24.7 C
Prizren
E mërkurë, 30 Korrik, 2025
Home Blog Page 5338

Lëvizja për Bashkim tërhiqet nga koalicioni PAN

0

Lëvizja për Bashkim, përmes një komunikate për media, thotë se që nga përfundimi i zgjedhjeve, me vëmendje e ka përcjellë situatën paszgjedhore dhe procesin e formimit të institucioneve të vendit.

Fatkeqësisht, sipas LB-së, për shkak të konstelacionit të forcave politike të krijuar nga rezultati zgjedhor dhe mbi të gjitha, të pozicionimit të mbrapshtë të tyre, Kosova do ta ketë një qeveri të varur nga Lista Serbe.

“Kështu, pakicës serbe, përveç privilegjeve të padrejta juridike e politike që iu siguruan nga Pakoja e Ahtisaarit dhe nga bisedimet e Brukselit, si dhuratë nga partitë shqiptare do t’iu jepet fuqi edhe më e madhe politike. Përderisa deri dje ata e kishin fuqinë të kushtëzonin çdo vendim të Kuvendit për ndryshime kushtetuese, prej nesër ata do ta kenë fuqinë të kushtëzojnë çdo vendim të qeverisë për çështje krejtësisht të zakonshme.

Kjo situatë, për ne, është krejtësisht e papranueshme. Andaj, Lëvizja për Bashkim ka vendosur që, përkundër marrëveshjes parazgjedhore, e cila ia garantonte LB-së një ministri dhe dy zëvendësministra, të mos implikohet në asnjë formë në qeverinë e re”, thuhet në komunikatën e LB-së.

Lëvizja për Bashkim, gjithashtu, thotë se ka vendosur që ta vazhdojë e vetme rrugëtimin e saj, në të mirë të vendit dhe të qytetarëve të tij.

Lëvizja për Bashkim, më e vendosur se kurrë, thotë se tashmë i ka hyrë punës që të përgatitet për zgjedhjet e reja të përgjithshme, në mënyrë që të garojë si subjekt i vetëm politik dhe si rrjedhojë të mos futet në koalicione me synim kalimin e pragut zgjedhor.
“Me këtë rast, i ftojmë të gjithë ata njerëz vullnetmirë, që janë të gatshëm të angazhohen për një të ardhme më të mirë të vendit tonë, të bashkohen rreth projektit të Lëvizjes për Bashkim”, ka përfunduar njoftimin Lëvizja për Bashkim.

Suharekë: Dorëzohet i dyshuari për vrasje në tentativë

0

Një qytetar nga Suhareka, i dyshuar për vrasje në tentativë, dje është dorëzuar në polici. Ai ka dorëzuar edhe një pistoletë me tre fishekë, shkruan PrizrenPress.

Të premtën e kaluar, në rrugën “Xhavit Syla”, i dyshuari kishte qëlluar me armë zjarri viktimën mashkull duke i shkaktuar lëndime trupore.

“Në lidhje me rastin raportohet se me 04.09.2017 është dorëzuar në polici i dyshuari mashkull K/Shqiptar dhe i njëjti ka dorëzuar një pistoletë me tre fishekë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë. /PrizrenPress.com/

Ja si e komenton Albin Kurti marrëveshjen AKR-PAN

0

Lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti me anë të një postimi në Facebook ka komentuar për marrëveshjen e AKR-së dhe PAN-it.

Kurti ka thënë se pasi që AKR doli nga LAA apetitet nga njëra anë dhe pasiviteti nga krahu tjetër e humbën edhe një shans tjetër pas atij të VLAN-it.

Postimi i Kurtit në Facebook:

AKR doli nga koalicioni LAA. Ky koalicion parazgjedhor edhe zyrtarisht u shpërbë dje. Apetitet nga njëra anë dhe pasiviteti nga krahu tjetër, e humbën edhe një shans shtesë pas atij të VLAN-it. Kot je pasiv që të mos bësh gabime, sepse pasiviteti është gabimi më i madh.

Mirëpo, dje u shpërbë edhe koalicioni tjetër PAN. Marrëveshjen me kryetarin e AKR-së nuk e bëri kryetari i PAN, por të tre kryetarët e tre partive të PAN-it (prej 12 sosh gjithsej) që kanë deputetë në legjislaturën e gjashtë.

Koalicionet parazgjedhore të oportunizmit po shthuren. Po kthehemi te partitë, te përmasat e tyre, tek ato si masë.

Pas marrëveshjes së mbrëmshme, konstituimi i Kuvendit të Kosovës dhe formimi i qeverisë së re është lënë në dorë të Vuçiqit.

Shteti nuk është karrikë. Shteti ka karrika. Por, ka edhe karrika pa shtet, karrika në kurriz të shtetit. Pushteti i varur nga Serbia, e var pavarësinë e shtetit.

26 vjet më vonë, 22 tetori i vitit 2017 po bëhet referendum i ri.

PAN – AKR, qeveri transitore

0

Njohësi i rrethanave politike, Shkëlzen Maliqi, e ka quajtur të pritshme prishjen e koalicionit LAA dhe shkuarjen e AKR-së te PAN-i.

Në një intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Maliqi ka thënë se PAN-AKR do të jetë një Qeveri e cila do të bëjë akrobacione të ndryshme për ta mbajtur pushtetin. Sipas tij, kjo Qeveri do të jetë funksionale derisa t’i kryejë disa detyra që nuk ka mundur t’i kryejë Qeveria e kaluar.

“Në këtë aspekt e shoh se do të mund të jetë Qeveri transitore”, është shprehur ai.

Maliqi e ka quajtur të vonuar ujdinë në mes të Lëvizjes Vetëvendosje! dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës për realizimin e një platforme të përbashkët qeverisëse.

Në Rahovec filloi edicioni i tretë i Festivalit Ndërkombëtar i Poezisë

0

Në qytetin e Rahovecit ka filluar edicioni i tretë i Festivalit Ndërkombëtar të poezisë, festival ky i cili do të zgjat tre ditë me pjesëmarrjen e poetëve nga pesë kontinente.

Drejtori i festivalit, njëkohësisht ideator dhe organizator, poeti i mirënjohur Fahredin Shehu, në fjalën e vet ka falënderuar të gjithë pjesëmarrësit si dhe shumë donator të cilit me mjete financiare kanë mundësuar mbajtjen e festivalit, përfshi këtu edhe Komunën e rahovecit.

I pari i Komunës së Rahovecit, kryetari Idriz Vehapi, thotë se poetët gjithkund janë shpirti i kombit, i kanë prirë ndryshimeve pozitive në shoqëri me dhënien e shpirtit poetik, por edhe Rahovecit, rrushit dhe verës. Vehapi në vazhdim falënderoi poetin Fahredin Shehu për organizimin e festivalit, për çka thotë se ishte ideja e tij e qëlluar, sepse kultivimi i rrushit dhe begatia e Rahovecit me trashëgiminë kulturore, lidhen ngushtë me poezinë.

Mbajtjen e festivalit e përshëndeti edhe poeti nga SHBA, William S.Peters, i cili nesër promovon edhe librin “Kosova e dashur ëndrrat e Rahovecit”. /PrizrenPress.com/

Kush sa e cilat ministri do t’i drejtojë

0

Sipas raportimeve të publikuara sot, subjektet politike që do të qeverisin vendin sipas marrëveshjes së djeshme, tashmë i kanë ndarë edhe ministritë. Siç raporton servisi publik, PDK do të drejtojë 6 ministri, Lista Serbe 2, Nisma 3, AAK 3 dhe AKR 5 ministri.

PDK do ta ketë një zëvendëskryeministër dhe 6 ministri. Këto janë ministritë: Ministria e Financave, Ministria e Drejtësisë, Ministria e Integrimeve Evropiane, Ministria e Diasporës, Ministria e Kulturës dhe Ministrinë për Dialog.

Ndërkaq, 2 ministri, atë për Kthim dhe Komunitete dhe atë për Administrimin e Pushtetit Lokal, do ta udhëheq Lista Serbe, derisa një ministri do t’i jepet minoriteteve tjera.

Nismës ndërkaq i takojnë Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, e Tregtisë dhe të Industrisë, si dhe Ministria e Punës dhe të Mirëqenies Sociale.

Ndërkaq, AAK do të udhëheq me Ministrinë e Shëndetësisë, Infrastrukturës dhe Ministrinë e Forcës dhe Sigurisë së Kosovës (FSK).

AKR-ja, e cila doli më e fituara duke marrë 5 ministri, do të udhëheq Ministrinë e Punëve të Jashtme, të Punëve të Brendshme, Ministrinë e Planifikimit Hapësinor, të Bujqësisë dhe Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik.

Kush fiton në Dragash ?

0

Samidin Dauti i Vetëvendosjes, sipas qytetarëve, do të fitojë zgjedhjet lokale të 22 tetorit në komunën e Dragashit.

Në pyetjen e Koha.net se cili prej kandidatëve do të fitojë zgjedhjet për kryetar të Dragashit, nga 200 komente në total, rreth 50 prej tyre e kanë favorizuar kandidatin e VV-së.

LDK-ja me Selim Kryeziun dhe PDK-ja me Shaban Shabanin kanë nga rreth 30 komente favorizuese, ndërsa menjëherë pas tyre janë Nisma me Fatmir Halilin dhe AAK-ja me Selami Saitin.

Në komente kandidati i Vakatit Sherif Aga, është përmendur një herë, ndërsa nuk është përmendur ai i Jedinstvena Goranska Partija.

Drita Millaku kërkon që të hetohet uzurpimi i pronës së Hekurudhës

0

Ish-kuvendarja e Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren, Drita Millaku, kërkon nga organet e drejtësisë që t’i zgjerojnë hetimet për uzurpimimin që kanë ndodhur në këtë qytet.

Ajo, thotë se në mesin e shumë uzurpimeve që kanë ndodhur deri më tash është edhe hapësira e pronës së Hekurudhës.

“Kërkoj nga organet e hetuesisë që të marren edhe me këtë rast”.

Millaku, e cila në zgjedhjet e qershorit është zgjedhur deputete e Kuvendit të Kosovës, tregon se si kuvendare ka parashtruar pyetje rreth uzurpimit të pronës së Hekurudhës.

“Përgjigjeje nuk kam marrë asnjëherë”.

Departamenti për Krime të Rënda në Prokurorinë Themelore në Prizren, ka ngritur aktakuzë ndaj Bujar Hasanit dhe personit me inicialet E.B. për veprat penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar, si dhe uzurpimit të paligjshëm të pronës së paluajtshme.
Sipas aktakuzës i pandehuri Bujar Hasani nga data 10.09.2016 e deri më tani në Prizren, në cilësinë e personit zyrtar, përkatësisht drejtor i Drejtorisë së Inspekcionit në Komunën e Prizrenit, duke e shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar, me dashje nuk i ka përmbushur detyrat e tij zyrtare të përcaktuara me ligj, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete, duke mos ndërmarrë masat e duhura në pajtim me autorizimet e tij ligjore për largimin e aneks-konstruktit metalik të vendosur si vazhdimësi e lokalit, pronar i së cilës është vet i akuzuari, e cila gjendet në zonën e mbrojtur të qytetit. Me këtë i pandehuri ka uzurpuar në mënyrë të kundërligjshme pronën e paluajtshme të Komunës së Prizrenit në Zonën e Mbrojtur të Qytetit.

Hasani, akuzohet se ka kryer veprat penale: Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar dhe Uzurpim i paligjshëm i pronës së paluajtshme.

Deputetja Drita Millaku tregon ndërkaq se për këtë rast ka folur në Kuvendin e Prizrenit.

“Besoj që këto raste janë shembulli më i mirë se me çfarë personash është udhëhequr deri më tani komuna jonë”,shprehet Millaku.

Ajo, beson se shumë shpejt do të ngritët aktakuzë edhe për rastin e Hekurudhës./PrizrenPress.com/

Aktakuzë ndaj drejtorit të Ramadan Mujës, akuzohet për uzurpim

0

Departamenti për Krime të Rënda në Prokurorinë Themelore në Prizren, ka ngritur aktakuzë ndaj Bujar Hasanit dhe personit me inicialet E.B. për veprat penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar, si dhe uzurpimit të paligjshëm të pronës së paluajtshme.

Sipas aktakuzës i pandehuri Bujar Hasani nga data 10.09.2016 e deri më tani në Prizren, në cilësinë e personit zyrtar, përkatësisht drejtor i Drejtorisë së Inspekcionit në Komunën e Prizrenit, duke e shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar, me dashje nuk i ka përmbushur detyrat e tij zyrtare të përcaktuara me ligj, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete, duke mos ndërmarrë masat e duhura në pajtim me autorizimet e tij ligjore për largimin e aneks-konstruktit metalik të vendosur si vazhdimësi e lokalit, pronar i së cilës është vet i akuzuari, e cila gjendet në zonën e mbrojtur të qytetit. Me këtë i pandehuri ka uzurpuar në mënyrë të kundërligjshme pronën e paluajtshme të Komunës së Prizrenit në Zonën e Mbrojtur të Qytetit.

Hasani, akuzohet se ka kryer veprat penale: Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar dhe Uzurpim i paligjshëm i pronës së paluajtshme.

Gazeta JnK, në një hulumtim të bërë më 7 prill 2017, raportoi se drejtori i Inspekcionit Bujar Hasani, nuk ka vepruar ndaj lokalit të tij, e as ndaj lokaleve tjera që ndodhen në këtë zonë të mbrojtur me ligj.

Lokali “Fellas” gjendet në zonën e parë të Qendrës Historike të Prizrenit, e cila është e mbrojtur me ligj të veçantë për këtë qendër. Para këtij lokalit, në vitin 2015, është ndërtuar një konstruksion metalik dhe është mbuluar sipërfaqja publike.

Pesë muaj më parë, Gazeta JnK raportoi se vendosja e këtij konstruksioni metalik është në kundërshtim me ligjin për Qendrën Historike të Prizrenit.

Lidhur me këtë hulumtim, zyra ligjore e BIRN i’ u pat drejtuar me shkrese zyrtare Prokurorisë së Prizrenit lidhur me këtë hulumtim të bërë.

Ndërkaq, sipas aktakuzës së prokurorisë i akuzuari E.B. në cilësinë e personit zyrtar, përkatësisht inspektor i ndërtimit në Komunën e Prizrenit, i caktuar me përgjegjësi në zonën e mbrojtur, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar, me dashje nuk i ka përmbushur detyrat e tij zyrtare të përcaktuara me ligj, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për tjetrin, në këtë rast për të akuzuarin Bujar Hasani, të cilin e ka epror, duke mos ndërmarrë masat e duhura të inspektimit në pajtim me autorizimet e tij, për inicimin e procedurës për largimin e aneks-konstruktit metalik, të vendosur si vazhdimësi e lokalit, e cila gjendet ne zonën e mbrojtur të qytetit.

Me këtë veprim i pandehuri E.B. ka kryer veprën penale: Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar.

Prokurori i çështjes nga Prokuroria Themelor e Prizrenit, i ka propozuar gjykatës kompetente që të pandehurit t’i shpallë fajtorë për veprat e kryera penale dhe t’i dënojë sipas ligjit.

 

Mytaher Haskuka, uron nxënësit dhe numëron problemet e arsimit

0

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka uruar të gjithë nxnënësit dhe mësimdhënësit për fillimin e ri shkollor.

“Sot dita e parë e shkollës, uroj nxënësit dhe mësimdhënësit për një vit të mbarë shkollor!”, shkruan Haskuka në Facebook.

Sipas tij, sistemi i arsimit përballet me shumë probleme

Postimi i plotë në Facebook

Duke pasur parasysh problemet që i kemi në arsim, e që u vërtetuan edhe me rezultatet e testit PISA, desha të paraqes disa nga probleme që i kam vërejtur dhe të cilat duhet të adresohen nëse duam një shkollë cilësore.

Së pari aspekti shkencor, përkundër që historikisht në shpjegimin e njeriut shumë teori kanë përkufizuar njeriun si qenie egoiste dhe të këqija që duhet kontrolluar, tani hulumtimet e fundit në fushën e psikologjisë tregojnë që njeriu në esence, pra gjenetikisht, është i mirë.
Studimet e fundit na tregojnë që fëmijët e porsalindur, pos nevojave fiziologjike, kanë të lindur edhe empatinë, dhe shtytjet të vetme instiktive janë kërkesa për siguri dhe kureshtja.

Pra fëmija e porsalindur posedon empati, prandaj kur e shikojmë në sy dhe ju qeshim, foshnja na kthen buzëqeshjen, kur foshnja dëgjon fëmijët tjerë duke qarë edhe ai/ajo ja fillon vajit.

Pastaj foshnjat kanë shtytje për siguri, prandaj atashohet emocionalisht ndaj figurës së kujdestarit që zakonisht është nëna dhe babai, këtu nuk ka rëndësi ushqimi por sensi i sigurisë të cilën ja ofron nëna/babai.

Së fundi fëmija ka të lindur kureshtjen, pra çdo foshnje ka urgjencë të eksploroj ambientin. Fëmija posa të sheh një objekt e merr ne dorë, e shikon, nuhat, e kafshon, pra e eksploron atë, ashtu si e eksploron botën për ta kuptuar ate.

Zakonisht mësimi në natyrë bëhet në formë të lojës dhe vetë akti i të nxënit është akt i vetëkënaqshmërisë, ne ndjejmë kënaqësi kur mësojmë diçka të re.
Pra fëmijët kanë kureshtjen, ata duan të mësojnë, për këtë ndjejnë kënaqësi, por për të vepruar atyre ju duhet siguria. Mësimi zakonisht bëhet me lojë në grup, pra është akt empatie. Si përfundim, fëmijët duhen të ndihen të sigurt, duhet të kenë ambient empatetik grupor, ku loja nuk është e ndaluar dhe atyre duhet të ju ofrohen mundësi që të përmbushin kureshtjen e tyre, pra ambient dhe material për të eksploruar.

Por sot sa të sigurta janë shkollat tona? A ofrojnë ato ambient që fëmijët të zhvillojnë kureshtjen e tyre? A ofrojnë shkollat tona aktivitete për të përforcuar empatinë e tyre? A ofrojnë material për të përmbushur kureshtjen?

Në shumë nga këto pyetje fatkeqësisht përgjigjet janë JO.
Ashtu si patëm kërkuar vitin e kalua në Rezolutën e Kuvendit të Kosovës për Arsim, arsimi duhet të shpallet si prioritet kryesor për shtetin tonë. Duhet të veprojmë që të krijojmë shkolla të sigurta, t’i kemi të gjithë fëmijët në arsimin parashkollor, që të gjitha shkollat në Kosovë të pajisen me laborator të kimisë, fizikës, biologjisë dhe të shkencave tjera, të krijojmë sisteme që e nxisin empatinë, t’i japim fund dhunës në shkolla, të mos ketë asnjë shkollë ku nuk ka psikolog ose pedagog…

Që shkollat t’i kthejmë nga struktura të pushtetit në struktura të dijes, që nga një institucion i mbajtjes së pushtetit ti bëjmë ato instrumente të cilat krijon gjenerata për të ardhmen e këtij vendi.

Këtë reformë të arsimit, Lëvizja Vetëvendosje ka filluar në Komunën e Prishtinës dhe mbas 22 tetorit do ta vazhdoj edhe në Komunën e Prizrenit dhe në shumë e shumë komuna të tjera të Kosovës.