33.2 C
Prizren
E diel, 27 Korrik, 2025
Home Blog Page 5347

Albanologu bullgar flet për Kosovën dhe fshatin shqiptar në Bullgari

0

Situatën aktuale në Kosovë e ka komentuar edhe albanologu dhe politologu i njohur bullgar, Anton Panchev, sipas të cilit zvarritja e formimit të institucioneve po i kushton shumë vendit.

Panchev në një intervistë për KosovaPress është shprehur se politika në Kosovë nuk ndryshon shumë nga ajo e vendeve tjera të Ballkanit, pasi që të gjitha kanë dukuri të përbashkëta.

“Në shtetet tona këtu në Ballkan, ka shumë dukuri të përbashkëta. Proceset politike kanë shumë ngjashmëri dhe vuajnë nga të njëjtat sëmundje. Është problem se Kosova disa muaj pas zgjedhjeve të parakohshme ende nuk i ka krijuar institucionet, Kuvendi ende nuk funksionon, nuk e keni qeverinë e re… Me revokimin e punës së institucioneve, Kosova pëson humbje edhe në politikën rajonale, edhe në integrimet evropiane dhe euroatlantike, por edhe në fushën e ekonomisë. Kanë ngecur projekte të rëndësishme në fushën e infrastrukturës, në fushën e buxhetit e kështu me radhë”, tha ai.

I pyetur se si e sheh Kosovën në të ardhmen, si shtet që duhet forcuar apo të bashkuar me Shqipërinë, Panchev shprehet se mbështet bashkimin e shqiptarëve në një shtet të vetëm, por nuk është optimist se kjo mund të ndodhë në të ardhmen e afërt.

“Populli i Kosovës ka bërë shumë hapa përpara në dekadën e fundit, sidomos pas shpalljes së pavarësisë. A do të bashkohen me Shqipërinë duhet të vendosin vet shqiptarët natyrisht, por në realitetin gjeopolitik, gjithmonë ka shumë pengesa të jashtme, pra një gjë e tillë në vitet në vijim nuk mund të ndodhë ndoshta, por unë e kuptoj shumë mirë këtë ëndërr të shqiptarëve të Kosovës, të trojeve të tjera të shqiptarëve në Ballkan. Për ne bullgarët, ky nuk është fare problem, por gjithsesi shteti i Kosovës duhet të përforcohet… Është shumë e nevojshme për qytetarët e Kosovës që Kosova të jetë një shtet stabil, një shtet i zhvilluar mirë ekonomikisht me më shumë mundësi për të rinjtë që të mbesin në vendin e tyre”, tha ai.

Si njohës i mirë i rrethanave politike dhe historisë, ai ka folur edhe për marrëdhëniet ndërshtetërore Kosovë-Bullgari, të cilat i vlerëson si të mira, por shton se duhet të punohet edhe më shumë në zhvillimin e marrëdhënieve ekonomike dhe kulturore, pasi që dy popujt nuk kanë njohuri të mjaftueshme për njëri-tjetrin.

“Ndërmjet shqiptarëve e bullgarëve ka në të vërtetë marrëdhënie të mira gjatë historisë….Bullgaria e përkrahë Kosovën në fushën ndërkombëtare që nga çlirimi, pastaj për anëtarësimin e Kosovës në organizata të ndryshme rajonale dhe botërore. …Ne duhet të punojmë më shumë për t’i zhvilluar marrëdhëniet ekonomike, marrëdhëniet kulturore, marrëdhëniet ndërmjet institucioneve të arsimit dhe të shkencës sepse në Bullgari dihet shumë pak për shqiptarët e Kosovës dhe ndoshta edhe në Kosovë nuk dinë shumë për bullgarët, për zhvillimet dhe arritjet e shteteve tona”, thotë Panchev.

 

E për të ndryshuar këtë gjendje, Panchev, thotë se shërbejnë shumë librat, përkatësisht përkthimet e tyre.

Ai vlerëson si urë lidhëse ndërmjet dy popujve edhe librin tashmë të pakthyer në gjuhën bullgare, “Organizatat ekstremiste serbe në Kosovë” të autores Fetnete Ramosaj, për të cilin thotë se do të ndihmojë popullin bullgar të njohë historinë e shqiptarëve.

Ai ka treguar për KosovaPress edhe një historik të shkurtër të fshatrave shqiptare në Bullgari, prej të cilëve thotë se mbijetoi vetëm njëri prej tyre, pasi që të tjerët siç tha ai i shkatërroi ushtria osmane në vitin 1913. Ai me këtë rast ka vlerësuar të rinjtë e fshatit të vetëm shqiptar, Mandrica në Bullgari, pasi që kanë formuar një shoqatë për ruajtjen e gjuhës dhe kulturës shqiptare atje.

“Ka mbetur vetëm një fshat Mandrica, i cili gjendet në Bullgari, shumë afër kufirit me Greqinë dhe me Turqinë. Atje jeta në mal është e rëndë dhe pothuajse si në të gjitha katundet bullgare të rinjtë kanë shkuar në perëndim.Në këtë fshat, ka diku 20-50 njerëz, të cilët e përdorin në jetën e tyre të folurën shqiptare të Mandricës. Kjo e folur ka shumë rëndësi për të dialektet e gjuhës shqipe, për studimin e historisë së gjuhës shqipe”, tha albanologu.

Albanologu Anton Panchev është përkthyes i katër librave të autorëve shqiptar në gjuhën bullgare dhe më shumë se njëzet punimeve të ndryshme shkencore.

Sabahajdin Cena, fillon publikimin e emrave të të vrarëve nëpër kazermat e ish-APJ-së

0

Ish- drejtori i Drejtorisë politike të UÇK-së për Zonën e Pashtrakut, prof.dr. Sabahajdin Cena, ka filluar t’i publikojë emrat e veprimtarëve që janë vrarë nëpër kazermat e ish-APJ-së.

Ai thotë se gjatë shërbimit në APJ, shqiptarët, ushtarë e eprorë të shkolluar, vriteshin ose maltretoheshin, deri në atë shkallë sa që, vinin buzë greminës që quhet vetëvrasje

“Gjatë prurjes së kufomës, eprorët e APJ-së së dikurshme mbanin edhe nga një
fjalim mortor mbi ushtarët që vetë i vrisnin nëpër ka- zerma!”, shkruan Cena në rrjetin social ‘Facebook’.

Ai, falënderon veprimtarin Bislim Selmanin, për ndriçimin e rasteve të
vrasjeve nëpër kazermat e ish-APJ-së

“Edhe kësaj radhe, për postime të këtilla, i falënderoj shokët e mi, në radhë të parë,
zotëriun Bislim Selmani, një veprimtar i devotshëm për ndriçimin e rasteve të vrasjeve nëpër kazermat e ish-APJ-së. Gjatë shërbimit në APJ, shqiptarët, ush-tarë e eprorë të shkolluar, vriteshin ose maltretoheshin deri në atë shkallë sa që
vinin buzë greminës që quhet vetëvra- sje.

Rapsodët e Kukësit do të thoshin:

“Për me pa, ti Kosovë këtë ditë,
Dhet’ ke lind, njo t’u ka rritë!”

E sot, ia fillojmë me emrat e të vrarëve në ish-APJ, e për të cilët ende nuk dha
përgjegjësi askush. Radhitjen tonë do ta bëjmë sipas alfabetit:

Abedin S. Balaj, Besianë,
Abedin Balaj, Drenas,
Abedin S. Krasniqi,
Adem B. Osmanaj, Shkup,
Afrim M. Lushtaku, Skënderaj,
Agim S. Gllareva,
Agron H. Ferizi, Deçan,
Ali S. Sahiti, Ferizaj,
Aziz Kelmendi, Prizren,
v a z h d o n
LAVDI GJAKU I DERDHUR SHQIPTAR!

54 aksidente për vetëm 24 orë

0

54 është numri i aksidenteve të trafikut që janë shkaktuar përgjatë 24 orëve të fundit në vend.

Sipas raporti të Policisë, 24 prej tyre ishin aksidente me të lënduar ndërsa 30 të tjerë pa të lënduar, transmeton Indeksonline.

Në bazë të këtij raporti thuhet se shifra e tiketave të shpërndara ka arritur në 1 mijë e 877

Lëndohet një serbë në Rahovec, sulmohet nga vëllai

0

Dy vëllezër të nacionalitetit serbë janë rrahur mes vete në Rahovec.

Policia e Kosovës njofton njëri prej tyre ka pësuar lëndime.

“Viktima ka raportuar se pas një mosmarrëveshje familjare i dyshuari mashkull K-Serb -vëllai e tij e ka sulmuar me një shishe te qelqit ne kokë”, njofton PK

“ Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari është kërkuar por nuk është hasur ne shtëpi”

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori./PrizrenPress.com/

Digjet një stalla dhe dy shtylla elektrike

0

Një stall e pashfrytëzuar dhe dy shtylla elektrike janë djegur në Prizren .

Policia e Kosovës njofton në rrethana të panjohura është përfshirë nga zjarri një fushe në afërsi të një punëtorie

“Me ç ‘rast janë djegur dy shtylla te rrjetit elektrik dhe një stalle e pa shfrytëzuar”.

“ Në vendin e ngjarjes kane dalur njësitet përkatëse ndërsa njësiti zjarrfikës ka lokalizuar zjarrin”./PrizrenPress.com/

Afrim Avdaj: Nuk jemi gjobitur

0

Drejtori i Spitalit të Prizrenit, Afrim Avdaj, ka mohuar se është gjobitur nga Gjykata e tenderëve me 5 mijë.

“ E vërteta është se spitali i Prizrenit nuk është dënuar me 5 mijë euro, por vetëm është urdhëruar të zbatoj vendimet e OSHP-së dhe se ky vendim është zbatuar në afatin kohor ashtu siç është kërkuar në urdhëresën e OSHP-së”, ka thënë Avdaj.

“E vërteta është se spitali i Prizrenit, gjegjësisht Zyra e Prokurimit më datën 23.08.2017 nga OSHP-ja ka pranuar urdhëresën me numër 234/17 me të cilën spitali i Prizrenit urdhërohet për zbatimin e “vendimit të Panelit Shqyrtues të 12 qershorit 2017, lidhur me aktivitetin e prokurimit: “Furnizim me aparat analajzer biokimik-automatik”.

“ Në këtë Urdhëresë kërkohet që brenda afatit kohor prej 5 ditësh të njoftohet paneli shqyrtues i OSHP-së për veprimet e marra në lidhje me aktivitetin e prokurimit konform vendimit të panelit shqyrtues nr.117/17, që kërkon anulimin për dhënien e kontratës dhe lënda të kthehet në rivlerësim.

“Me të pranuar këtë urdhëresë spitali i Prizrenit, gjegjësisht Zyra e Prokurimit ka zbatuar urdhëresën konform vendimit 117/17, të datës 16.06.2017”.

Tërheqja e Haradinajt shihet si zgjidhje e krizës politike

0

Pas përfundimit të seancës së 24 gushtit partitë politike u shprehen të gatshme të ulen të bisedojnë për ta gjetur një zgjedhje që vendi të mos shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.

I pyetur se a është i gatshëm të heqë dorë nga pretendimi për postin e Kryeministrit për një qeveri gjithëpërfshirëse dhe të mos vazhdojë edhe më tutje bllokimi i institucioneve, Ramush Haradinaj tha se kryeministrin e zgjedhë populli.

Lidhur me këtë analistët kanë thënë se për të mirën e Kosovës, Haradinaj do të duhej të hiqte dorë nga nominimi për Kryeministër.

Një prej njohësve të zhvillimeve politike që mendon kështu është Haki Abazi.

“Unë jam i bindur që zoti Haradinaj do të ulet të bisedojë për një qeveri të Unitetit Nacional për të nxjerrë një kompromis që lejon ndërtimin e institucioneve me fuqi vendimmarrëse. Besoj që edhe ka ardhur koha që një gjë e tille të bëhet ose të shkohet në zgjedhje të reja”, ka thënë Abazi.

Ai tregoi edhe si, sipas tij, duhet të jetë një qeveri gjithëpërfshirëse me njerëz të pa korruptuar.

“Qeveria e Uniteti Nacional duhet të jetë gjithëpërfshirëse me ekspertë dhe njerëz të pa korruptuar dhe që ka në agjenda reforma të thella në të gjitha sferat qeverisëse, por posaçërisht për të larguar mundësinë e sabotimit të Listës Srpska në shtetndërtimin dhe avancimin e integrimit euroatlantik”, deklaron ai.

Ndërsa analisti Dardan Islam, është i mendimit se LDK ka gjasa t’i bashkohet PAN-it.

“Deri në afatin e fundit ka gjasa që të bindet LDK, e nëse jo shkohet në zgjedhje, nga të cilat nuk pres shumë po që se nuk kanë një marrëveshje paraprake, ajo që ju mungon edhe ketë here! Unë besoj se Ramush Haradinaj nuk është problemi i kësaj nyjeje – këtu është LDK ajo që do ta ndihmojë apo do ta dëmtojë me të vërtet procesin! Na mbetet te shohim se çka do të vendosë LDK”, tha Islami.

Edhe për analistin Mazllum Baraliu, heqja dorë e Haradinajt varet prej bindjeve të tij.

“Haradinaj po thotë që nuk heq dorë, pasi që sipas tij ata kanë marrë mandatarin nga zgjedhësit e tyre, edhe pse nuk është shumica e mjaftuar ai ka deklaruar se është pro një qeverisje gjithëpërfshirëse, por nëse heq dorë varet prej bindjeve tij,” tha analisti Baraliu.

Sipas tij, në situatën që është Kosova do të duhet të mbizotëronte arti i së mundshmes dhe për ta gjetur një zgjedhje eksponentët e partive politike duhet të ulën dhe të bisedojnë se si mund të dalim nga kriza, shkruan arbresh.info.

Baraliu tha se është i habitur se si politikanët më shumë i dedikohen pushtetit se sa shtetin dhe për këtë po kontribuojnë për thellimin e krizës.

Veseli u shkruan letër shoqatave të UÇK-së për pastrimin e listave të veteranëve

0

I pari i PDK-së, Kadri Veseli ka publikuar një letër të hapur drejtuar shoqatave të Luftës Çlirimtare të Kosovës, për pastrimin e listave.

Veseli ka filluar këtë letër me përkujtimin se edhe pak ditë i ndajnë nga përvjetori i 18-të i përmbylljes së demilitarizimit të UÇK-së.

Madje Veseli ka theksuar se transformimi i UÇK-së nga një organizatë ushtarake në një vlerë shpirtërore kombëtare, ka ndryshuar edhe natyrën e sulmeve kundër saj, transmeton Indesonline.

Veseli ka vazhduar duke thënë se dikush përmes devalvimit të UÇK-së synon t’i krijojë vetes vend të pamerituar në rrëfimin për lirinë e Kosovës, dikush tjetër në emër të saj, përpiqet të përmbushë egon personale për pushtet dhe favore të tjera personale.

Sipas liderit të PDK-së, meritat e të kaluarës nuk mund të shërbejnë kurrë për të ndërtuar imunitet personal apo grupor nga ligjet e shtetit.

Kjo është letra e plotë:

Letër shoqatave të Luftës Çlirimtare

Të nderuar veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,

Të dashur bashkëluftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,

Edhe pak ditë na ndajnë nga përvjetori i 18-të i përmbylljes së demilitarizimit të UÇK-së. Ishte shtatori i vitit 1999 kur njësitë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në një paradë madhështore, shënuan përfundimin e një epoke të lavdishme dhe fillimin e një epoke të re.

Ishin ditë krenarie të papërsëritshme, për secilin nga ne dhe çdo qytetar të Kosovës. Misioni për të cilin kishte lindur UÇK-ja ishte përmbushur, si asnjëherë më parë në histori. Pas shumë dekadash robërie dhe shtypjeje, Kosova ishte çliruar përfundimisht.

Krahas krenarisë edhe dhimbja ishte e madhe – kishim humbur mijëra bashkëluftëtarë. Mijëra civilë kishin humbur jetën dhe vendi ishte shkatërruar krejtësisht. Si çdo herë tjetër në histori, liria kishte ardhur përmes sakrificash të mëdha njerëzore dhe materiale.

Ato ditë shtatori, UÇK-ja po pushonte se ekzistuari fizikisht për t’u kthyer në vlerë shpirtërore të kombit tonë, në shenjë identifikuese të shtetit të ri që po bëhej gati të themelohej- Republikës së Kosovës.

Transformimi i UÇK-së nga një organizatë ushtarake në një vlerë shpirtërore kombëtare, ndryshoi edhe natyrën e sulmeve kundër saj. Në vend të tankseve dhe artilerisë, tani kundër saj filluan të përdoreshin mjete të tjera, propaganda sistematike e Beogradit zyrtar dhe qarqeve antishqiptare, shpifjet sistematike mediale, të brendshme dhe të jashtme, inskenimet gjyqësore, arrestimet e njëpasnjëshme të ish pjesëtarëve të saj me akuza të cilat njëra pas tjetrës provoheshin se ishin të pavërteta, qoftë nga drejtësia ndërkombëtare në Hagë, qoftë nga ajo në Kosovë.

Kërkohej me çdo kusht që rrëfimi madhështor për UÇK-në të përbaltej, të njollosej, të nxihej, me të vetmin qëllim -minimin e avancimit të lirisë së Kosovës dhe formimin e shtetit të pavarur dhe sovran të saj.

E gjithë kjo fushatë, nuk kaloi pa pasoja. Ato tanimë dihen fare mirë. Në fakt, kjo fushatë vazhdon edhe sot e kësaj dite. Me vetëdije, ose pa të, qëllimeve të saj janë duke i ndihmuar edhe interesat e politikës ditore dhe interesat e ndryshme klienteliste.

Derisa dikush, përmes devalvimit të UÇK-së, synon t’i krijoj vetes vend të pamerituar në rrëfimin për lirinë e Kosovës, dikush tjetër, në emër të saj, përpiqet të përmbushë egon personale për pushtet dhe favore të tjera materiale. Për të parët UÇK-ja, si institucion moral, është pengesë, për të dytët është instrument personal.

Të dy palët, në fakt, operojnë me mjetet e falsifikimit e historisë së UÇK-së dhe për efekt kanë rrënimin e statusit të saj – si vlerë sublime e kombit shqiptar.

Të dashur bashkëluftëtarë,

Në veçanti ju që sot drejtoni shoqatat e veteranëve, të invalidëve të luftës dhe familjeve të dëshmorëve,

A duhet që ta lejojmë këtë?

Me siguri se të gjithë e dimë përgjigjen e duhur dhe të vetme në këtë pyetje! Jo nuk duhet ta lejojmë!

Faktet themelore flasin se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishte produkt ekskluziv i popullit të Kosovës. Ajo ishte “Made in Kosova”. Ajo lindi nga vullneti i popullit për t’i dhënë fund shtypjes dhe nga besimi i tij në mundësinë për ta bërë realitet lirinë.

Duke qenë e tillë në origjinë, natyrshëm, çdo qytetar liridashës i Kosovës ishte, në një formë apo tjetër, pjesë e UÇK-së.

Ne që ishim në strukturat drejtuese dhe organizative, gjatë gjithë luftës, jemi përballur me faktin e mijëra e mijëra djemve dhe vajzave, burrave dhe grave, që donin të vishnin uniformën e UÇK-së, por kjo pamundësohej nga armatimi i limituar dhe rrethanat reale të gjendjes së luftës.

Vullneti ishte i plotë, por mundësitë reale për një mobilizim total ishin tejet të kufizuara. Ne e dimë nivelin dhe shifrat reale të këtij mobilizimi.

Ne e dimë, gjithashtu, se këto shifra nuk përputhen me evidentimin zyrtar të veteranëve që është bërë së fundi. Shifrat zyrtare janë shumë më të mëdha se shifrat reale. Ky është fakt dhe kjo nuk është dashur të ndodhë, në asnjë mënyrë dhe me asnjë çmim, sepse me këtë është cenuar, në moralin e saj, vlera sublime e UÇK-së.

Falsifikimet në listat e veteranëve, përbëjnë një turp të madh, të cilin nuk mund ta heqin hetimet e prokurorisë, por vetëm ndërgjegjja dhe guximi i secilit veteran për të treguar publikisht të vërtetën, pa marrë parasysh asnjë konsideratë apo lojalitet tjetër, përveç të vërtetës.

E vërteta dhe vetëm e vërteta është instanca që garanton mos cenimin e UÇK-së si vlerë sublime kombëtare.

Beteja kundër falsifikatorëve të brendshëm dhe atyre të jashtëm të së vërtetës së UÇK-së, është betejë për vet shtetin e Kosovës, prandaj, ne duhet ta fitojmë pa mëdyshje atë.

Siç e thash më lart, në shtator të vitit 1999, UÇK-ja ka pushuar se ekzistuari fizikisht, për të filluar ekzistencën e saj si vlerë shpirtërore dhe morale.

Nga ajo ditë, për secilin pjesëtarë të saj, UÇK-ja është vetëm një kapital honorifik. Çdo përpjekje, që është bërë, për ta shndërruar nderin në fuqi financiare apo politike, në esencën e saj, e ka dëmtuar statusin shpirtëror e moral të UÇK-së.

Këto përpjekje janë shfrytëzuar maksimalisht nga armiqtë e lirisë së Kosovës për t’i dhënë jetë propagandës së tyre se çlirimtarët e djeshëm të Kosovës sot janë zhvatësit e saj.

Sot, sfida jonë e përbashkët është të dëshmohet se e kundërta është e vërtetë. Kjo sfidë kapërcehet vetëm duke respektuar parimin e njohur se meritat e të kaluarës nuk mund të shërbejnë kurrë si alibi për gabimet e të sotmes.

Është në moralin e secili komb që të nderojë ata që kanë bërë sakrifica për lirinë e tij, por, ky nderim kurrë nuk mund të kuptohet si mundësi për të drejta speciale për ta. Kur nderi vihet në shërbim të interesit material, ai pushon se qenuri i tillë.

Meritat e të kaluarës nuk mund të shërbejnë kurrë për të ndërtuar imunitet personal apo grupor nga ligjet e shtetit. Shteti është mbi të gjithë dhe i barabartë për të gjithë. Këto janë parime mbi të cilat duhet të mbështetet ndërgjegjja e secilit veteran të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kjo është mënyra më e mirë për ta mbrojtur dinjitetin e UÇK-së, e bashkë me të, edhe dinjitetin e shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës.

Zafir Berisha: Ramadan Muja po tallet me familjet e dëshmorëve

0

Kandidati i Nismës për kryetar të Prizrenit, Zafir Berisha, akuzon kryetarin e Komunës, Ramadan Mujën, se po tallet me familjet e dëshmorëve.

Sipas tij, Muja është duke e keqpërdorë pozitën zyrtare si dhe familjet e dëshmorëve për vota të PDK-së.

Ai, thotë se ndihma e dhënë për këto familje nuk është asgjë tjetër përvec tallje.

“Familjet e dëshmorëve kanë nevojë për shtet ligjorë, ku nuk vidhet paraja publike dhe nuk keqpërdoret pasuria e shtetit për llogari të parapolitikës”, thotë Berisha, shkruan PrizrenPress.

“Ata kanë nevojë shpirtërore që gjaku i bijve të tyre mos të nëpërkëmbët”.

Sipas tij, keqpërdorimi i pozitës zyrtare në raport me familjet e shenjta për llogari të votës është poshtërsi.

“Prandaj ndaleni turrin e ligështirave se më nuk po ju shiten”.

“101 euro ndihma për familjet e dëshmorëve në këtë kohë, është më shumë se tallje”.

“Ata kanë nevojë që fëmijët e dëshmorëve të shkollohen e të punësohen dhe jo të vijnë në situata që ta lëshojnë Kosovën siç edhe ka ndodhur”.

Berisha thotë se Ramadan Muja dhe “një pjesë e Klanit që e rrethon të ngarkuar nga hipoteka jo e mirë, gjatë gjithë kohës së qeverisjes e kanë pasur gojën plotë UÇK”.

 

“Jam rezervuar deri tash të them për shumë arsye, por këtë që e kuptova sot, se këto fundërrina edhe në ditët e fundit luajnë me vlerat e këtij vendi për llogari të votës, dua të them se ka vite që unë dhe një pjesë e shokëve nuk kemi shkuar pranë varreve të bashkëluftëtarëve tanë në Landovic në ditët e caktuara vetëm e vetëm që Petriti, Xhevati, Drini, Sala, Agimi, Hyseni, Ismajli, Bekimi e shumë bashkëluftëtarë tjerë, mos të më shtirren në ëndërr e të më thonë ‘ Zafë si ke ardhë në vizitë te ne me rankoviqistë, titistë bashkëpunëtorë të Sllobës, me hajdutë e matrapazë që po e vjedhin shtetin për të cilin ne kemi dhënë jetën; me njerëz që më shumë rrinë nëpër gjykata e prokurori se në vendet e punës për me ndërtuar Kosovën”.

“Fundi i juaj po numërohet me ditë. Mundë edhe të veni ndonjë gurthemele për luftën këtyre ditëve, por të zezat që i keni bërë nuk mundë ti lani…”/PrizrenPress.com/

Musa Bushrani: Me Mytaherin, Prizreni do të jetë pikë reference edhe në Ballkan

0

Lëvizja Vetëvendosje në Prizren ka bërë publike listën zyrtare me emrat e 45 kandidatëve për Kuvendin Komunal të Prizrenit, të cilën e quan listë fituese.

Musa Bushrani zyrtar i Sekretariatit për Media dhe Komunikim i LV në Prizren tha për Gazetaere se “bashkimi i shumë aktivistëve, figurave e profesionistëve në listën e Lëvizjes Vetëvendosje! në Prizren, për Zgjedhjet Lokale 2017, është garanci që fitorja për këtë komunë e Lëvizjes Vetëvendosje! të jetë e sigurt”.

“Bartësi i listës është Artan Abrashi, njëherësh edhe kryetar i Qendrës në Prizren, i pasuar me emrat e kandidatëve, me të cilët Prizreni do ta ketë qeverisjen e mirë, transparencën dhe zhvillimin ekonomik. Duke pasur parasysh specifikat e Prizrenit, Vetëvendosje! në Prizren ka përpiluar një program qeverisës në të cilin Prizreni do të jetë pikë referuese e rëndësishme e Ballkanit” u shpreh Bushrani.

Sipas Qendrës së Lëvizjes në Prizren “Qytetarët e Prizrenit programin në tërësi do të kenë mundësi ta mësojnë nga kandidati i LV për kryetar të Prizrenit, Mytaher Haskuka me ekipin e tij”.