22.7 C
Prizren
E enjte, 17 Korrik, 2025
Home Blog Page 5365

Aksident i rëndë në Suharekë, kamioni godet murin e një shtëpie

0

Dje në fshatin Mushtit të Suharekës ka ndodhur një aksident i rëndë nga i cili kanë mbetur të lënduar tre persona, shkruan PrizrenPress.

Në raportin e Policisë thuhet se një i dyshuar mashkull duke lëvizur me kamion me targa lokale nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë së lëvizjes me kushtet e rrugës ka goditur murin e një shtëpie dhe ka rënë disa metra poshtë.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi dhe një pasagjer mashkull kanë pësuar lëndime të rënda trupore të cilët janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK-Prishtinë, ndërsa pasagjeri i tretë pëson lëndime të lehta. /PrizrenPress.com/

Delawie ka një porosi për deputetët e Kuvendit të Kosovës

0

Ambasadori amerikan Greg Delawie sot në Twitter ka shkruar për seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës.

“Sot është ditë e rëndësishme për Kosovën për Qeverinë në formim e sipër. Shpresoj të shoh akte pozitive nga te gjitha partitë”, ka shkruar Delawie.

Qëndron Kastrati nga Vetëvendosja zëvendëson Teuta Rugovën

0

Seancën e sotme konstituive të Kuvendit të Kosovës sipas Kushtetutës së Kosovës është duke e udhëhequr deputeti më i vjetër me moshë i Kuvendit, Adem Mikullovci nga Lëvizja Vetëvendosje, njofton Klan Kosova.

Pranë tij duhej të ishte edhe deputetja më e re me moshë, në fakt, Teuta Rugova nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Por Rugova nuk është paraqitur fare në seancën e sotme, andaj, Mikullovci ka lajmëruar se pranë tij do të jetë deputeti tjetër më i ri me moshë, pas Rugovës, Qëndron Kastrati nga Lëvizja Vetëvendosja.

PAN mungon në seancë, nervozohet Mikullovci: Ku janë fituesit e zgjedhjeve?

0

Nën udhëheqjen e deputetit më të vjetër nga radhët e Vetëvendosjes, Adem Mikullovcit ka filluar seanca e parë e Legjislaturës së Gjashtë të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Kryesuesi i seancës konstituive të Kuvendit, Adem Mikullovci kërkoi nga administrata e Kuvendit detaje se ku kanë mbetur deputetët e koalicionit PAN, të cilën nuk kanë shkuar ende në sallën e Kuvendit, raporton Express.

“Janë fituesit e zgjedhjeve, andaj kish qenë korrekte që ta dimë se ku janë:, tha Mikullovci.

Megjithatë, raportohet se të pranishëm në sallë nga koalicioni PAN janë vetëm deputetët e Nismës.

Në anën tjetër, pasuesja e Mikullovcit për drejtimin e seancës, Teuta Rugova ende nuk ka arritur në sallën e Kuvendit. Seanca parashihej të fillonte në orën 10:00.

Çka ka ndodhur me deputeten e VV-së nga Prizreni? Vjen me paterica në Kuvend (Video)

0

Brenda pak minutash pritet të fillojë seanca e parë konstituive e Legjislaturës së Gjashtë të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Tashmë deputetët janë mbledhur në sallën e Kuvendit. Ndër ta është parë edhe deputetja nga radhët e VV-së Drita Millaku.

Millaku është parë me paterica, merret vesh se ajo ka pasur një operacion në gjunin e saj.

Për me shumë shikojeni videon:

Filozofi i madh gjerman që studioi gjuhën shqipe

0

Gotfried Wilhelm Leibnitz është filozof e shkencëtar gjerman që shfaqi interes edhe për gjuhën shqipe. Në pesë letra shkruar nga 24.6.1704 deri më 15.3.1715 mikut të tij M. V. Ka Krozë (La Crose), kryebibliotekar në Berlin, shtroi problemet e prejardhjes së gjuhës shqipe, takimeve dhe marrëdhënieve të saj me gjuhë të tjera indoevropiane; theksoi nevojën e dallimit të fjalëve me burim vendës nga huazimet.

Lajbnici vuri në dukje përkime e analogji të fjalëve shqipe me fjalë të gjuhëve gjermanike, latine etj.. Ai tërhoqi vëmendjen te mëvetësia dhe individualiteti i gjuhës shqipe si gjuhë e veçantë, e dallueshme nga hungarishtja, greqishtja e turqishtja. U interesua gjithashtu për të pasur Fjalorin Latinisht-Shqip të Frang Bardhit dhe një vepër të Pjetër Budit.

“… Duke iu referuar përsëri shkrimeve të Lajbnicit, vështirë se mund të përcillet pa mëdyshje teza e tij mbi origjinën ilire të shqipes, të cilën e formulon me një rresht të vetëm, e që shpesh vetëm konstatohet si ‘intuitë e jashtëzakonshme’ e Lajbnicit në historinë e albanologjisë dhe ilirologjisë…” (Bardhyl Demiraj).

Por si mund ta lexojmë ne Lajbnicin?

Sipas Tefë Topallit leximet e fundit kritike të trashëgimisë albanologjike kanë nxjerrë rishtas në pah dy anë të një problemi, që rëndon prej kohësh shkencën dhe shkollën tonë albanologjike. Duke rishtruar për diskutim shkrimet e filozofit dhe të eruditit të madh gjerman Gotfrid Vilhelm Lajbnic mbi gjuhën shqipe, vëmë theksin mbi nevojën e gjithhershme për plotësimin e analeve të historisë së mendimit albanologjik:

Së pari, me të dhëna të sakta të karakterit filologjik e bibliografik për atë trashëgimi që disponojmë.

Së dyti, me shkallën e njohjes që përshkon debatin albanologjik në fazën e parë të dokumentimit të tij.

Lidhur me trashëgiminë e Lajbnicit, anën e parë të kësaj çështjeje e motivon deri diku shumësi i eseve dhe i veprimtarisë së tij epistolare, botimet e hershme, si edhe mungesa deri sot e ribotimit të veprës së tij në formë të plotë. Sipas Faik Konicës, shkrimet e tij shpesh vlerësoheshin ” prej shkrimtarësh që s’i kishin lexuar fare”.

Përcaktimi në kohë i interesimit të Lajbnicit për gjuhën shqipe është i kushtëzuar me trashëgiminë e shkrimeve të tij që njohim deri sot. Kemi të regjistruara gjithsej shtatë fragmente letrash, ku shkruhet për shqipen me emërtimet e barasvlershme: shqipja, gjuha shqipe, gjuha epirote, gjuha e epirotëve, edhe një rast kur parakuptohet ajo.

Ndër të tjera është një letër qarkore, ku Lajbnici u drejtohet kohë pas kohëve dijetarëve të ndryshëm, të cilëve u lutej të mblidhnin të dhëna me karakter gjuhësor-historik dhe leksikologjik për gjuhë pak të njohura, ose fare të panjohura për të dhe për rrethet intelektuale ku bënte pjesë. Në një debat drejtuar La Croces më 24 qershor 1705, mësojmë:

  • se korresponduesit s’kanë shtënë ende në dorë material gjuhësor të shqipes;
  • se Lajbnici në letër ai përsiat mundësinë e pranisë së ndonjë gjurme të gjuhës së ilirëve të vjetër në malësitë e Epirit, duke saktësuar kështu emrin e asaj gjuhe. /Konica.al/

Nëntë arsye të pakundërshtueshme, përse duhet të lexoni çdo ditë

0

Cila ka qenë hera e fundit që keni lexuar një libër, apo një artikull të thellë reviste? A mos zakonet tuaja të leximit të përditshëm janë të përqëndruar tek Tuiteri, Fejsbuku apo udhëzimet për gatimin? Nëse jeni një prej atyre shumë njerëzve që nuk e kanë të lexuarit një zakon të rregullt, atëherë po humbni shumë: leximi ka një numër të madh përfitimesh, dhjetë prej të cilëve janë renditur më poshtë.

Stimulimi mendor
Studimet kanë treguar se stimulimi mendor mund të ngadalësojë përparimin (apo edhe parandalojë ndodhta) e Alzheimerit dhe Dementias, duke qenë se mbajtja në aktivitet e trurit tuaj e pengon atë që të humbasë energji. Ashtu si gjithë muskujt e tjerë të trupit, truri ka nevojë për ushtrime që të qëndrojë i fortë e i shëndetshëm, kështu që fraza “përdore ose humbe” është vecanërisht me vlerë kur vjen fjala tek mendja juaj. Plotësimi i gjëzave dhe lojëra si shahu ndihmojnë shumë për simulimin konjitiv.

2. Reduktimi i stresit

Pavarësisht sa shumë stres keni në punë, në marrëdhëniet personale, apo probleme të tjera të shumtë që ndeshni në jetë, të gjithë largohen kur zhyteni në një histori të bukur. Një roman i shkruar bukur ju transporton në vende të tjerë, ndërsa një artikull angazhues ju shpërqëndron dhe ju mban në të tashmen, duke bërë që tensionet të largohen dhe duke ju ndihmuar të relaksoheni.

3. Dijet

Gjithcka që lexoni mbush kokën tuaj me copëza informacioni, dhe ju nuk e dini asnjëherë se kur do ju mund t’ju duhet. Sa më shumë njohuri që keni, aq më të aftë do të jeni që të përballoni sfidat që do të ndeshni. Po kështu, nëse bini në situatë të vështirë, mos harroni: ndonëse mund të humbisni gjithcka tjetër – punën, zotërimet, paratë, madje edhe shëndetin – dijen nuk do mund t’jua marrin asnjëherë.

4. Zgjerim fjalori

Sa më shumë që lexoni, aq me më shumë fjalë ekspozoheni, dhe pashmangshmërisht ato do të hyjnë në fjalorin tuaj të përditshëm. Të jeni të artikuluar ju ndihmon shumë në profesion, dhe fakti që mund të flisni plot vetëbesim, do t’jua rrisë realisht besimin tek vetja. Madje mund t’ju ndihmojë edhe në karrierë, pasi njerëzit e lexuar, që flasin bukur dhe kanë njohuri për një sërë temash, kanë prirjen që të ngrihen më shpejt në detyrë, se sa ata me fjalor të mangët dhe mungesë njohurish në letërsi, shkencë apo ngjarjet globale. Leximi i librave është jetik edhe për mësimin e gjuhëve të reja, pasi mësohesh me kontekstin, i cili rrit të folurit dhe rrjedhshmërinë.

5. Përmirësim i kujtesës

Kur lexoni një libër, duhet të mbash mend një sërë personazhesh, të kaluarat e tyre, ambiciet, historinë, dhe nuancat, si dhe nëntemat e ndryshme. Janë goxha gjëra për t’u mbajtur mend, por truri është një gjë e mrekullueshme dhe mund t’i mbajë mend kollaj këto gjëra. Më i mrekullueshëm është fakti që, cdo kujtim i ri që krijoni, farkëton sinase të reja (shtigje të trurit) dhe forcon ato ekzistuese, gjë që ndihmon kujtesën afatshkurtër dhe stabilizon humorin.

6. Aftësi më të forta të mendimit analitik

A keni lexuar ndonjëherë një roman misteri magjepsës, dhe keni zgjidhur vetë misterin pa e mbaruar librin? Nëse po, atëherë keni qenë në gjendje të vini në punë mendimin kritik dhe analitik, duke marrë shënim gjithë detajet e ofruara si dhe i keni renditur ato për të gjetur “kush e bëri”. E njëjta aftësi për analizimin e detajeve hyn në punë edhe kur vjen puna tek kritika e temës; të përcaktosh nëse është një libër i shkruar mirë, nëse personazhet janë zhvilluar si duhet, nëse historia ka rrjedhur natyrshëm etj. Nëse do keni ndonjëherë mundësinë të diskutoni librin me të tjerë, do të jeni në gjendje të shprehni qartë mendimet tuaja, pasi keni marrë kohën të mendoni gjithë aspektet e përfshirë në të.

7. Përmirësim i fokusit dhe përqëndrimit

Në botën tonë të cmendur pas internetit, vëmendja tërhiqet në një milionë drejtime njkohësisht, pasi bëjmë shumë detyra përditë. Në vetëm 5 minuta, personi mesatar e ndan kohën e vet mes punës me një detyrë, kontrollit të një emaili, bisedave me një grup njerëzish (skype etj), një sy nga Tuiteri, monitorimi i celularit, dhe ndërveprimi me punonjësit e tjerë. Kjo lloj sjelljeje shkakton rritje të niveleve të stresit, dhe ul produktivitetin tonë. Kur lexoni një libër, e gjithë vëmendja juaj fokusohet tek historia – pjesa tjetër e botës thjeshtë largohet, dhe ju mund të zhyteni në gjithë detajet që përthithni prej librit. Përpiquni të lexoni për 15-20 minuta para punës dhe do të habiteni sa i fokusuar do të jeni kur të shkoni në zyrë.

8. Aftësi më të mira në shkrim

Kjo shkon krah për krah me zgjerimin e fjalorit tuaj: nëse lexoni vepra të shkruara mirë do të ndieni ndikimin në shkrimin tuaj, pasi vëzhgimi i stilit të rrjedhshëm të shkrimtarëve të tjerë do të ketë ndikim në mënyrën tuaj. Në po atë mënyrë që muzikantët influencojnë njëri-tjetrin, dhe piktorët përdorin teknika të vendosura nga mjeshtëra të mëhershëm, edhe ata që shkruajnë mund të mësojnë për të bërë prozë duke u bazuar në veprat e të tjerëve.

9. Qetësia

Përvec qetësisë që shoqëron leximin e një libri të mirë, është e mundur që tema për të cilën lexoni të sjellë paqe të madhe së brendshmi. Leximi i teksteve spiritualë mund të ulë tensionin e gjakut dhe të sjellë një ndjesi të madhe qetësie, ndërkohë që leximi i librave për zhvillimin personal është treguar se ndihmon njerëzit me crregullime humori apo sëmundje të buta mendore. /bota.al

Libri është zemra që rreh vetëm në kraharorin e tjetrit… bibliotekat janë faltoret e botës!

0

“Objekti të cilin e quajmë libër nuk është libri i vërtetë, por potenciali i tij, si një notë muzikore apo farë.”

“Të mësosh se si të jesh një lexues i mirë është ajo çfarë të bën një shkrimtar,” e mrekullueshmja Zadie Smith i tha audiencës në Festival vjetor të 15 të New Yorker një mbrëmje të së martës, duke i bërë jehonë pohimit të Susan Sontag që një shkrim frytdhënës lind nga leximi frytdhënës, marrë nga “book-drunken life”.

”Marrëdhënia ndërmjet leximit dhe shkrimit është lavdëruar në forma aq poetike sa letra e Kafkës mbi qëllimin e librave  dhe aq të bazuara skencërisht sa puna e psikologut të Harvardit Steven Pinker, por zor se se e ka shprehur dikush më mrekullisht sesa eseistja më i madhe e kohës sonë, Rebecca Solnit.

Në esenë e katërt nga trembëdhjetë esetë e mrekullueshme që janë gjithsej në libër, të titulluar “Flight,” Solnit shkruan:

“Si shumë të tjerë që bëhen shkrimtarë, unë humbisja nëpër libra kur isha shumë e re, zhdukesha në to sikur dikush që po vrapon nëpër pyll. Ndonjëherë mendoj se testi nuk është aq shumë talent, që nuk është aq i rrallë sa mendojnë njerëzit, por qëllim ose prirje, që manifestohet pjesërisht si aftësia për të duruar vetminë e madhe dhe të vazhdosh të punosh.

Përpara se shkrimtarët të jenë shkrimtarë ata janë lexues, duke jetuar librat, përmes librave, në jetët e të tjerëve që janë gjithashtu krerët e të tjerëve, në atë akt që është sa intim edhe i vetëm.

Solnit tregon se, si një fëmijë, ajo “ndërmori vendbanim imagjinar për disa vite” në “Kronikat e Narnias” të C.S. Lewis- një nga librat më të dashur për fëmijë të të gjitha kohërave, kërkesa e përhershme e të cilit është, mbase në mënyrë paradoksale, një testament i vetë pohimit të Lewis se nuk ka gjë më të mirë se të shkruarit “për fëmijët”.

Me të vërtetë, Solnit mbështet idenë e Lewis saktësisht, në mënyrë elegante, duke parë në klasikën e tij, si zakonisht në librat për fëmijë, një kuti prej rëre për intimitetin e vetmuar që kërkon i gjithë leximi:

“Këto akte të zhdukjes janë elemente kryesore në librat për fëmijë, të cilët zakonisht tregojnë për aventura që janë magjike sepse ata udhëtojnë ndërmjet niveleve dhe llojeve të realitetit, dhe kalimi është shpesh një inciativë në pushtet dhe në përgjegjësi.

Ata janë në një kuptim alegori për aktin e leximit, të hyrit në botën imagjinare, dhe pastaj prej mënyrës se si bota në të cilën jetojmë aktualisht është e krijuar nga histori, imagjinata, besime kolektive, të gjitha shtojcat jomateriale që i quajmë ideologji dhe kulturë, figurat që i imagjinojmë gjatë gjithë kohës.

Duket pothuajse vulgare të zhveshësh shkrimin e Solnit nga mbulesa e saj lirike, për të nxjerrë vetëm urtësinë e universeve të saj, në të cilët ajo arrin nëpërmjet vëzhgimit të ndërlikuar të të dhënave – kujtimeve të kujdesshme të fëmijëve, të zgjedhura  nga anektoda alegorike. Kështu paralajmërimëron që duhet të lexohet komplet eseja e saj, madje dhe e gjithë antologjia, për të gllabëruar plotësisht frytet e mendjes së saj të jashtëzakonshme, megjithatë unë i rikthehem artikulimit rë saj mjeshtëror të universales:

“Objekti të cilin e quajmë libër nuk është libri i vërtetë, por potenciali i tij, si një pikë muzikore apo farë. Ai ekziston plotësisht vetëm në aktin e të lexuarit; dhe shtëpia e tij e vërtetë është brenda kokës së lexuesit, ku simfonia ndjehet, ku fara mbin. Libri është zemra që rreh vetëm në kraharorin e tjetrit.

Fëmija që isha dikur lexonte vazhdimisht dhe rrallë fliste, sepse ishte ambivalente mbi meritat e komunikimit, mbi rreziqet e të qënit e tallur e dënuar apo e pambrojtur. Ideja e të qënit e kuptueshme dhe e inkurajuar, e të njohurit të vetes tek tjetri, e pohimit, e kishte pushtuar dhe as nuk e kishte idenë se kishte diçka për t’u dhënë të tjerëve.

Kështu ajo lexoi, duke marrë sasi të mëdha fjalësh, një roman fëmijësh dhe pastaj të rriturish në ditë për disa vite, shtatë libra në javë apo dicka e tillë, duke u zhytur në libra, duke agjëruar në fjalim, duke mbajtur grumbuj librash nga biblioteka në shtëpi.

Mbi bibliotekat, ajo shkruan:

“Bibliotekat janë faltoret e botës”

Në një pikëpamje poetike ndaj Susan Sontag, e cila lexoi nga tetë deri në dhjetë orë në ditë për pjesën më të madhe të jetës së saj dhe të cilën dikush e vuri re se “dikush nuk mbetet kurrë aq vetëm sa për të shkruar,” Solnit merr në konsideratë një aspekt tjetër të marrëdhënies ndërmjet shkrimit dhe qetësisë së vetmisë:

“Të shkruash është ti thuash askujt dhe çdokujt gjërat që nuk mundesh t’ia thuash dikujt. Ose më mirë të shkruarit është t’i thuash askujt që eventualisht mund të jetë lexuesi ato gjëra të cilat nuk është dikush për t’ia thënë ato.

Çështje që janë kaq delikate, kaq personale, kaq të panjohura të cilat nuk mund ta mendoj që t’ua them njerëzve të afërt. Çdo herë në pak kohë përpiqem t’i them me zë të lartë dhe shoh që ajo që kthehet në melasë në gojën time apo bie në veshin e tyre mund të shkruhet për të huajt.

E thënë për komplet të huaj në qetësinë e shkrimit i cili rikuperohet dhe dëgjohet në vetminë e leximit.

A është vetmia e ndarë e të shkruajturit, a është ajo që ne të gjithë veçohemi në një vend më të thellë sesa shoqëria, madje edhe shoqërisë prej dy personash? A dështon gjuha aty ku gishtat arrijnë suskes, në tregimin e të vërtetës aq gjatë dhe me nuanca saqë nuk mund të thuhen me zë.

Unë fillova në heshtje, duke shkruar me aq qetësi sa kisha lexuar, dhe me kalimin e kohës njerëzit lexuan disa nga ajo që kisha shkruar, dhe disa nga lexuesit hynë boten time ose më tërhëqen në të tyren. Fillova në qetësi dhe udhëtova derisa arrita tek një zë që u dëgjua larg – në fillim zëri i heshtur që vetëm mund të lexohet, dhe më pas m’u kërkua të flisja dhe të lexoja me zë.

Kur fillova të lexoj me zë, një tjetër zë, një të cilin me vështirësi e njoha, doli nga goja ime.

Mbase ishte më i relaksuar, sepse të shkruarit është të flasësh me askënd, dhe madje kur i lexon një turme, je akoma duke biseduar me mungesën, me të largëten, të palindurën akoma, të panjohurën, dhe të shkuaren për të cilën shkrimtarët shkruajnë, turmën e të munguarit i cili rri pezull rreth tavolinës. /Konica.al/

Seanca sot do të udhëhiqet nga Mikollovci dhe Rugova

0

Sot nga ora 10:00 fillon seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, ku pritet të zgjidhet kryetari i Kuvendit dhe kryesia e Kuvendit.

Këtë seancë do ta udhëheqin deputeti me i vjetër Adem Mikullovci si dhe deputetja më e re Teuta Rugova.

Veseli, test për Haradinajn

0

Zgjedhja apo jo e kryeparlamentarit është testi i parë me të cilin do të ballafaqohet i nominuari për kryeministër nga ky koalicion, Ramush Haradinaj. Kjo pasi, sipas njohësve të proceseve politike, nëse kandidati për kryeparlamentar arrin t’i marrë votat mund të jetë një sinjal që edhe Haradinaj do të zgjidhet kryeministër. Kurse, po që se ai dështon në këtë mision, sipas tyre, do të vështirësohet rruga edhe për liderin e AAK-së.

“Është një tregues, një parahyrje e asaj se çka mund të ndodhë. Nëse sigurohen 61 vota për kryeparlamentarin, atëherë kjo është një shenjë e asaj që tregon se edhe në rastin e votimit të qeverisë PAN mund t’i ketë të siguruara votat. Pra, është një test për qeverinë Haradinaj”, ka deklaruar ai për “Zërin”, ka thënë Mazllum Baraliu, njohës i çështjeve politike.