18.3 C
Prizren
E enjte, 7 Gusht, 2025
Home Blog Page 5327

Nis fushata për zgjedhjet lokale

0

ot zyrtarisht nis fushata një mujore për zgjedhjet lokale të cilat do të mbahen më 22 tetor.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar 91 subjekte politike, prej tyre 1 koalicion, 35 parti politike, 30 iniciativa qytetare dhe 25 kandidatë të pavarur për kryetar komune apo për Kuvende Komunale, në komuna të ndryshme.

E derisa KZQ po vazhdon me përgatitjet, vëzhgimin e zgjedhjeve do ta bëjnë edhe misioni i BE-së, dhe organizatat joqeveritare të Kosovës.

Gjykata Supreme: KQZ nuk e ka të drejtën e decertifikimit

0

Gjykata Supreme në vendimin për kthimin në garën zgjedhore të Zafir Berishës ka thënë se vetëm gjykatat kanë të drejtë t’ua marrin kandidatëve të drejtën për t’u zgjedhur.

Gjykata Supreme e Kosovës në vendimin e saj për kandidatin e Nismës për kryetar të Prizrenit Zafir Berisha të cilin e ka siguruar KALLXO.com, ka thënë se vetëm gjykatave u takon që ta marrin vendimin e “heqjes së të drejtës për t’u zgjedhur”.

“Marrja e së drejtës së dikujt për të garuar në zgjedhje për shkak të ndonjë vepre penale nuk ka emërtim tjetër përpos sanksion penal. Sanksionin penal mund ta shqiptojë vetëm një gjykatë e paanshme e themeluar me ligj”, thuhet në vendimin e Supremes.

Supremja më tutje thotë se neni 29 pika q e Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme bie ndesh me Kushtetutën.

“Nisur nga kjo, del se dispozitat e nenit 29 paragrafit 1, pikës q të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme bie ndesh me Kushtetutën, përkatësisht nenin 45 të Kushtetutës”, thuhet në vendim.

Edhe Dren Ajeti nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike e ka të njëjtin mendim me Supremen.

“Neni 45 pika 1 i Kushtetutës së Kosovës decidivisht përmend se e drejta për të kandiduar për një post publik përmes zgjedhjeve mund të kufizohet vetëm përmes një vendimi gjyqësor”, tha Ajeti për KALLXO.com.

 

Neni 45 i Kushtetutës së Kosovës thotë se kushdo që e ka arritur moshën tetëmbëdhjetë vjeç, e gëzon të drejtën për të zgjedhur dhe t’u zgjedhur, me përjashtim kur kjo e drejtë u kufizohet me vendim gjyqësor.

Por Komisioni Qendror i Zgjedhjeve më 12 shtator i largoi nga gara për zgjedhjet e 22 tetorit 86 kandidatë që në tre vjetët e fundit para këtyre zgjedhjeve janë dënuar me veprim të prerë nga gjykatat, pasi mori listën e dënuarve nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës.

Ky vendim u mor me shumicë të madhe, me një votë kundër dhe një abstenim.

Eshref Vishi nga NISMA për Kosovën votoi kundër decertifikimit të kandidatëve duke thënë se është në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Dren Ajeti nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike e konsideron problem që me ligj nuk rregullohet se për cilat vepra penale mund të decertifikohen kandidatët.

“Ligji nuk bën asnjë dallim në bazë të gradës së veprës penale apo lartësisë së dënimit të shqiptuar me vendim gjyqësor, gjegjësisht çdokush i dënuar për vepër penale në tre vjetët e fundit – pa marrë parasysh veprën penale – nuk mund të kandidojë për zgjedhjet komunale”, tha Ajeti.

Sipas Ajetit njësoj përjashtohen nga gara e zgjedhjeve edhe personi që mund të jetë dënuar për dhënie të ndihmës veterinare në mënyrë të pandërgjegjshme, por edhe ai që ka dënim për marrje ryshfeti.

Të njëjtin shqetësim e ka shprehur edhe Arton Demhasaj nga Organizata “Çohu”.

Demhasaj tha për KALLXO.com se është e padrejtë që ky proces nuk ka shkuar sipas një kategorizimi që do t’ua hiqte mundësinë për pjesëmarrje në zgjedhje personave që kanë kryer vrasje që janë përfshirë në korrupsion, apo në krim të organizuar, ndërsa personave të dënuar për vepra të një natyre më të lehtë të mos u merrej e drejta për t’u zgjedhur.

Në Komentarin e Kushtetutës së Kosovës, Ivan Çukaloviq flet për të drejtën aktive dhe pasive për zgjedhje (përkatësisht të drejtën për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur).

Në komentimin e kësaj pike, autori i komentarit dhe gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, nuk i referohet Ligjit për Zgjedhje të Përgjithshme por vetëm kufizimit të moshës dhe kufizimit nga vendimi i gjykatës.

Gjykata Supreme rrëzoi sot vendimin e KQZ-së për decertifikimin e Zafir Berishës, duke miratuar ankesën e tij.

Berisha ishte shpallur fajtor për lidhje të paautorizuar të rrymës.

Nisma: Zafir Berisha, kryetari i ardhshëm i Prizrenit

0

Nisma në Prizren ka reaguar ka komentuar vendimin e Gjykatës Supreme lidhur me kandidimin e Zafir Berishës për kryetar të këtij qyteti.

Dega e Nismës në Prizren e ka quajtur këtë vendim si inkurajues se drejtësia ka filluar të vihet në binarët e duhur.

Më poshtë gjeni reagimin e plotë të Nismës:

Lajmi apo thënë më mirë vendimi i gjykates supreme lidhur me kandidatin për kryetar të Prizrenit Zafir Berisha, është për tu pershendetur dhe njëherit është inkurajuese që më në fund të fillojmë të besojmë se drejtësia në Kosovë, do të vendoset në binaret e duhur. Ne NISMA për Kosoven-DEGA në Prizren, konsiderojmë se vendimi i KQZ-së, përveç se ishte i padrejtë, ai ishte më se i qëllimshëm, ngase u mundua që kryetarin e DEGËS NISMA në Prizren, ta privoi nga e drejta për të kandiduar për kryetar të Prizrenit, aq më keq në hyrje të fushates zgjedhore për zgjedhjet lokale.

Kjo nuk mund të kuptohet ndryshe, përveç se një atak nga çarçe të caktuara, për ta degraduar DEGËN E NISMA–s në Prizren, në veçanti personalitetin e Zafir Berishes, njeri ky që konsiderohet të jetë fitues i pakontestueshëm i zgjedhjeve lokale. Oponentët e caktuar politik, mbase u munduan që në këtë garë zgjedhore, NISMEN në Prizren, ta fusin me një hendikep të madh, duke etiketuar kështu kryetarin e DEGËS, njëherit kandidatin për kryetar të Prizrenit, Zafir Berisha, mirëpo këtë nuk e arriten dhe se nga sot, ne do të jemi akoma edhe më të fortë dhe më unik, drejtë realizimit të objektivave dhe programit tonë, derisa veprimi tyre veçsa na e ka kapitalizuar suksesin tonë në zgjedhjet e 22. Tetorit.

Ne NISMA-DEGA në Prizren, konsiderojmë se nga kjo storje tendencioze, i është shkatuar dëm edhe qytetarit të Prizrenit, të cilet rikthimin e shpreses së tyre të humbur tash e sa vite nga një qeverisje e kriminalizuar në Prizren, e kanë parë vetëm në doren e Zafir Berishes, ngase i vetmi njeri në këtë qytet me një pushtet të kapur, konsiderohet si më i duhuri për shpëtimin e qytetit të Prizrenit.

NISMA –DEGA Prizren, falenderon qytetarët e Prizrenit, për përkrahjen e madhe të tyre, gjatë kësaj kohe sa ne u ballafaquam me akte të padrejta dhe qëllimkëqija, dhe njëkohësisht nga tash urojmë fitoren e NISMA-s, e cila njëherit është edhe fitore e qytetarit të Prizrenit.

Supremja obligon KQZ-në të certifikojë Zafir Berishën

0

Gjykata Supreme e Kosovës, përmes një komunikate për media, ka konfirmuar se ka miratuar ankesën e Zafir Berishës, kandidat nga subjekti politik “Nisma”, për kryetar të komunës së Prizrenit, të paraqitur kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

“Si rrjedhim, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, obligohet që ta bëjë certifikimin e kandidatit në fjalë, për zgjedhjet lokale të 22 tetorit”, thuhet në vendimin e Supremes, raporto Koha.net.

Po ashtu, Gjykata Supreme ka miratuar edhe ankesat e Hazbi Bajrës, kandidat nga Lidhja Demokratike e Kosovës për anëtar të Kuvendit Komunal në Istog, si dhe ankesën e Milazim Xanit, kandidat i “Nismës” për anëtar të Kuvendit Komunal, në Fushë Kosovë.

“KQZ obligohet të bëjë certifikimin e këtyre kandidatëve, për zgjedhjet lokale të 22 tetorit”, ka potencuar Gjykata Supreme e Kosovës.

Muzeu i Kosovës bëhet me ekspozitë të përhershme në 10 vjetorin e Pavarësisë

0

Muzeu i Kosovës do të bëhet me ekspozitë të përhershme. Konceptin e saj, grupi punues i kryesuar nga profesori Gazmend Rizaj, ia prezantoi ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi.

Rizaj e informoi Gashin për qëllimin dhe përmbajtjen e ekspozitës së përhershme e cila do të zërë vend në Muzeun e Kosovës, dhe sipas planit ajo do të hapet me rastin e shënimit të jubileut të Pavarësisë së Kosovës.

Ekspozita, sipas konceptit të paraparë, do të ketë shtrirje kronologjike që nga koha e Neolitit e deri tek Shpallja e Pavarësisë së Kosovës në vitin 2008, ku do të ekspozohen eksponate të trashëgimisë së luajtshme të Kosovës që pasqyrojnë identitetin kulturor dhe historik të vendit tonë.

Ekspozita do të përmbajë eksponate autentike materiale dhe jo materiale si dhe eksponate dhuratë që i jepen Muzeut. Ajo do të jetë e ndarë në pavijonet e arkeologjisë, historisë të eksponateve ndërkombëtare dhe në dhomën e etnologjisë.

Rizaj u shpreh se grupi punues i cili është angazhuar në përgatitjen e kësaj ekspozite pret mbështetjen dhe bashkëpunimin e ministrit Gashi që projekti të finalizohet.

Gashi shprehu falënderimin e tij për punën serioze në këtë projekt kaq të rëndësishëm jo vetëm për trashëgiminë kulturore por edhe për vet shtetin e Kosovës sepse ekspozita lirisht mund të llogaritet si një kartë identiteti kulturor e historik i vendit tonë.

“Ekspozita e përhershme që do të prezantohet në Muzeun e Kosovës, do të mundësojë një pasqyrim të trashëgimisë së pasur që ka Kosova, e që dëshmon lashtësinë që kemi si popull”, tha Gashi.

Ministri Kujtim Gashi tha se ky projekt do të jetë ndër prioritetet që do të përkrah ministria me qëllim që të eliminohen barrierat eventuale që pengojnë ose ngadalësojnë konkretizimin e ekspozitës.

Vetëvendosje hap fushatën në Prizren

0

Lëvizja Vetëvendosje do të hap fushatën për zgjedhjet lokale të 22 tetorit në qytetin e Prizrenit.

Hapja e saj bëhet në orën 17:00, në Sallën e Sporteve “Sezai Surroi”.

Kandidat i këtij subjekti politik për kryetar të Komunës së Prizrenit është Mytaher Haskuk

Zafir Berisha mbetet në garë për Prizrenin

0

Kandidati i Nismës për kryetar të Prizrenit, Zafir Berisha, ka mbetur në garë në zgjedhjet e tetorit.

Gjykata Supreme e Kosovës, ka hedhur poshtë vendimin e KQZ=së për decertifikimin e Berishës.

Lajmin e ka konfirmuar për PrizrenPress, kandidati Zafir Berisha.

“Sapo e mora vendimin e Gjykatës Supreme, ku unë do të vazhdojë garën për Prizrenin”, tha Berisha.

Aksident në magjistralen Prizren – Prishtinë (Foto)

0

Sot rreth orës 09:30 një veturë ka shkaktuar vetaksident në magjistralen Prizren – Prishtinë, njoftojnë lexuesit e Gazetës Express.

Përveç dëmeve materiale nuk është raportuar për të lënduar.

Në Kosovë çdo ditë ndodhin dhjetëra aksidente, ndërkohë që policia vazhdimisht po bën apel për kujdes në komunikacion. /Express

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/aksident-ne-magjistralen-prizren-prishtine-foto-436661/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Në Prizren u mbajt festivali ‘Rock live 2017’

0

Në kopshtin e Kino Lumbardhit në Prizren, nën qiellin e hapur, të martën në mbrëmje, në organizim të studio Helix, u mbajt festivali i “Rock live”.

Para adhuruesve të Rrock-ut, në një atmosferë me tinguj të jashtëzakonshëm të kësaj muzike, u paraqitën 6 rock grupe, dhe veterani i rrok muzikës kosovare Menan Kiseri.

Në skenën e Kino Lumbardhit, të përgatitur enkas për këtë festival, u paraqitën: Jehona Lumi & Pulse, Albina Kelmendi & Band; Mentor Haziri & Kthejllu; Hithat; Ay Yildizlar dhe Ege Band.

E veçanta e mbrëmjes ishte paraqitja e Menan Kiseri me bendin. Menan Kiseri është njëri ndër Rrockerët e parë të Kosovës. Ai në skenë është për më shumë se 4 dekada dhe njihet për stilin e veçantë të muzikës së tij.

Ai para publikut prizrenas u paraqit me repertorin e këngëve të kompozuara nga ai, të cilat ishin hite nëpër vite.

Komandanti i FSK-së: Ushtria bëhet

0

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) është krejtësisht e gatshme që të transformohet në Forca të Armatosura të Kosovës. Madje, kjo Forcë është duke u ndërtuar në standarde të NATO-s dhe do të jetë në shërbim të të gjithë qytetarëve, pa dallime.

Në një intervistë për “Indeksonline”, komandanti i FSK-së, Rrahman Rama ka thënë se Kosovës qëmoti i ka ardhur koha ta ketë Ushtrinë e vet dhe nevoja për krijimin e saj nuk duhet të vihet në diskutim.

“Koha Kosovës i ka ardhur moti që ta ketë Ushtrinë e vet dhe forcën e vet si çdo shtet demokratik. Nuk po e ndërtojmë ne një forcë sulmuese, por një forcë të bazuar në standarde të NATO-s e cila do të jetë në shërbim të qytetarëve pa dallime. Nuk mund të vlerësoj për pasoja, por që është e nevojshme t`i kemi forcat, nuk diskutohet”, ka thënë ai.

Rama ka deklaruar se kurdo që votohet Ligji për FSK-në, kjo Forcë është e gatshme për implementimin e tij, meqë tashmë ekzistojnë planet dhe obligimet e Forcës.
Megjithatë, ai nuk e ka komentuar çështjen e Listës Serbe dhe mohimin që i ka bërë formimit të Ushtrisë, pa ndryshime kushtetuese.

“Kjo është çështje më shumë politike. Sa i përket anës së FSK-së, kurdo që merret vendimi ne jemi të gatshëm me e implementu. Planet tona janë plane afatgjate, afatmesme dhe afatshkurtër. Ne i kemi bë planet për misionin e ri dhe kurdo që merret vendimi ne jemi të gatshëm ta implementojmë dhe t`i fillojmë kurdo obligimet dhe planet tona”, është shprehur ai.

Lidhur me zvarritjen e formimit të FAK-ut, Rama ka shtuar se janë sfida dhe se duhet të bëhet koordinimi me faktorët e brendshëm dhe të jashtëm.

Kujtojmë se presidenti Hashim Thaçi në mars të këtij viti kishte bërë gati Projektligjin për Ushtrinë e Kosovës, të cilin më pas e kishte tërhequr. Ishin përfaqësuesit serbë të cilët kishin deklaruar se nuk do e votojnë Ushtrinë pa ndryshime kushtetuese. Kjo ishte përkrahur nga Bashkimi Evropian dhe SHBA-ja. Deri sa, këtë qëndrim Lista Serbe vazhdon ta ketë edhe sot.

Presidenti Thaçi më 7 prill kishte kërkuar nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli që të mos e miratojë në Kuvend Projektligjin për FSK-në, duke i dhënë edhe një shanse formimit të Ushtrisë me ndryshime kushtetuese.