16 C
Prizren
E premte, 1 Gusht, 2025
Home Blog Page 5336

Këta janë vartësit e Haradinajt në qeveri (Video)

0

E ka kërkuar me ngulm, qe shumë vite, dhe me gjasë, do ta marrë të shtunën.

Ramush Haradinaj po bëhet gati të rikthehet në postin e kryeministrit të vendit, të cilin e ushtroi vetëm 100 ditë, në fund të vitit 2004 dhe fillim të 2005-tës.

Ai i prin një koalicioni të gjerë qeverisës, ku bëjnë pjesë shumë parti, njofton Klan Kosova.

Bashkë me AAK-në e tij do të jenë edhe partneret e PAN-it, Nisma dhe PDK, AKR-ja e Behgjet Pacollit dhe Lista Serbe.

Për rrjedhojë, Haradinaj do të ketë 5 zëvendësa të postit të tij si shef qeverie. Të premten janë bërë publikë emrat e pothuaj të gjithë atyre që marrin detyra në ekzekutiv. Klan Kosova ju tregon kush janë ata.

Rahovecianët garojnë në shtrydhjen e rrushit

0

Aktivitetet e festivalit “Hardh Fest” në Rahovec po vazhdojnë edhe sot.

Në ditën e tij të dytë, njëra ndër pikat e lezetshme ishte edhe gara në shkeljen/shtrydhjen e rrushit, ku morën pjesë disa të rinj dhe të reja.

Ky aktivitet përveç se ka karakter garues, është edhe shumë argëtues, si për pjesëmarrësit e garës ashtu edhe për të pranishmit aty, transmeton Klan Kosova.

Kjo mënyrë e përfitimit të lëngut të rrushit është sinonim i traditës së lashtë shqiptare të kultivimit të pijeve alkoolike nga hardhia e rrushit, si vera, rakia, etj.

NISMA: Në Prizren vazhdon sistemimi i mësimdhënësve pa konkurs!

0

NISMA për Kosovën, dega në Prizren, ka akuzuar Qeverinë e Ramadan Mujës për politizim të arsimit.

NISMA, përmes një reagimi dërguar mediave, ka thënë se partia në pushtet po sistemon dhe risistemon mësimdhënësit pa konkurs.

“Vazhdimi i politizimit të arsimit në Prizren, nga klanet parapolitike të partisë në pushtet, janë dëshmi e mjaftueshme se qeveria në ikje e Ramadan Mujes përveç që duhet të ndëshkohet me 22. Tetor, ajo duhet të jap llogari edhe para organeve te drejtësisë, për shkatërrimin e arsimit në komunën tonë”, thuhet ne komunikatën këtij subjekti politik, përcjell PrizrenPress.

“Me fillimin e zbatimit të kurrikules së re shkollore në vitin shkollor 2017/2018, në nivelin e arsimit fillor dhe e mesme e ulët, klasave parafillore dhe e parë, u është shtuar lënda e gjuhës angleze, që rrjedhimisht nënkupton se duhet të kishte edhe shtim të mësimdhënësve të kësaj lënde mësimore (së paku 16-të norma-vende pune), mirëpo nuk ka asnjë konkurs publik, derisa ka vetëm sistemim të mësimdhënësve mbi baza politike, gjoja se këta të sistemuarit kanë mbetur pa norma”.

“Atëherë shtrohet pyetja, se si mund të zhvillohet kurrikula e re, me mësimdhënës të tillë (të njëjtë) ?!”.

“Pra, nga kjo vijmë në konstatimin se veprimet e tilla në arsim në komunën e Prizrenit, rrisin regresin, apo thënë më saktë se arsimi në këtë komunë, po degradohet skajshmërish”.

“Po ashtu duhet të vëmë në pah se , edhe në klasën e VI-të fillore, është futur edhe gjuha gjermane, që nënkupton se duhej të kishte shtim edhe për gjashtë norma për mësimdhënës, mirëpo edhe këtu nuk ka konkurs të shpallur, që lenë hapësirë të konsiderueshme për manipulime të shumta”.

“Punësimet që ditëve të fundit po ndodhin mbi baza politike dhe familjare në prag të fushatës së zgjedhjeve lokale të 22. Tetorit, NISMA për Kosovën pas ardhjes në pushtet do ti trajtoj edhe njëherë, si dhe do të merr masa ndaj komisioneve intervistuese, si dhe atyre që janë pranuar pa plotësim të kritereve. Për fat të keq, një gjë e ngjashme si në arsim është duke ndodhur edhe në shëndetësi e administratë, për të cilat qytetarët tashmë janë përcaktuar që qeverisjen komunale të PDK-së, ta ndëshkojnë me 22.tetor”. /PrizrenPress.com/

Komuna e Rahovecit binjakëzohet me Bashkinë e Përmetit

0

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi dhe Niko Shupuli, kryetar i Bashkisë Përmet në Republikën e Shqipërisë, sot kanë nënshkruar marrëveshje për binjakëzim dhe bashkëpunimi në mes të dy Komunave, shkruan PrizrenPress.

Nënshkrimi i marrëveshja është mbështetur në miqësinë e përhershme, vëllazërinë, përparimin dhe paqen midis shtetit të Republikës së Shqipërisë dhe shtetit të Republikës së Kosovës.

“Qëllimi i nënshkrimit të kësaj marrëveshje është thellimi, zgjerimi dhe forcimi i miqësisë, mirëkuptimi dhe të kuptuarit midis dy njësive të qeverisjes vendore, në bazë të një Miqësie Evropiane, bazë e së cilës është një mirëkuptim i bazuar në paqe, unitet, barazi, tolerancë dhe demokraci, duke dashur që nëpërmjet këtij rrugëtimi të krijohen kushte për kontakte të tjera në mes të qytetarëve në fushën e kulturës, arsimit, shëndetësisë, sportit, ekonomisë dhe turizmit”, ka thënë Haziz Krasniqi, zyrtar për Informim në Komunën e Rahovecit.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes, kryetari Vehapi dhe kryetari Niko Shupuli dhe delegacioni të cilin e kryeson ai, kanë vizituar “Podrumin e Vjetër” në qytetin e Rahovecit dhe më pas kanë vizituar edhe Shkollën e Mesme Profesionale “Selajdin Mullaabazi”, ku janë pritur nga drejtori i bodrumit dhe drejtori i shkollës. /PrizrenPress.com/

Hapet Festivali i filmit turk në Prizren

0

Edicioni i parë i Festivalit të filmit turk në Prizren nis sot, i cili do të jet i hapur deri më 15 shtator në Kino Lumbardhi.

Në këtë organizim do të shfaqen filmat e suksesshëm të kinemasë turke të viteve fundit.

Në kuadër të festivalit gjithsejtë do të shfaqen 11 filma, derisa në cilësi të mysafirëve do të paraqiten edhe aktorët, regjisorët, skenaristët e brezit të vjetër dhe të ri nga Turqia.

Ediz Hun, Çagan Irmak, Yigit Ozsener janë vetëm disa nga emrat e njohur të kinematografisë turke, që do të jenë prezent në edicionin e parë të Festivalit të Filmit Turk në Prizren./KosovaPress/

 

Kanoset një person në Prizren përmes telefonit

0

Një person ka raportuar në polici, në Prizren, se është kanosur përmes telefonit nga një person i dyshuar pasi që me të ka problem lidhur me një tokë, shkruan PrizrenPress.

Policia e Kosovës, në raportin e rregullt 24-orësh, njofton se rasti ka ndodhur gjatë paradites së djeshme.

I dyshuari me vendim të prokurorit pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. /PrizrenPress.com/

Shkelet një këmbësore në Prizren

0

Mbrëmë rreth orës 20:20, një shofer duke lëvizur me veturën e tij nga pakujdesia ka goditur një këmbësore në fshatin Medvec të Prizrenit.

E aksidentuara, sipas Policisë, ka pësuar lëndime trupore, shkruan PrizrenPress.

Ajo është dërguar në Spitalin e Prizrenit për tretman mjekësor.

Policia thotë se me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt. /PrizrenPress.com/

Kosova pa asnjë aktivitet për Ditën e Shkrim-leximit

0

Dita Ndërkombëtare për Avancim të Shkrim-leximit e cila shënohet çdo vit më 8 shtator ka për qëllim që të ngritë vëmendjen e opinionit ndërkombëtar në lidhje me problemin e analfabetizmit i cili fatkeqësisht si proces është prezent në shumë shoqëri.

Iniciativa e shënimit të Ditës Ndërkombëtare për Avancim të Shkrim-leximit rrjedh nga Konferenca botërore e ministrave të arsimit e organizuar në shtatorin e vitit 1965 në Tehranë e cila temë boshte kishte zhdukjen e analfabetizmit, ndërsa UNESCO si ditë ndërkombëtare e shënon nga viti 1966 me qëllim të promovimit të rëndësisë së arsimimit të fëmijëve dhe të rriturve.

Sipas të dhënave të UNESCO, rreth 775 milionë persona të rritur në planet nuk kanë as minimumin e nivelit të shkollimit, 1 në 5 persona të rritur janë analfabet nga të cilët 2/3 janë femra.

Rreth 75 milionë fëmijë nuk vijojnë shkollimin, nuk ndjekin rregullisht shkollimin ose e kanë braktisur tërësisht atë.

Në Kosovë, sipas regjistrimit të popullsisë 2011, janë evidentuar gjithësie 55001 persona që nuk dinë shkrim-lexim që përbënë 3.2% të numrit të përgjithshëm të popullsisë dhe 3.9% të grupmoshave mbi 10 vjet.

Arsimi në Kosovë nuk është i nivelit cilësor ku arsimi fillor ka pjesëmarrjen më të lartë sa i përket përgatitjes shkollore të popullsisë dhe përbën 38.2%, ai i mesëm 24.3% dhe ai i lart 9.3% (vetëm 0.8% me magjistratur- master dhe doktorata).

Shqetësuese janë edhe të dhënat nga braktisja e shkollimit dhe mos regjistrimi i nxënësve në shkollën e mesme duke e vështirësuar kështu edhe më tepër situatën sa i përket nivelit të shkollimit.

Hijet e Kadri Veselit

0

Lideri i PDK-së është zgjedhur edhe për një mandat në krye të Kuvendit të Kosovës.

Në pesë vjetët e tij zyrtare në politikë deri më sot Veseli ka pasur arritjet dhe dështimet e tij, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Këto të fundit ishin më të mëdha. Në vitin 2012 ai aderoi zyrtarisht në PDK, kurse dy vjet më pas, respektivisht më 2014-n, Veseli sprovohet në postin e parë si kryetar i Kuvendit.

Pas një mandati me plot skandale brenda sallës së Kuvendit, në vitin 2016 pason edhe një tjetër detyrë për të – zgjedhja si kryetar i PDK-së, duke pasuar Hashim Thaçin.

Mirëpo edhe sfida e tij e radhës nuk i doli siç e priti, shkruan tutje “Zëri”.

Në zgjedhjet e para si lider i PDK-së, Veseli dështoi duke e zvogëluar fuqinë e partisë në vetëm 23 deputetë.

Dje Veseli u rizgjodh në krye të legjislativit edhe për një mandat, kurse më poshtë mund të shihni një pjesë zyrtare të biografisë së tij.

Prizreni nis restaurimin e nënstacioneve elektrike të shekullit XX

0

Drejtuesit e Qendrës Rajonale të Trashëgimisë Kulturore në Prizren, të enjten, kanë njoftuar se kanë filluar realizimin e projektit për restaurimin e nënstacioneve elektrike në qytetin e Prizrenit.

Sipas tyre, ky projekt realizohet në kuadër të programit “Masat preventive – Intervenimet Emergjente” për ndërhyrje në asetet e trashëgimisë kulturore, që po zbatohet nga QRTK-ja me mbështetjen financiare të Ministrisë së Kulturës. “Gjendja e dy nënstacioneve (trafove të vjetra) ishte mjaft e vështirë, sidomos e asaj që gjendet pranë Kishës Katolike, andaj këto dy ndërtesa janë bërë objekt i intervenimit në këtë fazë.

Dëmtimet e përgjithshme të tyre kanë të bëjnë kryesisht me destrukturimin dhe humbjen e pjesëve të tullave dhe disa çarjeve dhe humbjes së pjesshme të strukturës ndërtimore”, ka thënë Samir Hoxha, drejtor i QRTK-së në Prizren.

Trafostacionet elektrike nga shekulli XX në Prizren janë pjesë e Listës së trashëgimisë Kulturore, nën mbrojtje të përkohshme në kategorinë e trashëgimisë arkitekturore. /Koha Ditore/