24.9 C
Prizren
E martë, 5 Gusht, 2025
Home Blog Page 5330

NATO: Ushtria e Kosovës sipas Kushtetutës

0

Kryetari i Komitetit Ushtarak të NATO-s, Petr Pavel, në një konferencë për mediet, tha se krijimi i ushtrisë së Kosovës është një e drejtë e vendit por duhet të bëhet në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi.

Në lidhje me antarësimet e reja në Aleancën e Atlantikut të Veriut, gjeneral Pavel tha se NATO ndjek politikën e dyrve të hapura për çdo shtet që përmbush reformat në fushën e mbrojtjes. Ndërsa Shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura të Shqipërisë Bardhyl Kollçaku evidentoi vendosmërinë e vendit për të shtuar kontigjentët paqëruajtës në Afganistan.

Në mbyllje të mbledhjes së Komitetit Ushtarak të NATO-s, në një konferencë të përbashkët për mediat kryetari e Komitetit Ushtarak të NATO-s, Gjeneral Petr Pavel dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm gjeneral Bardhyl Kollçaku thanë se ne qëndër të diskutimit ishin çështja e sigurisë në të gjithë botën.

I pyetur nga gazetarët për përpjekjet e shtetit të Kosovës për krijimin e Forcës së Armatosur të Kosovës, gjeneral Pavel tha se mes Serbise dhe Kosovës nuk ka ende një marrëveshje por krijimi i ushtrisë duhet të bëhet në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e vendeve.

“Për krijimin e Forcës së Armatosur të Kosovës ende nuk ka një marrëveshje mes Serbisë dhe Kosovës. Krijimi i ushtrisë duhet bërë në përputhje me Kushtetën dhe ligjet e Kosovës dhe ky është një ndër rekomandimet që ka bërë dhe Sekretari i Përgjithshëm. Ne nuk po themi që Kosova nuk ka të drejtë të ketë ushtrinë e saj por duhet bërë në përputhje me afatet dhe detyrimet kushtetuese”, tha Petr Pavel.

Ndërsa për zgjerimin e mëtejeshëm përmes antarësimit të vendeve të rajonit në Aleancën e Atlantikut të Veriut, gjeneral Pavel tha se NATO ndjek politikën e dyerve të hapura për shtetet që përmbushin kriteret në fushën e mbrojtjes.

“NATO është shprehur vazhdimisht për politikën e dyarve të hapura dhe nuk ka ndryshim të këtij qëndrimi. Janë disa vende aspirate për të qenë pjesë e kësaj aleance që janë duke punuar në reformën e fushës së mbrojtjes. Sapo ato të arrijnë në nivelin e përcaktuar për antarësim, besoj se procesi i negociimit do të nisë për ti lejuar të bëhen antarë me të drejta të plota”, tha Petr Pavel.

Ndërsa shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura shqiptare, Bardhyl Kollçaku, tha se Shipëria do të vazhdojë të japë kontributin e saj në misionet paqëruestjes në Afganistan.

Ky është takimi i parë i mbajtur në Tiranë në këtë nivel përfaqësimi të autoriteteve ushtarake.

Nga kjo mbledhje do të përcillen gjithashtu rekomandimet mbi angazhimin e vendeve në luftën kundër terrorizmit, iniciativën për ndërtimin d

Elshani nga Rahoveci: Nuk më lejuan të investoj në vendin tim

0

Në Emisionin “Drejtësia në Kosovë” të transmetuar të premten, u shfaq hulumtimi rreth pengesave që po i bëhen një iinvestitori të shkojë në pronën e tij.

Emisioni “Drejtësia në Kosovë” i transmetuar të premten shfaqi gjetjet e një hulumtimi për një mërgimtar që u ankua se fqinjët nuk po e lejojnë të investojë në pronën e tij, pasi ia kanë bllokuar rrugën që çon te ajo.

Adem Elshani nga fshati Nagavc i Rahovecit ka rrëfyer para kamerës së emisionit “Drejtësia në Kosovë” se erdhi nga Zvicra për të investuar, mirëpo shteti u dorëzua para disa personave që nuk e lejuan të hapë rrugën drejt arës së tij.

“Kam qenë në Zvicër, që 15 vjet kam punua atje dhe kam ardhur me investuar ne Kosovë, mirëpo po kam problem me disa kojshi te mi se s’po me lejojnë me hapë rrugën, masnej kam shku ne komunë dhe ata me kanë thanë që ajo është rrugë dhe ka me qenë rrugë, po rruga su hap ende”, tha Elshani.

Zyrtari kadastral i Komunës së Rahovecit Nazmi Krasniqi, the se rruga për të cilën Elshani po flet ne regjistrat kadastralë figuron si rrugë që nga viti 1959.

“Me kërkesën e një personi që ka dashur ta hapë një fermë atje, ne kemi dalë në vendin e ngjarjes dhe i kemi qitë pikat. Kemi pasur edhe kërcënime nga banorët atje dhe e kemi pa se aty ka rrugë, mirëpo rruga nuk është hapur”, theksoi Krasniqi.

Kryetari i Komunës së Rahovecit Idriz Vehapi tha se e di mirë situatën, ndërsa tregoi se duke vepruar ngadalë për t’i ikur një konflikti në mes të banorëve.

“Disa persona, përkatësisht një lagje, pretendojnë së ajo nuk ka qenë kurrë rrugë dhe nuk duhet të mbetet rrugë, edhe pse në regjistrat kadastralë figuron se është rrugë. Ne kemi vepruar kujdesshëm, sepse ka pasë persona të gatshëm për të shkaktuar konflikt në mes veti”, tha Vehapi.

Zyrtarë të Zyrës për Informim të Policisë së Gjakovës nuk deshën të tregojnë para kamerës për ngjarjet e fshatit Nagavc duke u mjaftuar me vetëm një përgjigje me shkrim.

“Policia është njoftuar për këtë çështje e cila konsiderohet se është kontest civil. Zyrtarët policorë kanë asistuar zyrtarët komunalë në këtë rast me qëllim të ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes nga Drejtoria për Gjeodezi”, sqaroi kjo zyrë.

Policia e Gjakovës ka hapur një rast të kanosjes për problemin rreth rrugës që nuk i lejoi investimet biznesmenit Elshani.

“Lidhur me këtë çështje është iniciuar një rast kanosjeje ndaj një qytetari, i cili kishte kanosur zyrtarin komunal. Policia ka ushtruar kallëzim penal ndaj personit të dyshuar dhe rasti i është dorëzuar prokurorisë”, thuhet në përgjigjen e Policisë së Gjakovës për Emisionin “Drejtësia në Kosovë”.

“Drejtësia në Kosovë” zbuloi se rasti i kanosjes është hapur ndaj Nebih Elshanit.

“Lidhur me lëndën që ju kërkuat ju njoftojmë se ndaj këtij personi është ngritur aktakuza dhe lënda ka shkuar në gjykatë për veprimet e mëtutjeshme” shpjegoi Prokuroria E Gjakovës.

Nebih Elshani edhe pse tash i akuzuar, ende vazhdon të pretendojë se rruga nuk do të hapet. Njësoj si Elshani mendojnë edhe të afërmit dhe fqinjët e tij.

Por ndryshe nga prokuroria dhe policia që janë angazhuar për zgjidhjen e këtij problemi, Komuna e Rahovecit nuk ka paraqitur kallëzim penal, edhe pse banorët që nuk po i lejojnë rrugë drejt pronës së tij Adem Elshanit, i konsideron uzurpatorë.

“Sipas Zyrës Ligjore të Komunës së Rahovecit dhe inspektorëve të komunës, kjo komunë ju njofton se nuk ka bërë asnjë kallëzim penal që lidhet më bllokimin e rrugës në fshatin Nagavc”,u përgjigjZyra për informim e Komunës së Rahovecit.

Kjo është ankesa e Zafir Berishës, drejtuar Gjykatës Supreme të Kosovës

0

Kandidati i Nismës për kryetar të Prizrenit, Zafir Berisha, ka dërguar sot ankesën në Gjykatën Supreme të Kosovës, lidhur me vendimin për decertifiimin nga KQZ.

Ai, në këtë ankesë ka dhënë argumentet e tij, se vendimi i KQZ-së, ka qenë politik.

Postimi i plotë në Facebook

Miq të nderuar,
Ankesa ime lidhur me vendimet për eleminimin politikë të KQZ dhe PZAP nga gara për Prizrenin!
Për

GJYKATËN SUPREME TË KOSOVËS
Prishtinë
Kundër Vendimit të Panelit zgjedhor për ankesa dhe parashtresa (PZAP)nr. ZI. Anr, 18/2017 datë 15.09.2017, apeluesi Zafir Berisha nga Prizreni, si I decertifikuar për kandidat për Kryetar të Komunës së Prizrenit nga Subjekti politik Nisma për Kosovën- NISMA , në afatin e caktuar parashtron

ANKESË
Me të cilën në tërësi e ankimon Vendimin e Panelit zgjedhor për ankesa dhe parashtresa (PZAP)nr. ZI. Anr, 18/2017 datë 15.09.2017 duke propozuar që i njëjti si kundërligjor të anulohet në tërësi, për shkak të
Vërtetimit të gabuar të gjendjes faktike dhe
Aplikimit të gabuar të së drejtës materiale.

A r s y e t
Me Vendimin e Panelit zgjedhor për ankesa dhe parashtresa (PZAP)nr. ZI. Anr, 18/2017 datë 15.09.2017është refuzuar si i pa bazuar apeli – ankesa e Zafir Berishës për anulimin e vendimit nr. 1623-2017 datë 12,09,2017 i Komisionit qendror të Zgjedhjeve me seli në Prishtinë me të cilin parashtruesi i ankesës është DECERTIFIKUAR si kandidat për kryetar të Komunës së Prizrenit, nga subjekti politik NISMA, për zgjedhjet Lokale që do të mbahen më datë 22.10.2017.

Vërtetimi i gabuar i gjendjes faktike
Me vendimin e ankimuar të Panelit zgjedhor për ankesa dhe parashtresa (PZAP)nr. ZI. Anr, 18/2017 datë 15.09.2017 gabimisht është vërtetuar gjendja faktike.
Vërtetimi i gabuar i gjendjes faktike qëndron në atë se nuk janë plotësuar kushtet ligjor për decertifikimin e ankuesit Zafir Berisha për kandidat për kryetar të Komunës së Prizrenit, nga subjekti politik NISMA, për zgjedhjet Lokale që do të mbahen më datë 22.10.2017.
Në bazë të Aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Prizren P.nr. 504/2014 datë 20.08.2015 i formës së prerë më 12.10.2015 është gjykuar me dënim vetëm me gjobë në lartësi prej 140,00€ edhe me asnjë dënim plotësues.

Një dënim i tillë nga Gjykata Themelore në Prizren i kandidati Zafir Berisha si kandidat për kryetar të Komunës së Prizrenit, nga subjekti politik NISMA, për zgjedhjet Lokale që do të mbahen më datë 22.10.2017, nuk është kusht ligjor që apeluesi Zafir Berisha të decertifikohet nga kandidati për kryetar të komunës së Prizrenit për zgjedhjet lokale të cilat do të mbahen më datë 22.10.2017 ngase në bazë të nenit 100 § 2 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës “Pasojat juridike të dënimit nuk krijohen kur kryerësit i shqiptohet gjoba, dënimi me kusht apo vërejtja gjyqësore ose kur kryerësi lirohet nga dënimi”.

Po ashtu me Nenin 63 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës “Gjykata ia heq kryerësit të veprës penale të drejtën për tu zgjedhur për 1(një) deri në 4(katër) vjet, nëse ai person, me qëllim që të zgjidhet, kryen ndonjë nga veprat penale kundër të drejtave të votimit ose vepër tjetër penale për të cilën është paraparë dënimi më së paku dy (2) vjet burgim”.

Pra as me dispozitën e Nenit të përmendur nuk janë plotësuar kushtet ligjor për decertifikimin e ankuesit Zafir Berisha dhe se edhe në këtë Vendimi i ankimuar i Panelit zgjedhor për Ankesa dhe parashtresa Izl.Anr. 18/2017 datë 15.09.2017 është kundërligjor dhe i njëjti si i tillë nuk mund të qëndroj.
Po ashtu Vendimi i ankimuar i organit të shkallës së dytë është në kundërshtim edhe me dispozitat e nenit 45 § 1 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës me të cilën është përcaktuar se:

“1. Çdo shtetas i Republikës së Kosovës që ka arritur moshën tetëmbëdhjetë vjeç, qoftë edhe ditën e zgjedhjeve, gëzon të drejtën të zgjedhë dhe të zgjedhet, me përjashtim kur kjo e drejtë kufizohet me vendim gjyqësor”.
Tek ankuesi Zafir Berisha dispozita e përmendur kushtetuese si akt i përgjithshëm juridik në parimin lex specialis derogat legi generali përjashtohet me dispozitat e Kodit Penal të Republikës së Kosovës neni 100 § 2 dhe Neni 63 siç i arsyetova më parë ngase dënimi me gjobë i Gjykatës Themelore në Prizren kandidatin Zafir Berisha këtu ankuesin nuk e decertifikon për shkaqet e përmendura ligjore.

Po ashtu në bazë të nenit 29 § 1 pika nën p/ përcaktohet se cilido person emri i të cilit paraqitet në Listën e votueseve është i aftë për certifikim si kandidat përveç nëse ai apo ajo (pika nën p/) me anë të vendimit të gjykatës, i është hequr e drejta për të qenë kandidat , e që në rastin e ankuesit Zafir Berisha nuk qëndron ngase me asnjë vendim të gjykatës nuk i është hequr e drejta për të qenë kandidat e as me Aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prizren P.nr. 504/2014 datë 20.08.2015 i formës së prerë më 12.10.2015 por vetëm iu ka shqiptuar dënimi vetëm me gjobë i cili dënim nuk e kushtëzon DECERTIFIKIMIN e vërtetuar nga organi i Shkallës së dytë me Vendimin e ankimuar ZI. Anr, 18/2017 datë 15.09.2017. siq gabimisht merret nga Organi i Shkallës së dytë me Vendimin e ankimuar.
Po ashtu Organi i Shkallës së dytë Paneli gabimisht dhe kundërligjshmërisht e refuzon ankesën e ankuesit Zafir Berisha duke u bazuar në nenin 29 paragrafi 29.1 pika nën “ q/ i shpallur fajtor për vepër penale me një vendim përfundimtar të gjykatës në tri (3) vitet e fundit” në të cilën po ashtu gabimisht e refuzon Paneli ankesën e Zafir Berishës ngase për këtë e sqarova më parë se dënimi me gjobë nuk prodhon pasoja juridike në kuptim të nenit 100 § 2 (ngase pasojat juridikë të dënimi nuk krijohen kur kryerësit i shqiptohet gjoba, dënimi me kusht apo vërejtja gjyqësore ose kur kryerësi lirohet nga dënimi” e as nuk iu ka shqiptuar ankuesit Zafir Berisha dënimi plotësues.

Me vërtetim të gabuar të gjendjes faktike Vendimi i Panelit si organ i shkallës së dytë nuk mund të qëndroi.
Shkelja e ligjit

PZAP si organ i shkallës së dytë me refuzimin e ankesës të Zafir Berishës si ankues gabimisht i ka aplikua dispozitat e Nenit 45 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, nenit 100 §2 të K Penal të Republikës së Kosovës si dhe dispozitat e Nenit 29 § 29.1 pika nën p/ dhe q/ të Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme në republikën e Kosovë dhe me një aplikimi të gabuar të së drejtës materiale vendimi i ankimuar nuk mund të qëndroj.
Prizren,
16.09.2017.
ANUKESI,
Zafir Berisha

Shaqir Totaj: Prioriteti im, ngritja e cilësisë së arsimit në Prizren

0

Kandidati i PDK-së për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj është takuar sot me Sindikatën e Arsimit në këtë qytet.

Ai, në këtë takim ka folur rreth bashkëpunimit edhe më të mirë në qeverisjen e ardhshme të PDK-së në qytetin tonë.

“Një nga prioritetet e mija është ngritja e cilësisë së arsimit, matja e performancës vjetore të secilës shkollë dhe përfshirja më e madhe e prindërve në menaxhimin e mbarëvajtjes së procesit mësimor “, shkruan Totaj në Facebook./PrizrenPress.com/

Prizren, arrestohen tre persona për prostitucion

0

Dje në fshatin Xërxë të Prizrenit, policia ka arrestuar tre të dyshuar për kryerjen e veprës mundësim në prostitucion dhe ofrim i lokaleve për prostitucion.

Me urdhër të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt, njofton policia.

Ndërron jetë aktori me famë botërore

0

Ka ndërruar jetë në moshën 91-vjeçare aktori Dean Stanton.

Ky i fundi u bë i famshëm më shumë në saje të roleve në filmat si “The Goodfather”, “Alien”, dhe “Cool Hand Luke”.

Dean ka vdekur në orët e vona të ditës së djeshme në spitalin Cedars Sinai në Los Angeles.

Aktori ka lindur në vitin 1926 në West Irvine nga një baba, fermerë i duhanit dhe nënës që ishte shtëpiake.

Theksojmë se Stanton gjithashtu ishte edhe muzikant e këngëtar.

Nënshkrimi i Enver Hoxhës kur urdhëronte ekzekutimet e qindra personave (Foto)

0

Ish-drejtori i Arkivit në Ministrisë së Brendshme, Kastriot Dervishi, ka publikuar së fundmi foton e një dokumenti në vitit 1953.


Në foto shihet nëshkrimi i diktatorit Enver Hoxha, në një praktikë ekzekutimit.

“Nënshkrimi i Enver Hoxhës që urdhëronte ekzekutimet, Ky është nënshkrimi i E.Hoxhës në një praktikë ekzekutimi në vitin 1953. Të tilla urdhra janë dhënë në qindra raste vrasjesh”, shkruan Dervishi në postimin e tij në Facebook.

At Zef Pllumi, së shpejti dalin shkrimet e panjohura

0

At Zef Pllumi një nga figurat e qëndresës nën diktaturë dhe mendimit të përparuar shqip, do të kujtohet me një sërë aktivitetesh në 10 vjetorin e ndarjes nga jeta. Provinca Françeskane Shqiptare &Biblioteka Kombëtare kanë bashkërenduar një varg aktivitetesh përkujtimore, shkencore e promovuese, në nder të figurës së ndritur të njeriut që “Rrnojti për me tregue” dhe që gjatë gjithë jetës së vet dëshmoi e nuk rreshti së besuari te Zoti e te liria. “Unë tanë jeten e kam kalue në burg, por mendimtár i lír. Ta mendojmë vedin zogj të lirë e fluturojmë ku të duem…” – Kjo ishte dëshira, por edhe porosia e madhe e Át Zef Pllumit për popullin e vet, dashuria për të cilin e çoi në sakrifica të pashembullta. Veprimtaritë shtrihen gjatë dy javëve nga 16-30 shtator 2017, në Shkodër e në Tiranë.

Gjatë këtyre ditëve do të promovohet dhe veprat e plotë e At Zef Pllumit, nga “Botimet françeskane”. Ndër vëllimet e veprës botohen për herë të parë disa shkrime të panjohura të tij.Pjesë e aktiviteteve do të jetë dhe një ekspozitë me dorëshkrime dhe sende personale të Át Zef Pllumit. Do të ekspozohen gjithashtu materiale arkivore e muzeale të Át Gjergj Fishtës, të ruajtura me vetëdije e sakrifica të mëdha prej Át Zef Pllumit gjatë terrorit komunist. Ndër to spikasin: dorëshkrimi i tragjedisë “Juda Makabe”, “Lahuta e Malcis”, shkopi dhe maska mortore e Át Gjergj Fishtës. At Zef Pllumi pinjoll i një familjeje të njohur malësore nga Mali i Rencit në rrethin e Lezhës, ai qysh në moshën 5-vjeçare, në vitin 1929, u bë nxënës i Alfons Trackit, misionarit gjerman në Velipojë të Shkodrës.

Në vitin 1931 hyn në kolegjin françeskan të Shkodrës, kolegj në të cilin jepnin mësim personalitete të shquara të kulturës kombëtare si At Gjergj Fishta, Padër Anton Harapi,kompozitorin At Martin Gjoka, At Gjon Shllaku etj., ku ndjek gjithë ciklin e arsimimit deri në vitin 1944 dhe merr formim klasik në filozofi, teologji, letërsi dhe përvetëson gjuhë klasike e moderne. Nga mësuesi i tij At Marin Sirdani merrte edhe njohuri muzeologjie e numizmatike. Në vitet 1943 – 1944 Zef Pllumi është një nga bashkëpunëtorët e revistës “Hylli i Dritës” dhe po ashtu sekretar personal i Padër Anton Harapit. Ky i fundit ishte Provincial i françeskanëve në Shqipëri (Shkalla më e lartë hierarkike). Gjatë kohës që ishte dhjak, Padër Antoni e vuri të rendiste dhe ndihmonte në Arkivin Françeskan; aty njihet me dokumente të hershme e ndër më të vlefshmet për historinë kombëtare. Në moshën 22-vjeçare, më 14 dhjetor 1946, arrestohet për herë të parë dhe dënohet me tre vjet burg. Dënim që e vuajti pranë Burgut të Madh të Shkodrës dhe në kampet famëkeqe të Bedenit në Myzeqe dhe Orman-Pojanit në Maliq. Me t'u liruar shkon herë në Shkodër e herë në Shëngjin, tek familja e tij, në vartësi të situatës. Nga viti 1949 – 1951 merret me numizmatikë si teknik i Muzeut të Shkodrës.

Në vitin 1956 hugurohet meshtar, caktohet në fillim si i besuar për të çuar ndihma priftërinjve nëpër kampet e ndryshme, dhe, më tej, për 12 vite shërben si meshtar i Dukagjinit me qendër në Shosh, për ku niset më 14 shtator 1958 bashkë me At Augustin Ashikun. Në vitin 1967 arrestohet dhe për 23 vjet vuan dënimin në Spaç, Reps, Skrofotinë të Vlorës, Ballsh, Zejmen-Shënkoll, Tiranë. Gjatë kësaj periudhe njeh personalitete me ndikim si Gjin Marku, Kasëm Trebeshina, Zef Mala, Dashnor Mamaqi, etj. Del nga burgu me 11 prill 1989 dhe Natën e Kshndellave fillon meshtarinë tek Kisha e Shn'Andout në Tiranë deri në vitin 1997. Njeh Nënë Terezën, të cilën e shoqëron për në Shkodër, ku u zhvillua mesha e parë në Katedralen e Shën Shtjefnit. Prej atëherë nuk pushon dhe pasioni i dikurshëm për dijen dhe kulturën. Nga viti 1993 deri 1997 rinxjerr revistën “Hylli i Dritës”, e cila pas një ndërprerjeje disavjeçare rifilloi botimin në vitin 2003. Janë gjithashtu këto vite kohë e një veprimtarie krijuese për At Zefin.

Ai shkruan dhe boton trilogjinë “Rrno vetëm për me tregue”, vëllimet “Françeskanët e mëdhenj”, “Frati i pashallarëve Bushatli, Erazmo Balneo”, “Histori kurrë e shkrueme”, “Saga e fëmijnisë”. Një ndër nismat e tij me vlerë të jashtëzakonshme është dhe ribotimi i kolanës së plotë të veprave të etërve françeskanë, të zhdukura barbarisht nga qarkullimi dhe nga raftet e bibliotekave. At Zef Pllumi ndëroi jetë më 25 shtator të vitit 2007 në spitalin Gemelli, Romë të Italisë dhe u varros më 30 shtator 2007 në Shkodër. Presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, në vitin 2006 e dekoroi At Zef Pllumin me Urdhrin "Nderi i Kombit", Presidenti Moisiu e vlerësoi At Zefin “si përfaqësues të pasurisë kulturore e njerëzore, si një institucion të vërtetë, që i rezistoi regjimeve dhe kohërave më të vështira dhe si simbol i qytetarit të lirë, vizioni i të cilit frymëzohet nga vlerat evropiane”.

Po në vitin 2006 At Zef Pllumi merr çmimin letrar "Penda e Artë" për trilogjinë e tij me kujtime “Rrno vetëm për me tregue” të akorduar nga Ministria e Kulturës e Shqipërisë. Në vitin 2014 Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, dekoron At Zef Pllumin (pas vdekjes) me “Dekoratën e Flamurit Kombëtar” me motivacionin: “Klerikut, martir, të dënuar me persekutim të përjetshëm nga diktatura, i cili me veprën dhe jetën e tij, mbrojti vlerat e mëdha të fesë, kulturës kombëtare, lirisë dhe dinjitetit njerëzor, të lidhura pazgjidhshmërisht këto me vetëmbrojtjen e atdheut dhe të kombit”. Në nder të tij një nga shkollat e qytetit të Tiranës mban emrin “At Zef Pllumi”.

15 shtator 2017 (gazeta-Shqip.com)

Muja i dënuar me burg sa gjysma e mandatit-realizoi vetëm gjysmën e premtimeve

0

Nga 29 premtime sa ka bërë Kryetari i Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, i cili është dënuar nga Gjykata Themelore në Prizren me dy vjet burgim për keqpërdorim të detyrës zyrtare, gjatë mandatit 4 vjeçar, ka arritur t’i realizojë 14 prej tyre.

Ndonëse për çdo vit, buxheti për infrastrukturë është rritur, shumë lagje në Komunën e Prizrenit kanë mungesë të ujit të pijes, raporton KTV.

Fatmir Kastrati banor i Lagjes “2 Korriku” në këtë qytet, njëherësh edhe asamblist në Kuvendin komunal të Prizrenit thotë se ka 17 vjet që kjo çështje diskutohet në asamble por ende s’ka ndonjë rezultat konkret.

Për opozitën, suksesi apo mos suksesi i qeverisjes së kryetarit të Komunës së Prizrenit nuk matet me numrin e premtimeve të realizuara por me numrin e aktakuzave që kanë zyrtarët institucional.

Për të gjitha këto, kreu i komunës së Prizrenit, Ramadan Muja nuk ka gjetur kohë të flas.

Kuçi: Opozita të na lejojë të punojmë

0

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, njëherësh sekretar i përgjithshëm i kësaj partie, Blerim Kuçi, ka kërkuar nga opozita që t’i krijojë kryeministrit të ri hapësirë të nevojshme për punë, pastaj të flasë për punën e tij.

Në një intervistë për gazetën ‘Epoka e Re’, Kuçi ka thënë se opozita nuk duhet të jetë vetëm aktive, por edhe konstruktive.

Ai ka treguar se Qeveria e re do t’i ketë tri objektiva kryesore: forcimin e sovranitetit, ndaljen e ikjes së të rinjve dhe funksionalizimin e të gjithë mekanizmave shtetërorë.

Në këtë intervistë Kuçi ka folur edhe për çështjen e ministrit të Bujqësisë, Nenad Rikallo.

Ai ka theksuar se me këtë rast duhet të merren organet kompetente shtetërore