17.7 C
Prizren
E enjte, 17 Korrik, 2025
Home Blog Page 5369

Aksident në rrugën Vërmicë-Gjurgjicë, katër të lënduar

0

Një shtetas i Maqedonisë gjersa ishte duke drejtuar veturën, është vetëaksidentuar në rrugën Vërmicë-Gjurgjicë dhe si pasojë lëndime trupore kanë pësuar katër pasagjerë, shkruan PrizrenPress.

Policia njofton se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në spitalin e Prizrenit.

Forcat e rendit janë duke hetuar rastin. /PrizrenPress.com/

Prizren: Publikon në Facebook foto intime të një femre, arrestohet

0

Në Prizren, është arrestuar një mashkull i komunitetit egjiptian, pasi që i njëjti dyshohet se në rrjetin social Facebook ka publikuar fotografi intime të një femre të komunitetit ashkali.

Policia ka bërë me dije se me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, shkruan PrizrenPress.

Plagoset një femër gjatë një dasme në Suharekë

0

Mbrëmë rreth orës 21:45 minuta në fshatin Sallagrazhdë të Suharekës gjatë një ahengu familjar në oborrin e shtëpisë, nga arma e zjarrit është plagosur një femër.

Sipas hetuesve që kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë kryer hetime thuhet se një i dyshuar kishte shtënë me pistoletë në ajër, mirëpo një plumb e gishte goditur ballkonin e shtëpisë dhe kishte ndërruar kahe me ç’ rast e ka plagosur një femër në këmbë, shkruan PrizrenPress.

Pas plagosjes, viktima fillimisht ka pranuar ndihmë mjekësore në një ordinancë private në Suharekë e më pas është udhëzuar për trajtim në Spitalin Rajonal në Prizren.

Në vendin e ngjarjes policia e ka sekuestruar një pistoletë e prodhimit kroat, modeli HS-9 e kalibrit 9×19 dhe katër gëzhoja.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar që i dyshuari të ndalet nën masën e arrestit policor. /PrizrenPress.com/

Rrahje në Rahovec: Viktima në spital, i dyshuari në arrati

0

Në Ratkoc të Rahovecit ka ndodhur një rrahje në mes dy personave pas një mosmarrëveshjeje, shkruan PrizrenPress.

Sipas Policisë, viktima është sulmuar fizikisht dhe ka marrë lëndime të lehta trupore. Ai është dërguar në spitalin e Gjakovës, ku po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Ndërsa i dyshuari gjendet në arrati./PrizrenPress.com/

Burri rrah gruan në Rahovec

0

Në Rahovec është arrestuar një person i gjinisë mashkullore, pasi që dyshohet se kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, shkruan PrizrenPress.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i është ofruar trajtim mjekësor.

Policia ka bërë me dije se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /PrizrenPress.com/

Ndahet nga jeta aktorja Jeanne Moreau

0

Komediania Jeanne Moreau, ikonë e kinemasë franceze, vdiq në moshën 89-vjeçare, bëri të ditur sot agjenti i saj.

“Aktorja me bukuri sensuale dhe me zërin e pakrahasueshëm, që tërhoqi regjisorët më të mëdhenj gjatë një karriere 65-vjeçare, u gjet e vdekur në shtëpinë e saj”, theksoi Jeanne d’Hauteserre, kryetarja e bashkisë së njësisë administrative të zonës 8 në Paris duke konfirmuar një informacion të revistës “Closer”.

Sipas disa burimeve, ajo u gjet e vdekur sot në mëngjes nga shërbyesja e saj.

Lindur më 23 janar në vitin 1928 në Paris nga një restaurues dhe një kërcimtare britanike, interpretuesja e paharrueshme e “Tourbillon” në filmin “Jules dhe Jim” ka luajtur në më shumë se 130 filma.

Laureate e çmimit për interpretimin femëror më të mirë në vitin 1960 në Kanë për “Moderato Cantabile”, ajo ka qenë vetmja komediane që ka drejtuar dy herë jurinë e këtij Festivali në vitin 1975 dhe 1995.

Ajo ka luajtur në më shumë se 130 filma, me emrat më të mëdhenj të kinemasë të tillë si Orson Welles, Wim Wenders, Rainer Werner Fassbinder, François Truffaut apo Elia Kazan./BW/

Veterani i UÇK-së, Jon Harrison shërohet nga tumori

0

Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, britaniku Jon Harrison me një shkrim në gjuhën shqipe, ka njoftuar se pas vizitës që ka kryer të mjeku, është konfirmuar se ai nuk ka më tumor, nga i cili vuante që pesë vite. Po ashtu Harrison ka falënderuar të gjithë ata që e kanë ndihmuar, të cilët dëshiron që t’i përqafojë një nga një.

Postimi i plotë i Jon Harrisonit në Facebook:

Zonja dhe zoterinj Unë kam një njoftim në lidhje me shëndetin tim mendoj se ndoshta ju intereson Pas një vizite të improvizuar në Neurologun tim Z. Paignton, më kanë thënë se pas dy raundeve të trajtimit me thikë gama, pak më shumë se 3 orë rrezatimesh janë projektuar në trurin tim. Është konfirmuar se tumori im që ka kërcënuar të më vrasë për 5 vjet. Është i vdekur, po është i vdekur, nuk ka tumor të trurit !! Ju falënderoj të gjithë ata që dhuruan ata që ndihmuan ata që bënë ndonjë gjë për të nxitur çështjen time Secilit prej jush dëshiroj që ju mund të përqafoj, të shkundni dorën, të hapni një shishe shampanjë dhe të festoni lirinë që më është dhënë tani. Perëndia yt bekoftë secilin dhe secilin prej jush dhe familjeve tuaja. Sepse sot është një ditë e mirë.

Image may contain: 1 person, close-up

Një i vdekur nga aksidenti në autostradën Prishtinë-Prizren (Foto)

0

Një person ka humbur jetën nga një aksident trafiku që ka ndodhur në orët e mbrëmjes të së hënës në autostradën Prishtinë-Prizren.

Rastin e ka konfirmuar për Klan Kosova, Bajram Krasniqi nga policia e rajonit të Prishtinës, i cili tha se përplasja e veturave ka ndodhur saktësisht kilometrin e 47 të autostradës, në ardhje nga Prizreni.

Klan Kosova ka siguruar dhe fotografi të aksidentit, detaje të tjera pritet të publikohen së shpejti.

Policia sqaron vozitjen në kah të kundërt në autostradën Vërmicë-Prishtinë

0

Policia e Kosovës ka sqaruar rrethanat në të cilat makina zyrtare e policisë është filmuar tek voziste në kahjen e kundërt në autostradën Vërmicë-Prishtinë.

Sipas njoftimit të policisë vetura ishte në ndjekje të disa personave të dyshuar.

“Zyrtarët policor me automjetin zyrtar Skoda, e cila i përket stacionit policor Suharekë, me datën 28.07.2017 rreth orës 16:22, në kilometrin 41 të autostradës drejtimi Vermicë–Prishtinë, kanë qarkulluar në kahjen e kundërt të rrugës, pasi të njëjtit gjatë detyrës zyrtare kanë qenë në ndjekje të një veture të dyshuar, në të cilën ndodheshin personat e dyshuar, për të cilët dyshohej se janë përfshirë në rast vjedhje”, thuhet në njoftimin e policisë.

“Personat e dyshuar gjatë ikjes kanë shfrytëzuar qarkullimin me veturën e tyre në kahje të kundërt të rrugës dhe zyrtarët policor në vozitje emergjente janë vënë në ndjekje të tyre po në atë drejtim, me qëllim të arrestimit të personave të dyshuar”.

“Menaxhmenti kompetent i rajonit përkatës, ka ndërmarrë veprimet e menjëhershme për shqyrtim dhe hetim pre-eleminar të rastit, lidhur me marrjen e masave administrativo disiplinore, për shkeljen e ligjit mbi rregullat e trafikut rrugor”.

Prizren: Besnik Velija sërish dënohet me tre vjet burgim për grabitje

0

Besnik Velija nga Shkodra, i cili akuzohej për grabitje, të hënën, është dënuar për të dytën herë nga Gjykata Themelore në Prizren, me tre vjet burgim efektiv.

Shpalljen e aktgjykimit e ka bërë kryetari i trupit gjykues, Artan Sejrani, i cili ka thënë se trupi gjykues pas administrimit të provave, ka ardhur në përfundim se i akuzuari Velija, është fajtor për veprën me të cilën ngarkohej.

Sejrani, po ashtu ka thënë se të akuzuarit Velija, i është shqiptuar dënimi plotësues, ndalim i hyrjes së të njëjtit në territorin e Kosovës për 10 vjet pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.

I akuzuari Velija, i cili me vullnet të tij nuk ka marrë pjesë në shpalljen e aktgjykimit, do të qëndrojë në paraburgim deri në plotfuqishmërinë e këtij aktgjykimi, por jo më shumë se koha e dënimit të shqiptuar.

Në këtë seancë ka marrë pjesë mbrojtësi i të akuzuarit, avokati Blerim Mazreku, i cili pas shpalljes së aktgjykimit, për “Betimi për Drejtësi” ka deklaruar se brenda afatit të paraparë ligjor, do të parashtrojë ankesë ndaj këtij aktgjykimi.

Ndryshe, ky rast zhvillohej në bazë të aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prizren, sipas së cilës i akuzuari Besnik Velija ngarkohej me veprën penale të grabitjes në bashkëkryerje.

Sipas aktakuzës i akuzuari Velija së bashku me të akuzuarin tjetër i cili është na arrati,  Remzi Kuqi, kanë hyrë me dhunë në firmën “Nisa” e cila kryente shërbime të transferit të parave për “Western Union” dhe duke e kërcënuar me armë zjarri kanë marrë nga kasaforta rreth 2.500 euro.

I akuzuari Velija, më 4 maj 2016, është gjetur fajtor nga Gjykata Themelore në Prizren, me ç’rast është dënuar me 3 vite burgim efektiv.

Po ashtu edhe Gjykata e Apelit më 16 shtator 2016, ka vërtetuar Aktgjykimin e shkallës së parë dhe ka refuzuar ankesat e mbrojtjes si të pabazuara.

Por, mbrojtja e të akuzuarit, ka atakuar vendimin e Apelit në Gjykatën Supreme, për shkelje të procedurës dhe ligjit penal, me ç’rast Supremja ka vendosur që rasti të kthehet në rigjykim në shkallë të parë.

Sipas Gjykatës Supreme në këtë rast nuk janë vërtetuar saktë provat nga vendi i ngjarjes pasi që sipas tij ekzekutorët kanë mbajtur maska dhe nuk mund të vërehen nga kamerat se kush janë. Tutje, në Aktgjykimin e Supremes, thuhet se as punëtorja e lokalit të sulmuar nuk ka mundur të bëjë identifikimin e personave që e kanë sulmuar e poashtu i akuzuari tjetër është arratisur dhe nuk e ka inkriminuar të akuzuarin si bashkëkryerës.

Ndërsa, sipas Supremes, nuk është e mjaftueshme arsyetimi i gjykatës se i akuzuari ka pasur veshë një trenerkë me vija, e cila po ashtu është përdorur në një rast tjetër të grabitjes (Las Vegas) dhe se është vërtetuar se është e të akuzuarit në fjalë, për të cilin rast po ashtu nuk ka vendim përfundimtar të çështjes.

Besnik Velija, në nëntor të këtij viti, i bën tre vite paraburgim për këtë rast penal./betimiperdrejtesi/