tjetër është arratisur. Vetura e braktisur është sekuestruar dhe do të shërbej si provë materiale. Ndërsa mbetet të gjendet edhe arma e zjarrit që dyshohet të jetë përdorur.

Ja cilin Komision Parlamentar do ta udhëheq Nait Hasani

0

Paritë parlamentare sot pritet t’i dorëzojnë emrat e anëtareve të komisioneve parlamentare.

Ndarja e tyre është bërë në mbledhjen e kryesisë së Kuvendit të mbajtur më 20 shtator.

Sipas kësaj ndarje PDK do të udhëheqë me Komisionet për zhvillim ekonomik, administratë publike dhe për integrime evropiane.

Nait Hasani do ta drejtojë komisionin për Administratë Publike.

 

Këtë e ka konfirmuar ai për lajmi.net, të enjten.

“Po, unë do ta drejtojë këtë komision, ndërsa për të tjerët nuk mund të flas”, është shprehur Hasani për lajmi.net.

Ndërsa, AAK ka njoftuar se ka dërguar të gjithë emrat për nënkryetarë dhe anëtarë të Komisioneve.

Kjo parti siç ka bërë të ditur shefi i grupit parlamentar Ahemt Isufi për lajmi.net, ka caktuar Daut Haradinaj për kryetar të Komisionit për Bujqësi.

Kryesia e Kuvendit do të mblidhet sonte në ora 21:00, ku pritet edhe të votohen anëtaret e komisioneve.

Ndarja e Komisioneve sipas grupeve parlamentare:

Lëvizja Vetëvendosje do të kryesojë në komisionet për legjislacion, arsim, punë dhe mirëqenie sociale dhe atë për AKI-në.

LDK-ja do të drejtojë komisionet për buxhet, punë të jashtme dhe atë për financa publike.

Komisionet për zhvillim ekonomik, administratë publike dhe për integrime do të kryesohen nga PDK-ja, derisa AAK do të kryesojë në komisionin për bujqësi, Nisma atë për siguri, derisa Lista Serbe atë për komunitete dhe kthim.

Grupi parlamentar 6 Plus do të drejtojë Komisionin për të drejtat e njeriut dhe barazi gjinore.

Totaj visioi Brigadën e Zjarrëfikësve dhe Repartin e Urgjencës

0

Kandidati i PDK-së për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj, gjatë ditës së enjte ka vizituar Njësinë e Brigadës së Zjarrëfikësve dhe Repartin e Urgjencës në Prizren. Kandidati, Shaqir Totaj, së pari është ndalur në Njësinë e Brigadës së Zjarrëfikësve, me ç’rast ka bashkëbiseduar me drejtuesit e kësaj Njësie. Ai tha se gjatë bashkëbisedimit është informuar për shumë çështje të cilat e pengojnë funksionimin e suksesshëm këtë Njësi duke filluar nga numri tejet i vogël i zjarrëfikësve, dhe shumë pengesa të tjera.

Kandidati Totaj, u zotua se do të ketë ndër prioritetet e tij në rast të marrjes së besimit nga qytetarët , mbështetjen e nevojshme të cilen duhet ta ketë kjo Njësi e cila ka angazhime të shumta emergjente në fatkeqësi të ndryshme. Më pas, kandidati Totaj ka vizituar edhe Repartin e Shërbimit të Urgjencës i cili funksionon në kuadër të QKMF-së në Prizren.

Në bazë të asaj çfarë dëgjova , theksoi ai para medieve, gjendja në kujdesin primar shëndetësor është e kënaqshme përkundër zërave kritik nga parti të ndryshme, dhe sshtoi se do të vijoj bashkëpunimin me drejtuesit e institucioneve shëndetësore në Prizren për të ofruar shërbime cilësore për të gjithë qytetarët. Aktivitetet e radhës në kuadër të fushatës parazgjedhore në Prizren nga PDK , do të vijojnë të enjten në mbrëmje në shkollën “ Lekë Dukagjini”, ku me anëtarët dhe simpatizantët e këtij subjekti politik nga nëndegët: 11 mars, 2 korriku dhe ajo e Petrovës pritet të jetë edhe kryetari i PDK-së, Kadri Veseli….

Veseli: Në Malishevë pas 22 tetorit do t’i vazhdojmë sukseset e lëna në gjysmë

0

Kryetari i PDK-së Kadri Veseli ka takuar dorë me dorë qytetarët e Malishevës të cilëve ua ka kërkuar votën për kandidatin për kryetar të kësaj komune Mursel Gashin

Kreu i PDK-së tha se më 22 tetor kandidati i PDK-së për kryetar, doktor Mursel Gashi do të jetë fitues i garës për kryetar të Malishevës, pasi të tjerët kanë ngrit shpresa jo reale, duke iu referuar kryetarit aktual. “Më 22 tetor doktor Murseli do të jetë fituesi i garës zgjedhore për kryetar të komunës së Malishevës. Doktori ka çka t’i ofroj Malishevës shumë më shumë. I kemi edhe do kolegë që nja katër vjet janë munduar bukur shumë në Malishevë, kanë ngritur shpresa që nuk i kanë pasur shumë reale. Sido që të jetë i kemi marr në qendër i kemi partnerë koalicionit por këtë herë këto katër vite do të vazhdojmë më atë suksesin ku na ka mbetur në Malishevë pa e përjashtuar asnjë parti politike. Por do të fiton kabdidat ynë dhe qeverisjen do ta ketë PDK, bashkë edhe me partnerët tanë por kryetar i Malishevës për të mirën e Malishevës dhe qytetarëve të saj do të jetë doktor Murseli”, tha Veseli.

Ndërsa pretendenti për të parin e Malishevës Mursel Gashi u tha se bashkë me ekipin e tij janë mobilizuar në këto ditë të fushatës qe me 22 tetor ta shënojnë një fitore të sigurt në Malishevë.“Kjo është një ekip mobilizuese të fushatës elektorale, por ju jeni ajo forca që na vëni në funksion dhe ne së bashku me ju do ta kurorëzojmë fitoren e sigurt në zgjedhjet lokale këtu në Malishevë”, tha Gashi.

Gashi gjatë takimit me qytetarët ka marrë mbështetje në garën për të parin e Malishevës por edhe kërkesa për përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe krijimin e kushteve për punësim për të rinjtë. /KosovaPress/

Studentë nga Kosova do të specializojnë për trashëgiminë në Angli e Francë

0

Studentë të Kosovës do të vazhdojnë studimet pasdiplomike në fushën e trashëgimisë kulturore në Angli e Francë, si rezultat i marrëveshjeve të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit me Këshillin Britanik dhe Ambasadën e Francës. Me këtë rast, ministri Kujtim Gashi i priti në një takim kandidatët të cilët priten të jenë kuadro në fushat përkatëse të trashëgimisë.

Arta Arifi, Atdhe Prelvukaj e Enes Lekiqi, janë studentët fitues të cilët kanë fituar bursë për vazhdimin e studimeve pasdiplomike në Angli, pas përfundimit të fazave të konkursit, në kuadër të marrëveshjes së MKRS-së me Këshillin Britanik, ndërkaq, Marigona Ademi e Endrit Smajli, fitues të bursave për vazhdim të studimeve në fushën e trashëgimisë në Francë, në kuadër të marrëveshjes mes Ambasadës së Francës, Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe ÉcoleNormaleSupérieurenë Paris.

Ministri Gashi u shpreh i kënaqur që në fushën ku mungojnë kuadrot, siç është fusha e trashëgimisë në përgjithësi, këta studentë kanë përzgjedhur pikërisht t’i vazhdojnë studimet e tyre, duke e konsideruar edhe një pasuri për vendin tonë. Ai i uroi për suksese studentët në fjalë, duke i porositur që dijen dhe përvojën e fituar ta sjellin në Kosovë, dhe ta vënë në shërbim dhe në të mirë të vendit tonë, duke e dëshmuar me fakte shkencore autoktoninë dhe lashtësinë e popullit tonë në këto treva.

“Ndjehem i lumtur që jeni treguar të gatshëm që të vazhdoni avancimin tuaj profesional dhe të ndiqni studimet pasdiplomike në këtë fushë deficitare siç është trashëgimia kulturore. Ju do të jeni një shpresë dhe do të plotësoni mungesat në këtë fushë”, tha para studentëve ministri Gashi.

Gashi po ashtu falënderoi edhe Këshillin Britanik dhe Ambasadën e Francës për mbështetjen duke u shprehur se ata kanë qenë dhe do të mbesin partnerë të rëndësishëm të ministrisë.

“Shteti i Britanisë së Madhe dhe ai i Francës janë dy shtete mike të Kosovës, dhe mbështetja e tyre në progresin e Kosovës është i pamohueshëm dhe i pakursyer dhe se populli i Kosovës i është mirënjohës dhe falënderues. Edhe në fushat që ka në përgjegjësi ministria, këto dy shtete kanë ndihmuar dhe vazhdojnë të ndihmojnë në aspekte të ndryshme”, tha ministri.

Ndërkaq, studentët falënderuan ministrinë për përkrahjen dhe përzgjedhjen duke theksuar se ata do të angazhohen maksimalisht që të sigurojnë dijen dhe përvojën e duhur dhe atë ta sjellin dhe ta aplikojnë në Kosovë, në shërbim të fushës së trashëgimisë kulturore. Studentët u shprehën se përmes bashkëpunimit që MKRS-ja ka ndërtuar me partnerët e saj, ka mundësuar që ëndrra e tyre të realizohet.

Kujtojmë se Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka themeluar fondine bursave për trashëgimi, kulturore, për të subvencionuar trajnimin dhe shkollimin e kuadrave deficitare, me qëllim të ngritjes së kapaciteteve profesionale e shkencore të institucioneve të trashëgimisë kulturore. Marrëveshjet e nënshkruara me partnerë dhe projekti në fjalë do të vazhdojnë edhe në të ardhmen.

Humanisti që dëshiron t’i jap shpirt politikës

0

Juristi Petrit Hoxhaj që në Prizren njihet për humanitetin e tij të madh në ndihmë familjeve në nevojë është kandidatë i Degës së LDK-së për Kuvendin Komunal.

“Kandidaturën time për zgjedhje lokale e kam paraqitë me bindje dhe besim se këtij qyteti dhe kësaj komune do ti jap prej vetës e jo si rëndom ti marrë për vete”.

I lindur në një rreth ku humanizmi është virtyt i pa shkruar, ndihma për nevojtarët për familjen e tij dhe për të janë kënaqësia  e përbashkët, prej të cilës thotë ai “shpërblim presim veç nga Zoti ynë Krijues”.

“Unë tani më kam ndarë mendjen, për ta dëshmuar se aty nuk jam për privilegje e sa për një pagë mujore, kam vendos që në vitin e parë të mandatit, një pjesë së pagës së kuvendarit do ta ndaj për një nevojat e shoqatës “Hadër” ( jo pse edhe të tjerat s’kanë tjerat s’kanë nevojë) dhe pjesën tjetër për shlyerjen e borxheve të rrymës për xhamitë e komunës së Prizrenit” thotë Hoxhaj.

Ai me besimin e qytetarëve, synoj të jetë kuvendar i zgjedhur i komunës së Prizrenit, për të punuar dhe vepruar pa interes personal. Synimi i tij është që në Kuvendin Komunal të “luftojë” për ata që këtë s’mund ta bëjnë vete!.

Ai pohon se LDK-ja e do të garojë me projektin më të mirë për Prizrenin. “ Zhvillimi Ekonomik, Bujqësia, Shëndetësia , Arsimi , Infrastruktura dhe Turizmi do të jenë punët primare gjate mandatit 4 vjeçar të kryetarit Dr. Hatim Baxhaku”.

Petrit Hoxhaj u lind me datën 09.01.1987 në Vlashnje të Prizrenit. Rrjedhë nga një familje e arsimuar me traditë kombëtare e fetare. Është i martuar, baba i një fëmije.

Shkollën fillore e kreu në shkollën e fshatit “Naim Frashëri” në Vlashnje. Pas mbarimit të shkollës fillore regjistroi Medresen “Alaudin” në Prizren. Pas mbarimit të shkollës së mesme katër vjeçare filloi studimet ne Kolegjin “Fama” , në Fakultetin Juridik, drejtimi i përgjithshëm.

Pas përfundimit të studimeve, përkatësisht diplomimit në drejtimin Juridik, regjistroi studimet postdiplomike “Master” në drejtimin Juridiko – Penal, drejtim të cilin shumë shpejtë pritet ta mbarojë me sukses.

Përveç drejtimit Juridik ku tregoi sukses të konsiderueshëm, Petriti vazhdon studimet edhe në Fakultetin Ekonomik, drejtimi Banka Financa dhe Kontabilitet në Kolegjin Universitar “Fama”.

Merret me shkrime publicistike dhe hulumtuese, në të cilat shtjellon tema të ndryshme, tema të cilat vlerësohen, çmohen nga masa dërmuese.

Po ashtu është një humanist që ka një Organizatë humanitare “Zgjate dorën e bamirësisë” ku plot 5 vjet është në shërbim të familjeve skamnore.

Është pronar i një biznesi që merret me shërbime të kontabilitetit dhe shërbime juridike, po ashtu mbanë edhe kontabilitetin e disa bizneseve privat.  Ka te punësuar 5 ekonomistë , ndërsa është menaxher i një biznesit të modës në Prishtinë.

Është anëtar i Bordit në Shoqatë e bizneseve  Esnaf . Është Anëtar i kryesisë se Degës së LDK në Prizren, po ashtu kryetar i nëndegës në fshatin Vlashnje,, Anëtar i komisionit për ankesa dhe parashtresa në Kuvendin Komunal.

Si një i ri, Petriti beson që mund të jetë jehona e fuqishme e zërit të të rinjve në Kuvendin Komunal të qytetit të Prizrenit, prandaj edhe është Kandidat për Asamblenë Komunale në qytetin prej nga vjen. Njihet si një personalitet me shoqëri të madhe dhe të shëndoshë./gazetaere/

/Shkrimi është sponsorizuar/ 

Rregullohet Zyra e GjRC-së në Krushë të Madhe

0

Në fshatin Krushë të Madhe të Komunës së Rahovecit, kanë përfunduar punimet në rregullimin e objektit të ri të Zyrës së Gjendjes së Regjistrimit Civile.

Përfundimin e punimeve nga afër i ka parë sot Sali Sallteku, drejtor i Drejtorisë së Administratës së Përgjithshme.

Ai është ndarë i kënaqur me punën që është bërë.

Prizren: Bogdan Mitroviq në paraburgim edhe dy muaj

0

Gjykata në Prizren i ka zgjatur masën e paraburgimit edhe për dy muaj të tjerë Bogdan Mitroviqit i cili u arrestua në Suharekë në fund të gushtit nën dyshimet për krime lufte në Kosovë.

Avokati mbrojtës i Mitrovicës, avokati Dejan A. Vasiq, i tha Radio Kontakt plus se vendimi për vazhdimin paraburgimit nuk pritej duke marrë parasysh deklaratat e dëshmitarëve që janë dëgjuar deri më tani.

“Ne do të përdorim dy muajt e ardhshëm për të dëgjuar disa nga dëshmitarët tanë para gjykatës, pas së cilës pjesëmarrja e Mitroviqit në krimet e dyshuara të luftës do të sqarohet dhe akuzat e rreme të dëshmitarit do të diskreditohen”, tha ai, transmeton Klan Kosova.