16.2 C
Prizren
E shtunë, 19 Korrik, 2025
Home Blog Page 5360

Politika po rrezikon të ardhmen e shtetit

0

Mosliberalizimi i vizave, pamundësia e krijimit të ushtrisë edhe për një vit, rreziku që të mos pranohemi në INTERPOL e stagnimi edhe më i madh ekonomik janë të gjitha pasojë e zvarritjes së krijimit të institucioneve.

Madje me këtë qasje politike, duke u barrikaduar brenda pozicioneve të tyre për interesa vetjake e duke neglizhuar thirrjet e ndërkombëtare, Kosova, sipas njohësve të proceseve politike dhe integruese, po ia mbyll vetes dyert e Bashkimit Evropian dhe të organizatave të tjera ndërkombëtare, shkruan “Zeri”.

Me këtë mbyllje në politikat e brendshme dhe pa administratë funksionale që merret me politikat e jashtme, sipas tyre, Kosova nuk pritet as që ta zgjerojë fondin e shteteve të cilat e kanë njohur atë. E çka ata vlerësojnë si rrezikun më të madh që mund ta prodhojë situata e krijuar është imazhi të cilën Kosova vetëm e dëmton në sytë e instancave relevante ndërkombëtare.

Zafir Berisha thotë se është i pakonkurrent në Prizren

0

Deputeti i zgjedhur i Nismës për Kosovën Zafir Berisha është deklaruar zyrtarisht se do të jetë kandidat për kryetar të Prizrenit.

Berisha ka thënë për lajmi.net, se ndihet i pakonkurrent në këtë komunë duke u bazuar në të dhënat e tij për kandidatët e mundshëm të partive të tjera në Prizren.

“Aktualisht nuk dihet pasi partitë tjera deri në minutën e fundit nuk dihet kush do të jetë. I di disa emra që po lakohen, sipas burimeve të mija të informacionit, por asnjëri nuk është kandidatë që mundet të më sfidojë”, ka thënë Berisha.

Siç tha ai, kësaj radhe Nisma ndihet më komode se herën e kaluara në garë për të parin e Prizrenit.

Ai nuk ka treguar për emrat e konkurrentëve që burimet e tij i kanë “zbuluar”, pasi thotë, se asgjë nuk ka zyrtare nga partitë e tjera.

“Emrat që lakohen nuk i shohë potencial që munden me më sfiduar në zgjedhjet e 22 tetorit kështu që natyrisht tani më duhet të thelloj kontratën me qytetarët që nga tetori të qeverisë me Prizrenin”, ka deklaruar ai .

Tutje kandidati për kryetar të Prizrenit ka thënë, se përgatitje po vazhdojnë dhe e ripërsërit edhe një herë se janë gati për fitore.

“Jemi të përgatitur, 45 kandidatë për asamble i kam gati më 15 i qojmë në parti i analizojmë në Prishtinë dhe jeni të gatshëm si degë e Nismës në Prizren të fitojmë në zgjedhje”, ka thënë ndër tjera Berisha. /Lajmi.net/

Atifete Jahjaga në DokuFest: ‘E ardhmja është vajzë’ (Foto)

0

Ish presidentja e vendit, Atifete Jahjaga, sot ka qëndruar në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit të Shkurtër dhe atij Dokumentar – DokuFest, i cili ka disa ditë që po mbahet në Prizren dhe i ka dhënë qytetit si gjithmonë një tjetër frymë.

“Sonte ne Dokufest, në këtë ngjarje kulturore që sjellë fansat e kinematografisë nga e gjithë bota në Prizren. Këtë herë në mbështetje të fuqishme për porosinë “E ardhmja është vajzë”.” ka shkruar Atifete Jahjaga në rrjetin social Facebook dhe ka postuar fotografitë nga vizita e saj në Dokufest.

 

 

Image may contain: 18 people, people smiling, people standingImage may contain: 8 people, people smiling, people standingImage may contain: 7 people, people smiling, people standing

Rrëzohet një objekt në qendër të Prizrenit

0

Rrëzohet objekti që mendohej t`i jepej në shfrytëzim Bashkësisë Hebraike të Kosovës. Objekti u rrëzua dhe nuk priti aplikimin e projektit. Zyrtarët komunalë kanë evakuuar një familje afër objektit, ndërsa pritet që të krijohet një komision për veprime të mëtutjeshme. Komuna e Prizrenit dhe Ministria e Kulturës kishin nënshkruar një marrëveshje për adaptimin e këtij objekti para se t`i kalohej komunitetit Hebre.

Ky objekt në qendër të Prizrenit ishte menduar që t`i jepej bashkësisë hebraike të Kosovës në shfrytëzim. Por nuk i rezistoi dot kohës dhe ra duke rrezikuar jetën e banorëve.

Duke parë këtë gjendje, familja e Agron Zajmit u evakuua nga drejtoria e emergjencave.

Ndonëse është përfolur ndarja e 50 mijë eurove për restaurimin e këtij objekti para se t`i jepej në shfrytëzim komunitetit Hebre, kjo gjë nuk ndodhi.

Kryetari i Bashkësisë Hebraike të Kosovës, Votim Demiri, u bën thirrje institucioneve që sa më shpejt ta krijojnë një komision për gjendjen e krijuar ku të jetë prezent edhe një anëtar i tyre.

Për këtë objekt Ministria e Kulturës dhe Komuna e Prizrenit kishin nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi më 23 qershor të këtij viti. Por objekti në fjalë nuk priti asnjë intervenim. /RTK/

Heroi i heshtur i Ndriçim Ademajt

0

Një narrativë e fortë, e përshkuar me persiatje të kulluara dhe një linjë tregimi herë dinamike e njoftuese, e herë e ngadaltë, me momente të shtjellimit të botëkuptimeve dhe biografive të personazheve.

Shkrimtari kosovar, Ndriçim Ademaj, sivjet e botoi librin e tij të parë në prozë “Pa Heronj, Pa Bujë”, të cilin e prezantoi edhe në Panairin e Librit në Prishtinë.

Autori i përmbledhjeve me poezi “Kërkoj Diellin”“Dera” dhe “Këngë nga Rruga e Farkëtarëve”, lexuesve të tij ua ka dhuruar një anë tjetër të tij: një rrëfim të drejtpërdrejtë, shumë më të shtrirë.

I përcjellë me çaste humori vëzhgues, me momente urtësie e reflektimi, me nihilizëm të vazhdueshëm që shoqëron personazhin kryesor në dy emrat e tij, Ademaj paraqet rrjedhën e mbresave dhe mendimeve të Xhim Nimit me një sinqeritet të pafrenueshëm.

 

 

Pse Xhim-Nimi nuk arrin të ikë nga dhimbja në paqe e luftë, në dashuri e indiferencë? Kuptojeni në rreshtat e fuqishëm të romanit, në retrospektivën e udhës së personazhit kryesor nga bari i shkretë “Magdala” në Gjenevë deri në sokakët e rrënuar të Kosovës gjatë luftës së fundit.

 

 

Lexuesi bëhet dëshmitar i përballjes së tij me realitetin e njëjtë, por në rroba të ndryshme, të Xhim-Nimit në dy vende dhe në dy periudha të ndryshme.

Heroi i Ademajt na vjen i heshtur, ekzistent në mosveprimin e tij, inekzistent në kontributin e tij.

Ai e lufton iluzionin dhe vetëmashtrimin, i dorëzohet vetëm kauzës që ka dhe realitetit të pamohueshëm, gumëzhima e të cilit është e pandarë nga veshët dhe mendja e tij.

(Autor: Lum Gashi / Marrë nga KlanKosova)

Interesim i madh i mediave ndërkombëtare për DokuFest

0

Rreth 120 gazetarë të mediave vendore e ndërkombëtare janë akredituar këtë vit për të përcjellë për së afërmi Festivalin Ndërkombëtar të Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër, “Dokufest”.

Në këtë mënyrë, vëmendja mediale është e madhe, duke dëshmuar edhe një herë se “Dokufest”-i ka arritur që Kosovën ta vendosë në hartën kulturore të botës, raporton KTV.

Sipas Anyla Dautajt nga “Media Center”, interesimin më të madh në këtë edicion të 16-të po e zgjojnë premierat e filmave, e sidomos të atyre, pas shfaqjes së të cilëve pasojnë diskutimet e publikut me regjisorët apo producentët e filmit.

Gazetarja e “Kohës Ditore”, Sihana Klisurica, thotë se të përcjellësh “Dokufest”-in është punë me shumë përkushtim, meqë ofrohen shumë mundësi për secilin gazetar, falë ngjarjeve të shumta.

Gazetari nga Norvegjia, Truls Lie, ndodhet për herë të tretë në “Dokufest”. Ai pohon se ky festival ka shumë segmente që zgjojnë interes për një media të huaj.

Sipas Lie, i veçantë është edhe programi i filmave për të drejtat e njeriut, dhe se gjithashtu organizatorët kanë sjellë një variacion të mirë të dokumentarëve.

“Dokufest 2017” përfundon më 12 gusht.

Artan Abrashi: Ramadan Muja i ka shkaktuar shumë dëme Prizrenit

0

Kryetari i Vetëvendosjes në Prizren, Artan Abrashi thotë se kryetari i Komunës, Ramadan Muja, jo që nuk ka pasur kohë të merret me Komunën e Prizrenit, por gjatë këtyre viteve i ka shkaktuar shumë dëme në zhvillimin ekonomik kësaj Komune.

“Gjatë këtyre dy mandateve Ramadan Muja është ballafaquar vetëm nëpër gjykata”, ka thënë Abrashi për Zërin.

“I gjithë funksioni i ti ka qenë prerja e shiritave”.

“Gjatë kësaj kohe personeli i tij është ballafaquar me skandale të ndryshme, ku edhe janë duke u marrë me procese gjyqësore”.

“Kjo ka ndikuar edhe te investitorët, pasi që ka pasur mundësi që Prizreni të ishte qyteti më i zhvilluar ekonomikisht në Kosovë”.

“Mund të cekim se në një objekt që ka filluar të ndërtohet në zhur kemi një punëtor të vdekur dhe mosfunksionalizimin e tij , asfalte që janë shtruar me cilësi të dobët”.

“Vetëm për shpenzimet e drekave kjo qeverisje në vitin 2014 ka harxhuar 112 mijë euro, kurse brenda gjashtë muajve 60 mijë euro”./PrizrenPress.com/

Haxhi Avdyli: Ramadan Muja lulëzoi korrupsionin në Prizren

0

Kryetari i LDK-së në Prizren, Haxhi Avdyli, vlerëson se Qeveria e Ramadan Mujës, ka dështuar në Prizren. Sipas tij, projektet e promovuara në kohë fushate nuk janë realizuar.

“Shumicën e kohës, ky njeri ka qenë nëpër seanca gjyqësor”, thotë Avdyli.

Sipas tij, korrupsioni është duke lulëzuar në Prizren.

“Jo vetëm kryetari, por edhe drejtorët e tij janë me aktakuza dhe kanë qëndruar vazhdimisht neper gjykata”, shkruan Zëri.

Avdyli tregon se gjatë kohës së qeverisjes së Ramadan Mujës, nuk a pasur zhvillim ekonomik.

“Janë larguar edhe investitorët”. /PrizrenPress.com/

Vdes legjenda e muzikës botërore

0

Artisti i cili gjatë karrierës së tij fitoi 5 çmime Grammy dhe shiti më shumë se 45 milionë albume, ka vdekur pas një sëmundje të rëndë.

Këngëtari legjendar Glen Campbell, vdiq në moshën 81-vjeçare. Ai ishte i njohur në rrymën e muzikës ‘Country’.

Lajmi është bërë i ditur nga familjarët e tij të cilët thanë se ai kishte luftuar për një kohë të gjatë me sëmundjen e Alzheimerit.

Campbell u nda nga jeta ditën e hënë në në Nashville të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Hitet e tij më të njohura janë “Wichita Lineman” dhe “By the Time I Get to Phoenix”. Ai u diagnostifikua me sëmundjen e Alzhaimerit para 6 vitesh.

Një muaj paraburgim ndaj dasmorëve që u rrahen në Lubizhdë të Prizrenit

0

Gjykata Themelore e Prizrenit, përmes një komunikate për medie, ka njoftuar se e ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej një (1) muaj të pandehurve nga fshati Lubizhdë – Komuna e Prizrenit me iniciale J.R.,  A.R., L.J., B.J., RR.J., shkruan PrizrenPress.

Në komunikatë thuhet se të pandehurit dyshohen për shkelje të Kodit Penal, sepse me datën 06.08.2017, rreth orës 23:30 në fshatin Lubizhdë, Komuna e Prizrenit, pas një mosmarrëveshje në një aheng (dasme) janë përlesh në mes vete duke përdorur forcën dhe mjete të forta, shkaktojnë lëndime të lehta trupore të ndërsjellta.

“Duke pasur parasysh se të njëjtit në vazhdimësi kanë mosmarrëveshje në mes veti dhe në mes dy familjeve për shkak të problemeve të mëhershme, Gjykata iu ka caktuar masën e paraburgimit”, thuhet në  komunikatë.

Me këto veprime të pandehurit e lartcekur dyshohen se kanë kryer veprën penale, lëndim i lehtë trupor nga neni 188 par.1 dhe 2 lidhur me nenin 31 të KPRK-së. /PrizrenPress.com/