25.9 C
Prizren
E hënë, 21 Korrik, 2025
Home Blog Page 5357

Nis restaurimi i shtëpisë së familjes Shukriu në Prizren (Foto)

0

Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren ka filluar së zbatuari projektin për restaurimin e shtëpisë së familjes të ndjerit Muhamed Shukriu në Prizren.

Sipas një njoftimi për shtyp të kësaj qendre, ky investim i Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sporteve i cili po zbatohet përmes Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren, vjen në kuadër të zbatimit të projekteve për ndërhyrje konsoliduese, restauruese dhe konzervuese për objektet e trashëgimisë kulturore të rrezikuara, por edhe me rastin e shënimit të pesëdhjetë vjetorit të themelimit të këtij institucioni dhe në respektim të punës dhe veprës së njërit nga njerëzit që ka lënë gjurmë të pa shlyera në fushën e ruajtjës dhe mbrojtjës së Trashëgimisë Kultutore në Rajonin e Prizrenit por edhe njërit ndër themeluesit e institucioneve të trashëgimisë kulturore.

“Shtëpia e familjes Shukriu gjendet në Zonën e Qendrës Historike të Prizrenit, pranë Kompleksit të Gazi Mehmet Pashës. Kjo shtëpi banimi ka vlera historike si banesë tradicionale qytetare por të veçant e bënë edhe fakti se aty ka banuar i ndjeri Muhamed Shukriu që ishte themelues i Entit për Mbrojtjen e Monumenteve në Prizren”, thuhet në njoftimin për shtyp, përcjell PrizrenPress.

Shtëpia u ndërtua në pjesën e parë të shekullin XIX, ndërsa është renovuar në shek. XX nga pronarët.

“Shtepia ka planimetri drejtekendeshe. Qasja në shtëpi realizohet nga rrugica ku ambienti i parë është pjesa e hajatit të mbyllur në formë pasazhi ku kalohet në oborrin mbrapa saj. Në përdhesë janë dy ambiente njëri prej të cilëve është shëndruar në garazhë. Në katin e parë janë katër kthina dhe një çardak i mbyllur. Nëpër dhoma janë elemente si drugdhendje dollapet, jyklyket, tavanet, traun dekorativ etj.

Gjendja e ndërtesës ishte e vështirë nga shkaku se një kohë të gjatë nuk është bërë ndonjë intervenim dhe mirëmbajtje, sidomos të çatisë, si dhe me rrënimin e gjysmës tjetër të ndërtesës mbi 30 vjet më parë ka ndikuar në dobësimin e stabilitetit të gjithë ndërtesës në përgjithësi e në veçanti të çatisë që është para kolapsit. Edhe tjegullat dhe pllakat e valëzuara të eternitit janë të amortizuara tej mase dhe nuk kanë më aftësinë e mospërshkueshmërisë së ujit. Konstruksioni ndërtimorë i gjithë banesës është prej druri dhe çerpiqi që nuk janë fare rezistente ndaj lagështisë, andaj si rezultat i kësaj duhej që urgjentishtë të intervenohej në parandalimin e depërtimit të lagështisë nga çatia”, theksohet në njoftim.

Sipas QRTK-së në Prizren, zbatimi i këtij projekti tregon përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës ndaj atyre që u angazhuan gjithë jetën në ruajtjen dhe mbrojtjen e trashëgimisë sonë kulturore, gjithashtu është tejet i rëndësishëm përveq tjerash edhe në parandalimin e shkatërimit të një banese banimi me çardak, që në qytetin e Prizrenit kanë mbetur të pakta”, /PrizrenPress.com/

Image.pngImage-1.pngImage-3.pngImage-2.png

Rrahje në Suharekë, një i arrestuar

0

Në fshatin Studençan të Komunës së Suharekës është arrestuar një person të gjinisë mashkullore, pasi që i njëjti pas një zënke ka sulmuar fizikisht një mashkull tjetër duke i shkaktuar lëndime trupore.

Nga raporti ditor i Policisë bëhet e ditur se viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, shkruan PrizrenPress.

Seminari më i madh për albanologjinë nis sot

0

Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare nis sot në orën 11.00 në Prishtinë, në Sallën e Kuqe të Fakultetit të Filologjisë dhe do të zgjasë deri më 25 gusht. Sipas profesorit të Fakultetit të Filologjisë në Universitetin e Prishtinës, Rrahman Paçarizi, i cili që dy mandate është drejtor i këtij seminari, e që sot ishte mysafir në emisionin “Mirëmëngjesi Kosovë” në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Sipas profesorit të Fakultetit të Filologjisë në Universitetin e Prishtinës, Rrahman Paçarizi, i cili që dy mandate është drejtor i këtij seminari, e që sot ishte mysafir në emisionin “Mirëmëngjesi Kosovë” në Radio Televizionin e Kosovës (RTK),temat që do të trajtohen në këtë edicion të seminarit do të zhvillohen në tre sesione. Ai ka bërë me dije se për sesionet e gjuhës dhe të letërsisë ka interesim të jashtëzakonshëm të pjesëmarrësve.

Paçarizi tha se ky është një organizim me një traditë të gjatë të ngjarjeve shkencore e kulturore që lidhen me albanologjinë. Sipas tij, seminari ka një skemë organizative e cila nuk lëviz shumë nga vitet e mëparshme dhe nuk ka të papritura. Ai tha se po përpiqen të sigurojnë prezantime sa më cilësore të punës shkencore nga autorë të ndryshëm, shqiptarë dhe të huaj. “E veçanta është se seminari i sivjetmë do të prodhojë, përveç revistës tradicionale, edhe një botim të veçantë me punimet më të mira dhe të vlerësuara nga një redaksi ndërkombëtare me kritere më rigoroze sesa deri tash”, tha ai në emisionin e “Mirëmëngjesi Kosovë”.

Drejtori i seminarit tha se këtë vit numri i pjesëmarrësve për mësimin e shqipes është 170, kurse 250 pjesëmarrës do të jenë aktivë. “Ka pasur të interesuar edhe fëmijë të mërgimtarëve tanë, por ne nuk kemi mundësi financiare t’ua mundësojmë pjesëmarrjen atyre”, ka thënë ai, duke shtuar se për ta financuar këtë organizim ka pasur përpjekje gjatë gjithë vitit, edhe pse mjetet për mbulimin e shpenzimeve të ushqimit të seminaristëve janë siguruar ditët e fundit. Ndërkaq, sa i përket mbështetjes që këtë vit ka pasur seminari, Paçarizi bëri me dije se institucionet e Kosovës e kanë mbështetur, por jo mjaftueshëm.

Pjesëmarrësit në këtë seminar janë nga vende të ndryshme të botës dhe kanë mundësinë t’i thellojnë njohuritë e tyre për gjuhën shqipe. “Ata studiues të albanologjisë, qofshin vetëm ndjekës të kurseve për mësimin e shqipes, janë nga vende të ndryshme të botës. Nga Japonia e deri në ShBA e Kanada dhe nga Suedia e deri në vende afrikane dhe të Lindjes së Mesme”, tha Paçarizi për RTK.

Dokumentari për komunitetin që lufton realitetin ekonomik, triumfoi në DokuFest

0

Për nëntë ditë me radhë qyteti i Prizrenit u bë destinacion për të gjithë ata që deshën ta shohin një version të së ardhmes, apo të paktën të gjejnë shpresë për një të nesërme më të mirë.

Rreth 15 mijë veta, nga vende të ndryshme të botës, u mblodhën në Prizren, në edicionin XVI të festivalit ndërkombëtar të filmit dokumentar dhe të shkurtër “DokuFest”, shkruan sot “Koha Ditore”.

Përmes projeksioneve filmike, paneleve e masterklasave u projektua e tashmja, por gjithmonë me mesazhe për një të ardhme më të mirë. Edicionin e sivjetmë të “DokuFestit” organizatorët e kanë konsideruar madhështor, ndërsa pjesëmarrësit e kanë përshkruar atë si një prej festivaleve më të mira në Evropë.

Ngjarja më e madhe e filmit në vend, që nisi më datën 4 të muajit gusht, u përmbyll të shtunën mbrëma me ndarjen e çmimeve. “Buffet Zeljezara”, nga regjisori kroat Goran Deviq, mori çmimin kryesor, për dokumentarin më të mirë në garën “Ballkan Dox” .

Suharekasi i dyshuar për krime lufte ndaj shqiptarëve vizitoi shpesh Kosovën

0

Agim Sahitaj vizitoj disa herë fshatin banorët shqiptarë të të cilit pretendohet se i largoj me forcë gjatë luftës së vitit 1999.

Prokuroria Speciale e Kosovës pretendon se Shqiptari nga Sopia e Suharekës në bashkëpunim me forcat serbe kreu krime në këtë fshat saktësisht në familjen Elshani ndërsa morri pjesë edhe në depërtimin e bashkëfshatarëve shqiptarë nga Sopia.

Kallxo.com ka zbulon se i dyshuari për krime të luftës e kishte vizituar disa herë vendin ku pretendohet se kishte kryer krimin. KALLXO ka siguruar deklaratën që Sahitaj e ka dhënë para gjykatësit të procedurës paraprake. Aty Sahitaj përpos se ka deklarua pafajësinë ka treguar se disa herë që nga paslufta e kishte vizituar fshatin dhe nuk ishte përndjekur nga askush. Në fshat i kam vëllezërit dhe sa herë që vijë nga Gjermania i vizitoj”ka thënë Sahitaj para gjykatësit. Ai ka treguar se një ditë para arrestimit kishte qëndruar në fshatin e tij.

Prokuroria Speciale pretendon se se gjatë kohës së luftës në Kosovë, në prill të vitit 1999 i dyshuari Agim Sahitaj, i uniformuar dhe i armatosur, ka vepruar së bashku me pjesëtarët e forcave serbe ku kanë vrarë, plagosur, rrahur, maltretuar, plaçkitur dhe dëbuar me forcë nga shtëpitë e tyre në drejtim të Shqipërisë popullatën civile shqiptare.

Prokurori i prokurorisë speciale Sylë Hoxha gjatë leximit të kërkesës mbi caktimin e masës së paraburgimit ka deklaruar se i dyshuari në bashkëkryerje ka kryer krime kundër civilëve shqiptarë.

“Gjatë vitit 1999 me datën dy prill Agim Sahitaj së bashku me pjesëtarët e forcave serbe kanë hyrë në një shtëpi në fshatin Sopi të Suharekës, ku aty edhe ka plagosur në këmbën e djathë S.E., ndërsa ka vrarë në vend A.K., pastaj i dyshuari ka shtënë në drejtim të A.E., por për fat nuk e ka qëlluar”, ka thënë prokuroi i rastit Sylë Hoxha.

Prokurori gjatë deklaratës së tij gjithashtu tregon se si po atë ditë i dyshuari Agim Sahitaj ka maltretuar, plaçkitur e dëbuar civilët shqiptarë nga fshati i tyre.

“Po ashtu në ditën kritike i njëjti në bashkëkryerje me personat e tjerë ka marrë pjesë në plaçkitje, rrahje, maltretime dhe se në të njëjtën ditë në fshatin Sopi janë vrarë 38 civilë shqiptarë pa uniforma. Po ashtu siç shihet nga shkresat e lëndës shihet se i dyshuari me bashkëkryerësit e tjerë i kanë dëbuar fshatarët e fshatit Sopi që të largohen në drejtim të Shqipërise” pretendon prokuroria.

Në dosjen e lëndës nuk sqarohen arsyet pse 16 vite pasluftës prokuroria nuk kishte ndërrmarrë asnjë veprim për të hetuar këto veprime të dyshimta përderisa njëra nga arsyet kryesore të caktimit të paraburgimit është rreziku që i dyshuari të ikë nga vendi.

Sahitaj është arrestuar javën e kaluar me urdhër të Prokurorisë Speciale ndërsa do qëndroi në paraburgim për 30 nëse nuk ka një vendim tjetër. /Kallxo.com/

Prizren: Xharrahët e kohës sonë

0

Prizreni tashmë njihet si një qytet që ka ruajtur tradita dhe shumë zeje të vjetra. Në këtë qytet para disa dekadash çarshia ishte përplot me dyqane të pronarëve të ndryshëm, që merreshin me veprimtarinë e zejtarisë, zanateve të ndryshme, siç janë rrobaqepësit, samarxhinjtë, berberët, tirqexhinjtë, kujunxhinjtë, këpucëtarët, farkëtarët, lustrim këpucësh, e disa zeje të tjera që, thuajse, një pjesë e tyre janë shuar krejtësisht. E njëjta situatë është edhe me zejen e berberëve klasikë, ku dita- ditës po shuhet, sepse vetëm në qytet kanë ngelur dy familje që ende, pos qethjes së flokëve dhe rruajtjes, ata kryejnë edhe ritin e synetisë.

Shumë familje me dëshirë i thërrasin

Kështu, “Kosova Sot” ka hulumtuar dhe ka hasur në familjen Shishko, ku këto dy zeje bashkë, të berberit dhe të xharrahut, pra personit që kryen ritin e synetisë e kanë quajtur ndryshe xharrah. Ne ishim në familjen Shishko, ku tashmë plaku Zylfikar Shishko ende kryen këtë rit, por tash këtë rit e ka trashëguar edhe i biri, Vesel Shishko, tani 50- vjeçar. Ai me këtë rast tregon se në Prizren, edhe pse këtë rit ose operim e kryejnë me mjete të operatorëve, ka plot familje që me shumë dëshirë e bëjnë me ata, sepse mendojnë se kjo formë klasike e të bërit synet është më e mirë dhe më kualitative.

Por, ka edhe shumë të tjerë që tash këtë rit e bëjnë me mjekë dhe pa ndonjë ritual dasmor. Derisa ai flet për gazetën, tregon se “dikur ne merrnim për syneti melhemin e zi, që e kishim marrë si ilaç në Turqi, kurse dikur moti në familje tonë e kanë bërë këtë melhem mrekullibërës për raste të synetisë”, thotë Shishko dhe shton se ata e merrnin të brendshmen e “pocërkës”, një lloj bime në forme hinke, që dikur shërbente për të marrë ujin e për t’u larë me të. “Brendia e asaj merrej dhe zihej me tëlyen buallice, e pastaj i vendosej edhe një lloj pluhuri i kërpudhave që ka pasur emra të ndryshëm në natyrë, që ka pasur një pluhur shërues.

Me këto bëhej shërimi, andaj ka pasur dhe po ka raste kur fëmija është ngritur në këmbë për 6 orë. Kurse në raste të tjera shërimi ka zgjatur dy- tri ditë, por shërimi i plotë deri në një javë. Kjo është varur nga lëkura. Prizrenasit ende tregojnë shumë interesim për këtë rit të synetisë. Ne do të mundohemi që këtë rit ta vazhdojmë edhe më gjatë, por kjo varet shumë nga vetë interesimi i njerëzve. Ajo si zeje është trashëguese, për shkak të dorës së lehtë”, tregon Shishko për gazetën “Kosova Sot”.

Interesim për zanatin e frizerit

Por, sa u takon berberëve dhe frizerëve, situata qëndron pak më ndryshe .Shumë të rinj, të cilët planifikojnë të migrojnë nëpër shtetet e Evropës Perëndimore dhe në SHBA, e mësojnë këtë zanat. Dhjetëra të rinj, të cilët kanë mësuar profesionin e berberit dhe frizerit në Prizren, sot janë frizerë të suksesshëm në SHBA dhe në Evropë. Por, ata nuk e praktikojnë më ritin e synetisë, sepse atje në Perëndim këtë e kryen mjeku, sikurse tash që edhe në Kosovë e kryejnë operatorët mjekët. Nga çarshia e njohur e Prizrenit, e cila deri para Luftës së Parë Botërore ka pasur mbi 600 dyqane dhe zejtarë me emër, sot ka një hije të vogël. Jeta moderne, industrializimi, por edhe migracioni, e kanë bërë punën e vet.

Zejtarët, të cilët kanë mbijetuar e të cilët mund të numërohen me gishta, duhet të kenë një tretman pak më ndryshe, thonë prizrenasit, me qëllim që të rruhet pak a shumë epiteti i zanatçinjve në Prizren. Kurse berber apo frizer i kohës është Elo Shatri, i cili tregon se në sezonin e verës ka shumë punë, sidomos kur kthehen të rinjtë e diasporës vijnë tek lokali i Elo Shatrit, për t’u qethur e për t’u rruar. “Unë jam berber i kohës. Kam dëgjuar edhe për ata berberë që njëherësh e kanë kryer edhe ritin e synetisë, por unë këtë gjë nuk e kam mbërritur. Unë jam frizer i kohës”, tha Shatri për “Kosova Sot”.

(Kosova Sot)

Therje me thikë në Prizren

0

Dy persona janë arrestuar sot në Prizren, pasi pas një fjalosje që kishin, njëri nga të dyshuarit e ka therur me thikë viktimën.

Në raportin policor thuhet se viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore me ç’rast është dërguar për trajtim mjekësor.

Ndërkaq, me vendim të prokurorit dy të dyshuarit, pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.

Driton Selmanaj, në zgjedhjet e qershorit, u votua më së paku në Prizren

0

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, në zgjedhjet e 11 qershorit, ka marrë më së paku vota se sa kolegët e tij të të gjitha partive politike në Prizren.

Ai, në këtë qytet ka marrë mbi 2000 vota.

Kandidati për kryeministër nga LAA, Avdullah Hoti ka marrë më së shumti vota në Prizren, i pasur nga Haxhi Avdyli, Vjosja Osmani, Anton Quni, dhe Driton Selmanaj.

Kryetari i LDK-së në Prizren, Haxhi Avdyli, ka pranuar se deputeti Selmanaj, ka qenë kandidati që është votuar më së paku në Prizren.

“Prej deputetëve të zgjedhur nga LDK-ja në Prizren ka pasur më së paku vota. Ma shumë ka pasur vota në Suharekë se sa në Prizren”, tregon Avdyli për “PrizrenPress”.

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, në zgjedhjet e qershorit, ka qenë në mesin e kandidatëve më të votuar i koalicionit LAA.

Ndërkaq, në Prizren renditet i fundit me vota, krahasuar me deputetët e tjerë të zgjedhur të LDK-së, por edhe të partive tjera.

Driton Selmanaj, që vjen prej Komunës së Suharekës, po e sfidon ish-deputetin dhe njërin ndër personat më të votuar të Prizrenit në zgjedhjet parlamentare të vitit 2014, doktorin Hatim Baxhaku.

Kryesia qendrore e partisë po e mbështet Selmanajn, që të jetë kandidat për kryetar të Prizrenit, ndërsa pjesa më e madhe e degës mbështet Baxhakun duke përfshirë edhe kryetarin e degës, Haxhi Avdylin.

Kryetari i LDK-së në Prizren, Haxhi Avdyli thotë se kandidatura e Hatim Baxhakut për kryetar të Prizrenit është propozuar dhe diskutuar para se Driton Selmanaj të anëtarësohet në LDK.

Sipas tij, Baxhaku e ka mbështetjen e Kryesisë dhe të 90 për qind të nëndegëve të LDK-së në Prizren.

“ Kur e kemi diskutuar emrin e Hatim Baxhakut, Driton Selmanaj nuk ka qenë pjesë e LDK-së. Tash ekziston një pajtim i gjërë që Baxhaku të jetë kandidat për kryetar të Prizrenit”, thotë Avdyli për “PrizrenPress” .

Ai tregon se Selmanaj nuk shihet si kandidat që mund ta fitojë Prizrenin.

“Nuk e shohim si kandidat të mundshëm për fitoren e Prizrenit”, shprehet ai./PrizrenPress.com/

Aksident i rëndë në fshatin Piranë(Foto)

0

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në magjistralën Prizren-Gjakovë, konkretisht në fshatin Piran.

Nga disa fotografi që kanë arritur në redaksin e Indeksonline mësojmë se në këtë aksident janë të përfshira dy vetura. Ku përveç dëmeve materiale, nuk dihet se a ka ndonjë person të lënduar.

Më poshtë shihni këto foto të këtij aksidenti:

/Indeksonline/

Identifikohet viktima e së shtunës në autostradën “Ibrahim Rugova”

0

Është identifikuar viktima e aksidentit të komunikacionit të së shtunës në autostradën “Ibrahim Rugova”, afër Prizrenit.

 

Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar të dyshuarin i cili me automjetin e tij ka goditur këmbësorin, kurse viktima është identifikuar nga familjarët e tij.

“I dyshuari mashkull K/ Shqiptar gjersa ishte duke drejtuar automjetin në autostradë, ka goditur një këmbësor mashkull. Vdekja është konstatuar nga ekipi mjekësor në vend të ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje. Personi i aksidentuar është identifikuar nga familjaret”, thuhet në raportin e Policisë.