34.2 C
Prizren
E diel, 10 Gusht, 2025
Home Blog Page 5325

Baxhaku: Kam potencial politik për të qenë i pari i Prizrenit

0

Hatim Baxhaku nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka shpalosur programin e tij në Magazinën Lokale të Klan Kosova, për të treguar arsyen se pse qytetarët e Prizrenit duhet ta votojnë atë.

Baxhaku i cili është kandidat për kryetar të Prizrenit nga LDK në zgjedhjet lokale të 22 tetorit, thotë se ka potencial politik pasi ka një përvojë të mjaftueshme në këtë lëmi, transmeton Klan Kosova.

”Për një ndërprerje të praktikave të keqqeverisjes për Prizrenin. Nga grupet të cilat kanë nepotizëm. Do të jenë një mënyrë e tjetër e qeverisjes që janë baza me dy lëmi kryesore luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit”.

”Qytetarët duhet të votojnë për LDK-në e për mua sepse jam njeriu që kamë punuar jashtëzakonisht shumë”.

Baxhaku në Magazina Lokale tha se gjatë mandatit të tij nëse ai merr besimin e qytetarëve, do kujdeset qe Prizreni të ketë ujë 24 orë dhe një administratë të rregullt, transmeton Klan Kosova.

”Do të angazhohem që qytetarët të kenë ujë 24 orë, do të kenë një administratë të rregullt, e që Prizrenit t’i kthehet vlera e kultura”.

”Kam potencialin tim politik, pavarësinë time politike. Jam politikan qe 30 vjet dhe kam këtë forcë e këtë bagazh”.

”LDK dhe unë zhvillimin ekonomik të Prizrenit e shohim – përkrahje e bizneseve, krijimi i kushteve të parqeve të Prizrenit”.

”Investime në bujqësi, rritjen e sipërfaqes së ujitjes së tokës dhe në turizëm ku është një gjë e fuqishme për qytetin, ekonominë në Prizren e shoh edhe në përkrahjen e zanateve të vjetra”.

Haskuka: Ndryshimi i vërtetë vjen veç me Vetëvendosjen

0

Mytaher Haskuka, kandidat për kryetar të Prizrenit nga Lëvizja Vetëvendosje, ka thënë në Magazina Lokale në Klan Kosova se vetëm me Vetëvendosjen në pushtet, Prizreni mund të ndryshojë për mirë, ashtu siç ka ndryshuar Prishtina nën udhëheqjen e Vetëvendosjes.

“Unë jam kandidati i duhur për Prizrenin, pasi kurdo që kam punuar kam pasur sukseset më të larta”, ka thënë Haskuka.

“Si deputet, kam qenë deputeti që ka bërë më së shumti pyetje për Prizrenin në Parlament”.

“Gjithashtu ndryshimi i vërtetë në çdo komunë është me Vetëvendosjen dhe ky ndryshim është parë në Prishtinë. Asamblistët e Vetëvendosjes në Prizren janë njerëzit më të mirë për të punuar për Prizrenin”, ka deklaruar Haskuka, njofton Klan Kosova.

Haskuka ka thënë se problemi kryesor në Prizren, ashtu siç edhe në tërë Kosovën, është “keqpërdorimi i parasë publike”.

ShKA Agimi do që ndërtesa dhe veprimtaria e saj të mbrohet me ligj

0

 

Sot në Ministrinë e Kulturës u dorëzua propozimi për shpalljen e ndërtesës dhe veprimtarisë së ShKA Agimit asete të mbrojtura të trashëgimisë kulturore.

Në propozimin që është bashkëngjitur me njoftimin për mediat, argumentohet se “ShKA Agimi (ndërtesa dhe veprimtaria) përfaqëson këto vlera të trashëgimisë kulturore: historike, shoqërore, identiteti dhe shpirtërore, ndërsa sugjerohet mbrojtje në dy nivele (kategori), si trashëgimi arkitekturale (ndërtesa) dhe trashëgimi shpirtërore (veprimtaria)”.

“Me këtë propozim, për herë të parë në Kosovë një shoqëri kulturore artistike do të fitojë statusin e mbrojtjes ligjore dhe zyrtarisht do të klasifikohet si pjesë e trashëgimisë kulturore të vendit. Në të njëjtën kohë, me këtë veprim do të pengohet çfarëdo tentative tjetër për të dëmtuar dhe keqpërdorur me ndërtesën e ShKA Agimit, e cila përveç që është pasuri e përbashkët, në të njëjtën kohë është edhe simbol i rezistencës shoqërore dhe politike e periudhave më të vështira të vendit tonë”, thuhet në njoftim.

PDK në Prizren:Hasi me mbështetje plebishitare për birin e tyre Shaqir Totaj

0

Kandidati për kryetar të komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, vazhdoi takimet intensive me banorët e Hasit, ku qëndroi në fshatrat Gjonaj, Lugishtë dhe Kushnin, nga ku morri përkrahjen e bashkëvendësve të tij për mbështetje të vizionit të tij për Prizrenin dhe platformën shpresëdhënëse të Partisë Demokratike të Kosovës.

Totaj u shpreh se Hasi është në listën e prioriteteve të qeverisjes së tij të ardhshme katër vjeçare, duke i ftuar për përkrahje dhe votim plebishitar të numrit 94 dhe PDK-në sepse kjo parti simbolizon vazhdimin e zhvillimit te Hasit, si një regjion që ka dhënë shumë për Kosovën. Banorët e Hasit u shprehen me bindje të plotë, se vota e tyre do të shkoj për njeriun i cili vie nga rrethi i tyre dhe se vota për Shaqir Totën është mundësi më e mirë për vazhdimin e investimeve në këtë regjion dhe se çdo votë për kandidatët tjerë është votë e humbur dhe që nuk garanton shpresë për hasjanët.

Në këtë takim nuk u harrua të ceket se turistët politik që Prizrenin dhe Hasin e vizitojnë vetëm ne fushata elektorale, nuk do të kenë mundësi që të marrin votën e hasjanëve dhe se premtimet e tyre mbesin vetëm si të tilla, meqë partia që i realizon dhe i përkthen ato në investime kapitale është vetëm Partia Demokratike e Kosovës.

QRT reagon ndaj vendosjes së materialeve reklamuese zgjedhore në Qendrën Historike të Prizrenit

0

Zyrtarët e Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren, të martën janë informuar për vendosjen e një posteri zgjedhor të një kandidati për këshilltar në Asamblenë Komunale të Prizrenit, në ndërtesën e Kino Lumbardhit, objekt nën mbrojtje i trashëgimisë kulturore.

Në të njëjtën kohë, QRTK është informuar edhe nga media dhe rrjete sociale për një veprim të tillë. QRTK në Prizren, informon publikun dhe palët tjera, se një veprim i tillë i pa autorizuar, është në kundërshtim me Ligjin Nr. 02/L – 088 për Trashëgiminë Kulturore respektivisht me nenin 6.10, ku shpreshimisht thurhet: Trashëgimi arkitekturale nën mbrojtje shenj?zohet qartë me një shenjë të dukshme.

Vendosja e materialeve reklamuese në monumentet arkitekturale, ndërtesat e asambleve ose brenda hapësirave konservuese arkitekturale bëhet me leje të shkruar nga Institucioni kompetent. Kërkojmë nga partitë politike në Prizren të kujdesen që fushatën zgjedhore ta zhvillojnë në suaza të ligjeve në fuqi, si dhe kërkojmë të përmbahen ndaj përdorimit të aseteve të trashëgimisë kulturore për qëllime zgjedhore.

Në të njëjtën kohë, kërkojmë nga kandidati apo partia e tij që të largojnë sa më shpejtë, këtë poster. Në të kundërtën, ne si QRTK, do të ndërmarrim të gjitha veprimet ligjore për ta bërë një gjë të tillë, thuhet në reagimin e QRTK-së në prizren.

Reperi kërkon që të bojkotohet një ligë e tërë

0

Reperi amerikan, J. Cole, ka kërkuar përmes Twitterit që të bojkotohet liga elitare e futbollit amerikan NFL.

Kjo ligë ka qenë në qendër të një sërë titujsh gazetash këtë javë, pasi që presidenti amerikan, Donald Trump, i kishte kritikuar sportistët të cilët ishin përkulur apo kishin ngritur grushtin lartë gjatë himnit kombëtar, për të protestuar ndaj brutalitetit nga ana e policëve.

“Nëse bojkoti nuk i detyron që të veprojnë, as mos u lodhni”, shkruan ndër të tjera J.Cole.

Zafir Berisha: “Inspektor Shaqa”, riciklues i krimit të organizuar nga PDK-ja në Prizren

0

Kandidati i Nismës për kryetar të Prizrenit, Zafir Berisha thotë se riciklimi i krimit të organizuar përmes, sic e ka quajtuar ai kandidatin e PDK-së, “Inspektor Shaqës”, është i papranuar për prizrenasit.

Ai, ka ftuar qytetarët që me 22 tetor të votojnë Nismën për të ndryshuar gjendjen në Prizren.

Berisha fushatën e ka filluar në fshatin Jeshkovë, vend ky i dëshmuar për sakrificë dhe rezistencë, ku ishte edhe baza e parë e Brigadës 125.

Ai, kërkoi mbështetje në rrugëtimin e tij për ndryshimet politike në Prizren.

“Nga Jeshkova iu bëjë thirrje miqve, bashkëluftëtareve dhe të gjithë qytetareve që ti besojnë vizionit të NISMA për Kosovën dhe vendosmërisë së saj, që qeverisjen komunale në Prizren t’ia kthejmë qytetarëve”.

“Tendenca për riciklim të krimit të organizuar përmes “Inspektor Shaqës”, është e papranuar për Prizrenasit, prandaj kërkohet një mobilizim i forcave progresive, që të triumfoi me 22 tetor platforma e NISMA për Kosovën, e cila garanton siguri për qytetarët dhe zhvillim te qëndrueshëm ekonomik”.

Tw pranishmit i përshëndeti edhe deputetja e kuvendit të Kosovës, Albulena Balaj-Halimaj dhe kandidati për kuvend komunal të Prizrenit, Daut Buduri./PrizrenPress.com/

 

Sefer Seramati : Objektivat e angazhimit  tim në Asamblenë Komunale të Prizrenit

0

Zonja e zotërinj, mirëmbrëma dhe  mirë se keni ardhur në promovimin e kandidatëve të pikës së LVV ”Tabakhane”, për Asamblenë Komunale të Prizrenit.

Më lejoni të përshëndes prezencën e Kryetarit te ardhshëm të qytetit të Prizrenit   z. Mytaher Haskuka, deputetin e Parlamentit të  Republikës së Kosoves, z. Arbër Rexhaj., si dhe të gjithë ju që na nderuat me pjesëmarrjen t’uaj.

Cili është qëllimi i këtij takimi:

1.Njohja me kandidatët e propozuar për Asamblenë Komunale, dhe

2.Objektivat të cilat synojmë t’i arrijmë me qeverisjen lokale te LVV.

 

  1. Jam Sefer Saramati, punëtor për 45 vite në arsim dhe vetëm në arsim. Ndihem pak i emocionuar sepse në këtë shkollë fillova punën mu në shtator 50 vite më parë, pra në vitin 1967. Gjatë punës sime kam kaluar në etapa të ndryshme të mbijetesës dhe rritës së arsimit shqip.

Për punën që kam bërë, në vitin 1971 pos tjerash jam vlerësuar me çmimin “17 Nëntori” që ndahej me rastin e “Ditës së çlirimit të  Prizrenit” per punëtor të dalluar.

Nga  viti 1974, deri ne vitin 1996, për 23 vite kam drejtuar dy shkollat më të mëdha të qytetit: “Lekë Dukagjini “( 13 vite) dhe “Abdyl Frashëri”(10 vite). Vitet e sistemit paralel (1990-1999) nën regjimin e Serbisë, ishin vitet e qëndresës dhë mbijetesës së arsimit shqip. Vetëm në shkolla jepeshin dëftesa me vulë të Republikës së Kosovës. Puna jonë nuk po vlerësohet, megjthëate ne jemi krenar.

Për momentin  jam kryetar i Shoqatës së Veteranëve të Arsimit – dega në Prizren

2.Po pse jam në  subjektin politikë – LVV

Sepse është i vetmi subjekt i qendrës së majtë, me një program të theksuar social e zhvillimor.

-Në kuadër të Asamblesë Komunale synojmë depolitizimin e arsimit.

-Synojmë që përmes deputetëve  ne Kuvendin e Republikës së Kosovës decentralizimin e drejtimit të arsimit,në nivele komunale e në ato arsimore.

-synojmë përmirësimin e teknologjisë së mësimdhënies( Paisja me kabinete,laboratore, e mjete tjera mësimore.

Po si  të arrihet?

Është pjesë e programit të LVV.

– Në pikpamje organizative ka shumë të meta:

-Formimi i paraleleve nuk bëhet sipas kritereve te përcaktuara me ligj dhe norma pedagogjike, por ka raste që formimi i klasave të bëhet për ta akomoduar mësuesin. Si të arrihet? Me kontrollin  më të mirë të nr. të nxënëseve dhe personelit të nevojshëm.

-Shkollat edhe sot e kësaj dite nuk obligohen të kenë një program pune, mbi bazën e të  cilit behet financimi i veprimtarisë së shkollave, prandaj nuk janë të rralla rastet kur në lista pagash ka edhe punëtorë që nuk punojnë fare ose janë me orar  jo të plotë.

Si të arrihet ?

Duke krahasuar me programin e punës së shkollës.

– Punëtorëve në shkolla kurrë nuk u paraqitet një llogari përfundimare mbi mjete financiare .Te obligohet administrata e  shkollës.

– Në shkolla nuk bëhet as rregjisrimi i inventarit,andaj shpenzimet materiale janë të pa kontrolluara.

-Nuk sigurohen mjete për pagesën e arsimtarëve që mungojnë  më shumë se një javë, me ose paarsye prandaj edhe humben shumë orë mësimi. Kjo mund të arrihet me një menaxhim më të mirë me buxhetin e shkollës.

– Zbatimi i Kornizës Kurrikulare të Kosovës  dhe konkretisht Kërrikulli bërthame , japin mundësi që për plotësim norme mësuesit e gjuhës  angleze  ose të gjuhës shqipe  ti jepen orët e gjuhës gjermane  të cilët mund të jenë nxënësit më të mirë në klasë por jo mësues përkatës,sepse ai mësimdhënës mund të jetë i kualifikuar në lëndën e tij përkatëse por jo edhe për lëndën që  i jepet për plotësim të fondit të orëve.

-Shkollat kanë nevojë shërbimin e psikologut, pedagogut, për shkak të rritjes së kriminalitetit, sjelljeve elokuente të cilat po vërehen  nëpër shkolla. Ky shërbim është i domosdoshëm edhe për kategorizimin e fëmijëve të retarduar në zhvillim.

-Për nxënësit si në komunën e Prishtinës do të sigurohet një shujtë për klasat  1 deri ne 5 .

Me programin e LVV, sigurohet barazia e nxënësve.

–              Të  gjitha këto që u thane parashihen ne alternativen qeverisëse të LVV-së.

(Shkrimi është sponsorizuar )

Shaqir Totaj i bindur për fitore në Prizren

0

Kandidati për kryetar të Komunës së Prizrenit nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Shaqir Totaj, ka thënë se ai dhe PDK-ja është oferta më e mirë për qytetarët e kësaj komune.

Në një intervistë  për gazetën “Epoka e re”, Totaj ka thënë se zhvillimi ekonomik, menaxhimi i mirë, si dhe përkrahja e rinisë dhe fuqizimi i gruas në vendimmarrje do të jenë prioritetet kryesore gjatë mandatit të tij qeverisës.

“Duke u nisur nga përgatitja arsimore dhe përvoja profesionale, oferta ime për qytetarët e Prizrenit në fokus do ta ketë zhvillimin ekonomik, menaxhimin e mirë të administratës publike, krijimin e kushteve për rininë si dhe avancimin e gruas në pozitat vendimmarrëse”, ka deklaruar Totaj.

Ai ka treguar se i ka hyrë garës për kryetar të komunës me një vetëbesim të madh dhe është shprehur i bindur në fitore më 22 tetor.

“Nga takimet me qytetarë, nga takimet me grupet e biznesit si dhe nga vizitat në lagje të ndryshme në qytet dhe në fshatra, jemi në gjendje të mirë dhe ekziston një arsye për të qenë optimist se zgjedhjet do të përfundojnë me sukses për mua dhe për Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) në Komunën e Prizrenit. Jam një ish-sportist dhe nuk i frikësohem konkurrencës. Përkundrazi, konkurrenca më motivon që të jem më i suksesshëm dhe më i mirë se ata. Edhe në politikë po shoh këto ditë se ka shumë gjëra për të mësuar nga të mirat e sportit që lidhen me strategjinë, udhëheqjen, inovacionin, disiplinën, shpirtin e ekipit e deri tek përballja me konkurrentët. Madje në sport është një shprehje e bukur që thotë: ‘Përqendrohu gjithmonë tek fitorja e ardhshme, jo tek ajo që ke kaluar’. Unë jam fokusuar në fushatë konkrete me qytetarët që do ta sjell edhe fitoren”, është shprehur Totaj.

Ai ka premtuar krijimin e fondit për punësim prej dy milionë eurosh për përkrahjen e bizneseve të vogla dhe të mesme.

“Kemi premtuar fondin e punësimit prej dy milionë eurosh. Ky premtim do të realizohet gjatë mandatit tim qeverisës. Burimet e këtij fondi do të vijnë nga të hyrat vetjake të komunës dhe ky fond do të shfrytëzohet për përkrahjen dhe zhvillimin e bizneseve të reja, të mesme dhe të vogla, ku përparësi do të kenë rinia dhe gratë me idetë e tyre kreative. Buxheti në kuadër të këtij fondi do të jetë dy milionë euro, kurse sa i përket numrit të personave që do të punësohen, do të varet nga idetë dhe projektet kreative për themelimin e bizneseve të reja”, ka thënë Totaj, duke premtuar se Prizrenin do ta transformojë në një qendër rajonale. “Tani Prizrenit i duhet një ekonomist, një menaxher që e ka gjetur. Unë dhe bashkëpunëtorët e mi jemi forca e ndryshimit dhe Prizrenin do ta transformojmë në një qendër rajonale”, ka theksuar Totaj, transmeton Klan Kosova.

Këta janë 10 kandidatët që garojnë për kryetar të Prizrenit

0

Sipas renditjes zyrtare të Komisionit Qendror Zgjedhor, këta janë kandidatët që garojnë për kryetar të Prizrenit: Mytaher Haskuka nga Lëvizja Vetëvendosje, Sencar Karamuqo nga KDTP, Veton Qipa nga Alternativa, Zafir Berisha nga Nisma për Kosovën, Osman Krasniqi nga AKR-ja, Nexhmedin Ramdani nga partia Fjala, Hatim Baxhaku nga LDK-ja, Lulzim Kabashi nga AAK-ja, Emilia Rexhepi nga NDS-i dhe Shaqir Totaj nga PDK-ja.

Për zgjedhjet lokale të 22 dhjetorit në Prizren konkurrojnë 13 subjekte politike. Nga këto me kandidatë për Prizrenin konkurrojnë dhjetë subjekte politike, dy nga të cilat të minoriteteve. Nga të dhënat zyrtare të Komisionit Qendror Zgjedhor sipas renditjes zyrtare, këta janë kandidatët që garojnë për kryetar të Prizrenit: Mytaher Haskuka nga Lëvizja Vetëvendosje, Sencar Karamuqo nga KDTP, Veton Qipa nga Alternativa, Zafir Berisha nga Nisma për Kosovën, Osman Krasniqi nga AKR-ja, Nexhmedin Ramdani nga partia Fjala, Hatim Baxhaku nga LDK-ja, Lulzim Kabashi nga AAK-ja, Emilia Rexhepi nga NDS-i dhe Shaqir Totaj nga PDK-ja.

Për anëtarët e Kuvendit votohet në listën tjetër ku janë subjektet politike sipas renditjes. Derisa në fletëvotimin për kryetar të Prizrenit janë 10 kandidatë, në fletvotimin për Kuvendin Komunal janë 13 subjekte politike.

Bartës të lsitave sipas renditjes zyrtare të KQZ-së janë:Artan Abrashi nga Lëvizja Vetëvendosje, Sencar Karamuqo nga KDTP, Sibel Çukiqi nga KNRP, Veton Qipa nga Alternativa, Sinan Aliaj nga Nisma, Shpend Shuki nga AKR-ja, Nexhmedin Ramdani nga partia Fjala, Haziz Hodaj nga LDK-ja, Fatmir Kastrati nga AAK-ja, Bajrush Sezairi nga NDS-i , Rasim Demiri nga koalicioni VAKAT, Kujtim Gashi nga PDK-ja dhe Gynaj Spahi nga KTAP/gazetaere/