21.6 C
Prizren
E martë, 29 Korrik, 2025
Home Blog Page 5339

Rahoveci përkujton tre dëshmorët e Zatriqit

0

Në fshatin Zatriq të Komunës së Rahoveci, në 19 vjetorin e rënies së dëshmorëve Mazllum Kastrati, Xhafer Vehapi dhe Esat Kastrati u mbajt tubim përkujtimor, shkruan PrizrenPress.

Të pranishëm në tubim ishin kryetari i Komunë së Rahovecit Idriz Vehapi me bashkëpunëtorë, familjarë, bashkëluftëtar të dëshmorëve, banor të fshatit Zatriq dhe fshatrave përreth.

Vehapi, në fjalën e tij të mbajtur në tubimim, ka thënë se me 3 shtator të vitit 1998, nga mëngjesi forcat e armikut kishin filluar të granatonin fshatin Zatriq dhe pozicionet e UÇK-së, dhe në orët e mbrëmjes kanë rënë dëshmor Mazllumi, Esati dhe Xhaferi.

“Për neve bashkëluftëtarëve ishte një moment shumë i dhimbshëm, sepse kishim humbur tre shok të luftës, tre bashkëfshatar mirëpo ne sot të cilët jemi gjallë e shohim se vepra dhe gjaku i tyre nuk ka shkuar huq, tani kemi shtetin e Kosovës të cilin duhet së pari ta respektojmë për hire të gjakut të derdhur, për hir të djersës , për hir të lotëve të nënave” ka përfunduar fjalimin e tij Vehapi. /PrizrenPress.com/

Komunat miratojnë 39 vendime të paligjshme për pronat

0

Gjysma e akteve të miratuara gjatë 6-mujorit të parë të këtij viti nga kuvendet e komunave të Kosovës, janë diskutabile sa i përket ligjshmërisë së tyre, shkruan sot Koha Ditore.

Nga 974 akte të miratuara nga KK-të e Kosovës gjatë këtyre 6 muajve, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) 477 prej tyre i ka dërguar në ministritë e linjës për t’u shqyrtuar ligjshmëria e tyre, përderisa 14 akte të tjera të miratuara tashmë i ka vlerësuar si të paligjshme dhe si të tilla nuk mund të zbatohen.

Në tërësi, tashmë janë konfirmuar se komunat, përgjatë 6 muajve, kanë miratuar 39 vendime që përbëjnë shkelje ligjore, e të cilat kryesisht janë vendime për pronat.

Sot fillon viti i ri shkollor

0

Nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme sot u fillon viti i ri shkollor 2017/2018.

Ministria e Arsimit, shkencës dhe teknologjisë e Kosovës ka thënë se i ka bërë të gjitha përgatitjet për fillim të mbarë të vitit të ri shkollor. Ndërsa, janë rreth 28 mijë nxënës që do të ulën për herë të parë në bankat shkollore.

Por, Sindikata e Bashkuar e Arsimit ka shprehur shqetësimin e saj lidhur me moszbatimin e disa pikave të kontratës së re kolektive nga ana e drejtorive komunale të arsimit.

Kryetari i Sindikatës, Rrahman Jasharaj, tha se në shtator mund të ketë edhe veprime sindikale.

Këtë vit shkollor tekstet do të shpërndahen falas vetëm për nivelin nga klasa e parë deri në të pestën, ndërsa nga klasa e gjashtë deri në të nëntën do t’i marrin tekstet e përdorura.

PAN-i, gati për 7 shtator

0

Koalicioni PAN vazhdon që javë pas jave të premtojë konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë derisa vendi po rrumbullakos muajin e tretë pa institucione të reja.

PAN-i kësaj radhe ka përmendur 7 shtatorin si datë kur Kadri Veseli mund të zgjidhet kryetar i Kuvendit. E votën kundër Veselit edhe këtë herë kanë konfirmuar “Vetëvendosja” dhe LAA-ja, transmeton zeri.info.

Premtimet për krijimin e institucioneve të reja i kishin nisur me frazën “Në javën e parë të afatit ligjor Kosova do t’i ketë institucionet e saj”. Mirëpo kaluan edhe shumë javë tjera, të cilat u bënë muaj dhe Kosova ende nuk ka as kryetar Kuvendi e as kryeministër të ri.

Tani koalicioni fitues i zgjedhjeve (PAN) është zotuar përsëri se “këtë javë” do ta zgjedhë kryetarin e Kuvendit, me ç’rast edhe do t’i formojë institucionet. Përfaqësuesit e këtij koalicioni kanë thënë se një gjë e tillë nuk mund të shtyhet më larg se fundi i kësaj jave, transmeton zeri.info.

Për dallim prej herëve të tjera, PAN-i pritet ta dëshmojë nëse ajo vërtet ka siguruar votat për ta zgjedhur kryetar Kuvendi Kadri Veselin (të nominuarin e vetëm të këtij koalicioni) apo jo.

E pavarësisht se Blloku PDK-AAK-Nisma është i vendosur se Kuvendi do të konstituohet së shpejti, përfaqësuesit e lëvizjes “Vetëvendosje” dhe të LDK-së ritheksojnë se nuk do ta votojnë në asnjë formë Veselin për kryekuvendar. Megjithatë, nga PAN-i kanë thënë se sot ose nesër pritet të bëhet e ditur zyrtarisht data e seancës, ku edhe pritet të votohet i nominuari për kryeparlamentar nga ky grup.

Pamje nga aksidenti ku vdiq çifti i ri nga Malisheva (Foto)

0

Pamje nga aksidenti ku vdiq çifti i ri nga Malisheva (Foto)

Një aksident trafiku, i cili ndodhi javën e kaluar në një qytet në Gjermani rezultoi fatal për një çift të ri nga Malisheva, transmeton ‘Indeksonline’.

Nga ky aksident mbeten të vdekur Labinot e Elemdina Kastrati.

Çifti sipas familjarëve është varrosur sot. Ndërsa, më poshtë i gjeni disa fotografi nga ky aksident me fatalitet./Indeksonline/

(Labinot e Elmedina Kastrati)

T

Edhe Haradinaj mohon marrëveshjen PAN-AKR

0

Kandidati për kryeministër i koalicionit PDK-AAK-NISMA, RAmush Haradinaj, ka thënë se është spekulim lajmi i publikuar nga televizioni publik për arritjen e marrëveshjes në mes AKR-së dhe PAN-it.

‘”Është spekulim”, është përgjigjur shkurt kreu i AKR-së për Kosovapress.

Pak më herët, edhe kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka thënë se ky lajm nuk është i vërtetë.

Arrihet marrëveshja mes PAN-it e AKR-së?

0

Sapo është arritur marrëveshja e koalicionit në mes të PAN-it dhe të Aleancës Kosova e Re.

Burime të Radiotelevizionit të Kosovës, kanë bërë të ditur se para pak çastesh është arritur kjo marrëveshje.

Siç raporton RTK, vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës do të mund të mbahet të enjten ose të premten.

Mamusha në prag të zgjedhjeve lokale

0

Banorët ankohen për mungesë të ujit të pijshëm

Banorët e Mamushës në zgjedhjet lokale te 22 tetorit garojnë me tre kandidatë. Secili nga ta kërkon zgjidhjen e problemit të ujit dhe tregut lokal.

Sipas banorëve drejtuesit e tashëm në këtë komune kanë dështuar edhe në zgjidhjen e problemit për ndërtimin e Qendrës Mjekësore./21Media

Zafir Berisha uron fillimin e vitit të ri shkollor

0

Kandidati i NISMA-s për kryetar të Prizrenit, Zafir Berisha, përmes Facebookut të tij, ka uruar fillimin e vitit të ri shkollor, i cili fillon nesër.

“Të gjithë nxënësve, mësuesve dhe prindërve të Kosovës, urime fillimi i vitit të ri shkollor dhe paqit suksese… Me respekt Zafa”, ka shkruar Berisha, përcjell PrizrenPress.

Kur Evropa është raciste: problemi që dy artistë e sjellin në Prizren

0

Familjet rome në mbarë Evropën kanë tregimet e tyre të dhimbjes. Racizmi është i gjallë dhe në formë të mirë, fatkeqësisht, në shumë shtete.

Dy artistë kanë vendosur që racizmin në një formë indirekte ta sjellin në Prizren. Hulumtimi i tyre disavjeçar tregon se edhe shoqëritë më të formuara në Evropë, diku në periferitë e tyre kanë shtypur romët dhe kulturën e tyre.

Në Autostrada Biennale – një Bienale arti që po mbahet në Prizren dhe i ka dhënë një ngjyrim tjetër qytetit të bukur pikturë, artistët Rena Rädle dhe Vladan Jeremi? vijnë me instalacionin “Housing Question” – Pyetje e Strehimit.

Instalimi Pyetja e Strehimit përshkruan realitetin e punëtorëve emigrantë romë dhe të tjerëve të pasigurt, nëpërmjet tri studimeve të rasteve, në qytete të ndryshme evropiane: Beograd, Helsinki dhe Romë. Kjo reflekton në mënyrë kritike çështjen e akumulimit të kapitalit, të arritur përmes shpronësimit të tokës dhe ekspozon lidhjen e këtyre proceseve në racizëm. Dy video të integruara në instalim, Belleville dhe Gazela, rezultuan nga protestat e familjeve rome, pas dëbimit të detyruar dhe shkatërrimit të shtëpive të tyre nga qeveria e qytetit dhe për hir të punimeve ndërtimore të lidhura me manifestimin sportiv Universiade 2009 në Beograd.

E nëse mendojmë se një shoqëri si Helsinki është më pak raciste, kjo nuk vlen edhe pas hulumtimit të artistëve. Pas rishqyrtimit dhe prishjes së detyruar të një vendbanimi rom në Helsinki, në vitin 2011, Rädle & Jeremi? i ftoi aktivistët, politikanët dhe teoricienët të marrin pjesë në një diskutim publik mbi mundësinë e ndërtimit të një rrjeti trans-urban të “hoteleve për punëtorët e pasigurt” në qytetet evropiane, si dhe një sërë propozimesh për vendosjen e parimeve të përgjithshme për zgjidhjet e strehimit lokal, që do të realizoheshin në Helsinki dhe në vende të tjera në Evropë. Videoja Axhenda e Strehimit paraqet parimet kryesore, lidhur me çështjen në fjalë.
Katër videot dhe Instalacioni vijnë në Prizren në kuadër të Autostrada Biennale.

““E kemi zgjedhur këtë temë sepse mendojmë që është një çështje aktuale në Evropë. Ne mendojmë që puna jonë duhet të merret me zhvillimet aktuale në Evropë. Qe nga vitit 2000 kemi hulumtuar këtë çështje dhe në Autostrada Biennale kemi prezantuar rezultatet e këtij hulumtimi”, thotë Jeremic. për KultPlus.

Dyshja janë artistë praktika artistike e të cilëve përfshin vizatimin, tekstin, fotografinë, instalimin dhe videon, shkruan KultPlus.

Video Pyetja (Çështja) e Strehimit, thekson vazhdimësinë e politikave raciste ndaj romëve, duke e vendosur fjalimin e tyre në mjedisin e njohur historik të qytetit dhe vendeve në Romë, si Casilina 700 dhe 900, ku vendbanimet janë shkatërruar dhe banorët e tyre janë zhvendosur në kontejnerë.

“Për ne, kur flasim për çështjen e drejtësisë sociale në raport me komunitetin rom, mendojmë që është shumë me rëndësi që të ndajmë ndërlidhjen mes varfërisë dhe standardit të ulët jetësor nga çështja kulturore. Një nga pikat problematike për popullatën rome dhe zgjedhjen e problemit të banimit, është se në përgjithësi problemet e romëve interpretohen si çështje e kulturës apo traditave rome. Ne duam të tregojmë që kjo është qasje e gabuar dhe se kjo është një çështje politike. Nëse flasim për segregim hapësinor ne po kërkojmë një zgjidhje për banim” pohon artistja Rena Rädle.

Artistja thotë se ndihet e kënaqur që rezultati i një pune disavjeçare po shpaloset në Prizren, në Kosovë.

“Përshtypjet për Autostrada Biennale janë fantastike. Më pëlqen shumë të jem në Prizren, është një nga qytetet më të bukura në Ballkan” tregon artistja.

Dyshja artistike jetojnë dhe punojnë në Beograd, Serbi. Që nga viti 2002 ata kanë zhvilluar një praktikë të përbashkët artistike, që shqyrton hapësirën e mbivendosjes ndërmjet artit dhe politikës. Projektet e tyre përfshijnë ndërhyrje artistike dhe angazhim në debatet dhe luftërat aktuale publike, bashkëpunimin ndërdisiplinor dhe shpërndarjen përmes medieve të ndryshme.