22 C
Prizren
E premte, 25 Korrik, 2025
Home Blog Page 5352

Në Prizren sot flitet për “Kufijtë e qytetit”

0

Konferenca ndërkombëtare treditore “E ardhmja e kufijve”, organizuar nga Bienalja Ndërkombëtare e Artit Bashkëkohor – Autostrada Biennale, vazhdon sot në Prizren.

Në sesionin e sotëm, me fillim nga ora 11:00, në Hamamin Gazi Mehmet Pasha, do të diskutohet për: Qytetin dhe kufijtë (të brendshëm dhe të jashtëm) kufijtë gjinor, urban – rural, publik-privat, të zhvilluar – të pazhvilluar, kufijtë fetar, ndër-etnik.

Qyteti, duke qenë një vend me njerëz me dallime, është plot kufij të dukshëm dhe të padukshëm. Njerëzit me përkatësi etnike, fe, ngjyrë, gjini, moshë, lidhjet politike dhe ekonomike të ndryshme jetojnë ose udhëtojnë në qytet; Çdo individ dhe grup sjell historitë e tyre në zonën e kontaktit të quajtur qyteti. Për më tepër, qyteti, duke qenë një mjedis i krijuar nga njeriu, krijohet dhe mirëmbahet nga kufijtë e kulturës / natyrës. Në modernizim, urbanizimi në shkallë të gjerë ka prodhuar një lloj të ri të njerëzimit që e përjeton natyrën si tjetrën absolute. A munden qeniet njerëzore të jetojnë në mënyrë paqësore me specie të tjera? Ku janë kufijtë e qytetit kur rrënojat, fatkeqësitë mjedisore (me popullatat e tyre të zhvendosura) dhe forcat e tjera natyrore vazhdimisht demonstrojnë afatin e njerëzimit?

Në sesionin e parë, të organizuar në bashkëpunim me Firedrich Ebert Stiftung, folës janë : Manray HSU (kurator i këtij edicioni të Autostrada Bienale), Eliza Hoxha, Yehuda Safran (SHBA) dhe Edi Muka (Shqipëri)

Mbi “Kufijtë e qytetit – Kufijtë njerëzor dhe përtej ” në panelin e dytë, moderuar nga Eliza Hoxha, flasin: Andrew Russell – Kordinator i UNDP, Bernhard Soland – Swiss Development and Cooperation, Edmond Hajrizi – UBT dhe Hajrullah Ceku – EcMaNdryshe.

Sot do të bëhet prezantimi i artistëve: HAVEIT (Kosovë), Stefano Romano (Itali), Saso Sedlacek (Slloveni),
Yannick Dauby (Francë) dhe OPA (Maqedoni).

Konferenca ndërkombëtare treditore “E ardhmja e kufijve” përmbyllet nesër, në Prizren, me temën “Kufijtë e padefinuar të artit bashkëkohor”.

Ndërsa sot, nga ora 12:00 ekspozita ndërkombëtare “E ardhmja e kufijve” hapet për publikun në të gjitha hapësirat e në Prizren. /PrizrenPress.com/

Hardh Fest mbahet në fillim të shtatorit

0

Këtë vit, me sloganin “Mbas veres, vjen Vera”, mbahet edicioni i 16 i “festës së vjeljes së rrushit – HardhFest”, që do të nisë më 7 shtator dhe do të zgjasë deri më datën 10 shtator, n’Konak të Rahovecit ( tek shtëpia e verës).

Për aktivitetet, muzikën dhe gjithçka që do të ndodh më 7 – 10 shtator,  organizatorët kanë thirrur për nesër e hënë ( 21 gusht) një konferencë për media.

Qëllimi i festës së vjeljes së rrushit “HardhFest”, është promovimi i rajonit vreshtar te luginës se Rahovecit, vertarisë , Rakisë, trashëgimisë shpirtërore dhe kulturore si dhe turizmin rural ne Kosovë.

Rahovec: Arrestohet një burrë pasi sulmoi fizikisht një tjetër

0

Një burrë nga fshati Ratkoc i Rahovecit është arrestuar pasi që pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht një burrë tjetër.

I dyshuari dhe viktima kanë pranuar tretman mjekësor, njofton Policia, përcjell PrizrenPress.

“Gjatë kontrollit në shtëpinë e dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar tre fishekë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë. /PrizrenPress.com/

Vrasësit të Zejnepe Berishës i rritet dënimi në 17 vjet burgim

0

Gjykata e Apelit e Kosovës e ka aprovuar ankesën e prokurorisë dhe përfaqësuesit të palës së dëmtuar, në rastin e të akuzuarit N.B., Aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Prizren, i datës 12.04.2017, është ndryshuar vetëm sa i përket vendimit mbi dënimin, ka njoftuar të hënën Apeli, përcjell PrizrenPress.

Për veprat për të cilat është shpallur fajtor, “Vrasje e rëndë” nga neni 179 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe “Lëndim i lehtë trupor” nga neni 188 i të njëjtit kod, kjo gjykatë personin në fjalë e ka dënuar me 17 vjet burgim. Ankesa e mbrojtësit e të akuzuarit N. B., është refuzuar si e pabazuar.

Kolegji gjyqësor i Gjykatës së Apelit, ka vërejtur se Gjykata e shkallës së parë në këtë çështje penalo- juridike, edhe pse drejt i ka konstatuar rrethanat lehtësuese dhe rënduese, të cilat i ka gjetur tek i akuzuari, të njëjtat nuk i ka vlerësuar realisht dhe atë sidomos rrethanën lehtësuese “përgjegjësia esencialisht e zvogëluar”, të cilën e ka mbiçmuar.

Nuk janë vlerësuar po ashtu realisht as rrethanat rënduese siç është mënyra e kryerjes së veprës penale, ku i akuzuari në prezencën edhe të të miturës e privon nga jeta tani të ndjerën Z. B. (bëhet fjalë për Zejnepe Berishën), dhe atë duke e goditur 20 (njëzetë) herë radhazi, në të gjitha pjesët e trupit, me këmbëngulësi dhe në mënyrë brutale.

Rrethanë tjetër e cila nuk është vlerësuar si duhet është edhe motivi i kryerjes së veprës penale dhe sjellja e mëparshme e të akuzuarit ndaj familjes, por edhe ndaj tani të ndjerës, pra para kryerjes së veprës penale. Nga e gjithë kjo rezulton se dënimi i shqiptuar nga Gjykata e shkallës së parë prej 12 vjet e 6 muaj është shumë i butë, prandaj edhe vendosi t’i shqiptojë një dënim më të rëndë, 17 vjet burgim.

Aksident në Suharekë, dy të lënduar

0

Në fshatin Studençan të Suharekës ka ndodhur një aksident trafiku mes dy veturave, me ç’rast lëndime trupore kanë pësuar të dy ngasësit meshkuj, shkruan PrizrenPress.

Nga raporti i Policisë bëhet e ditur se të lënduarit janë dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor.

Njësia policore është duke hetuar rastin. /PrizrenPress.com/

Restaurohet shtëpia e familjes Zhirç në Prizren (Foto)

0

Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren, përmes një komunikate për media, ka njoftuar se pas një angazhimi dhe pune disa mujore kanë përfunduar punët restauruese në shtëpinë e familjes Zhoriç në Prizren

“Memorandumi i Mirëkuptimit i lidhur ndërmjet Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren dhe Këshillit Danez për Refugjatë (DRC) mbështetur financiarisht nga Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar e akredituar në Kosovë për restaurimin e shtëpisë së vjetër në Qendrën Historike të Prizrenit ka rezultuar të jetë tejet i suksesshëm”, thuhet në komunikatë, përcjell PrizrenPress.

“Ndërtesa në fjalë gjendet në rrugën “Marin Barleti” prapa xhamisë së Sinan Pashës në Prizren dhe gjendja e saj ishte shumë e vështirë, andaj pas konsultave dhe një bashkëpunimi të ngusht të Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren me donatorët është përzgjedhur nga Ambasada Britanike dhe DRC për restaurim në kuadër të programit “për kthim dhe integrim të qëndrueshëm” të personave të zhvendosur”.

“Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren përmes këtij memorandumi ka marrë për obligim të hartojë projektin e restaurimit si dhe të bëj restaurimin dhe konservimin e fasadës së jashtme të ndërtesës”.

“Fasada e shtëpisë së familjes Zhoriç është punuar në frymën neoklasike të dekoruar me profilime të ndryshme në gjithë sipërfaqen e saj. Materiali që është përdorur është llaçi gëlqeror. Gjatë viteve nga ndikimi i kushteve atmosferike dhe nga mos mirëmbajtja, fasada ishte dëmtuar mjaft shumë, andaj si rezultat i kësaj ka qenë i pashmangshëm intervenimi në këtë ndërtesë”. /PrizrenPress.com/

Ministria e Shëndetësisë konfirmon vdekjen e Bajram Rexhepit

0

Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm ka ndërruar jetë ish kryeministri kosovarë Bajram Rexhepi në njërin nga spitalet e Turqisë.

Lajmin për Gazetën Express, e ka konfirmuar zëvendësministri në Ministrinë e Shëndetësisë, Rrustem Musa.

Ish kryeministri dhe ish ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi ka pësuar sulm në tru disa muaj më parë

Ai për disa ditë ka qëndruar nën kujdesin intensiv në QKUK. Ambasada turke ka hequr shpenzimet për dërgimin e Rexhepit për shërim në Turqi.

Ambasadori Avni Spahiu konfirmon vdekjen e Bajram Rexhepit

0

Vdekja e ish kryeministrit Bajram Rexhepi është konfirmuar edhe nga ambasadori i Kosovës në Turqi, Avni Spahiu.

Ai ka thënë se ka pasur një komunikim me spitalin ku ka qëndruar Rexhepi dhe është njoftuar për vdekjen e ish kryeministrit. /Indeksonline

Vdes Bajram Rexhepi

0

Ka ndërruar jetë ish kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi.

Burimet e Indeksonline të afërta me ngjarjen kanë konfirmuar se Rexhepi ka vdekur sot në orët e hershme të mëngjesit.

Rexhepi prej muajsh ndodhej në koma dhe ishte duke qëndruar në njërin prej spitaleve në Turqi pas sulmeve të pësuara në tru.

Ai fillimisht ishte shtrirë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ku edhe i është nënshtruar operacionit mirëpo për shkak të gjendjes së rëndë ishte transferuar në Turqi./Indeksonline/

Ndahet nga jeta aktori i mirënjohur

0

Komediani dhe aktori Jerry Lewis, është ndarë nga jeta në moshën 91 vjeçare mbremjen e djeshme.

Lewis ka lindur në Neëark, New Jersey, më 19 mars të vitit 1926, shkruan ABC Neës.

Për herë të parë ai u paraqit në skenë kur ishte në moshën 5-vjeçare.

Lewis la pas gruan e tij të dytë SanDee Pitnick, dhe gjashtë fëmijë. Djali i tij vdiq, Jozef, vdiq në vitin 2009.